Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Loti i kristalt
    Anėtarėsuar
    10-07-2002
    Postime
    46
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Aleksander Moisiu

    Opera e Oborit, ne qytetin perandorak te Vjenes, galeria e katert, nje vend nga ata qe kushtojne dyzet grosh por qe me ishte dhene gratis nga shefi I duartrokitesve. Fausti I Gunoit dhe zorret qe me kercisnin. Por c rendesi ka kjo, kur je vetem tetembedhjete vjec e gjysme! Prane meje rrinte nje vajze. Shikimi im I shpeshte qe I hidhja rreshqitas, megjithese ishte erresire,mundi te vinte re nje fytyre te hijshme dhe te embel, floke te verdhe te mbyllur. Para fillimit te aktit te dyte ne nisem te flisnim me njeri -tjetrin. Nje ze I ngrohte. Lumtluria erdhi,me ne fund! Kur je kaq I ri, gjithmone thua : me ne fund, sepse s te d el koha. (Kurse ne te vertete,gjithe ajo kohe rri e pret kot). Fqinja ime me Akti zhvillohej ne kopsht: Te dashuroj, e ytja jam, dot s te harroj? Une hap pellemben e dores sime, te se djathtes,dhe vertet, ne menyre te pavetedijshme, e afroj pak drejt saj?dhe ajo, pa me veshtruar,ve doren e saj te majte, ate te zemres,heshturazi ne timen. Un s guxoj qe ta shterngoj kete dore te vogel e te dredhur?e mbaj me kujdes pasi nje zokth te gjore, e mbaj per nje kohe te gjate, shume te gjate -derisa mbaron akt Pushimi I madh. Me kot I lutem, qe te dalim pak e te shetisim. Un filloj e behem kembengules. Ajo me falenderon me nje shikim te frikesuar, qe s po mundem ta kuptoj,dhe nuk leviz nga vendi. Une s I ndahem, kam deshire te madhe t ia mbush mendjen per nje piknik neser, pasneser, shpejt, sa me shpejt? kam shume qejf te bredh me te ne pyllin e Vjenes, permbi ne det te te tere gjethesh te verdha, sepse eshte vjeshte dhe, ne ke Sa bukur do te ishte? Nuk besoj , qe ju do te shkonit me mua?, me pergjigjet ajo dhe un prape s po mund ta marr vesh. I pergjerohem, I betohem,harroj cdo kufi. Pst!Pst!Qetesi! hungerojne nga te gjitha anet.(Kane te drejte!Por, o Perendi ! Une jam vetem tetembedhjet vjec e gjysme!) O kor engjesh,tufe qiellore, per jete-stine?-Bie sipari.Une plotesoj detyren time si duartrokites I Operes se Oborrit, pastaj ngrihem.Ajo qendron ulur. Eshte me mire qe te ngriheni? Shkoni ju, une me siguri nuk do te dal me ju, me siguri qe jo, me pergjerohet ajo. Une ia rrembej nga dora marken e garderobes.Fitore kam nje peng! Sulem dhe marr mantelin e saj, pastaj kthehem dhe, me mantel ne dore ia mberthej syte deres.Pres. Dhe ja, me ne fund?nje vajze e cale me afrohet, duke zvarritur hapat. Me lejon qe t ia mbaj mantelin. Shum faleminderit, -thote ajo me ze te te vrazhde dhe me veshtrim te perhumbur diku ne zbrazetire. Une s arrij ta fsheh dot tmerrin tim, belbezoj dicka si Mirupafshim!? ?.Pothuajse se nje jete njeriu ka kaluar qe nga ajo mbremje.Qe atehere shume dolli jane ngritur per mua:Pije te embla, te tharta, te hidhura?Por prapseprape ky cerek-shekulli nuk ishte aq I embel, aq I tharte dhe aq I hidhur sa duhej, saqe te bente qe un ta harroja, se atehere arriti te shuhej e gjithe dashuria dhe I gjithe mrekullimi, vetem e vetem sepe?njera kembe ishte me shkurter se tjetra. Ate krijese te mjere un e kerkova gjate gjithe ketyre viteve, sic mund te kerkoj driten nje I denuar me erresire te perjetshme ?.e kerkova me sy te e me zemer. Por kurre nuk e takova. Kam bredhur dhe kam pare nje pjese te mire te lemshit tone tere plage,shum gjera te jetuara I harrova ne menyre mosmirenjohese,disa edhe I ruajta me kujdes.Por kurren e kurres une s do ta harroj ate, calamanen e gjore, e cila ndejti prane meje atje ne galerine e katert dhe qe s desh te ngrihej me asnje menyre, vetem e vetem per te fshehur te meten e saj nga nje veshtrim, I cili e ledhatonte. Sot, pas njezet e pese vjetesh, une I them asaj: Me falni!- dhe ia puth duart si fajtor.

    (Tregimi I pabotuar I Aleksander Moisiut eshte zbuluar ne Vlore, 1999)

    e zgjodhi: Servet Demiri
    ''C'do gje fillon nga mendja , dhe perfundon ne mendje''

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    41
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    Aleksander Moisiu

    E Hene, 21 Mars 2005


    MOISIU NDERON NE ZVICER ALEKSANDER MOISIUN

    Presidenti Alfred Moisiu mori pjese dje ne takimin nderkombetar me rastin e 70-vjetorit te vdekjes se aktorit shqiptar me fame boterore Aleksander Moisiu. Takimi "Lule per Aleksander Moisiun" u zhvillua ne Lugano te Zvicres, ku edhe prehen eshtrat e aktorit te shquar shqiptar. Duke vleresuar figuren e aktorit Moisiu, pasardhes i trungut familjar i te cilit eshte edhe vete, Presidenti Moisiu tha: "Neper shekuj, midis personaliteteve brilante me te cilat krenohet, popullit shqiptar i ka dhene botes se qyteteruar edhe kete aktor te pashoq, qe do t'i bente nder cdo populli dhe cdo kulture boterore". Ne takim merrnin pjese dhe folen edhe perfaqesues te larte nga Shqiperia e Kosova si dhe studiues gjermane, italiane e shqiptare. Pas takimit, pjesemarresit vizituan dhe vendosen lule ne varrin e aktorit te shquar dhe gruas se tij ne Morkote. Presidenti Moisiu vendosi nje kurore ne emer te familjes Moisiu dhe ne emrin e tij si President i Shqiperise. Presidenti Moisiu i shoqeruar nga kryetari i Bashkise se Morcotes, pas vendosjes se kurores, me nje fjale te shkurter falenderoi te pranishmit per pjesemarrjen duke nenvizuar se figurat dhe vlerat me te mira shqiptare duhet te nderohen dhe te behen me te njohura per boten pasi keshtu ngreme me lart kombin tone. Me pas, kryetari i Bashkise organizoi nje pritje per nder te Presidentit Moisiu, ku aktoret Mirush Kabashi dhe Cun Lajci ekzekutuan pjese te njohura nga krijimtaria e tyre. Gjithashtu kreu i shtetit zhvilloi takime me drejtues te komuniteteve shqiptare dhe personalitete shqiptare pjesemarrese nga SHBA-ja, Kosova, Maqedonia. Aktivitetet e dites se djeshme u mbyllen ne Zyrih, ku u ndoq filmi "Aleksander Moisiu".


    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur


    Gjithe keto aktivitete jane sponsoruar nga Mabetex, kompania e miliarderit shqiptar Pacolli.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-11-2004
    Vendndodhja
    zvicėrr
    Postime
    25
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ja dhe disa foto nga evenimenti ne fjalė...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    A te duhen luftetarė?
    Dhe arratinė armiku te marrė?
    A do botės ti vesh zjarrė?
    Merr nja dhjetė kosovarė.
    NOLI

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-11-2004
    Vendndodhja
    zvicėrr
    Postime
    25
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Nė foton e parė, pamje nga hyrja e Hotelit Swiss Diamond Olivella ku valon gjithnje flamuri shqiptar.
    Nė foton e dytė, momente nga fjala e kryebashkiakut tė Morcotes.
    Nė foton e tretė po "garoja" me fotografin e mirenjohur Fadil Berisha.
    Fotoja nė vazhdim: Sylė Mujaj, koordinator i manifestimit pėrkujtimor "Lule pėr Moisiun" me pres. Alfred Moisiu.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    A te duhen luftetarė?
    Dhe arratinė armiku te marrė?
    A do botės ti vesh zjarrė?
    Merr nja dhjetė kosovarė.
    NOLI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    254 falenderime nė 229 postime

    Dritė e re pėr origjinėn shqiptare tė Aleksandėr Moisiut

    Sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė arkivės, Shaban Sinanit, kėto dy dokumente do tė jenė referime tė mira nė lidhje me atdheun e vėrtetė tė Aleksandėr Moisiut

    Dritė e re pėr origjinėn shqiptare tė Aleksandėr Moisiut


    Belina Budini


    TIRANĖ – Nė tė gjallė tė tij e kanė quajtur “aktori pa atdhe” dhe “ēifut”. Cvajgu, nė njė portret kushtuar aktorit tė famshėm, e njeh si italian. Ende gjenden jetėshkrime pėr aktorin, qė kanė mospėrputhje pėrsa i pėrket vendlindjes: Trieste apo Durrės? Sado rastėsore dhe jodomethėnėse qė tė jetė, vendi ku ai u lind nė vitin 1879, ishte Trieste, edhe pse nė moshėn 4- vjeēare dhe deri sa mbushi 20 vjeē jetoi nė Durrės. As pasaporta shqiptare qė kėrkoi mė 1933-shin dhe iu dha nga shteti shqiptar mė 1934, nuk ka mjaftuar pėr disa syresh qė ta konsideronin Aleksandėr Moisiun si shqiptar, ndėrkohė qė ai vetė deklaronte se ishte i tillė dhe zotėronte certifikatė shqiptare tė lėshuar nga Princ Vidi. Por, pėr herė tė parė, mėsohet ekzistenca e njė certifikate pagėzimi tė Aleksandėr Moisiut e lėshuar nga zv.metropoliti i Kavajės dhe qė hedh njė dritė tė re nė faktet dhe dokumentet pėr origjinėn e aktorit. Bėhet fjalė pėr dy shkresa zyrtare tė ruajtura nė Arkivin Qendror dhe qė i referohen legalizimit tė certifikatės sė pagėzimit tė Aleksandėr Moisiut.
    Shkresat zyrtare nė lidhje me certifikatėn e pagėzimit tė aktorit, i pėrkasin Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė qė i drejtohej Ministrisė sė Drejtėsisė dhe Ministrisė sė Punėve tė Jashtme. Datojnė nė korrik tė vitit 1938, kur aktori nuk jetonte dhe janė nėnshkruar nga kryetari i Kishės Ortodokse Autoqefale, kryepeshkop i gjithė Shqipėrisė dhe nga ministri i Drejtėsisė sė Mbretėrisė Shqiptare. Qė tė dy kėto dokumente pėrmendin Metropolinė e Kavajės, e cila posedonte certifikatėn e pagėzimit tė dramaturgut shqiptar Aleksandėr Moisiu. Kisha Ortodokse nė shkresėn e saj kėrkon qė kjo certifikatė tė legalizohet nga Ministria e Drejtėsisė dhe qė prej andej t’i dėrgohet Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, pikėrisht Drejtorisė Politike, qė ia kishte kėrkuar kėtė dokument Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Kėtu duhet tė ketė pėrfunduar udhėtimi i certifikatės sė pagėzimit tė Aleksandėr Moisiut, qė e “sjell” kėsisoj atdheun e tij sėrish nė Shqipėri dhe pikėrisht nė vendlindjen e babait tė tij, Moisi Moisiut, nė Kavajė, ku dokumentet konfirmojnė se ėshtė pagėzuar Aleksandėr Moisiu.
    Mė konkretisht, nė letrėn zyrtare tė Kishės Ortodokse shkruhet: “Bashkėmbyllun kemi nderin me i dėrgue Asaj P.T. Ministrije njė cetifikatė tė sė Hirshmes Zavendėsis Mitropolitane tė Kavajės, qė i pėrket tė ndjerit dramaturg shqiptar Aleksandėr Moisi, me lutje qė, pasi tė legalizohet edhe prej Asaj P.T. Ministrije, t’i dėrgohet P.T Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Drejtorisė Politike, e cila na e ka kėrkue me anė tė shkresės sė saj NR: 279.XIV. P.I. datė 16.07.1938. Me nderime tė posaēme, Kryetar i Kishės Orthodhokse Autoqefale Kryepiskop i gjithė Shqipėnis Kristofor”. Tė njėjtėn shkresė, Ministria e Drejtėsisė e ka marrė dhe sigluar mė 23 korrik 1938 dhe ia ka adresuar Ministrisė sė Jashtme. Mė konkretisht, nė letrėn zyrtare tė Ministrisė sė Drejtėsisė thuhet: “Nė lidhje me t’atjeshmen nr. 2790/XIV, datė 16 tė vazhduesit, bashkė me dublikatėn e shkresės nr541, datė 23, tė Kryesisė sė Kishės Ortodokse Autoqefale, kemi nderin me Ju paraqitė njė ēertifikatė pagėzimi tė lėshueme prej Zav. Metropolitit tė Kavajės, simpas kėrkimit t’asaj P.T. Ministrije”.
    Sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė arkivės, Shaban Sinanit, kėto dy dokumente do tė jenė referime tė mira nė lidhje me atdheun e vėrtetė tė Aleksandėr Moisiut. Fakti qė janė deshifruar kaq vonė, ka tė bėjė, sipas tij, me pamjen e dokumenteve rutinė qė ato kanė. “Dokumente tė tilla si cetifikatat e pagėzimit tė lėshuara nė ato vite, pra nė vitet tridhjetė nga Kisha Ortodokse e Shqipėrisė, janė dėshmi tė qarta tė shtetėsisė sė personit tė cilit i pėrkiste kjo certifikatė, pasi njė dokument i tillė lėshohej nė atdheun e tė pagėzuarit”, - shpjegon Sinani.

    DOKUMENT

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipnis
    Kryesia e Sinodhit tė Shenjtė
    Tiranė, mė 23. 07. 1938

    P.T.
    Ministrisė sė Drejtėsisė
    Tiranė

    Bashkėmbyllun kemi nderin me i dėrgue Asaj P.T. Ministrije njė ēetifikatė tė sė Hirshmes Zavendėsis Mitropolitane tė Kavajės, qė i pėrket tė ndjerit dramaturg shqiptar Aleksandėr Moisi, me lutje qė, pasi tė legalizohet edhe prej Asaj P.T. Ministrije, t’i dėrgohet P.T Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Drejtorisė Politike, e cila na e ka kėrkue me anė tė shkresės sė saj NR: 279.XIV. P.I. datė 16.07.1938.

    Me nderime tė posaēme

    Kryetar i Kishės Orthodhokse Autoqefale Kryepiskop i gjithė Shqipėnis
    KRISTOFOR


    DOKUMENT

    Mbretnia Shqiptare
    Ministria e Drejtėsisė

    Tiranė, mė 26 korrik 1938

    P.T.
    Ministrisė sė Punėve tė Jashtme
    Tiranė

    Nė lidhje me t’atjeshmen nr. 2790/XIV, datė 16 tė vazhduesit, bashkė me dublikatėn e shkresės nr. 541, datė 23, tė Kryesisė sė Kishės Ortodokse Autoqefale, kemi nderin me Ju paraqitė njė ēertifikatė pagėzimi tė lėshueme prej Zav. Metropolitit tė Kavajės, simpas kėrkimit t’asaj P.T. Ministrije.

    MINISTRI (firma)

    Njohja
    Moisiu, italian nė portretin e Cvajgut

    Stefan Cvajg, gjahtar i personazheve mė interesantė tė kohės sė vet dhe kohėve para tij, skalitės i shquar i portreteve njerėzore nga mė tė ndėrlikuarit, ka pėrvijuar edhe njė portret lamtumire tė aktorit Aleksandėr Moisiu. Megjithatė, edhe Cvajg e ka njohur atė, gabimisht, pėr italian. Dhe duket se e ka njohur Moisiun jo vetėm si aktor, por nga afėr. “Zėri i tij ishte mė harmonik, mė depėrtues, mė melodioz, mė i butė sesa zėrat gjermanė, nė tė spikaste njė melodiozitet i ngrohtė, plot diell, tė dukej sikur ishte Juga ajo qė e kishte sjellė nė flatrat e saj, duke kapėrcyer male”. Cvajg shkruan mė tej se shikimi filozofik dhe thellėsisht njerėzor i problemeve njerėzore e interesonte shumė aktorin. “Kush ka patur fatin e lumtur ta njihte nga afėr, e di se gjėja qė bėnte mė me pasion Aleksandėr Moisiu, ishin diskutimet dhe debatet nė temė filozofiko-morale. Debatet e nxehta nė kėto tema mė janė tė paharruara. Ku jeni, o net tė gjata, kur rrinim tok me tė, me mikun tim tė shpirtit, me mė tė shtrenjtin e miqve dhe ai merrte zjarr, jepte e merrte si dinte ai pėr ēėshtje tė filozofisė dhe tė moralit... Kurse unė vetė do tė kujtoj edhe mbrėmjet e kaluara me tė nė rini, ēastet kur rrija me sy tė mbyllur pėr tė shijuar dhe pėr tė depėrtuar sa mė thellė nė muzikėn mahnitėse tė zėrit tė tij magjepsės, qė pėrsėri i hapja pėr tė mos lėnė tė mė shpėtonte asnjė lėvizje e tij; do t’i gjallėroj nė kujtesė takimet pas shfaqjeve, kur suleshim ta pėrqafonim kush e kush mė i pari, nė mos, tė paktėn, t’i preknim pak dorėn...”.

    Shtypi
    Moisiu deklaronte: “Jam shqiptar”

    Nė njė intervistė dhėnė shtypit tė huaj nė vitin 1917, Aleksandėr Moisiu deklaronte: “Babai im rrjedh nga njė familje shqiptare, njė pjesė e sė cilės ende edhe sot vazhdon tė jetojė nė Shqipėri. Unė zotėroj njė certifikatė qytetare tė lėshuar nga qeveria e pėrkohshme e Pinc Vidit”.

    Atdheu
    Lutjet pėr njė pasaportė shqiptare

    Nė nėntor tė vitit 1933, Aleksandėr Moisiu i drejtohet legatės shqiptare me njė lutje pėr t’u pajisur me pasaportė shqiptare. Kėrkesėn ia adresoi Ministrisė sė Jashtme. Nė kėtė letėr shkruhej: “Artisti i njohur prej gjaku dhe fisi shqiptar, zoti Aleksandėr Moisiu, iu drejtua sot kėsaj konsullate me lutje qė t’i akordohet sa mė parė shtetėsia shqiptare, bashkė me zonjėn e tij, Johana Tervin Moisiun. Ky artist i pėrmendur, qė nuk ka mohuar kurrė kombėsinė shqiptare, dėshiron qė t’i njihet shtetėsia shqiptare. Ai refuzoi tė gjitha shtetėsitė e tjera dhe dėshiron tė pranohet vetėm si shtetas shqiptar, siē ka qenė familja e tij, e dalė me kohė prej Kavaje”, (Dokument arkivor, rezervat i legatės shqiptare nė Vienė, 7 nėntor 1933).

    Jetėshkrimi i Aleksandėr Moisiut

    Moisiu ka lindur nė Trieste mė 2 prill 1879, me baba nga Kavaja dhe nėnė arbėreshe. Babai i tij, Moisi Moisiu, ishte njė tregtar dhe nė vitin 1860 transferohet nė Trieste, ku njeh edhe gruan e tij tė ardhshme, Amelia de Radėn. Kur Aleksandri mbushi 4 vjeē, familja e tij u rikthye nė Shqipėri.
    Pasi kishte kaluar fėmijėrinė e tij nė Durrės, nė Trieste dhe nė Graz, kur mbushi 20 vjeē, Aleksandėr Moisiu u sistemua pėrfundimisht me nėnėn e tij dhe dy motrat nė Vienė. Me pėrkrahjen e aktorit austriak Josef Kainz, pikėrisht aty nisi karriera e aktorit tė ri qė nė vitet e mėvonshme tė shekullit XX do tė shndėrrohej nė njė nga personazhet mė tė mėdha tė skenės evropiane.
    Mė vonė Moisiu u transferua nė Pragė dhe mandej nė Berlin, ku gjeti pėrkrahjen e Max Resinhard. Bėri njė turne shfaqjesh me trupėn teatrale tė Reinhardit dhe 100 trupa ndėrkombėtare tė tjera nė vende tė ndryshme tė Evropės dhe tė Amerikės Jugore dhe Veriore. Akoma i pakrahasueshėm me askėnd tjetėr mbetet roli i Fedias nė "Kufoma e gjallė", e Leon Tolstoit, interpretuar 1 400 herė prej tij dhe i shikuar nga mė shumė se gjysmė milionė spektatorė nė botė. Moisiu ndoqi Ansamblin “Reinhard” nė Rusi nė 1911-ėn dhe u duartrokit shumė nė Shėn Petėrburg nga kritiku dhe dramaturgu Anatoliy Lunacharsky (1875-1933) pėr interpretimin e Edipit. Duke u bėrė njė aktor universal, repertori i tij i interpretimeve pėrfshinte krijimtarinė e dramaturgjisė evropiane qė nga tragjedianėt e lashtė tė Greqisė e deri te shkrimtarėt modernė tė shek XX. Ai ishte i pari nė Evropė qė interpretoi karaktere nga Strindbergu, Tolstoi, Ēehovi, Pirandelo, Hofmanstali etj. Midis roleve tė tjerė, pėr tė cilėt Aleksandėr Moisiu mbahet mend nė veēanti, janė Hamleti, Fausti, "Trupi i gjallė" i Tolstoit dhe Dubedati nė "Dilema e Doktorit" tė George Bernard Show. Megjithėse ishte kryesisht aktor teatri, Aleksandėr Moisiu u shfaq nė 10 filma nga viti 1910 deri nė vitin 1935, nga tė cilėt 7 filma pa zė dhe 3 me zė. Nė vitin 1934, me kėrkesė tė tij, autoritetet shqiptare tė asaj kohe i dhanė atij pasaportėn shqiptare. Aleksandėr Moisiu vdiq mė 22 mars tė 1935-ės. Megjithėse u bė i famshėm nė tė gjithė botėn, ai nuk e harroi vendlindjen. Dhe nė fakt, nė vitin 1934, pas njė lutjeje drejtuar shtetit shqiptar, kėrkesa e tij pėr pasaportė shqiptare u aprovua. Aleksandėr Moisiu vdiq vetėm njė vit mė vonė dhe varri i tij gjendet pranė liqenit tė Luganos nė Zvicėr.

    Aktori
    Fragment nga kujtimet e aktrimit tė Aleksandėr Moisiut
    Ja ēfarė shkruante Aleksandėr Moisiu nė kujtimet e tij: "Doni tė dini sesi i interpretoj personazhet? Zhvishem gjithmonė nga personaliteti im dhe vesh personalitetin e rolit qė interpretoj. Kur recitoj, nuk gėnjej kurrė. Personazhi qė interpretoj merr frymė bashkė me mua. Hamleti, Fedia, Poza dhe Dubedot, tė gjithė bėjnė pėr mua. Me ata jetoj, me ata kaloj kohėn. Me ata qesh, me ata qaj, me ata emocionohen dhe me ata vuaj. Kėnga e tyre ėshtė kėnga e jetės sime”.

    Kanė thėnė pėr Moisiun

    "Unė gjeta te Moisiu aktorin e vėrtetė qė kėrkoja",
    nga Max Reinhard, reformator i skenės gjermane.

    "Hamleti ėshtė shkruar pėr Moisiun dhe Moisiu ėshtė lindur pėr tė interpretuar Hamletin dhe vetėm Hamletin, vetėm ai",
    nga Max Brod, shkrimtar dhe mik i ngushtė i Franc Kafkės.

    "Zėri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diēka unike, diēka e cila nuk ishte parė mė parė asnjėherė nė skenėn botėrore tė artit",
    nga Franc Kafka, shkrimtar.

    "Nėpėrmjet interpretimit tė rolit tė Hamletit, Moisiu fitoi dashurinė e spektatorit francez",
    nga Andre Antuan, reformist i teatrit francez.

    K. Stanislavski shkruan: "Njė artist edhe njė njeri kaq i madh sa Moisiu, i pėrket tė gjithė botės".




    30/05/2005
    KATEGORIA: Dossier

    Marre nga Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Te them te drejten, nuk e dija qe ende kishte dyshime per shqiptarine e A. Moisiut.

    Cfare s'po degjojme?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ArberXYZ : 30-05-2005 mė 14:02

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,865
    Faleminderit
    63
    750 falenderime nė 620 postime

    Pėr: Aleksander Moisiu

    Aleksandėr Moisiu, kundėr kohės e harresės

    Aleks Buda

    Krijuesi i skenės e ka mė tė vėshtirė se ēdo artist tjetėr qė tė luftojė kundėr kohės e harresės, qė vepra e tij tė ēmohet, shijohet e studiohet e images (5)shkėputur nga ēasti i krijimit, e shkėputur edhe nga krijuesi i saj, siē mund tė bėhet me librin, pėlhurėn apo gurin e gdhendur,

    Edhe vetė Moisiu e ka theksuar dikur kėtė karakter tė njėhershėm e tė papėrsėritshėm tė artit tė aktorit, ndoshta me keqardhje. Por “artisti i madh tejkalon kohėt”, – kjo fjalė e Gėtes vlen po aq pėr Aleksandėr Moisiun qė la gjurmė tė gjalla nė fytyrėn artistike-kulturore tė kohės sė vet, njė kontribut tė shquar nė thesarin e kulturės botėrore, tė pavjetėrsuar edhe nė ditėt tona, ndonėse me dėshpėrim mė duhet tė them se ēka ėshtė ruajtur nga zėri i tij ėshtė larg realitetit. Nuk kam pėr ta harruar kurrė, e kujtoj edhe sot oshėtimėn e zėrit tė tij nė rolin e Jedermanit. Nuk mund ta shpreh dot mė bukur se ē’e ka thėnė pėr tė shkrimtari austriak, Vilhelm Shmidbom:

    “Zėri yt flet duke kėnduar, por edhe me zemėrim, sikur hedh shkėmbinj e lisa, njė vigan qė nė britjen e tij grumbullon zėrin e botės e qetėsohet pastaj, i ndritur nga drita e njė bote tė ēuditshme. Trupi yt, tretet, sallė e mure zhduken – vetėm zėri yt mbetet, qė ka marrė zėrin tim nga goja. Ajo qė mbetet prej teje kur zėri yt jehon pėrtej mureve ėshtė njė njeri i vetėm sa unė, si unė”.

    Tė njėjtėn gjė provoja dhe unė, kur isha i ri, nė amfiteatrin antik tė Salcburgut, ku luheshin opera tė Moxartit dhe shfaqje teatrore. Aty Moisiu ishte i ftuar i pėrvitshėm nė festivalin e teatrit tė organizuar nga regjisori i shquar, Maks Rainhard (Max Reinhard). Ai ishte aktori kryesor i dramave qė luheshin. Sapo fshihej dielli dhe perdja fillonte tė ngihej ngadalė (sepse shfaqja jepej pėrjashta), kudo zotėronte heshtja dhe nė skenė –vetėm Ai. Me fisnikėrinė e sjelljes, harmoninė e zėrit, me lėvizjet, qė pėrbėnin madhėshtinė e aktorit, me improvizimin qė i bėnte pjesės duke i dhėnė njė jehonė tė re dramės, ai ishte i papėrsėritshėm.

    Nė njė natyrė mahnitėse, me male madhėshtore nė sfond, nė arkitekturėn e mrekullueshme tė njė skene tė improvizuar jehonte si oshėtimė zėri: “Jedermann, Jedermann”. ‘Jedermann’ shqip do tė thotė ‘ēdo njeri’. Kėtė titull mbante drama e Hofmanshtalit, me njė subjekt mesjetar qė zhvillonte idenė ekzistencialiste: Njeri, mos mendo pėr tė tjerėt, shpejt do tė vijė vdekja e do tė mbarosh. Ndėrsa Moisiu nė kundėrshtim me konceptimin pesimist tė Hofmanit e interpretoi dramėn duke i dhėnė forcė idesė sė jetės kundėr vdekjes, ide e lartė qė aktori i madh e ka mishėruar nė shumė figura dramaturgjike. Ėshtė kjo veēori krijuese njė anė e spikatur e artit tė tij.

    Moisiu – Jedermann bėri tė pamundurėn dhe arriti me madhėshtinė e tij tė sfidojė vdekjen, jeta e shfaqi si kurrė ndonjėherė kuptimin e saj nė rėnien e Jedermannit, qė fitoi lirinė e plotė si njeri, pikėrisht nė momentin e vdekjes, duke shkelmuar iluzionet e shoqėrisė sė gėnjeshtėrt ku jetoi. Njė skenė pa stolisje, pa dekor, ku zotėronte vetėm zėri i papėrsėritshėm i Moisiut tregoi se ē’forcė tė madhe transformuese mund tė ketė artisti.

    Ē’ėshtė e vėrteta, siē thotė edhe Tomas Mani duke folur pėr vlerat e regjisorit Maks Rainhard ‘njė meritė e madhe e tij ėshtė se zbuloi poezinė rinore aq melodioze tė Moisiut, tė cilėn me durim dhe bindje e mbrojti dhe e ēoi deri nė fitore, megjithėse kritika dhe publiku ishin disi skeptikė ne fillim”.

    *Fragment nga libri me kujtime i autorit.

Tema tė Ngjashme

  1. Aleksander Moisiu
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 13:58
  2. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:17
  3. Aleksandėr Moisiu - Si u krijua njė legjendė
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 01:07
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •