Close
Faqja 20 prej 22 FillimFillim ... 101819202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 400 prej 440
  1. #381
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    A mundet dikush te me gjeje kengen "Vajza ne sarejet"
    Une e di pak a shume si tekst,se e kendojme me disa miq te mi thuajse cdo te shtune ( ne nje mejhane shqipesh ),por e di se nuk e kendojme si origjinali,por sipas shijes tone.Thjesht jam kurioz te degjoja edhe njehere origjinalin.

    Ndersa po ju citoj me poshte nje kenge:

    Thashe njeze do them dhe njeze
    zuri korbi nje thelleze
    ce do korb ate thelleze
    ta mar e te loz me teze
    mir e mer,po ku e shpie
    n'ato maja n'ato hije
    as diell dhe as hene s'bie
    po nje vese nje trendeleze
    te vesoje dhenderine
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #382
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Qenka tekst i bukur Belami, por mendoj se fjala trëndelëzë në rreshtin e parafundit është gabim, se nuk rimon me dhëndërinë. Besoj se teksti i saktë duhet të jetë kështu:

    Thashë një, do them dhe njëzë
    Zuri korbi një thëllëzë
    Ç'e do korb atë thëllëzë
    Ta marr e të loz me tëzë
    Mirë e merr, po ku e shpie
    N'ato maja, n'ato hije
    As diell, as hënë s'bie
    po një vesë, një trëndelinë
    të vesojë dhëndërinë
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 28-01-2012 më 02:58

  3. #383
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Hape derën – Labe (Smokthinë, Vlorë)

    Shtëpia, shkallët për dheu
    Hape, hape, derën'o (përsëritet pas çdo vargu)
    Hape, se mua më preu
    Këjo natë Shën'ë Ndreu
    Hape, se më griu era
    Tumanleku qeleshverdha
    Ik o djalë, se ke të tjera

  4. #384
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Po degjoja pak me pare nje kenge polifonike. S'e mbaj mend as melodine dhe as vargjet e saj,por me kujtohen vetem: .......me morri malli.......me fute ne dhe te gjalle.........pika e veses ma zgjoi syrin e fjetur .......prej teje prisha shtepine.......dicka te tille kendonin. Me pelqeu kenga. Kush ta dije,le ta postoje. Faleminderit!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #385
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    E gjeta!



    E bukur qenka kjo vajza, por video jo.

    Te prita sa hena shkoi
    sa nata me turbulloi
    vetem vesa kur pikoi
    syrin nga gjumi ma zgjoi.
    Pritem o pritem o
    pritem yll e pritem hene
    vetull shkruar .......
    pritem yll se kam shume malle
    me ke fut ne dhe te gjalle.
    Kur degjova ate kenge
    sec u qasa rende rende
    por gjumi te kishte zene
    nuk te fola mos te trembe.
    Te mbulova lehte lehte
    zura vend atje ne shtege
    te me qash mua te zine
    se per ty prisha shtepine.


    Shume kenge e bukur!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #386
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    pritem yll e pritem hene
    vetull shkruar .......
    Fjala që të mungon është grykëzënë. Këtë fjalë e gjejmë shpesh nëpër këngët labe dhe ka kuptimin: e urtë, që nuk flet shumë.

    Korazon, teksti dhe melodia qenkan të bukura, por në këtë temë kemi vendosur të sjellim këngë origjinale me iso, domethënë pa vegla muzikore. Kjo që solle është elektronike turbofolk. Herën tjetër pres një këngë me iso nga ty.

    Të përshëndes me këtë:


    Bie për gjumë e s'më zë - Këngë labe
    Teksti: Zaho Balili
    Marrëse: Vitori Balili
    _____________

    Bie për gjumë e s'më zë
    qerpiku s'më mbyllet'ë

    Vjen një djalë i bukur'ë
    desha të lozja me të
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Bie për gjumë e s'më zë
    qerpiku s'më mbyllet më

    Ngrihem, hap dritaren'ë
    si sorkadhja natën'ë

    Fryn erë e mëngjesit'ë
    vetëm me ëndrrën më lë


  7. #387
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Përpara se të vazhdoj me këngë të tjera, dua të bëj disa korrigjime. Këto janë këngë të nxjerra me vesh, dhe veshi ndonjëherë të gënjen, por duke i dëgjuar shpesh, arrin t'i kuptosh. Disa gabime që kam gjetur unë janë këto:

    Si do bëjmë unë dhe ti'në
    se shqipëtarët e rrijnë

    Postimi 142 http://www.forumishqiptar.com/showth...?t=2064&page=8
    errinë (arrinë, arritën)

    Himarë rrushi i krahinës
    e Komenit të Kaninës

    Postimi 187 http://www.forumishqiptar.com/showth...t=2064&page=10
    Hirushe e krahinës

    këtu i pari çlirimi
    ku pi foshnja qumësht gjiri

    Postimi194 http://www.forumishqiptar.com/showth...t=2064&page=10
    trimi

    Ku përgjon karvan bedena
    Ku shkëlqen pushka dhe pena

    Postimi 230 http://www.forumishqiptar.com/showth...t=2064&page=12
    kalanë

    diell'o, beharit'o
    ngjitem në të tokë të shoh

    Postimi 231 http://www.forumishqiptar.com/showth...t=2064&page=12
    këtë

    nën'ë brez bereta
    s'mund të asharitej

    Postimi 258 http://www.forumishqiptar.com/showth...t=2064&page=13
    zu të hasharitej

    amani, shokë, amani
    aty më gjen dregje xhani

    Labëri, zonja qesqile
    shkrepat fole gjeraqine

    Postimi 281 http://www.forumishqiptar.com/showth...t=2064&page=15
    prehje
    qesqine

    dhe ti qengjurinë ndër krahë
    moj Vasillo

    Postimi 368 http://www.forumishqiptar.com/showth...t=2064&page=19
    ka

  8. #388
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Aman trëndafil, aman borzilok - Labe (Gjirokastër)
    Marrës: Arjan Shehu
    __________

    Unë të mbolla radhë
    ti më dole sot

    Aman trëndafil
    aman borzilok
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Ç'më ra havale
    një i shkretë zog

    Nuk më la farë
    ç'do të mbjellë mot

    Unë e prisja dje
    ai erdhi sot


  9. #389
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Mua kjo kenge me pelqen edhe pse nuk e kuptoj te teren!Ka dikush qe ma perkthen?
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  10. #390
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Xhenet.M.S. Lexo Postimin
    Mua kjo kenge me pelqen edhe pse nuk e kuptoj te teren!Ka dikush qe ma perkthen?
    Udhë e largët më kish marrë
    gji e zemër më kish tharë
    Nënë, moj e mira nënë
    Det i thellë e i pamatur dhëmbshurie
    sa më prite atë natë, ti e dije
    Era vjen, më thotë dy fjalë
    ulërinte si e marrë
    Erdha, të gjeta të gjallë
    u ula, të putha ballë
    Të putha gjirin e tharë
    po dot nuk ta nxora mallë

  11. #391
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Falenderit Bato,qenka e dhembshme.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  12. #392
    Citim Postuar më parë nga Xhenet.M.S. Lexo Postimin
    Falenderit Bato,qenka e dhembshme.
    sigurisht

    nje nga kenget me te bukura
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  13. #393
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Edhe kjo qenka e bukur

    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  14. #394


    e shume te tjera
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  15. #395
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Muzika e kënduar me zëra, pa vegla muzikore, është e lashtë, por sa e lashtë mund të jetë ajo? Një provë për lashtësinë e këngës polifonike është cyla dyjare, e cila është një vegël polifonike. Ajo përbëhet nga dy fyej të bashkuar në majë, të cilëve u bihet njëkohësisht.

    Njëri fyell ka pesë vrima dhe në të luhet melodia, ndërsa fyelli tjetër ka tri vrima dhe në të luhet kontramelodia. Kjo strukturë është e ngjashme më atë të këngës polifonike, e cila ka marrësin (melodinë), dhe kthyesin, hedhësin dhe ison (kontramelodinë).

    Nga zbulimet arkeologjike në Ilirinë e Jugut dhe Epir, janë gjetur cyla dyjare që i përkasin shekullit V-VI para erës sonë. Cyla dyjare është një vegël që përdoret edhe sot e kësaj dite dhe ajo përmendet pothuajse në çdo tekst kënge. Me të luhen pjesë të thjeshta polifonike, ose përdoret për shoqërimin e këngëve.

    Pra ekzistenca 2.500-vjeçare e cylës dyjare, dëshmon për lashtësinë e këngës polifonike, por sigurisht që kënga është më e vjetër se vegla, sepse njeriu (zëri) është më i vjetër se vegla. Njeriu e ka krijuar veglën, dhe jo vegla njeriun. Gjithashtu dhe ekzistenca e polifonisë tek arbëreshët e Italisë, që shkuan atje rreth shekullit XIII-XIV, tregon për vjetërsinë e saj.




    Thonë s'jeshilon më bari – Labe

    Thonë s'jeshilon më bari
    u zezua
    në kasolle s'ndizet zjarri
    seç u shua

    Blegërin bejka manare
    kërkon nënën
    heshti dhe cula dyjare
    pushoi këngën

    Ç'i përçon dhëntë milori
    për në shtrungë
    mbeti furka tek oborri
    pa shtëllungë







    Ku jemi nisur ne të vemë - Toske (Prespë)

    Ra vesa, vesoi Tivenë
    ku jemi nisur ne të vemë

    Jemi nisur për në krojë
    të gostisim Fikiri venë

    T'ia marrim të bijën'ë
    atë më të mirën'ë

    Atë rrallëkartën'ë
    atë gojëmjaltën'ë


  16. #396
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Me shëndet ato stoli - Labe humoristike (Vlorë)
    Marrës: Vasil Sera
    Kthyes: Viron Laçi
    ________

    Hopa-hopa këngën'o
    Këngën'o, vallen'o
    shkojnë dhe vijnë zonjat'o
    vallë kë martojën'o
    breshkën e ugarit'o
    xhindurinë e malit'o
    Shkoni moj zonja, shkoni
    qeshni dhe këndoni
    siç e do zakoni

    Bërr, bërr, bërr, gjinde! - tha
    Po do vish ti moj bejkëza!
    Fjeta mbrapa malit
    gjetçë frërin e kalit
    ia vara gomarit
    Gërr, gërr, gërr, zonja dhi
    me shëndet ato stoli!

    Hajd' t'ia marrim këngës'o
    Këngës'o, valles'o
    shkojnë dhe vijnë zonjat'o
    vallë kë martojën'o
    breshkën e ugarit'o
    xhindurinë e malit'o
    Shkoni moj zonja, shkoni
    qeshni dhe këndoni
    siç e do zakoni

    S'vij, s'vij, s'vij! - ftuja tha
    Po do vish ti moj zonjëza!
    Fjeta mbrapa malit
    gjetçë zilen e kalit
    ia vara gomarit
    Gërr, gërr, gërr, zonja dhi
    me shëndet ato stoli!

    Hopa-hopa krushkës'o
    Po ku e gjete moj mushkën'o?
    E gjeta mbrapa malit'o!
    Fjeta po nuk fjeta
    ç'kërkova dhe gjeta
    shalën e pashait
    ia fala vëllait
    Gërr, gërr, gërr, zonja dhi
    me shëndet ato stoli!


  17. #397
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush e gjen kush e ka kenduar kengen..

    peshk me hala un do behem..
    lumin moj ta kalooooj lumin moj ta kaloj..

    eshte myzeqare jo labe..po meqe nestori i ndjek me kohe kto traditat..

  18. #398
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Zogë e Gjirokastrës - Labe (Gjirokastër)
    Marrës: Arjan Shehu
    ____________

    E thëllëza zallit'o
    me nishan mes ballit'o
    si hëna buzë malit'o
    Do bi era blirin'o
    t'i shtesi gërshetat'o
    zogë e Gjirokastrës'o
    zëri i kanerinës'o
    tufë e trëndelinës'o
    lastonja lozonjare
    pjergulla përmbi dritare

    Moj molla mbi krojet'o
    nëm ujë e mos më vështro
    me pëllëmbë të dorës'o
    Do bi era blirin'o
    t'i shtesi gërshetat'o
    zogë e Gjirokastrës'o
    zëri i kanerinës'o
    tufë e trëndelinës'o
    lastonja lozonjare
    pjergulla përmbi dritare

    Te porta të shkova mbrëmë
    jeshë me shoqe në Jarë
    bota thanë se jeshë zënë
    Jo, jo, se s'na e dinë
    zjarrin që ndez dashurinë
    shegë e kuqe flakërimë
    Bëj të flë e s'e mbyll synë
    për t'u folë me trëndelinë
    lastonja lozonjare
    pjergulla përmbi dritare


  19. #399
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    mua me pelqeu jashte mase tradita e kenges Labe qe u zhvillua tel Top Channel.Kenget ishin fantastike te gjitha.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  20. #400
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356

    Përshëndetje të gjithëve

    Pak ndryshim....
    ____________

    Do bi era blirin'o
    t'i shtesi gërshetat'o



    Te porta të shkova mbrëmë
    jeshë me shoqe në Jarë
    bota thanë se jeshë zënë
    Jo, jo, se s'na e dinë
    zjarrin që ndez dashurinë
    shegë e kuqe flakërimë
    Bëj të flë e s'e mbyll synë
    për t'u folë me trëndelinë

    lastonja lozonjare
    pjergulla përmbi dritare[/INDENT]




    Tundi era blirin'o,
    kish(te)deg(ë) si gërshetat'o


    jeshë me shok(ë) e ndënja rëëëndë,
    bota thanë se jeshëm zëëënë..
    Jo, jo se s'ndahesh tinë
    ,
    zjarri që ndez dashurinë,
    sheg(ë) e kuqe flakërimë,
    bëj të flë e se mbyll synë,
    për tufën me trëndelinë,..

    Bato, mund të më bësh pak më të qartë këtë këngën më poshtë?? Flmhttp://youtu.be/1E8nxyB-5xY
    Ndryshuar për herë të fundit nga G.S.Vangjeli : 17-04-2012 më 04:22
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •