Shkenca dhe Feja praktikisht kane lindur qe me krijimin e njerezimit dhe shpesh here kane qene ne opozite me njera-tjetren.
Feja eshte sistem i gjere besimesh, vlerash etj qe ndiqen nga persona dhe grupe te vecante gati ne te gjitha shoqerite e Botes.
Ajo i ka mesuar dhe i meson njerezit te udhehiqen nga principe te forta morale duke i treguar se cfare eshte e drejte dhe cfare e gabuar, cfare duhet te bejne dhe cfare JO.
Shumica e njerezve ne kete Bote ne nje menyre apo ne nje tjeter jane Fetare, pavaresisht se ka shume te tjere qe nuk jane te tille por besojne ne Zot, ashtu sikurse ka dhe te tjere qe nuk besojne fare dhe ne Zot, pra jane Ateiste.
Megjithate, ka shume grupime ne fe apo sekte te ndryshme qe besojne ne Nje apo Shume Zote dhe qe ndjekin rituale te ndryshme. Ata kane menyrat e tyre per te shfaqur besimin dhe peruljen nga Zotit.
Si cdo gje ne kete Bote, dhe Feja nuk ka vetem anet Pozitive por dhe ato Negative te saj.
Per shkak te imponimit dhe persekutimit, i mesoi njerezit qe te jene teper konformiste dhe te pranojne gjithcka si te Vertete duke mos i dhene mundesi per te eksploruar dhe inovuar.
Ajo qe e ka pesuar direkt kete konformizem ka qene pikerisht Shkenca e cila gjate viteve te absolutizmit fetar evoloi shume pak.
Sot ne nje ore, behen me teper shpikje sesa jane bere ne nje Shekull dikur.
Shume shkencetare dikur i kane paguar teper shtrenjte zbulimet e tyre te cilat ne sot i marrin si te verteta pa piken me te vogel te dyshimit.
Psh, per shekuj e mijevjecare me rradhe, Toka eshte menduar qe ka qene e Rrafshet dhe Qendra e Universit.
Sot, jo vetem qe shihet qe ajo eshte e rrumbullaket, por qe eshte nje Planet i Zakonshem si gjithe te tjeret, ne nje Sistem Diellor si gjithe te tjeret, ne nje Galaktike si gjithe te tjerat.
Kjo Teme titullohet Shkenca vs. Fese jo pa qellim.
Ne rast se keto jane ne opozite me njera-tjetren, si mendoni se kush po fiton e kush po humbet terren dhe a jane te lidhura keto ne menyre te pandashme me njera tjetren?
A mendoni se ne nje te ardhme Feja do ti lere rrugen shkences apo do te qendrojne te dyja bashkarisht?
Kini parasysh qe te Besosh ne Zot, nuk dmth qe duhet te jesh fetar patjeter.
Mund te shprehni mendimet tuaja.
PS. Ju lutem mos e kaloni temen ne debate Fetare pasi nuk eshte hapur per kete qellim.
Krijoni Kontakt