Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 218
  1. #81
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Keni shume te drejte. Edhe une bie dakort me ju.

    Po shpjegoj librat e mij.

    Padurimi i Zemres - Stefan Cvajg
    Eshte rrotull nje ushtari qe marton nje vajze te pasur qe nuk ecen dot sepse donte ta bente te lumtur. S'u tregoj me shume se me duket sikur do e prish efektin e librit.

    Wuthering Heights - Emily Bronte
    Drame me kusherinjte, e me vellezer e motra, e me shoke... rremuje e gjitha! Por shume prekese & romantike. Ne Anglisht eshte teper e lodhshme ta lexosh pasi eshte shkruajtur shume kohe me pare.

    Perbindeshi - Ismail Kadare
    Pasqyron mitologjine Greke me kalin e Trojes dhe Helenen, por eshte me moderne. Me sa mbaj mend une (pasi kam 10 vjet qe se kam lexuar, dhe dikush tjeter mund ta shpjegoje me paster) vajza, Helena, ishte e fejuar. Takon nje djale tek darka e fejeses dhe iken me te.

    To Kill a Mockingbird - Harper Lee
    Eshte rrotull viteve '50 ne shtetet e jugut te Amerikes kur atehere kishte shume diskriminime kundra zezakeve. Flet per nje vella e moter dhe te jatin e tyre i cili eshte avokat dhe merr persiper te ndihmoje nje zezak i cili eshte akuzuar per perdhunimin e nje vajze te bardhe.

    The Handmaid's Tale - Margaret Atwood
    Eshte shkruajtur ne vitet '70-'80, dhe autorja ka marre ndodhira nga gjithe bota dhe i ka futur ne kete liber. Kur i bashkon te gjitha keshtu, bota te duket teper e veshtire... dhe e neveritshme. Me mire lexojeni vete dhe krijoni idete tuaja.

    Dune - Frank Herbert
    Keto serite jane vertete droguese! Eshte shkruajtur me shume imagjinate dhe kujdes. Nuk me nderruan jeten, mendoj, por besoj qe shkrimtari qe i shkroi eshte nje gjeni. Ka disa referime tek Islami dhe shkruan pak per kulturen e Lindjes se Mesme.

    Kete me poshte, nuk e permenda me pare, por po e ve dhe kete ne liste:
    1984 - George Orwell
    I njejti autor qe shkruajti "Animal Farm" ku te gjitha kafshet jane te barabarta, por disa kafshe jane me te barabarta. Eshte shkruajtur ne 1948 (ve re numrat 48/84) ku George Orwell shkruan per te ardhmen. Liber teper... i erret (s'di tjeter fjale ta shpjegoj).
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #82
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    "The republic" nga Plato eshte libri me i bukur qe kam lexuar deri sot.
    "Dreamchatcher" nga Stephen King ishte terrheqes, i frikshem dhe ne te njejten kohe te bente per te qeshur. Filmin qe ka dalur se kam pare akoma.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    the flowers of Algeron.. shume liber i bukur dhe prekes.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  4. #84
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Postuar mė parė nga Reina
    the flowers of Algeron.. shume liber i bukur dhe prekes.
    Reina k'te librin se hiqa dot nga duart dhe mendja. Booo sa e urreja sepse emocionet ishin shume te thellta. Kur e mbarova novelen e urreva dhe me teper.
    "Bluest Eye" nga Toni Marrison ndihen te njejta emocione te shumta.

    "The Fountainhead" nga Ayn Rand eshte nje liber tjeter shummmee i bukur. Aktori kryesor eshte shume terheqes ne karakterin e tij. Leila do te pelqej shume ky liber lexoje po pate kohe.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #85
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    The Fountainhead serves as an excellent introduction to both Ayn Rand’s writing and her philosophy of Objectivism. All of the major intellectual themes that inform Rand’s fiction and her subsequent philosophy are presented clearly in this novel.

    Having grown up in the totalitarian dictatorship of the Soviet Union, holding an impassioned belief in political freedom and the rights of the individual, Ayn Rand wrote The Fountainhead as a tribute to the creative freethinker. Its hero, Howard Roark, is an innovative architect, a man whose brilliant and radically new designs are not understood and are rejected by the majority of society. Roark, like many inventors and creative thinkers of history, struggles to win acceptance for his ideas against the tradition-bound masses, who follow established norms and are fearful of change. The theme, as Ayn Rand states it, is individualism versus collectivism, not in politics but in men’s souls. The book is about the conflict between those who think for themselves and those who allow others to dominate their lives.

    According to Ayn Rand, the goal of her writing is the presentation of an ideal man. Howard Roark is the first such figure in her novels. His independence, his commitment to his own rational thinking, and his integrity mark him as a distinctive Ayn Rand hero. Rand described herself as a “man-worshiper,” as one who revered man at his highest and best. She held man’s creative mind as sacred, and consequently admired the great original thinkers of mankind—the artists, scientists, and inventors, such as Michelangelo, Newton, and Edison. In Rand’s fiction, she illustrates the heroic battles such great individuals have to go through, both to develop their new ideas and methods and to struggle against a conservative society that rejects them. Ayn Rand presents her heroes as ends in themselves, inviting her readers to simply witness and savor the sight of human greatness. “My purpose, first cause and prime mover is the portrayal of Howard Roark . . . as an end in himself—not as a means to any further end. Which, incidentally, is the greatest value I could ever offer a reader.” Her portrayal of such a character is of great value, because the sight of a dauntless hero performing notable deeds is an uplifting experience, one that requires no further explanation or validation. She points out that, as a benign secondary consequence, a reader witnessing the life of Howard Roark may be inspired to seek his own heroic achievements.

    Roark, as a freethinking individual, is opposed by sundry collectivists—some who believe that a person should conform to others, some who believe that a person should rebel against others, and some who believe that, politically, we should have a Fascist or Communist dictatorship in which the individual is utterly subordinate to the will of the people. Regarding this aspect of the book, Rand sets her hero against various collectivist ideas that existed—and to some degree continue to exist—in the United States.


    The book warns against a more subtle manifestation of collectivism, one that underlies the political danger and makes that danger possible. Although all human beings have minds, many people choose not to use theirs, looking instead to others for guidance. Many people prefer to be led in their personal lives by an authority figure—be it parents, teachers, clergymen, or others. Those who prefer to be led by authority figures are conformists, refusing the responsibility of thought and self-directed motivation, taking the path of least resistance in life. In the character of Peter Keating, a conventional architect who goes by public taste, Ayn Rand provides an incisive glimpse into the soul of such an abject follower. The picture is frightening. Keating, in many ways an average American status seeker, desires acclaim from others. In exchange for social approval, he is willing to sacrifice any and all of his personal convictions. He becomes a blind follower of the power broker, Ellsworth Toohey, and in so doing reveals the mentality of the millions of “true believers” who blindly follow a Jim Jones, a Sun Myung Moon, or an Adolf Hitler. Ayn Rand shows that conformity, a widespread phenomenon in contemporary American society, is one of the underlying causes of collectivist dictatorship.

    In The Fountainhead, Rand also shows that nonconformity, often thought to be the opposite of blind obedience, is merely a variation on the same theme. In a variety of minor characters (Lois Cook, Ike the Genius, Gus Webb), all devotees of Toohey, Rand demonstrates the essence of nonconformity: an unthinking rebellion against the values and convictions of others. The nonconformist, too, places the beliefs of others first, before his own thinking; he merely reacts against them, instead of following them. It is no accident that Ayn Rand shows these rebels as followers of Toohey, because nonconformists, placing others first, always cluster into private enclaves that inevitably demand rigid obedience to their own set of rules. Nonconformists value freethinking no more than does the herd of conformists. The nonconformist characters of the novel are fictional examples of historical movements of the early twentieth century. They are predominantly writers and artists who rebel against grammar, coherent sentences, and representational art in the same way that the surrealists, expressionists, and Dadaists did in actual fact. This band of real-life rebels, not surprisingly, centered in Weimar, Germany, in the 1920s. Outwardly, some opposed Hitler. But at a deeper level, their blind rebelliousness against others and their slavish conformity to their own little subgroup fostered a herd mentality similar to that of the conformists. The nonconformists, too, were part of the culture that spawned the Nazis. This is why, in The Fountainhead, when Toohey is chided for cultivating a circle of “rabid individualists,” he merely laughs and responds: “Do you really think so?” He knows that a thinker like Roark is an individualist; posturing nonconformists like Lois Cook are mere rebels against the crowd.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga s0ni : 17-09-2003 mė 21:33

  6. #86
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Une pak shpjegim kerkova... kjo na fut nje liber te tere!!! Flm Eliona!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Une kujtova dhe dy libra shume te bukur tani:

    i pari eshte "Murtaja" nga Alber Kamy, (kam lexuar edhe "I huaji"
    nga i njejti autor, po te "Murtaja", Kamy nuk eshte aq nihilist)
    shume liber i bukur, qe shpjegon sesi plas murtaja ne nje qytet qe i kishte kthyer kurrizin detit... eshte fantastike alegoria qe ben autori me Nazizmin... Ia vlen ta lexosh ne shqip, eshte nje nga librat e mi te preferuar

    i dyti eshte "Lord of the Flies" nga William Golding, (Ne shqip do te perkthehej "Zoti i Mizave") kete e kam lexuar ne anglisht kur isha ne te mesme, dhe me ka lene mbresa te medha. ky liber pershkruan sesi nje grup djemsh te vegjel perfundojne ne nje ishull te pabanuar pas nje perplasje te aeroplanit me te cilin udhetonin. mungesa e te rriturve, shkakton qe keta djem te vegjel te mos arrijne dot te vendosin rregull dhe hierarki ndermjet tyre, duke u shnderruar ne nje kaos te vertete, ne te cilin rendesi kishte vetem mbijetesa... nuk po ua them fundin se eshte shume liber interesant sidoqofte me e bukura eshte se une pasi lexova kete liber, e pashe edhe vete shembullin e kaosit kur ndodhi ne Shqiperi nejse...
    me poshte po bashkangjit edhe kopertinen...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    MtrX ubicumque felix

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Postuar mė parė nga Eliona
    Reina k'te librin se hiqa dot nga duart dhe mendja. Booo sa e urreja sepse emocionet ishin shume te thellta. Kur e mbarova novelen e urreva dhe me teper.
    une vetem qava dhe qava dhe qava.. ne nje ane te kuptoj pse e urreve.. si mbaron.. si sillet ai.. e gjera te tjera qe ben te duken budallek.. po me vone mendova qe ndodhin me vertete ne jet ato gjera..nuk e di mu duk liber qe nuk harrohesh kollaj.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  9. #89
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Postuar mė parė nga Leila
    Une pak shpjegim kerkova... kjo na fut nje liber te tere!!! Flm Eliona!
    Mos me bej llafe po me thuaj per ndonje liber qe te lexoj...fute romanin ketu ne forum qe ta shoh sa do me pelqej.

    Reina libri ishte shume i dhimbshem...prandaj e urrejta shume.

  10. #90
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Flowers for Algernon e lexova dhe une kur isha 12 vjec. S'e kam prekur me pas asaj. Njerezit talleshin me ate te shkretin. E kur u be inteligjent, filloi te shkruante shume bukur. Pastaj... filloi te bente gabime ne shkrim, e aty u duk qe po shkonte perseri ashtu sic ishte. Sa i njeri i cilter!

    Ia pa ndo njeri filmin??
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e VLonjatja2003
    Anėtarėsuar
    11-09-2003
    Vendndodhja
    aty ku je ti......
    Postime
    3
    Do tju sygjeroja novelen "Can't let go" by rosalind Noonan.

  12. #92
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Pyetja eshte libri qe me ka mbetur ne mendje me shume, apo jo? Ky me poshte eshte #1... jo se me pelqente...

    Belladonna Karen Moline

    Ky liber ma ka shpifur. Me ka bere te me rrenqethet mishi. Gjithashtu me ka bere te friksohem per faktin qe jam femer.

    Nje vajze jetime qe jetonte me tezen e saj (dhe familjen e tezes: burri & vajza moshatare me te) rrembehet kur ishte 18 vjec nga nje grup pasanikesh. Keta merrnin vajza dhe i shisnin. Nejse... kaq me bejne gishtat te shkruaj. Lexojeni vete.

    P.S.: Poshte moshes 18 vjec... s'duhet lexuar.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  13. #93
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Klasat 7-11: Lexoni serite e Ender

    Libri i pare eshte: Ender's game Orson Scott Card

    Edhe me te rriturit mund ta lexojne, por kjo besoj, eshte grupi i moshave qe do ta pelqente me shume.

    Eshte sci-fi, per te ardhmen. Ne planetin e Tokes, prinderve u lejohen 2 femije. Andrew (karakteri ne liber) eshte femija i 3-te, prandaj e quajne "Ender."

    Ne fund te librit, do shikoni nje surprize!

    Tani do filloj me libra Shqip.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  14. #94
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    LUMENJTĖ E SAHARASĖ

    Roman

    Botoi "Onufri", Tiranė 2000




    Njėra ditė

    1. Njė pėrzjerje e turbullt, qiell, ose mur. Mur. Pastaj terr i paanė. Pastaj njė mur i qartė, gri, me ca krisje ngjethėse si nepėrka tė murosura para shpikjes sė historisė. Stėrmundova gjuhėn qė tė ngjizte njė fjalė, ose thjesht njė rrokje, mirpo ngaqė tė pėrbrendshmet mė ishin tharė e qiellzėn e ndjeja aq tė helmėt sa ndruhesha ta lėpija, u binda se atė fjalėn a rrokjen nuk mund ta ngjizja as me tru.

    - Ujė! - klitha papritur.

    Ktheva kokėn majtas, ndesha fushėn e sahatit. Ngatėrrova gjatėsinė e akrepave dhe i fala ditės njė orė qė s'e kishte. Shtriqa krahėt, kėmbėt, shpinėn. Psherėtiva me njė ėndje tė dyshimtė dhe pata pėrshtypjen se u zgjova vonė. Madje pata edhe pėrshtypjen se gjithmonė, qysh nė fjetjen e parė, pėrfshi atė nė bark tė nėnės, isha zgjuar vonė. Do Zoti ndodhte kėshtu edhe me vdekjen.

    - Ujė! - thirra prapė.

    Asnjė vesh s'mė dėgjonte, e dija. Luta me sy ndonjė shishe, ose gotė uji, dhe lutja m'u pranua. Ishte uji i mbrėmshėm. E piva me ca gllėnjka turfulluese, tė mbytem tani-tė mbytem pastaj, edhe njė gllėnjkė tė gjatė, shteruese, dhe rėnkova. Rėnkova padashje, vetvetiu. Atė ēast arrita tė hyj nė emėr e nė kujtesė dhe tė marr me mend ku isha. Dhoma voziste nė atė lėngun pa shije tė mugėtirės; tė gjitha ishin tė pėrhime, hije nė fuqi tė hijes; mbi parmakun e dritares shquhej vetėm qielli, i zymtė. Me mendje brofa nė kėmbė, shkrydha kockat, renda nė banjė, lehtėsova peshėn, shndrita dhėmbėt, u shkumbova, u rrova, ngjita tė prerat me nishadėr, fishkėlleva njė nga ato kėngė tė dobėta dashurie, tė cilat i pata pagėzuar kėngė haleje, dhe vura njė kafe. Por nė tė vėrtetė gjumi po mė ngėrthente sėrish. E pse tė mos fle, pyeta veten. Vonesa as shtohet, as pakėsohet. U ktheva nė anėn tjetėr, me njėfarė djallėzie, zgjata krahun e djathtė, butė, por s'kapa asgjė veē ēarēafit. E kuptova qė shtrati dopjo ishte gjysmė i zbrazėt dhe, sipas meje, kur nė tė mungonte Ela, ai ishte krejt i zbrazėt. Dhe kjo sepse gjatė gjumit unė mungoja nė botė. Kurse ajo mungonte kur unė isha zgjuar. Po mungoj edhe pak, mendova. Dhe mbylla sytė. Njė hapėsirė e shkretė, pa ngjyra, sikur tė kishin harruar nė qiell. Ptu! Nuk i shtyja dot kėto boshllėqe. U pėrpoqa tė sillja ndėrmend ndonjė ngjarje joshėse, e cila, si fara nė arė, tė ēelte mė pas nė zhgjėndėrr, por tė gjitha i ndjeja mjaft larg. Mė e afėrta ngjarje qė mė pat ndodhur ishte ėndrra e pak orėve mė parė. Endesha udhėve tė njė qyteti hijerėndė, me caknalta, vetura, reklama e femra tė bukura, tė cilat mė dashuronin vetėm mua, madje thithnin ajėr vetėm pėr mua; njė grahmė daulleje mė shoqėronte si me gulē, dhe, tek shėtisja pa qėllim, ndonėse qytetin e shkelja pėr herė tė parė, nuk provoja pikėn e ankthit. Kush mund tė mė vriste, kush mund tė mė pėrgojonte nė atė qytet pak mė tė madh se marrėzia?! Ecja krejt i qetė, kaloja mes trungjeve gjysmė tė ndryshkur, mes mureve, mes njerėzve, dhe rruhesha pa pasqyrė me njė brisk qė, nė fakt, ishte shpatė. Papritur mė mbin parasysh fqinji im dhe mė kėshillon: "Mos u rruaj me tė, merre me mend, se ėshtė Shpata e Damokleut& ". Desh mė ranė dhėmballėt nga e qeshura, mirpo goja m'u mbyll vetvetiu dhe njė ankth i madh po mė pushtonte; e dija se ajo shpatė zakonisht qėndronte mbi kokat e njerėzve, se duhej vėnė sėrish atje ku e kishte vendin, pėrndryshe, mbetur pa kėrcėnimin e saj, njerėzit do tė merrnin kot, mirpo Njutonit ndėrkaq i pat rėnė kryesh ajo molla batėrdisėse (qė mė dukej mė kobzezė se molla e kafshuar nga Eva), dhe, meqė nuk e qėndroja dot mė shpatėn nė ajėr, nisa tė bėrtisja me sa kisha nė kokė: "Kemi shpata damokleu pėr t'u rruar! Kemi shpata tė mira. Shpata tė lira, qė s'ndryshken, shpata tė pėrkryera. Me shpatat tona, jeta juaj do tė marrė njė kuptim. Me shpatat tona, leshi juaj, pavarėsisht nga zona ku rritet, do tė gjejė ustanė& ", por tė gjithė kalimtarėt pa pėrjashtim, madje edhe lypsat me nga njė kėmbė, me nga njė dorė, me a pa koka, nėnqeshnin, mė nxirrnin gjuhėn dhe bėheshin pluhur. Pyesja veten se si mund tė kish vijuar tregtia ime sikur t'ua kisha prerė gjuhėt. Ankthi mė nguti tė kaloja me shpejtėsi mes njė muri tė trashė, ndofta mur pushkatimesh, ngrita lart dorėn ku mbaja shpatėn, domethėnė tė majtėn, e ndala pak shpatėn nė zgrip tė murit, atje ku pata vendosur ta braktisja para se tė kaloja mes murit, mata kohėn me shpejtėsi dhe, si krismė, ia mbatha nė anėn tjetėr. Nė kėtė kohė hapa sytė dhe shpatėn e lashė nė mėshirė tė ėndrrės. Le tė rruante lesh e tė priste gjuhė sa tė lodhej. Po sikur shpata tė mos ketė rėnė akoma, pyeta veten, dhe sapo tė hysh prapė nė ėndėrr, nė ēfarėdo ėndrre, tė tė ketė zėnė pritė atje buzė murit e tė ta bėjė kokėn fėrtele?! Nisa tė numuroja, mbase hapat drejt humbjes sė kokės, mirpo ulėrinė kėndesėt e mėhallės. Mbi parmakun e dritares u shfaq nė fillim qielli, qielli, qielli, pastaj majat e thikta tė pemėve, degėt e harruara nga gjethet, trungjet, pėrgjakja e vjetėr e ēative, pallatet, malet e largėt, tė qelqėt e shumė mė tė lehtė nga ē'peshonin nė kėngėt e kreshnikėve, e mė pas liqeni e ca hije njerėzish.

    U shtriqa prapė, hungėrrova, dhe, tek kujtoja kalimet e mia mes mureve e trungjeve, mendova se ishte lumturi e madhe tė ishe fantazmė. Duhet pyetur se ku ēohen lutjet pėr t'u bėrė fantazmė, thashė. Ndoshta edhe nė zyrėn e varrimeve, ku tė kėrkohet, brenda mundėsive e rregullave, qė gropa e varrit tė mos hapet shumė e thellė, me qėllim qė tė ngjallem sa mė lehtė lugat. Veē kėsaj duhet t'i bėj bisht edhe atij zakoni tė moēėm e pa kuptim, qė na mėson se kėmbėt e tė vdekurve, para groposjes, duhen lidhur. E veē kėtyre duhet tė mė bėhet njė padrejtėsi e madhe nė kėtė jetė, domethėnė jeta duhet tė hyjė ndyrė nė borxh tek unė, ose unė tė bėhem dorėzanė pėr barbarinė e saj, qė shkakun e ngritjes lugat ta kem tė sigurt para se tė jap shpirt.

    Kėndezėt ulėrinin, aq sa i pandeha qenėr.

    U ngrita ngadalė, nuk m'i kishin lidhur kėmbėt, mė erdhi ndoht nga paturpėsia e jorganėve, tė cilėt, edhe atė pak ngrohtėsi qė lėshoja duke fjetur vetėm, e thithnin pa mė tė voglėn kokėēarje. Por pastaj mė erdhi pak turp, - gjė qė mė ndodhte vėrtet shumė rrallė, - mė erdhi pak turp me paturpėsinė time, dhe kuptova me ėndje se ēdo ngrohtėsi qė lėshoja kur isha i vetėm, e lėshoja qė ta thithja vetėm vetė. Hapa derėn e dhomės: njė katror drite kėrceu dhe u bė njėsh me murin. Tėrhoqa derėn: terr. Korridori ishte i madh; nė terr ai dukej pa fund, memec dhe i papėrgjegjshėm sa gjithėsia; tė katra dyert dhe dritarja ishin mbyllur. U ēapita kuturu drejt dritares, duke u lutur me vete qė tė mos gremisesha gjėkundi, dhe ia dola mbanė tė hap grilat e tė shoh pėrjashta. Ishte bėrė dritė, ishte ditė - dhe kėto mjaftonin. Njė qiell sa i bardhė, po aq edhe i kaltėr, gri dhe i mjegullt. Njė rrotė e shushatur, po aq diell, sa edhe hėnė, qyteti, ca zhurma qė tė kujtonin trokamėn e ēekiēėve, mbėrthimin e gozhdėve nė dru tė thatė, kushedi kush po ēante dru, ose po skaliste nė gur.

    - Mbėrtheja mirė, dhe unė do t'ia mbėrthej mirė, - dėgjova njė zė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  15. #95
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    ENGJĖJT E TEPĖRT

    Roman

    Botoi "Buzuku", Prishtinė 2001

    E hėna dukej dita mė e pėrshtatshme pėr tė hedhur trutė nė erė. E hėna pasonte atė panik njėfarėsoj verbues, si fund tė hidhur dehjeje, qė mbėshtillte tė dielėn. Falė ca forcash tė panjohura, mbase ėngjėj, e hėna mblidhte nė vete tharmin e ditėve tė tjera tė javės, dhe, nė rrjedhjen e vet kapitėse, shpesh pa pikė shijeje, t'i vegonte fshehtas, ose t'i fshihte mjeshtėrisht ato qė do tė tė ndodhnin deri nė fund tė javės. Prandaj ai e kish kaluar tė dielėn pa bėrė asgjė, ashtu siē kėshillonin shkrimet e shenjta, se, veē nevojės pėr tė mos pėrjetuar drithmat e mbarimit tė sė dielės, nuk i dukej e ndershme e as fort e shėndetshme qė ditėn kur edhe vetė Zoti pushonte, ai, njė i paemėr qė do tė kthehej sėrish nė baltė e hi, tė merrej me punė. Mirpo shpresat se ajo e hėnė do ta ndihte, iu vakėn me tė shkelur nė stacionin e trenit, kur ndeshi sytė e jargur tė njė lypėsi qė po vidhoste dy kėmbėt e drunjta me qetėsinė me tė cilėn njė vrasės i rregjur pastron koburen. U ngut tė rijetonte kėnaqėsinė e hershme qė i sillnin udhėtimet: shkitjen e trenit nė mesnatė, mes qytezash tė vogla, tė panjohura, ndriēimet e dobėta tė vagonit, copėra ngjyrash nga pėrgjumja e ndonjė femre tė bukur, kruspullosja e tij nė kujtimet mė tė nxehta, shija e kurmit tė femrės me tė cilėn pat bėrė dashuri para se tė nisej, lumturia e qetė, mendimtare, se ia kish mbathur, qe arratisur nga qyteti milionėsh. Iu kujtua njėri nga bashkėkombasit e vet, qė pat therrur gjatė njė grindjeje njė kamarier tė huaj, - njė gjarpėr mustaqespicė qė bėnte ēmos t'u kujtonte se nuk ishin veēse ca kėlyshė korbash tė flakur udhėve, ca palo shqiptarė pa brekė nė ****ė. Pasi i kish ngulur pikėrisht nė ****ė njė thikė qebapi, aq sa kamarierit sikur i kishin kujisur gjer edhe qimet e mustaqeve, shqiptari qe kthyer nė dhomėn e vet, i kish lėnė policisė njė letėr sqaruese, ku jepte besėn se do tė kthehej shumė shpejt, pastaj kish marrė hua ca tė holla dhe ia kish hipur njė treni pas mesnate. Kishte udhėtuar pa vėnė gjumė nė sy e bukė nė gojė pėr gjashtė ditė me radhė. Tė dielėn nė mėngjes ishte fanitur tek dera e shtėpisė ku banonte dhe u qe dorėzuar dy policėve qė e prisnin. Tani mund tė mė bėni ē'tė doni, u pat thėnė, digjmėni edhe tė gjallė, po ta shihni tė arsyeshme. Pak vetė mund ta pėrfytyronin se sa kish udhėtuar nė kohė e nė qėnie ai fatkeq; edhe mė pak mund tė pėrfytyronin se sa i qe burrėruar shpirti gjatė asaj jave udhėtimi tė pagjumė.

    Sirena e trenit ia davariti nga kujtesa e atypėratyshme fytyrėn e parruar tė fatziut.

    Zuri vend nė ndenjėsen e vet, mbėshteti ballin pas qelqit ende me brymė tė dritares, dhe vazhdoi tė bluante mendime rreth vdekjes sė vet, ashtu siē bėnte oreēast qė kur pat vendosur tė arratisej nga kjo jetė. Disa prej mendimeve u ngjanin kockave tė gomarit, s'kish mulli t'i bluante. Ndaj edhe ai i brente me dhėmbėt e mprehur tė trurit, u jepte shkėlqim, pa u zmbrapsur, se nuk e ngutte asgjė. Mendonte sėrish se askush, asgjė, asnjė ligj, i shkruar a i pashkruar, nuk bindte se njė jetė e rėndomtė bėnte hak njė vdekje tė pazakontė. Dhe ai kish pasur, besonte, njė jetė mėse tė zakonshme, dhe kish zgjedhur e pėrpiluar me kujdes njė vdekje tė paktėn befasuese. Ajo vdekje nuk do ta bėnte tė famshėm, por do ta bindte se nuk kish gjalluar vetėm pėr t'i bėrė hije dheut. Nga ana tjetėr askush, asgjė, asnjė ligj, i shkruar a i pashkruar, nuk dėshmonte dot se ėndrra e tij kapėrcente ēdo fuqi njerėzore dhe se vdekja qė po vinte nė jetė ishte e pamundur. Ndriēimi i njėtrajtshėm i ditės i solli ndėrmend njė vegim tė hershėm tė Klaudias rreth njė cipe qė mbėshtillkej kėtė botė dhe qė na mbante nė errėsirė. Kjo cipė ishte e punuar aq hijshėm, prej njė lėnde yjore, nga ca ėngjėj tė veēantė, - njė lloj heronjsh tė heshtur tė botės tjetėr, - sa vepronte mbi vėshtrimin tonė si njė lėng mpirės. Kėsisoj kjo cipė, e quajtur edhe veli qė na qėndron para syve, hapej vetėm shumė rrallė, ose u hapej shumė pak tė zgjedhurve. Njė fallxhore plakė i pat kumtuar Klaudias se, po tė ēahej ajo cipė, shumė tė fshehta tė tmerrshme do tė merreshin vesh, si me hapjen e dosjeve, dhe vetė ferri do tė derdhej nga tė gjitha anėt, do tė dyndej me egėrsinė e njė ujvare& Pas orėsh tė gjata bluajtjeje e pėrzgjedhjesh, mė nė fund kish vendosur t'ia bėnte gropėn vetes nė njėrin nga qytetet e vegjėl buzė Detit tė Zi. Nuk kishte qenė mė parė nė atė qytet. Mosnjohja e vendit nuk e trembte, por as nuk ia lehtėsonte gjendjen. Vendosi pa u stepur, pa mėdyshje tė koklavitura, njėlloj si pėr vdekjen e ndonjė hasmi. Nė fakt, nuk kish gjetur deri nė atė ēast ndonjė hasm mė tė mbrapshtė se vetja. Veshjet e mbrame dhe letrėn ku pat shkruar nė tri gjuhė dėshirat e pas vdekjes, pėrfshi djegien nė krematoriumin e Bukureshtit dhe dėshminė e parapagesės, i kishte palosur me kujdes dhe i kishte futur nė gjysmėn e valixhes me rrota tė markės FClass. Nė gjysmėn tjetėr, nė njė kuti kėpucėsh, kishte renditur tė pėrbrendshmet e zbėrthyera tė Sahatit Shėrues, tė cilin, me sa duket, nuk do ta pėrfundonte ndonjėherė. Kur po u jepte fund hollėsive tė planit pėr t'ia bėrė gropėn vetes me sa mė hijeshi, u kujtua edhe se po mbusheshin dhjetė vjet qė kur endej udhėve tė botės pa gropė, ose, nė mund tė thuhet: me gropė mbi shpinė. Pėr tė larė borxhet, pat pėrsėritur me vete, shqiptari shet edhe gropėn e varrit. Kurse ai sapo kishte larė edhe borxhet e fundit, ata qė e patėn tunduar aq herė tė hidhte trutė nė erė pa larė asnjėrin dhe nuk kish pėrse ta shiste gropėn.

    Mbi qelqet e dritares sė trenit faniteshin e humbnin pėr nė verbėri, mbase pėr matanė cipės, murana tė skalitura me pėrkushtim, kullėza kishash tė vjetra, plepa, zogj tė pėrgjumur, qė dukeshin tė gjithė mishngrėnės. Po tė dije sa ishin varfėruar njerėzit nė kėta dy vitet e fundit dhe sa prej tyre e vrisnin veten duke u hedhur nga ballkoni apo duke u varur majė pemėve, nuk ishte ēudi qė zogjtė, pa dallim feje, krahine e ideje, tė ishin shndėrruar nė mishngrėnės. S'mbante mend kush i pat thėnė se mjaft zogj janė vazhdime tė shpirtrave tė pėrvuajtur dhe i thithnin mė lehtė se njerėzit hallet e kėtyre tė fundit. Varfėria shpjegonte edhe atė pėrkujdesje disi tė sėmurė tė njerėzve ndaj varrezave.

    Nuk i vinte fort mbarė qė edhe ai po pėrzjehej nė atė gjeratore vetėvrasjesh, sidomos ngaqė nuk po vriste veten nė vendin ku qe lindur. Me siguri vetėvrasja nė atdhe duhej tė kishte njė tjetėr shije, njė tjetėr paqe. Mirpo nuk paskėsh pasur fatin ta pėrjetonte. Nė ndenjėsen pėrballė, njė fshatar tėrė zhele, me njė violinė qė tė kujtonte kufomėn e pėrzhitur tė njė foshnje, me dy tela mangut, ndreqte cullufet e vajosura me njė dorė tėrė dhoga. Pėrveē kėmishės sė qelbur, pantallonave me dyqan pa zinxhir dhe veshėve majucė tė hepuar lart si pjesė tė njė gėrshėre kopshtarėsh, kishte njė vėshtrim pėrvėlues, prej qėnieje qė e ka provuar paq nė lėkurė kotėsinė e ndėrkryerjes pėr t'iu shmangur fatit. I hidhte heraherės vėshtrime tė lėngėzuar njė gruaje tė rreshkur qė pinte cigare nė korridor dhe ofshante me dėshirėn qė dikush t'ia varte, t'ia dėgjonte rrėfenjat. Por nuk ia vari askush. Duke parė se s'para do t'i ndizte, fshatari la violinėn mbi kazankėn e plehėrave, kruajti veshin e majtė dhe nuk dihet pse tha diēka rreth bombės atomike. Siduket mėrzia ishte aq e madhe, aq shtypėse, sa lypte vetvetiu biseda pėr vdekje nė tufė, pėr llahtara tė paharrueshme. Dėrdėlliti mbi njė ēerek ore nė pragun e derės, qeshi me vete, pohoi, mohoi, flaku pėrjashta njė gėlbazė fshati, dhe e mbylli rropatjen pėr tė dalė nga heshtja me njė fjali kuptimplote:

    - Mirė qė amerikanėt hodhėn mbi Hiroshima bombėn atomike, - tha. Se po tė kishin hedhur nė vend tė bombės kėtė kokėn time prej ballkanasi&

    Dhe u ngėrdhesh.

    I mbeteshin edhe rreth dy orė derisa tė mbėrrinte nė qytetin ku, sipas tė gjitha gjasave, do tė jepte shpirt. E bezdisnin kėto rreth , pothuajse, pakashumė, sepse ai e nuhatte kohėn gjer edhe me thonj, jo mė kot njihej si njėri nga shitėsit mė tė aftė tė sahateve dhe orėve tė dorės, - pavarėsisht nga marka dhe viti i prodhimit, - por ecuria e gjėrave nė Ballkan ende i nėnshtrohej njė kohe mė vete. Ia kishin sjellė zorrėt nė fyt ecejaket e fshatarit me violinė pa dy tela, qė tani kish hequr dorė nga dėshira pėr tė biseduar me dikė tjetėr dhe ia kish marrė njė ligjėrimi tė pahonepsshėm, plot barsaleta fshati, cit me emra tė pėrveēėm, e pas ēdo rrėfimi lėshonte ca grahma tė qeshure dhe u ngulte tė gjithėve me radhė nga njė vėshtrim qesėndisės, duke pritur qė ata tė gajaseshin sė qeshuri, ose tė pranonin nė heshtje se ishin derdimenė. Tha se jeta ishte punė muti. Shtoi se kjo zonė ishte e mallkuar dhe s'do tė ngrinte kokė nė jetė tė jetėve. Shfreu se kėtu vetėm pijanecėt dhe ****ėqirėt mund tė ishin tė lumtur. Tha se kėtu mė mirė tė hidheshe nga treni a tė vareshe pas ndonjė dordoleci. Tha se Zoti nuk na kish krijuar pėr t'u zbavitur e pėr qejf, po pėr punė rraskapitėse, pėrndryshe nuk do tė na kish vėnė nga dy duar e njė fallus, por dy falluse e njė dorė, sa pėr t'i rėnė me dorė. Gruaja qė pinte cigare nė korridor bėri njė gjest neverie. Ē'ke, zonjė, ia ktheu fshatari. Mos mė thuaj qė s'e ke kapur ndonjėherė me dorė. Njėri nga burrat e dhomėzės ēaploi syrin e majtė, lėpiu buzėt dhe i shkrofėtiu fshatarit:

    - Qepe njė herė, tė shkretėn! Mos mė detyro tė ta hedh kokėn nga dritarja&

    Mirpo as shakatė e holla nuk kishin hijeshinė e zakonshme nėn afrimin e vapės. Ajri ishte mėse i ndenjur, dhe tė gjitha fjalėt, hojnat e tyre, pėrpėlitjet dhe kėrcimet platiteshin shpejt; tė gjitha fjalėt bėheshin binjake, njėlloj sikur e hėna tė pėrsėritkej marrėzisht tė njėjtėn fjalė ende tė papėrkthyer. Udhėtarėt kishin ca vėshtrime tė topitur dhe i lėpinin buzėt oreēast, mbase pėr ta shqiptuar tė pėrkthyer atė fjalėn dėshpėruese. Ai mendonte pėr kohėn qė i nevojitej kėtij treni pėr ta shpėnė shėndoshė e mirė nė vendin e vdekjes. Veē vonesave tė paparashikuara, dyndjes sė ndonjė tufe dhish, delesh a lopėsh mbi shina, ose edhe ngulmit tė ndonjė vetėvrasėsi qė treni t'i priste kokėn, kur i avitej detit, treni e ulte shpejtėsinė dhe ndalej nė tė gjitha qytezat turistike. E ndonėse ēmimet kishin kapėrcyer ēdo pėrfytyrim, nėpėr qyteza mezi gjeje njė vrimė pėr tė futur kokėn. Shumica e pushuesve tė rinj flinin nėpėr parqe, nė ēadra tė plakura gjeologėsh.

    Mendoi se do t'ia kish vlejtur tė bėje njė tregti me gropat e varreve. Tė shisje nga njė gropė pėr secilin vend ku pate jetuar, dhe, duke gjykuar nga ēmimet e tanishme, tri gropa mjaftonin qė t'i laje tė gjitha borxhet e mundshme. Por nuk dukej tė ishte edhe aq e lehtė: do tė tė nevojiteshin padyshim vėrtetime, vula, firma noterėsh, disa rryshfete - dhe shuma e pėrgjithshme, ajo qė do tė tė bėnte pronar tė disa gropave, nuk do tė dilte fort e vogėl nė krahasim me shumėn e fituar nga shitja e atyre gropave.

    Nė mesditė, si i cytur nga njė fllad pėrvėlues, treni la pas atė rrokopujė ėndėrrore ndriēimesh tė joshur nga afrimi i rremė i freskisė dhe hyri nė njėfarė fshikėze tė madhe resh qė ishin ulur mbi fushė. Ngjyrat u shndėrruan sa hap e mbyll sytė. Njė ndjesi frymėzėnėse u shtrua, me magjinė e papėrballueshme tė avullit, nė dhomėzat e kafta, mbi fytyrat e djersitura tė udhėtarėve, madje edhe mbi paanėsinė e tepruar tė pasqyrave. U duk sikur ndriēimet e disa minutave mė parė ishin vjellė nga vetvetja pėr tė nxjerrė nė pah shpirtin e tyre tė vėrtetė, jo krejt tė ndryshėm nga shpirti i vapės. Tė bezdisur, me gjeste kufomash tė zhvarrosura pa leje, shumica e udhėtarėve dolėn nė korridorin e ngushtė dhe nxorėn kokat nėpėr dritare. Po kalokėshin pėrbri Danubit, anės grykėve ku lumi shkrihej me Detin e Zi dhe ku vorbullat e ujit kishin ngjyrė balte. Dielli nuk dukej gjėkundi. Nė vend tė diellit, lart, tė ēarat e atyre reve tė mufatura, vigane, ulur mbi ujra, derdhnin pėr poshtė njė vezullim tė mefshtė, ngjyrė asbesti. Ishte vonė qė ndokush tė habitej me tekat e motit. Nė Bukuresht, gjatė dy muajve tė fundit, vapa drobitėse shoqėrohej me shira e vėrshime breshėri, qė thuhej se nuk kishin ngjarė pėrveēse kalimthi, gjysmė shekulli mė parė. Pensionistė qė tashmė kishin shitur gjithēka, gjer edhe qaforet e qenve, hidheshin nga ballkonet, ose i vinin flakėn vetes. Shumė tė dashuruar prisnin damarėt, pinin helm tė bėrė nė shtėpi, sipas njė tradite tė hershme trake, dhe i linin shėndenė kėsaj jete tė prishur, ku gjithnjė e mė pak vetė nuk kishin harruar si vdiset. Shirat e ftohtė i kalbnin muret mė shpejt se zakonisht, shponin ēatitė, dhe ia linin vendin sėrish zhegut. Asfalti ishte plot me vrima takash nga sandalet e femrave, dhe nganjėherė e nxehta shtillte njė perde aq tė lartė afshi mbi rrugė, saqė ngrehinat e Bukureshtit, pemėt e trullosura dhe kalimtarėt nuk shquheshin fort nga ėndrrat kapitėse tė pasdites. Kurse kėtu, nė grykėt e Danubit, ishte vetėm gri. Treni e ngadalėsoi shumė shpejtėsinė. Danubi paskėsh dalė prapė nga shtrati. Valėt e mėdha, tėrė baltė, gurė e rrėnjė trungjesh, kishin mbėrritur deri tek shinat. Disa udhėtarė pandehėn se treni kish dalė shinash dhe ish turrur tė ēante mespėrmes Detin e Zi, ose Danubin. Nė tė djathtė, njė fshat me rreth dyqind shtėpi, ishte shkulur me gjithsej nga themelet. Fshatarėt, tė lebetitur, kishin nxjerrė dyert nga menteshat dhe i pėrdornin si varka. Grupe tė vogla vozitėsish bėnin shenja tė dėshpėruara drejt trenit. Mirpo ndodheshin ende larg, kurse treni nuk mund tė rrezikonte tė ndalej, se ndoshta, mė pas, nuk ia dilte mbanė tė lėvizte vendit. Fshatari me violinė pa dy tela nxori kokėn nga dritarja dhe filloi t'u jepte zemėr fatkeqėve me ca ulėrima qė tė kujtonin vdekjen e njė gajdeje. Ishte gati t'ua hidhte edhe violinėn pėr ndihmė: mbase mund ta pėrdorte si kamardare ndonjė fėmijė. Mirpo duheshin mbi njėqind violina. Ai burri qė e kish kėrcėnuar se do t'ia hidhte kokėn nga dritarja e preku disa herė nė sup dhe e ftoi tė qetėsohej: nuk shpėtohej tėrė ai milet me njė violinė. Gjakrat po nxeheshin. Njė ēunak qė arriti tė vinte me not e tė hipte nė tren, solli lajme qė, pėr njė tė sapoardhur kėtejpari, ishin mėse tronditės. Nuk qėnkej e para pėrmbytje gjatė kėtij viti. Dy pėrmbytjet e shkuara, veē shkatėrrimit tė fshatit, kishin sjellė me vete dy thatėsira nga ato qė shajnitin edhe gamilet. Shndėrrimet ua patėn zvjerdhur tokėn fshatarėve, dhe, nė njėfarė mėnyre, vetė fshatarėt ishin lutur, nė hidhėrim e sipėr, qė tė gjitha t'i merrte lumi. Mirpo kjo pėrmbytje kishte sjellė halle te reja. Varreza e fshatit, njėra nga mė tė bukurat e krahinės, qėnkej mbushur me ujė dhe pothuajse tė gjithė tė vdekurit kishin dalė sipėr e tani notonin rreth vagonave tė trenit. Dukej sheshit se edhe durimi i tė vdekurve e kishte njė kufi. Shumica e udhėtarėve mbyllnin sytė dhe bėnin kryqin.

    Ai hoqi syzet e diellit dhe vėshtroi ujrat. Mes trungjeve tė shkulur, mes poēeve me turshi, mes shportave, plaēkave tė qullura, kapelave, zarzavateve, televizorėve, ēizmeve, dėrrasave tė kalbura tė qivureve dhe vozitėsve, dukeshin tė vdekurit. Atij nuk iu drodh qerpiku. Ishin tė vdekur kohėrash tė ndryshme, kush mė i veshur, kush mė lakuriq. I erdhi ndėrmend fjala e hershme e sė gjyshes: tė mbyturve ua mėsonte notin lumi. Ndezi njė cigare. Treni mezi lėvizte. Njė fshatar i moshuar siduket kish luajtur mendsh, sepse qe ngritur mė kėmbė majė varkės dhe jepte e merrte me zė tė lartė me dy skelete qė i notonin nė tė majtė. Duhej tė kishe nerva ēeliku qė tė mund t'u bėje ballė aq kafkave tė zgėrdheshura dhe eshtrave tė vėrsulura mbi fshat. Njė ēift pleqsh, me dy kosha nė duar, shalonin njė trung dhe ndiqnin notarėt. I kapnin si tė ishin peshq dhe i lidhnin pėr kyēesh pas njė litari. Zoti e di ē'u ish shkrepur tė bėnin me aq tė vdekur tė shkuar nė varg, po me siguri, nė njė tė ardhme mė pak tė vėshtirė, do t'i shisnin. Mbase bashkėfshatarėt, pasi tė kalonte pėrmbytja, do tė nguteshin tė mblidhnin farefisninė, por tashmė jo falas. Disa grupe fshatarėsh, pėrfshi dy gra me barrė, kishin mbėrritur nė bregun tjetėr tė varrezės dhe rropateshin tė dilnin nga lluca qė u arrinte gjer nė bel. Pėrderisa edhe tė vdekurit qenė turrur tė arratiseshin, mendonte ai, dukej se as nė botėn tjetėr punėt nuk para shkonin mbroth. Ēunaku tha se pleqtė e paskėshin parandjerė kėtė dyndje tė tė vdekurve, kėtė kthim tė tokės mbrapsht. Njė plakė nėntėdhjetėvjeēare madje, para dy muajsh, i paskėsh dėrguar tre nipėrit e vet nė qeveri qė tė lypnin pesėdhjetė varka. Varka?! Qeveria i kishte pandehur tė shkalluar. Po ku kishte qeveria varka?! Varkat ishin vjedhur njėheresh me vjedhjen e druve tė pyllit, qė ish shfarosur pėr tė ushqyer me lėndė tė parė njė fabrikė tė pėrpunimit tė drurit, qė kish mbetur pa punė. Kur trungjet kishin mbėrritur nė fabrikė, kjo e fundit ish pushtuar nga punėtorėt e egėrsuar, tė cilėt kishin vjedhur makineritė dhe i kishin shitur me kile. Kėsisoj trungjet u vodhėn dalngadalė dhe u pėrdorėn pėr shtėpiza druri. Shtėpizat ishin vjedhur nga pushtetarėt qė ranė nė burg para njė viti. Veē kėtyre, nė pėrputhje me njė urdhėr tė lėshuar nga kryetari i komunės, fshatarėt i kishin dorėzuar tė gjitha varkat e tyre, tė cilat kryetari i komunės me tė kunatin ia kishin shitur njė firme turke peshkimi. Kjo firmė do t'ua ofronte me qira perėndimorėve tė kamur qė ėndėrronin tė peshkonin majė varkash tė gdhendura si para njė mijė vjetėsh. Mirpo firma turke e peshkimit nuk ia arriti asaj dite, sepse, njė natė pas grumbullimit, tė gjitha varkat u gjetėn tė zbėrthyera, tė stivosura, tė shitura dhjetė kilometra mė nė jug tė krahinės. Blerėsi, njė nga shumė pasunarėt qė ish majmur nga thyerja e embargos ndaj ish-Jugosllavisė, kish marrė me qira dhjetė skalitės tė famshėm druri dhe kish dhėnė urdhėr qė tė gjitha varkat tė bėheshin llulla. E me ato llulla mund tė pihej duhani i fatkeqėsisė sė kėsaj treve pėr nja gjysmė shekulli, deri nė ardhjen e pėrmbytjeve tė tjera, kuptohet: nėse mallkimi do tė kishte tė njėjtin zell.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    michigan
    Postime
    15
    librat qe me kane lene me teper mbrese jane
    DHE I VETEM TRIM NE LUFTE me nje agjent rus ne rradhet gjermane ne fracen e okupuar .....i ka brenda te tera luften agjenturen dashurine......eshte pak liber i vjeter .....nese e gjeni dhe e lexoni do mbeteni shume te kenaqur
    DAVID COOPERFIELD i Charles Dickens......shume voluminoz ne dy vellime ...po eshte fantastik....romance from top to bottom....pak dashuri e nje kohe tjeter por plot ndjenje dhe ....lexojeni vete po keni pak durim.....me mire ja u rekomandoj gjate pushimeve ....
    dhe kur te dergjem nen' dhe te zi
    dhe kur te behem prape balte e hi
    sillmeni vere mbushmeni dolli
    dhe shihni po s'u ngjalla perseri....

    fytyren vajzes ja stolis me gaz
    me lule yje diell dhe ma perqas
    pastaj me porosit te mos e ngas
    tamam permbys dolline dhe mos zbraz

  17. #97
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Perrallat e Gjyshes Sime

    E kam blere kete liber kur isha 9 vjec per ditelindjen time. Per femije eshte, kuptohet, por ka perralla qe mund ti lexosh kur pret per autobusin, ose per klasat ose kur je ne plazh (iku ajo kohe tani, e di )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  18. #98
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anėtarėsuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    Kam lexuar shume libra per te bere nje ndarje te tille, por gjithesesi me kane mbetur ne kujtese: NOVELAT E CVAJG-ut, MANASTIRI I PARMES I Stendalit, ZEKTHI I Etel Voinic, REKUIEM I Diana Culit si dhe TE JETOSH ,TE DASHUROSH ,TE KUPTOHESH i Leo Buscalias i cili eshte dhe i preferuari im.
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-08-2003
    Vendndodhja
    xxx
    Postime
    7
    Mua me ka lene me shume mbresa libri "Premtimi "i shkruajtur nga Daniel Steel.

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Do kisha vecuar keto libra :
    1. Krim dhe ndeshkim - Dostojevski eshte nje nder librat qe me shume e dua pastaj
    2.Spiritus-Ismail Kadare
    3.Bija e fatit - Isabele Alende
    4.Yjet nuk veshen keshtu-Elvira Dones
    5. E forte si vdekja - Mopasan
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cili libėr ju ka mbetur nė mendje?
    Nga MtrX nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:44
  2. Tregoni dicka rreth nje fiksimi qe ju ka mbetur ne mendje
    Nga Wordless nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-07-2008, 15:17
  3. Vangjel Koēa
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-02-2007, 01:56
  4. Ah, mė ka mbėrthyer vjeshta...
    Nga Xhexho nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 04:47
  5. Nuk e di pse mė kanė mbetur nė mėndje...
    Nga dikeafajtore nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-08-2002, 01:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •