Si shqiponja me dy krerë
Kish dy emra trimi ynë
Njërin Gjergj tjetrin Skënder
Një të vetme Shqipëri
Kur mbi turq Skënderi hopa
Nga Gjergji mbrohej Evropa
I shkoj jeta për mbi kal
Nuk e çlodhi shpatën kurr
Sa në fushë moj aq lart në mal
Me dy emra një flamur
Kur mbi turq Skënderi hopa
Nga Gjergji mbrohej Evropa
Në beteja prej beteje
Kështjell gjokset për mbi topa
Gjaku yt na rrjedh në deje
Duhet të na njoh Evropa
Kur mbi turq Skënderi hopa
Nga Gjergji mbrohej Evropa
Krijoni Kontakt