Postuar më parë nga
nestorp
Une i di shume mire keto qe po thua ti tani,por UNESKO ka vendosur e konsakruar ne librin e saj isoplifonine labe,as ate nga Korca e mbaro gjer ne Myzeqe.Duhet t'i kemi mire parasysh keto gjera,sepse bejne ndryshimin.Edhe tek mesazhi pare kete kam dashur te them.Ndoshta nuk jam shprehur drejt.Dihet se nje tog burrash apo grash qe kendojne ne ate menyre hyjne tek kenget polifonike,bashkim zerash.Keto kenget qe do te futesh ti nuk e kane muzikalitetin e isoplifonise labe,sepse njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit.E di se si u quajten ne france 6 djemte e lapardhase me kengen e Celos camit.Gjashte violinat shqipetare.Aq bukur kombinonin zerat.
Kalofsh bukur
Nestor, me sa di unë UNESCO-ja i ka vendosur të dyja, labe dhe toske. Për këtë gjë mund të bësh kërkime në internet. Në materialin që iu dërgua UNESCO-s përfshihej një video dyorëshe me këngë. Isopolifonia labe u paraqit me këngë nga zona e Himarës, Tepelenës dhe Gjirokastrës, ndërsa ajo toske me Kolonjën dhe Përmetin. Ja ç'thotë Ministria e Kulturës:
Nga sot “Iso-polifonia” jonë popullore, kjo dukuri e jashtëzakonshme e të konceptuarit dhe e komunikimit njerëzor është vendosur në vendin që meriton: në listën e kryeveprave të botës shpirtërore të njerëzimit. Kjo listë e kryeveprave në thelb përbëhet nga fenomene dhe shfaqje dukurish të kulturave shpirtërore të popujve të ndryshëm të botës të cilat qëndrojnë në themel të kulturës njerëzore, dhe që dallohen për frymën dhe llojin unik që ato përfaqësojnë.
Dosja, e përgatitur nga ne, mbështetur kritereve të shpallura nga UNESCO, ndër të tjera, përmbante:
.....
1. Harta të ndryshme të Shqipërisë.
2. 32 fotografi me ngjyra së bashku me negativët të grupeve iso-polifonike shqiptare.
3. Një dokument video 2-orësh i cili ilustron të kënduarin iso-polifonik me zonat si më poshtë:
a. Himara - Lab iso-polyphony
b. Kolonja - Tosk iso-polyphony
c. Tepelena - Lab iso-polyphony
d. Gjirokastra - Lab iso-polyphony
e. Përmeti - Tosk iso-polyphony
.....
Prof. Dr. Vasil S. TOLE
Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në MTKRS
Eksperti i përgatitjes së Dosjes së kandidimit të Iso-Polifonisë
Unë të kuptoj, se e kam dhe nga përvoja ime. Një labi që dëgjon vazhdimisht vetëm këngë labe, këngët toske mund t'i duken pak ndryshe e të çuditshme në fillim, por po t'i dëgjosh me kujdes disa herë, të hyjnë qejf. Kanë edhe ato veçantitë e tyre. Unë përpiqem të zgjedh këngë të bukura, po mbase jo gjithnjë ia arrij qëllimit. Në telefonin tim kam këngë nga të gjitha krahinat, labe, toske, çame, dhe nga Veriu. Kur jam në punë dëgjoj nga të gjitha, se po të dëgjosh vazhdimisht vetëm një lloj muzike, të bëhet e mërzitshme.
Të përshëndes me një këngë nga grupi "Buron kënga labe", një nga grupet e reja që më pëlqen më shumë. Çfarë mendon për këtë grup?
Atë xhinde ç'e mundonte - Grupi "Buron kënga labe"
Marrës: Sofo Katiaj
Kthyes: Mujo Lala
Hedhës: Përparim Sulçe
_________
Atë xhinde moj ç'e mundonte
naze, naze, naze moj ku na mblodhe
Mos dielli moj e verbonte
naze, naze, naze moj ku na mblodhe
E shikoja dhe më shikonte
naze, naze, naze moj ku na mblodhe
Synë e zi o ma rrotullonte
naze, naze, naze moj ku na mblodhe
Më e bukura në shoqe
naze, naze, naze moj ku na mblodhe
S'të harroj moj, të kam në mëndje
naze, naze, naze moj ku na mblodhe
Plaç moj plaç o se më çëmënde
naze, naze, naze moj ku na mblodhe
.
Krijoni Kontakt