Close
Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 440
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Ngjarja pak a shume ka ndodhur ashtu sic e tregoni ju,por ju keni bere nje gabim te vogele.Ne Laberi nuk flitet shqipja ne dialektin cam(cham) por dialektin lab.
    Fjala bil thuhet ne dialektin cam,ndersa bije ne dialektin lab.
    .Nqse je cam po ''te fal'',por po nuk je cam ja ke futur kot.Une e kam degjuar kete kenge te kendohet ne shume dasma ne zonen e laberise gjer ne vitet 60 dhe asnjehere nuk e kam degjuar marrsin te thote bil,por bije.
    Respekte qe na i kujtove kete kenge te vjeter!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Ngjarja pak a shume ka ndodhur ashtu sic e tregoni ju,por ju keni bere nje gabim te vogele.Ne Laberi nuk flitet shqipja ne dialektin cam(cham) por dialektin lab.
    Fjala bil thuhet ne dialektin cam,ndersa bije ne dialektin lab.
    .Nqse je cam po ''te fal'',por po nuk je cam ja ke futur kot.Une e kam degjuar kete kenge te kendohet ne shume dasma ne zonen e laberise gjer ne vitet 60 dhe asnjehere nuk e kam degjuar marrsin te thote bil,por bije.
    Respekte qe na i kujtove kete kenge te vjeter!

    Une jam gjirokastrit dhe "bile" eshte e perdorshme ne Gjirokaster gjeresisht dhe jo vetem ne Cameri.

    Kengen e kam degjuar te kendohet ne udhetimet e linjes Gjirokaster - Tirane kur udhetimi kryhej nepermjet Vlores, dhe te kenduarit ka qene pjese e udhetimit ne kete linje.

    Pra kenga kendohej nga gjirokastrit, ne varjantin e tyre. Nuk kame qene marres, por iso-tar kurdohere.

    Me vone tradita e kenges ne kete linje u "prish " kur filloje "rruga e re" nga Memaliaj- Kras- Ballsh, dhe distanca me autobuz u pergjysmua.

    Nga ajo kohe kujtoj dhe pak fjale te nje tjeter kenge te ngjashme ne subjekt:



    Bir Selmani i nenes,

    Ke te qaj me pare,

    Nje e kisha nip,

    dhe nje e kisha djale!


    Kush kujton me teper le te plotesoje.


    Pershendetje.


    .

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kënga i kushtohet heroinës arbëreshe të Greqisë, Bubulina Pinoçit (1771-1825) që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë dhe Greqisë. Ajo arriti të vihej në krye të luftëtarëve të Çamërisë dhe të Peloponezit në luftë kundër turqve dhe çliroi shumë qytete të Greqisë, mirëpo pasi Greqia e fitoi pavarësinë dhe nuk i duhej më, ajo u vra pabesisht në shtëpinë e saj nga ata të cilët nuk donin që të kishin një shqiptare në krye të tyre.

    Hajd' me det moj Bubulinë – Këngë labe

    Shkoi një shekull e ca vitë
    vitet shkuan, Bubulinë
    hajd' me det moj Bubulinë
    trimëresha arvanitë

    Ku prehesh moj Bubulinë
    trimëresha arvanitë
    trimëresha arvanitë
    hajd' me det moj Bubulinë

    Ku e ke varrin moj ti'në
    hajd' me det moj Bubulinë
    hajd' me det moj Bubulinë
    trimëresha arvanitë

    Malet pyes, supet më ngrinë
    dielli zot me ligësinë
    hajd' me det moj Bubulinë
    trimëresha arvanitë

    Në ëndërr të pashë një ditë
    si nuk'ë vjen e moj rri'në
    hajd' me det moj Bubulinë
    hajd' me det moj, hajd' me det
    hajd' me det moj Bubulinë


  4. #244
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga gjirfabe Lexo Postimin
    Une jam gjirokastrit dhe "bile" eshte e perdorshme ne Gjirokaster gjeresisht dhe jo vetem ne Cameri.

    Kengen e kam degjuar te kendohet ne udhetimet e linjes Gjirokaster - Tirane kur udhetimi kryhej nepermjet Vlores, dhe te kenduarit ka qene pjese e udhetimit ne kete linje.

    Pra kenga kendohej nga gjirokastrit, ne varjantin e tyre. Nuk kame qene marres, por iso-tar kurdohere.

    Me vone tradita e kenges ne kete linje u "prish " kur filloje "rruga e re" nga Memaliaj- Kras- Ballsh, dhe distanca me autobuz u pergjysmua.

    Nga ajo kohe kujtoj dhe pak fjale te nje tjeter kenge te ngjashme ne subjekt:



    Bir Selmani i nenes,

    Ke te qaj me pare,

    Nje e kisha nip,

    dhe nje e kisha djale!


    Kush kujton me teper le te plotesoje.


    Pershendetje.


    .




    Ke te drejte se si duket pluhuri i rruges nga Tepelena ne Sevaster,Kote e gjer tek Spitali i qytetit e cila ishte i paasfaltuar i bente udhetaret t'ja merrnin kenges.Kur benin pushim tek rrapi ne Sevaster laheshin tek ai curril uji,por perseri kur mbrinin ne Vlore perseri dukeshin si tek filmi'' Kur zbardhi nje dite'' ku ballistat luanin me miellin e gjermanit.
    Kjo kenge eshte kenduar ne Laberi gjer nga fillimi viteve 60 sic kam pohuar dhe ne Vlore nuk perdoret bile,por bije.Ndoshta nga qe keni qene ne kufi me Camerine e keni perdorur edhe ju. Me vone ata qe e kendonin kete kenge vdiqen dhe ajo u harrua tashme.Pastaj ju nuk kaloni nga rruge me pluhur,e cila ashtu eshte sot e kesaj dite.
    Kete bejten qe ke shkruar ketu ne fund te sikur nuk e kuptoje dhe pse e ke sjelle???Kjo nuk eshte kenge?E kendoni ju gjirokastritet neper dasma e ziafete kete palo bejte?

    Une po te kendoje nje kenge tjeter ty meqe me ke cituar

    O ceco muco atika
    kerraba jote me pika
    dhente e dhit e zeres
    nami i Hasan Qeres
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  5. #245
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Atje poshtë te përroi – Grupi “Zëri i bilbilit” (Sarandë)
    Marrës: Agron Imeri
    Kthyes: Astrit Muho

    Atje poshtë te përroi
    ditën e xhindja më shkoi

    Ktheu kokën, më vështroi
    sy'në e zi ç'ma rrotulloi

    Vetull' e saj më shajtoi
    zjarri i saj më përvëloi

    Zjarri i saj si zjarr xheneti
    shokë më thau, më treti

    E putha miken në ballë
    vaçë¹ në xhenet i gjallë

    1) vajta



  6. #246
    Djal Mistrec Maska e DebatikasI
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Atje ku nuk flitet per Besim Fetar!
    Postime
    124


    Atje ku me lindi nena.

    Atje ku me lindi nena
    atje errem atje gdhihem
    atje me fluturon zemra
    atje ulem atje ngrihem.


    Si zog fluturoj mbi lume
    me ngopet xhani me ere
    tek burimi neper gjume
    me lodh e bukur e dheut.


    Ngjitem arrave perpjete
    permbi lule ne rrungaja
    si ketri mor permbi flete
    aty qeshja aty qaja.


    Atje ku dremitin zilet
    atje u zgjova me fyell
    vec atje me shtohen kilet
    atje marr drite edhe diell.


    Atje ku me lindi nena
    ku piva gjirin e thate
    atje le te vdese zemra
    se atje do ngjallemm prape.
    Djemte E Bashkuar Anetar Te Ideve Komuniste

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Amam mike aman nure.Grupi Egjeria.(kenduar nga Kastriot Vishe).

    Te porta me dy qivure
    jaman mike jaman nure
    te porta me dy qivure
    mike moj buza bobozhure

    Me thane se u semure
    jaman mike jaman nure
    me thane se u semure
    mike moj buza bobozhure.

    Mike mua kur me thane
    me vrap çe mbylla dyqane
    jaman mike jaman nure
    mike moj buza bubozhure

    Mike mua moj kur me thane
    pesé para bleva zhivane
    jaman mike jaman nure
    mike moj buza bobozhure

    Pesé para bleva zhivane
    qe ta pija moj po s'me lane
    jaman mike jaman nure
    mike moj buza bobozhure

    Qe ta pija moj po s'me lane
    s'me la nena moj me babane
    jaman mike jaman nure
    mike moj buza bobuzhure

  8. #248
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Reja e Çipinit – Këngë labe

    Reja e Çipinit
    ylli i agimit
    syri i pambyllur
    reja e Çipinit
    ylli i agimit

    Vapë e jenarit¹
    ethe e beharit
    o musht i pashtrydhur
    vapë e jenarit
    ethe e beharit

    O vetullkurorë
    hëna me këmborë
    buza jote çelur
    o vetullkurorë
    hëna me këmborë

    Natë e pafjetur
    ditë e patretur
    'palla² jote shkelur
    natë e pafjetur
    ditë e patretur

    Bukuri e prillit
    merak i bandillit
    fatin e tij matur
    bukuri e prillit
    merak i bandillit

    Gurrë e ftohtë e zallit
    çikë³ e st(ë)rallit
    plasi buzë e djalit
    gurrë e ftohtë e zallit
    çikë e st(ë)rallit

    1) janarit
    2) qepalla
    3) copë (e gurit të thyer)


    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 09-07-2010 më 20:10

  9. #249
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Llakatundse e bukur – Grupi i Llakatundit (Vlorë)

    Llakatundse e bukur
    lule trëndelinë
    me shaminë e ballit
    mos ma mbulo sy'në

    Vesa e mëngjesit
    mbi ty paska rënë
    në mendime djali
    djali paska rënë
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Dola që pa gdhirë
    poshtë te burimi
    nga syri i kaltër
    shtanga unë fakiri

    Buzët lulëkuqe
    flokët larë me vesë
    mëndjen se ç'ma morën
    më mbytën në djersë


  10. #250
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga DebatikasI Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=n57o6r7puLQ

    Atje ku me lindi nena.

    Atje ku me lindi nena
    atje errem atje gdhihem
    atje me fluturon zemra
    atje ulem atje ngrihem.


    Si zog fluturoj mbi lume
    me ngopet xhani me ere
    tek burimi neper gjume
    me lodh e bukur e dheut.


    Ngjitem arrave perpjete
    permbi lule ne rrungaja
    si ketri mor permbi flete
    aty qeshja aty qaja.


    Atje ku dremitin zilet
    atje u zgjova me fyell
    vec atje me shtohen kilet
    atje marr drite edhe diell.


    Atje ku me lindi nena
    ku piva gjirin e thate
    atje le te vdese zemra
    se atje do ngjallemm prape.
    Kenge e mire,nivel mesatar!Karakteristike e pelqyeshme e kesaj kenge eshte se marresi i shqipton fjalet shume paster,nuk i ha fjalet si ne shumicen e kengeve labe.Njerzit ne qe jemi dashamires te kenges labe dhe qe kendojme vet,na pelqen edhe ti degjojme qarte dhe pse jo edhe ti mesojme fjalet e kenges.

    Zoteri te thashe disa fjale te mira per kengen dhe i meriton,por nickname qe ke vendosur,eshte anakronik per kohen!
    Te uroje gjithe te mirat!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  11. #251
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Kenge dasme e Darsise qe kendohej si nga grate, po ashtu edhe nga burrat.Metrika nuk eshte e njejte si ato labe dhe ritmika eshte me e bute, por iso-ja eshte me e embel!!
    ..........grate.........
    O, po ç'ke bilbil qe po vajton-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une vajtoj per vajzerine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Vajzerine s'e gjen me kurre
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Te thone shoqet:"Grua me burre"
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....burrat.......
    O, po ç'ke bilbil qe po vajton-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une vajtoj per djalerine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Djalerine s'e gjen me kurre
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Te thone shoket:"Burre me grua"
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....grate........
    O, po ç'ke bilbil qe po kendon-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une kendoj per nuserine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .......burrat........
    O, po ç'ke bilbil qe po kendon-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une kendoj per dhenderine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....te gjithe.......
    U martofshi dhe gezofshi
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Brez me brez u trashegofshi
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........

    Me keqardhje pashe se nuk gjendet kerkund nej inçizim i kesaj kenge popullore te lashte dhe me e keqja se po i humbet tradita ne dasmat e sotme!!
    Jarigas

  12. #252
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ti qënke për mua – Grupi "Kaonia" (Delvinë)

    Thëllëzë e vagoit¹
    kumbulla majgoshe²
    e verdha e ftoit
    ç'deshe të më thoshe

    Ç'deshe të më thoshe
    ti moj lule e malit
    sevdaja e kësaj moshe
    dhe ilaçi i mallit

    Qerpikët kurorë
    ç'më bënë për vete
    ma bëje me dorë
    me ca isharete³

    Me ca isharete
    më fute ne valle
    më thave, më trete
    ti moj nazemadhe

    S'më trëmb fodullëku
    as nazet e tua
    s'ka ç'na ndan në botë
    ti qënke për mua

    1) mjegullës, që nuk duket qartë
    2) me majë
    3) shenja (turqisht)



  13. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Më 17 qershor 1417 turqit pushtuan Vlorën dhe rrethuan kështjellën e Kaninës. Sundimtarja e Kaninës në vitet 1396-1417 ishte princesha Rugjinë Balsha. Me forcat e pakta që kishte në kështjellë, Rugjina çau rrethimin natën dhe u largua në Korfuz.

    Ç’bën që rri, Rugjinë e gjorë – Grupi i Dukatit (Vlorë)

    Pllakosi turku në Vlorë
    ç’bën që rri Rugjinë e gjorë

    Bënë betim, bënë betim
    Dil princesha me kurorë
    mblidhi djemtë dhe bëja forë
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Pashai me tre taborë
    kërkon të na hedhë në dorë

    Turqit, topa dhe trumbeta
    Rugjina, gurë dhe shigjeta

    Rugjina, zëmrën si shkëmbi
    zgjodhi djemtë e këtij vëndi

    Me shigjeta, jataganë
    çau turqit, dolli ndanë¹


    1) dolli ndanë – doli përtej, u hodh matanë



  14. #254
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Kenge dasme e Darsise qe kendohej si nga grate, po ashtu edhe nga burrat.Metrika nuk eshte e njejte si ato labe dhe ritmika eshte me e bute, por iso-ja eshte me e embel!!
    ..........grate.........
    O, po ç'ke bilbil qe po vajton-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une vajtoj per vajzerine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Vajzerine s'e gjen me kurre
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Te thone shoqet:"Grua me burre"
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....burrat.......
    O, po ç'ke bilbil qe po vajton-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une vajtoj per djalerine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Djalerine s'e gjen me kurre
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Te thone shoket:"Burre me grua"
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....grate........
    O, po ç'ke bilbil qe po kendon-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une kendoj per nuserine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .......burrat........
    O, po ç'ke bilbil qe po kendon-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une kendoj per dhenderine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....te gjithe.......
    U martofshi dhe gezofshi
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Brez me brez u trashegofshi
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........

    Me keqardhje pashe se nuk gjendet kerkund nej inçizim i kesaj kenge popullore te lashte dhe me e keqja se po i humbet tradita ne dasmat e sotme!!

    I dashur djale
    Se pari te pershendes duke uruar e shpresuar qe te jesh mire me gjithcka.
    Kete kenge e kam degjuar vite me pare edhe une miku im.Kjo ka qene nje kenge e shtruar dhe e kendohej ne per dasma kryesisht.Te pergezoje per kontributin tend modest me kete kenge te vjeter por te mrekullueshme.Me ka marre malli per ty miku im i vogel,sepse je nje djale i mrekullueshem dhe nje mik i mire,i respektuar,tolerant e shume i dashur.
    Perqafime
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  15. #255
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    I dashur djale
    Se pari te pershendes duke uruar e shpresuar qe te jesh mire me gjithcka.
    Kete kenge e kam degjuar vite me pare edhe une miku im.Kjo ka qene nje kenge e shtruar dhe e kendohej ne per dasma kryesisht.Te pergezoje per kontributin tend modest me kete kenge te vjeter por te mrekullueshme.Me ka marre malli per ty miku im i vogel,sepse je nje djale i mrekullueshem dhe nje mik i mire,i respektuar,tolerant e shume i dashur.
    Perqafime
    Gjithashtu te pershendes me mall, mik i dashur!
    Si gjithmone je i dashur dhe shume zemergjere ne pergezime, ashtu siç i ka hije nje shqiptari dhe njeriu te mire. Une besoj se me shembuj si ai yti, te gjithe ne kemi per te mesuar dhe permiresuar.Falemnderit nga zemra!!
    Sa per kengen, te them te drejten e kendonte shpesh gjyshja ime sa ishte ne jete dhe une i mbaja iso.....me dridhet zemra sa here qe e kujtoj zerin e saj te dritheruar!! Me mbyt mallengjimi.....epo ky eshte misioni i muzikes tradicionale:"te percjelle vlerat dhe kujtimet e te pareve tane"......si nje fotografi e koherave te kaluara....e zverdhur, e gervishtur, rrudhosur, por e paçmueshme ne vlere....

    Perqafime mik i dashur!!!
    Jarigas

  16. #256
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    http://www.youtube.com/watch?v=rcVPd-K7hLE


    Nuk ke se si mos te ngazellehesh kur degjon kete kenge vellezer.Emocionohesh e mallengjehesh kur degjon e shijon perla te tilla te folklorit e polifonise labe.Poeti popullor e ka stolisur kete kenge me dashurine e zemres se vet. Rreshtat dhe strofat e ketij teksti jane te mbushura perplot metafora te fuqishme te vendosura me mjeshteri artisti ne vendin e duhur.Duke e degjuar kete kenge them me plot gojen,se poeti i panjohur qe thur poezi kaq te arrira,ka vendosur brenda tyre shpirtin dhe zemren e tij.Muza e poetit lab kullon nektar,prandaj edhe ne emocionohemi,kur e degjojme te materializuar nga grupi ketyre bilbilave te ketij grupi virtuoz.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  17. #257
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga nestorp
    Nuk ke se si mos te ngazellehesh kur degjon kete kenge vellezer.Emocionohesh e mallengjehesh kur degjon e shijon perla te tilla te folklorit e polifonise labe.Poeti popullor e ka stolisur kete kenge me dashurine e zemres se vet. Rreshtat dhe strofat e ketij teksti jane te mbushura perplot metafora te fuqishme te vendosura me mjeshteri artisti ne vendin e duhur.Duke e degjuar kete kenge them me plot gojen,se poeti i panjohur qe thur poezi kaq te arrira,ka vendosur brenda tyre shpirtin dhe zemren e tij.Muza e poetit lab kullon nektar,prandaj edhe ne emocionohemi,kur e degjojme te materializuar nga grupi ketyre bilbilave te ketij grupi virtuoz.
    Nestorp, këngët këtu duhet t'i sjellim me tekste. Ja, po e shkruaj unë tekstin.
    Më pëlqen teksti i këngës, është i bukur.

    Labe moj, stoli në stane - Grupi "Çipini"
    Marrës: Ajet Duka

    Labe moj, stoli në stane
    rritur me zile çokane
    herë fustane, herë tumane
    furkë e kërrabë nga dru thane

    Mbi Sopot të gjën behari
    qëni para, pas manari
    natën lahesh me dritë hëne
    ditën pi vesë nga bari

    Ti kopesë i rri në krye
    si në kullotë dhe në hije
    natën trëmb bishën që bie
    buzëqesh e loz me yje

    Bukurinë e ke të mëmës
    dielli ta kërkon hua
    me furkë tjerr dritën e hënës
    me kërrabë kap ëndrrat e tua

    Një longar me zëmër qan'ë
    të kërkon e të do pranë
    qëngjat zilet dhe këmborët
    të duan nuse në stan'ë


  18. #258
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Po shkruaj dhe tekstin e kësaj këngës që kishe sjellë dje. Edhe kjo më pëlqeu.
    Ismail Qemali e Isa Boletini – Grupi “Çipini”
    Marrës: Tomor Lelo, Nazif Çela

    Të dy bashkë u nisën
    ku merrej vendimi
    Ismail Qemali
    e Isa Boletini

    Se kishte shumë halle
    Shqipëri e mjera
    po duhej rovolet
    t'i linin te dera

    U futën në Londër
    brënda në pallat'ë
    trimi luftëtar
    e plaku dipllomat'ë

    Dolli lordi i madh'ë
    me një gjuhë të zgjidhur
    me një fjalë të rëndë
    me humor të shtirur

    Ja - tha - shqipëtarët
    kurrë nuk i besoja
    që të çarmatosur
    këtu t'i shikoja

    Ky ishte momenti
    nuk kish' më ç'të pritej
    nën'ë brez bereta
    s'mund të asharitej¹

    Faqen kish' për trupi
    veshin kish' tek gjaku
    syri i pagjumë
    përgjonte nga plaku

    Vetëtiu sërmaja
    vetëtiu fildishi
    ndritën malet tona
    sado larg që ishin

    Se nga gryk' e saj'a
    ishin zgjidhur halle
    Shqipëri e vogël
    në sofrën e madhe


    1) të jepej, të dorëzohej



  19. #259
    Zog, zog, zog me zë të hollë - Djemtë e Nivicë-Bubarit



    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 08-08-2010 më 13:55

  20. #260
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    [INDENT]Ti qënke për mua – Grupi "Kaonia" (Delvinë)

    Thëllëzë e vagoit¹
    kumbulla majgoshe²
    ....
    2) me majë


    http://www.youtube.com/watch?v=D5X0unVJyq0
    Kam pershtypjen se fjala e sakte eshte:

    "Kumbulla MAJHOSHE"

    dhe

    MAJHOSHE ka kuptimin: "E Tharte"

    Kete kuptim e ka ne folmen delvinjote, gjirokastrite dhe me gjere ne Juge.

    Thnks.

Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •