Close
Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 380 prej 440
  1. #361
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga ylli hasa Lexo Postimin
    lavdi intelektualit vlonjat ali asllanit qe shkroi kengen vlora vlora
    Aliu nuk ishte vetem intelektual,por edhe patriot e atdhetar i madh.Ai ishte sekretar i pergjithshem i Qeverise se I Qemalit me 1912.njeri me shume merita.Ai pervecese nje poet lirik e mjaft i embel.ai ishte edhe poet i kenges Vlora,Vlora,ai ishte poet nbzi Hanko halles,ai ishte poet i vjershes hakerrim etj.Ishte njeri i gjithanshem.
    Verte lavdi nbzketij burri me vlera,vlera te cilat diktatura ja la ne hije.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  2. #362
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga nestorp
    Une i di shume mire keto qe po thua ti tani,por UNESKO ka vendosur e konsakruar ne librin e saj isoplifonine labe,as ate nga Korca e mbaro gjer ne Myzeqe.Duhet t'i kemi mire parasysh keto gjera,sepse bejne ndryshimin.Edhe tek mesazhi pare kete kam dashur te them.Ndoshta nuk jam shprehur drejt.Dihet se nje tog burrash apo grash qe kendojne ne ate menyre hyjne tek kenget polifonike,bashkim zerash.Keto kenget qe do te futesh ti nuk e kane muzikalitetin e isoplifonise labe,sepse njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit.E di se si u quajten ne france 6 djemte e lapardhase me kengen e Celos camit.Gjashte violinat shqipetare.Aq bukur kombinonin zerat.
    Kalofsh bukur
    Nestor, me sa di unë UNESCO-ja i ka vendosur të dyja, labe dhe toske. Për këtë gjë mund të bësh kërkime në internet. Në materialin që iu dërgua UNESCO-s përfshihej një video dyorëshe me këngë. Isopolifonia labe u paraqit me këngë nga zona e Himarës, Tepelenës dhe Gjirokastrës, ndërsa ajo toske me Kolonjën dhe Përmetin. Ja ç'thotë Ministria e Kulturës:

    Nga sot “Iso-polifonia” jonë popullore, kjo dukuri e jashtëzakonshme e të konceptuarit dhe e komunikimit njerëzor është vendosur në vendin që meriton: në listën e kryeveprave të botës shpirtërore të njerëzimit. Kjo listë e kryeveprave në thelb përbëhet nga fenomene dhe shfaqje dukurish të kulturave shpirtërore të popujve të ndryshëm të botës të cilat qëndrojnë në themel të kulturës njerëzore, dhe që dallohen për frymën dhe llojin unik që ato përfaqësojnë.

    Dosja, e përgatitur nga ne, mbështetur kritereve të shpallura nga UNESCO, ndër të tjera, përmbante:

    .....

    1. Harta të ndryshme të Shqipërisë.
    2. 32 fotografi me ngjyra së bashku me negativët të grupeve iso-polifonike shqiptare.
    3. Një dokument video 2-orësh i cili ilustron të kënduarin iso-polifonik me zonat si më poshtë:

    a. Himara - Lab iso-polyphony
    b. Kolonja - Tosk iso-polyphony
    c. Tepelena - Lab iso-polyphony
    d. Gjirokastra - Lab iso-polyphony
    e. Përmeti - Tosk iso-polyphony

    .....

    Prof. Dr. Vasil S. TOLE
    Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në MTKRS
    Eksperti i përgatitjes së Dosjes së kandidimit të Iso-Polifonisë

    Unë të kuptoj, se e kam dhe nga përvoja ime. Një labi që dëgjon vazhdimisht vetëm këngë labe, këngët toske mund t'i duken pak ndryshe e të çuditshme në fillim, por po t'i dëgjosh me kujdes disa herë, të hyjnë qejf. Kanë edhe ato veçantitë e tyre. Unë përpiqem të zgjedh këngë të bukura, po mbase jo gjithnjë ia arrij qëllimit. Në telefonin tim kam këngë nga të gjitha krahinat, labe, toske, çame, dhe nga Veriu. Kur jam në punë dëgjoj nga të gjitha, se po të dëgjosh vazhdimisht vetëm një lloj muzike, të bëhet e mërzitshme.

    Të përshëndes me një këngë nga grupi "Buron kënga labe", një nga grupet e reja që më pëlqen më shumë. Çfarë mendon për këtë grup?


    Atë xhinde ç'e mundonte - Grupi "Buron kënga labe"
    Marrës: Sofo Katiaj
    Kthyes: Mujo Lala
    Hedhës: Përparim Sulçe
    _________

    Atë xhinde moj ç'e mundonte
    naze, naze, naze moj ku na mblodhe

    Mos dielli moj e verbonte
    naze, naze, naze moj ku na mblodhe

    E shikoja dhe më shikonte
    naze, naze, naze moj ku na mblodhe

    Synë e zi o ma rrotullonte
    naze, naze, naze moj ku na mblodhe

    Më e bukura në shoqe
    naze, naze, naze moj ku na mblodhe

    S'të harroj moj, të kam në mëndje
    naze, naze, naze moj ku na mblodhe

    Plaç moj plaç o se më çëmënde
    naze, naze, naze moj ku na mblodhe



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 14-09-2011 më 16:49

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Bato miku isopolifonin bota e ka njohur ne nje festival ne France,ku isopolifonine nuk e perfaqesonte asnje nga ato qe ke permendur ti apo ato qe ka futur politika e asaj kohe.Dihet se TVSH eshte nje media qe varet nga politika,spse ushqehet prej saj.Pra nuk ishin as grupet nga Himara,Tepelena,Gjirokastra,le me ato nga Skrapari apo Myzeqeja.Kenget qe kendon pjesa e Laberise se Vlores por edhe Himara jane kenge me shume dinamizem,me bukuri te pashoqe te kombinimit te zereave.Po te them kaq se nqse me ndonje nderhyrje te ndonje politikani liliputo-komunist te dergohej ne keto festivale nje grup nga Skrapari,apo fshatrat e Beratit do te ndodhte nje zhgenjim i plote.Kete nuk e them se jam vlonjat,por une jam njohes i te gjitha kengeve folklorike te vendit tim.Kjo edhe per eksperience moshe.Qe ta marresh vesh o miku Bato,jam ndjekes i festivalit te pare ne RTirana megjithese femije i vogelE kjo vazhdoi gjer me 1990,sepse keto kohet e fundit nuk behet shume art,por thjesht shiten shale,breke e sise nepermjet DVD-ve.Me nje fjale shiten antivlera,sepse ato ua kane zene vendin vlerave.Po te them se kenget folklorike qe nga veriu e gjer ne Konispol i njoh mire,bile edhe me tekste e me emra kengetaresh.Po ta filloje me Sali Manin nga malesia e madhe,ndjese paste,Frrok Haxhine nga Fushe arresi,Drande gegen nga Lezha.Nuk po permend yjet e muzikes popullore te qytetit me kulture e art te lashte,Shkodren.Hidhu pastaj tek virtuozet e gjithe Shqiperise se Mesme.Po beje nje kapercim mbi Fier gjer ne mallakaster se ketu ndryshon hesapi.Pra miku im cfare kujton ti se une degjoje vetem kenget labe!!!???Jo mor bato miku,njohurit e mia jane shume te gjera,jo vetem per muziken shqipetare,por edhe ate te huaj.Jam njohes i mire i kengeve te Sanremos ne vite,te hitparad-ve boterore.Kur une degjoja fshehurazi Bitles apo ABBA-t,Sinatren,Presley etj nuk ke qene i lere fare.Edhe sot une jam fan i muzikes pop dhe kam disqe te Madones e plot kengetareve yje te kesaj rryme.Te bera nje sinoptike te shkurter qe ta kesh parasysh se me ke ke te besh.KLB
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  4. #364
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nestor, e di që ti dëgjon çdo lloj muzike, se kam lexuar dhe shkrime të tjera të tuat ku ke folur për muzikën. Nuk thashë që ti s'ke dëgjuar kurrë muzikë tjetër veç labçes, por kjo është dhe çështje shijesh, dhe shijet nuk diskutohen. Mua, ashtu si ty, më pëlqejnë më shumë labet, por ka dhe këngë të veçanta toske që më pëlqejnë.

    Mund të kishte dy tema, por duhet të kuptojmë që moderatorët këtu nuk i kanë njohuritë tona për polifoninë, dhe as për muzikën popullore në tërësi. Po të kisha qenë unë moderator do të bëja një organizim tjetër, me ndarje ashtu siç janë në festivalin folklorik kombëtar, por të jemi të kënaqur dhe me kaq, sepse dikur kjo temë ishte si mos më keq. Kur erdha këtu temën e gjeta të mbushur me rrakadake elektronike (turbofolk) dhe këngë me saze. Kam diskutuar gjatë me stafin derisa më në fund tema u pastrua dhe hyri në shinat e muzikës së vërtetë polifonike.

    Për këngët labe jam i një mendimi me ty, kemi të njëjtën shije. Edhe mua më pëlqejnë më shumë ato të Labërisë së Sipërme. Për përzgjedhjen e këngëve polifonike që paraqiten në arenën ndërkombëtare, jam i sigurt se ata që i kanë në dorë këto gjëra ndonjëherë vendosin me tifozllëk, po çfarëdo që të bëjnë, e vetmja gjë që bëjnë është se i bëjnë dëm paraqitjes së Shqipërisë.

    Unë nuk po zgjatem më dhe me kaq po e mbyll këtë diskutim. Kam ndërmend të sjell shumë këngë të tjera në këtë temë. Disa i kam përfunduar e të tjera jam duke i dëgjuar. Të ftoj edhe ty miku im që të vish herëpashere këtu, qoftë me këngë, qoftë me komente. I duhesh kësaj teme, sepse ti ke një përvojë më të madhe jetësore se unë.

    Kalofsh mirë!

  5. #365
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Rashë e pashë një ëndërr – Këngë labe

    Rashë e pashë një ëndërr'ë
    unë e zeza moj nënë

    Qysh e pe dhe qysh t'u bë
    çupë e bijë e nënës'ë

    Më zu ferra këmbën'ë
    unë e zeza moj nënë

    Hesht moj bijë se s'është gjë
    çupë e bijë e nënës'ë

    Rashë e theva shtëmbën'ë
    unë e zeza moj nënë

    Ku e pate mëndjen'ë
    çupë e bijë e nënës'ë

    Kaq e pashë dhe s'mbaj mënd më
    unë e zeza moj nënë

    Ëndrrat dalin një me një
    çupë e bijë e nënës'ë

    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 18-09-2011 më 07:00

  6. #366
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Dola një ditë në verë - Këngë toske (Skrapar)

    Dola një ditë në verë
    dhe moj (përsëritet pas çdo strofe)
    të shëtis e të marr erë

    Nëpër vreshta, nëpër ara
    gjeta një lule përpara

    Burbuqe e hapur me vesë
    trëndafil me të vërtetë

    Zgjata dorën që ta pres'ë
    ç'mu këput kjo zemër e shkretë

    Ç'ke moj zemra ime, ç'ke
    pse ule kokën dhe re

    Pse rënkon e psherëtin'ë
    hiq marazin që t'u lidh'ë

    Nuk mundem ta heq o lumë
    sepse më ka prekur shumë

    Aq shumë më ka prekur mua
    maraz tjetër unë nuk dua


  7. #367
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Shqipëri moj hallemadhe – Këngë labe
    Marrës: Nazif Çela

    Shqipëri moj hallemadhe
    do ta ndryshojmë çehren
    Hidhi vallet përmbi halle
    mos e bëj qejfin qeder

    Vuri supet kësaj barre
    siç e bëjnë kombet e tjerë
    Falua gabimet që patën
    se çdo brez ka një defter

    Ballkanike, evropiane
    shtroje hapin me lezet
    Në sofrën tënde bujare
    dheu hi të bëhet verë

    Në jetën tradicionale
    do vemi, ku edhe lemë
    Ca në fusha, ca në male
    ca do vjelnë e ca do shtjenë

    Do bëjmë dhe festivale
    dasmat do t'i bëjmë model
    Do t'u themi - Moshatarë
    si e shijoni kafenë


  8. #368
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Moj e bukura sa s'ka - Këngë labe

    Moj e bukura sa s'ka
    moj Vasillo
    të vdiq pashai dhe të la
    moj Vasillo

    Kuja, kala më kala
    moj Vasillo
    se të kish ëngjëll në krah
    moj Vasillo

    Se i thoshnë Ali Pasha
    moj Vasillo
    dhe ti qengjurinë ndër krahë
    moj Vasillo

    Në moshë si bijë e baba
    moj Vasillo
    gjeraqinë e heshtur - tha
    moj Vasillo

    Gjithë hazineja¹ që la
    moj Vasillo
    pa ty s'vlen asnjë para
    moj Vasillo

    Moj e bukura sa s'ka
    moj Vasillo
    të vdiq pashai dhe të la
    moj Vasillo
    ____________
    1. pasuria


  9. #369
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ç'po qëndis moj Marigo – Këngë labe (Lapardha, Vlorë)

    Ç'po qëndis moj Marigo
    me majën e gishtit'o

    Shoqe moj, motër moj
    motra jonë Marigo
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Shkabën e flamurit'o
    flamurin e shqipes'o

    Qëndise moj zemër'o
    krenarinë e kombit'o

  10. #370
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Një ditë malit dola - Këngë labe (Dukat, Vlorë)

    Një ditë malit dola
    kundruall qëndroja

    Mbushur cicërima
    lule dhe aroma
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Vatanet e mia
    malet, deti, bora

    Si drita më erdhi
    vasha që unë doja

    Shtruar kuvendova
    mbi gjethet e njoma

    Ajo loz me mua
    unë nazet i doja


  11. #371
    Këngët shqipëtare, janë këngët e mija
    Marrës Nazif Çela
    Paro (Përparime Ziflaj)
    Kthyes Mehmet Visha
    Hedhës Hyso Xhaferri



    Këngët shqipëtare, janë këngët e mija
    perëndeshë e madhe, është polifonija
    Shqipëria ime, mal-ë o gur i çmuar
    të kam në gëzime, xhevahir në duar

    Këto janë këngët, këto janë vallet
    e nisin thëllëzat, e presin sorkadhet
    Labëria ime, mal-ë o gur i çmuar
    Të kam në gëzime, xhevahir në duar

    Kur ia thonë bilbilat, tundet Shqipërija
    çel edhe bajamja, çel edhe qershija
    Labëria ime, mal-ë o gur i çmuar
    të kam në gëzime, xhevahir në duar

    Kur ia thotë dyjarja, ëmbël me të dyja
    si violinë xambarja, buron melodija
    Shqipërija ime, mal-ë o gur i çmuar
    të kam në gëzime, xhevahir në duar


    Përshëndes me këtë këngë të gjithë dashamirësit e këngës labe.
    Gëzime paçi gjithmonë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 22-12-2011 më 17:19

  12. #372
    Vashëz e Bregdetit
    Marrës Genti Çela
    Hedhës Isa Çela



    Hodhe hapin vashëzë, të dëgjova,
    Hape syrin në ëndërr, ëndërrova,
    Vashëz e Bregdetit!

    Valë përmbi valë, ç’të kërkojë,
    Ëndërr nëpër ëndërr, ëndërrojë,
    Vashëz e Bregdetit!

    Më trokiti zëmra, nuk durova,
    se ç’e mora ëndrrën dhe e zgjova,
    Vashëz e Bregdetit!

    Valë përmbi valë, ç’të kërkojë,
    Ëndërr nëpër ëndërr, ëndërrojë,
    Vashëz e Bregdetit!

    Lule përmbi lule, petalet mblodha,
    Përmbi valë deti se ç’t’i hodha,
    Vashëz e Bregdetit!

    Valë përmbi valë, ç’të kërkojë,
    Ëndërr nëpër ëndërr, ëndërrojë,
    Vashëz e Bregdetit!

  13. #373
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Këngët shqipëtare, janë këngët e mija
    Marrës Nazif Çela
    Paro (Përparime Ziflaj)
    Kthyes Mehmet Visha
    Hedhës Hyso Xhaferri

    http://www.youtube.com/watch?v=n-voML7gqOQ

    Këngët shqipëtare, janë këngët e mija
    perëndeshë e madhe, është polifonija
    Shqipëria ime, mal-ë o gur i çmuar
    të kam në gëzime, xhevahir në duar

    Këto janë këngët, këto janë vallet
    e nisin thëllëzat, e presin sorkadhet
    Labëria ime, mal-ë o gur i çmuar
    Të kam në gëzime, xhevahir në duar

    Kur ia thonë bilbilat, tundet Shqipërija
    çel edhe bajamja, çel edhe qershija
    Labëria ime, mal-ë o gur i çmuar
    të kam në gëzime, xhevahir në duar

    Kur ia thotë dyjarja, ëmbël me të dyja
    si violinë xambarja, buron melodija
    Shqipërija ime, mal-ë o gur i çmuar
    të kam në gëzime, xhevahir në duar


    Përshëndes me këtë këngë të gjithë dashamirësit e këngës labe.
    Gëzime paçi gjithmonë!
    Jane kater YJE,qe kendojne nje kenge.

  14. #374
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    O BATO.
    Po munde na gjej pak kengen me titull DIL MOJ DIL,TE DALTE RRENJA,nuk me kujtohet grupi qe e kendon,po me duket se eshte JEHONA LABE??
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 24-12-2011 më 17:30

  15. #375
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Dil moj dil, të daltë rrënja - Grupi "Jehona labe"

    Dil moj dil, të daltë rrënja
    Hape penxherenë nga lëma
    Të dëgjosh si vete kënga
    Mos u trëmb, se nuk vij brënda
    Dhe në ardhça, s'bënet gjëma

    http://www.youtube.com/watch?v=2MODZ...ature=youtu.be

  16. #376
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Wink

    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Dil moj dil, të daltë rrënja - Grupi "Jehona labe"

    Dil moj dil, të daltë rrënja
    Hape penxherenë nga lëma
    Të dëgjosh si vete kënga
    Mos u trëmb, se nuk vij brënda
    Dhe në ardhça, s'bënet gjëma

    http://www.youtube.com/watch?v=2MODZ...ature=youtu.be
    THNX,je i madh....nqs mundesh ta gjesh me video,ka qene me pare ne youtube po nuk eshte me.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 25-12-2011 më 15:45

  17. #377
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Marika moj - Labe (Himarë)
    Marrëse: Katina Bejleri

    Marika moj, aman, aman
    të kam shpirt e të kam xhan

    Ç'e do, tani fuqia ra
    fajin e ke ti mor' maskara

    Të shtatë thikat ja ku i kam
    me një ma more shpirt e xhan

    Marika moj, ti je moj, je
    shtatin ma ke si minare

    E në je burrë me trimëri
    ç'ke për ta bërë, bëje tani


  18. #378
    Një përshëndetje të veçantë për të gjithë dashamirësit e këngës polifonike, të bregut, të lumit e të malit!
    Një dolli, sot në mbrëmje do ta ngrej për shëndetin tuaj, për njerëzit që i doni dhe ju duan.
    Një vit më të mirë e të mbarë, ta gëzoni, kudo që ndodheni!

  19. #379
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Gëzuar Dalan! Qoftë ky një vit i mirë e i mbarë për ty dhe familjen tënde! Uroj gjithashtu të gjithë dashamirësit e tjerë të këngës polifonike: të keni shëndet, lumturi, dhe ju plotësofshin këtë vit dëshirat e paplotësuara!
    Po vij sot me një këngë tjetër të grupit "Buron kënga labe", një grup i përzier këngëtarësh nga bregu, lumi e mali.

    Vajzë me nishan në faqe - Grupi "Buron kënga labe"
    Marrës: Viktor Nanaj
    Kthyes: Mujo Lala
    Hedhës: Sofo Katiaj
    _________________

    Ku shkon vajzë kaq e nxituar
    synë e vetullën e shkruar
    moj flutur e fluturuar
    të mbetën shtëmbat në duar

    Vajzë me nishan në faqe
    eja të shkëmbejmë dy llafe
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Të ka stolisur bandilli
    unazë me gur xhevahiri
    veshur me gjerdan floriri
    ty të ndrin gusha dhe gjiri

    Moj faqekuqja si shegë
    që më rri varur në degë
    kam një hall e kam një brengë
    për ty malli ç'po më djeg'ë

    Syri i zi, rrushi pa farë
    mbase vjen këtë behar'ë
    trupi yt rritur si ngjalë
    nesër mbrëma do të marr'ë

    Vetullën margaritar'ë
    vallë nga hëna e ke marrë
    e vogël, shpirtin ke vrarë
    balluket kurorë mbi ballë

  20. #380
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Legjenda e Qyqes është e njohur në krahinën labe dhe për të ka disa këngë. Disa studiues dhe kërkues të kësaj fushe thonë se legjenda rrjedh nga një ngjarje e vërtetë dhe vendlindja e saj mund të jetë në këtë krahinë. Sipas tyre, dy vëllezër të quajtur Kuk dhe Qurk, duke qethur dhentë, vriten, ndërsa motra e tyre (në mënyrë figurative) nga hidhërimi kthehet në qyqe.

    Emrat Kuk, Qurk, Gjon, Gjin, Dhoqina, janë emra mesjetarë dhe legjenda mund t'i përkasë kësaj periudhe, por besimi se qyqja është një vajzë e kthyer në qyqe nga hidhërimi, është i vjetër dhe këto vijnë që nga kohët e lashta të besimeve pagane. Nga kjo legjendë e ka burimin shprehja-mallkim që përdoret edhe sot: "U bëfsh qyqe!"


    Qyqja - Labe (Tragjas,Vlorë)

    Bien zilet nëpër male
    ulërin cula dyjare
    blegërin delja manare
    se një stan u shua fare

    (o Gjon, o Gjon)
    Qyqe, qyqe, moj Dhoqije
    Gjon e Gjin na u bënë hije
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Duke qethur dashin llajë
    te shtrunga, brënda në tëndë
    Gjonit i shkau gërshëra
    të vëllanë e preu rëndë

    Kur e pa mbytur në gjak'ë
    shtrirë si një sorkadh mali
    vetes ia mbajti në bark'ë
    pranë e pranë u doli xhani

    Kur erdhi motra nga gurra
    pa dy zogj që fluturuan
    të dy veshur si dhëndurë
    tutje lugjeve kaptuan

    Nëpër maja, nëpër brigje
    lajthiti si kallogre
    nga hidhërimi u bë qyqe
    s'dihet ku ngriti fole

    Kur çel lulja në pranverë
    tre zogj dalin dhe këndojnë
    dy vëllezër dhe një motër
    njëri-tjetrin po kërkojnë

Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •