Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1

    Rëndësia e familjes për ju

    Çfarë roli ka luajtur dhe luan familja në jetën tuaj.
    A mendoni se si shoqëri në përgjithësi jemi të lidhur me prindërit tanë më tepër se shoqërite e huaja ku jetojne shumë nga ne?

    Gjatë periudhës së fëminisë ne kryesisht jemi tepër të lidhur me familjen dhe me kalimin e kohës kërkojme të shkëputemi prej saj qoftë dhe në mënyre instiktive pasi është e pashmangshme divergjenca në mendime dhe ide per shkak te konfliktit te brezave.

    Tek kjo periudhë, kryesisht adoleshenciale vihet re nje rrebelim ndaj familjes dhe prindërve. Njerëzit kërkojne Liri Veprimi dhe mos gjykim për ato veprime. Tërhiqen fort nga Liberalja në një kohë që prindërit janë më tepër konservatorë dhe përpiqen të mbajnë më të frenuar.

    Kjo është vetëm dicka përgjithësuese pasi kuptohet që ka dhe mjaft përjashtime.

    Ambienti që frekuentohet nga personi padyshim që luan një rol tepër të madh në formimin e karakterit te tij, madje ka patur raste që ka ndikuar më tepër sesa vetë familja.

    Megjithatë nga ato që kam parë, mund të them që shqiptarët në pergjithesi jane me te lidhur me familjen e tyre nga sa jane te huajt. Kjo vjen per shume arsye, kryesisht te mentaliteti te pergjitshem te shoqerise, kushteve ekonomike etj.

    Dua te di se cfare roli ka luajtur dhe luan familja në jetën tuaj. Ju kanë penguar apo ndihmuar në realizmin e dëshirave dhe ambicjeve tuaja.

    A jeni munduar ndonjëhere ti shikoni gjërat sipas këndvështrimit të prindërve tuaj dhe ti gjykoni ata sipas atij këndvështimi apo thjesht mendoni që janë Brez Tjetër dhe çdo gjë që thonë është në kundërshim me qëllimet dhe dëshirat tuaja.

    A keni patur raste kur prindërit tuaj ju kanë ndihmuar kur keni qenë në vështirësi dhe në rast se PO, a keni ndryshuar mendim për ta?

    Çfarë vlerash dhe mësimesh doni ti trashëgoni fëmijve tuaj dhe çfare të tjerash do të lini mënjanë?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Familja eshte gjeja me e vyer dhe njesia baze e shoqerise.

    Femija eshte pasqyra e familjes.

    Familje e shendoshe = shoqeri e shendoshe.
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    5

    A do ishit te mendimit qe femija juaj te mos fliste, lexonte, shruante shqip

    Do te deshiroja te hapja kete teme te diskutonim rreth atyre familjeve qe jetojne jashte atdheut.
    Si do te deshironit ju per femijen tuaj te dije apo jo shqip.
    Une per vete kam nje djale 9-vjec. Ai jeton ne USA qe 3-vjec.Flet shqip dhe tani po e mesoj ta shkruaj ate.
    Kam degjuar shume qe thone se perse u duhet kur ai do te jetoje ketu perhere.
    ju lutem me shkruani

    faleminderit
    :^lulja4

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Eshte gjeja me e çmuar qe kam.
    Mesimi dhe keshillat e tyre me kane bere njeriun qe jam sot.
    Per FLORA
    Ti i ke dhene jeten femijes tende,eshte nje pjese e jotja qe do te jete perhere me te.
    Ndoshta nje dite mundet edhe ta harroje gjuhen por do te kete me vete ate qe ti i ke falur,mesimet dhe dashurine tende.
    me respekt.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176

    FAMILJA SHQIPETRE.

    Pershendetje nismetar i kesaj teme shume prekese qe ne te vertet duhet te preokupoj cdo shqipetar,megjithese ne beqaret mund ta konceptojme shume ndryshe,por prinderin duhet ta vuajne me shume se cdo kush.

    Braktisja e tokave shqipetare eshte theksuar shume vitet e fundit,e dua te them se shume pak po behet persa i perket gjuhes e tradites.Nuk e di por ne usa, duhet te jet me ndryshe dhe ndjenjat patriotike mund te ruhen me shume,por ketu ne angli nuk ka shenja te ruajtjes se tradites,gjuhes se memes,por rinia kane harruar se kush ka vuajtur per ta, se kush i ka rritur deri ne keto momente duke u dhene dhe mundesite e integrimit,por jo te harrohen te jemi ne gjendje qe te paguajme pak nga qumeshti qe dha nena,se mundi i tyre nuk mund te paguhet kurre e eshte i pa pagueshem.


    Mos e coni veten te merrni mallkimin e nenes se kurre nuk do te shihni drite ne jete.

    Gjuha e familja ajo cfare i bashkon shqipetaret.



    Kristali

  6. #6
    great Maska e marela
    Anëtarësuar
    23-01-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    29
    Pershendetje te gjitheve

    Per mua personalisht familja eshte gjeja me shtrejte qe kam. Tani qe jam larg saj e ndjej akoma me teper, ndoshta kur e kisha prane nuk i jepja shume rendesi dhe nuk e vlersoja aq shume sa e vleresoj tani.

    Mund te them shume mire qe cdo kulture, sjellje dhe edukate e kam te trasheguar nga familja ime dhe jo nga shoqeria. Kulture per te cilen jam krenare. Gjithashtu eshte shume karaktere shqiptare te cilat pak vende i kane.

    Do te doja ti jepja nje keshille te gjithe shqiptareve qe jane jashte vendit: Percillini tek femijet tuaj kulturen shqiptare, besnikerine, krenarine dhe mbi te gjitha gjuhen.


    Ju uroj gjithe te mirat
    Ah moj Shqipni, e mjera Shqipni
    Kush te ka qit me krye ne hi
    Ti ke pas kene nje zonje e rene
    Burrat e dheut te thritshin nane

  7. #7
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Nje nga ditet qe me gjithe mend me merziti,ishte ajo kur mora vesh qe babai im ka fituar llotarine amerikane,sepse une jam mbi 21 vjec keshtu qe do me duhet te rri nja 5-6 vjet larg tyre,ne kohen qe une nuk jam mesuar te rri as 1 muaj larg tyre.
    Ndarjet me te dashurit e sidomos me familjen ne japin deshperim,sidomos kur mendoj se prinderit plaken dhe nje dite do jetojme edhe pa prezencen e tyre...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    5
    Jam shume dakort me ty Marela por kultura dhe edukata merren se bashku nga familja e lidhur me shoqerine ku ti jeton cdo dite.
    ndersa femijet tane qe po jetojne jashte atdheut, po pelqejne traditat e shoqerise ku po e kalojne cdo dite, pavaresisht se une po perpiqem te fus ndjenjen shqipetare tek ai.
    Motoja ime tek femija eshte "Ju jeni dhe do te mbeteni shqipetar pavaresisht se jeton ne USA, pavaresisht se ti shikon shume gjera qe ty mund te duken me te pelqyeshme se nga ato qe te mesoj une pra ti nuk je amerikan ti je dhe do te mbetesh shqipetar she duhet te jesh krenar per kete."
    Mbase tingelloj shume ashper por nuk e mendoj se po e mesoj gabim, se ne te vertete ky eshte realiteti.

    Gjithashtu do te te tregoja nje ngjarje qe me ka bere shume pershtypje.

    Disa dite me pare po shikoja nje emision ne kanalin televiziv 3 te philadelphia
    Ishin dy prinder dhe kishin nje djale te vetem. Babai ishte drejtor shkolle, dhe nena ishte mesuese. Ata kishin ardhur ne Televizion te diskutonin tek nje doktor psikolog rreth djalit te tyre.
    Ceshtja ishte se ata kishin edukuar per vite me radhe shume breza por nuk arriten te edukonin djalin e tyre qe i kishte vdekur nga droga.
    Ishin teper te trishtuar dhe cdo dite qanin mbi varrin e djalit qe nuk i degjoi keshillat e prinderve.
    Por pikellimi i tyre me i madh ishte qe nuk arriten te kuptonin se ku ishte gabimi i tyre qe nuk munden te edukonin djalin e tyre kur ata ishin te gjendje te edukonin breza me rradhe.

    Si mund te gjykoni rreth kesaj ceshtje?
    Cfare menyre mund te perdornin keta prinder per te edukuar djalin e tyre?
    :^lulja4

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    5
    Postuar më parë nga KACAKU
    Nje nga ditet qe me gjithe mend me merziti,ishte ajo kur mora vesh qe babai im ka fituar llotarine amerikane,sepse une jam mbi 21 vjec keshtu qe do me duhet te rri nja 5-6 vjet larg tyre,ne kohen qe une nuk jam mesuar te rri as 1 muaj larg tyre.
    Ndarjet me te dashurit e sidomos me familjen ne japin deshperim,sidomos kur mendoj se prinderit plaken dhe nje dite do jetojme edhe pa prezencen e tyre...
    beji dhe ti si gjithe shqipetaret, documentat sikur je 2 vjec me i vogel dhe mbaroj ajo pune
    :^lulja4

  10. #10
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Rendesia e familjes per mua dhe c'do shqiptar eshte
    FAMILJA eshte gjeja me e shtrenjt............................
    Eshte e vertet qe atdhedashuria dhe feja luajne nje rol te rendesishem tek ne dhe femite per nje edukim te mire
    por sidomos feja (nuk ka rendesi c'far feje i perkasin mos ma merni per propagand Arabe)
    Kjo historia e Flores me kujtoj te njejten histori qe kame lexuar pera 3-4 vjetesh ne nje nga gazetat shqiptare te dy prindrit petagog ne universitetin ne Tirane kurse vajza ishte pleksur me nje drogaxhi dhe kishte perfunduar dhe ajo vikti e droges

    Syte jo kater po ktermedhjet
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    28
    Natyrisht qe familja eshte gjeja me e rendesishme dhe me e pazevendesueshme ne jeten e njeriut. Ajo eshte baza e shoqerise, nje shoqeri me familje te konsoliduar eshte ne baza te forta dhe e kunderta. Shoqeria ka rolin e saj, por pas familjes. Disa persona qe perbejne nje shoqeri te caktuar, kane bere me pare jete ne familje dhe n.q.s. kjo e fundit ka qene e rregullt ata jane te afte te krijojne maredhenie shoqerore te rregullta, ne te kundert n.q.s. dikush nga ata ka jetuar ne nje familje te ç'rregullt, detyrimisht ai nuk eshte i afte te krijoje shoqeri te mire.
    Mjafton emeri im

  12. #12
    great Maska e marela
    Anëtarësuar
    23-01-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    29
    Por pikellimi i tyre me i madh ishte qe nuk arriten te kuptonin se ku ishte gabimi i tyre qe nuk munden te edukonin djalin e tyre kur ata ishin te gjendje te edukonin breza me rradhe.

    Si mund te gjykoni rreth kesaj ceshtje?
    Cfare menyre mund te perdornin keta prinder per te edukuar djalin e tyre?

    Eshte me te vertete per te te ardhur keq per disa femije te cilet eshte teper e veshtire ti rritesh e ti edukosh me logjiken qe ka prindi, ndoshta kujdesi ndaj femijes duhet te jete me i madh dhe afersia me femijen duhet te arrite nje shkalle te larte derisa ta kuptosh nivelin e tij.

    E di shume mire se ne ambjentin qe jetojme dhe ne realitet e pranishem ndikon shume shoqeria, por e rendesishme eshte ta ndjekesh femijen, te mundohesh ta kuptosh dhe pse jo te diskutosh me te deri sa te arrish ta bindesh.

    Kjo eshte ne dore te prindit nese eshte i zoti me politiken e tij ta beje femijen te ece ne rruge te mbare.

    Nuk e di se sa do ja arrij une kesaj situate pasi nuk e kam provuar akoma, por perseri dua te falenderoj prinderit e mij per gjithcka qe bene per mua, dhe do isha shume krenare nqs edhe femija ime te arrije nje dite te me falenderoje.

    Ju peshendes te gjitheve.
    Ah moj Shqipni, e mjera Shqipni
    Kush te ka qit me krye ne hi
    Ti ke pas kene nje zonje e rene
    Burrat e dheut te thritshin nane

  13. #13
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Familja eshte gjeja me e shtrenjte per cdo njeri. Sic ka thene shkrimtari i madh francez Balzaku "familja eshte shtylla e shoqerise" po u cenua ajo atehere cdo gje ka marre fund. Une jam larg familjes dhe di ta cmoj rendesine e saj.
    Ezekiel 25-17.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    Brisbane Australi
    Postime
    32
    familja eshte gjeja me e shtrejte per cdo njeri. por mos harroni se cdo njeri e shikon familjen ne baze te llogjikes dhe te arsyetimit qe ka. jame nene dhe kur u ndava nga prinderit kohet e fundit bera 4 muaj te vija ne vete. sepse jame nene dhe mendova te njejten gje dhe per gocen time. rrisim femijet tane me menyren sic na rriten dhe prinderit tane. me krenari. me disipline dhe me sinqeritet. babai im gjithmone thote. mos ja ke me hile shtepise se hajer nuk bon gjithe jeten se familja ehste gjeja me e shtrejte.
    dhe nje gje tjeter ne qofte se duam qe femijet tane te rritem me zakonet dhe traditat tona, ajo varet shume nga prinderit dhe kembengulja e tyre. femija kur eshte i vogel meson, mos bertit, mos e rrih, por thjesht ulu dhe foli ne fillim nuk kupton se eshte i vogel. por sic thote dhe nje fjale e urte ne shqip." kush te do te ben e qan dhe kush nuk te do te ben dhe te qesh " po ta studiosh mire kete thenie ka shume kuptim.
    AP

  15. #15
    Perjashtuar Maska e deniel
    Anëtarësuar
    01-07-2003
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    23
    Jeton i lumtur ne nje familje te bashkuar
    jeton i trishtuar ne nje familje te ndare
    djepi i saj te ushqen me qumeshtin edukates
    aty rritet bima e vogel derisa merr drejtim te plote
    edukoje femijen tend jo per vet po per shoqerine


    po c'halli qe na kane dale keto homot edhe e kane degjeneru
    natyrshmerine e familjes po na abortojne edhe femije tani.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    Sa e rendesishme eshte familja?

    Hemm, shume, e mbi cdo gje. Po a mendohet keshtu ne Shqiperi. Me ato qe thuhen e degjohen, me cfare ndodh perdite e veshtire te thuash se shoqeria shqiptare e mendon keshtu. Per te folur, sigurisht te gjithe shprehen familja mbi te gjitha. Por c'ndodh rendom?

    Babai vret vajzen, gruaja vret burrin, burri gruan, vellai vellane, e keshtu me rradhe.

    Doja te dija a ka ndonje OJQ, ose organizate qeveritare qe perpiqet t ta studioje kete fenomen, me qellimin per te bere dicka per te ndyshuar situaten. Sepse shtylla e cdo shoqerie eshte familja e shendetshme, dhe jo nje e shkateruar sic duket te jete per momentin ne Shqiperi.

    km13

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    16

    Gjeja e pare qe egzizton ne bote.

    Per mua FAMILJA eshte shume e vyer ka shume vlere.
    Me kane ritur me mundime edhe nuk e hedh poshte kete gje. Eshte e shtrenjte edhe nuk e nderoj me asgje tjeter.
    Edhe pse per 22 vjet kam qendruar prane tani qe jam larguar me mungon tmeresisht i telefonoj cdo jave per nuk eshte njellij sikur ti kesh perballe edhe ti perqafosh. Me mungon shume familja ime jam shume lidhur me te por per fat te keq mu desh te le ate edhe shqiperine per pune apo per nje jete me te mire per familjen qe do ndertoj.
    me tmeron kur mendoj se nje dite do jetoj pa ta por do mbeten gjithmone ne zemer e ne shpirt.

    Jam ketu por mendjen e kam atje edhe medoj o zot po si jane a kane ndrushuar edhe kam frike se ndoshta nuk do i njoh po me ngushelloj mendimi se kane nje zemer edhe prej saj do i njohesh menjehere.

    Familja, Mamaja, Babai,Motrat,Vellezerit nuk nderohen me asnje gje.

    Prandaj u them te gjith njeresve qe nuk mendojne qe familja eshte e shtrenjt:
    Thuaj nje fjale te mire prinderve te tu sot sepse neser do jet teper vone.

    Familja mbrojtes per femijet e vet

    Ciao
    Io non posso dire di sapere come siano gli angeli in cielo, ma da quando ho visto te posso dire di sapere come sono gli angeli in terra.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Duke mos dashur te perseris ato qe jane thene me siper them qebi gjithshka eshte familja,qofte ajo nga e cila rrjedh,qofte ajo te cilen krijon.

    Gjithe forca kombetare vjen nga familja.Madheshtia e familjeve perben madheshtine e vendit.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Familja per mua ka qen dhe do jet gjeja me e vyer ne bote. Sic e than the anetaret e tjere ska gje me te shtrenjt. Pa prinderit e mi sdo isha personi qe jam sot. Me influencojn cdo dite e shpresoj qe nje dite te jem e afte dhe une ti rris femijet e mi si me kan rritur prinderit mua.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  20. #20
    100%...Shqiptare Maska e Monica
    Anëtarësuar
    24-05-2003
    Vendndodhja
    New York, USA
    Postime
    39
    Familja?

    Familja eshte vendi i zemres!
    Familja eshte lidhja me te kaluaren dhe ura e se ardhmes!
    Eshte vendi ku fytyrat e njerezve me te dashur jane si paqyra magjike, e kaluara , e tashmja dhe e ardhmja!
    Familja eshte unike, e pazevendesueshme, lidhjet e forta ne familje nuk vijne vetem nga gjaku, por edhe nga respekti dhe gezimi qe i sjellim njeri-tjetrit ne jete!
    Falenderime dhe mirenjohje prinderve tane qe na dhane jete, na rriten, na edukuan dhe na bene te zotet e vetes!

    There's no vocabulary
    For love within a family, love that's lived in
    But not looked at, love within the light of which
    All else is seen, the love within which
    All other love finds speech.
    This love is silent.

    To understand your parents' love, you must raise children yourself.


    we are each other's business:
    we are each other's magnitude and bond.


    The only rock I know that stays steady, the only institution I know that works, is the family.
    The best and most beautiful things in the world cant be seen or even touched, They must be felt with the heart!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Kumanova, informacione të përgjithshme
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Mbidoza e modernizmit të familjes
    Nga Cimo në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollëve Bua
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •