Britanikët: Jo linjës ajrore Tiranë-Londër
--------------------------------------------------------------------------------
Muhamed Veliu
LONDER
Aeroporti i Rinasit është cilësuar dje si i pa sigurtë nga Ministria britanike e Transporteve. Rreth 700 emigrantëve shqiptarë ndër ta dhe turistë anglez kishin prenotuar biletat që të udhëtonin direkt nga Londra për në Tiranë dhe ansjelltash gjatë muajve të verës. Ata nuk mund ta bëjnë këtë gjë sepse ministria britanike e Transporteve nuk e lejon këtë linjë direkte. Kur gjithka ishte gati për ditën e sotme ku Londra do të lidhej direkt me Tiranën në tre orë, ka qënë Ministria e Transportit angleze e cila i ka thënë jo kësaj inisiative. Autoritetet britanike e argumentojnë ndalimin e kësaj linje me frikën se mund të përdoret si linjë transporti për klandestin. Me anë të dy njoftimeve autoritetet britanike i kanë kërkuar Drejtoreshës së aviacionit civil shqiptar Merita Xhafaj paraprapakisht disa të dhëna rreth sigurisë në aeroport. Drejtoresha Xhafa ka dërguar një informacion por autoritetet britanike duan të shikojnë vetë nga afër kushtet e aeroportit përfshi dhe situatën që ka lidhje me mundësitë e emigracionit klandestin nga ky aeroport. Sipas Nik Berishës president i "Alban Travel" i gjithë dokumentacioni i duhur është dërguar në rregull, dhe këto pretendime të palës angleze për mos siguri në aeroportin e Rinasit kanë dalë këto 48 orët e fundit. Për nisjen e kësaj linje ka dijeni Ambasada Angleze në Tiranë, Ministria shqiptare e Transporteve dhe të gjitha departamentet përgjegjëse angleze të shërbimeve të transportit që kur filluan bisedimet për hapjen e kësaj linje. Megjithëse "Albania Airlines" e pronotuar të fluturojë për llogari të agjensisë tonë ka një ekspert gjerman policie me liçencë evropiane në kontrollet aeroportuale. Nuk ka ndryshuar asgjë dhe ndërhyrja e ambasadorit shqiptarë në Londër Kastriot Robo. Ambasadori kërkoi ndryshimin e vendimit. Pala angleze ka propozuar dje ngritjen e një komisioni që do të ivestigojë sigurin në aeroportin e Rinasit dhe më pas do të hartojë një rraport mbi këtë problem. Gjithçka sipas tyre zgjat rreth disa javë ndërkohë që 700 udhëtarë shqiptarë ndër ta dhe anglezë me biletat e prera për pushime në Shqipëri duan një zgjidhje. "Ne shqiptarët nuk e meritojmë të trajtohemi kështu, aq më tëpër kur ne ishim të parët që mbështetëm koalicionin Britaniko-Amerikan gjatë luftës në Irak dhe aq më tepër kur dy qeveritë, britanike e shqiptare i cilësojnë mardhënjet dy palëshe si shumë të mira", thotë drejtuesi i agjensisë që punoi për vendosjen e linjës direkte Tiranë-Londër. Pasigurisë në aeroportin e Rinasit dhe vendimit për JO linjës direkte Tiranë-Londër është pasqyruar dje edhe në faqet e gazetës prestigjoze britanike The Times.
Linja ajrore dhe aventura e nuses angleze që martohej dje në Tiranë
Dhëndërri në Shqipëri po bënte dje përgatitjet e fundit për dasmën e shumë pritur me të dashurën angleze, kjo e fundit gati sa s'qante dje në zyrat e "Alban Travel" për të gjetur një tjetër "biletë magjike" për të udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptarë.
Britanikje 32 vjece që nuk dëshiron ti bëhët publik emri, tha për se po prishnin ditën e dasmës së saj nëse nuk shkonte në kohën e duhur në Shqipëri. Mes lumturisë dhe zhgënjimit ajo po kuptonte më mirë realitetin shqiptarë dhe dashurinë e cmendur që ajo po jetonte. Sidoqoftë falë përkushtimit të Evës punonjëse e "Alban Travel" situata është zgjidhur pozitivisht duke i dhënë anglezes mundësi të martohet me shqiptarin por me një pritje shtatë orëshe në tranzit në Budapest.
Krijoni Kontakt