Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Moza Ahmeti : “Për mua nuk ka rëndësi se ç’ndodh, rëndësi ka se si e merr”.

    Moza Ahmeti : “Për mua nuk ka rëndësi se ç’ndodh, rëndësi ka se si e merr”.

    Duket se ju ende jeni në kërkim të prirjeve të tjera artistike. Këtu kam parasysh përvojën me këngën, muzikën, pikturën. Kjo shpërhapje në arte do t’ju ndihmonte apo pengonte në letërsi, gjinia me të cilën u bëtë e njohur në publikun shqiptar?

    - Tradicionalisht baza e të gjitha arteve mbetet të shkruarit, dhe ajo më ka shërbyer të hapem në tendenca që nuk mbeten thjesht në kuadrin e letrave. Para disa viteve u shfaq tendenca e pikturës dhe tani ajo e muzikës. Nga studimet e kryera prej vëzhguesve të letërsisë botërore, arrin në përfundimin që trekëndëshi themelor i artit janë letrat, piktura dhe muzika. Më vjen mirë që unë po qarkulloj brenda këtij trekëndëshi, në fushën e artit të aplikuar dhe të atij që zyrtarisht njihet, sepse njeriu është më i komplikuar se kaq.

    Ju e ndjeni veten të kompletuar në këtë trekëndësh?

    - Fjala trekëndësh presupozon një sipërfaqe të kufizuar, por unë, përveç kësaj, merrem shumë me filozofi. Meqë të shkruarit është baza e të gjitha arteve, besoj se meditimi dhe ana filozofike e tij është baza e të gjitha koncepteve, duke qëndruar kryesisht në ato artistiket. Kohët e fundit kam patur një interes shumë të madh për librat e mendimit të postmodernizmit në fushën e iluminizmit, teologjisë, të postfeminizmit dhe kam interes për Budën dhe filozofinë e tij.

    Në biseda mes shkrimtarësh, shpesh kam dëgjuar të flitet për mungesën e një kritiku të artit në përgjithësi, e të letërsisë në veçanti…

    - Nuk kam patur ndonjëherë respekt për kritikën dhe më është dukur si një element parazitar në shëndetin e artit, por gradualisht, ndoshta dhe me njëfarë pjekurie të panevojshme, arrin në përfundimin se një lloj sensi kritik duhet, ose një sistemues, vlerësues dhe reklamues i këtyre vlerave. Një propagandues, them se është i nevojshëm. Jo vetëm që mugon, sepse edhe struktura sociale dhe shpirtërore është në reformim në Shqipëri, por ndonjëherë vihet re edhe një element gati-gati dashakeq. Më vjen turp ta them hapur këtë se nëpër gazetarë, ose intervistues të mediave të ndryshme, në të njëjtën kohë që përpiqen të të ngrenë, përpiqen edhe të të fusin pak nga thumbi i tyre. Vetëm pak kohë më parë, në një intervistë timen te një gazetë mjaft e njohur, u shkurtuan gjëra të rëndësishme “për efekt vendi”, ose thjesht se nuk u gjykuan të përshtatshme për t’u thënë.

    Cili është reagimi juaj ndaj kritikës?

    - Lëkura ime tani është shumë e përpunuar dhe nuk e ndjen shumë, por kam vënë re që të tjera, më të brishta, e ndjejnë goxha. Ky lloj rrengu, apo kurthi i vogël po bëhet pjesë e frymëzimit të artistëve.
    Me llogaritë matematikore të saj nuk merrem dot për momentin, por ekziston si fenomen. Në vend të kritikës kemi një perversitet të vockël të njerëzve që tentojnë të marrin përmasat e kritikës, që është po aq e vështirë sa të jesh dhe një artist. Falë vetes dhe falë Zotit, jam mirë, e kam kaluar këtë “pengesë”.

    Arti është gjithnjë pranë krijuesit e, në një farë mënyre, duket sikur është gjuha e koduar e shpirtit. Në këtë rast, mendoni se logjika është tërësisht e përjashtuar?

    - Postmodernizmi ka tri degë në pemën e njohjes njerëzore, të cilat e kryejnë funksionin mjaft qartë: memoria ose historia, ana racionale ose logjika e frohtë e çliruar nga pasioni dhe ajo që quhet imagjinatë. Tek unë janë të zhvilluara më mirë këto dy të fundit, kure, përsa i përket memories, kjo zvogëlohet, sepse gjej shumë pak ngjarje që realisht më prekin. Zhvillimi i këtyre dy anëve ka bërë atë që thotë një poet i madh amerikan: “Për mua nuk ka rëndësi se ç’ndodh, rëndësi ka se si e merr”. Ana emocionale, gjithashtu është shumë e zhvilluar.

    Atëherë, si menduat të futeshit në politikë?

    - Çështja është e thjeshtë, se puna e politikës ngeli si gozhda e Nastradinit në historinë e jetës sime. Ajo gjithë-gjithë ishte një muaj kohë, po efekti qenka shumë i gjatë. Një muaj njeriu shkon në plazh, del jashtë, ndërron klimë. Shqiptarët janë mitomanë dhe duket e çuditshme se si një njeri që ka një predispozitë politike mund të merret me muzikë ose të këndojë. Për shumë politika është rangu më i lartë i të qenit dikush, por për mua rangu më i lartë është të qenurit vetvetja. Nuk është se unë nuk e bëj dot politikën, siç duan të thonë disa që funksionojnë në media të montuar. Unë s’besoj se është problem për një njeri që ka koncepte të kthjellëta filozofike dhe njeh pak a shumë limitet morale të organizimit të një shoqërie dhe të individit, të bëjë dhe politikë. Kam përshtypjen se politika shqiptare do shumë kohë që të jetë rentabël në një person si unë. Nuk kam kohë për të humbur të merrem me të, ndërkohë që jap më shumë në fushën e krijimtarisë. Gjithmonë kam refuzuar të marr pjesë në politikë, por më kërkuan ndihmesë dhe ishte një mirësjellje imja ndaj atyre që ishin në pozitë jo të favorshme. Megjithatë, mund të them që prej rritjes së pjesëmarrjes së intelektualëve, shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë dhe ekuilibret sociale më duken më të kompletuara. S’është e thënë që unë, për hir të një momenti, të krijoj një vazhdimësi që nuk është natyra ime.

    Nëse vazhdoni t’i ndiqni debatet televizive, kohët e fundit flitet mjaft për lirinë e fjalës. Mendoni se në Shqipëri ka liri apo liberalizim të fjalës?

    - Për mua argumenti themelor për lirinë e fjalës është etika. Por edhe tutela mbi fjalën i hap rrugë anarshisë dhe intelektit. Më pëlqen fakti që ka një lëvizje shoqërore dhe individuale për të kërkuar lirinë e fjalës. Me gjithë shtrëngesat ekonomike që vijnë falë një ristrukturimi taksativ ekonomik dhe politik, si dhe një pozite të re asociimi në strukturat europiane, mua më pëlqen që ka një prirje vetorganizimi dhe administrimi të vlerave nisur nga një koncept i ri psikik. Më pëlqen që njerëzit po përpiqen të marrin veten dhe të ristrukturojnë vlerat e tyre.

    Ç’vend zë letërsia në lidhje me interesat e tjera, si muzika dhe piktura?

    - Konkretisht, këto ditë kam dorëzuar albumin tim tek Top Albania Radio, që është përpunuar kryesisht nga Genti Lako, kurse tekstet dhe muzika janë të miat. Kam filluar të punoj që në muajin shtator dhe kënga e fundit që po përpiqem, ta mbyll me Top-in, titullohet “Hajredin Pasha, ku i ke lënë taborret?”, e cila, si gjithë albumi, evokon elementë tradicionalë të krahinës së Veriut. Jam shumë e kënaqur që në Maratonën e Këngës Popullore mora çmimin special të jurisë së Kosovës, ku më thanë se atje kënga ime ishte hit. Nga ana tjetër, më datën 2 do të këndoj direkt në koncertin e fushatës “Mjaft”, të organizuar tek Mak Albania. Kam disa muaj që punoj për këtë, duke bashkëpunuar me Florian Çangën. Pjesët që do të këndoj do të jenë të rrymave moderne, ndryshe nga albumi, i cili ka më shumë elemente të traditës.
    Kurse, përsa i përket pikturës, unë vazhdoj të punoj, por nuk kam ndonjë plan të afërt për të hapur ekspozitë. Megjithatë jam e bindur që do të vazhdoj, se imazhet e mia po ringjallen. Sigurisht ’97-a, Lufta e Kosovës dhe në përgjithësi gjithë tranzicioni, kanë lënduar imazhet e mia. Kjo ndoshta është arsyeja që unë iu largova disi artit figurativ të drejtpërdrejtë dhe i hyra metaforës në të shkruar.

    Sapo jeni prezantuar me një botim të ri, “Pjalmimi i luleve”. Bëhet fjalë për një përmbledhje poetike të disa viteve?

    - Poezitë janë shkruar të gjitha brenda një viti, përveç «Aeroport ’95 ». Në libër kam dhe një poemë kushtuar Jusuf Vrionit, që ndoshta është nga krijimet e mia më të dashura. Kopertina është mjaft intriguese, është një foto gjysmënudo imja, e bërë nga Ornela Vorps, më 1998-ën. Falënderoj botuesin Besnik Mustafaj, i cili ishte mjaft këmbëngulës qysh prej një viti për ta botuar atë. Falë tij është hera e parë që kam një libër kaq të pastër nga ana ortografike.
    Me të kam edhe dy kontrata të tjera për botimin e të gjitha prozave të mia në një përmbledhje të dy librave të mi fillestarë, që janë zhdukur fare nga shtypi : « Bëhu i bukur » dhe « Nesër ».
    Duket sikur nga viti 1994, kur botova «Delirium», deri tani, është një kohë shumë e gjatë për të heshtur në fushën e poezisë. Faktikisht, gjatë kësaj kohe jam përpjekur të bëj një koncept krejt të ri, besoj dhe për letërsinë shqipe me tregimet që kam shkruar tek Absurdi Koordinativ dhe po aq tregime që më janë botuar në Paris vitin e kaluar. «Delirium» u botua edhe spanjisht, « Arkitrau » u botua në Itali dhe këto ditë kam bërë një kontratë për ta botuar në Greqi, d.m.th. botimet e mia po ecin shumë mirë edhe jashtë shtetit.

    Si e sheh ndryshimin mes lexuesit shqiptar dhe atij të huaj?

    - Të them të drejtën, në Shqipëri nuk ka një sërë dhe një lloj elite e cila jo vetëm të njohë njëri-tjetrin, por edhe ta mbështesë këtë vlerë. Në qarqet tona nuk njihet, kurse në Europë, kudo që kam vajtur, jam trajtuar në një mënyrë sa delikate dhe të brishtë, aq edhe fondamentale. Ajo që më bën dinjitoze brenda vetvetes sime përsa i përket fushës së poezisë është që në këtë fushë unë pa frikë konkurroj më titanët botërorë. Në vitin 1998 mora trofenë e artë në Festivalin e Sanremos, e cila m’u dha nga Adonis. Me këtë poet kam arritur të krijoj dhe relata miqësie. Pas meje këtë çmim e ka marrë Ana Oksa. Konkurruan 10 poetë, nga më të mirët e Italisë, dhe në juri kishte anëtarë nga 27 vende të botës. Unë e përjetova shumë çështjen e luftës, sa im shoq me shaka më quante : « përgjegjësja e njerëzimit ». Kjo ishte arsyeja që unë nuk doja ta ekspozoja shumë këtë çmim, megjithëse festivali u transmetua direkt nga RAI dhe në shtypin shqiptar u përmend fare pak.

    Si pushon Moza ?

    - Shlodhja ime është vetëm afeksioni. N.q.s. më mungon unë ndihem tmerrësisht e lodhur. Burim i kësaj nuk janë vetëm njerëzit, por edhe muzika apo sende të çfarëdoshme. Si e kam shprehur edhe në poezi: Dashuritë e mia janë mistere të pashprehshme. Ajo që më pëlqen është se kohët e fundit kam filluar të lexoj intensivisht. Lexoj më tepër filozofi në anglisht, kur gjej poezi, atëherë është një mrekulli.


    Bisedoi: Estela Ziu
    Marrë nga “Çelësi Kult”, 4 qershor 2003

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    moza e ka gabim, baza e te gjitha ARTEVE (qe moza i quan "prirje artistike") nuk eshte shkrimi por PIKTURIMI.
    ne fakt shkrimi lindi nga piktura dhe si qellim primar kishte zbukurimin e ndertesave, po te shihni renojat, varet, etj, kudo shkruhej, arabet e kinezet vazhdojne sot e kesaj dite e perdorin kaligrafine thjesht per qellim PIKTURAL.

    Ndersa per shkrimin per te cilin flet moza, ai ka kohe qe s'hyn me ne ART, ngaqe ART do te thote ZBUKURIM.
    A e kryen sot shkrimi ket, gjalle jo. shkrimi mozes, kurre ne bote. haha!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    katana
    faleminderit per shkrimin,

    ornanment nuk te shko nojhere ne menje qe ti mund ta kesh gabim? Psh Art nuk do te thote zbukurim por ART
    po te jape ca definicione nga dictionaryonline. sa per info shpresoj mos mi heqein se jane anglisht e pertoj me i perkthy (qe eshte art me vete me qe ra llafi :

    Human effort to imitate, supplement, alter, or counteract the work of nature.

    The conscious production or arrangement of sounds, colors, forms, movements, or other elements in a manner that affects the sense of beauty, specifically the production of the beautiful in a graphic or plastic medium.
    The study of these activities.
    The product of these activities; human works of beauty considered as a group.
    High quality of conception or execution, as found in works of beauty; aesthetic value.
    A field or category of art, such as music, ballet, or literature.
    A nonscientific branch of learning; one of the liberal arts.

    A system of principles and methods employed in the performance of a set of activities: the art of building.
    A trade or craft that applies such a system of principles and methods: the art of the lexicographer.

    Skill that is attained by study, practice, or observation: the art of the baker; the blacksmith's art.
    Skill arising from the exercise of intuitive faculties: “Self-criticism is an art not many are qualified to practice” (Joyce Carol Oates).

    arts Artful devices, stratagems, and tricks.
    Artful contrivance; cunning.
    Printing. Illustrative material.
    Liebe! liebe, lass mich los!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396

    Re: Moza Ahmeti : “Për mua nuk ka rëndësi se ç’ndodh, rëndësi ka se si e merr”.

    Postuar më parë nga katana
    Moza Ahmeti :
    “Për mua nuk ka rëndësi se ç’ndodh, rëndësi ka se si e merr”.

    Si pushon Moza ?

    - Shlodhja ime është vetëm afeksioni. N.q.s. më mungon unë ndihem tmerrësisht e lodhur. Burim i kësaj nuk janë vetëm njerëzit, por edhe muzika apo sende të çfarëdoshme. Si e kam shprehur edhe në poezi: Dashuritë e mia janë mistere të pashprehshme. Ajo që më pëlqen është se kohët e fundit kam filluar të lexoj intensivisht. Lexoj më tepër filozofi në anglisht, kur gjej poezi, atëherë është një mrekulli.


    [I]
    dmth kjo moza me pelqen goxha mua
    Ndryshuar për herë të fundit nga forever : 12-07-2003 më 13:36
    Liebe! liebe, lass mich los!

  5. #5
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    forever s'eshte nevoja bir tu lodhje deri tek fjalori online, e beja vete.
    aty lart desha me thone qe per mu me AFER artistit dhe Artit eshte ÇDO BOJAZHI MURESH se kushdo shkrimtar qofte ky. Ngaqe i pari te vetmin qellim ka ZBUKURIMIN ndersa tek te dytet, VETEM me te miret e kane ket preokupim.

    shkrimtare quhen dhe gazetaret bile dhe politikanet, bile te gjithe ata qe DINE te shkrujne disi e diçka.

    tani diçka per kulture. Ne italine e rilindjes diskutohej me zjarr cili nga Artet qe Primar dhe cili Jo.
    erdhi puna deri aty kur dikush propozoi nje ZGJEDHJE te cilen mund ta bente Kedo nga Ne.
    Zgjedhja ishte kjo: neqofte se do te shtrohej perpara teje kjo alternative;
    1) te mos kishe duart.
    2) te mos kishe kembet.
    3) te mos kishe veshet
    4) te mos kishe SYTE.
    cilen do te zgjidhje. Patjeter jo kete te FUNDIT. Ngaqe ne Bukurine e perftojme VETEM nga Syte, bile kjo na BEN te pavarur, TE LIRE.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    Postuar më parë nga ornament
    forever s'eshte nevoja bir tu lodhje deri tek fjalori online, e beja vete.
    aty lart desha me thone qe per mu me AFER artistit dhe Artit eshte ÇDO BOJAZHI MURESH se kushdo shkrimtar qofte ky. Ngaqe i pari te vetmin qellim ka ZBUKURIMIN ndersa tek te dytet, VETEM me te miret e kane ket preokupim.

    shkrimtare quhen dhe gazetaret bile dhe politikanet, bile te gjithe ata qe DINE te shkrujne disi e diçka.

    tani diçka per kulture. Ne italine e rilindjes diskutohej me zjarr cili nga Artet qe Primar dhe cili Jo.
    erdhi puna deri aty kur dikush propozoi nje ZGJEDHJE te cilen mund ta bente Kedo nga Ne.
    Zgjedhja ishte kjo: neqofte se do te shtrohej perpara teje kjo alternative;
    1) te mos kishe duart.
    2) te mos kishe kembet.
    3) te mos kishe veshet
    4) te mos kishe SYTE.
    cilen do te zgjidhje. Patjeter jo kete te FUNDIT. Ngaqe ne Bukurine e perftojme VETEM nga Syte, bile kjo na BEN te pavarur, TE LIRE.

    po jo o ba, jo..se nojhere shef me sy e plas me zemer hahahahahaha..perfitimi eshte shpirteror, perceptor dhe perceptimet nuk vijne vetem nga syckat ..syte jane mjeti me te cilin marrim informacionin ne tru (ku ajo rremuja Subjekt objekt ndodh ) dhe pas shume pune e perpjekjesh (lol) ne behemi te ndergjegjshem dhe i japim emer bukurise

    e di cfare? ne mund te kapemi ne shume koncepte dhe teori te ndryshme, e diskutojme pa fund nje trompes tjetri patkoit, po artisti i mirefillte nuk eshte piktori (jo vetem ai), dhe e dyta jo per arsyen e tjeshte sepse ai eshte me i dukshem nga syri .po ate qe jane color blind si ja bejne?

    komenti i fundit ..rofsh qe me rrit kulturen me kshu gjenash, shume filozolfike jane ...ka njerez (ose gjera qe u perafersojne njerezve) me te gjitha ato te 4, vesh, sy, dur, kamb, e NUK jane te Lire apo te Pavarur..edhe ata me 4 sy nuk jane te tille se ai motori i vogel nu u puno mire
    ka te tjere pastaj si puna ime, qe kane nje sy qorr e nje vesh shurdh...
    hajt, mos ma sha mozen tani
    Liebe! liebe, lass mich los!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:23
  2. Situata në Kondovë, Maqedoni
    Nga Prespar_ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  3. Pse Ali Ahmeti ik nga duelet televizive?
    Nga Omari në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 17-09-2007, 10:34
  4. Ali Ahmeti: Nuk jam në opozitë
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 05:53
  5. Ahmeti: Pse i paralajmërova maqedonasit për luftë të re
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 12:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •