Close
Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 440
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232



    Të prita pse s'vjen
    malli më ka marrë
    sytë nga Zoti hedh
    pres miken te dalë

    Hajde hajde mike
    mike e djalërisë
    hajde të qajmë bashkë
    gjithë paraponitë

    Hajde mikja ime
    o ëngjëll i bukur
    ulmu përmbi supe
    lehtë e lehtë si flutur

    Hajde hajde mike
    mike e djalërisë
    hajde të qajmë bashkë
    gjithë paraponitë

    Futur nëpër ëndër
    dhe zbrit si magjia
    ta kalojmë natën
    në krahët e mia

    Hajde hajde mike
    mike e djalërisë
    hajde të qajmë bashkë
    gjithë paraponitë

    Kurbeti o shoku
    na ndau për së gjalli
    derti i zemrës time
    është dert nga malli

    Hajde hajde mike
    mike e djalërisë
    hajde të qajmë bashkë
    gjithë paraponitë
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Aulona moj labe si vite na kenaqe me keto dy kenge te bukura!Sidomos kenga e Dukatit kenduar me stil himariot eshte mrekulli!Sa here e degjoje kete kenge e te tjera te kenduara nga ky grup, me kujtohen ata burra te forte,te serte , ironike e sherrexhinj nga Dukati(nuk po them dukaqote,sepse ata zemerohen). Ata visheshin me tirqe,me pandallona qillota kadife,me pallto shajaku e me nje feste te zeze ne koke prej kamoshi te zi,(jo si qylafet e Lumit te Vlores e pjeses tjeter te kazase se Vlores),por qe dinin te kendonin si bilbila.Ju nuk i keni pare ata sepse jeni te rinj,por une i mbaje mend kur vinin ne tregun e qytetit tone e shisnin qumesht me matara varur ne qafe.
    Edhe djemte e tyre kendojne vertet shume bukur.Pastaj te gjith fshatrat e kazase tone kendojne bukur te gjithe.
    rrofshe moj vajze e beji te fala atij babi ''pijanecit'' qe vet ta sjell e vet ta pi rakine nga nje qejfli kenge e rakie!
    Une te kam pershendetur dikur me nje a dy kenge te bukura!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    KËNGË LABE HUMORISTIKE

    Marrës: Gëzim dhe Diana Ruçi
    Kthyes: Sulo Zeka


    AH MOJ RAKI

    Burri:
    -Ç'ke moj që vështron mënjanë
    sikur të kam vrarë babanë?

    Gruaja:
    -Jo babanë s'ma ke vrarë
    po kam një javë pa të parë!

    Burri:
    -Më tej do të pyes ku vete
    të të marr të fus më xhepe!

    Gruaja:
    -Jo mor' burrë në xhepe s'dua
    me lopët fëmijë dhe grua!

    Burri:
    -Atë punë e di vetë unë
    mbylle se rrëmbeva dru'në!

    Gruaja:
    -Merre mor' burrë me avash'ë
    shyqyr me sy që të pashë!

    Burri:
    -Ah moj ti raki e shkretë
    unë të përzë, ti vjen vetë!

    Gruaja:
    -Ja mor' ku e ke shtëpinë
    shtroje si ta duash rakinë!

    Burri:
    -Ç'raki ti moj do të shtrosh'ë
    po kjo s'ka, do t'i lësh bosh'ë!

    Gruaja:
    -Tutje s'do të ndahem kurrë
    hiq e mos e këput o burrë!

    Burri:
    -Ktheje këngën në humor'ë
    na dëgjon i gjithë mileti!

    Gruaja:
    -Në radio televizorë
    do thonë ç'e mirë, çfarë i gjeti!

    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 14-03-2010 më 06:12

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Aulona moj labe si vite na kenaqe me keto dy kenge te bukura!Sidomos kenga e Dukatit kenduar me stil himariot eshte mrekulli!Sa here e degjoje kete kenge e te tjera te kenduara nga ky grup, me kujtohen ata burra te forte,te serte , ironike e sherrexhinj nga Dukati(nuk po them dukaqote,sepse ata zemerohen). Ata visheshin me tirqe,me pandallona qillota kadife,me pallto shajaku e me nje feste te zeze ne koke prej kamoshi te zi,(jo si qylafet e Lumit te Vlores e pjeses tjeter te kazase se Vlores),por qe dinin te kendonin si bilbila.Ju nuk i keni pare ata sepse jeni te rinj,por une i mbaje mend kur vinin ne tregun e qytetit tone e shisnin qumesht me matara varur ne qafe.
    Edhe djemte e tyre kendojne vertet shume bukur.Pastaj te gjith fshatrat e kazase tone kendojne bukur te gjithe.
    rrofshe moj vajze e beji te fala atij babi ''pijanecit'' qe vet ta sjell e vet ta pi rakine nga nje qejfli kenge e rakie!
    Une te kam pershendetur dikur me nje a dy kenge te bukura!

    Nestor paterjot, tani sapo i pashe ato vargjet, faleminderit shume, ti shperblefsha ne te mira. Flm do ti bej une te fala babit, se ai me mesoi te kendoja edhe une labce, si edhe te ktheja ndonje teke raki si traditen qe kemi...hahaha Gjyshi nga ana e babit i mbante tirqet si edhe festen deri vone (ramet paste). Megjithese jam munduar te kendoja keto kenge qekur isha e vogel sado qe kemi jetuar brenda ne Vlore, me kujtohet nje rast. Merrnin trenin qe venim ne Tirane, po para se te vinte ne Vlore. Une kam qene e vogla nga keta te mamit qe rriteshin ne qytet edhe nuk para kendonin shume labce, e si e vogla qe isha me vinin edhe ti argetoja pale..lol...Nje nga kenget me kjohet tani...

    Bredh i vogël pa bërë zë
    të bardhën qeleshe vë
    ohhhjojojojojoo

    -(po isoua qe beja, ishte shume qesharake, e talleshin me mua) hahaha...mire qe i argetoja, po i donin edhe me cilesi pale...

    Ja nje kenge per ty nga bilbilet e Pilurit





    Po vijn djemtë nëpër vapë, nëpër vapë
    vijnë djemtë nëper vapë, porsi zogjtë fluturakë
    nëpër vapë aman aman, aman o nëpër vapë
    me ta dhe o dafina bashkë

    O ç'ka një borzilokë në dorë, nëpër vapë
    ç'ka nje borzilok në dorë, borzilok të bardh si borë
    nëpër vapë aman aman, aman o nëpër vapë
    me ta dhe o dafina bashkë

    Për kë i ka nuk e dimë,nëpër vapë
    për kë e ka nuk e dimë, për atë që këndon më mirë
    nëpër vapë aman aman, aman o nëpër vapë
    me ta dhe o dafina bashkë

    O ç'ka një trëndafil me vesë, nëpër vapë
    ç'ka një trëndafil me vesë, por kë i ka nuk e dimë
    nëpër vapë aman aman, aman o nëpër vapë
    me ta dhe o dafina bashkë

    Për atë që punon më shumë, nëpër vapë
    për atë që punon më shumë, që s'duan të rrin në gjumë
    nëpër vapë aman aman, aman nëpër vapë
    me ta dhe o dafina bashkë

    O ç'ka nje dege trendeline, neper vape
    ç'ka nje degë trëndelinë, (kete se kapja dot)???
    nëpër vapë aman aman, aman nëpër vapë
    me ta dhe o dafina bashkë

    Për atë që këndon më mirë, nëpër vapë
    për atë që këndon më mirë, që ndez flak dashurinë
    nëpër vapë aman aman, aman o nëpër vapë
    me ta dhe o dafina bashkë
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 14-03-2010 më 20:08
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Me kete pershendes gjirfabre se mesa kam vene re eshte nga Gjirokastra dhe jeton ketu me afer!




    Kur më shkoje udhës tutje
    moj e vogël oooo
    e zemraaaaa
    zemra fort të do

    Të dy gërshetat ç'mi tundje
    moj e vogël oooo
    e zemraaaaa
    zemra fort të do

    Mos se më vrave me supe
    moj e vogël oooo
    e zemraaaaa
    zemra fort të do

    Dhe me naze ç'më këpute
    moj e vogël oooo
    e zemraaaaa
    zemra fort të do

    Ti ngula s'ti ndava sytë
    moj e vogël oooo
    e zemraaaaa
    zemra fort të do

    Gjersa të ndala një ditë
    moj e vogël oooo
    e zemraaaaa
    zemra fort të do

    Jam e vogël, më the prit
    moj e vogël oooo
    e zemraaaaa
    zemra fort të do

    Prit o djalë dhe një vitë
    moj e vogël oooo
    e zemraaaaa
    zemra fort të do
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 14-03-2010 më 20:00
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Me pelqejne edhe kenget e Pilurit Aulona labe!Ato jane te qendisura e te dala nga muza e poetit Lefter Cipa,ketij virtuozii te vertete!Grupi i pilurit u be i famshem me kengen e pare qe kendoi ne vitet 70,''Bejke e bardhe'',ndersa me vone u kenduan edhe shume te tjera.
    Rrofsh per kujtimet e bukura,te cilat na solle ketu larg,shume larg Vlores sone te bukur moj Aulone!Une te falenderoje nga zemra!Ta duam Vloren perle,emrin e vjeter te se ciles ju e mbani per nickname!Te dashurojme folklorin e paperseritshem te saj!Kete folklor e njeh si trashegimi te kultures boterore edhe UNESKO!Mos u ligeshtoni dhe merzisni nga dashakeqet e gojet e pista lart e poshte neper forume e kudo!Ky eshte nje vleresim i madh nga ky institucion prestigjoz nderkombetar!Une mbaj ne shtepi disa lloje rakish dhe e perdor ate simbas ''dekoratave'' te sejcilit.Per ju dhe babin tend do te ngrej nje gote raki rrushi muskat me arome 18 grade, te cilen do ta pije me fund perju dhe babain tend!
    Cheers!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232


    Himarë e bukur Himarë
    posht ke det e lart ke malë
    shtat fshatëra me rradhë
    gjerdan me margaritarë

    Vaporat që vini dhe shkoni
    në Himarë të mo qëndroni
    ku lidhi lundrën Gjoni
    ku u rrit Llambro Andoni

    Këtu ku zbriti Bajroni
    Jul Qezari dhe Stroboni
    ku u rrit Kollokotroni
    Zaho Koka, Kaçandoni

    Himara djepi me trima
    që shkelin mbi vetëtima
    ku është rritur Bubulina
    Persefoni Kokëdhima

    Damianët trimat e bregut
    të penës dhe të dyfekut
    që shënojn gjysmën e lekut
    nip stërnip të Skënderbeut

    Himarë rrushi i krahinës
    e Komenit të Kaninës
    e Pirros dhe e Rugjinës
    e Vezirit të Janinës

    Himarë në zemër të kemi
    ku është rritur Nase Beni
    Petro Marko si Migjeni
    ish e mbetet gur mademi

    Himarë faqe bardhë si bora
    ku prehen dhjetra shenjtora
    ku lindi Spiro Çomora
    Odise Grillo dhe Gora

    Himarë e këngës traditës
    e Teutës, e Donikës
    e Vasiliqisë së kishës
    e Neços, e Lefter Çipës

    Himarë gjiri i nënës
    rritur me këngët e zemrës
    që këndon e këndon fort
    labërshte jet e motë
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232


    Muhamet tartari
    Hapi lehtë e hapi rëndë
    në valle tu gjejë vënd

    O po ja nis Dhimiter Varfi
    nga Kambari Aranit Tragjasi
    Goliku në Bënçë gati
    nga Vrnishti pret Arapi

    Lapardha pret Ibrahimi
    vargjet ujë burimi
    elegji e këngë trimi
    o mor gjëmba trëndafili

    O Golik Golik i lartë
    kënga jote prush e flakë
    flak nga jashtë e prush nga brënda
    histori që na lë nëna

    Kush s'ta ka dëgjuar zënë
    zërin e lezetin tënd
    ti i ngre malet më këmbë
    o Nazif Çela me këngë

    O Tartar Tartar Avduli
    zëri vërshëllim plumbi
    kënga dallg karbaruni
    O Tartar Tartar Avduli

    Merja more Vasil Sera
    këndon ti dhe vjen pranevra
    thuja si keto hera
    thuaja se ta heq dera

    Tomor Lelo Mesapliku
    vargje automatiku
    këngët me gjëmim belçiku
    çifteja në vapë korriku

    Mareç Vrashnjotshe shtruar
    30 vjet i pa përtuar
    zëri yt zëri i kulluar
    o Leskua yne i dëgjuar

    O Sejemen Sejmen Gjokoli
    lum Zhulati ç'djale c'nxorri
    lum kush e mer me ty
    o Sejmen djale flori

    O Arap bredhi me rrënjë
    vitet shkojnë e ti më këmbë
    nuk të shterri ajo këngë
    stë lodhi vallja e rëndë

    Kenga labe e dëgjuar
    këngë labe ngjyrë floriri
    të dëgjoni kur ja mer,
    kur ja merr Fretar Fatmiri
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Vjehrra, vjehrri dhe nusja grinden. Gjendja duket e rëndë, mirëpo në strofën e fundit gjërat marrin një kthesë të papritur dhe dëgjuesit lehtësohen


    BËRA DASËM TUNDA FSHA'NË
    Marrëse: Diana Ruçi
    Kthyes: Sulo Zeka

    Vjehrra:
    -Bëra (moj) dasëm tunda fsha'në
    (dhe) lumja unë ç'nuse kam marrë
    kur më sheh i therin sytë
    e urtë gati (moj) sa s'më mbyt'ë

    S'më ka gënjyer syri fare
    (dhe) nusja jonë sa e mirë
    tamam porsi dhi xanxare
    fillon sherrin që pa gdhirë

    Nusja:
    -Nuk priti të dilte java
    më flet vjehrra maja-maja
    s'më la t'më shtohej sevdaja
    po filloi nga shamataja¹

    Thashë kur të vete nuse
    do gjëj'ë një vjehrrë pa huqe
    më mirë pa burrë fare
    sesa me ty telendare²

    Vjehrri:
    -Nëm³ një ujë moj nuse
    Nusja:
    -Merre vetë, prapa e ke
    nuk kam kohë të jap dhe ujë
    se e kam shtëpinë rrëmujë

    Nusja:
    -U bu bu se u ç(ë)mënda
    Vjehrri:
    -Ç'ke moj nuse, (moj) ça të bëra?
    Nusja:
    -I fute mustaqet brënda
    s'ka ç'më duhet më kjo shtëmba

    Vjehrra:
    -Nusja jonë ç'është e vërteta
    është (moj) siç e deshëm vetë
    Nusja:
    -Prindër lashë e prindër gjeta
    lëmë o Zot të rroj përjetë


    1) zhurmë, grindje me zë të lartë
    2) që shan
    3) më jep


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 18-03-2010 më 16:34

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Bravo AuLoNa!kete kenge e shijon vertet vetem kur e degjon te kenduar nga bilbilat e Laberise!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 21-03-2010 më 00:18
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  11. #191
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    ^^^Ashtu eshte Nestor!



    Moj ftuj¹ e bardh e shullërit²
    ushqerë me majën e gjërit

    Rrituro përpara prërit
    sa more o çapin e drërit

    Çta pata shume o silloinë
    se moj se keshe lerë kërthinjë

    Po kush u hodh moj sa tinë
    majë më majë edhe brinjë më brijnë

    Majë më majë edhe ledh më ledh
    as qëndis as që më ndan drek

    O djersën e punës derdh
    si bleta o që lulen mbledh

    Kur del te stani te stani moj vitë
    pse moj të veliten stolitë

    Hajde të shkëmbejmë sytë
    unë të tutë edhe tinë të mitë

    1) Ftuj-Kec femër e bëshme, që është gati për tu bërë dhi
    2) Shullërit-Vend që e zë dielli mirë e që nuk e rreh era


    PS. Bato te vodha kete indekset e numrave...:P
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  12. #192
    Duke ngjit' malin përpjetë



    Duke ngjit' malin përpjetë
    ç'më hodhi sevdaja,
    tek një lule prilli, tek një zë birbili.
    M'a muar mëndjen, m'a muar
    toka dhe birbili
    tek një lule prilli, tek një zë birbili.

    Lis më lis e breg më bregë
    mëndjen ku t'a mbaja,
    tek sharku i çobanit, tek gurët e stanit.
    Ngjitem lartë e s'kam të ngopur
    me erën e malit
    tek sharku i çobanit, tek gurët e stanit.

    Nga një këngë e lashtë djepi
    përkundej kalaja,
    fllad përmbi burime, këngë e nënës sime.
    Shkonte dhe më ledhatonte
    zog o zoga ime
    fllad përmbi burime, këngë e nënës sime.

    Dal në majë e zë ylberin
    por dot nuk e mbaja,
    o deti me valë, o bora mbi malë.
    Më ndihmoni t’a kalojë
    më bën nëna fjalë
    o deti me valë, o bora mbi malë.


    Falendëroj Baton për ndihmën e dhënë për plotësimin e tekstit.
    Ja të paça Bato, një dolli për ty !

  13. #193
    Moj thëllëza pëndë murrme

    Kur shkoje zallit përpjetë
    çapin hidhje lehtë lehtë
    që mos të të shohin djemtë
    thëllëz-ooo
    Moj thëllëza pëndë murrme
    më humbe, nga sytë më humbe.

    Kur më rrotullove synë
    sikur më theve dy brinjë
    thëllëz’ do të gjej pluvinë
    thëllëz-ooo
    Moj thëllëza pëndë murrme
    më humbe, nga sytë më humbe.

    Kur të pashë e të zunë ethet
    moj vjeshta që gremis gjethet
    si delja bejkë kur qethet
    thëllëz-ooo
    Moj thëllëza pëndë murrme
    më humbe, nga sytë më humbe.

  14. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin

    PS. Bato te vodha kete indekset e numrave... : P
    Mirë bëre, sepse ka fjalë që nuk kuptohen nga të gjithë dhe ato duhen shpjeguar. Të përshëndes me këtë këngë për Kurveleshin, meqë je andej.


    Citim Postuar më parë nga Dalan
    Ja të paça Bato, një dolli për ty!
    Gëzuar Dalan! Ja dhe unë po vij sot me një këngë të re.



    Ansambli “Çipini” është një grup polifonik i kryesuar nga Tomor Lelo, që ka mbledhur disa nga emrat më të njohur të këngës labe. Kënga i kushtohet Kurveleshit, një zone malore të Labërisë, që është shquar në histori për luftra. Ajo këndohet nga dyshja e njohur e Grupit të Bënçës së Tepelenës, Goliku dhe Paroja, që edhe pse të kaluar në moshë, pasioni për këngën labe nuk u shteron.


    Kurvelesh, zëmra ime – Grupi “Çipini”
    Marrës: Golik Jaupi, Përparime Zilfaj

    Kurvelesh, o mal mbi male
    vapor i steresë¹ mbi halle
    heronja përmbi st(ë)rralle
    burojnë në këngë e në valle

    Kurvelesh zëm(ë)ra ime
    përvëluar, bërë thërrime
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Këtu që përpara Hënës
    gur i babës dhe i nënës
    dhe loton dhe ja merr këngës
    këtu dega i ngjan rrënjës

    Këtu çdo ditë është një datë
    këtu çdo gjurmë është një shpatë
    këtu shkëmbonjat me borë
    kanë përmbysur perandorë

    Këtu besa dhe betimi
    trimëria dhe guximi
    këtu i pari çlirimi
    ku pi foshnja qumësht gjiri

    Këtu majat s'quhen maja
    përmbi to janë bijtë e saja
    këtu hordhitë e mëdhaja
    hyjnë bejka² dalën llaja³


    1) toka e thatë dhe e fortë e bregdetit
    2) dele të bardha
    3) dele të zeza


  15. #195
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    njera prej kengeve me te cilesuara te isopolifonise shqiptare:

    Do filloj duke menduar
    me zember te perveluar
    sot qe erdhi dita e bekuar
    do marr penen per te shkruar.

    Do marr penen per te shkruar
    me dridhen te zezat duar
    te keqijat qe mu qepne
    per pateriot Smail Bene

    Per Smail Bej Bukurine
    qe eshte shtrire ne Kanine
    kombin tone e kane nxire
    Shqiperise i hodhen mavrine

    Keto fjale kur i thone
    se kane me vete zone
    mali madh baba Tomorr
    qe ta merr frengun ne dore

    Mali madh e nje te ngrite
    mblodhi te gjithe paresite
    mblidhni mblidhni paresi
    pas ju vjen dhe populli

    Pas ju vjen dhe populli
    mor ta marrem vdekjen ne sy
    ta marrem vdekjen ne sy
    burra permbi Itali.

    Burra permbi Itali
    burra permbi italiane
    ta marrem prape Sazane
    Sazane dhe Portonove

    Sazane dhe Portonove
    kemi dy kyce ne dore
    njeqinde vjete luftojme
    armiqt dot s'na zapetojne.


    Ja edhe kengetari, vetem me tekst pakez me te ndryshe:



  16. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    KËNGË LABE VAJTIMI

    Korba, korba Sherifo – Grupi i Dukatit (Vlorë)

    O Sherif Hasan bresvëna¹
    korba, korba Sherifo (përsëritet pas çdo vargu)
    Ç'i bëre zilat e rënda
    Lekë² kond'³ u bënej tënda
    Kanal po dëgjon e ëmbla

    Qaj o vejë, e qaj o bijë
    Qaj o mor' i zi në grykë
    Qaj Qamil Namik Kasëm'ë
    Se s'vjen më Çeçua me Hënë

    Qaj Vasil në Qesarate
    Të bukur zot'ë që pate
    O Sherifi meskalore
    More k(ë)rrabën dhe shkove

    Në Tragjas vajte rënkove
    As për një kafe s'qëndrove
    Qani o ju male, qani
    Se nuk vjen Sherif Hasani

    1) brezvëna (që ka vënë brez)
    2) lekë – maja e kokës
    3) konde – këmishë, veshje, mbulesë
    2) kalore – thupër. Meskalore – meshollë (përdoret për vajzat dhe gratë me trup të hollë)


  17. #197
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Flm Bato, rrofsh!




    Me dy emra në flamur

    Si shqiponja me dy kre
    kish dy emra trimi ynë
    njërin Gjergj, tjetrin Skënder
    një të vetmen Shqipëri

    Kur mbi turq Skënderi hopa
    nga Gjergji o mbrohesh Evropa

    I shkoi jeta përmbi kalë
    nuk e uli shpatën kurrë
    sa në fushë aq lart në mal
    me dy emra në flamur

    Kur mbi turq Skënderi hopa
    nga Gjergji mbrohesh Evropa

    Nga beteja prej betejë
    kështjell gjokset përbmi topa
    gjaku yt na rrjedh në deje
    duhet te na njohë Evropa

    Kur mbi turq Skënderi hopa
    nga Gjergji mbrohesh Evropa
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  18. #198
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Thumbs up



    Nënë që më linde djalë
    kam shumë kohë që s'me zë gjumi
    jo jo s'më zë gjumi

    I shikoj ëndërrat me rradhë
    kam shumë kohë që s'me zë gjumi
    jo jo s'më zë gjumi

    Më vijn shtojzovallet pranë
    kam shumë kohë që s'me zë gjumi
    jo jo s'më zë gjumi

    Më thotë mendohu o djalë
    kam shumë kohë që s'me zë gjumi
    jo jo s'më zë gjumi

    Çobanesha që do çobanë
    kam shumë kohë që s'me zë gjumi
    jo jo s'më zë gjumi


    Studentesha kasabanë
    kam shumë kohë që s'me zë gjumi
    jo jo s'më zë gjumi

    Nënë do më bësh dermanë
    kam shumë kohë që s'me zë gjumi
    jo jo s'më zë gjumi
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  19. #199
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232


    Vlorë o lule zambaku
    ngritur mbi themele gjaku
    Qëndron mbi themele shkëmbi
    larë në dritë ergjëndi
    Gjithë mrekullitë e tua
    kush i pa e s'u gëzua
    Për gëzime dhe për derte
    s'të lëndoj që flas për vete
    Gjiri ku kam pirë sisë
    Vlorë djepe Labërisë
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  20. #200
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Je e mrekullueshme AuLoNa!Komplimente
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •