Close
Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 360 prej 440
  1. #341
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Çelua qishi² në Arilë³
    Celua hjisi ne Arile - Celua hyri ne Arile


    nuk e ka fjalori qe mbajme nen jastek prandaj

  2. #342
    Grupi i Çipinit - Ç’i grise të linjtat moj

    Ç’i grise të linjtat moj
    së lari në lumë,
    sytë i mban tek uji moj
    mëndt i ke (mban) tek unë.

    Si një zog i trembur moj
    zverdhur bërë ftua,
    sytë i mban tek uji moj
    me mënd më pret mua.

    Të shkrova një letër moj
    ta hodha në lumë,
    jelekun me kopsa moj
    ta xbërthefsha unë.


    Këtë këngë mund ta dëgjoni në stream-audio në faqen
    http://www.cipinifolk.com/musicplayer/evasoftpl.swf
    (Track 32)

  3. #343
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Byreku me dyzet petë - Këngë toske (Gramsh)

    Na erdhën ca miq për drekë
    e u ula e hodha petë

    U ula dhe hodha petë
    hodha plot'ë moj dyzet petë

    Ububu ç'më gjeti mua
    m'i prishi macja me thua

    Çiç, çiç, çiç moj mace e shkretë
    byrekun me dyzet petë

    Ky lakrori shoq mbi shoq
    shtiva dorën dhe më dogj

    Ti moj mace, moj kërcure
    dhe nga burri më përzure

    Zura, thera pulën'ë
    të gënjeja burrin'ë

    Burri s'u gënjyekëka
    shpejt më mori dy purteka


  4. #344
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    End qylymin me tre fletë - Këngë labe (Dukat, Vlorë)
    Marrës: Remzi Alushi
    ______________

    Pa mbushur tetëmbëdhjetë
    end qylymin me tre fletë
    e mjero

    Nuk qënkej kollaj Evropa
    ish paguar gjer te Londra
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Njëzet vjeçe, tharë e tretur
    nëpër botë vaji ka mbetur
    e mjero

    Bën e prish qylym përditë
    tharë lotë e tretur sytë
    e mjero

    Përjetë për ta kujtuar
    një emër në qylym shkruar
    e mjero


  5. #345
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kënga i kushtohet Ali Pashë Tepelenës (1742-1822), një figure atdhetare, por qarqe antishqiptare (kryesisht greke) dhe njerëz të ligj, mundohen të hedhin baltë mbi këtë figurë duke shpikur lloj-lloj përrallash, dhe kjo është e kuptueshme. Populli që nga Kosova e në Çamëri i ka kënduar vazhdimisht Ali Pashë Tepelenës dhe populli nuk të këndon kot. E përmbledhur në pak fjalë, historia e Ali Pashës është kjo:

    Ali Pashë Tepelena me zgjuarsi dhe zotësi arriti të krijojë një rajon të madh autonom që fillonte nga Gjiri i Prevezës e deri afër lumit Shkumbin, me qendër Janinën. Ky u quajt Pashallëku i Janinës dhe dallonte nga të tjerët për rregullin, qetësinë, zhvillimin ekonomik dhe kulturor. Aty filloi të përdorej dhe gjuha e shkruar shqipe, megjithatë Ali Pasha u tregua i kujdesshëm për të mos prishur para kohe marrëdhëniet me Portën e Lartë dhe të priste çastin e duhur për një shkëputje të plotë prej tyre.

    Në vitet 1812-1819 Ali Pasha u përpoq të bënte besëlidhje me sundimtarët e Shqipërisë së Veriut, sidomos me Bushatllinjtë, për të përballuar së bashku osmanët, por pa sukses. Rivaliteti mes Janinës dhe Shkodrës bëri që Mustafa Pashë Bushatlliu të merrte haptazi anën e osmanëve kur ata dërguan forca kundër Ali Pashës.

    Ali Pasha i ndihmoi edhe popujt e tjerë të Ballkanit të ngriheshin kundër sundimit osman, e veçanërisht grekët dhe lidhi aleancë me kryengritësit e Etolisë dhe Akarnisë, por më vonë ajo u sabotua nga krerët grekë. I gjendur vetëm dhe i rrethuar nga të gjitha anët, Ali Pasha luftoi i vetëm ndaj osmanëve për një vit e gjysmë, derisa më në fund u vra i ngujuar në një kala të liqenit të Janinës.

    Këngë për Ali Pashë Tepelenën - Grupi "Kurora labe"

    Ali Pasha mëndjehollë
    u derdhën shumë napolonë
    Tradhëti të madhe pate
    të vranë, pritën kur u plake
    Nëpër sarajet e tua
    çdo shqiptar u lartësua
    Kemi ardhur dhe bëjmë këngë
    emri yt me peshë të rëndë

    U mpreh shpata nëpër vite
    kokë e pashait të pritej
    Patën frikë se prapë do ngrihej
    veç me tradhëti do vritej
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Jo pashai në një varr'ë
    kokë e trup të jenë të ndarë
    Dhe i vdekur bën komandë
    s'vdesin pashallarët tanë
    Të gjitha kalatë kullojnë
    prapë sarajet të kërkojnë
    Të vish me Vasilikinë
    në Tepelenë dhe Janinë


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 29-07-2011 më 14:19

  6. #346
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    ahahahahahahah sa i fiksum. per nji varg ka ardhe edhe ktu me i ba agiografine ali pashes.

    nejse, nuk po i pergjigjem perrallave te perpjekjeve me u bashku me bushatllijte se mjafton me hap nji liber çfaredo me kuptu se nuk iu bashku kurre kryengritjeve te tyre. as krijimit te konfederates ilirike ku aderun edhe malazezet e boshnjaket. perkundrazi, shkonte me turqit ne shkoder per ekspedite.
    me stil permend te fundmin e bushatllinjve e kalon paraardhesit qe e kalun jeten ne kryengritje. ku ishte ali atdhetari? nejse.
    po e lejm edhe ate punen e kultures qe ka perhape, kur dihet boterisht qe ishte analfabet per vete.
    nuk asht tema e duhun.

    po i pergjigjem me kange, meqe qenkan kaq domethenese. pamvarsisht se ne i kendojme edhe enverit.....

    Citim Postuar më parë nga labi i maleve Lexo Postimin

    Tek hani i Valarese,
    i biri Hanko kapese(kurves),
    vrau 705,
    ua beri me te pabese.

    Kardhiq pse sben me lule,
    qan te zone qe ta vrane,
    Ali banditi me zagare.

    C'eshte nje vend ne Laberi,
    nje qytet plote pasuri?
    E ka emrin Kardhiqi,
    i nxuar ujin e zi,
    nje kusar me emrin Ali.
    “O Ali pasha nga Narta,
    ne s’jemi çupa nga Arta
    e as djemë nga ...........
    që të flesh me ne nga nata,
    ne jemi kapedanata”

  7. #347
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Tema nuk është për të debatuar për Ali Pashën, ka një temë te historia për atë. Natyrisht që Ali Pasha kishte edhe armiq e kundërshtarë, dhe kundërshtarët dihen çfarë thonë. Përballë mijëra këngëve popullore që i kushtohen Ali Pashës, janë të mjera përpjekjet për të ulur figurën e tij me ndonjë këngë vlleho/jevgo/greko/ortodoksësh.

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    kange prej vendeve ku ka masakru burra te paarmatosun e gra me fmi.
    jane kange kardhiqiote e suliote qi jane shqiptare 24 karat.

  9. #349
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kam lexuar më shumë se ty për këto gjëra dhe i di më mirë se ty. Ka pasur disa shqiptarë ortodoksë e sidomos suliotë që kanë bashkëpunuar me grekët në dëm të shqiptarëve dhe kanë kryer masakra ndaj çamëve. Ishin si ca bizantinë që shikon këtu në forum. Natyrisht që ata Ali Pasha do t'i luftonte. Ik e tani e mos na ndot temën me shkrime të kota, se nuk të përgjigjem më!

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 29-07-2011 më 20:22

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    komplet kardhiqiotet e suliotet paskan kene greke......
    ti kujton se din po nuk ia ke idene
    nuk ndotesh ma shume ti jo mos u merakos

  11. #351
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Këngë për Demir Zykën - Këngë toske (Skrapar)

    O përtej Urës së Qabesë
    një zë me vaj e me vesë
    xha Demiri po këndon
    Mali i Tomorit dëgjon

    O zëri i tij si zë bilbili
    ushtoi në dritare e male
    mbushi dasma dhe gëzime
    bëri vënd në festivale

    O xha Demiri kur këndoi
    përtej Urës së Qabesë
    bilbilat këngën pushuan
    dëgjonin e mbanin veshë


  12. #352
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Trendelinat vergje-vergje - Këngë labe (Gjirokastër)

    Trëndelinat vergje-vergje
    trëndelinat moj

    Gjeçë një vashë levende
    trëndelinat moj

    Të fola, pse s'mu përgjegje
    trëndelinat moj

    Apo je sëmurë a dergje
    trëndelinat moj

    As sëmurë jam, as'ë dergjem
    trëndelinat moj

    Po nuk dua të përgjegjem
    trëndelinat moj

  13. #353
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Të bukura janë këngët tona - Këngë labe (Kaninë, Vlorë)

    Të ëmbla, të bukura
    janë këngët tona
    iso bën Shushica
    çiftelinë Valbona

    Ne do t'i këndojmë
    sa të jemi gjallë
    këngët tona labe
    këngët lapidar
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Nga ballkoni i Vlorës
    ju sjellim urime
    nga Sarandë e bukur
    dhe Kosova trime

    Të bashkuar qofshim
    të gëzojmë lirinë
    të mbjellim veç paqe
    në gjithë Shqipërinë

    Nga thellësitë e zëmrës
    ky është mesazh kënge
    ta duam atdheun
    si bijtë e një nëne


  14. #354
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Dy këngë nga Skrapari, një e shtruar dhe një ritmike:

    O Tomor, o mal i lartë - Këngë toske (Skrapar)

    O Tomor, o mal i lartë
    dëshmitar i gjithësisë
    ju lutem, tregona pak
    historinë e Shqipërisë

    Ulu bir, dëgjo dhe shkruaj
    tregoja gjithë njerëzisë
    ne jemi këtu nga moti
    që kur na krijoi zoti




    Ky fustani jot'ë - Këngë toske (Skrapar)

    Ky fustani jot'ë
    dy pika të verdha
    sa lezet të paska moj
    kur më del te dera

    Dil moj nëne, dil'ë
    dil dhe bëj sehir'ë
    nusen ta kanë veshur moj
    me gurë xhevahirë
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Ky fustani jot'ë
    dy pika të bardha
    sa lezet të paska moj
    kur më del te shkalla

    Ky fustani jot'ë
    dy pika të kuqe
    sa lezet të paska moj
    kur u bëre nuse


  15. #355
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    [COLOR="Blue"]Se pari dua t'ju falenderoje per kengen e bukur himarjote,e cila eshte krijim i Neco Mukes.Kjo kenge eshte kenduar edhe nga nje grup i vajzave te Dhermiut ne kohen e diktatures.Kenget e Necos u kenduan me vone nga Dhimiter Varfi,nje virtuoz i grupit himariot.Zeri tij ishte ze bilbili vertet.Midis kengeve te bukura si Vajze e valave edhe kenga Erdhi prilli u shkri bora maleve eshte nje perle e bukurkenduar nga po nbzai grup ne kete rast.Eh nostalgji,nostalgji!!!Tradita dalngadale po humbet,por po humbasin vlera te cilat UNESCO i ka quajtur Trashegimi e vyer e kultures mbareboterore.Fjala eshte per ISOPLIFONIN. [
    /COLOR]

    Bato miku do te thosha se si kenget e Skraparit,Permetaret,myzeqaret e Beratase qe pak a shume jane te njejta,nuk hyjne tek isoplifonia.Tek isopolifonia hyjne vetem kenget labe.Ju pershendes te gjitheve ju miqt e mij,po ashtu edhe gjithe ata qe pelqejne kenget labe,kete pasuri te cmuar qe na bene krenar!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  16. #356
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Grupi i Gumenices kendon nbznje kenge te bukur kushtuar poetit ,atdhetarit e intelktualit te shquar lab Ali Asllani.

    Mora rrugen tende ne per laberi
    o Ali asllani ,o Asllan o Asllan Ali
    Kendoje me vete,kendoja per ty
    O Ali asllani o Asllani o Asllan Ali
    Zogjte dhe sorkadhet me shihnin ne sy
    O Ali asllani o Asllan Ali
    Eca ne livadhe me henen e tij
    O A Asllani o Asllan Ali
    Nuk paskam te ngopur ndaj ketej do rri
    O A Asllani,o Asllan Ali


    http://youtu.be/AGE2k3nGCMs
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  17. #357
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga nestorp
    Bato miku do te thosha se si kenget e Skraparit,Permetaret,myzeqaret e Beratase qe pak a shume jane te njejta,nuk hyjne tek isoplifonia.Tek isopolifonia hyjne vetem kenget labe.
    Nestorp, miku im! Ç'janë këngë me iso, quhen polifonike. Ndoshta mund të kishte dy tema, po nuk është gabim të jenë dhe bashkë. Këngët me iso nga zonat e ndryshme nuk i bëjnë dëm temës, përkundrazi, i japin larmi. Unë kam dëshirë të sjell këngë me iso nga të gjitha zonat e Jugut, por nuk po gjej. Labe dhe nga Skrapari ka plot.

    Të përshëndes me një valle të Gërnecit:


    Kur firmosi Ahtisari – Valle labe (Gërnec, Vlorë)

    Nga Vlora 'Smail Qemali
    dërgoi urimet i pari
    kur firmosi Ahtisari

    U ngrita, dola nga varri
    me mua dhe flamurtari

    Gjakun që derdhi shqiptari
    e vulosi kosovari

    Folën në tribuna zjarri
    burra si Adem Jashari


  18. #358
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Une i di shume mire keto qe po thua ti tani,por UNESKO ka vendosur e konsakruar ne librin e saj isoplifonine labe,as ate nga Korca e mbaro gjer ne Myzeqe.Duhet t'i kemi mire parasysh keto gjera,sepse bejne ndryshimin.Edhe tek mesazhi pare kete kam dashur te them.Ndoshta nuk jam shprehur drejt.Dihet se nje tog burrash apo grash qe kendojne ne ate menyre hyjne tek kenget polifonike,bashkim zerash.Keto kenget qe do te futesh ti nuk e kane muzikalitetin e isoplifonise labe,sepse njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit.E di se si u quajten ne france 6 djemte e lapardhase me kengen e Celos camit.Gjashte violinat shqipetare.Aq bukur kombinonin zerat.
    Kalofsh bukur
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 14-09-2011 më 05:46
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  19. #359
    kaoni
    Anëtarësuar
    30-08-2011
    Vendndodhja
    ne greqi
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga peshkatari Lexo Postimin
    Kenge Pilurjote

    Nuk shkuam ne kurbete
    per florinj e salltanete
    por shkuam te mesojm shkronja
    te ali ne drite shqiponja.

    Kenge na Kuci

    Diten qe erdhi Gjermani me makina te medha
    Lyer me boje jeshile mo i diktonim na!

    Dy fjale tha Mao Ce Duni
    Shqiperine kush ta preke do tja beje kembet Dubek!

    Dhame e dhame dhame e dhame e dhame!
    (Dele Te falura)

    Besoj se eshte kenga me e bukur e Folklorit Kucjot
    kenga me e bukur kuciote eeshte ;jane ata
    kush lufton ashtu me fatin sup me supe me te jatin o biroooooooooo dute nur gumenicjoti cane myftar cmokthinjoti cishin a i vrafte zoti pershendetje

  20. #360
    kaoni
    Anëtarësuar
    30-08-2011
    Vendndodhja
    ne greqi
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Grupi i Gumenices kendon nbznje kenge te bukur kushtuar poetit ,atdhetarit e intelktualit te shquar lab Ali Asllani.

    Mora rrugen tende ne per laberi
    o Ali asllani ,o Asllan o Asllan Ali
    Kendoje me vete,kendoja per ty
    O Ali asllani o Asllani o Asllan Ali
    Zogjte dhe sorkadhet me shihnin ne sy
    O Ali asllani o Asllan Ali
    Eca ne livadhe me henen e tij
    O A Asllani o Asllan Ali
    Nuk paskam te ngopur ndaj ketej do rri
    O A Asllani,o Asllan Ali


    http://youtu.be/AGE2k3nGCMs
    lavdi intelektualit vlonjat ali asllanit qe shkroi kengen vlora vlora

Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •