Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    pse ndodh divorci

    per mendimin tim shkak i ndodhes te shume ndarjeve eshte dalja nga natyshmeria njerzore si e burrit dhe e gruas psh grate duan te behen si burra kurse burrat behen si grate edhe fillojen zenkat se srri gruaja pa e rraf pak buurin edhe buli i shkret nga frika rri urte kurse gruaj me shkop e detyron te laje rrobe buli i shkretefillon elan derisa merzitet edhe shkon tek gjykatesi mirepo ka edhe familje tjeter
    burri patriakal gruaja e shkret gjithe diten ne pune burrat ne hije lozin kuvendojne pikat qe su bie se nga grate rrojne
    si tek 14 vjec dhender
    vjerra marigose punonte burri rrinte bente qejf pra te dyja keto familje se kane te gjate jeten e tyre duhet qe midis bashkeshorteve te egzistoje ndjenja reciproke per ndihme ndaj njeri tejtrit ne pune kujdesin ndaj femijve dhe ne bashkepunimin e per tu kusultuar per problemt familjare per me shume klikoni ketu http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=16647

  2. #2
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Divorci ndodh ne ate rast kur mardhenia bashkeshortore nuk funksionon me. Njera pale e deklaron kete fakt dhe pala tjeter nuk e pranon. Ne keto kushte familja corientohet dhe per pasoje femijet marrin kot. Nje lajm i TV Shqiptar deklaron se nje burre vrau gruan pasi e zuri ne flagrance me te dashurin. Te gjithe thane qe shume mire ja beri por kjo grua ishte drejtuar ne dyert e Gjykates tre here me radhe dhe burri kishte bere tentativa te shumta per ribashkim. Mendoj per kete rast se ky burre pervers nuk kishte pse te mbante peng "pronen e tij" dhe me pas t'i merrte jeten dhe te linte tre femije jetime.
    Eshte nje gje; ne keto lloj raportesh gjithmone kerkohet te gjendet ose te gjykohet fajtori. Nuk ka pse! Askush nuk eshte fajtor. Nje burre pijanec, bixhozci apo aventurier, le te vazhdoje vesin por ta lere gruan te jetoje jeten e saj.

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Me ty mina jam persa i peket cilesive ose veseve te keqija por ajo qe me duket e arsyeshme mua eshte shume njerez lidhen duke pare gjendjen emocionale si faktor kryesor edhe ne fund ato zhgenjehn nga njeri tjtri sepse nuk kishin verejtur veset e tij ose te saj po ishin verberu mbas bukurise.

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Nuk ka njeri pa vese. Veset gjithkush perpiqet t'i mbuloje kur synon nje lidhje. Me pas varet nga vesi nese lidhja i rezizton kohes. Vesi me i keq eshte te mos dish te respektosh femren dhe te pretendosh se e do. Une flas ne emer te femres. Jane te mirepritura edhe pretendimet e meshkujve ne lidhje me femren.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ti flet keq, ngaqe divorcin e quan MUNDESI per nje jete te mire, kaq larg nuk shkojne as sociologet e psikologet.
    Nje femer mbi te 40 e pa martuar ose e ndare jeton me me stres se nje femer e cila shkon keq me burrin, zihen perdite.
    Te uroj mos te te bjere kurre kokes, divorci.
    Nje kushurira ime kur e takova pas shume vitesh, me tha qe ishte martuar me nje pijanec, burri e rrihte shpesh, por ajo ndihej me mire se ne shtepi te nenes vet. Pak a shume si shqiptaret dhe shqiperia, ne shqiperi vuajne por ndihen TE LIRE, krenare, ndersa ne bote s'vuajne por ndihen te poshteruar.
    Pastaj jeta s'eshte embelsire.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Lidhjet te cilat fillojne ne baza te dobeta perfundojne ne divorc. Njerzit shpesh martohen per arsye te gabuara. Nje nga pikat me kryesore ne fillimet e nje martese, eshte se vetem "dashuria" nuk eshte celesi i nje lidhje martesore te forte.

    Gjithsesi nga pervoja dhe njerzit qe kam njohur ne jete, mund te them se ka shume gra shqiptare te cilat bejne nje jete shume here me te qete e me te nderuar pas divorceve.



    p.s. Ornament me vjen keq qe ndihesh i poshteruar ne bote. Une te ndihesha ashtu, isha kthyer qe diten tjeter ne Shqiperi. Nejse, varet dhe sa forca ka njeriu.

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ndryshuar. Jashte teme

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    13-07-2003
    Postime
    8
    Postuar mė parė nga ornament
    Pak a shume si shqiptaret dhe shqiperia, ne shqiperi vuajne por ndihen TE LIRE, krenare, ndersa ne bote s'vuajne por ndihen te poshteruar.
    e drejte, por ka dhe qe s'vuajne, se ndjejne POSHTERIMIN, kjo do s'do te thote qe ky nuk egziston.

    Uji i ftohte nuk i MPIN dhembet e KALB.

  9. #9
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    permendimin tim vajzat jane faktore kyc ne lidhje nese ato duan mund ta rregullojne problemin por te dalesh nga natyra e njeriut se eshte qe te sillen te vrazhda kur ato jane te brishta dhe burrat duhet te kene kujdes me vajzat se ato jane druri po nuk e drejtove mire qe ne fillim do te rritet i shtrember kurse ajo qe eshte tek burrat dhe e demton familjen eshte nenvletsimin ne keshillim dhe modestia e tepruar qe i ben ato te sillen si femra ose patriakalizmi ekstrem .pra duhet te zgjedhin nje mesatare ne sjellje jo shume patraikale dhe jo shume si femra pra te jen ne origjine te tyre edhe femrat ti ruhen natyrshmerise se tyre si brishtesia emcionaliteti dliresia turpi etj.

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    a se harrova edhe dicka shume cifte lidhen dhe divorci ndodh mes tyre kur ato nuk kane femije mundesia per tu ndare eshte me e madhe. eshte mendimi im se shume cifte kane frike te bejne femije.Une po sdesh gruaja te bej femije e ndava.buzeqeshje

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Kur njerezit nuk e kuptojne institucionin e marteses apo kur i shkelin ligjet e ketij institucioni, atehere ata ndahen apo divorcohen.

    Divorci eshte emri ligjor i ndarjes, por martesa nuk eshte institucion ligjor, ai eshte institucion hyjnor.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #12
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Toni222us
    Anėtarėsuar
    16-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    68
    Postuar mė parė nga klevis2000
    permendimin tim vajzat jane faktore kyc ne lidhje nese ato duan mund ta rregullojne.
    Ky eshte nje problem i shkaktuar nga te dy dhe jo nga vajza apo djali. Secili duhet te mbaje mbi kurriz pergjgjesite e veta.



    Ndarja apo divorci ndodh se tipet apo karakteret e tyre perplasn dhe nuk gershetohen/nderthuren. Ne nje martese ato duhet te nderthuren dhe te ndihmojne njera tjetren.

  13. #13
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    13-07-2003
    Postime
    8
    Postuar mė parė nga Albo
    martesa nuk eshte institucion ligjor, ai eshte institucion hyjnor.
    sa hyjnore kjo fraze; ne te ka:50% FODULLEK dhe 100%INJORANCE

    martesa nuk eshte hyjnore,

    a) tek muslimanet te cilet i falen Yllit (e jo kryqit si orthodokset) e kane dhe ne flamur gjysemhenen, Poligamia eshte e lejuar.
    b) po te qe hyjnore Martohej Zoti.

  14. #14
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Ne vite divorci ka qene pjese e jetes dhe e fenomenit shoqeror. Shkaqet e tij kane qene shume serioze dhe te pa shmangeshme sipase ligjeve bashkekohore te cdo etape. Sot ne vitet moderne te shoqerise njerezore divorci eshte bere nje plage me te vertet shume e rrezikeshme per prishjen e traditave te familjes si dhe per edukimin e brezave qe do vijne.
    Divorci ndodh ne disa faza:

    Faza e pare dhe me e pranushmja eshte ajo e mos njohjes se plot te karakterit te ciftit, te cilet duke u nisur nga pasionet rinore bejne martese dhe pase nje viti ose me pak ndahen(kjo eshte me e pranushmja).
    Faza e dyte eshte pase 15-vjetesh kur problemet familjare kane arritur kulmin e lodhjes dhe vullneti i te dy paleve ka rene pertoke. Kjo sjell ne shume raste mbasi jane qetesuar - Pendim.
    Rasti i trete vjen kur ne familje ka mbetur vetem nena dhe babai dhe femijte jane martuar kane gjetur rrugen e tyre. Te shkatruar nga monotonia, nga mireqenia tashme e mire, kerkohet dicka me teper per vitet e fundit te jetes aktive. Kete e kerkojne duke provuar dicka tjeter ne jete. Keshtu dhe pse ne nje moshe te kaluar ndodhe divorci.

  15. #15
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Martesa eshte nje NOCION ligjor qe do te thote njerzit bashkohen me qellim krijimin e nje familje dhe per ta ngritur kete familje ne baza ligjore MARTOHEN. Familja krijohet edhe PA QENE TE MARTUAR.
    Pse ndodh DIVORCI apo NDARJA. Ndodh o vella pasi njerzit jane njerez dhe jo COPA TULLE qe po i lidhe me beton veshtire ti ndash vetem po pati ndonje force te ushtruar nga jashte. Ne rastin e njerzve u vjen shpirti maje te hunes me njeri tjetrin dhe thone.. Secili ne pune te vet ... Ata qe nuk ndahen per nje ose nje tjeter arsyeje dhe jetojne ne nje atmosfere mbytese jane personat qe kane frike te jetojne vetem.
    Per mendimin tim martesa eshte idiotsia me e madhe qe njerzimi ka shpikur. Njerzit duhet te jene te lire dhe te zgjedhin menyren e tyre te jetuarit. Nese nje CIFT nuk e shtyn me me njeri tjetrin secili o burra ne pune te vet. Por problemi eshte se MARTESA duhet pasi nese duhet te ndaheni duhet te shkoni ne GJYGJ, te zini ndonje AVOKAT,, e te paguani ca te holla. Prandaj cdo gje eshte ligjore , dhe nesen nuk do te kishte egzistuar martesa atehere nuk do te kishte AVOKATE dhe nuk do te kishte DIVORCE.

    Ne bibel nuk permendet NOCIONI MARTESE, po ashtu edhe ne KURAAN nuk per mendet ky nocion. Kush e shpiku ?!!! Njerizmi me mendjet e tija te ndritura shpiku kete nocion.
    Jemi te gjithe IGRANAZHE te nje MAKINE qe punojme secili per hesap te vet, por mbi koke kemi nje rregull qe quhet LIGJ...-kjo e fundit krejese e JONA vete. Pra njerzit KRIJOJNE LIGJE per te qene te NENSHTRUAR prej ketyre LIGJEVE. Kjo eshte IRONI.

    Pra DIVORCI vjen si pasoje e MARTESES. Nese nuk do te kishte MARTESE nuk do te kishte DIVORC.

    Eshte hipokrizi te thuash qe ata qe kane qendruar tere jeten te lidhur mbas nje personi te mos kene te pakten FLIRTUAR me ndonje, qofte dhe ne endra apo realitet. Por qendrojne te martuar per nje ose nje tjeter arsyeje.

    POLIGAMIA lindi me lindjen e njerzimit, MONOGAMIA, eshte rrjedhe e LIGJEVE te SHKRUARA apo te PASHKRUARA.

  16. #16
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    divorci ndodh per shume arsye shume mire e tha dhe parafolesi se njerezit nuk jane copa tulle. Por kane te ndjeshme nevojen e te qenurit bashke. Aristoteli ka thene se ai qe mund te qendroje vetem eshte perendi ose kafshe. Lidhja e dy njerezve eshte nje ngjarje e vecante per te dy personat dhe rrethin familjar e shoqeror te tyre dhe si e tille duhet festuar.Ne kete menyre mendoj se ka lindur martesa. Nuk eshte aspak budallek! Martesa eshte nje feste (por qe ne me te shumten e rasteve vazhdon deri nga fundi i vitit te dyte). Nuk mund te percaktosh shkaqet e divorcit sepse jane shume. Ne Shqiperi shkaku me i madh mund te jete injoranca ose dhe zakonet (akoma ka martesa me mbleseri). Ne Evrope divorci eshte kthyer ne mode po ashtu ama ka ndodhur me martesat. Nese nuk do te kishte martese nuk do te kishte divorc mr kundrarrymes por do te kishte ndarje gje qe nuk ndryshon shume nga divorci. Edhe dicka tjeter monogamia eshte rezultat i civilizimit, aty hyjne dhe ligjet e shkruara apo te pashkruara.
    Ezekiel 25-17.

  17. #17
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    TĖ DREJTAT BASHKĖSHORTORE
    Theksuam mė parė se martesa ėshtė kontratė e fortė, me tė cilėn All-Ilahu lidhė burrin dhe gruan. Pas martesės burri merr statusin e "bashkėshortit" pas atij si "individ". Nė tė vėrtetė ai quhet bashkėshort ngase prezenton edhe njė qenie tjetėr me tė cilėn i ndanė tė mirat dhe tė kėqijat.
    Kur'ani e pėrshkruan fuqinė e kėsaj lidhjeje midis burrit e gruas dhe thotė:
    "Ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato!" (El-Bekare, 187).
    Nga ky ajet nėnkuptohet se martesa ngėrthen nė vete mbrojtjen, mbulesėn, pėrkrahjen dhe zbukurimin ndaj njėri-tjetrit. Pėr kėtė shkak burri dhe gruaja nė jetėn bashkėshortore kanė tė drejta tė cilat duhet t'i respektojnė ndaj njėri-tjetrit. Tė gjitha tė drejtat janė ekuivalente, pėrveē asaj qė e posedon njeriu nga intuita. Nė kėtė kontekst, Zoti i Madhėruar thotė:
    "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė bashkėshortėsi, e burrave u takon njė pėrparėsi ndaj tyre". (El-Bekare, 228).
    Pėrparėsia ka tė bėjė me pėrgjegjėsinė e burrit si mirėmbajtės i familjes.
    Njė njeri e ka pyetur Pejgamberin a.s:
    "O Pejgamber i Zotit, ēfarė tė drejta mund tė kėrkojė gruaja nga burri i saj?" Ai i ėshtė pėrgjigjur: "Ta ushqejė ashtu siē e ushqen veten, ta veshė ashtu siē e veshė veten, tė mos i mėshojė nė fytyrė, tė mos e nėnēmojė dhe tė mos largohet prej saj pėrveē brenda shtėpisė (tė mos ik). " (Transmetim i Ebu Davudit dhe Ibėn Habbanit nė Sahihun e tij.)
    Bashkėshortit musliman nuk i lejohet ta lėrė pas dore veshmbathjen dhe ushqimin e bashkėshortes. Nė njė hadith pejgamberik thuhet:
    "Humbja e mirėmbajtjes ndaj atyre qė janė nėn pėrgjegjėsi (qė janė tė varur) ėshtė mėkat pėr njeriun". (Transmetim i Ebu Davudit, Nesaiut dhe Hakimit.)
    Nuk lejohet mėshuarja nė fytyrėn e gruas pėr shkak se nė kėtė mėnyrė nėnēmohet nderi i njeriut si njeri dhe dėmtohet pjesa mė e bukur e trupit. Nėse burri obligohet ta disiplinojė gruan e vet nė ēaste tė rebelimit tė hapur, nuk i lejohet ta rrahė aq shumė saqė ta lėndojė ose t'i shkaktojė dhėmbje. Kjo vjen parasysh vetėm atėherė nė qoftė se metodat e tjera dėshtojnė.
    Nuk i lejohet muslimanit ta nėnēmojė gruan e vet e ta ofendojė me fjalė tė urrejtura, si p.sh. frazėn "Zoti tė mėshoftė" etj.
    Pėr tė drejtat e gruas ndaj burrit Pejgamberi a.s. thotė:
    "Nuk i lejohet gruas qė beson nė Zot, tė lejojė hyrjen e atij qė burri e urren. Ajo nuk duhet tė dalė jashtė shtėpie nėse nuk dėshiron ai dhe tė mos bėjė diē qė i kundėrshton rregullat e tij, si dhe tė mos largohet nga shtrati i tij (tė mos refuzojė aktin giinor). Po ashtu ajo s 'duhet ta rrahė nė qoftė se ka trup mė tė fuqishėm se ai. Nėse ai ėshtė mė tepėr gabimtar, atėherė ajo duhet ta qetėsojė. Nėse e pranon pėlqimin e saj, atėherė pėlqimin e saj do ta pranojė edhe Zoti. Nėse nuk ėshtė e kėnaqur me tė, atėherė Zoti do ta pranojė arsyen e saj". (Transmetim i Hakimit)

    TOLERANCA E NDĖRSJELLĖ BASHKĖSHORTORE

    Burri duhet tė jetė tolerant ndaj gruas sė vet nė rast se sheh diēka qė nuk i pėlqen dhe qė e urren. Ai duhet tė dijė se ka tė bėjė me njė qenie njerėzore qė ka karakteristika tė posaēme natyrore. Pra, ai duhet t'i harmonizojė cilėsitė e mira tė saj me jo tė mirat, dhe sjelljet e mira me gabimet e saj. Nė njė hadith thuhet: "Le tė mos e urrejė besimtari besimtaren. Nėse ndonjė gjė nga ajo nuk i pėlqen, ndoshta mund t'i pėlqejė diēka tjetėr". (Transmetim i Muslimit.)
    Zoti i Madhėruar thotė:
    "Bėni jetė tė mirė me to. Nėse i urreni ato, bėni durim, sepse ndodh qė All-Ilahu tė japė shumė tė mira nė njė gjė qė ju e urrenit. (Nisā, 19).
    Islami kėrkon prej burrit tė jetė tolerant dhe durimtar ndaj asaj qė e urren te gruaja e vet ashtu siē kėrkon edhe prej gruas tė jetė toletante e durimtare ndaj tij aq sa ka mundėsi dhe durim dhe ia tėrheq vėrejtjen qė tė mos e kalojė natėn pa u pajtuar me burrin tė cilin e ka hidhėruar. Nė njė hadith thuhet:
    "Namazi i tre personave nuk ngrihet mė lartė se njė pėllėmbė nga kokat e tyre: personi i cili falet me xhematin qė e urren atė; gruaja qė kalon natėn pa u pajtuar me burrin qė e ka hidhėruar dhe dy vėllezėrit e kacafytur." (Transmetim i Ibėn Maxhes dhe Ibėn Habanit nė Sahihun e vet.)

    KUNDĖRSHTIMI DHE GRINDJA

    Meqė burri ėshtė pėrgjegjės i shtėpisė dhe bartės i familjes nė bazė tė strukturės, aftėsisė dhe pozitės sė tij dhe dhėnės i mehrit e fumizues i saj, atėherė nuk i lejohet gruas ta kundėrshtojė autoritetin e tij e ta shkatėrrojė shtėpinė. Nė qoftė se burri has nė kundėrshtim me gruan e tij dhe ballafaqohet me grindje, ai obligohet ta korrigjojė duke filluar me fjalė tė mira, me udhėzime efektive dhe me nirėkuptim. Nė qoftė se nuk arrin sukses, atėherė duhet tė largohet nga shtrati, me pretekst se ndoshta kėshtu do tė ndikojė nė natyrėn e saj qė ajo tė pėrmirėsohet. Pejgamberi a.s. i shmangej metodės sė rrahjes dhe thoshte:
    "Pse ta rrahė ndokush gruan e vet ashtu siē rrihet robi, kur mund tė flejė me tė nė fund tė ditės!" (Transmetim i Ahmedit dhe i Buhariut)
    Pėr ata qė i rrahin gratė thotė: "Ata me siguri nuk janė mė tė mirėt e mesit tuaj". (Nė Fet'h transmetohet nga Ahmedi, Davudi, Nesaiu, Ibėn Habani dhe Hakimi e tė cilėt e konsiderojnė si hadith Sahih nga Ijas ibėn Abdull-llah ibėn Ebi Dhibab.)
    Imam Ibn Haxher thotė: Hadithi i Pejgamberit a.s. "Mė tė mirėt e mesit tuaj nuk rrahin", vėrteton se rrahja nė pėrgjithėsi ėshtė e lejuar por me qėllim disiplinor dhe nė raste konkrete. Mė mirė do tė ishte sikur tė mjaftonte me kėrcėnim nė qoftė se ka sukses, dhe nė kėtė rast burri duhet tė largohet nga pėrdorimi i forcės, sepse forca shkakton urrejtjen qė ėshtė nė kundėrshtim me harmoninė e pritur nga martesa. Forca lejohet nė qoftė se bėhet ndonjė mėkat ndaj Zotit. Nė njė hadith tė transmetuar nga Nisaiu, Aisheja r.a. thotė:

    "Pejgamberi a.s. nuk e ka rrahur asnjė grua tė veten e asnjė shėrbėtor tė tij. Nė realitet, ai nuk e ka rrahur askėnd me dorė, me pėrjashtim tė rrahjes pėr hir tė Zotit, ose pėr ndalimin e harameve tė caktuara nga Zoti, apo pėr shpagimin nė emėr tė Zotit." (Fet-hul-bari, vėll, 9, f. 249.) Nė qoftė se situata keqėsohet edhe mė tepėr, atėherė ndėrhyjnė njerėz tė menēur e tė devotshėm nga shoqėria islame pėr ta pėrmirėsuar situatėn dhe zgjedhin dy pari tė menēura nga tė dy palėt pėr gjykim, me qėllim qė t'i zgjidhin mosmarrėveshjet midis tyre. Ndoshta sinqeriteti i tyre do tė jetė i frytshėm dhe Zoti do t'i pajtojė.
    Nė kėtė kontekst, Zoti i Madhėruar thotė:
    "E ata qė keni dro kryelartėsisė sė tyre, kėshilloni, madje largoni nga shtrati (e mė nė fund) edhe rrahni (lehtė, nėse nuk ndikojnė kėshillat e as largimi), e nėse ju respektojnė atėherė mos u sillni keq ndaj tyre. All-Ilahu ėshtė mė i larti mė i madhi. Nėse i frikėsoheni pėrēarjes midis tyre (burrit e gruas), dėrgoni njė pari tė drejtė nga familja e tij dhe njė pari tė drejtė nga familja e saj. Nėse ata tė dy (ndėrmjetėsit) kanė pėr qėllim pajtimin, All-Ilahu ju mundėson afrimin midis tyre (burrit e gruas). All-Ilahu ėshtė i dijshėm, ėshtė njohės i mirė". (Nisā, 34-35).
    KUR LEJOHET SHKURORĖZIMI (TALĀKU)

    Nėse tė gjitha kėto orvatje dėshtojnė dhe nėse tė gjitha metodat e ndėrmarra pėsojnė disfatė, atėherė muslimanit i lejohet zgjidhja e fundit tė cilėn e ka caktuar sheriati.
    Pra, nė kėto raste tė papėlqyeshme, vetėm shkurorėzimi mund t'i zgjidhė problemet. Islami me urrejtje e lejon kėtė mėnyrė, nuk e pėlqen e as nuk e preferon. Pejgamberi a.s. thotė:
    "Hallalli mė i urrejtur ėshtė shkurorėzimi (Talāku) ", ose "Halllalli mė i urrejtur te Zoti ėshtė shkurorėzimi (Talāku). " (Transmetim i Ebu Davudit)
    Trajtlmi i Talākuit si hallall i urrejtur vėrteton se ky ėshtė lehtėsim nė rast nevoje, gjegjėsisht atėherė kur bashkėjetesa vėshtirėsohet dhe kur dy paritė gjykojnė se vėshtirė ėshtė tė pėrmirėsohen marrėdhėniet midis burrit e gruas. Sipas njė thėnieje, ndarja bėhet atėherė kur nuk ka pajtim. Zoti i Madhėruar thotė:
    "Por nėse ndahen prej njėri - tjetrit, All-Ilahu begaton me mirėsinė e tij secilin prej tyre". (Nisą, 130).
    SHKURORĖZIMI PARA ISLAMIT
    Nuk ėshtė Islami i vetmi qė lejoi shkurorėzimin, por ky akt ishte i njohur edhe para tij nė tėrė botėn, pėrveē te disa popuj. Kur hidhėrohej burri e dėbonte gruan nga shtėpia, qoftė me tė drejtė apo pa tė drejtė, ndėrsa gruaja s'kishte kurrfarė mbrojtje, kompensim ose tė drejtė.
    Nė kohėn e civilizmit grek, shkurorėzimi ishte i njohur dhe nuk kufizohej me kurrfarė kushtesh. Te romakėt shkurorėzimi ishte pjesė e kontratės sė kurorėzimit, bile gjykatėsi kishte tė drejtė tė bėnte shkurorėzimin edhe nė qoftė se burri e gruaja vendosnin tė mos ndahen. Martesa fetare te romakėt nė fillim e ndalonte shkurorėzimin, mirėpo nė tė njėjtėn kohė, i jepte autoritet shumė tė gjerė e tė paktifizuar bashkėshortit ndaj bashkėshortes, bile edhe ta vrasė. Pas njė kohe e lejoi ashtu siē e lejonte e drejta civile.
    SHKURORĖZIMI SIPAS HEBRAIZMIT
    Feja hebreje e pėrmirėsoi pozitėn e gruas por gjithashtu e lejon edhe shkurorėzimin me njė kompetencė mė tė gjerė. Nė qoftė se konstatohej se gruaja ėshtė delikuente nga aspekti i moralit, obligohej burri ta lėshojė bile edhe nė qoftė se i falej krimi i bėrė. Ligji e obligon burrin ta lėshojė gruan nė qoftė se nuk ka lindur ndonjė fėmijė brenda dhjetė vjetėve. (El-Islamu dinun ammun, merhumi Ferid Vexhdi, f. 172.)[/B]
    SHKURORĖZIMI SIPAS KRISHTERIMIT
    Nė krahasim me fetė qė i cekėm, Krishterimi ėshtė i vetmi qė lejoi shkurorėzimin, dhe kėshtu e kundėrshtoi Hebraizmin. Nė Inxhil ndalohet shkurorėzimi nga vetė Mesihu ashtu siē ndalohet martesa e tė shkurorėzuarave dhe tė shkurorėzuarve. Nė Ungjillin e Mateut, 5: 31, 32, thuhet: "Thuhet se kush e lėshon gruan, duhet t'i japė ēertifikatė tė shkurorėzimit, kurse unė them: "Kush e lėshon gruan pėr shkaqe tė amoralitetit, e bėn tė pamoralshme, dhe ai qė e marton tė shkurorėzuarėn, konsiderohet se ka bėrė amoralitet".
    Nė Ungjillin e Markut, 10: 11, 12, thuhet: "Kush e lėshon gruan dhe martohet me njė tjetėr, bėn amorafitet. Edhe gruaja nėse e braktisė burrin dhe martohet me njė tjetėr, bėn krim amoralitet."
    Ungjilli e arsyeton kėtė qėndrim tė rreptė me pretekst se "atė qė e bashkon Zoti, nuk duhet ta ndajė njeriu." (Shiko Ungjillin e Mateut, 19: 6, dhe Ungjillin e Markut, 10: 9)
    Kjo frikė ėshtė e vėrtetė, mirėpo ėshtė pėr t'u habitur se si mund tė jetė shkak i shkurorėzimit. Kur thuhet se Zoti i bashkon dy bashkėshortėt, nėnkuptobet se Ai ua ka lejuar martesėn dhe pėr kėtė shkak mund t'i mbėshteten Zotit, edhe pse njeriu ėshtė i drejtpėdrejtė nė kontratėn e martesės. Nė qoftė se Zoti urdhėron shkurorėzimin pėr shkaqe objektive, gjithashtu edhe ndalja ėshtė prej Zotit, edhe pse njeriu ėshtė i drejtpėrdrejtė nė ndarje. Nga e gjithė kjo nėnkuptojmė se njeriu nuk ndanė atė qė e ka bashkuar Zoti, por Zoti ėshtė bashkues dhe ndarės. A nuk ėshtė Zoti, Ai i cili i ndanė pėr arsye tė amoralitetit? Pse nuk i ndanė pėr ndonjė arsye tjetėr?

    MENDIMET E ILOJLLOJSHME TĖ KRISHTERE RRETH SHKURORĖZIMIT

    Edhe pse Inxhili e pėrjashtoi nga ndalimi i shkurorėzimit lejimin nė rast tė amoralitetit, vėrejmė se ithtarėt e doktrinės katolike e komentojnė pėrjashtimin e tillė, dhe thonė: "Kėtu nuk nėnkuptohet se ky parim ėshtė i posaēėm dhe se ka ēėshtje tė tjera, nė tė cilat lejohet shkurorėzimi. Nė ligjin e Mesihit nuk ka fare shkurorėzim. Kur potencohet shkaku i amoralitetit, kėtu nėnkuptohet se vetė kurorėzimi ėshtė i anuluar, ndėrsa autenticiteti dhe vlera e tij ligjore janė vetėm ēėshtje ekzoterike, ngaqė ka tė bėjė me amoralitetin. Me kėtė rast, burrit i lejohet, bile obligohet qė ta largojė gruan". (Nga komentimet e degės sė hulumtimeve fetare nė Institutin koptian katolik tė Ungjillit tė Mateut, fq. 29.)
    Doktrina protestante e lejon shkurorėzimin nė raste tė posaēme, si p.sh. nė raste tė amoralitetit tė gruas, tradhtisė sė saj dhe nė disa raste tė tjera tė cilat i thekson Inxhili. Edhe pse e lejon shkurorėzimin nė njė anė, nė anėn tjetėr e ndalon rreptėsisht rimartesėn e tė shkurorėzuarit ose tė shkurorėzuarės.
    Koncili i Kishės Ortodokse nė Egjipt i lejon ithtarėt e vet tė bėjnė shkurorėzim pėr shkak tź amoralitetit, gjegjėsisht ashtu siē theksohet nė Inxhil. Koncili e lejon shkurorėzimin edhe pėr shkaqe tė tjera, si p.sh. pėr sterilitetin qė zgjatė mė shumė se tre vjet; pėr sėmundjet kronike si dhe pėr sėmundjet e pashėrueshme. Tradicionalistėt ortodoksė e refuzojnė shkurorėzimin pėr shkaqet qė nuk pėrmenden nė Inxhil dhe lejimin e martesės sė tė shkurorėzuarit ose tė shkurorėzuarės. Nė bazė tė kėtij parimi, Gjyqi krishter egjiptas refuzoi kėrkesėn e njė gruaje tė krishterė, e cila kėrkonte shkurorėzim nga burri i saj i vėshtirė. Nė vendimin e gjyqit thuhet:
    "Ėshtė pėr t'u habitur se disa priftėrinj dhe anėtarė tė Koncilit kishtar tė pėrgiithshėm ecin krahas me kohėn, i pranojnė kėrkesat e atyre qė kanė besim tė dobėt dhe lejojnė shkurorėzimin pėr arsyet e patheksuara nė Inxhil ... Vendimi definitiv i Ligjit tė krishterė ėshtė ndalimi i shkurorėzimit pėrveē nė raste tė amoralitetit... Gjithashtu edhe martesa e tė shkurorėzuarve konsiderohet martesė e fėlliqur, bile edhe amoralitet." (Gazeta El-Ehram, data 1.3.1956.)

    PASOJAT E QĖNDRIMIT TĖ KRISHTERIMIT NDAJ SHKURORĖZIMIT
    Pasojė e qėndrimit tė tillė tė ēuditshėm ndaj shkurorėzirnit nė Krishterim ėshtė shkatėrrimi i natyrės njerėzore dhe i nevojave jetėsore tė cilit disa herė rezultojnė me ndarje. Pėrveē kėsaj, tė krishterėt filluan ta refuzojnė fenė e tyre dhe kėshillat e ungjijve tė tyre. Rezultati pėrfundimtar ishte "largimi i atyre qė i bashkoi Zoti". Perėndimorėt e krishterė miratuan ligje civile, tė cilat ua lejojnė daljen nga burgu i tillė i pėrhershėm. Pėr fat tė keq, shumica e tyre si p.sh. amerikanėt, e tepruan aq shumė nė ēėshtjen e shkarorėziniit pėr arsye triviale. Disa filozofė tė Perėndimit mendojnė se shkurorėzimi i lehtė shkatėrron shenjtėrinė e lidhjes martesore dhe se anulon shumė baza tė jetės familjare.
    Njė gjykatės i shkurorėzimit, i cili i takon elitės sė gjykatėsve tė njohur, deklaroi se jeta bashkėshortore do tė shkatėrrohet nė vendin e tyre dhe do tė zėvendėsohet me lidhjet e pakufizuara midis burrave e grave, ashtu siē ndodh me transaksionet komerciale, tė cilat mund tė kėputen edhe pėr arsye mė tė dobėta. Meqė nuk do tė ketė lidhje fetare ose tė dashurisė midis ēifteve tė tilla, kėta do tė bashkohen vetėm pėr t'i pėrjetuar kėnaqėsitė e Ilojllojshme, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me mėsimet e ēdo feje:
    "Ky fenomen i rregullimit tė ēėshtjeve personale me anė tė ligjit civil ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e ēdo feje, dhe nė botė ekziston vetėm te popujt e Perėndimit tė krishterė; hindusėt, budistėt dhe zjarrputistėt i aplikojnė parimet tė cilat i rregullojnė ēėshtjet e tyre personale. Ne mund tė giejmė nė mesin e tyre njerėz qė kanė bėrė risi fetare nė ēėshtjet publike por jo edhe nė ēėshtjet personale, kryesisht nė martesė, shkurorėzim, ngase kėto janė ēėshtje qė i pėrkasin jetės familjare." (Hukukul-insan fil-islam, dr, Ali Abdulvahid, f. 58)

    KRISHTERIMI ĖSHTĖ SHĖRIM I PĖRKOHSHĖM E JO LIGJ I PĖRGJITHSHĖM
    Ajo qė pėrmendet rreth shkurorėzimit nė Inxhil mund tė jetė shtojcė qė ishte rezultat i ndryshimeve tė cilat i pėrjetuan ungjijt gjatė shekujve tė fundit...
    Hulumtuesi serioz i ungjijve vėren se Isai a.s. nuk ka patur pėr qėllim vėnien e njė ligji tė pėrgjithshėm e tė pėrjetshėm pėr tė gjithė njerėzit. Mėsimet e tij korrigjojnė teprimet e ēifutėve rreth shkurorėzimit.
    Nė kaptinėn e nėntėmbėdhjetė tė Ungjillit tė Mateut thuhet se kur ėshtė transferuar Isai (a.s.) prej Xhelili nėpėr Jordani, i janė afruar farisienėt pėr ta sprovuar dhe e kanė pyetur: "A i lejohet burrit ta lėshojė gruan pėr ēfarėdo shkaku?" Ai ėshtė pėrgjigjur: "A nuk keni lexuar se Zoti nė fillim e ka krijuar qėnien njerėzore dhe e ka ndarė nė meshkuj e femra? Pėr kėtė shkak njeriu i braktisė prindėrit e vet e jeton me gruan e tij, dhe bėhen njė trup. Kėta nuk do tė jenė mė dy persona por njė trup. Atė qė e bashkon Zoti, nuk e ndanė njeriu".
    Pastaj kanė vazhduar me pyetjen tjetėr: "Pse ka urdhėruar Musai qė gruas t'i jepet ēertifikata e shkurorėzimit?" Pėrgjigjja e tij ka qenė: "Musai ju ka lejuar t'i shkurorėzoni gratė tuaja pėr shkak tė vrazhdėsisė sė zemrave tuaja. Nuk ka qenė kėshtu prej fillimi! Unė ju them: "Ai qė shkurorėzon gruan e vet, pėrpos pėr shkak tė amoralitetit dhe merr njė tjetėr, ka bėrė amoralitet; ai qė martohet me tė shkurorėzuarėn, bėn amoratitet."
    Nė atė rast, nxėnėsit e tij i kanė thėnė: "Nė qoftė se ėshtė e tillė gjendja e burrit me gruan e vet, atėherė mė mirė do tė ishte sikur tė mos martohej." (Mateu, 19: 1-10).
    Nga ky dialog konkludojmė se Isai ka dėshiruar qė me anė tė pėrkufizimit tė lejimit tė shkurorėzimit, vetėm nė rast tė amoralitetit, t'i korrigjojė eksceset tė cilat i kishin shtuar hebrenjtė nė ligjin e Musait. Ky shėrim ka qenė pėr njė periudhė tė pėrkohshme derisa u miratua ligji i pėrgjithshėm dhe i pėrhershėm nėpėrmjet dėrgimit tė Muhammedit a. s.
    S'ka arsye tė thuhet se Isai ka dėshiruar ta caktojė kėtė si ligj tė pėrhershėm pėr njerėzit, bile edhe havariunėt dhe nxėnėsit e tij e kanė pranuar me vėshtirėsi, duke thėnė: "Nė qoftė se ėshtė e tillė gjendja e burrit me gruan e vet, atėherė mė mirė do tė ishte sikur tė mos martohej". Siē duket, me aktin e martesės njeriu ngarkon mbi vete njė barrė tė rėndė qė s'mund ta largojė nė asnjė mėnyrė, pa marrė parasysh se sa e vėshtirė mund tė jetė jeta e pėrbashkėt nė qoftė se ekziston urrejtja dhe mospėlqimi i temperamenteve.
    Njė dijetr i vjetėr ka thėnė: "Tortura mė e madhe vjen nga shoqėrimi (jeta e pėrbashkėt) i asaj qė as nuk pajtohet me ty e as nuk tė lėshon!"
    Njė poet arab thotė:
    "Barra mė e rėndė e kėsaj bote pėr tė lirin ėshtė
    kur s'mund tė largohet nga shoqėrimi i armikut!"

    PĖRKUFIZIMET E ISLAMIT NĖ RREGULLAT E SHKURORĖZIMIT

    Sheriati islam ka caktuar pėrkufizime tė shumta me qėllim qė sa mė shumė ta ngushtojė sferėn e shkurorėzimit.
    Islami ndalon shkurorėzimin qė ėshtė rezultat i shkaqeve jovalide dhe pėrfundim i pakonsultuar me tė gjitha metodat tė cilat i cekėm pėr zgjidhjen e konfliktit.
    Disa fukaha mendojnė se shkurorėzimi qė dėmton burrin e gruan dhe qė shkatėrron interesin e tė dyve pa arsye, si p.sh. harxhimi i pasurisė, konsiderohet i ndaluar. Pejgamberi a.s. thotė:
    "Mos dėmtoni veten e as tė tjerėt!" (El-Mugni, Ibėn Kuddame, vėll. 7, f. 77. Hadithin e transmetojnė Ibėn Maxhe dhe Darikutni.)
    Zoti dhe Pčjgamberi nuk i duan ata tė cilėt i lėshojnė gratė dhe martohen me tė tjera me qėllim qė tė kėnaqen me partnere tė ndryshme. Pejgamberi a.s. i quan njerėzit e tillė "shijues" dhe thotė:
    "Nuk i dua shijuesit, qofshin burra apo gra!" (Transmetim i Darikutnit dhe Taberaniut)
    Pejgamberi pėrsėri thotė: "Zoti nuk i do shijuesit, qofshin burra apo
    gra!." (Taberaniu e transmeton nė librin e tij El-kebir me sened sahih.)
    Abdull-Ilah ibn Abbasi thotė: "Divorci lejohet vetėm nė rast nevoje."

    DIVORCI I GRUAS ME TĖ PĖRMUAJSHMET KONSIDEROHET I NDALUAR

    Nė qoftė se rrethanat dhe arsyet valide diktojnė qė tė ndėrmerret hapi i shkurorėzimit, muslimani duhet ta zgjedhė kohėn e pėrshtatshme, ngase nuk i lejohet tė shpejtojė e tė veprojė sipas dėshirės sė vet. Koha e pėrshtatshme nėnkupton gruan e pastėr pa tė pėrmuajshmet, pa nifas dhe tė mos ketė patur marrėdhėnie seksuale para ciklit tė fundit. Nė qoftė se gruaja ėshtė shtatzėnė, atėherė burri duhet tė jetė i njoftuar.
    Cikli i tė pėrmuajshmeve e obligon burrin tė largohet nga marrėdhėnia gjinore me gruan, dhe pėr kėtė burri mund tė jetė nervoz dhe tė kėrkojė shkurorėzim, kėshtu qė ai duhet ta presė mbarimin e ciklit e pastaj ta shkurorėzojė pa iu afruar fare.
    Ashtu siē ndalohet shkurorėzimi gjatė ciklit tė tė pėrmuajshmeve, gjithashtu ndalohet edhe pas marrėdhėnieve seksuale gjatė periudhės sė pastėrtisė sė saj, sepse ekziston mundėsia e shtatzėnisė, dhe kur tė kuptojė burri se gruaja e tij ėshtė me barrė, mund ta ndėrrojė mendimin e ndarjes pėr hir tė fėmijės sė posanisur nė barkun e saj.
    Nė qoftė se ajo ėshtė e pastėr, ose e di se ėshtė shtatzėnė dhe edhe mė tutje insiston ta shkurorėzojė, atėherė kuptohet se shkurorėzimi ėshtė pasojė e antipatisė sė thellė dhe nė kėtė rast i lejohet ta lėshojė.
    Nė Sahih transmetohet se Abdull-Ilah ibn Umeri e ka lėshuar gruan e tij kur ajo ka patur tė pėrmuajshmet. Kur e ka pyetur Umer ibn Hattabi Pejgamberin a.s. pėr kėtė ēėshtje, ai i ka thėnė:
    "Thuaji le ta kthejė, e pastaj kur tė jetė e pastėr dhe e paprekur, si tė dojė le ta shkurorėzojė". Shkurorėzimi bėhet nė vigjilje tė fillimit tė pastėrtisė sė grave. Zoti i Madhėruar thotė:
    "O ti Pejgamber, kur tė lėshoni gratė, lėshoni ato nė vigjilje tė fillimit tė pritjes sė tyre (nė kohėn e pastėrtisė)!" (Talāk, 1).
    Sipas njė transmetimi tjetėr, i ka thėnė:
    "Thuaj ta kthejė e pastaj ta shkurorėzojė, qoftė e pastėr ose shtatzėnė ".
    Shtrohet pyetja se a ėshtė shkurorėzimi i tillė efektiv? Mendimi i njohur ėshtė se shkurorėzimi i tillė konsiderohet efektiv, ndėrsa burri shkurorėzues konsiderohet mėkatar.
    Njė grup fukahashė nuk e pranojnė si efektiv, ngase shkurorėzimin e tillė nuk e kanė bėrė legjislativ asnjėherė. Meqė nuk ėshtė i lejuar e as legjislativ, atėherė si mund tė jetė efektiv?!
    Ebu Davudi transmeton me sened autentik se Ibn Umeri ėshtė pyetur rreth burrit qė e lėshon gruan me tė pėrmuajshmet, e ai i ka thėnė pyetėsit se kur e ka lėshuar gruan e vet me tė pėrmuajshmet, Pejgamberi a.s. ia ka kthyer pa e marrė parasysh shpalljen e shkurorėzimit.

    BETIMI NĖ SHKURORĖZIM ĖSHTĖ I NDALUAR

    Nuk i lejohet muslimanit tė betohet nė shkurorėzim pėr ta kryer ndonjė punė, ose t'i kėrcėnohet gruas sė vet me ndonjė ēėshtje e t'i thotė se nėse e bėn atė, do ta lėshojė.
    Betimi nė Islam ka rėndėsi tė posaēme, gjegjėsisht betimi mund tė bėhet vetėm nė emėr tė Zotit tė Madhėruar. Pejgamberi a.s. thotė:
    "Ai qė betohet nė diēka tjetėr pėrveē Zotit, trajtohet si idhujtar." (Transmetim i Ebu Davudit, Tirmidhiut dhe Hakemit.)
    "Ai qė betohet, le tė betohet nė Zotin ose le tė heshtė!." (Transmetim i Muslimit.)

    E SHKURORĖZUARA KALON KOHĖN E PRITJES NĖ SHTĖPINĖ E ISH-BASHKĖSHORTIT TĖ SAJ

    -Sqarim ne islam ka tri faza divorci kur burri dhe gruas i lejohet te shkurezohen duke qendruar gruaja ne shtepine e burrit per ti dhene nje shans bashkimi te dyve mbas tre shkurorzimeve te pjesshem burrit nuk i lejohet me ta marri ate grua kjo per shkak se Islami i jep perparesi mosndarjes se perhershme dhe mos talljes se bashkeshorteve me njeri tjetrin .ne islam gruas duhet te kesh shume kujdes edhe ti thuash te kam nda nuk lejohen keto shak sepse islami i jep perparesi mirekuptimit dhe mosgrindjes dhe shaka te tilla behen shkak per prishjen e familjes.
    Nė Sheriatin islam ėshtė vaxhib qė e shkurorėzuara ta kalojė kohėn e pritjes nė shtėpinė e vet, gjegjėsisht nė shtėpinė e ish-burrit tė saj dhe i ndalohet tė dalė jashtė shtėpisė. Gjithashtu edhe burrit i ndalohet ta largojė nga shtėpia pa ndonjė arsye, ngase ėshtė i obliguar qė gjatė periudhės sė pritjes tė pėrpiqet ta rikthejė nė qoftė se ėshtė shkurorėzimi i parė apo i dytė. Qėndrimi i saj nė shtėpi mund tė ndikojė qė ta rishqyrtojė problemin para se tė pėrfundojė e gjitha. Sidoqoftė, nė periudhėn e pritjes pastrohet mitra, mund tė rishqyrtohet e tėrė situata, mund tė ndryshojnė zemrat, tė ripėrtėrihen mendimet, i hidhėruari mund tė qetėsohet, i revoltuari mund tė paitohet dhe urrejtėsi mund tė dashurojė.
    Kur flet Zoti i Madhėruar pėr tė shkurorėzuarat, thotė:
    "Kini frikė All-Ilahun, Zotin tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtėpive tė tyre, e edhe ato tė mos dalin ndryshe vetėm nėse bėjnė ndonjė vepėr tė keqe tė vėrtetuar. Kėto janė dispozitat e Afl-Ilahut, e kush del jashtė dispozitave tė All-llahut, ai ka dėmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-Ilahu pas asaj mund tė tė japė diēka rishtazi!" (Talāk 1)
    E kur tė jetė shkurorėzimi i pashmangshėm, atėherė kėrkohet prej dy bashkėshortėve tė ndahen me dinjitet e respekt, pa dėmtime, trillime e shkelje tė tė drejtave. Zoti i Madhėruar thotė:
    "Ose mbani (i ktheni nė jetėn bashkėshortore) si duhet, ose ndanu pre,j tyre si ėshtė e udhės!" (Talāk, 2)
    "Lėshimi ėshtė dy herė, e pastaj, ose jetė e njerėzishme ose shkurorėzim me mirėkuptim." (El-Bekare, 229)
    "Pėr tė devotshmit ėshtė obligirn qė edhe pėr gratė e lėshuara tė bėjnė njė furnizim tė zakonshėm". (El-Bekare, 241)

    SHKURORĖZIMI I PĖRSĖRITUR

    Muslimanit i lejohen tri shpallje tė shkurorėzimit. Ēdo shpallje e shkurorėzimit kushtėzohet tė bėhet nė periudhėn e pastėrtisė sė gruas, kur edhe ska patur marrėdhėnie seksuale me tė.
    Burri mund ta shpallė shkurorėzimin e gruas njė herė dhe tė pret kalimin e iddetit. Gjatė periudhės sė iddetit, tė dy mund tė rikthehen pa u rimartuar. Nėse kjo periudhė kalon, atėherė janė plotėsisht tė shurorėzuar dhe secili prej tyre ka tė drejtė tė martohet me ndonjė tjetėr ose tė rimartohen. Nė qoftė se dėshirojnė tė rimartohen, atėherė kanė nevojė pėr kurorėzim tė ri.
    Nėse e lėshon gruan pėr tė tretėn herė, atėherė kuptohet se ėshtė absurde qė tė jetojnė sė bashku, dhe pėr kėtė shkak nuk i lejohet (burrit) ta rikthejė pas shpalljes sė tretė pėrderisa gruaja tė martohet me burrė tjetėr, edhe atė martesė tė jetė ligjore, e vėrtetė dhe e qėIluar e jo vetėm pėr t'ia mundėsuar rikthimin te burri i parė.
    Muslimanėt tė cilėt deklarojnė tri shpallje tė shkurorėzimit nė njė kohė ose vetėm nė njė shpallje, janė kundėrshtarė tė sheriatit tė Zotit dhe devijojnė nga rruga e drejtė e Islamit. Njėherė Pejgamberi a.s. ka dėgjuar se njė njeri e kishte shpallur shkurorėzimin tri herė nė njė kohė, dhe ėshtė ngritur i hidhėruar e ka thėnė:
    "Ai luan me Librin e Zotit, e unė jam nė mesin tuaj?! " Ne atė rast, njė njeri ėshtė ngritur dhe i ka thėnė: "O i dėrguari i Zotit, a ta vras?" (Transmetim i Nesaiut)

    JETĖ E NJERĖZISHME OSE SHKURORĖZIM ME MIRĖKUPTIM

    Nėse burri e lėshon gruan dhe kalon periudha e iddetit, para burrit ka dy alternative.
    1. Ose ta kthejė e tė jetojnė jetė tė njerėzishme, tė mirė e tė pėrmirėsuar por jo me qėllim qė ta dėmtojė ose ta torturojė.
    2. Ose ta shkurorėzojė me mirėkuptim, ta lė deri nė pėrfundimin e periudhės sė iddetit e tė ndarjes pa fjalė e thashetheme fyese dhe pa i shkelur tė drejtat qė i takojnė njėri-tjetrit.
    Burrit nuk i lejohet ta kthejė pak para pėrfundimit tė iddetit me qėIlim qė sa mė gjatė ta maltretojė e ta pengojė nga martesa me ndonjė burrė tjetėr, ngase kėtė metodė e aplikonin njerėzit e periudhės paraislame.
    Zoti i Madhėruar ndalon maltretimin e tillė tė grave nė Librin e Tij (nė Kur'an) nė njė mėnyrė qė i trondit zemrat:
    "E kur t'i keni lėshuar gratė, dhe ato i afrohen afatit tė tyre, atėherė ose i mbani si duhet, ose i lini si duhet (ta mbarojnė afatin), e mos i mbani sa pėr t'i dėmtuar, e tė bėheni tė padrejtė. E kush e bėn atė, ai e ka dėmtuar veten. Dispozitat e All-Ilahut mos i merrni pėr shaka. Pėrkujtoni tė mirat e All-Ilahut ndaj jush dhe atė qė ua shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me tė cilat ju udhėzon dhe kini frikė All-Ilahun e ta dini se All-Ilahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo gjė." (El-Bekare, 231)
    Nėse studiohet ky ajet famėlart, do tė shohim se pėrmban shtatė fraza, nė tė cilat ka paralajmėrime dhe tėrheqje vėrejtjesh qė vijojnė njėra pas tjetrės, qė mjaftojnė pėr atė qė ka zemėr dhe dėgjon.

    GRUAJA E SHKURORĖZUAR S'DUHET PENGUAR QĖ TĖ MARTOHET ME ATĖ QĖ DĖSHIRON
    Kur tė pėrfundojė iddeti i tė shkurorėzuarės, nuk i lejohet burrit tė saj, tutorit ose ndokujt tjetėr qė ta pengojė martesėn e saj me atė qė e dėshiron pėrderisa i fejuari dhe e fejuara shprehin pėlqimin e tyre pėr martesė legjislative e tradicionale.
    Ata qė bėjnė pėrpjekje tė dominojnė mbi tė shkurorėzuarėn e tyre nėpėrmjet kėrcėnimeve ndaj saj ose ndaj familjes sė saj, nė rast se martohet me ndonjė tjetėr, u ngjajnė njerėzve qė jetuan nė injorancėn paraislame. Tė tillė janė edhe anėtarėt e familjes sė gruas ose tutorėt e saj tė cilėt pengojnė tė shkurorėzuarėn t'i kthehet burrit tė saj me mirėkuptim sepse, siē thotė Zoti, "pėrmirėsimi ėshtė mė i mirė ".
    Nė kėtė kontekst ajeti thotė:
    "Dhe kur i lėshoni gratė, e ato e pėrmbushin afatin e tyre (tė pritjes), nėse pėlqejnė mes vete ashtu si kėrkojnė rregullat, mos i pengoni qė tė martohen pėr burrat e tyre. Nė kėtė kėshillohet ai qė prej jush e beson All-Ilahun dhe botėn tjetėr. Kio ėshtė mė e dobishme pėr ju, mė e pastėr, se Allahu e di e ju nuk e dini." (El-Bekare, 232)

    E DREJTA E BASHKĖSHORTES TĖ KĖRKOJĖ SHKURORĖZIM

    Gruaja e cila e urren burrin e vet dhe s'mund tė jetojė bashkė me tė, ka tė drejtė tė lirohet nga martesa duke ia kthyer burrit tė vet mehrin e paguar dhe dhuratat e dhuruara nga ai, ose kthimi do tė realizohet varėsisht nga pėlqimi i ndėrsjellė, gjegjėsisht mė pak apo mė shumė. Preferohet qė ai tė mos kėrkojė mė shumė se sa i ka dhėnė. Zoti i Madhėruar thotė:
    "E nėse kini frikė se ata tė dy nuk do tė mund t'i ruajnė dispozitat e All-Ilahut, atėherė pėr atė me ēka ajo bėn kompensim, pėr ata tė dy nuk ka mėkate." (El-Bekare, 229)
    Gruaja e Thabit ibn Kajsit ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thėnė: "O Pejgamberi i Zotit! Thabit ibn Kajsi s'ka kurrfarė dobėsie nė moral e nė fe por ndiej antipati ndaj tij". Pastaj e ka pyetur. "Ē'ke marrė prej tij! " e ajo i ishte pėrgjigjur: "Njė kopsht". Ai pėrsėri e ka pyetur: "A ia kthen kopshtin?", e ajo i ka thėnė: "Po!" Nė atė rast, Pejgamberi a.s. i ka thėnė Thabitit: "Prano kopshtin dhe lėshojė atė! " (Transmetim i Buhariut dhe i Nesaiut)
    I ndalohet gruas tė shpejtojė nė kėrkimin e ndarjes nga burri nė qoftė se nuk ka arsye valide. Pejgamberi a.s. thotė:
    "Ndalohet aroma e xhennetit pėr secilėn grua qė kėrkon ndarjen nga burri i vet pa arsye." (Transmetim i Ebu Davudit)

    NDALOHET TORTURIMI I BASHKĖSHORTES

    Nuk i lejohet burrit ta torturojė gruan e vet me qėllim qė ajo tė kėrkojė ndarje dhe t'ia kthejė pasurinė ose njė pjesė tė saj, pėrderisa nuk ka bėrė ndonjė amoralitet tė dukshėm. Nė kėtė kontekst, Zoti i Madhėruar thotė:
    "O ju qė besuat, nuk ėshtė e lejuar pėr ju tė trashėgoni gratė nė mėnyrė tė dhunshme e as t'i shtrėngoni pėr t'u marrė diēka nga ajo qė u keni dhėnė atyre, pėrveē nėse ato bėjnė ndonjė amoralitet tė hapur". (Nisā, 19).
    Nė qoftė se burri dėshiron tė ndahet me qėllim qė tė martohet me njė grua tjetėr, atėherė i ndalohet tė marrė diēka prej saj. Zoti i Madhėruar thotė:
    "Nė qoftė se dėshironi tė ndėrroni (tė merrni) njė grua nė vend tė njė gruaje (tė lėshuar), e asaj (tė lėshuarės) i keni pas dhėnė shumė tė madhe, mos merrni prej saj asnjė send. A do ta mermi atė pa tė drejtė e ne mėnyrė mizore? Dhe si mund ta merrni atė kur njėri - tjetrit i jeni bashkuar (nė njė shtrat) dhe kur ato kanė marrė prej jush njė besė tė fortė?" (Nisā, 20-21).

    NDALOHET BETIMI ME BRAKTISJE (NGA BASHKĖSHORTJA)

    Njė prej karakteristikave pozitive tė Islamit ėshtė mbrojtja e tė drejtės sė gruas. Islami ndalon burrin ta hidhėrojė gruan e vet dhe tė largohet prej shtratit tė saj e tė largohet prej saj aq sa nuk mund tė pėrballojė natyra e saj femėrore. Nė qoftė se betohet se nuk do t'i afrohet (se nuk do tė ketė marrėdhėnie gjinore me tė) i jepet afat prej katėr muajsh, por nėse qetėsohet shpirti i tij, ėmbėltohet hidhėrimi i tij dhe, e kaplon ndėrgjegjja para pėrfundimit tė katėr muajve, ose nė fund tė kėsaj periudhe, atėherė Zoti ia fal gabimin dhe ia hap derėn e pendimit tė sinqertė, ndėrsa ai obligohet ta kompensojė betimin me pendim.
    Nėse kjo kohė kalon pa u penduar dhe pa iu kthyer gruas, atėherė kjo shkurorėzohet pėr shkak tė lėnies pasdore tė tė drejtave tė saj.
    Disa fukaha e shkutorėzojnė pas kalimit tė kohės sė tillė pa e pritur fare vendimin e gjyktėsit, kurse disa tė tjerė e pezullojnė procesin te gjykatėsi pas kalimit tė kohės dhe prej njeriut tė tillė kėrkohet qė tė qetėsohet e tė pajtohet me gruan ose tė bėhet shkurorėzimi, dhe nė kėtė rast, ai ėshtė plotėsisht i lirė nė zgjedhje.
    Betimi nė braktisjen e gruas nė sheriatin Islam njihet me emrin " īlā'u ", qė theksohet edhe nė Kur'an:
    "Pėr ata qė betohen se do tė largohen prej grave tė tyre (tė mos kenė kontakt me to), afati i pritjes ėshtė katėr muaj. Nė qoftė se pendohen (heqin dorė nga betimi), s'ka dyshim se All-Ilahu bėn falje dhe mėshiron. E nė qoftė se ata kanė vendosur pėr shkurorėzim, All-llahu dėgjon (fjalėt e tyre), i di (qėllimet e tyre)". (El-Bekare, 226-227).
    Afati katėrmujor ėshtė caktuar me qėllim qė tė jepet mundėsi e plotė pėr t'u kthyer burri nga betimi dhe t'i kthehet rrugės sė drejtė, si dhe kjo ėshtė periudha mė e gjatė e gruas nė tė cilėn mund tė durojė largimin nga burri i vet.
    Nė kėtė kontekst komentuesit komentojnė ngjarjen qė ka ndodhur me Umerin r.a. gjatė kontrollit tė tij natėn nėpėr Medine, gjegjėsisht dėgjmin e tij tė njė gruaje qė recitonte:
    "Nata ėshtė e gjatė dhe errėsira mė ka kapluar.
    Nuk mė flihet, ngase nuk kam shok pėt tė luajtur,
    Betohem nė Zotin, se sikur tė mos frikohesha prej Tij
    do ta shkatėrroja kėtė shtratė copė-copė".
    Pasi e dėgjoi Umeri, e hulumtoi rastin e saj dhe zbuloi se burri i saj kishte shkuar nė njė ekspeditė ushtarake para njė kohe tė gjatė. Nė atė rast e pyeti motrėn e vet Hafsen: "Sa gjatė mund tė qėndrojė gruaja e ndarė nga burri?, e ajo i pėrgjigjet: "Katėr muaj!" Pas kėsaj ngjarjeje, udhėheqėsi i besimtarėve (Umeri r.a.) vendosi qė tė mos e largojė asnjė tė martuar nga gruaja me shumė se katėr muaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 22-10-2003 mė 15:52

  18. #18
    A-LEK-SA-NDER=1>SHUMA! Maska e ermal:j
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    SHAM
    Postime
    45

    sigurisht qe po

    ne te gjitha pikpamjet ajo cfar thua eshte e verteta duke te pergezuar te uroj gjithashtu selam.

  19. #19
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    Mendoj se shkaqet e divorcit jane nga me te larmishmet dhe eshte shume e veshtire te besh dallimin. Por them se ne shqiperi shkaqet kryesore jane ekonomia shume e dobet si dhe injoranca e mirfillte per raportet njerezore. Megjithate pergjegjesia eshte nga te dyja palet, vecse ndarja e pergjegjesive eshte e veshtire si per burrin dhe per gruan.
    Si perfundim them se kohet e fundit dhe ka nje mungese te theksuar vullneti per te mirmbajtur raportet martesore si dhe nje vetliri te ekzagjeruar nga te dyja gjinite. Ndaj behet i pranishem divorci.
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 12:38
  2. Shkaqet e shkurorėzimeve tė shumta.
    Nga AGREPI_25 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 28-02-2009, 18:13
  3. Shkaqet aktuale tė divorcit nė Kosovė
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 18:29
  4. Divorci dhe pasojat mbi femijet
    Nga AuGuSt_ nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 04:32
  5. Ēfare do te doja te kisha ditur para se te Divorcohesha!
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2006, 20:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •