Bravo qenke lab i vertet ,zakonelli.A je ulur ndonjehere me burra ne dasmat labe ku burrat vendosen rreth e rreth dhomes se miqve,kurse nje pjese rrijne kurriz me kurriz ne mes.Keshtu krijohen dy trapeza.Dollia dhe kenga kalojne nga njera trepeze tek tjetra.Kam mbi 20 vjet qe nuk jam ulur ashtu e kam mall te ulem edhe njehere.Tani eshte tralala zura nje gale.Dikur miqte vinin edhe me nje dash ne kale e me tepsine e revanise me mjalte.Burri hypur ne kale dhe gruaja e ndiqte pas ne kembe nga Terbaci gjer ne Drashovice apo diku tjeter.Kjo ishte absurditet,por aso kohe me dukej normale djema.
Megjithate jam nostalgjik per traditen e mire,per pirjen e rakise me rregull,per marrjen e kenges po ashtu me rregull.Kishte burra qe uleshin ne darke dhe ne mengjez ngriheshin nga rakia;benin muhabet,pinin raki dhe kendonin si bilbila.Edhe tani pijne gjysem opinget,por nuk e merr vesh qeni te zoone.
Me kete kenge te bukur kenduar nga Grupi i Gumenices pershendes vajzen Albela me nje kusht qe Bato komandanti t'ja marre une t'ja ktheje,flori80 t'ja hedhe dhe vogelushja te beje iso me zerin e saj prej thelleze malesh laberie.Nqse jeni dakord hajt t'ja fillojme.Po patet kundershtime thoni,ne menyre qe te ndrojme rolet.
Saba e darka ne lume
shkrive 10 kallep sapune
kostrat te binin ne uje
qysh te ngrysa moj e shtune
Thera dashin me te mirte
kurban per ty e per mua
u skuq lumi trendafil
pergjaku buzet e tua
Ne mesnate te zuri kolla
te vesha me shparge dhjami
une me vello te percolla
Mos derdh lote se fale zjarrin
Mos theri me sy hena
mos u ndame per se gjalli
sa here me bene si zog zemra
dal e pres si korb tek zalli
Shpresoj t'ju kete pelqyer!
Krijoni Kontakt