Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 64
  1. #41
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Miremengjez.

    Per temen u shpreha pak me lart dhe nuk kam se cfare ti shtoj.
    Sa per PASAZHIN tend altini55 e theksova qe nuk dua ti futem problemit fetar dhe aq me teper isalam, pasi e di qe ka shume ekstremiste si puna juaj qe nuk i lexojne ato qe thuhen dhe mundohen ti kuptojne por i lexojne dhe thone : Me permendi emrin , me shau, me erdhi rradha do ti shaj.

    Une nuk jam gjekundi ne problemin e besimit fetar ne pergjithesi dhe ne ate islamik ne vecanti( packa se gjysma ime eshte muslymane). Kam folur me persona qe me kane shpjeguar qe egzistojne disa rryma ne vete ISLAM. Dhe TALIBANET dhe regjimi ISLAMIK qe ata PERFAQESONIN ishte PERSONIFIKIM i EKSTREMIZMIT ISLAMIK ku FEMRA me fal per shprehjen eshte "F-U-C-K-E-D U-P". Prandaj dhe une me aq sa dija ne kete fushe thashe qe ISLAMIZMI nuk eshte "kamp perqendrimi" per femrat.

    E kote te vazhdoj me teper pasi kam dale teresisht nga TEMA.
    U kerkoj ndjese per daljen nga tema por duhet te shpjegoja nje pjese te shkrimit tim qe u keq-interpretua nga ADHURUESIT e Muhammed a.s qe nuk jane muslymane te qete dhe te shtruar por FLAKAMANE , e mbi te gjitha SHABON QOSE( Nje personazh shume i njohur per Tironen qe i ishte krijuar ideja e persekutimit, dhe thonte TE TERE E KANE ME MUA )

    Nderimet e mia

  2. #42
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    O kundra te thashe djal i mbare te le pershtypjen ne disa raste qe ke nje llogjik te shendosh pastaj gabon

    Nje pjyteje vet ti e shkruan shkrimin apo me ndo nje tjeter?

    na thua qe nuk do te diskutosh mbi poziten e femres ne Islam se jemi ne EKSTREMITA etj etj

    Dhe na krahu tjeter na thua qe nuk je gjekundi me besim fetar vecanterisht me ate Islamik

    Po mire mor kundra si mund te diskutosh kur nuk e njeh ????????

    Na thua kame folur me persona ku femra ne Islame eshte F-U-C-K-D-U-P

    C'udi si mund te dikutosh me thashetheme dhe te jesh kaq i sigurte

    Adhurusit e Muhammedit nuk i keqinterpreton gjeret po flasi drejte
    Se te ka mare Zoti shikim tya ne s'te kemi faj


    Na tregoke Shabonat (me qe jemi tek shabonat)

    Po te them dhe un per Shaban Rustemi ne Vlore qe shante njerzit dhe thoshte
    Nuk guxon te shash njeri se ju duket sikur i vret

    kundra me i kthjellet djal
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #43
    Altini 55,
    Tė falėnderoj qė mė thua tė mė vijė turp, por ja qė nuk mė vjen aspak. Nuk kam vajzė, por kam thėnė nė rast se kishte qenė aktore e kisha lėnė tė aktrojė nudo, /jo porno/ nėse ajo e sheh tė udhės. Ne me moral patriarkal edhe nė trajtimin e femrės, dhe nė barazinė e gjinive jemi shumė prapa. Po tė tregoj se nė Ulqin ekzistojnė dy plazhe nudistike, dhe nja dy tri herė jam larė edhe unė nudo. Unė e ēmoj kėtė as si morale, as pamorale! Nuk mund tė masim moralin me kutin Tėnd, qė tė shumicės nuk tė pėlqen!Nuk e besoj si tė vėrtetė se nė vendet muslimane femra ėshtė e nderuar. Jo, as nė Arabinė Saudite nuk ėshtė. Po e pėrsėris! Gjinekologja dhe shkrimtarja nga vendet muslimane Taslima Nasren, ka deklaruar se femrat janė skllave tė Profetit, se janė objekte seksuale tė burrave, tė burgosura, tė shfrytėzuara dhe tė vrara me gurė. Por fondamentalistėt mund tė predikojnė me zė tė lartė diēka tė tillė, sepse kėshtu ėshtė shkruar nė Kuran nė emėr tė Muhametit. /Shkrimi ėshtė i gjatė, ka qenė nė "Tema" mė 17/06/ 2003.
    Jo vetėm muslimanet shqiptare, por as tė krishterat nuk janė tė barabarta me burrat.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  4. #44
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Karl Marx e pati thene;...feja eshte opium per popujt.
    ...dhe te mendosh qe edhe besimet fetare kane diferenca kaq te medha ndermjet tyre!
    shikoni cdo besim fetar se kujt shoqerie njerezore i drejtohet dhe do kuptojme me shume nga vetja...
    diku aty tek ''Ura me tri harqe'', Kadare thote pak a shume...
    ...Our castles are still where they were; our coats of arms,
    our honor, and our possessions are untouched. If you don't believe us, come and see with your own eyes.
    That is how they, and their ladies especially, wrote to their nobles. In fact it was true in a way. The Turk did not touch them. Nothing had changed, except for something that seemed tiny and unimportant....This was the matter of the date at the head of their letters. Instead of the year 1378, they had writen ''hijrah- 757,'' according to the Islamic calendar, the adoption of which was one of the Ottomans, few demands.
    How unlucky they were. They had turned time back six hunred years, and they laughed and joked. How terrible!

    e perkthyer ne anglisht nga JOHN HODGSON.


    Edhe vete Mustafa Qemali, Ataturku, qe e ktheu Turqine nga nje perandori anadollake, ne nje shtet me synime evropiane, qofte nga laicizmi, qofte edhe nga vete ndyshimi i alfabetit turk ne germa latine, kishte gjak shqiptari nga e ema!



    Po desh harrova! ne gjithmone kemi pasur ''garipat'', qe duan te duken, qofte edhe per se mbrapshti!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. #45
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Altini55-""Po mire mor kundra si mund te diskutosh kur nuk e njeh ????????

    Na thua kame folur me persona ku femra ne Islame eshte F-U-C-K-D-U-P

    C'udi si mund te dikutosh me thashetheme dhe te jesh kaq i sigurte""Po mire mor kundra si mund te diskutosh kur nuk e njeh ????????


    Kam vene re qe kur flitet me BESIMTARE, ose te vetequajturit BESIMTAR, transformimi i te vertetes eshte parimi baze, ose pikenisja e cfaredolloj FURTUNE ne GOTE TE UJIT.

    cfare une thashe eshte :Une nuk jam gjekundi ne problemin e besimit fetar ne pergjithesi dhe ne ate islamik ne vecanti( packa se gjysma ime eshte muslymane). Kam folur me persona qe me kane shpjeguar qe egzistojne disa rryma ne vete ISLAM. Dhe TALIBANET dhe regjimi ISLAMIK qe ata PERFAQESONIN ishte PERSONIFIKIM i EKSTREMIZMIT ISLAMIK ku FEMRA me fal per shprehjen eshte "F-U-C-K-E-D U-P". Prandaj dhe une me aq sa dija ne kete fushe thashe qe ISLAMIZMI nuk eshte "kamp perqendrimi" per femrat. -

    Pra per te te shpjeguar qe nuk kam asnje gje ndaj ISLAMIZMIT , dhe fese MUSLYMANE. Problemi qendron tek KEQ-INTERPRETIMI i FESE dhe asaj qe eshte shkruajtur ne KURAN.

    Nese te thashe qe kam folur me PERSONA... Nenkuptoj njerez qe vijne nga INDIA, PAKISTANI, SOMALIA, AFGANISTANI, IRAKU, TURQIA, ALGJERIA.
    Une nuk e njoh shkallen tuaj te njohjes se fese Muslymane, por besoj se edhe ata me te cilet kam folur une nuk jane nivel me i ulet se ju, persa i perket fese.

    Fola per DISA rryma ku femra ne njeren prej tyre DUHET te vishet koke e kembe dhe nuk lejohet te shfaqe as KYCIN E KEMBES, ka rryma te tjera ku FEMRA ska problem nese vishet apo jo.
    E te tjera si keto.
    Por te siguroj KURANIN e kam lexuar,( te perkthyer ne shqip dhe anglisht, pasi arabisht nuk di) dhe nje gje te tille nuk e kam lexuar( packa nivelin e dobet te perkthimit, kur krahason anglishten me shqipen).

    Prandaj nese je veten ne QORSOKAKUN e FESE , ku kerkon te terheqesh kedo qe guxon dhe permend ISLAMIN( per mua eshte shume fjale e nderuar dhe shume e paster qe njerez si puna juaj duhet ti qendrojne shume larg pasi hedhin balte mbi te verteten qe ajo personifikon, deri ne nivelin qe ISLAMI personifikohet me PERSONA te KALLEAPIT tend , dhe jo me persona qe NDERGJEGJA , PASTERTIA DHE KTHJELLTESIA E MENDIMEVE eshte tipar i tyre.)

    Te thashe qe nuk dua ti futem problemit te FESE pasi nuk flas bazuar ne te por ne nje LLOGJIKE te thjeshte dhe bazuar ne ate qe PRINDERIT tane na kane RRITUR

    Mos mirr flake kur ke shkuar per te SHUAR FLAKEN.

    SHnet

  6. #46
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Postuar mė parė nga altini55
    Ne emer te Allahut meshirusit dhe meshirberesit

    Falenderimi i takon Allahut

    Zotit te botrave

    Sunduesit te dites se gjykimit

    Ty te adhurojme dhe prej teje ndihme kerkojm

    Udhezona ne rruge te drejte ,ne rrugen e atyre ndaj te cileve ke bekim e jo ne ne atyre qe je hidheruar dhe kane humbur

    Ke udhezon Allahu s'ka kush e lajthit

    Dhe ke lajthit Allahu s'ka kush e udhezon

    Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin.a.s.familjen shoket e tij dhe te gjith ata qe ecin ne rrugen e tij

    Deshmoj se s'ka te arrdhur tjeter pervec Allahut

    Dhe se profeti jone i dashur Muhammed a.s eshte i deruari i tij
    Koment
    bla bla bla bla futja p*** gri sallate sa te kaloje dhe kjo nate
    deri ne kete pike te problemit ti i nderuar Altino55 nuk po ben propagande!!! C'eshte propaganda? - eshte ajo qe nuk ben Altini!

    Te nderuar forumista me vjen cudi si kjo teme u kethye 80% fetare dhe 20% per thelbin qe ka tema

    Per mendimin time kjo eshte nje teme shume domethense
    Por do tu lutesha administratorve qe te shruajne ndalohen ciliminje e vegel ne tema te tilla
    shume po perserit se ne teme ka ciliminj. Mos ke probleme me masen?
    Forumasi me pseudonimi Rezi mbase nje fjalimi si e keni lexuar me larte dha shembullin per femren myslimane

    Un duke menduar se ky forumas nuk e njeh poziten e femres ne Islame u mundova qe femra ne Islam "eshte e barabart me mashkulli bile po e theksoj qe eshte nje nga grate me te respektuara dhe me nje harmoni te perkryer ne jeten e saj"
    Per keto qe thua ketu ke te drejte.
    Nuk po ju sqaroj per Talibanin po "per myslimanet ne shqiperi"

    Ashtu si nuk kerkoj sqarime per ato femra ne boten moderne qe i marin nga 15-16-17 vjece dhe i mbyllin neper manastire

    Habitem c'hune Talibanezet tek femra shqiptare

    Nuk dua te zgjate me shume per kete mundohuni te jepni mendimin tyaj pa prekur boten shpirterore te tjerve

    Ne Teme nashti

    Ashtu sic e thash me larte kjo eshte nje teme shume e rendesishme

    Por do ti kujtoja nismetarit te kesaj teme qe here tjeter ta mbaj mende qe kalamaku nuk pjyetet ne tavolin me miq se te turpuron

    dhe kjo po ti vini re shkrimit te Rezit per ata qe kane dy fije tru kuptojn qe shkrimi i tij nuk ka lidhje me temen por me interesa persole

    ketu dehet fjale per barazin e femres shqiptare Rezi na tregon tufen e celsave qe kur te vej ne Tirane te kete vende ku te defrehet (Rezi inshalla u kethefsh ne shqiperi dhe befshe nja 4 vajza ti mbushesh me celsa)
    Tjeter pa dashje Rezi na c'faq nje racizem krahinor po ta keni lexuar shkrimin e tij qe ne klubet nuk degjohej Tironse kjo me le shijen e hidher te kuptoj se nuk i pelqekan jabanxhinje qe punoj ne Tirane qe Rezi e ka braktisur dhe si bje ndemend te vej (po me qe ra fjala) preferon te shpenzoj parat ne korfuz se sa ne atdheun e tij

    Pra per mendimin time mos te zgjatem Ky shkrim i ketij forumasi komlet jashte teme ose nje vryme ne uje(dhe me interesa persole)

    Un dhash mendimin time personale dhe i shjegova ketij forumasi (ashtu sic ju thash) per femren myslimane por boksat na erdhen me bresheri sikur jame nga Talibani

    Po e theksoj dhe njeher kjo eshte nje pune qe prindrit duhet te beje me vajzat qe te njofin veten femra shqiptare
    Nuk diskutojm per nje pjes te femres shqiptare por per "te gjitha femrat shqiptare"

    Kushe eshte femra shqiptare?????????

    Nenat vajzat motrat mbesat tezet hallat kusherirat tona

    Pra mereni temen njelloj sikur diskutoni per shembullin e lartepermendur dhe jo te mereni me Talibanezet

    Problemet jane te medha dhe duhet te filloj te rihen dhe te mendoni me ne thellesi se nuk dua tju permende prostitucionin e femres shqiptare

    Nje tjeter forums Nika na thote se mund te lere dhe vajzen e tij te shkoj per nudo
    Ojjjjjjjj Nike nuk e di ke vajze apo jo po do te ishte ndihmese ta edukoje me fryme atdhedashurie dhe me shkolle qe dhe ajo ti japi pak ndihme atij vendi e jo ti bihesh shkurt nudo Turp Nika

    Nje tjeter forumas(Juljan_tako) na ka bere per nje leke dikuton mbi Islamilet dhe apslolutish mbi temen
    duke ne treguar c'far bejne Islamiket dhe nuk i djeg te diskutoj mbi nenen apo motren e tij
    Me qe ra fjala na sill argumente ku paskan gurezuar nje femer shtazane ose qe hidhen me koke nga malet
    Te sygjeroj qe po ta ka thene pronari greke mos e beso
    C'do te dish ti per nenen dhe motren time? Une nuk po te ze ne goje nenen dhe motren tende mos i ngatero gjerat. Thua per Rezin por edhe postimi tend ka interes, cdo postim ka interes. Marela diskuto per vete dhe per nene tende leri ti zgjidhin Sirjat proglemet e tyre e vajze e mbare
    Pergjigje nga femrat ke po nuk te pelqejne lal.
    Kundra te le te kuptosh qe ke nje llogjik te shendosh djal i mbare po pastaj e flliq duke treguar se kush jemi
    Dhe na thua qe sdo te diskutosh mbi Islamin dhe nuk haron ta hedhesh helmin qe ke perbrenda
    Une ju thashe shkofshi te gjithe ne xhenet e te hani pilaf sa te shqepeni na lini ne te paudhet te digjemi ne flaket e ferrit!
    OBeni i vogel po te ishte Nena ose Motra jote do ta kishe sjell kete foto???????

    Interesant ku jane femrat qe nuk reagojne !!!!!!!!!!!

    PO qe per ndonje teme si ajo e Kuqes "nje cifte beri sex ne mes te pazarit" jane te para per reaguar ose per te hapur temen
    Ezekiel 25-17.

  7. #47
    100%...Shqiptare Maska e Monica
    Anėtarėsuar
    24-05-2003
    Vendndodhja
    New York, USA
    Postime
    39
    Femra ne shqiperi eshte pare gjithmone ne kornizen e shtepise. Ka pasur edhe familje me te emancipuara ose te civilizuara por kane rene pre e fjaleve dhe jane bere objekte bisedash e thashethemesh dhe jane pare me syrin e keq.
    Kjo eshte realitet dhe jemi vete deshmitar. Une jam brez tjeter dhe jam rritur me fryme pak me te "Civilizuar" por brezat e meparshem jane trajtuar ne ate menyre, qe femra u mbyllte dhe qante ne heshtje, ndrydhte ndjenjat dhe deshirat, enderrat dhe jetonte me ate qe ju u impononte. Kur pashe foton e mesiperme te bashkangjitur, u ndjeva keq......
    Akoma kjo egziston ne Shqiperi por do te thoja ndoshta ne vendet e vogla, qyteza dhe fshatra. Femra eshte e zonja dhe eshte force shume e madhe ne shoqeri. Nuk po numeroj se sa e zonja , femra eshte pasi dihet, por do te thoja qe nje mashkull nuk mund te mbijetoje ashtu sic mbijeton nje femer. Ne shoqerine shqiptare varet se ne c'shoqeri je...por do te thoja qe gjerat kane ndryshuar sidomos ne Tirane( vetem aty ndejta) ....dhe jane ne avancim.
    Femra edukohet, merr zanate dhe profesione, diskuton, eshte e lire te zgjedhi, te vendosi.....nuk shikon me njerez te kthejne koken se nje femer i jep makines, apo pi nje birre te ftohte diku me te dashurin, ose bashkeshortin...apo nje cigare....apo puthet diku....
    Femra eshte vertet qenie fragile por eshte edhe qenie e forte qe ja del vetes..
    Isha ne Tirane dhe vertet u kenaqa, se di jam mesuar une, apo mu duken njerezit pak indiferente....dhe rini vertet e mrekullueshme....
    Mendoj se ne shoqerine shqiptare po ndryshon miti i femres....dhe kjo tregon perparesi dhe kulture!
    Shqiperia ka vuajtur shume nga : "Une ne punen tende , ti ne punen time dhe secili ne pune te njeri-tjetrit" ....nuk e di nqs kjo ka ndryshuar apo mu duk mua ne ate periudhe kohe te shkurter qe ndejta atje...Mgjth kete me thone edhe te tjeret qe jane atje apo qe shkojne vizitor.

    ps Une nuk shoh ndonje ndryshim me bashkeshortin tim, punojme te dy , e respektojme njeri-tjetrin, diskutojme tema te ndryshme dhe marrim mendime nga njeri-tjetri, dhe sigurisht kudo jemi bashke!
    The best and most beautiful things in the world cant be seen or even touched, They must be felt with the heart!

  8. #48
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Femra lirine e ka ne xhep por nuk di ta kerkoje. Liria e femres keqinterpretohet nga meshkujt dhe nje femer e lire, nga kendveshtrimi i mashkullit patriarkal, konsiderohet prostitute. Jam e lire derisa eci me kembet e mija. Nuk me pelqen pozicioni i siamezit ne jete. Liri do te thote te kesh te drejta njerezore te pacenueshme. Nuk mund te pretendoje te jete e lire ajo femer qe nuk ka ambicje dhe nuk shkon me pertej se fshesa apo tenxherja e gjelles. Femra shqiptare eshte nje nene e shkelqyer. Ajo duhet ta gjeje veten dhe jo vetem brenda kater mureve te shtepise. Aspiroj per te qene e lire sepse erdha vetem ne kete jete.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #49
    Nuk mendoj se femrat e kanė lirinė nė xhepa. Natyrisht se edhe ato duhet tė luftojnė pėr tė fituar Lirinė e plotė qė e jep ligji i drejt, natyra apo Zoti. Janė viktima tė opinionit, moralit, religjionit etj. Pajtohem se qytetaret janė nė pozitė mė tė mirė, por as ato ende nuk janė plotėsisht tė barabarta me mashkujt. Nė ēdo fushė ecim ngadalė /si breshka/ pėrpara, e edhe nė kėtė /tė pozitės sė femrave/ do hecim.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2003
    Postime
    30
    MEndoj qe ajo fotografi qe kish derguar (BENNI) i ve vul ketij diskutimi sepse eshte aq reale sa nuk mund te shtosh me gje...ja keshtu eshte femra ne SHQIPERI.... TE LUMTE BENNI

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Politika ėshtė gjuha e artikuluar sociale e njė shoqėrie. Shoqėria shqiptare, nė radhė tė parė politika, qėkur e ndėrroi ideologjinė idiotike me idiotėsinė e ēideologjizuar, as qė shtiret mė sikur i bėn pėr femrėn shqiptare. Si rrjedhojė, humnera mes politikės e grave sot ka pėrmasa afrikane.

    Pjesėmarrja e grave nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001 ishte 5.7 pėrqind. Para zgjedhjeve komunale tė tetorit sivjet, nė 308 komuna janė kandiduar vetėm dy (2) gra, e nė 68 bashki dhe 11 minibashki zero (0) gra, pėr poste tė kryetares.

    I rest my case.

  12. #52
    legally brunet Maska e maz
    Anėtarėsuar
    14-09-2002
    Vendndodhja
    ne planetin tim
    Postime
    194

    Re: Femra ne shoqerine shqiptare!

    Postuar mė parė nga Redi
    Shoqeria shqiptare sipas perendimoreve eshte nje shoqeri konservatore dhe patriarkale.
    Sot ne gjendemi ne nje peridhe tranzicioni te gjithanshem dhe natyrisht qe ketu perfshihet dhe Roli i Femres ne kete shoqeri.

    Pavaresisht se jane bere hapa relativisht te medha ne lidhje me barazimin social midis mashkulli dhe femres, perseri divergjencat jane teper te medha.

    Nen pushtimin shumeshekullor osman natyrisht qe nuk mund te pretendohej nje gje e tille, pasi dhe vete koha dhe i gjithe mentaliteti boteror ishte teper konservator. Por gjate dekadave te fundit Bota perendimore ka perparuar shume duke u perpjekur ti jape femrave liri sa me te madhe dhe mundesi te barabarta me mashkullin, megjithese nje barazi ideale nuk eshte arritur akoma.

    Ne Shqiperi hapat e pare drejt emancipimit te femras u vune re gjate periudhes se Zogut dhe me vone gjate periudhes komuniste.
    Por perseri shoqeria shqiptare nuk arriti te evoloje aq shume sa pretendohej dhe propagandohej.

    Sot ne kete periudhe vihen re divergjenca te medha ne lidhje me kete fenomen, jo vetem krahinave dhe rretheve te ndryshme te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise etj, por dhe perbrenda nje Qyteti, Lagjeje apo Familje.

    Pra si mendoni, A i duhet dhene Liri me e Madhe femres, ose me sakte a duhet te pretendohet Barazia e saj me Mashkullin, apo duhet te vazhdojme si me pare?

    A mendoni se Femra nuk eshte e lire dhe nuk ka hapesire te mjaftueshme ne shoqerine shqiptare? A dhunohen deshirat dhe ambicjet e saja?

    A perfiton e gjithe shoqeria nga ky realitet i tanishem, apo duhet te ndjekim shembullin e vendeve perendimore?


    Dhe cfare eshte me e rendesishme per mendimin tim; A jane vete femrat shqiptare te pergatitura psikologjikisht per te perballuar pergjegjesite qe mund ti dalin ne rast se nuk do te kete ate varesi qe ka patur deri tani nga mashkulli?



    Shprehni mendimin tuaj ne lidhje me kete teme.
    Eh mo Redi po tmos ishim ne kushedi ku do kishit perfunda ju meshkujt hehehehehe
    SO CLOSE UR EYES AND LET ME KISS U & WHILE U SLEEP I WILL MISS U

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172

    E sa pėr religjionet...

    ...mbase ėshtė koha tė mendojmė edhe kėshtu: religjionet monoteiste janė formuluar prej meshkujsh, pėr shoqėri meshkujsh. "Femra le tė hesht nė kuvend", thotė shėn Pjetri te Bibla. Kurse Kurani propozon rrahje tė gruas, nėse ajo s'bindet (para mashkullit, kuptohet).

    Mos ia fusni pelės kot! Religjionet monoteiste janė institucione thjesht patriarkale.

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2004
    Postime
    1
    Pergjigjem ne pyetjen: Pra si mendoni, A i duhet dhene Liri me e Madhe femres, ose me sakte a duhet te pretendohet Barazia e saj me Mashkullin, apo duhet te vazhdojme si me pare?

    Femra jo rastesisht eshte konsideruar si shtylla kryesore jo vetem e familjes por edhe shoqerise ne teresi. Mirepo, pyetja e shtruar ne menyre te tille "A i duhet dhene Liri me e Madhe femres" na jep nje platforme shume te qarte se: "liria e femres eshte e determinuar nga nje person qofte mashkulli apo kush tjeter ku mund ta dije une. Prandaj, lirine e saj nuk ia jep askush, dhe ajo kete duhet ta fitoje vetem nese kete liri nuk e merre prej te tjereve , por e skalit vete, e gjene vet, me emancipimin e saj si shpetim i vetem. Ndresa, sa i perket barazise gjinore nje gje duhet ta kemi te qarte se femra per ta arrite kete famozen barazi duhet te zhveshet nga tendencat per t`u bere mashkull, e nese mendohet me nje logjik te tille, atehere ne femrat do te behemi "meshkuj te shemtuar".

    beli

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    Si maskohet diskriminimi gjinor

    Shqiptar OSEKU

    Femra shqiptare, edhe nė shek. XXI, po hyn si viktimė. Viktimė e diskriminimit tė gjithanshėm: viktimė e mashkullit.

    Sepse, e kėtė duhet thėnė haptazi, aty ku ka tė shtypur doemos qė ka shtypės. Aty ku ka tė diskriminuar doemos qė ka tė privilegjuar. Nė patriarkatin shqiptar, mashkulli shqiptar ėshtė shtypėsi i privilegjuar; statusi i tij social ėshtė aq dominant, sa qė viktima e tij, femra shqiptare, s'ėshtė nė gjendje as ta vėjė pėr diskutim raportin e pabarabartė. Sikur e di secili, pabarazia mė e madhe gjėllin nė ambientin e heshtur e tė kontrolluar tė burgut; kur tė plasin grindjet, atėherė dije qė puna ka nisur tė lėvizė.

    Ndėrsa festa e 8 marsit nė Perėndim, ku femra e ka avancuar dukshėm pozitėn e vet sociale, ka rėnė gjithnjė e mė shumė nė prapavijė, ndėr shqiptarėt - e posaēėrisht ndėr meshkujt shqiptarė!- ajo ende kremtohet pėrnjėmend. Ndryshe s'ka se si: patriarkati, e posaēėrisht patriarkati shqiptar ku femra ėshtė e diskriminuar nė tė gjitha fushat e jetės, doemos qė do tė ketė ceremoni rituale pėr ta dėshmuar disi tė kundėrtėn, "respektin ndaj femrės"; fenomen ky bukur i pėrafėrt me festat e nduarduarta nacionale qė ekzistonin dikur nė komunizmin sovjetik.


    Historikisht, nė Ballkan femra ka qenė e shtypur jo vetėm ndėr shqiptarėt, po te tė gjithė popujt. Ndėr shqiptarėt, femra ėshtė perceptuar si "shakull pėr me bajtė", pra instrument pėr tė kryer punė e bėrė fėmijė. Ky parim ėshtė fiksuar me saktėsi tė dhembshme nė kodin e Lekė Dukagjinit, por fryma e tij ka vlejtur pėrgjithėsisht ndėr tė gjithė shqiptarėt, pa marrur parasysh trevė a fe: qoftė vajzė apo grua, myslimane a kristiane, gegė a toskė, qytetare a fshatare, femra shqiptare s'ėshtė lejuar tė ketė dorė nė vendimet kyēe rreth jetės sė saj.


    Vajza shqiptare "s'ka tagėr me zgjedhė fatin e vet"; gruaja shqiptare "ka me lypė prej burrit (?) tė mbajtmen, tė veshen e tė mbathen". Tradita shqiptare thekson dy "detyra" tė burrit ndaj gruas (sigurim tė domosdosshmėrive pėr jetė; ruajtje tė nderit - kjo e fundit mė tepėr si kėrcėnim latent), e shtatė (!) detyra tė gruas ndaj burrit, pos tjerash "me i ndejtė nėn sundim" -bukvalisht!- e "mos me iu pėrzie nė fejesė tė bijve e bijave". Kėto detyra e kanė definuar shqiptaren prej Tivarit e deri nė Prevezė, shumė mė sakt se sa emri, feja, veshja a flamuri kuqezi.


    Nė shoqėrinė e konstruktuar nga meshkujt e pėr meshkujt, posaēėrisht mėkator e diabolik quhej seksualiteti i femrės. Femra e kish vetėm pronėsinė fizike mbi gjenitaliet e veta, por pronėsia simbolike e sociale mbi seksualitetin e saj ushtrohet gjithnjė nga mashkulli: nė vajzėri nga i jati, nga vėllau i madh, nga familjarėt tjerė meshkuj, e pas martesės plus nga burri e familjarėt e kėtij. Gjenitaliet ishin fizikisht tė femrės, por kontrolli i tyre qe detyrė meshkujsh.


    Krahasuar me Romėn antike, gruaja ndėr shqiptarėt kishte njė status social paksa mė tė lartė se ajo e kafshės shtėpiake, por mė tė ultė se sa e skllavit. Romakėt, tė cilėt i ndanin veglat nė tri grupe: "Instrumentum mutum", almiset e rėndomta; "instrumentum semivocale", dtth kafshėt shtėpiake; si dhe "instrumentum vocale", apo skllevėrit, pėr dallim prej femrės shqiptare e lėnin skllavin ta ushtrojė seksualitetin e vet sipas dėshirės.

    Sa ka ndryshuar patriarkati shqiptar nė shek. XXI?

    S'e di. Kur e shoh histerinė e meshkujve pėr ta festuar 8 marsin, urimet e tyre zėlarta para kohe, e turpin e femrave shqiptare ("a, po njėmend, dita jonė, haha...") mė duket sikur shoh njė shfaqje tė perfeksionuar teatrale. Njė lojė qė mashkullin duhet ta risigurojė pėr dominancėn e vet, femrėn ta bindė se s'ėshtė fare ashtu, e vėshtruesin e jashtėm se kėta qenkan tė barabartė.

    Mė duket paradoksale por e vėrtetė, qė shtypja e mashkullit shqiptar, nė vend se tė zvogėlohet, sikur ėshtė shtuar edhe ca me rėnien e sistemeve totalitare. Tash, nė emėr tė demokracisė, lulėzojnė lirisht edhe keqkuptimet mė dogmatike religjioze, edhe primitivizmi mė i keq tribal, por edhe akultura. "E sheh si janė ēikat sot, tė lyera e tė ngjyera, me funda tė shkurtėr", mė thoshte njėri njė ditė.

    Sipas tij, ky qenka shenjė i sigurtė se puna ecėn para.

    Si t'ia spjegosh njė njeriu, njė "Burri" me alamet shkollė, qė grimi e fundi i shkurtėr s'janė shenja pavarėsimi, por pėrkundrazi, se janė shenja modernė tė shtruarjes?

    Tė gjitha qeniet e gjalla para rrezikut reagojnė nė dy mėnyra. Sulmojnė, ose bėhen si tė vdekura. Te njeriu, kėto forma bazike ngatėrrohen ca: prej viktimės shpesh kėrkohet tė marrė pjesė nė show, ta luajė lolon, tė dėshmojė me gojėn e vet se s'ėshtė viktimė, para se t'i prehet fati. Si tė spjegohet nė pesė minuta, qė femra moderne ka mundėsi o ta sulmojė frontalisht dominancėn mashkullore, me pasoja tė vėshtira, o t'i nėnshtrohet rregullave tė saj e ta luajė bimbon, me shpresė se ndoshta do tė nxjerrė diēka pėr veti? Si t'ia spjegoj njė "Burri me alamet shkollė", qė shumė prej femrave moderne grimin e fundin e shkurtėr e pėrdorin pėr tė njėjtin funksion si do ta ketė pėrdorur patjetėr gjyshja ime mafesin e namazbezin - pėr tė joshur vardisės seriozė?

    Por pėr ta gjetur tė vėrtetėn pėr femrėn shqiptare, mjafton tė gėrvishėsh krejt pak nė sipėrfaqe. Pa shikoni pak politikėn tonė, ju lutem. Sa kryetarė partishė janė femra? Sa pėrqind femra janė ministre, sa pėrqind janė anėtare nėpėr parti, sa pėrqind ulen nė parlamentet tona? E prej tyre, sa pėrqind janė pėrnjėmend anėtare dhe, nėse doni, pėrnjėmend femra? (Me kėtė s'them qė paska politikanė transseksualė, ndonėse as ajo s'eliminohet dot, por qė nė mjediset patriarkale, mundėsia e vetme e femrės pėr avancim ėshtė tė sillet si mashkull, pra tė shndėrrohet nė "mashkull social": i a.q. "procesi i mashkullzimit".)

    Ose, po deshėt, shikoni kulturėn shqiptare. Sa herė pėrmenden Elena Kadaré a Natasha Lako, e a ka dėgjuar gjė kush pėr shkrimtaren absolutisht briljante Elvira Dones? Thoni shpejt emrat e tri piktoreve shqiptare, tri skulptoreve shqiptare, apo tri kompozitoreve?

    Mos druani, askush s'do t'ju pėrqesh si injorant. S'ėshtė fjala pėr shkrimtarė, artistė, muzicientė, po pėr shkrimtarE, artistE, muzicientE; s'ėshtė fjala pėr kulturėn shqiptare, po pėr njė suplement tė saj dekorativ, anėsor e doemos mė tė parėndėsishėm. Sepse kultura e mirėfilltė shqiptare, kjo s'diskutohet, ėshtė ajo qė krijohet prej mashkullit, apo jo...

    (Sikur edhe antikultura. Shumica e fyerjeve shqip cenojnė kontrollin simbolik tė mashkullit mbi seksualitetin e femrės nė familje, alternativa e barazojnė oponentin mashkull me krijesėn mė tė ultė, pra me femrėn, duke projektuar dhunė seksuale mbi tė "si mbi femėr". Nė rastet kur shahet femra, asaj zakonisht i pėrplaset nė fytyrė mungesa e kontrollit mashkullor mbi seksualitetin e vet.)

    Etj, etj, kėsisoj mund t'i (vend)numėrojmė gati tė gjitha fushat e shoqėrisė shqiptare. Gjuha shqipe, kronikanja e dhembshur e (jo)qytetėrimit shqiptar, ėshtė kryedėshmitare e Hagės. Athua ka ndonjė popull tjetėr pos shqiptarėve ku fjala "burrneshė", pra "femėr qė sillet si burrė", ėshtė kompliment - heej, kompliment?!

    S'e thotė kot hymni: "Kush ėshtė burrė..." - Vetėm kush ėshtė burrė!

    Ju duket e ngatėrruar? Le ta sqarojmė edhe pak. Le ta marrim njė shembull sa pėr krahasim. P.sh. Kosovėn nėn okupimin serb.

    Beogradi numėronte shqiptarėt qė venin nė shkollė, ashtu si i numėron familja shqiptare sa femra kanė kryer studimet. Beogradi zgjedhte disa "shqiptarė tė ndershėm" pėr ta mbushur kuotėn me kosovarė, njėsoj si i zgjedhė shoqėria jonė disa "gra tė ndershme" pėr ta mbushur kuotėn publike me to. Beogradi pėr njė kohė tė gjatė s'pati nevojė tė pėrdorė dhunė ekscesive mbi shqiptarėt, meqė mjaftonte kėrcėnimi i terrorit; njėsoj si mjafton kėrcėnimi latent qė ekziston ndaj femrave shqiptare nė qoftė se "lazdrohen", "e ngritin bishtin", "dalin menē" etj. (pra nėse vendosin vet pėr fatin e vet). Beogradi kishte angazhuar shqiptarė pėr t'i mėsuar shqiptarėt tjerė se si duhet sjellur nė shoqėrinė jugosllave, njėsoj sikur patriarkati shqiptar ngret nė qiell femrat e mashkullzuara, "burrneshat", si shembuj se si duhet "edukuar" femrat qė nė vegjėli. Pesė strategjitė e Beogradit para sfidės sė Kosovės: tė bėrit sikur problemi s'ekziston, pėrqeshja, reduktimi, izolimi, dhuna; kėto pesė strategji janė, njėherit, edhe strategjitė e mashkullit, "Burrit" shqiptar, para sfidės qė quhet femėr.

    Konkluza: Femra shqiptare, edhe nė shek. XXI, po hyn si viktimė. Viktimė e diskriminimit tė gjithanshėm: viktimė e mashkullit.

    Sepse, e kėtė duhet thėnė haptazi, aty ku ka tė shtypur doemos qė ka shtypės. Aty ku ka tė diskriminuar doemos qė ka tė privilegjuar. Nė patriarkatin shqiptar, mashkulli shqiptar ėshtė shtypėsi i privilegjuar; statusi i tij social ėshtė aq dominant, sa qė viktima e tij, femra shqiptare, s'ėshtė nė gjendje as ta vėjė pėr diskutim raportin e pabarabartė. Sikur e di secili, pabarazia mė e madhe gjėllin nė ambientin e heshtur e tė kontrolluar tė burgut; kur tė plasin grindjet, atėherė dije qė puna ka nisur tė lėvizė.


    --------------------------------------------------------------------------------

  16. #56
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Femra ne shoqerine shqiptare eshte promotor! Aftesite e saj jane te pafundme. Nuk ka se si meshkujt te mos ndihen xheloze para kesaj sfide.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk e lexova krejt zotni Osekun por nji gja po ja them e ndoshta e lexon..

    ala oseku nuk e ka denuar vrasjen e femres shqiptare SAbAETE TOLAJ..
    E PRANDAJ CDO DEMAGOGJI E TIJ BIE POSHT..NDONSE ESHTE LLAFOLLOG I ZOTI...
    apo kur e vrasin Shoket e partise nuk duhet me fol..

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Prirjet qe Kundershtojne Rolet e Mashkullit dhe te Femres

    Ne ditet e sotme eshte nje prirje mbare boterore qe ka te bej me rolet tradicionale te mashkullit dhe femres dhe arritjes se barazise ne mes gjinive. Qellimi eshte qe te eleminoj ndonje ndryshim ne pergjegjshmeri keshtu qe te gjitha detyrat jane te ndara ne menyre te barabarte. Kjo perfshin marrjen e vendimeve, te ardhurat e te jetuarit, mirembajtjen shtepiake dhe kujdesin ndaj femijeve. Ky kundershtimi I roleve tradicionale te mashkullit dhe femres kembengul qe rolet e ketilla nuk jane me te perdorshme per shoqerine.

    E njohur si Feminizem, kjo levizje, I filluar nga nje grup I femrave qe ishin te pa kenaqura me rolin tradicional te femres, u perpoqen qe te ri-formojne te menyren e te menduarit te te dy gjinive. Ato konsideruan punen shtepiake nje pune te klases se dyte dhe mbrojten qendrimin se femrat duhet avancuar ne boten e mashkullit ne nje baze te barabarte.

    Ato e shiquan punen e tyre ne boten femerore si te ngujuar, te izoluar, dhe te kufizuar per zhvillim personal. Ato thone se, "gjersa bashkeshortet tane kane liri dhe mundesi te jene jashte ne boten e te punuarit, duke takuar persona te rinj, ideja te reja, dhe mbase argetim krijues tek te shiquarit e ndryshimeve te botes per me mire, ne jemi ne shtepi ne ambient shtepiak te izoluar me askend te flasim pos femijeve te vegjel." Ato shiqojne veteveten si nje hije e bashkeshorteve te tyre dhe sherbuese te femijeve te tyre. Ato duan te jene te liruara nga "prangat e mbizoterimit te meshkujve." Ne pergjithesi ato deshirojne liri prej ekzistences se tyre te zakonshme dhe aksion ne "punet me interesante" te botes.

    Keto femra kane injoruar disa principe themelore. Ato kane deshtuar te kuptojne se plotesimi i detyrave te jetes se perditshme dhe fatbardhesia arrihet vetem gjersa njerezit japin veteveten ne sherbim dhe detyre tek ajo pune e cila eshte me rendesi per tu kryer. Asnje pune nuk eshte me rendesi se sa kujdesi per femijet dhe berja e detyrave te tjera shtepiake. Asnje pune tjeter nuk eshte me thelbesore ne interes, ekonomi dhe mireqenje kombetare. Asnje pune tjeter nuk kerkon me shume dashuri, durim, burimesi, intelegjence, dhe aftesi menaxhimi se sa te qenurit nje e eme dhe amvise efikase. Kjo pune ne menyre naturale bie tek femrat dhe behet me se miri nga ato.

    Eshte nje pergjegjesi e shenjte, dhe deshtimi per te bere eshte nje braktije serioze e detyres me pasoja te keqija. Cdo vit qe leme pas qysh kur ky koncept I eger dhe I rreme eshte shpallur, kemi perjetuar nje pershpejtim te problemeve shoqerore. Ne nje mase te madhe prinderit e ketij brezi jane fajtoret. Bijat e tyre jane tani te ema te pa-pergaditura dhe te hutuara. Shume prej bijeve te tyre jane baballare te papergjegjshem te pa martuar.

    Ka kuptim pothuajse te njejte, do te ishte nese mashkulli thote, "Jam I lodhur nga fitimi I te ardhurave per jetese. Dua te gjej dicka me emocionues dhe me pak kerkuese," ashtu sic eshte per nje femer te ndiej se ajo duhet te largohet nga vendin e saj ne shtepi.

    Ne sferen e femres kemi nje rekord deshtimi. Brezi jone eshte nje brez I divorcit, shtepive ngaterrestare dhe femije te pa-bindur. Drogat jane si pasoje ashtu sic eshte dhuna ne rruge. Keto nuk jane probleme te mungeses se fuqise se forcave te rendit dhe nuk do te zgjidhen nga forcat e rendit. Femrat duhet patjeter te kthehen ne shtepite e tyre dhe te sherbejne atje. Ato jane duke menduar se tepermi ne ate se cfare ato "deshirojne te bejne" se sa cfare ato "duhet te bejne." Para se te fajesohen femrat, duhet akuzuar edhe meshkujt qe jane udheheqes ne shtepite e tyre. Pa-kenaqesia fokusohet ne ata. Ata nuk ben qe ne menyre te frikesuar te zbrapsen nga detyra udheheqese dhe per shkak te pa-aftesise se tyre udheheqese te fajesojne femrat.

    Vetem atehere kur meshkujt dhe femrat me deshire te plote marrin pergjegjesite qe ata jane lindur per ti bere, duke ju perkushtuar vetevetes ne arritjen e nje suksesi te tyre dhe duke humbur veteveten ne sfidat e mundshme mbi pergjegjesia e tyre, ata do te gjejne fatbardhesi dhe ne do te kemi nje bote me te mire. Eshte paresore puna e burrit te plotesoj se pari pergjegjesine e tij dhe te perkrah gruan e tij dhe te bijat te jene pergjegjese dhe te kenaqura me detyrat femerore.

    Mbrojtjet e filozofike se "aksioni i njejte" demonstron nje mungese te pa-zakonte te brendesise, ndersa ato injorojne problemet serioze shoqerore qe paraqiten nga kjo pa-qartesi e roleve te mashkullit dhe femres. Nje numer i pa-numerueshem femijesh rriten nje nje mjedis ku dallimi I gjinive eshte aq i pa-kuptueshem sa qe nuk ka prerje te qarte per ta qe te percjellin. Ne shume shtepi mungon udheheqja percaktuese, dhe ndryshimet te cilat duhet te jene te dukshme jane zvogeluar qellimisht gjersa meshkujt sillen si femra and femrat sillen si meshkuj. Kjo shpesh udheheq drejt nje nen-zhvillimi te femijes ne gjinine e tij. E gjithe kjo ben te mendohet se te mohohen detyrat specifike te meshkujve dhe femrave eshte absurde.

    AC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  19. #59
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje,

    Zoti krijoi femren nga brinja e mashkullit, por ama i dha te njejten te drejte sikurse edhe mashkullit. Ne asnje moment Zoti nuk harroi ti kujtoje femres qe ajo erdhi ne toke per tu shumuar si burim i jetes. Tani nese jeni pa fe po ua kujtoj une, qe FUNKSIONI BAZE I FEMRES ESHTE SHUMIMI-- te beje te mundur qe jeta te vazhdoje. Nese disa LIRIDASHESE e keqinterpretojne lirine e te qenit te barabarte me mashkullin atehere ju siguroj qe jeni drejt depresionit e shkaterrimit dhe vetmise. Te jesh i lire per te thene mendimin tend kjo eshte mese e pranueshme, te jesh e lire te flasesh sillesh si te duash kjo eshte e pranueshme, te futesh veten ne kepucen e mashkullit kete nuk e pranoj nga femra , pasi ky eshte burimi i depresionit te tyre. Femra nga ana fiziologjike eshte krijuar te kaloje ciklin e te berit NENE.. te linde e te rrise femijen , nese ajo kapercen kete stade do me thene dhi SHTERPE atehere ajo nuk eshte per asnje gje, e jo me promotor... eshte thjeshte nje bime qe kurre nuk leshoi dege ....

    OK ju te lirise qe nuk dini se per cfare lirie po flitni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kundraRRYMES : 17-09-2004 mė 08:39

  20. #60
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    FUNKSIONI BAZE I FEMRES ESHTE SHUMIMI
    -----------------------------
    Je shume afer Kanunit qe thote se femra eshte shakull per me bajte. Femra eshte qenie njerezore sikurse edhe mashkulli. Femra shumon, mashkulli riprodhon!
    Sa per ate qe femra qe nuk gezon te drejten e nenes nuk vlen, ky me duket zhvleresim. Ne femer qe kurre nuk ka pjelle mund te jete nje nene e denje mbi nje femije te adaptuar por ka edhe nena pjellore qe e kane lene rrugeve pjellen (u rrofte fertiliteti).
    Meqenese e ke denuar rende nje femer qe nuk pjell, si do ta quaje nje mashkull qe ka probleme me riprodhimin?
    Une ne asnje rast nuk do te paragjykoja.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •