Kjo kenge eshte bere nga pjese e shkeputur e elegjise se shkruar nga Andon Z. Cajupi "Vaj" per vdekjen e gruas se tij. Mund te themi nje nga elegjite me te bukura qe nje mashkull shqiptar i ka thurr gruas se vet, ashtu sikurse i thurte vjersha dashurie edhe kur ishte e gjalle. Merrni shembull, vetem mos na qani sa jemi gjalle...
Që ditën që vdiqe moj
që kur s'të kam parë
lotët që kam derdhur moj
akoma s'janë tharë
Shumë vjet u bënë moj
sot u mbushën dhjetë,
që kur më ke ikur moj
dhe s'të shoh në jetë
Në ç'kopshte me lule moj
ke qëndruar vallë
S'të vjen keq për mua moj
S'te vjen mall për djalë
Ç'i se rrit kalamajtë moj
Ç'i rrit çilimitë
Dashuria e nënës moj
dhe përkëdhelitë.
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Nuk është se e hanë gërmën G, por "di" është më e vjetër se "gdhi" dhe është një nga fjalët shqipe më të vjetra. Në mëngjes kur është gati në të zbardhur, thuhet "u di", që do të thotë "u bë ditë". Ose kur themi në mëngjes "si u dive?", ka kuptimin "si të zuri dita?". Fjala di (ditë, diell) është nga më të vjetrat.Postuar më parë nga morrison
Gjithsesi, t'i kthehemi temës dhe të sjellim tekste këngësh.
Si era kur shkoi – Grupi “Jehona Labe”
Si era kur shkoi
pëllumbi me pëndë
Dy-tre herë rënkoi
thëllëza mbi tëndë
O moj erë e malit, malit
o valëz e lumit
po tretem nga retë
O ju hënë e yje
po e patë gjëkundi
i thoni të kthehet
(përsëritet pas çdo strofe)
S'di sa larg ka shkuar
s'di ku e tret malli
Ku vallë e lag buzën
në k'të ditë behari
O ju shteg(ë)tarë
lodhur e munduar
Mos e kini parë
ku dergjet pashtruar
Tek guri mbi tëndë
në lisin e tharë
Dergjet një thëllëzë
dimër e behar'ë
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 17-05-2010 më 19:47
hahaha mire e vertete, por te pakten beni vjersha dashurie edhe nqs nuk jane te verteta... jk
Po kjo eshte nje vajtim satirik i nje gruaje qe beri per te shoqin, qe i kishte plas shpirtin. Do vendos ato vargje qe me kujtohen, kush e di te plote te na e sjelli!
Ku i keshe odat e miqe
veqilo veqilzeza
Ne shpella te kukuviqe
veqilo veqilzeza
Djemte s'te harrojne kurre
veqilo veqilzeza
Kur i c'krehje me gure
veqilo veqilzeza
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Grupi i Nivicë-Bubarit - Marsi më 78
http://video.parajsa.com/watch/cb386...90/Marsi-me-78
Marsi më 78
festë e madhe në bregdetë,
ditë e marsit si behari
ndriti kodra e lapidari.
Doli Enver Hoxha ynë
të soditë bukurinë,
gjith’ bregdeti i bleruar
hapur si libër i shkruar.
Libri i hapur si ylberi
e mendoi vetë Enveri,
në çdo rresht e në çdo shkronjë
mënçuri e djersa jonë.
Enver Hoxha buzëqeshi
portokalli lulet veshi,
Enver Hoxha zgjati dorën
ullinjtë tundën kurorën.
Enver Hoxha bukur tha
brezaret u ngjitën lart,
Enveri foli me gojë
heshti deti t’a dëgjojë.
Dhjetë […] thanë me rradhë
sa lezet me Enverin pranë,
ajo ditë hodhi rrënjë
si ulliri mbi shkëmbënjë.
Këngë për komandantin, por më pëlqen shumë zëri melodioz i LLamb Gjonit, (marrës, zë i dytë)
Vargun e parë në strofën e fundit nuk e degjoj qartë.
Mendoje se nuk duhet ta kishit publikuar kete kenge qe i kushtohet diktatorit,ketij krimineli qe e ktheu ne burg , trikembesha gjithe Shqiperine.
Duhet te jeni nostalgjik i tij,sepse ndryshe...
Megjithate puna jote,por po na bene te mos futemi ne kete teme.
E gezofsh diktatorin!
If friends were flowers,I'd pick you!E]
Anëtari Dalan më dërgoi këtë MP dhe më kërkoi që ta postoj këtu.
I nderuar Bato,
Në pamundësi për t'iu përgjigjur antarit nestorp përsa ka shkruajtur në postin
http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=242
a mund të postosh të lutem përgjigjen time pasi jam larguar nga forumi:
"Nestorp, ndaj të njëjtin qëndrim me ju.
Por ajo që më intereson më tepër është interpretimi i këngës si edhe teksti. Pavarësisht se kujt i kushtohet kënga, për mua ka vlera si këngë polifonike. Nëse nuk të pëlqen vë një emër tjetër (ka plot burra nga Bregu, Lumi i Vlorës e nga Kurveleshi) që t'i heqësh tonin politizues."
Falemnderit
Po vjen lumi trubull'o – Grupi i Vranishtit (Vlorë)
Po vjen lumi trubull'o
Trubull lumi, lumi, lumi, trubull'o (përsëritet pas çdo vargu)
Bie një djal'o të mbytyr'o
Del e (j)ëma anës'o
I bën rixha dallgës'o
Dil pasha – Grupi “Jehona Labe” (Vlorë)
Marrës: Berdo Berdaj
Dil pasha se jam për udhë
Dil pasha (përsëritet pas çdo vargu)
Hamit ti e Hamit unë
Ti me det e unë me lumë
Dil se do të vë në gjumë
Tepelena, Tepelena – Grupi i Bënçës (Tepelenë)
Marrës: Golik Jaupi
Ku zë e xhindoset era
Kush i ka fjalët të prera
Ku ndahen honet e thella
Ku lan sytë në Vjosë kështjella
Në këto male me legjenda
Tepelena, Tepelena
(përsëritet pas çdo strofe)
Ku përgjon karvan bedena
Ku shkëlqen pushka dhe pena
Kënga në gjak e në vena
Ku rriten djemtë levenda
Ku lihet jashtë konaku
Ku kapton telat shajaku
Ku janë trima të çdo pragu
Ku rriten shtate zambaku
Ku derdhen lulet e honit
Si vello hedhur ballkonit
Ku janë burrat e zakonit
Ku është sofra e Bajronit
Kush tundi perandorinë
Kush lindi Pasha Alinë
Kush në shekuj jep kushtrim'ë
Kush e para për çlirim'ë
.
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 30-05-2010 më 09:39
Falënderoj Nestorin për këngët e grupit të Gumenicës. Dy prej tyre, ato që më pëlqyen më shumë, do t'i sjell këtu. Sot po sjell njërën, ndërsa tjetrën një ditë tjetër.
Mora lart Shushicën'o – Grupi i Gumenicës (Vlorë)
Mora lart Shushicën'o
diell'o, beharit'o
ngjitem në të tokë të shoh
vergje-vergje-vergje malet'o
Obobo, moj nën'o
lumthi kush veron në to
Lumthi kush veron në to
vajzat'o, yjet'o
e qeshur e buzës'o
vergje-vergje-vergje malet'o
Obobo, moj nën'o
lumthi kush do flërë në to
Lumthi kush do flërë në to
vajzat'o, yjet'o
hedhën vallen shtruar'o
vergje-vergje-vergje malet'o
Ikën zëmra djalit'o
ikën'o, ikën'o
tek borë e pashkelur'o
Tek borë e pashkelur'o
lumthi kush ftohet në to
e shkrepur e syrit'o
vergje-vergje-vergje malet'o
Moj nepërkë e malit'o
obobo, obobo
qasmu pak pa më helmo
Dil moj bejk'o në bedena – Grupi i Gumenicës (Vlorë)
Varej plaka malit'o
tre ulo, tre s'ulo
tre elena, tre s'elena
Dil bejk'o
Dil moj dil, dil moj dil
dil moj bejk'o në bedena
Bashkë me tre të bijat'o
tre ulo, tre s'ulo
tre elena, tre s'elena
Dil bejk'o
Dil moj dil, dil moj dil
dil moj bejk'o në bedena
Thonë vashat na marto
tre ulo, tre s'ulo
tre elena, tre s'elena
Dil bejk'o
Dil moj dil, dil moj dil
dil moj bejk'o në bedena
Mbeti plaka vetëm'o
tre ulo, tre s'ulo
tre elena, tre s'elena
Dil bejk'o
Dil moj dil, dil moj dil
dil moj bejk'o në bedena
Te Bukura Vleresimi 10 , U Kenaqa Duke Lexuar Kenge Te Te Gjitha Trevave Shqiptare
DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....
Kur do ti shohim vazhduesit e punes se Profesorit te Nderuar Ramadan Sokoli ???
Profesor Sokoli nuk e duronte cungimin ne Folklorin Shqiptar.
Na mungon Profesori Fisnik.
Po ve ca kenge nga Vranishti, fshati i mamit, se shpejti do sjell edhe nga babi mos ti ngelet qejfi...
Populli i kendoi Teferri Musllieja, e cila morri haken e te atit e vrau vrasesin Lelo Xhamen.
Vranishti një rrëzë mali
dolli një flori
varej nje çupë nga mali
me rrovol në gji
mori hak për babanë
se skishte njeri
e pyeti kryetari
Në pyetësi
Moj ti vajza malësore
ç'varis keshje ti
kisha një vëlla të vogël
fare çilimi
Nexhip Mici luftoi ne 1914 kundra andrateve grek ne Val te Bogonices.
N'ato male n'ato gryka Nexhipo
Nexhipo zemër me çika
Kur te rrethosi Komita
Nexhipo zemër me çika, Nexhipo
Pse su trëmbe nga e liga, Nexhipo
Nexhipo zemera me cika, Nexhipo
Zile kembore me muzike
Nexhipo zemer me çika, Nexhipo
Deshtë e cjepetë brikurorë
Nexhipo zemera me çika, Nexhipo
U flisne e s'i përçojnë
Nexhipo, zemer me cika, Nexhipo
Vijnë rreth përmbi të zonë
Nexhipo zemër me çika, Nexhipo
Ja prisnë gjakun në gojë
Nexhipo zemer me çika, Nexhipo
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Do ta zëmë do ta zëmë
do ta zëmë a do ta lëmë
do ta zëmë a do ta lëmë
jo mor jo se do ta zëmë
Jo mor jo se do ta zëmë
se do thonë që u trëmbnë
se do thonë që u trëmbnë
ramet e paç e bardha nënë
Që të mbulova në lëmë
që të mbulova në lëmë
që të mbulova në lëmë
s'u poqe në gazep tënë
s'u poqe su poqe në gazep tënë
s'u poqe në gazep tënë
qaj moj ti e gjora hënë
o grope e gurit me pënjë
o grope e gurit me pënjë
pse s'më thonë si më kanë thënë
do ta zëmë a do ta lëmë
do ta zëmë a do ta lëmë
se do thonë që u trëmbnë
se do thonë se do thonë
se do thonë që u trëmbnë
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Gjormi i lashtë i Labërisë
kurorë me male rreshtuar
monumneti i trimërisë
mbi ç'do pllakë ka një të shkruar
Gjormi ka është porta e lirisë
ku kanë ardhur miq pa ftuar
mbi ata shkëmbinj graniti
sish kollaj për ta kaluar.
Ne Gjorm janë ndalur hordhitë
burrat aty janë ndaluar
i dhanl vrullin historisë
ndaj për ta hisotria ka shkruar
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Disa vargje per Masakren e Vranishtit
Atdheun me gjak e lave
T'u vranë burrat dhe djemtë
Bijtë e luftës partizane
Dhanë gjak e mbollën jetë
Ajo ish lufta finale
Ndaj u gri Vranisht' i shkretë
Kishte gjak në ideale
Për liri, për komb e shtetë
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
O Vranisht Mbi këto Male
O i madhi monumentë
Gjoksi yt plot me gjerdane
Shpirtin universitet
Malet si mure kalaje
Kala me miliona vjetë
Grykat si gryke mortaje
Shkëmbinjtë roje serbes
Për ato nënat spartane
Që lindën e rritën rrufetë
Rritën trimat hane hane
Ata gjuhe-bilbilenjtë
Rapsodi,F,Brahimi-Kote-Vlorë
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Këngë e bukur ajo e Nexhipit, po më erdhi keq që kishte ca probleme me zërin! Kjo vallja e kënduar e Vranishtit mund të dëgjohet më vete edhe këtu:Postuar më parë nga _AuLoNa_
Moj e vogëla në lëmë – Grupi i Dukatit (Vlorë)
Moj e vogëla në lëmë
moj e vogël'o
Dale, moj e vogël, dale (përsëritet pas çdo strofe)
Ç'të ndriçojnë ato llërë
moj e vogël'o
A s'mi jep t'i bëj gjilpërë
moj e vogël'o
Të të qep xhupin e gjërë
moj e vogël'o
Xhupi i gjërë me gajtanë
moj e vogël'o
Mbi vetull shami ra
gixhi gixhi gixhi moj manare
eja mos u bën bredhare
eja hajde do të marr për fare
Gjysmn e syrit e ta kam parë
gixhi gixhi gixhi moj manare
eja mos u bën bredhare
eja hajde do të marr për fare
Ngrihe pak më lart shaminë
gixhi gixhi gixhi moj manare
eja mos u bën bredhare
eja hajde do të marr për fare
Të ta shoh o dhe vetull dhe synë
gixhi gixhi gixhi moj manare
eja mos u bën bredhare
eja hajde do të marr për fare
Vetes i ke hapur punë
gixhi gixhi gixhi moj manare
eja mos u bën bredhare
eja hajde do të marr për fare
Pse del ti o kur kaloj unë
gixhi gixhi gixhi moj manare
eja mos u bën bredhare
eja hajde do të marr për fare
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Te xhumane akshamisho,
Sahati nja dy a tre.
Bil e nenes-o,
e vogela je!
Kur te pyeti kryetari,
Nuk e dua the!
Bil e nenes-o,
e vogela je!
Cu bere sebep moj vajze,
Per tre xhenaze!
Bile e nenes-o,
e vogela je!
Vrave veten dhe vellane,
Krytarne tre!
Bile e nenes -o
e vogela je!
C'faj te pati Kryetari?
Velo (?) o birro?
Djali i nenes-o,
I miri me je!
Kjo kenge fjalet e se ciles i hodha ashtu si mu kujtuan, megjithse mund te kem mbi 40 vjet pa e degjuar te kenduar, ka lidhje me nje ngjarje te ndodhur ne zonen labe ne kohen e Zogut, ne zyrat e nje komune.
Me futjen e ligjeve oksidentale (siç quheshin ligjet qe mereshin nga legjislacioni perendimor): Regjistrimi i nje martese do te behej detyrymisht duke qene palet prezent ne gjendje civile, shoqeruar dhe me dy deshmitar (nga nje per çdo pale) perveç familjareve qe mund te shoqeronin.
Per ti dhene rrendesi zbatimit te ligjit, kerkohej qe Kryetari Komunes te qe prezent dhe te pyeste palet: X a e do per grua filanen? dhe anasjelltas.
Ndersa sekretari i Komunes kryente regjistrimin e aktit te marteses se tyre.
Ne nje raste te tille kur kryetari pasi pyeti dhenderin dhe ai u pergjigj Po, dhe kur pyeti Nusen ajo tha Jo , situata u kthye ne nje tragjedi te vertete.
Vellai i nuses qe ishte prezent, nxjer koburen dhe vret motren, Kryetarin dhe se fundi veten.
I shkrojta fjalet e Vajit, ashtu si mu kujtuan ne hajal, pasi kjo kenge me ka lene shume mbresa.
Po qe se dikush di me teper per te, eshte i lutur te plotesoje.
.
Ndryshuar për herë të fundit nga gjirfabe : 20-06-2010 më 22:56
Krijoni Kontakt