Close
Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 420 prej 440
  1. #401
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356

    Nazet O Nazet E Tua

    Mos u tund moj qumështore,
    ç'i do nazet ooo..,
    Ref:
    Nazet 'o nazet e tua,
    je e vogël, jo si dua...

    Dhe një çikë mëndjen ma more,
    ç'i do nazet ooo...,

    Ke akoma për t'u rritur,
    ç'i do nazet ooo...,

    I ziu t'a kisha ditur,
    ç'i do nazet ooo...,

    Dhe ca kohë do kisha pritur,
    ç'i do nazet ooo...,



    Kjo këngë është kënduar nga IDAJET MUKO, i cili është zëri më origjinal i këngës Dukatase. Kjo këngë ka elementë të fuqishëm të këngës Himarjote - që është edhe krahinë gjitone me ne. Kënga Himarjote këndohet edhe arrihet po aq mirë sa në Himarë besoj vetëm këtu në Dukat
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  2. #402
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga G.S.Vangjeli Lexo Postimin
    Pak ndryshim....
    ____________

    Tundi era blirin'o,
    kish(te)deg(ë) si gërshetat'o


    jeshë me shok(ë) e ndënja rëëëndë,
    bota thanë se jeshëm zëëënë..
    Jo, jo se s'ndahesh tinë
    ,
    zjarri që ndez dashurinë,
    sheg(ë) e kuqe flakërimë,
    bëj të flë e se mbyll synë,
    për tufën me trëndelinë,..

    Bato, mund të më bësh pak më të qartë këtë këngën më poshtë?? Flm http://youtu.be/1E8nxyB-5xY
    Ke të drejtë, janë kështu siç thua ti. E dije më parë këtë këngë, apo e dëgjove këtu? Unë e pata të vështirë tekstin e kësaj kënge.

    Meqë je nga Dukati, kam një pyetje për ty Vangjel. Ka ndonjë vend aty në Dukat që quhet "Gryka e Morizit" apo "Gryka e Merizit"? E kam ndeshur në një këngë, po nuk jam i sigurt.

    Këtë që ke sjellë, nuk e dëgjoj mirë, por po e shkruaj njëherë:

    Ky nishan i faqes - Labe (Kaninë, Vlorë)

    Që pa dirë mirë te porta ke dalë
    shpëtofsh'ë nga ylli moj vetullazjarr'ë
    Balluket e ballit hedhur përmbi ball'
    mbi cepin e buzës, faqes, një nishan
    trëndafil i kuq'ë arom' hundën'o
    ky nishan i faqes detet i trazon
    Mos qëndro te porta, se fryn er' e malit
    o ju mos i prishni balluket e ballit
    Kur të kam'te afër, digjen, bëhen prush
    prushërohen flakë buzët, bëhen kuq
    faqet sheg' e kuqe, mesin porsi ngjal'
    ti i thua hënës dil apo të dal
    Mos qëndro te porta, dëgjon a s'dëgjon'ë
    se fryn er' e detit, dëshirat m'i zgjon'ë
    http://www.youtube.com/watch?v=1E8nx...ature=youtu.be

  3. #403
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Një këngë nga një grup fëmijësh gjirokastritë.

    Bajamet e lagjes - Grupi i fëmijëve "Obelisku"

    Në krye të lagjes
    stisur tri bajame
    Cilën nga të trija
    do ta marr për fare
    Bora nuk ka shkrirë
    ato plot petale
    Ç'i gënjen të shkretat
    era gënjeshtare

  4. #404
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    E dije më parë këtë këngë, apo e dëgjove këtu?

    - Bato, e dija shumë më përpara që kur ka dalë rreth viteve 2000, e kam blerë në kasetë në Kakavijë kur vija këtej në Greqi. Atëherë s'kisha makinë edhe ikja me autobus. Për më tepër e këndoj vetë, pavarësisht që jam nga Dukati e jo nga Gjirokastra.



    Meqë je nga Dukati, kam një pyetje për ty Vangjel. Ka ndonjë vend aty në Dukat që quhet "Gryka e Morizit" apo "Gryka e Merizit"? E kam ndeshur në një këngë, po nuk jam i sigurt.

    Gryka e Mërizit duhet të jetë Bato, ose Gryka e Murrizes. Mërizi besoj se e di që është vendi ku strehoen bagëtia nga dialli i fortë, grup pemësh ose shpellë. Megjithatë unë si kam dëgjuar ndonjëherë këto emërtime, meqënëse kur isha i vogël kam bredhur nëpër male(jo në të gjitha malet). Kam Dëgjuar, kam Shkelur edhe Di - Mërizi I Priftit , Gropa e Mërrizes(Murrizes). Nëse e gjen këngën ndoshta do e kuptoj më mirë.


    Këtë që ke sjellë, nuk e dëgjoj mirë, por po e shkruaj njëherë:

    Rrofsh , rrofsh Bato - më ndihmove mjaft, flm shumë edhe bën një punë shumë të mirë. Ndjek vazhdimisht postimet e tua, janë me vlerë.
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  5. #405
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga G.S.Vangjeli
    Nëse e gjen këngën ndoshta do e kuptoj më mirë.
    Kënga është kjo. E kam sjellë edhe më parë, mirëpo videon e kishin hequr, prandaj po e sjell prapë, me disa ndryshime të vogla.

    Korba, korba, Sherifo – Labe (Dukat, Vlorë)

    O Sherif Hasan brezvëna
    korba, korba, Sherifo (pas çdo vargu)
    ç'i bëre zilat e rënda
    lekë konde u bënej tënda
    kanal të dëgjonej rënga

    Qaj o vejë, e qaj o bijë
    qaj o Morizi në grykë
    qaj Qamiln Ali Kasëmë
    se s'vjen më çeçua me dhënë

    Qaj vathi në Qesarate
    të bukur zotë që pate
    o Sherifi meskalore
    more kërrabën dhe shkove

    Në Tragjas vajte rënkove
    as për një kafe s'qëndrove
    qani, o ju male, qani
    se nuk vjen Sherif Hasani

    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 25-04-2012 më 17:29

  6. #406
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ky është një version pak më ndryshe i kësaj kënge. E kam parë diku në internet, në një përmbledhje të quajtur "Vaje dhe këngë të vjetra të zonës së Dukatit", por që tani nuk po e gjej dot më.

    O Sherif Hasan brezvëna
    ç'i bëre zilet e rënda
    lekë konde u bënej tënda
    në kanal dëgjohej rënga
    Korba korba Sherifo

    O Sherifi mes kalare
    hodhe kërrabën e dole
    në Tragjas vajte rënkove
    as për një kafe s'qëndrove
    Korba korba Sherifo

    E mjera Nxhiko Saraçe
    Të bukur zot që pate
    Qani o ju male qani
    Se nuk vjen Sherif Hasani

  7. #407
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Flaka mbuloi fshanë - Labe (Hormovë, Tepelenë)
    Teksti: Zaho Balili
    ________

    Hasmi zu vatanë
    Lulet u thanë
    Flaka mbuloi fshanë
    Foshnjat u qanë
    O ju djemtë tanë
    Nxirrni jataganë
    Zini istikanë
    Ne na kini pranë
    Trima me pallë
    O ju djemtë tanë


  8. #408
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Plaka ime këmbëoshë - Grupi “Buron kënga labe”
    Marrës: Sofo Katiaj
    Kthyes: Mujo Lala
    Hedhës: Përparim Sulçe
    _________

    Plaka ime këmbëoshë¹
    xerkështrëmbër,² kokëboshë
    Ku do veç e ku do shkoshë
    s'mbulohet dielli me shoshë

    Ku vete, më plaçë buzën
    xhungë ma ke lidhur topuzën³
    pa më lyhesh dhe me krem
    a të zëntë një verem

    Ç'mu qepe moj xhinde fëmër
    më je bërë si druri i shtrëmbër
    më shikon me sy të vrëngër
    që nga koka gjer në thëmbër

    Unë të zgjodha bijë vëndi
    nga soji pikë argjëndi
    asnjëherë s'të qeshi dhëmbi
    dhe fjalët si majë gjëmbi

    Ulu dhe dëgjo një çikë
    u bëmë si gjellë e pakripë
    se ti m'u bëre sebepë
    m'i shpure djemtë në kurbetë
    __________
    1. Që i tërheq këmbët zvarrë.
    2. Me zverk të shtrembër.
    3. Flokët e mbledhur pas kokës.



  9. #409
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Zaho Balilit - Labe (Grupi "Lot kurbeti")
    Teksti: Maliq Lila
    __________

    Pyes, pyes, lumin, detin
    erën e borës në Mënga
    Mos e patë Zaho Shametin
    burrin që leu nga kënga

    Zaho Balili, o Mëngë
    ku je ti, o penë e rëndë
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Çdo njeri nga kjo jetë shkreta
    merr dy gurë vetëm te varri
    Ti more një mal me këngë
    një fushë me lule behari

    Çdo njeri e gdhend një emër
    sa të mallshëm dhe të thjeshtë
    Pena jote nëpër vargje
    derdhi veç behar dhe vjeshtë

    Kush derdhi jetën në këngë
    shkon e vjen si veror prilli
    Hajde dhe si kërcëllimë
    malli ynë, Zaho Balili


  10. #410
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kjo është një nga këngët më të njohura të rapsodit Zaho Balili, të cilit
    i kushtohet kënga e mësipërme.

    Balada e nizamit - Labe
    Teksti: Zaho Balili
    _________

    Qerpiku i diellit pa dalë
    dallëndyshet palë-palë
    Vajzës i thonë ca fjalë
    pik' e lotit lag fustanë

    Të erdh' karta për nizamë
    dridhet buza, han cigarë
    Në u kthefsha dot i gjallë
    dil më prit te Lum' i Bardhë

    Kaluan kaqë beharë
    mbeta me kokë mënjanë
    Kur u poqëm, s'di ç'ka ngjarë
    vesa lag dhe prap' të tharë

    Kur të dy hipëm mbi kalë
    shkundën lule zogjt' mbi dardhë
    Mjegulla mbuloi dynjanë
    bilbilat ndezën sabanë






    Nën hije të arrës - Toske (Skrapar)

    Nën hije të arrës, një çupë e një djalë
    Mbaj, të mbajmë besën, dashurinë e parë (pas çdo vargu)
    Djali ngiste qetë, vajza hidhte farë
    Mbjellin farë të zgjedhur, mbushin plot hambarë
    Fruti i dashurisë, një fëmijë i mbarë


  11. #411
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Çerçiz Topullit - Labe

    Çerçizi e kish bërë fjalë
    Djema, do vrini bimbashë

    Djema, do vrini bimbashë
    t'ia numëroni në ballë

    Ky valiu qan me lotë
    Kam Çerçiz' e s'e zë dotë

    Kam Çerçiz' e më bën dëmë
    se ma ngrë vëndin në këmbë


  12. #412
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ç'e shtrova sharkun në udhë - Labe

    Ç'e shtrova sharkun në udhë
    Ç'e shtrova

    E shtrova se jam sëmurë
    Ç'e shtrova

    Shkon mikja me gjym për ujë
    Ç'e shtrova

    Ç'bën aty o i sëmurë
    Ç'e shtrova

    Jam sëmur' e më dhëmb këmba
    Ç'e shtrova

    M'ësht' mbushur këmba me gjëmba
    Ç'e shtrova


  13. #413
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    ...Ka ndonjë vend aty në Dukat që quhet "Gryka e Morizit" apo "Gryka e Merizit"? E kam ndeshur në një këngë, po nuk jam i sigurt.

    ...

    Nuk e di BATO a e ke parasysh qe Merizi, Murizi, apo qofte dhe Morizi eshte nje shkure (peme e vogel), qe rritet sa nje trup njeriu dhe rritet ne toka te varfera malore.

    Ben nje lule te vogel te bardhe pak me te madhe nga thoi, pak a shume si lule bajames. Pema vete eshte me gjemba.

    Grumbullohej lulja bashke me gjethet ne kohen e lulezimit, si bime medicinale duke e thare ne hije. Perdorej ne forme çaji per disa semundje, por qe konkretisht perse, nuk me bije ne hater tashti.

    Gryka e Merizit qe permend kenga, duhet te jete nje gryke, ku rritej kjo shkure.

  14. #414
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Kënga është kjo. E kam sjellë edhe më parë, mirëpo videon e kishin hequr, prandaj po e sjell prapë, me disa ndryshime të vogla.

    Korba, korba, Sherifo – Labe (Dukat, Vlorë)

    O Sherif Hasan brezvëna
    korba, korba, Sherifo (pas çdo vargu)
    ç'i bëre zilat e rënda
    lekë konde u bënej tënda
    Lekë Konde - gropat e Lekë Konde, vend në mal lart ,afër Barçallasë, për kullotën e bagëtisë,e mori emërtimin nga Lekë Kondi - ky duhet të ketë qënë i viteve 1500, ndoshta i ardhur nga Kruja me zhvendosjen e atëhershme të popullsisë mbas pushtimit të plotë turk. Mbiemri dhe fisi Kondi ekziston dhe sot në Dukat.

    kanal të dëgjonej rënga
    Në Kanal dëgjonej rënga... - Kanal quhet një pjesë e fushës së Dukatit, mbi Lagunën e Dukatit. Rapsodi popullor këtu dotë thotë e të përshkruajë rëndësinë e Sherif Hasanit ë kishte kope të madhe e të rëndë që dëgjohej në distancë mbi 11 km në vijë ajrore.

    Qaj o vejë, e qaj o bijë
    qaj o Morizi në grykë
    qaj o Mërizi në grykë është fjala e saktë, bëhet fjalë për kope në këngë
    qaj Qamiln Ali Kasëmë
    se s'vjen më çeçua me dhënë

    Qaj vathi në Qesarate
    të bukur zotë që pate
    o Sherifi meskalore
    more kërrabën dhe shkove

    Në Tragjas vajte rënkove
    as për një kafe s'qëndrove
    qani, o ju male, qani
    se nuk vjen Sherif Hasani

    http://www.youtube.com/watch?v=yNJ2QxxRq0I
    Unë personalisht megjithëse këndoj vetë këtë këngë nuk e di e nuk e kam mësuar historinë e saj. Megjithatë duket se është vrarë në pritë ndoshta kur kthehej nga Tragjasi. Do pyes gjyshin 90 vjeçar të mësoj historinë e kësaj kënge.
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  15. #415
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Gjirfabe, unë e di ç'është murrizi, por me sa kuptoj, në këngë nuk bëhet fjalë për shkurren. Është ashtu siç thotë Vangjeli, bëhet fjalë për mrizin (hijen). Në gjuhën letrare, por edhe në dialektin verior, i thuhet mriz.

    Një fjalë tjetër e paqartë për mua në këtë këngë është edhe meskalore. Dikur i kam dhënë një shpjegim si meshollë, por ky ishte një shpjegim me hamendje që duket se nuk është i saktë, pasi në këtë lloj kënge rapsodi nuk ka si të merret me bukurinë e gruas.

    Për të qenë më të qartë, në fillim të këngës me fjalët "o Sherif Hasan brezvëna", i drejtohet gruas së Sherif Hasanit. Ka qenë dikur një zakon që kur burri vdiste, brezin e tij e vendoste gruaja dhe rolin e tij e luante ajo.

    Meskalore duhet të jetë shkurtim i mes kalorëve (kalorësve). Kalorësit janë burrat dhe meqë tani asaj i vdiq burri, i duhet të luajë rolin dhe të bëjë detyrat e tij.

  16. #416
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Këngë për Numan Balën - Labe (Lapardha, Vlorë)
    Marrës: Fehti Brahimi
    ________

    Dërgon pashai fermanë
    Lumi Numan Bala, lumi (pas çdo vargu)
    Mbi Tragjas dhe mbi Dukatnë
    Ju pleq të zini Numanë
    Si ta zëmë, po qysh ta mbajmë
    Se na bën lakra me kamë
    Vrisni me plumb qerratanë
    Se ka kundërshtuar pashanë


  17. #417
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga gjirfabe
    Kjo kenge fjalet e se ciles i hodha ashtu si mu kujtuan, megjithse mund te kem mbi 40 vjet pa e degjuar te kenduar, ka lidhje me nje ngjarje te ndodhur ne zonen labe ne kohen e Zogut, ne zyrat e nje komune.

    Me futjen e ligjeve oksidentale (siç quheshin ligjet qe mereshin nga legjislacioni perendimor): Regjistrimi i nje martese do te behej detyrymisht duke qene palet prezent ne gjendje civile, shoqeruar dhe me dy deshmitar (nga nje per çdo pale) perveç familjareve qe mund te shoqeronin.

    Per ti dhene rrendesi zbatimit te ligjit, kerkohej qe Kryetari Komunes te qe prezent dhe te pyeste palet: X a e do per grua filanen? dhe anasjelltas.
    Ndersa sekretari i Komunes kryente regjistrimin e aktit te marteses se tyre.

    Ne nje raste te tille kur kryetari pasi pyeti dhenderin dhe ai u pergjigj Po, dhe kur pyeti Nusen ajo tha Jo , situata u kthye ne nje tragjedi te vertete.
    Vellai i nuses qe ishte prezent, nxjer koburen dhe vret motren, Kryetarin dhe se fundi veten.

    I shkrojta fjalet e Vajit, ashtu si mu kujtuan ne hajal, pasi kjo kenge me ka lene shume mbresa.
    Po qe se dikush di me teper per te, eshte i lutur te plotesoje.
    Gjirfabe, të gjeta këngën që kërkove, të kënduar nga grupi i Trevllazërit.

    Vajzë e nënës, bijë e nënës - Labe (Trevllazër, Vlorë)
    Marrës: Gëzim Malaj
    Kthyes: Jahja Vllahaj
    Hedhës: Qatip Myrtaj
    ____________

    Të dielën në mbasdreke
    vajte n'komune

    Vajzë e nënës, bijë e nënës
    e vogëla je
    (pas çdo strofe)

    Seç të pyeti kryetari
    Nuk e dua - the

    Vëllait me kokë ia bëre
    Ç'ke moj motër, ç'ke

    Vrave veten edhe burrin
    kryetarin tre

    U bëre sebep moj bijë
    për tre xhenaze


  18. #418
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Gjirfabe, të gjeta këngën që kërkove, të kënduar nga grupi i Trevllazërit.

    Vajzë e nënës, bijë e nënës - Labe (Trevllazër, Vlorë)
    Marrës: Gëzim Malaj
    Kthyes: Jahja Vllahaj
    Hedhës: Qatip Myrtaj
    ____________

    Të dielën në mbasdreke
    vajte n'komune

    Vajzë e nënës, bijë e nënës
    e vogëla je
    (pas çdo strofe)

    Seç të pyeti kryetari
    Nuk e dua - the

    Vëllait me kokë ia bëre
    Ç'ke moj motër, ç'ke

    Vrave veten edhe burrin
    kryetarin tre

    U bëre sebep moj bijë
    për tre xhenaze

    http://www.youtube.com/watch?v=-uNGHXqfdqQ


    Rrofsh Bato per kengen qe solle!

    Kenga eshte pasqyrim i asaj ngjarje me disa ndryshime!

    P.sh. Ngjarja ka ndodhur te Xhumane (te Premten), qe zyrat e shtetit punonin
    dhe ligji e saktesonte kete dhe jo te Dielen, qe zyrat ishin te mbyllura.

    Megjithate ne kenget popullore egziston e mira,
    qe kenga ndryshohet dhe pasurohet nga interpretus te ndryshem.

    Faleminderit qe e pate ne mende sjelljen e saj!

    .

  19. #419
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Po degjoja para disa netesh nje kenge polifonike, por desha te gjej edhe videon, per te pare kengetaret.
    Subjekti i kenges ishte dicka e tille...njeri qe donte te gjente grua dhe kengetarja permendte krahinat dhe vecorite e vajzave prej andej...

    Ai varg pas vargu ia mbante ison kesaj....te mire grua, te jete e mire per mua.
    Kjo ia kthente, shkodranet jane bujare, fieraket te urta, vlonjatet te pastra, beratset mistrece dhe tiranset ...qe te hash dynjane.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  20. #420
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ky është një version pak më ndryshe i kësaj kënge. E kam parë diku në internet, në një përmbledhje të quajtur "Vaje dhe këngë të vjetra të zonës së Dukatit", por që tani nuk po e gjej dot më.

    O Sherif Hasan brezvëna
    ç'i bëre zilet e rënda
    lekë konde u bënej tënda
    në kanal dëgjohej rënga
    Korba korba Sherifo

    O Sherifi mes kalare
    hodhe kërrabën e dole
    në Tragjas vajte rënkove
    as për një kafe s'qëndrove
    Korba korba Sherifo

    E mjera Nxhiko Saraçe
    Të bukur zot që pate
    Qani o ju male qani
    Se nuk vjen Sherif Hasani
    un e kam fegjuar nje version tjeter,
    kur zbriste cecua nga stani
    korba ceco
    me takeme si cobani corba ....
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •