Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Na ka dal nji ganxhe re

    era karajfil po i vjen.....thot nji keng shkadrane..


    Ja cthot Balkanwebi..
    ------
    TIRANE (4 Qershor) - Lajmi eshte nga ata qe bejne xhiron e botes: Nje kryetar shteti qe hetohet per lidhje me Mafian dhe organizimin e kondrabandes se cigareve. Sipas akuzes se DDA te Barit, Presidenti Milo Gjukanovic, kishte themeluar, organizuar dhe drejtuar se bashku me Sacra Corona Unita si dhe Camorra, nje trafik prej mijera tonelatash cigare nga Mali i Zi per ne brigjet pulieze
    . Duke pasur dijeni per gjendjen e shtetit federal te Malit te Zi, shume vezhgues e kane percaktuar si ne nje model te shtetit mafioz, ku kondrabanda e cigareve duket si nje e keqe e vogel, kundrejt trafiqeve me te fokusuar ne vemendje qe jane droga, armet, qeniet njerezore. Por kondrabanda e cigareve na kthen pas ne histori, na fton te refelektojme per marrdheniet e tregetise ilegale dhe tregut boteror dhe rizgjon kujtimet per 10-vjecarin qe sapo kaluam. Kam kaluar tre dite dhe dy nete ne portin e Durresit ne tetor 1992 per te koordinuar punen e ndihmave qe dergoheshin ne formen e ndihmes se pare ne malet e Veriut te Shqiperise. Ne ate vjeshte me stuhi, prurjet e medha te ujit kishin goditur rende nje pjese te zones se Pukes, duke i lene njerezit pa furnizim dhe mjete te tjera te nevojshme. Drejtori i portit te Durresit na vuri ne dispozicion magazinat per shkarkimin e mallrave, qe vinin nga Italia dhe cdo pako peshonte rreth 32 kilogram. Magazinat ishin te medha dhe nuk kishte gje ne to, pasi edhe gjendja e ekonomise shqiptare ne vitet e para konsiderohej ne "tranzicion". Por ne keto ambjente te boshatisura dalloheshin posterat e cigareve "Malboro". Ndersa ne dysheme mund te shikoje cakmake...qe i perkisnin kesaj marke cigareje e deri te tek nje tavoline druri qe mbante shenjen e kesaj marke nderkombetare. Natyrshem me erdhi te pyesja drejtorin e portit per kete "prezence te cuditshme". Dhe ai mu pergjigj: "Qe prej vitit 1985 kemi organizuar trafikun e cigareve Marloboro ne drejtim te Italise. Niseshim gjate nates dhe e dinim se ku dhe kur duhet te conim mallin. Nga ana tjeter e detit na prisnin italianet qe kishin marrdhenie shume te mira me policine lokale, prandaj gjate rruges nuk kemi patur probleme". Pyejtes time te cilter, sesi i shpetonte ky trafik kontrolleve te rrepta te regjimit te Enver Hoxhes? - drejtori iu pergjigj duke qeshur: "Ishte vete shteti qe organizonte keto trafiqe. Krijonte lidhjet me shoqerite e medha te cigareve per te nxjerre ndonje perfitim. Gjate negociatave duhet te ishin shume te kujdeshem me cmimin sepse perndryshe ..... Marloboro i kercenonte duke u thene se do te lidhej me shtetet e tjera fqinje. Vinin tek ne pasi kenaqeshim me pak. Edhe sot kush vjen per te bere biznes, vjen pikerisht per kete". Kjo histori me ka ardhur shpesh here nder mend, gjate fillimit te viteve 90, kur filloi historia tragjike e skafisteve qe transportonin drogen dhe klandestine ne kerkim te nje te ardhmeje me te mire. Shqiptaret ishin pershtatur me ndryshimet dhe me maredheniet shoqerore te kosoliduara prej kohesh. Nuk mund te improvizohet aty per aty nje trafik ilegal. Raportet e Sacra Corona me Shqiperine kishin ekzistuar edhe me pare, kishte dale nje eksperiment me sukses, edhe me korruptimin e agjenteve italiane. Por raporti mes shtetit dhe kontrabandes, nuk eshte nje karakteristike e vendeve ballkanike, por nuk eshte as ndonje anomali, kjo faze e ngritjes se tregetise ilegale. Historia e zhvillimit te kapitalizmit eshte karakterizuar nga relata te rendesishme mes shtetit, qofte ky edhe demokratik apo me tradita qytetare. Apo e thene ndryshe eshte nje histori me tre subjekte kryesore: shteti, kriminelet dhe ndermarrjet e medha kapitaliste. Te gjitha keto se bashku mund te japin nje perkufizim te fenomenit te njohur me emrin kontrabande. E cila ka arritur ne perfeksionin e vet gjate procesit te modernizimit, eshte perhapur tek popujt dhe kulturat e tjera, sidomos kur kemi nje nderthurje me interesat nderkombetare. Te mendosh per kontrabanden e aparateve nukleare, nje fenomen shume i rendesishem ne ditet tona apo per kontrabanden e diamanteve, nga Afrika perendimore ne drejtim te Europes, e sponsorizuar nga ndermarrja kryesore e ketij sektori, De Beers, e cila ka sjelle shume viktima dhe luftra per kontrollin e tregut. Te futesh kontrabande diamanit ne Europe do te thote te evitohen pagesat neper dogana. E cmund te thuhet me pas per trafikun e organeve? E me pas per cigaret, i shkreti Gjukanovic. Nese ai eshte "kapur me presh ne duar", vetem per kete ceshtje, nuk do te shkoje ne gjyq, por ne nje qender te rehabilitimit mendor. Ndersa rasti i kondrabandes se cigareve ne kohen e regjimit komunist te Enver Hoxhes, eshte gati i pakonceptueshem. Akoma me i pakonceptueshem per ne italianet eshte fakti se kjo kondrabande eshte bere per vite me radhe, dhe nderkohe nuk eshte mesuar asgje, qofte nga shtypi, qofte nga sherbimet sekrete. E gjithe kjo duket eshte kryer ne menyre perfekte dhe lidhjet e Cosa Nostra me struktura shteterore apo te policise ne ate kohe duhet te kene qene shume te forta. in/an (Il Manifesto/BalkanWeb)
    ----------------

    Jo nga 1985 por gjat gjith regjimit te Enverit eshte bere kontrabande ne Shqiperi me Mafien.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 04-06-2002 mė 07:36

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Nga shtypi shqiptar

    Frika e kolumbianizimit te Shqiperise


    Mustafa NANO

    Tė pėrditshmet e djeshme italiane i kishin kushtuar shumė vėmendje operacionit tė policisė italiane tė titulluar "Kanun", si rezultat i tė cilit janė arrestuar njėqind shqiptarė tė pėrshirė nė njė rrjet kriminal, qė kontrollon trafikun e drogės, klandestinėve e prostitutave. Konkluzioni nė tė cilin kanė arritur italianėt ėshtė shumė dramatik, por pėrpara se ta thonė ata, ėshtė thėnė edhe kėtu nga brenda nga mė shumė se njė njeri: Shqipėria po shndėrrohet nė Kolumbi e Europės. Eshtė e vėrtetė? Kėtė nuk e dimė ende, por nga sa duket, nuk ėshtė ēudi tė jetė kėshtu. Me pak fjalė, kjo do tė thotė se industria mė e madhe prodhuese nė vendin e shqipeve e ka emrin trafik, kjo do tė thotė se paratė mė tė shumta qarkullojnė nė rrugė ilegale, e nuk i nėnshtrohen asnjė kontrolli shtetėror, kjo do tė thotė se pjesa mė e madhe e investimeve tė kryera deri mė sot janė financiarisht tė dyshimta, kjo do tė thotė qė ligji, shteti e institucionet e tij janė aktorė tė dorės sė dytė apo tė tretė nė skenėn shqiptare, kjo do tė thotė mė nė fund qė loja demokratike qė konsumohet nė sy tė qytetarėve tė kėtij vendi, ose ėshtė njė vetėgėnjim i madh, ose pėrbėn grimin qė pėrdor mafia, ndėrsa synon tė kontrollojė gjithēka. Nė kėtė optikė tė gjėrave, ēdo zhurmė politike qė bėhet nė Tiranė tė ngjan nė rastin mė tė mirė me njė lojė budallenjsh, dhe ēdo politikan i zėshėm tė ngjan me njė marionetė, qė lėviz sipas komandave qė vijnė nga diku e nga dikush. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet se sa idioteske ėshtė nė kėtė mes beteja pėr tė zgjedhur presidentin, d.m.th. njė qyqar qė s'ka e s'do tė ketė asgjė nė dorė, ashtu si kryetarėt e partive, ministrat, kryeministrat. Kuptohet, nė rastin kur nuk kanė tė bėjnė me rrjetin e krimit tė organizuar. Aq mė idioteske ėshtė pjesėmarrja nė kėtė lojė presidenciale. Pjesėmarrja gazetareske, gjithashtu.
    Kur italianėt ta hapin mirė thesin e tė vėrtetave qė njohin, do tė merret vesh mė mirė se deri ku ka shkuar kolumbianizimi i kėtij vendi. Sa kohė qė ky thes nuk ėshtė hapur, ėshtė mė e udhės t'i vėmė fre tundimit pėr pėrsiatje, komente e analiza, nėpėrmjet tė cilave duam tė vizatojmė kėtė realitet, brenda tė cilit jetojmė, por tė cilin nuk e njohim aq sa duhet. Ose e njohim, por bėjmė sikur nuk e njohim. Dhe kėshtu heshtim; heshtim pėrballė ēdo poshtėrsie e tutkunllėku tė politikės sonė. Poshtėrsia ėshtė kur politika ėshtė pjesė e mafies, ndėrsa tutkunllėku ėshtė i disa politikanėve e gazetarėve, tė cilėt e marrin shumė seriozisht "dialektikėn" demokratike tė Tiranės, gjė qė i bėn tė rreshtohen me zell e tė angazhohen me entusiazėm nė betejat e njėpasnjėshme politike.
    Pėrse ėshtė kjo situatė? Nuk mund tė jetė njė situatė e ndryshme. Politika jonė nuk mund, veēse tė bashkėjetojė me krimin. Edhe sikur tė mos jetė e pėrfshirė nė rrjetin e krimit, ajo ėshtė edhe pjellė, edhe gjeneruese kėtij krimi, ashtu siē ėshtė bashkudhėtare me tė drejt njė dreq e di se ku. Kemi njė President tė Republikės, i cili, ndonėse nuk ka bėrė asgjė pėr tė parandaluar kolumbianizimin e Shqipėrisė (ndoshta "pafajėsisht" nuk di asgjė nga ato qė duhet tė dijė), kėrkon tė rizgjidhet sėrish President i Republikės. Kemi njė ish-president, bodigardėt e tė cilit (kjo ėshtė mė e pakta qė mund t'i pėrmendet) ose janė tė kėrkuar nga policia, ose vriten nga policia; dhe ky po kėrkon pushtetin e humbur. Kemi njė kryetar tė partisė nė pushtet, i cili njėherė kėrkon solidaritetin e opinionit publik nė luftėn kundėr tė korruptuarve, dhe njėherė tjetėr kėrkon solidaritetin e tė korruptuarve pėr t'u zgjedhur kryetar shteti. Kemi njė parti nė pushtet, e cila as qė e vė ujin nė zjarr kur nė krye tė njė dege lokale zgjidhet njė njeri qė ka qėlluar me armė mu nė mes tė Parlamentit. Siē shihet ėshtė njė politikė, e cila, edhe kur s'ka tė bėjė me mafien, nuk e kėrcėnon kėtė tė fundit. Pėrkundrazi, krijon terrenin, ku pema e mafies mund tė harlisė pėr bukuri.
    Shekulli

    Pas rastit Mazreku

    Shume lexues te gazetave qe kane pare dje nje lajm te shkurter dhe pa asnje koment, ate sipas te cilit ne konferencen e Partise Socialiste te Hasit eshte zgjedhur Kryetar, Gafurr Mazreku, natyrisht qe duhet ta kene konsideruar gabim. Per nje lexues te vemendshem, me shume se sa nje politikan, Gafurr Mazreku perfaqeson nje vrases, nje ish deputet qe pa mbushur ende tre muaj nga betimi i tij qelloi ne sallen e parlamentit kolegun e tij te Partise Demokratike, Azem Hajdari. Shume te tjere e mendojne ate ende ne burg, duke kryer denimin e tij prej 11 vjetesh, te dhene jo pa buje nga gjykata shqiptare disa vjet me pare. Por fatkeqesisht nuk qenka keshtu. Gafurr Mazreku ka dale nga burgu pa kryer ende gjysmen e denimit dhe pa as me te voglin pendim per gjestin kriminal, i ka rihyre perseri profesionit fitimprures, atij te politikanit. Ai eshte zgjedhur ne krye te partise Socialiste te Hasit, duke deshmuar, jo vetem mungesen absolute te pergjegjshmerise se kesaj organizate, por mbase edhe tendencen e nje pjese te partise roze. Tendence qe ne menyre te hapur sfidon cdo parim moral dhe glorifikon nje njeri qe pa asnje shkak ka shkrehur armen mbi nje koleg te tij.

    Eshte ende i fresket ne kujtesen e shume shqiptareve 18 shtatori i vitit 1997, kur nje zenke banale ne parlament u interpretua si nje konflikt kanunor. Kur nje deputet i PS, nje prej atyre njerezve qe me shume se kushdo duhet te luftojne kunder kanuneve absurde, ne emer te tij qelloi nje deputet konkurent. Vete Nano, Kryetar i Ps dhe Kryeminister e konsideroi Mazrekun, "nje kriminel ordiner i fshehur mes nesh". Pese vjet me vone, ai eshte rikthyer serish.

    Socialistet kane deklaruar dje se nuk do ta njohin kandidaturen e Mazrekut dhe mund te ndodhe realisht keshtu. Por nje vendim i tille, qe me shume mund te quhet makiazh, nuk e fsheh dicka qe ka me shume vlere ne nje rast si ky. Ate qe nga nje organizate e rendesishme e partise, nje vrases konsiderohet me i denje se cdo njeri tjeter atje. Qe nje njeri qe ka shkelur ligjin ne tempullin e ligjit, ne parlament, jo vetem qe nuk denohet nga ish koleget e tij, por madje nderohet me shume. Veshtire te gjesh nje rast te ngjashem ne bote dhe veshtire qe dicka e tille te kalonte vetem me nje justifikim te shefit te marredheniet me publikun te partise. Morali i politikes shqiptare eshte gjeja qe kane ngritur me me force te gjithe kritikuesit e saj. Dje, me shume se kurdo eshte treguar se kjo politike nuk ka moral dhe se per anetaret e nje partie qe drejton prej pese vjetesh vendin, nje vrases ka me shume vlere se kushdo tjeter atje.

    Kush ėshtė ambasadori i ri amerikan nė Tiranė


    Z. Xhejms Xhefrej eshte diplomuar ne universitetin e Northeastern-it dhe ka mbrojtur doktoraturen ne universitetin e Bostonit. Diplomohet gjithashtu edhe ne universitetin e Sorbones. Ne vitet 1969-1976 sherben ne ushtrine amerikane perkatesisht ne Gjermani dhe pastaj ne Vietnam. Hyn ne departamentin amerikan te puneve te jashtme ne 1977. Ka sherbyer ne Uashington, Tunizi, Bullgari dhe Gjermani. Gjithashtu ka punuar edhe si keshilletar i ambasadorit amerikan ne Kuvajt. Ka punuar si shef i konsullates ne Adana dhe me pas si zevendes ambasador i SHBA ne Ankara (ndersa sherbente edhe ne postin e specialistit te ceshtjeve politike dhe ushtarake). Pervec anglishtes, zoteron gjuhet frenge, turke, gjermane dhe bullgare.

    Kurrieri


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Qeveria Italiane po ben ate qe qeverite paraardhese nuk e kane bere pasi simbioza krim i organizuar - pushtet ne Itali ka 50 vjet qe egziston. Eshte kjo arsyeja qe qeveria asnjehere nuk ka gjetur stabilitetin e duhur politike. Mirepo ne zgjedhjet e fundit ne Itali, ndodhi nje cudi e madhe(per italianet), te djathtet fituan shumicen ne te dyja dhomat e parlamentit, dhe tani kane mundesi qe jo vetem te qeverisin nje mandat te plote 4 vjecar, por te adresojne edhe problemin e krimit te organizuar.

    Italia nuk po pastron vetem Italine nga kriminelet shqiptare, po perkundrazi, ne bashkepunim me disa vende te tjera europiane ne BE por thurrin politika qe ta c'rrenjosin krimin edhe ne brigjet e Adriatikut, Shqiperi, Mali i Zi apo Greqi.

    Eshte kjo arsyeja qe Nanos i duhet presidentlleku (pasi presidentet kane imunitet e nuk i ze ligji), eshte kjo arsyeja qe Meta kerkon te dali ne krye te PS-se. Kur del ne shesh macia, minjte nuk gjejne vrime ku te futen ...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •