Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 94
  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    29-06-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    22

    "Une. Vorio Ipirjotja"

    Titullin e mora nga nje gazete Greke qe botohet ne Athine e quajtur "Eleftherotipia" te vitit 1999. Artikudhi sic shpjegohet ne kryerradhe shruhet mbi kujtimet dhe disa opinjone te quajtures 'Katerina Leka'.
    Katerina Leka shprehet:

    'Linda ne Tepelen te Vorio Ipirit dhe origjina ime eshte nga 'Zica e Janines'. Kam mbaruar universitetin e Tiranes per pedagogji...'

    'Mos te harrojme qe jetume per 50 vjet te mbudhur, te frigesuar poshte nje diktature cnjerezore qe na ka tmerruar, dhe tani krejte pa pritur nje shtet Eoropjan qe quhet Greqi, na i hapi krahet, na priti me dashuri na dha stepi, ushjim dhe tera te mirat qe duhet te ket nje njiri i civilizuar, por dhe kisha qe na beri perseri kristjan Ortodoks...'

    ' Ato qe nuk ju pelqen kjo menure jeteset , (kuptohen shqipetaret dhe jo Vorio Ipirjtet), te na lejne rahat dhe te shkojne nga kane ardhur...Ndryshe dote na duhet te organizohemi dhe te denoncojme cdo Shqipetar...'

    'Faliminderoj vendin tim Greqin qe na mban te tere ne krahet e saj dhe me lejojne te filloj ne jete me te mire. E dua Greqin, dua njerzet e saj dhe do te jepja jetet po te ishte nevoja per te...'

    Keto ishin disa nga opinjonet e Katerina Lekes nga Tepelena e Vorio Ipirit!!!!!!! Dhen gazetes 'eleftherotipia'.

    Do te doja nga shqipetaret e greqis, opinionin dhe mendimet e tyre, eksperienca qe kan ne marrdhanje me Vorio ipirjote ose vorio Ipirjote si Katerina Leka.

  2. #2
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Eshte me se normale te shprehet ashtu sic po shprehet zonja ne fjale. Keto jane ndjenjat e saj dhe ne qofshin te sinqerta nuk ka asgje te keqe ne kete mes. Une vete kam pasur te bej me shume vorioepirote ata ne me te shumten e rasteve po thone dhe bejne ato gjera qe nuk kane pasur mundesi te thone per 50 vjet te tera. Me thene te drejten jane paksa cinike me shqiptaret por te njejten gje bejme edhe ne me ta.
    Ezekiel 25-17.

  3. #3
    Mafia Negra Maska e gega
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    25
    Vorio Ipirotat jane hipokrite.
    Fanatik te diktatures komuniste ne shqiperi dhe flamuretar te anti-shipetarizmit ne Greqi.

    Eksperienca ime eshte qe ne 1991 kur po korkoja pune ne Greqi dhe pyeta nje Vorio ipiriote se si thohet fjala pune ne Greqisht, ai me thonte se nuk dinte shqip...kur e shava ne shqip, perfundimishte me tregoj se si thohet fjala 'pune' ne greqisht...

    Na shqipetaret nuk jemi sjedhur me ato ne shqiperi ashtu sic po na sjedhen ato ne greqi. Ne shqiperi ato ishin te perkedhelur nga rregjimi komunist.
    la tierra de las įguilas

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    Brisbane Australi
    Postime
    32
    E dashur Katerina Leka
    AP

  5. #5
    Mafia Negra Maska e gega
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    25
    E dashur Afeida.

    Shpjegohu moj te lutem , se na fute ne mendime...
    la tierra de las įguilas

  6. #6
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Ajo qe me ka irrituar gjithmone me kete ceshtje eshte hipokrizia e paturpshme e te ashtuquajtureve "vorio ipiriote", por qe per mua jane shqiptare, duan s'duan ata, me ndergjegje shqiptare dhe gjak shqiptar ne vena.

    Ne Greqi eshte bere nje diskutim i gjere publik per ketee teme, qe ka zgjatur me vite te tera dhe qe ka per qellim te mos e lere temen e "epirit te veriut" -Shqiperise se Jugut dmth- te harohet dhe te kaloje ne hambarin e historise.

    Te dashur forumiste, kjo ceshtje eshte pasoje e presionit qe bejne grupet ekstremiste ultranacionaliste qe ne Greqine "Europiane" luajne akoma nje rol paresor. Le te mos harrojme ketu as Nikolla Gejxh, te lobit grek ne Washington.

    Shqiptaret e Jugut (se s'ma nxe goja tu them vorioipirote, s'ma le ndergjegja ime) duke pare qe s'beheshin te afrueshem nga popullsia vendese, gjeten nje menyre , duke thene qe ishin nga vorioipiri, per te siguruar pune dhe per te mbijetuar. Shume prej tyre kur vijne ne Shqiperi thone qe jemi shqiptare, kurse ketu shqafin nje fytyre krejt tjeter, hipokrizia ne kulmin e saj dmth.

    Ata s'e kane kuptuar se ne ate menyre po luajne rolin e nje asi ne doren e politikes greke, dhe s'kane se si ta kuptojne, pasi shume prej tyre as qe kane mbaruar filloren, dhe e vetmja gje qe u intereson eshte puna/leku/shtepia. Eshte e natyrshme. Per ta eshte ceshtje mbijetese. Ajo qe mua me duket akoma e pabesueshme eshte qendrimi i shtetit shqiptar ndaj ketij fenomeni. Indiferentizmi i tij, i cili demton interesat shqioptare afatgjata, dhe i jep nje avantazh Greqise qe, nepermjet ketyre shqiptareve te manipuluar, mund te rikerkoje pas jo shume por 20 vjetesh Shqiperine e Jugut , si toke te saj te populluar me popullsi "greke".

    Kjo vertetetohet akoma me teper mbas nje drafti te ligjit qe po kalon kete vere nga parlamenti grek, ku te gjithe vorioipiriotet do marrin nenshtetesi greke si nenshtetesi te dyte, gje qe ben qarte vazhdimin e politikes se asimilimit te ketyre gjynafqareve te cilet, shteti ame, ai shqiptar, i braktisi ne meshiren e fatit, dhe qe jane bere arme ne duart e qarqeve ultranacionaliste greke.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #7
    Mafia Negra Maska e gega
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    25
    Vorio Ipiriotat jan si nje smundje e keqe te trupe te Shiperis, dhe dora e djathet e propagandes Greke kunder shqipetareve.
    Ato jo vetem nuk ndimojne pashkpatriotat e tyre po edhe bejne cdo gje per tjua nxi jeten duke paditur ato qe nuk kan letra dhe duke nxjerre kelushat e tyre ne televizorin Greke si puna Pirro Dhimes dhe te "Katerines" me siper per te perkdhelur veshet e Grekeve duke share cdo gje Shipetare.

    Jo vetem ate por dhe marrin pjese me fanatizem ne tema te shoqeris Greke , pershembull "A duhet te shkruhet besimi fetare ne pashaportat" ose " A e lejoni ju qe te ndertohen nje xhami ne A thine"

    Ato kan votuar, votojne, dhe dot votojne:Nanon, komunistat, dhe cdo gje qe mund te shkaterrojne Shiperin.
    Harrojne qe Greku do ti perdorin per te kryer interesin e vet dhe pastaj do ti hedhin ne kosh te plehrave. Aty qe e kan vendin si tan trathetaret e historis.
    la tierra de las įguilas

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    Brisbane Australi
    Postime
    32
    i drejtohem geges.
    jo kaq rende mbi vorio ipirotet. une jam vorio ipirote por nuk mburren dhe nuk lavderohem se kam lindur ne Shqiperi jetova per shume vite mesova te hec dhe te flas dhe keshtu nuk e ndryshoj ate qe jam. gjuha e pare qe mesova ishte greqishtja dhe gjithe kohen ne shqiperi na benin dallim dhe na thonim qe ishim grek te keqij dhe kur shkova ne greqi na thuanin shqiptar i keq. te them te drejten e shpirtit nuk me vinte mire, ne si familje vorio ipirote ruajtem traditat dhe zakonet nga gjysherit dhe prinderit por kemi dhe zakone si shqiptare dhe nuk i mohojme dot sepse ne gjakun tone rrjedh gjak shqiptari. une kam njohur vorio ipirot ne greqi qe jetonin nga ca himara, saranda dhe pse une isha durrsake me thonin qe nuk isha vorio ipirotise, kete e them se shumica e vorio ipiroteve mundojne te gjejne rastin te jene ne nje shkalle me larte se shqiptaret dhe te kene te drejta me shume se shqiptaret por fatekeqsisht shteti grek eshte shtet i degjenerume dhe nuk don te dije se cfare je apo nga je. te vetmen gjo qe duan te dine eshte kur te shohin me keq se veten dhe bohen sikur pergjerohen. kur del ne fund si shqiptar ose si vorio ipirot dhe ka mbledh ca pare ne banke ose ke nje pune te stabilizuar dhe shkon mire atehere per greket je armiku i tyre i pare. se qysh kur erdhi shqiptari ne greqi , greket filluan te behen dembela dhe shume egoista. kete e jetoj dhe ketu ku jam ne australi. por une u them me vjen turp te quhem greke jam shqiptare kujt ti pelqeje kujt te mos i pelqeje te fusi duart dhe te vjelli vrer.
    me respekt.
    AP

  9. #9
    Mafia Negra Maska e gega
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    25
    Afeida tani po flet mire.
    Mire. leri Vorio Ipiriotet te jen nje shkall me lart se Shqipetaret. Ne qoftese munden, po jo duke shkelur mbi kufomat e Shipetareve!
    Sa per Greqin, jam 100% dakurd me ty.
    la tierra de las įguilas

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e zima
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    32
    Duket fare qart se kjo persone qe ka pranuar te jap nje intervist te tille ne ate gazeten eshte e paguar ajo ka mare para dhe ka lexuar ose ka mesuar permenc ca te thote.Mund te kete edhe te tjere faqezinj te till por un mendoj qe shumica e shqiptarve me origjine greke mendojn se shqiperia eshte atdheu i tyre dhe do te distancoheshin nga intervista te tilla sharlatane.Qeveria greke na ana e saj do bente mire te ishte me e ndjeshme karshi problemit arvanitas qe per vite te tera eshte munduar ta sfumoj ne menyre krejt cinike.Se fundi desha te thoja se shqiptareve ne te tere boten nuk u dha njeri asgje falas.Nuk i priti njeri kra hapur as u dha shpi ,makina ose ku e di un cfar.Jo cdo gje ka ardh me punen e tyre sepse pa diskutim shqiptaret jane nje popull vital ,nobel dhe jo looser

  11. #11
    ecchime..... Maska e Pidocchio
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Vendndodhja
    Venezia (IT)
    Postime
    220

    Ptuuuuuuuu...

    me erdhi ndot kur e lezova kete shkrim me siper, jo per anetarin qe e ka hapur por per thelbin e shkrimit..
    me vjen per te vjell............... pak rendesi ka nga vijm ose ēfare mund te jemi ne me sjelljen tone tregojm kulturen dhe njerzimin tone... ajo me siper ishte nje hipokrizi qe mjer o zot kush e lezon ......Vorio epiri po boll se na ēat B.Y.TH.E.N.... Greket nuk jane tjeter veē Shqiptar te Helenizuar
    pastaj sa per njerzillekun e Grekut dhe mikpritjen e tij prit o zot rrezikun...... I ka djeg me Napalm djemt tane, dhe mos te vemi me tutje me historira ......Dikush me lart e kishte quajtur Zonja...
    une thjesht DEBILE...

    Na lini mor aman rehat te jetojm dhe te mos humbim kohe me keto personazhe.........
    me fal nese shkruajta ne kete teme dhe pse sjam ne Greqi por dreqin me dogji.........
    :jSorridi alla vita la vita ti sorride....

  12. #12
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    E di si eshte puna. Ka ardhur koha te maturohemi e njekohesisht te shikojme ne historine tone per kuptimin e ngjyrimin emocional te termit "Epir" dhe "Epir i Veriut". Dihet boterisht qe Skenderbeu kishte titullin Princeps Epirotarum, dhe se ai e quante veten e luftetaret e tij Epirote. Gjithashtu Frang Bardhi (Franciscus Biancus), nje Geg pra, fjalorin e tij Latinisht - Shqip e quanta Latinisht-Epirotisht. Pra ka nje vazhdemisi te identitetit Shqiptar ne fjalen Epirot. Duhet nxjerre kjo fjale nga kthetrat e ultra-nacionalisteve Greke e te perdoret si nje term alternativ i emrit "Shqiptar". Atehere do u mbyllet goja atyre, e do te detyrohen te deklarohen si greke, e si shtetas shqiptare qe nuk e kane interesin e Shqiperise si interesin e tyre. Rrjedhimisht justifikohet edhe 'cinizmi' me te cilet trajtohen ata. Jane me shume masha te se djathtes ekstreme greke sesa votues te nje partie te mirefillte Shqiptare. Hiquani emrin Epirot e i neutralizoni efektivisht.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    AMAN MORE SHOKENI SE NA HAPEN BARKUN DEKLARATA TE TILLA.
    ZONJA KATERINA QENKA DHE NGA TEPELENA DHE NGA JANINA ! DHE GJYSHI I TIM SHOQI KA VDEKUR NE FLORINA POR KJO CDO TE THOTE ? QE QENKA VORIOEPIROT ? DMTH DHE NGA FIERI DHE NGA FLORINA ?
    DHE UNE KAM SHOQE QE JANE NGA DROPULLI DHE QE DINE ME SHUME GREQISHT SE SHQIP POR NUK MUND TU REFUZOJME GJUHEN E TYRE.
    AMA JO TE NA BEHEN TE GJITHE VORIOEPIROTE. NE GJIROKASTER ISHIN TE RRALLE DIKUR MINORITARET PASI BANONIN NEPER FSHATRA TANI PAPRITMAS GJIROKASTRIT DMTH = GREKOFON ? SHUMICA E GJIROKASTRITEVE JANE MYSLYMANE DHE LE TE THONE TE KUNDERTEN.

    ME RESPEKT
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  14. #14
    moro Maska e moro
    Anėtarėsuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    94
    OK mire i thon ju.por mos harron se kufirin e shqipris nga greku e rruanin vorioipirotet .ata ishin te paret qe kishin pushken ne dore per te luftuar me agjentet dhe diversantet grek por ata perseri denanconin nje njeri te panjotur qe vente ne fshatrat e tyre.(keto per 99 fshatrat me komsi greke te njojtur nga shteti)
    Tani sa per ata ose ato verioipirotet e sotem qe nuk dinin te flisnin greqisht deri ne 91 atyre jazek u qofte qymshti i nenes qe kan pire.
    njoh shume shqiptar qe si gjuhe nene kishin dhe kan greqishten por kur nuk mohojn vendlindjen e tyre.dhe kur nuk nenvlersojn shqiperin.

    sa per Skenderbeun kam nje liber grek qe thot qe Skenderbeu eshte nga Kastoria dhe ishte grek.kur e lexova nuk besoja te syt e mi.


    kaq nga mua.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga moro : 17-09-2003 mė 04:00
    Jeto sot se neser si dihet..........

  15. #15
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    E more vellezer kjo puna eshte si puna e atij qe u quante QAZIM e iku ne greqi e u quajt JANIS, edhe del JANIS-i e thote une jam Vorio Epiriot e grek den baba den.
    Mos ua vini re cdo komb ka jashteqitjen e vet.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    Postuar mė parė nga kundraRRYMES
    ...
    Mos ua vini re cdo komb ka jashteqitjen e vet.

    -----------------------------------------------------------------------

    Dakord!

    Vetem se nuk duhet pergjithesuar ...

    ------------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  17. #17
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    Pershendetje te gjitheve. A e ka le xuar ndonje here historine kjo zonje nga ( tepelena e vorio ipirit)dhe a i ka treguar kushe se ku kan qene kufijte e shqiperise dikure.A e di kjo zonje qe ne igumenice filat, janine,kastoria,e follorine flasin akoma shqipe.A e di kjo zonje qe PIROJA ka qene shqiptare dhe jo grek,epra ka akoma injorante me shkolle qe shqiperise se jugut i therasin vorio epir.Ju lutem o shoke e shoqe tregojani te verteten kesaj injoranteje me universitet e mos e lini te vdese injorante
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    31
    Me pelqen kjo teme dhe gjithmone kam qene i interesuar te takoja ose te dija cfare mendojne disa njerez si ajo goca Leka edhe Pirro Dhima e Sidomos Mirela Matjani e Lunan Shabani
    Ajo goca ka te drejte te doje Greqine dhe te vdese per te nqs ajo e konsideron veten GREKE. Te gjithe e dime qe ne Shqiperi ka pasur pakica Greke por qe eshte me kryesorja prej kohesh bota e di Shqipetaret e Himares jane dy gjuhefoles.Kete e permend Bajroni ne poemat e tij. Pra dua te dal aty qe termi VORIOEPIR ESHTE NJE EMER IMAGJINAR QE VAZHDON TE NGROHE ZEMRAT SHOVINISTEVE GREKE OSE SI E PELQEJNE TA QUAJNE VETEN "NACIONALISTA" Po them qe ajo goca nuk mund te perfaqesoje dicka qe nuk ekziston. I shtengoj doren asaj goces nqs familja e saj ka qene Greke dhe do te doja cdo shqipetar qe e ndjen veten shqipetar te ndjeke shembullin e saj te mos e mohoje kurre vendin e tij. Por ajo nuk ka asnje te drejte te thote qe jam nga Vorioepiri . Po, te thote jam nga Tepelena, prej Shqiperie me origjine Greke.
    Sa per fene e di qe ajo ka qene e mbyllur per 50 vjet ashtu si te gjithe ne dhe ajo vetem pas demokracise ne filluam te pyesim se cfare feje jam une. Ajo vajti ne Greqi dhe mqs feja e saj ishte orthodokse Greqia ka ndihmuar ate te njohe me shume per te. Por nuk do te kundershtoja nqs ajo thoshte ndihmoi dhe te tjeret qe vajten ne Greqi mesuan per te duke ndryshuar dhe emrat qe zoti "natyrisht do kete qene Grek pasi ai eshte nga lashtesia" takete me te lehte te flase me ta dhe t'i doje me shume.
    Sa per Greket ato duan qe kudo ato kane qene ne lashtesi te quhet Greqi por kjo do te sillte kaq shume ngaterresa pasi nuk do te kishte me Amerike Australi Afrike Jugu Indi Pakistan Kenia Uganda etj pasi do te behej xheloze Anglia dhe do te thoshte qe te gjitha keto vende jane Angli. Dhe keto vende dy gjuhefolse do te thuhet te kene prejardhje anlo-saksone.
    Ajo qe me nervozon eshte qeshtja e Mirela Matjanit psh 24 karat gjak Shqipetari luan per Greqine (nuk eshte ndonje e keqe e madhe pasi kudo ka lojtare te huaj qe luajne per vende te ndryshme) por si s'u tha nje here qe kjo atlete "ka prejardhje" pra eshte Shqipetare. Dakort Greqia nuk do ta permende ate por ajo pse mohon vetveten. Psh nqs do te luaje per Angline ne cdo rast do te thohej British atlet me origjine ( vendi juaj).

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Shqiptare te tjere humbin jeten prej grekėrve

    Njė aksident i dyshimtė i merr jetėn ish-agjentit sekret shqiptar nė qėndėr tė Selanikut. Ngjarja ka ndodhur nė 2 tetor 2003 ku ėshtė vrarė aksidentalisht nė Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeē. Vrasja e tij ėshtė mbuluar me mister, ndėrsa vėllai dhe shokėt e tij, kėmbėngulin pėr njė vrasje shtetėrore tė projektuar mirė dhe jo pėr njė aksident automobilistik tė zakonshėm.

    Kjo nuk ėshtė hera e parė qė ndodh kėshtu, tha vėllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog nė Universitetin e Tiranės. Sipas familjarėve dhe shokėve tė tij, aksidenti mund tė ketė lidhje me tė shkuarėn e tij si oficer i Shėrbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrė qė ai e ushtroi deri nė vitin 1997. Mitati, njėkohėsisht njihej edhe si veprimtar politik nė Greqi dhe merrte pjesė nė aktivitete tė tilla.

    Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje, por nė emėr tė mbledhjes sė provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orė dėrgimin e Mitatit nė spital, i cili ishte jo mė larg se 200 metra. Sipas variantit tė policisė, Mitati ėshtė goditur nga njė makinė me targė NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeēares Theofili Zeropulos, e bija e ēifutit Jakov. Policia thotė se makina e ka goditur Mitatin nė rrethana tė paqarta, por, ndėrkohė, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjėherė pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lėnė viktimėn tė shtrirė pėrtokė. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrė me vete tė gjitha provat e krimit, dhe si pėrfundim i ka lėnė fajin viktimės. Ekspertėt policorė nuk kanė deklaruar rrethanat e kėtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit tė krimit.

    Vėllai i viktimės, por edhe disa prej shokėve tė Mitatit, kėmbėngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se nė timonin e makinės nuk ishte 18-vjeēarja, por i babai i saj, i cili jashtė ēdo mundėsie ka goditur shqiptarin pėr vdekje dhe mė pas ėshtė larguar qetė-qetė pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

    Mitati ka qėndruar i shtrirė nė asfalt rreth dy orė, pra nga ora 21.30 deri nė 22.45, kur ai u dėrgua nė spital. Pasi u dėrgua nė spital, ai mori ndihmėn e parė, por vdiq nė orėn 22.30. Nėse policia do ta kishte marrė menjėherė nė vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do tė kishte shpėtuar, por miqtė e tij kėmbėngulin se ai u la aty pėr tė vdekur me ēdo kusht. Njė detaj tjetėr, pėr tė cilin kėmbėngulet, ėshtė fakti se policia e Selanikut nuk e lajmėroi konsullatėn shqiptare, derisa pėr kėtė u kujtuan shokėt e Mitatit. Konsullata, pasi i bėri telefon policisė dy ditė mė pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatės kėrkoi shpjegime pėr mosinformimin, zyrtari i policisė tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokėt e Mitatit thanė se kur e kėrkuan kufomėn e shokut tė tyre, polica e fshihte. Bashkė me kufomėn policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova tė tjera. Policia i dha tė shoqes sė Mitatit rroba pa gjak, njė portofol me 40 euro dhe lejėn e vjetėr tė qėndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kėshtu qė ajo firmosi pėr marrjen e kėtyre gjėrave, pa ditur se policia po pėrdorte njė mekanizėm pėr fshehjen e provave tė sė vėrtetės. Ne kėrkojmė drejtėsi. Po ata qė thanė se djali nga Hasi u vra nga plumbi qė bėri rikoshetė nė ajėr, thanė se vėllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet pėr djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qėllim, ashtu siē gjurmėt e krimit pėr vėllanė tim u fshehėn pėr tė bėrė fajtor viktimėn, shprehet i revoltuar Mersini.

    Dy emigrantė korēarė kanė nderruar jete gjithshtu dje pas njė aksidenti nė kryeqytetin grek, Athinė. Burimet nga qyteti i Korēės bėjnė tė ditur dje se, dy viktimat, Vaskė Ceci dhe Romeo Treni, banues nė qytetin e Korēės, pėsuan fundin tragjik gjatė njė pėrplasjeje mes automjetesh nė njė autostradė nė dalje tė Athinės.

    Nė morgun e Selanikut, qė prej dy muajsh vazhdon tė dergjet trupi i pajetė i njė shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Kėtė e dėshmon pėr gazetėn prof. Mersin Mersnillari. Kur unė shkova tė merrja trupin e vėllait, shefi i morgut m'u lut tė bėja publik faktin qė nė kėtė morg dergjej edhe njė shqiptar tjetėr, pėr tė cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kėrkuar ndihmė konsullatės shqiptare, por ajo na ka thėnė se po interesohemi, por nė fakt askush nuk ka ardhur tė marrė trupin e tij. Mė thanė se nė disa qytete tė tjera, ka edhe shqiptarė tė tjerė, qė dergjen nė morg pa ditur se kush janė dhe qė nuk kujdeset askush pėr ta, saktėson Mersini.

    Gazeta Panorama
    11 Tetor 2003

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Me ben pershtypje qe nuk degjova asgje per kete aksident ne lajme dhe po e mesoj tani ketu.
    Me sa duket dhe televizioni po e luan mire pjesen ketu ne Greqi.
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Berlusconi ne vesh te Sarkozit: "Unė tė bėra me grua"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 21:59
  2. Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:53
  3. Fatos Nano: "Une do te marr hak per gjithcka"
    Nga lis nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 06:55
  4. Britani: "Unė studentja qė rrezikoj shkollėn"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-09-2003, 04:51
  5. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •