Me shëndet ato stoli - Labe humoristike (Vlorë)
Marrës: Vasil Sera
Kthyes: Viron Laçi
________
Hopa-hopa këngën'o
Këngën'o, vallen'o
shkojnë dhe vijnë zonjat'o
vallë kë martojën'o
breshkën e ugarit'o
xhindurinë e malit'o
Shkoni moj zonja, shkoni
qeshni dhe këndoni
siç e do zakoni
Bërr, bërr, bërr, gjinde! - tha
Po do vish ti moj bejkëza!
Fjeta mbrapa malit
gjetçë frërin e kalit
ia vara gomarit
Gërr, gërr, gërr, zonja dhi
me shëndet ato stoli!
Hajd' t'ia marrim këngës'o
Këngës'o, valles'o
shkojnë dhe vijnë zonjat'o
vallë kë martojën'o
breshkën e ugarit'o
xhindurinë e malit'o
Shkoni moj zonja, shkoni
qeshni dhe këndoni
siç e do zakoni
S'vij, s'vij, s'vij! - ftuja tha
Po do vish ti moj zonjëza!
Fjeta mbrapa malit
gjetçë zilen e kalit
ia vara gomarit
Gërr, gërr, gërr, zonja dhi
me shëndet ato stoli!
Hopa-hopa krushkës'o
Po ku e gjete moj mushkën'o?
E gjeta mbrapa malit'o!
Fjeta po nuk fjeta
ç'kërkova dhe gjeta
shalën e pashait
ia fala vëllait
Gërr, gërr, gërr, zonja dhi
me shëndet ato stoli!
Krijoni Kontakt