Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Rrëfimi: Ëndrra ime ishte të bëhesha prostitutë

    Rrëfimi: Ëndrra ime ishte të bëhesha prostitutë


    VIÇENCA (5 Korrik) - Endrra ime që kur isha vajzë fare re ka qenë që të bëhesha "putanë" në Itali. Më falni për mënyrën e të shprehurit, por edhe në Shqipëri kështu i quajmë ne prostitutat. Mamaja ime ka vdekur, babai pinte shumë dhe kam 3 vëllezër me të vegjël të cilët nuk dija se me çfarë t'i ushqeja. Kur kam arritur në Veneto e dija se cili do të ishte fati im. Në mëpak se 2 vjet në rrugë kam shkuar me më shumë se 5 mijë klientë". Këto kanë qenë fjalët e një vajze, tashmë 24-vjeçare, e cilla ka dhënë një intervistë për gazetën "Il Giornale di Vicenza". Tashmë ajo jeton në një provincë të Viçencës, në shtëpinë e një kushërire të vet. Punon në një kooperativë dhe ka siguruar dokumente të rregullta. Endrrat e saj tashmë kanë ndryshuar sepse kërkon të martohet dhe të ketë fëmijë.
    Kur ke mbërritur në Viçenca?
    Tashmë kanë kaluar shumë vjet. Atëherë kam qenë 17 vjeçe dhe ky ishte një vendim që e kisha marrë prej kohësh. Unë jam rritur në një fshat me 400 banorë. Të gjihë merreshin me bujqësi. Kam mbetur jetime nga nëna që 8 vjeçe, babai im pinte shumë dhe shpesh na godiste. Ai nuk punonte rregullisht dhe unë nuk arrija të ngopja me bukë 3 vellëzërit e vegjël. Ne vajzat Italinë e kishim si mit. E konsideronim si vend të afërt dhe të pasur. E ëndërronim, megjithëse e dinim që atje si shpërblim duhej të prostituoheshim. Por ama do të fitonim para. Unë imagjinoja burra të bukur me makina luksoze që kërkonin ngushëllim pasi ishin grindur me gratë. Pra përkëdhelje dhe jo seks. Kush të ka sjellë këtu?
    Një vendali. Ai kishte gjetur një vend për vete në një anije që nisej për në Ankona. Si shpërblim ai nuk do të paguante udhëtimin, por duhej t'i dërgonte një vajzë. I tregova atyre të shtëpisë se gjoja do të shkoja për të punuar ndershmërisht dhe që do të dërgoja në shtëpi të gjitha paratë që do të fitoja. Babai e kuptoi dhe nuk tha asgjë. Në fakt paratë ia kam dërguar gjithnjë.
    Si ishte fillimi?
    Pas 2 ditësh udhëtim më dorëzuan te "padroni" im i ri. Ishte pak ndryshe nga sa e kisha imagjinuar. Igli, ishte vetëm 5 vjet më i madh se unë, por dukej shumë i pjekur. Kishte pamje lideri. Më drejtonte mua dhe 6 vajza, të gjitha shqiptare. Pak minuta pas prezantimit më për-dhunoi. Për mua ishte hera e parë. Qava por u dorëzova që në fillim. Atje nisi kalvari i gjatë.
    Çfarë jete bën një prostitutë?
    Shumë skematike. Çohesh në mesditë. Unë jetoja në Padova në një apartament të vogël me 2 vajza të tjera. Gjatë ditës nuk dilja dot nga shtëpia. Ushqehesha, shihja televizor dhe përpiqesha të mësoja italisht. Ndonjëherë më vizitonte "bosi". Kuptohet se çfarë donte. Në 18.00 pasdite nisnim përgatitjet. Në 21.00 dilnim. Një shok i Iglit na dërgonte me makinë në rrugët e Viçencës. Vishnim të brendshme, një bluze dhe një minifund. Në dimër edhe një pallto të hapur sipër. Kam vuajtur nga i ftohti, por ky nuk ishte problemi i vetëm. Po puna si ishte.
    Përkëdhelje dhe burra të bukur?
    Natyrisht që iluzionet e mia nuk u konfirmuan. dxh/dxh (GazetaShqiptare/
    ---------------------------
    -------------------------------
    Oj shakri e lehte si era , a ka ardhur ne Shiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    Miss. Congeniality
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Shume teme rrengjethese!
    Eshte nje ftkeqesi e shqiperise, qe i ka rene ne kurrris me kohe.
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  3. #3
    Interesant, po me duket qe titullin ja ke gabuar. Kur nisa ta lexoj , nga titulli mendova qe ajo me endje qenka be prostitute, por, kur e lexova doli ndryshe: rrethanat e paskan shty te marre rrugen e prostitucjonit, jo se e paska enderruar.

  4. #4
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Ju thafte gerrmaca babase te kesaj vajze. As babe nuk thirret. Mu* po, emer me vlere per nje qelbesire te tille.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Shume me naivitet po e bleni kete histori. Pasi ka arritur ate qe do s'diskutohet qe ajo do hedhi balte mbi ata qe i bene "ndere". 90% e vajzave shkojne me deshiren e tyre ne Itali/apo kudo tjeter, asnje njeri nuk i ve thiken tek dryka. Eshte nje vendim i gjykuar gjate, menduar thelle dhe megjithese ndoshta jo i mirepritur behet me vullnet te plote nga ana e vajzes. Nuk diskutohet qe shume fjale joshese i hidhen, por nese nuk eshte ne gjendje ta kuptoje se matane kufirit nuk ka "prinder qe do e trajtojne si bijen e tyre", "restorante qe punojne me kliente shqiptare" apo brockulla te tilla faji perseri mbetet i saj. Pastaj po qe se nuk i pelqente pse nuk ikte tja dilte mbane vete, ndryshe nga ato qe ju ushqejne ju shumica jane te lira te ikin ku te duan. Po e dine se po levizen do vine prape, pa dike qe te et mbroje ne krahe, pa dike qe te te nxjerri tek pozicioni, pa dokumenta, pa lek ne xhep, pa zanat e pa gjuhe ku dreqin do vene. I dine aftesite e tyre prandaj dhe qendrojne ku jane. Shume kane rastin te kthehen ne Shqiperi, po perseri kthehen ne Itali dhe perseri punojne vete per te njejtin Boss.
    Cdo problem ka rrugedalje, po qe se ato vajza do ndiheshin se kishin problem do e kishin gjetur rrugen.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Te them te drejten me vjen keq per jeten qe ka bere para se te vinte ne Itali.
    Prostitucioni mund te jete nje profesion si shume te tjere.Pastaj ka shume qe mendojne qe ne Itali profesioni i vetem per nje vajze eshte prostitucioni.Njoh vajza shqiptare qe bejne pune normale dhe bejne jeten e tyre.
    Nqs se enderronte te behej prostitute mire se erdhe moj vajze.Ka rruge plot Italia.
    Me vjen keq kur ka femije 13 vjeçare qe i shesin dhe i hedhin ne mes te rruges.
    Me vjen keq edhe per nje prind qe punon 10 ore ne dit per te ushqyer femijet e vet dhe mezi arrin ne fund te muajit.
    Mos u trembni se nuk ka asgje te tmerrshme ne kete histori.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Leci tmerri qendron ne faktin se ne cfare niveli mund te bjere njeriu ... cilatdoqofshin aresyet e ketij degradimi.
    Ajo vertet shkoi atje me deshiren e saj por kjo nuk e transformon prostitucionin ne nje profesion te <> dhe te <>

  8. #8
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Rrefimi nuk eshte ender.
    Ai eshte nje sakrifice per te jetuar une kam joftur shume vajza te tilla.Kam Joftur dhe Vajza qe i marrin me zor djemte Shqiptar dhe i çojne ne itali apo diku ne nje vend tjeter te Evropes.

    Keto gjera ndodhin vetem per leke.

    Me qe ra fjala per Prostitute po tregoje dhe une nje Ngjarje qe e kam jetuar ne shqiperi ne vitin 1997.

    Ngjarja.
    Udhetoja me makinen time nga Durresi per ne qytetin tim ne jug.
    Qe te futesha ne qyetitn Fier kisha gati 2 kilometra kur Papritur me del perpara makines nje vajze e mbuluar e tera ne gjake.

    Ajo direkt sa doli perpara makines u rrezuan ne toke per momentin desha te beja diagonale me makine dhe te mos merresha fare me te sa do qe e pashe te gjithen ne gjake.

    Por nderrova mendim dhe e qendrova makinen. vajza nuk kishte fuqi te fliste fare nga vrapi i madhe qe kishte bere i merej fryma
    dhe nuk mund te fliste plus qe ishte plagosur me Kallashnikov ne pjesen e veshkave dhe Kofshes.
    E mora vajze ne krahe dhe e vendosa ne sedilet mbrapa te makines.
    Per momentin u tremba pak me thene te drejten por e mblodha perseri veten.
    Hipa makines dhe vendosa te shkoj ne spital me te afert ne Fier por menjehere ndryshova mendje Sepse mund te kishte persona qe e ndiqnin kete vajze perderisa ishte e plagosur.
    Nuk e çova fare ne spital ne fier por direkt dhe ne qytetin tim.

    Atje mjeket e mjekuan dhe vajza per tre dite ka ardhur ne vete.
    Pas tre ditesh kam biseduar me vajzen ne fillim me tha kush je ti
    une i tregova ça kishte ndodhur ajo vetem daljen ne rruge mbante mend.
    Me pas filloi te me tregonte Çfare Kishte Ndodhur.
    Kete e kishin genjyer disa djeme dhe i kishin thene se ne tye do te çojme ne itali atje do punesohesh per robaqepse do kesh shtepine tende shoqet e tua shqiptare.
    Domethene ja kishin bere mendjen fushe me lule pasi kjo vajze 17 vjeçe ishte.
    Keta djeme e kishin vendosur kete vajze dhe si puna e kesaj vajze rreth 30 vajza ne nje shtepi disa kilometre larg fieri-t
    dhe aty siç thoshte vajza kishte dhe disa gra rreth moshes 30 vjeçe ato na thoshin se keni per te pare do kenaqeni ne itali ne kemi shkuar shume here etj.
    Domethene ato ishin profesjonistet qe bashkpunonin me Djemte qe kishin rrembyer keto vajza.
    Pas dy ditesh ndejtje ne kete shtepi disa prej ketyre vajzave e kishin kuptuar qe ne itali do shkonin per prostituta dhe jo per pune.
    Dhe ishin munduar te iknin fsheurazi nga kjo shtepi ku kjo shtepi ishte nen ruajtje nga disa persona me kallashnikov.
    Vajza kishte dal nga shtepi dhe ishte futur ne nje toke me miser aty e kishte ndjekur nje nga rojet e shtepise ku kishte goditur dhe me arme qe kishte plagosur dhe vajzen.
    Ky person i ishte afruar vajzes dhe kjo kishte qendruar .Pasi vajza kishte marre ne dore nje cope hekuri apo gershere as ajo vete nuk e mbante mend pasi i ishte afruar personi kjo kishte arritur ta godiste ate me mjetin e ftohte qe kishte per momentin.
    Vajza pohoi se e qeloi me teper nga frika se do e vriste.
    pasi e kishte qeluar kishte vrapuar ne drejtim te ruges ku me doli dhe mua perpara makines.

    [ U mundova te tregoj gjerat me Kryesore jo hollesira ]

    Te dashur Shqiptare kudo qe ndodheni si kjo ngjarje ka shume dhe kane per te ndodhur akoma por flas per ata djeme shqiptar qe arsyetojne moss rrembeni vajza shqiptare per ti bere prostituta sepse nuk do u vinte mire sikur te rrembenin motren tuaj.
    Une mendoj se dhe ato qe ne te vertet sjane motrat tuaja
    por perderisa jane shqiptare motrat tuaja quhen dhe ato.

    Nuk fitohet leku vetem me shitje vajzash ka rruge me te tjera plot qe mund ta fitosh lekun me teper se sa shtjes se vajzave.

    Eshte vertet keqardhje per keto ngjarje tragjike.Uroj te paksohen se per te mos ndodhur me nuk uroj dot se kane per te ndodhur ses ben.

    Me respekt [SHEJTANi]
    " not yet "

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    me vjen dhe mua gjynah per jeten qe ka bere perpara se te zgjidhte prostucionin, po ama te gjitha veshtiresit qe kaloi me von i ka bere koka e saj. te pakten nuk vazhdon me ate rrug.
    Be yourself and you will always be in fashion.

Tema të Ngjashme

  1. Flete nga ditari i nje prostitute
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 09-12-2015, 11:49
  2. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00
  3. Në Ëndrra
    Nga kajsia në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 04-10-2003, 05:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •