Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mafia dhe Bija e Presidentit.

    Ja cfare thone disa Gazeta:


    TEMA shkruan

    Rubena Moisiu nė vend tė Halim Kosovės

    Rubena Moisiu emėrohet drejtoreshė e maternitetit tė Tiranės, nė vend tė Halim Kosovės. Vendimi ėshtė marrė dje nga ministri i Shėndetėsisė, Mustafa Xhani, ndėrsa nuk qartėsohet motivacioni i pushimit nga puna tė dr.Kosovės.

    Ndėrkohė vetė Halim Kosova ėshtė shprehur se nuk ka asnjė tė keqe pėr shkarkimin, pasi drejtorėt ikin dhe vinė, dhe rėndėsi ka qė mbeten mjekė. "Mė vjen shumė mirė qė vendin tim e ka zėnė Rubena dhe pėr kėtė nuk ka asgjė tė keqe," - tha Kosova. "E rėndėsishme ėshtė qė jemi mjekė dhe jemi shefa apo jo, nuk ka rėndėsi," - shtoi mė tej ai.

    Ndėrkohė vetė Rubena ėshtė shprehur se background-i i saj profesional ėshtė mė i gjerė se mbiemri qė mban.

    Rubena ėshtė vajza e presidentit Alfred Moisiu, por mesa duket ėshtė dhe zotėsia e saj ajo ēka ka bėrė tė emėrohet nė kėtė post. Ajo ėshtė bėrė tepėr e njohur me inisiativat e saj nė mbėshtetje tė disa grave qė kanė patur probleme sociale, mjekėsore apo familje tė ndryshme. Mė pas ajo ka ndėrmarrė disa inisiativa tė ndryshme nė Shqipėri. Me emrin e Rubenės lidhen shumė ngjarje tė bujshme nė shtyp, tė grave qė kanė lindur shumė fėmijė njėherėsh. Ajo ėshtė kujdesur pėr ta. Rasti mė i fundit ishte i njė vajze e cila vrau tė dashurin e saj. Vajza shtatėzanė ėshtė nėn vėzhgimin e mjekes Rubena nė spitalin e burgut.

    Doktori i njohur Halim Kosova ka drejtuar prej kohėsh maternitetin e Tiranės dhe ėshtė bėrė tepėr publik pėr vetė punėn e tij, por edhe pėr kohėn qė ka qenė nė kontakt me njerėzit. Halim Kosova duket se nuk ėshtė shumė larg politikės, sepse ndaj tij ka patur synime nga ana e politikanėve tė ndryshėm. Mbase pėr tė shfrytėzuar edhe emrin qė krijojnė mjekėt tek njerėzit. Halim Kosova ka qenė i preferuar edhe nga politikanėt, nga tė gjitha krahėt.



    ---------------


    Korrieri Shkruan:


    Nje mesazh ogurzi
    Nga Andi Bejtja/ Dje ne mesdite Ministri i Shendetesise Mustafa Xhani, (rrjedhimisht qeveria shqiptare) dha nje mesazh ogurzi per te gjithe ata qe karieren e tyre e kane bazuar vetem tek puna dhe ndershmeria, kur pa asnje motiv bindes liroi nga detyra Drejtorin e Maternitetit Te Tiranes Halim Kosoven, simboli i ndryshimeve ne kete institucion. Dhe ne vend te tij u vu vajza e Presidentit Moisiu e cila ishte e bindur qe vlerat e saj shtriheshin pertej mbiemrit te familjes. Askush nuk mund te paragjykoje te zgjedhuren e re, por kur njerezit qe punojne largohen kaq kollaj nga detyra gjithcka vihet ne pikepyetje.

    Atyre qe u ka rene rasti te vizitojne maternitetin e Tiranes disa vite me pare dhe tani, e kane fare te qarte se c'fare ka bere Halim Kosova ne gjithe keto vite. Dhe kete nuk e kane te qarte vetem shqiptaret, por dhe dhe shume nga organizmat nderkombetare, te cilat i kane dhene donacionet e tyre, shpehere vetem e vetem se kishin besim tek ky emer i pervecem. Shkarkimi i nje Drejtori te nje institucioni nuk eshte fundi i botes, por mesazhi qe publiku lexon ne kete rast eshte tejet negative.

    Dhe ne gjithe kete histori me prapapvije gjysem politike, dhe gjysem klanore, perseri qytetari Kosova, doli mbi kete llum, cuditerisht me buzeqeshje, duke premtuar se do te ndihmonte drejtoreshen e re dhe se do te kontribuonte ne cfaredo pozicioni qe te ndodhej per permiresimin e jetes se qytetareve. Borxhi qe ai i kishte instutucionit nga Kontrolli i Shtetit rezultonte 380 leke, borxh te cilin, ne menyre simbolike e pagoi nga xhepi nje koleg i tij, ndersa borxhet e qeverise qyetareve shqiptare po shtohen cdo dite e me shume. Shoqeria shqiptare ka nevoje per modele dhe nuk ka lajm me te keq, se sa kur Qeveria shqiptare ne vend t'i promovoje, i shkaterron modelet e saj.


    -------------


    Gazeta Shqiptare shkruan:


    FLET DREJTORESHA E RE E MARTENITETIT

    Rubena: Halim Kosova, shoku im i ngushtė


    --------------------------------------------------------------------------------

    od.ha

    Me njė "urime", pasuar nga njė shtrėngim duarsh dhe njė pėrqafim ish-shefi i maternitetit Halim Kosova i dorėzoi dje "stafetėn" Rubena Moisiut. Asgjė ndryshe nga ajo qė u tha publikisht para kamerave dhe gazetarėve, pa keqardhje dhe pa shumė komente. Drejtoresha e sapoemėruar pohon atmosferėn e pėrzemėrt edhe nė momentet kur media s'qe prezente. "Do tė kesh gjithnjė mbėshtetjen time, do mė kesh nė krah", Rubena Moisiu nuk ngurron tė pėrsėritė, dhe kėtė e bėn me kėnaqėsi, reagimin miqėsor tė kolegut qė kyēi dje eksperiencėn 5-vjeēare tė qeverisjes sė maternitetit. Ēelėsi ėshtė tashmė nė dorėn e saj.

    A e prisnit kėtė ndryshim doktoreshė Rubena?
    Absolutisht jo. Jam e shokuar. Ndodhi shumė shpejt dhe ishte njė gjė qė nuk e prisja. Vetėm dje u njoftova dhe ende nuk e kam organizuar rrėmujėn e mendimeve, emocionet dhe shqetėsimin pėr sfidėn qė kam pėrpara.

    Si do ta organizoni tani ditėn tuaj nė pozicionin e ri si mjeke dhe si drejtuese?
    Eshtė thjesht ēėshtje zyrash. Do tė ndėrroj ambientin, nė profesion mbetem po unė. Nuk kam ndėr mend tė lė mėnjanė punėn e kaq viteve, unė e dashuroj kėtė profesion. Kjo do tė mė kėrkojė tė sakrifiokoj nga vetja dhe koha ime, por do ta bėj me kėnaqėsi.

    Ēfarė mendoni se ka mbetur pėr tė bėrė nė maternitetin e Tiranės?
    Hėm, nuk ka mbetur shumė. Do ishte egoizėm tė mos pohoja punėn e mirė tė doktor Halimit, investimet qė janė bėrė nė maternitetin e Tiranės nėn drejtimin e tij. Po kam dhe pėr tė shtuar. Do tė angazhohem nė mbledhjen e fondeve, nėpėrmjet bashkėpunimit me donatorė tė ndryshėm, pėr tė ngritur shėrbime tė reja. Eshtė nisur laboratori i diagnostikimit prenatal (pėr diagnozat e paralindjes), duhet tė zhvillohet mė tej. Eshtė instaluar mamografia, aparat pėr diagnostikimin e kancerit tė gjirit, por ende nuk ėshtė vėnė nė punė. Do tė investoj nė perfeksionimin e reanimacionit tė bebeve dhe gjithashtu nė vėnien nė punė tė maternitetit tė ri qė ka pėrfunduar sė ndėrtuari.

    Si reagoi doktor Halimi, kur u takuat pėr herė tė parė pas urdhrit tė shkarkimit?
    Krejt normalisht. Mė uroi dhe mė ofroi mbėshtetjen e tij. unė nuk prisja tė qe ndryshe. Me doktor Halimin na ka lidhur njė miqėsi e vjetėr dhe nuk kemi patur ndonjėherė mosmarrėveshje.

    A ju bezdis fakti qė nė kėtė post ju komentoheni si vajza e presidentit dhe mė pak si doktoreshė Rubena?
    Unė nuk mund ta mohoj qė jam vajza e presidentit, kjo do tė ishte absurde. Por nė fakt nuk mė vjen dhe aq mirė qė njerėzit lėnė mėnjanė eksperiencėn time si mjeke tė paktėn nė ēėshtje tė tilla qė lidhen drejtpėrdrejt me profesionin. Unė kam mbi dhjetė vjet pedagoge dhe kam mbrojtur gradėn shkencore qė nė 1992-in. Mendoj se janė pikėrisht kėto tė dhėna qė kanė motivuar propozimin nė kėtė post. Mendoj se kishte ardhur momenti qė materniteti tė drejtohej nga njė femėr. Ka shumė gra qė e kanė dėshiruar njė gjė tė tillė.


    Ministri Xhani i komunikon lirimin nga detyra

    Halim Kosova: S'ka problem qė iki
    "Klimės politike qė ėshtė krijuar unė i jap mesazhin e paqes. Qė nė kėtė moment unė jam i gatshėm dhe kam pėrveshur krahėt pėr t'ju pėrkushtuar punės sime si mjek, unė jam mjek, i jam kushtuar nėnės dhe fėmijės". Kėshtu deklaroi dje ish-drejtori i maternitetit tė Tiranės, Halim Kosova, nė momentin qė iu komunikua lirimi nga detyra. Me njė vendim firmosur dy ditė mė parė nga ministri i Shėndetėsisė u shkarkua nga detyra Halim Kosova, drejtor i maternitetit tė Tiranės. Nė vend tė tij u emėrua vajza e presidentit, Rubena Moisiu, mjeke-gjinekologe dhe prej 10 vjetėsh pedagoge pranė fakultetit tė Mjekėsisė. Ministri Xhani tha dje publikisht se motivacioni pėr lirimin nga detyra tė dr. Kosovės ishte thjesht mbarimi i afatit dhe nevoja pėr ta patur atė nė mjediset akademike. "Drejtorėt nuk janė tė pėrjetshėm. Normalisht ka njė afat nė kėtė detyrė dhe ky afat ėshtė pėrmbushur. Unė e pėrgėzoj doktor Halim Kosovėn pėr punėn e mirė qė ka bėrė gjatė kėtyre viteve. Ne kemi nevojė pėr ndihmesėn e tij nė rrethin akademik", tha Xhani. Gjinekologu i njohur Halim Kosova ka drejtuar prej pesė vjetėsh maternitetin e Tiranės. Emri i tij i mirė lidhet jo vetėm me profesionin e mjekut, por dhe me postin e tij tė drejtuesit.



    ------------------



    Le te diskutojme pak (ata qe kan deshire natyrisht) se cfare eshte kjo loje..

    Para disa ditesh nje grup mjekesh te alarmuar shkruanin se Mafia e Edi Rames dhe Mustafa Xhanit kerkon te leje Tiranen pa urgjence duke shkaterruar Urgjencen per te ndertuar aty Marifetet e veta Mafia e ndertimit.

    Po para ca ditesh doli nje ze se PD mund te kandidoje per kryetar Bashkie Halim Kosoven.

    Deri sot nuk e dija cfar ishte ky Halim Kosova sepse PD eshte informuese e ngathet e Opinionit dhe beja hamendje se cfar profesioni do kishte ky kandidati i PD-se i pa shpallur.

    Para disa kohesh Ylli Pango pesoi nje aksident me Bombe dhe nje sekretaresh e profesor Yllit deklaronte se...para Bombes e kishin marre ne Telefon dikush dhe i kishin "sugjeruar" se Zoti Ylli te mos e coj ne mendje te kandidoje si Kryetar Bashkie.


    Sot Gazetat njoftojne shkarkimin e Halim Kosoves ( qenka Mjek gjinekolog) nga posti i Drejtorit te Maternitetit dhe ne vend te tije emerohet e bija e presidentit.

    Shkarkuesi i Doktorit dhe Emeruesi i Rubenes eshte ministri i Shendetesise ne Qeverine NANO.

    Dihet se ne debatet per Edi Ramen ishin ministrat dhe Deputetet Socialiste qe me egersi te pashembullt mbronin Hajdutin legjendar Ed Ramen nga Delja Olldashi.

    Eshte e qarte pra Loja.

    Sic thote dhe RUBENA kur e pyesin qe:

    "-Si reagoi doktor Halimi, kur u takuat pėr herė tė parė pas urdhrit tė shkarkimit?

    -Krejt normalisht. Mė uroi dhe mė ofroi mbėshtetjen e tij. unė nuk prisja tė qe ndryshe. Me doktor Halimin na ka lidhur njė miqėsi e vjetėr dhe nuk kemi patur ndonjėherė mosmarrėveshje."


    Dhe sic thone Gazetat e ndryshme qe Doktor Halimi ka punuar mire bile shkelqyeshem athere pse Shkarkohet ky Mjek?

    Natyrisht mendja te shkon tek Bomba e Yllit.

    Pra Halimi dhe Ylli perfliten si kandidate perballe ed Rames.

    Njerit i Plas Bomba e tjetrit i "plas" Shkresa qe e shkarkon.

    A nuk eshte e qarte si Drita e Diellit qe mbas Bombes dhe Shkreses qe Shkarkon Doktorin e Grave jane te njejtet Autore?

    Valle zojush RUBENA nuk nuhat gje ketu ne kte mes?

    Duke e ditur me mire se te gjithe ne Populli i zakonshem (meqe punonte me Halimin ne te njejtin profesion e ne te njejtin spital) se shkarkimi i HALIMIT eshte pak "befasues"...se eshte si Rrufe ne qiell te paster???

    Nuk ka degjuar gje Rubena se Ka MAFIE MILIARDERESH ne Tirane dhe se vendi ku Babai i saje eshte President ka cdo dite Vet helmime me Fotoksine?

    A nuk i thote Rubenes ndergjegja se Eshte e pahijshme te meritosh kur je vajz Presidenti nje Post te cilin Kolegu yt e meriton me punen e tije te ndershme shum vjecare?

    A nuk ndihet pak si "fajtore" Rubena MOISIU se Shkarkimi i Halimit dhe Emerimi i saje nuk kane fare llogjike dhe Arsye?

    Rubena e di se sot ( Fale kjo Dhjetorit te studenteve) te pranosh ose refuzosh nje Post ne Shtetin e sotem nuk quhet me " veprimtari Armiqesore" e qe do ta detyronte dike te mos guxoje te Pranoje ose refuzoje nje urdher te nje Titullari.

    Pra Rubenen nuk e kercenon ndonje Plenum Partie si dikur Babin e saje athere kur shkonin kokat e Gjeneraleve si bostane te Bubullimes ne drekat e Bllokut qe te thoshte nje :

    " Sorry zoti XHANI...nuk mund te pranoj te marr ate post sepse do fyeja mikun, Kolegun dhe Mjekun e mire Halim Kosoven".


    Rubena perkundrazi gezohet dhe e fut shpejt ne xhep Celsin e Zyres se Drejtorit.

    Po Plaku ne Presidence cfare Ben?

    A nuk ndihet i fyer Ai ne servilizmin qe i ben bashk fshatari Kavajas Mutafa Hajdut Xhani??

    Dashje pa dashje RUBENA u be URE e MAFIES e Cila ne figuren e Doktor Halimit ndjeu Rivalin serioz te Hajdutit e Mafiozit Edi RAMA dhe vuri ne levizje aparatin shteteror te cilin e Kontrollon dhe ashtu si Yllit i vuri Bomben ashtu dhe Halimit ja futi Shkresen.


    MAFIA u hodh ne Sulm per mbrojtjen e Miliardave qe luhen ne Bashkine e Tiranes dhe tregoi se Nuk do te pranoje asnje zgjedhje qe do te vinte ne Pasiguri keto Miliarda.

    Pra MAFIA e do EDIN ..aty ne BASHKI dhe askush te mos guxoje te pretendoje zevendesimin e tije.

    Pra duke pranuar postin e Drejtores servirur nga Mafiozi i mire njohur Mustafa Xhani ...e bija e Presidentit u tregua nje femer e dobet ne karakter dhe dashje padashje nje Pjese ne Zinxhirin e MAFIES qe shtrengon frym marrjen e vendit dhe qe qelbi Perspektiven..

    Turp o e Bija Presidentit.

    Kishe rast te hyje ne Histori si grua Fisnike por...e humbe..


    E gzofsh karriken qe ta dha Banda HAKMARRJA...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Nje mesazh ogurzi

    Dje ne mesdite Ministri i Shendetesise Mustafa Xhani, (rrjedhimisht qeveria shqiptare) dha nje mesazh ogurzi per te gjithe ata qe karieren e tyre e kane bazuar vetem tek puna dhe ndershmeria, kur pa asnje motiv bindes liroi nga detyra Drejtorin e Maternitetit Te Tiranes Halim Kosoven, simboli i ndryshimeve ne kete institucion. Dhe ne vend te tij u vu vajza e Presidentit Moisiu e cila ishte e bindur qe vlerat e saj shtriheshin pertej mbiemrit te familjes. Askush nuk mund te paragjykoje te zgjedhuren e re, por kur njerezit qe punojne largohen kaq kollaj nga detyra gjithcka vihet ne pikepyetje.

    Atyre qe u ka rene rasti te vizitojne maternitetin e Tiranes disa vite me pare dhe tani, e kane fare te qarte se c'fare ka bere Halim Kosova ne gjithe keto vite. Dhe kete nuk e kane te qarte vetem shqiptaret, por dhe dhe shume nga organizmat nderkombetare, te cilat i kane dhene donacionet e tyre, shpehere vetem e vetem se kishin besim tek ky emer i pervecem. Shkarkimi i nje Drejtori te nje institucioni nuk eshte fundi i botes, por mesazhi qe publiku lexon ne kete rast eshte tejet negative.

    Dhe ne gjithe kete histori me prapapvije gjysem politike, dhe gjysem klanore, perseri qytetari Kosova, doli mbi kete llum, cuditerisht me buzeqeshje, duke premtuar se do te ndihmonte drejtoreshen e re dhe se do te kontribuonte ne cfaredo pozicioni qe te ndodhej per permiresimin e jetes se qytetareve. Borxhi qe ai i kishte instutucionit nga Kontrolli i Shtetit rezultonte 380 leke, borxh te cilin, ne menyre simbolike e pagoi nga xhepi nje koleg i tij, ndersa borxhet e qeverise qyetareve shqiptare po shtohen cdo dite e me shume. Shoqeria shqiptare ka nevoje per modele dhe nuk ka lajm me te keq, se sa kur Qeveria shqiptare ne vend t'i promovoje, i shkaterron modelet e saj.

    Mare nga Korrieri

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ne nje nga unazat e Pirros se Epirit shkruhej:

    Nuk ka me te ulet se ai qe merr dicka pa e merituar !!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2003
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    3

    Nje shkrim me vlere

    -- nga Agron Tufa , TemA, 03.07.2003

    Ka njė princip nė organizimin e show-krizės brenda tė ashtuquajturave beteja nė Partinė Socialiste. Mė sė qarti ky princip, qė mė pėlqen ta quaj parimi i bombės tymėse, shpalos ligjėsitė e funksionimit tė show-krizave, tė cilat i kemi parė tė shfaqen rregullisht nė etapat kritike kur pushteti qeverisės i socialistėve mbėrrin apogjeun e imoralitetit dhe degradimit nė tė gjitha nivelet administrativo-sociale. Gjithcili e ka tė freskėt nė kujtesė kryqėzatėn e Fatos Nanos - Vjeshtė-Dimėr 2001, - kryqėzatė e tipit alla-Ēinghis-Khan. Gjithkush e ka tashmė tė qartė se rezultati i saj dha njė pėrfundim edhe mė tė pėrbindshėm, - zėvendėsimin e tė keqes me mė tė keqen. Nga gjithė ai show-politik, na kanė mbetur nė kujtesė demonstrimet e pashembullta tė nivelit kafshėror, reprezantimi i njė reflektimi grykės pėr tė rrėmbyer pushtetin dhe kjo u bė me aq egėrsi e akuza fyese, sa dashje padashje, publiku i drobitur shqiptar, fill pas aktit tragjik tė zgjedhjeve, mendoi se po gjendej para alternativės sė zbutjes sė krizės. Nė fakt, sikundėr rezultoi, elektorati i vjedhur ra nė njė darė mė tė egėr, nė njė rreth tė ri skėterre ku metodat e dhunshme tė privimit, varfėrimit tė tejskajshėm dhe qorrsokakut tė perspektivės sociale, dhanė efektin e prekshėm tė varfėrimit polar tė popullatės, ngritjen e shkallėzuar tė krimit tė organizuar ordiner e shtetėror, implikimin e qeveritarėve me klanet kriminale dhe tensionin e padurueshėm administrativ. Efekti i kryqėzatės pas katharsis tė Nanos, pati pandryshueshėm vetėm njė rezultat spektakolar: topitjen e pėrgjithshme tė opinionit publik, minimizimin dhe margjinalizimin e rolit intelektual, shpėrnguljen e vėmendjes nga akti tragjik i vjedhjes sė votave. Tamam si nė teatėr.

    Veēse edhe termi katharsis, i cili sipas idiotizmit obskurant tė Nanos ėshtė keqpėrdorur, duhet sqaruar. Qė nė zanafillė termi katharsis ka hyrė nga Aristoteli si kategori estetike, pėrkatėsisht nė shfaqjet teatrore qė zhvilloheshin nė qytet-shtetet antike greke.

    Kur shfaqja teatrore arrinte pikėn kulminante tė konfliktit me demonstrimin e veseve tė rėnda morale apo me fatkeqėsitė individuale dhe shoqėrore, spektatori arrinte njė pikė kritike tė gjendjes emocionale qė rėndom shoqėrohej me lotė e, rrjedhimisht, me ēlirimin dhe pastrimin shprtėror, pėrkatėsisht; sipas filozofisė sė Aristotelit, - njeriu kthehej te gjendja e tij e mesit si krijesė njerėzore, pra katharsisi lidhej me kategorinė aristoteliane tė mesit tė artė. Dhe, tė mos harrojmė, Katharsis bėnte spektatori, dhe jo aktorėt e skenės. Kėtu qėndron dhe injoranca kulturore nė aplikimin e kėtij termi nga Fatos Nano. Sepse sipas nėntekstit tė kėsaj analogjie, aktorėt kryesorė janė figurat e PS-sė, ndėrsa spektatorėt - shoqėria shqiptare. Kėsisoj, katharsisin Nano e ka marrė dallash, ngase atė nuk e bėjnė spektatorėt (nėnkupto: shoqėria), porse aktorėt (nėnkupto: figurat e para tė politikės sė PS-sė). Nė kėtė pikė Nano nxitoi tė shpalosė obskurantizmin personal dhe u bė qesharak. E theksojmė sėrish, se shakaja tepėr e tejzgjatur e katharsisit ia arriti qėllimit tė saj, duke maskuar problemin e rėndė me koherencė kombėtare e ndėrkombėtare tė votave tė grabitura. Mirėpo rishfaqet kėto ditė nė skenė i njėjti vodevil, me tė njėjtėt personazhe, tashmė me role tė kėmbyera, saqė e gjitha i ngjan, si dy pika uji, njė rokade nė njė lojė shahu. Po pėr tė njėjtat arsye qė Fatos Nano pati sulmuar Ilir Metėn, sulmohet kryeministri i sotėm nga ministri i Jashtėm Meta. Dhe pėrsėri, nė njė tjetėr moment krize, tashmė para zgjedhjeve. Megjithatė qėllimi edhepse ėshtė i qartė, nuk duhet harruar se e ashtuquajtura 'pėrplasje' ndodh nė njė hapėsirė tė tejngarkuar psikologjike, pasi, qė nga kryqėzata e parė katharsiste "Nano", kanė vepruar disa faktorė tė rėndėsishėm nė sfondin politiko-social nė Shqipėri.

    Faktori i parė ėshtė gjendja e njė zhgėnjimi total, pasiguria dhe atmosfera e pėrhershme e shantazhit ndaj banorit tė varfėruar shqiptar. Pas dy vjetėsh qeverisjeje, Fatos Nano poaq sa dhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edvin Rama, kanė krijuar struktura tė "pashkatėrrueshme" nepotike nė personalizimin e pushtetit. Intensiviteti i propagandės qeveritare qė ka kontrolluar mediat pėr mėse katėr vjet, aktivizon nė faqet e pėrditshme dhe telekanalet e blera, diktatin e saj tė pėrditshėm:"o me ne, o kundėr nesh".

    Dhe tė jesh kundėr, do tė thotė tė asgjėsohesh, tė hidhesh nė gjyq, tė gjobitesh deri tė tėrhiqesh ose tė gjunjėzohesh. Dhe tė tėrhiqesh do tė thotė t'u lėsh terren militantėve socialistė; t'u lėsh hapėsirė vetėm "intelektualėve", kėsaj specie tė pėrēudnuar mercenarėsh e killerash me pagesė qė ligjėrojnė, duke dominuar mbi 95% tė mediave me alibitė e tyre dhe qė rrahin nė njė pikė tė gjithė: sulm i pėrqendruar mbi opozitėn dhe lidershipin e saj, Sali Berisha, athuase opozita ėshtė fajtore pėr gjithė sodomėn e gomorrėn mbarėshqiptare. Ėshtė e qartė se shoqėria jonė ka mbėrritur pikėn mė kritike tė saj, tėrėsej e lėnė nė mėshirėn e arbitraritetit tė gjithanshėm. Synimi i qartė qė, nėpėrmjet formave tė alternuara tė terrorit institucional, mediatik e gjyqėsor, tė mbėrrihet pika e vdekur ku vetėdija qytetare tė mos arrijė tė reagojė mė, flet hapur se revanshi i socialistėve i ka kapėrcyer tė gjitha blasfemitė morale dhe se pak nga pak, mundimshėm e si nė torturė, shoqėria jonė po futet nė njė diktaturė tė sofistikuar, diktaturė tė tipit de facto, e pėrjetuar sė brendshmi si asfiksi dhe ngushtim i vazhdueshėm i parametrave tė lirisė individuale e kolektive.

    Faktori i dytė ėshtė krijimi i njė modeli brutal; likuidim i tė gjitha ēėshtjeve kyēe me sensibilitet gjithėshoqėror qė ngre opozita. Janė tė qarta tashmė nė ēfarė mėnyre u sabotuan ēėshtjet e ngritura nga opozita pėr dosjet "Klosi" dhe "Rama". Degjenerimi i kėtyre ēėshtjeve me sabotimin e vazhdueshėm qė iu bė prej komisionerėve socialistė, ėshtė dėshmia dhe sinjali mė i qartė se qeveria e Fatos Nanos ka nisur revanshin e markimit tė pėrllogaritur paraprak tė tė gjitha prolemeve madhore qė ngre opozita. Mohimi i opozitės, i tė drejtave tė saj pėr tė shtruar, mėsėpari problemin e abuzimeve financiare nga ministrat dhe nėpunėsit e administratės shtetėrore tė pushtetit socialist, krijon kėsisoj modelin dhe praktikėn e veprimit tė linēimit dhe likuidimit tė paceremonishėm, ēka tė kujton inskenimet e praktikave tė huajtura nga modelet e qeverisjeve fashiste. Kėsisoj sinjali nga ana e pushtetit tė Nanos ėshtė dhėnė: nėn njė diktat, kontroll e survejim tė tillė, nėn rrjetin e alibisė manipulative mediatike dhe invektivėve tė intelektualėve me uniformė - analistėve nė gazetat e pėrditshme dhe studiot televizive - mbytet e vėrteta, thellohet korupsioni i klaneve nė pushtet, polarizohet diferencimi ekonomik sipas oligarkive me ortakėri e bashkėrenduar pushtet-mafie-biznes - dhe pėrsėri rezultati mbetet i pandryshueshėm: instalimi de facto i diktaturės. Tekefundit diktatura ia arrin qėllimit duke kontrolluar gjithė hapėsirėn e lirisė nė krejt vertikalen e pushtetit sipas tė gjitha sferave, ndėrsa media e blerė veē sa krijon imazhin e rremė se gjithēka po ndodh "legalisht" e nė mėnyrė "demokratike".

    Faktori i tretė ėshtė krijimi dhe imponimi i kultit tė individit, - njė formė kjo qė qeveria Socialiste e ka huajtur, apo mė sak, e ka trashėguar gjenetikisht nga modeli diktatorial stalinist. Ky model ėshtė demonstruar nga kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edvin Rama. Demonstrimi i kuintesencės bolshevike, formave tė kombinuara tė demagogjisė populiste dhe arrogancės, - ligjėrimi i tij kuazifashist me thirrje, parrulla e fyerje nėpėrmjet megafonit - ēprej pozicionit tė tij si i "pandehur" - nuk ėshtė gjė tjetėr pėrpos se rievokim i imazhit dhe recidivit tė figurave hitleriane. Njė paralelizėm tė tillė e pėrforcon, po t'i shtosh, edhe e pėrbashkėta qė kanė kėto tė dy: profesioni i "bojaxhiut", sikundėr e ka quajtur me ironi Bertold Brehti mjerimin profesional tė Hitlerit. Rasti "Rama" ėshtė simptoma e restaurimit tė njė figure violente qė "s'ēan kokė" pėr askėnd dhe qė mund t'i bėjė tė gjitha vjedhjet dhe abuzimet haptazi, pa u ndėshkuar. Imponimi qė qeveria socialiste i bėn shoqėrisė shqiptare nėpėrmjet modeleve tė saj tė tipit "Rama", ka nėntekstin e pėrllogaritur saktė: ne mund t'i bėjmė tė gjitha poshtėrsitė para gjithkujt, pa drojė, drejt e nė fytyrė dhe nuk mund tė ndėshkohemi. Arroganca dhe violenca, dhuna verbale dhe latente janė mjetet e zgjedhura vetėdijshėm nga qeveria "Nano", me tė cilat ajo synon tė fitojė zgjedhjet dhe tė pėrjetėsojė sundimin e vet edhe mė tej. Me mjete tė tilla kjo qeveri ka mundur tė vijė nė pushtet. Ajo ėshtė dominantja e tė gjitha niveleve tė qeverisjes, sepse vetė ėshtė krijesė e asaj dhune tė pashembullt me tė cilėn pati uzurpuar pushtetin gjatė revolucionit terroristo-jakobin tė '97-ės.

    Shumėkush e shtron me tė drejtė pyetjen: mos vallė dhuna ėshtė e vetmja armė qė njohin socialistėt shqiptarė? Mos vallė dhuna ėshtė e vetmja mundėsi qė ka mbetur dhe me tė cilėn duhen luftuar? Nėse njė gjė e tillė do tė ndodhė, atėherė vėmendja duhet kthyer qysh tani, sa s'ėshtė vonė, mbi personazhet qė po i paraprijnė asaj: Nano, Rama, Meta e tė tjerė...

    Atėherė vigjilenca e opinionit tė esėllt publik dhe nė pėrgjithėsi, i opozitės, ėshtė tė mos hutohet e tė mos bjerė nė pozitat e spektatorit pasiv, sikur nė rastin e kryqėzatės sė parė tė katarsistėve "Nano", porse tė shfaqė prezencėn e saj, duke e pėrmbysur atė bufonadė vodevili qė pėrsėritet po njėsoj nė tė ashtuquajturat "kriza" dhe qė nė fakt, s'janė tjetėr, pos se luftė e egėr pėr skartim brenda llojit

    - Ky shkrim eshte marre nga Shkoder.net. Te tilla analiza ti ka enda ti lexoxh dhe ti komentosh. Dhe ashtu sic thote artikullshkruesi...(ėshtė tė mos hutohet e tė mos bjerė nė pozitat e spektatorit pasiv, sikur nė rastin e kryqėzatės sė parė tė katarsistėve "Nano", porse tė shfaqė prezencėn e saj, duke e pėrmbysur atė bufonadė vodevili qė pėrsėritet po njėsoj nė tė ashtuquajturat "kriza" dhe qė nė fakt, s'janė tjetėr, pos se luftė e egėr pėr skartim brenda llojit)

  5. #5
    Ne aparence, veprimi i ministrit te Shendetesise dhe i vajzes se Presidetit te Republikes nuk ka ndonje te keqe per mendimin tim.

    Pra ajo me te vertete mund te jete e afte per te drejtuar ate qe ka marrre persiper, por po ti futemi me thelle ketij problemi gjerat dalin me ndryshe.


    Ashtu sic e kane shprehur shume te tjere me pare, fakti qe Rubena eshte e bija e Presidentit te Republikes le te mendosh qe ka perfituar nga pozita per te arritur ate poste.

    Por po te futemi me thelle mund te shohim qe ai Post nuk eshte ndonje zyre ne Kryeministri si Nano e hapi per Xhoi, por thjehst nje Drejtoreshe Materniteti.

    Ndofta ajo e meriton me te vertete ate post sepse mund te jete e zonja dhe atehere mund te linde pyetja: -Perse te privosh njerez te afte per arsye se kane lidhje familjare me persona ne Pushtet.

    Ka te tjere qe shkojne akoma me larg dhe e lidhin me faktin qe emri i ish-drejtori eshte permendur si kundershtar i Edvin Rames ne zgjedhjet per Kryetar Bashkie.

    Cdo gje eshte e mundur dhe vetem koha mund te zgjidhe keto pikpyetje.

    Por ajo qe mbetet e vertete ne nje fare mase eshte fakti qe keta persona me te tilla lidhje familjare duhet te mendohen dy here perpara se te pranojne poste te tilla, sado te vogla qofshin, pasi opinioni publik i gjykon ne nje menyre tjeter sidomos kur dihet qe shoqeria jone ka vuajtur jo pak nga nipotizmi.

    Mund t'ju hem nje fakt qe jo pak e dine. Berisha ndaloi vajzen e tij per te shkuar jashte Shtetit me Burse te akorduar nga ai Shtet per rezultate te mira vetem per te ndaluar fjalet e publikut dhe vajza e tij u detyrua te fillojne nje fakultetin tjeter ne Shqiperi.
    Ne ate kohe Berisha ishte kryetar i PD-se dhe nuk ishte bere akoma President i Republikes.
    Ne kohet qe pasuan shume shqiptare paten mundesi te shkonin jashte dhe tani akoma me teper po bejne te njejten gje duke arritur shume me teper nga cfare kishte mundesi dikush tjeter.

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Redi

    Une nuk paragjykoj faktin qe vajza e presidentit mori nje post te tille, sepse ashtu si thua edhe ti ajo apo kushdo tjeter ne vend te saj ka te drejte te kete jeten dhe te ardhmen e saj, aq me teper ate profesionale.

    Duke e anashkaluar faktin perse personi ne fjale e mori kete post pikerisht ne kete moment dhe jo me pare, dua ta shtroj diskutimin nese ajo eshte ose jo me e afte se njeriu te cilin zevendesoi si dhe a eshte ajo njeriu me i kualifikuar pas tij ne institucionin ne fjale ?

    Pergjigja e pyetjes se pare eshte e panevojshme sepse emri i ish-drejtorit eshte bere i njohur pikerisht per aftesite profesionale dhe ndryshimet qe ka realizuar ne maternitet. Ai eshte nga te paktet modele te njeriut te suskseshem qe punon ne sektorin publik duke arritur te transformoje instucionin qe ka drejtuar deri dje.

    Njeriu qe e zevendesoi mund te kete mjaft cilesi te vyera por fakti eshte qe deri para 1 viti askush prej nesh nuk dinte asgje per te.

    Une dua te di cilat jane gradat e saj shkencore per te merituar nje vend nga i cili u shkarkua nje profesor dhe u shmangen profesore te tjere.

    Mendoj se do te ishte me dinjitioze qe ne vend qe te pranonte nje post te pamerituar, te protestonte per shkarkimin e shefit te saj pa asnje motiv dhe aresye ..... por mesa duket gjerat per te nuk kane ardhur kaq papritur !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 07-07-2003 mė 22:34

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Perse diskutoni per mustaqet e Celos. Une kur jam njohur me kete lajm, kam lexuar si deklarimet e drejtoreshes se re edhe deklarimet e drejtorit te vjeter dhe te dy keta folen me respekt per njeri-tjetrin dhe nuk ngriten ndonje shqetesim per ndryshimin ne drejtori. Pra kur te zotet e punes nuk kane shqetesime per ndryshimet, atehere perse shtypi duhet te krijoje patjeter nje rrotullim te kote per te sulmuar pozitat e presidentit?

    Mire shtypi qe keto direktiva merr nga "Partia", po ju mos bini pre e lojrave te tyre. Qe nga dita e pare qe presidenti Moisiu u be president, ai shte sulmuar ne menyre konstante nga shtypi i paguar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •