Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 98
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    The Doors dhe J. MOrrison...

    The Doors konsiderohen si grupet e pakta muzikore qe arriten ta bashkojne poezine e vertete me muziken. Vala e lavdise se tyne ka zgju interesimin e tana breznive e grupmoshave ne kohen kur ata jetuan dhe ma vone. Grupi asht perba nga kater veta : Rei Manzrek ( organist klasik me shume fantazina rock dhe jazz ne kry); Robby Krieger ( kitaristi, njohes i mire i muzikes country dhe folk ), John Densmore ( bateristi, i palodhun dhe mjeshter i jazz- it) dhe Jim Douglas Morrison i biri i nji admirali marine, poet dhe aktor gjenial i cilesuar si Dionizi i dale nga shkuma e detit dhe Edgar Allan POe i misherum ne hippi; prej ktyne sot per sot akoma jane gjalle tre anetare te grupit; mungon Xhimi por ne nji fare mnyre ai asht ma i gjalle se vete keto te tjeret. Perkujtohet vit per vit; organizohen manifestime kulturet dhe pelegrinazhe ne Panteonin e Parisit te qujtun "Pčre La Chaise" ku mes te tjerve jane te varrosun Vickor Hugo, Oskar Wilde, Honorč de Balzac... etj. Ne pergjithesi adhuruesat e Doorsave shpirtin e te cilve e ka perfaqsu kryesisht Xhimi, bajne shume rremuje ne Paris; der aty ka shku puna sa kryebashkiaku i Parisit ka kerku tranferimin e eshtnave te Morrison ne Amerike, qi Parisi te mos e vuajne ma 7 korrikun, diten e vdekjes se "mbretit hardhuce".

    Si linden The Doors?
    Ishte si me thane Andrra e nji Nate Vere: Rei Manzrek u taku me Xhimin nji mbas dite vone ne plazhin Venedik ( Venice ). Ishin njohte ne UCLA, ku studionin te dy kinematografi. Per here t' pare Rei e ndigjoi Xhimin te fliste per kanget e tija e ma vone tu kendu dhe tu mos e mshehe entuziazmin i propozoi qe te formonin nji grup rrok. Emrin grupit ja vendosne tu u bazu te nji shprehje e potit te erret anglez William Blake: Kur dyert e perceptimit do te pastrohen atehere njeriut ka me iu shfaqe universi ne trajten e tij te vertete. Fillimisht kendune te bari "Whiskey Go- Go", ku i vuni rč producenti i shpise "Elektra". Me kanget qe i kishte kompozu njat vere Xhimi, Dorsat me 1965 botun albumin e pare me titullin the Doors. Qe nji sukses i papame. Hiti Light MY Fire u ba per pak dite disk arit, tu shite ma shume se 1.5 milion kopie.
    Mbas kesaj vere te pafundme Dorsat, ne nji hark kohor prej 4-5 vjetesh nxorren shtate albume, realizun dy filma bardhezi me metrazh te gjate, nji dokumentar magjik me titullin "Feast of Friends", Xhimi botoi dy libra dhe intervistat e tyne mbushen faqet e revistave kulturore.. Suksesi dhe vlerSimi nuk mungoi as mes publikut as nga kritika. Performansat e Dorsave i ngjanin shfaqjeve teatrore antike, ishin nji vrundull i papame energjije. ēdo koncert ishte si me kene i fundit per nga zjarri qe shperthente dhe ekzekutimi. Por kjo mnyre krijimit qi ishte edhe mnyre jete shkaterroi perfunimisht liderin e grupit, i cili nga nji seks simbol u kthy ne nji burre trashaluq gadi krejt te thinjun skllav i alkoolit dhe i droges.

    Mbas realizimit te perles se fundit, albumit "L.A Woman" ku Xhimi me zā gjyse te shkaterrum kendoi jo mā rock te eger por blues te bute... te tipit "Riders O The Storm", te gjithe vendosen te banin nji pauze. Xhimi me shoqen e jetes se tij Pamela Courson Morrison ose mikja ime kozmike siē e quante ai, vendosen te shkonin ne Paris ku gjeti vdekjen me 7 korrik te 1971, kur tashma ishte bā benjamini i tane artistave, intelektualave dhe riise se kryeqytetit te kultures botnore.
    Jeta e Xhimit u karakterizua nga arratisja e vazhdueshme, nga inkonsekuenca dhe rebelimi. E vetmja gjā ku ai u mbate fort qe poezije dhe muzika, Dorsat e tjere dhe Pamela.
    E arrestun disa here dhe rezultonte gjithnji te listat e zeza te FBI- se tu qene nji rrezik latent, per inspirimin qe i bate rinise dhe shtresave te uleta amerikane.

    Albumet jane keto: "The Doors", "Soft Parade", "Strage Days", "Waiting for the Sun", "Morrison Hotel" "Alive..." "L.A Woman" sidhe albumi me poezi i muzikuar post mortum nga Doorsat e tjere me 1977 "American Prayer". Kanget e Dorsave flasin per dashnine ose per vdekjen. HItet e pavdekshme jane keto:
    "LIght my Fire" , "The End" kolone zanore e "Apokalipse Now" film me rreghji te nji shoku shkolle ne UCLA te Xhimit, Fransis Ford Coppola, "Break On throught", "Crystal Ship", "Hello I Love You", "Soul KItchen" te gjitha nga albumi i pare...
    mandej "Love Street", "Waitin for the Sun", "Roud House Blues" "L.A Woman", "Riders on the Storm", "Peace Frog" dhe "The Cars hiss by my Window" me "Whiskey Bar"...

    thelbi i filozofise morrizonjane asht ky:
    "...nese muzika ime e ka nji qellim ai asht ēlirimi i Njerzve nga mnyrat e kufizume te te parit e te ndjerit;... asht e bota e njohun dhe e panjohun dhe midis tyne jane "Dyert" The Doors."
    nese doni ti njihni Dorsat une ju keshilloj jo qe te shihni filmin e Oliver Stone me V. Kilmer dhe M. RYan, por te lexoni librin "No one here gets out alive"... te DAniel Sugerman dhe Jerry Hopkins.

    NA ISHTE NJI HER I GRUP RROK QE KENDOTE DHE REBELOHEJ PER RININE, NJI URE NJERZORE QE DIGJEJ MBI FERR PER TE NA MUNDESU PARAJSEN
    KUR POLITIKANET MEZI MBANIN TE MBATHURAT!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Niēe : 03-07-2003 mė 12:42

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75
    nder kanget e pavdekshme kam harru me permende "People Are Strange" "Spanish Caravan" dhe "When the music s' over"...

  3. #3
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Megjithese Jim Morrison vdiq shpejt,ngeli i pavdekshem tek njerezimi...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    The Doors,
    nder te paktat grupe, kenget e te cileve degjohen e degjohen e degjohen pa pushim dhe kurre nuk te merziten,
    Stil i veēante, poezi, melodi unike ,
    nuk e di pse tha niēe qe vetem ne PDG gjen tipa dorsianesh por ti marrin te keqen the Doorsave keta te sotmit qe riciklojne muziken e vjeter pa pushim.
    Doli nji kengtar atehere qe ri-kendoi "Light My Fire" me nje stil m.u.t.i dhe pati gjithe ate sukses, suksesi i takon vetem The Doors. Te paharrueshem.

    Meqe jemi tek tema e doorsave,
    kenget qe me pelqejne me shume perveē poezive te recituara nga Jim jane:
    -The Crystal Ship
    -Carmina Burana
    -Love her Madly
    -A fist of Friends
    -People are stanger
    -Riders on the storm
    -Etj
    -Etj
    qe shkojne tek nja 50 kenge.

  5. #5
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Sot eshte ditelindja e tij...........


    KENGETARI QE IKU PER TE MBETUR MIT E kane quajtur: "Poeti i lirise" dhe "Njeri me zemer te madhe"; "Njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve";. Varri i tij ne Paris eshte vend pelegrinazhi per admiruesit, muzikantet, poetet , njerezit e ardhur nga e gjithe bota. Prej vitesh, gjithkush qe e njeh mire historine e muzikes se rock-ut dhe shkon ne Paris, ndalon ne banesen e perjetshme te Jim Morrison, ne kujtim te artistit brilant, por po aq edhe veteshkaterrues.
    Ne nje varr te vogel ne varrezen e Pere Lachaise, prehet lideri i "The Doors", nje nga grupet me te njohur amerikane te viteve '60 te shekullit te kaluar. Ai u gjet i vdekur me 3 korrik te vitit 1971, ne apartamentin e tij ne Paris, ku ishte vendosur per te pushuar dhe per te shkruar kater muaj me pare me te dashuren e tij, Pamela Courson. Disa agjenci lajmesh njoftuan se, ne kete pervjetor te 35-te vdekjes, se Jim Morrison, banesa e tij e perjetshme eshte vizituar nga qindra njerez. Shumekush e ka quajtur "njeri me zemer te madhe"; "njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve"; apo edhe "poeti i lirise". Shume lule, vizatime, foto, qirinj, mesazhe dhe partitura kane mbuluar vendin ku prehet idhulli i rok-ut, i dashuruari i blues-it, i lindur ne Melbourn-Florida me 8 dhjetor 1943, (37 vjet me vone ne te njejten date do te vritej John Lennon). "James Douglas Morrison (1943-1971)", shkruhet ne pllaken metalike te varrit shoqeruar me nje thenie klasike greke, "Ishte nje demon". Ne vitin 1990, u vodh nga varri busti i Morrison, ndoshta nga ndonje admirues, bust i cili nuk u gjet me kurre. Shkrime te te gjitha llojeve, mbulojne banesen e tij te perjetshme. Bile me pare ne hyrje te varrezes, disa shigjeta tregonin edhe rrugen qe te ēonte drejt “Morrison”-it . Edhe varret e te famshmeve, Oscar Wilde (i mbuluar nga tekste dhe te puthura), Maria Callas, Edith Piaf, Sarah Bernhardt, deri te Chopin, Moliere y La Fontaine, qe gjenden ne kete varreze, duket se nuk kane zgjuar kaq shume pasione se sa Morrison. Por nuk kane munguar asnjehere edhe kundershtare te jetes se Morrison-it, te cilet e percaktojne ate si nje njeri qe ka sjelle me shume fatkeqesi se sa kenaqesi. Pika me kulminante ne varrin e Morrison cilesohet viti 1991, kur ne 20-vjetorin e vdekjes se tij, policia u detyrua te perdore gaz-lotesjelles per te larguar admiruesit e zhurmshem qe i ‘kishin pushtuar’ varrin. E verteta eshte se Parisi me teper e mbajti Morrison, per detyrim - sipas burimeve anonime, familja nuk donte te merrte trupin e tij e turperuar nga jeta e tij "seks, droge dhe rock and roll". Ndonese shume e besojne vdekjen e tij per shkak te mbidozes se droges- mjeket u shprehen zyrtarisht se shkak per vdekjen e tij kishte qene nje atak kardiak. Por pavaresisht trajektores se karrieres se liderit te grupit “The doors,” (u ndalua dhe u gjykua kur doli i zhveshur ne nje koncert ne Majami), Morrison si poet la gjurme ne historine e rock-ut me tekstet e tij enigmatike mbi anen e erret e jetes. Eshte fakt qe, Ai, u konsiderua me shume se kengetar, poet dhe gjate jetes se tij publikoi librat ,"The lords", "The New Creatures" dhe "An American Prayer". Pas vdekjes, prinderit e se dashures se tij, Pamela Courson, e cila gezon te drejtat e vepres se tij, botuan dy libra me poezi mbi disa fletore me shenime te Morrison. Ne 1979, Jerry Hopkins dhe Daniel Sugerman publikuan nje biografi jo zyrtare te Morrison qe arriti nje rekord ne shitje. Ndersa ne 1991, regjisori Oliver Stone realizoi nje film mbi jeten e Morrison, film i cili u kritikua per mungese objektiviteti. Ne vitin 1997, anetaret e "The Doors" hodhen ne shitje kater disqe ku kishte edhe kenge te panjohura te grupit , kenge te njohura dhe incizime nga koncerte live. "Une nuk kendoj, une bertas", thoshte gjithnje Morrison, i njohur edhe si aktor gjenial, i cili ne jeten e tij kishte deklaruar se kishte pasur idhuj, legjendat , Elvis Presly, Frank Sinatra, Bob Dylan, The Kinks etj. Nje fletore me shenime qe Morrison i kishte hedhur gjate qendrimit te tij ne Paris, si dhe disa fotografi te fundit te muzikantit aktualisht ndodhen ne Londer. Ēmimi i fletores e cila hedh drite mbi gjendjen e tij mendore dhe shpirterore perpara vdekjes tragjike ka arritur deri me tani ne 150.000 Euro. Gjithsesi, sfida e Jim Morrison, eshte se kenget e grupit amerikan, "The Doors", si "L.A. Woman", "Riders on the storm", "The end", "Roadhouse blues", "Light my fire", "Hello i love you" o "Break on through (to the other side)" nuk kane per te munguar kurre ne asnje antologji te epokes se muzikes...(!)

    marre nga http://letersia.blogspot.com/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    To look life in the face....

  6. #6
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    kur te vete ne Paris, do vizitoj me patjeter varrin e Morrison-it. dhe ate te Oscar-it. me patjeter.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Thumbs up The Doors

    THE DOORS


    "Nė fillimet tona ne ishim duke krijuar muzikė, rizbuluar vetveten, pėr ēdo natė,
    Duke filluar nė dy linjat e para muzikore, me dy fjalėt e para, me dy vargje,
    Nė bregdet ndėrsa shihnim oqeanin, tė bashkuar pėr njė kohė tė gjatė,
    Ishte njė mrekulli pėr secilin nga ne, e gjithė kjo skenė nė dekorin e kohės,
    Acid, diell, miqėsi, oqean, muzikė dhe poezi."

    Jim Morrison (1943-1971)


    Historia e legjendės sė tyre i ka fillimet e veta ndėrsa Jim Morrison (poet, shkrimtar, rokvokal) sė bashku me shokun e tij tė Universitetit tė Los Angel-it studentin Ray Manzarek (organo elektrike, pianofort) ishin duke ecur nė bregdet nė gusht tė vitit 1965. Xhimi mbi rėrėn dhe ambjentin e ngrohtė tė plazhit i hapet shokut tė vet duke i recituar vargje nga poezia "Moonlight Drive"

    Let's swim to the moon
    uh huh hu
    Let's climb throught the tide
    Penetrate the evening that the city sleep to hide...

    Manzarek pasi e dėgjon mendueshėm i thotė: Kėto janė lirika tė shkėlqyera pėr kėngė qė s'i kam dėgjuar asnjėherė mė parė. Le tė ngrejmė njė grup roku dhe le tė bėjmė miliona dollar. Morrison ishte aq i befasuar sa nuk mundi t'i kthente pėrgjigje shokut tė vet se pikėrisht ishte kjo ide qė bluante nė mėndje prej njė kohe tė gjatė. Kėshtu lindi legjenda e quajtur THE DOORS. Sė bashku me ta u bashkuan kitaristi Robbie Kreiger dhe bateristi John Densmore. Nga viti 1967 gjer nė 1971 Morrison, Manzarek, Krieger dhe Densmore regjistruan shtatė albume muzikore me kompaninė Elektra Records qė e shpunė The Doors nga njė grup muzikor klubesh, nė vėndet e para tė klasifikimeve muzikore, gjer nė sferat e grupeve tė pavdekshme nė historinė e rokut. Padyshim qė "Doorsat", kanė ngelur njė ikonė roku edhe sot me njė freski dhe pavdekshmėri rrėnqethėse qė vazhdojnė tė impresionojnė brezat. Mbasi kaluan kohė duke kėnduar nė disa klube nate, vendosen pėrkohėsisht nė klubin Whisky-A-Go-Go-Bar pikėrisht ku filluan tė zhvillojnė njė kult krejtėsisht individual nė muzikė tė parrahur mė parė, njėfarsoj rok-acid apo psikodelik me vargje epike qė shpalosnin literalisht kompleksin e Edipit nė ballada tė tilla si rrėngjethėsja The End. Pikėrisht aty Arthur Lee (muzikant) i dėgjoi pėr tė parėn herė dhe i prezantoi mė tej djemtė e ēakėrdisur tek bossi i Elektras Jac Holzman duke i hapur rrugėn lavdisė sė njėrit prej grupeve muzikore mė tė suksesshme tė fundviteve gjashtėdhjetė.
    I regjistruar nė vitin 1966 por i lėshuar nė publik veēse nė 1967 albumi i tyre i parė "Break On Through" ngelet njė album qė kėrkon tė ē'rrėnjosė krejtėsisht konservatorizmin kultural amerikan tė atyre viteve duke e zėvendėsuar me kulturalizėm krejt tė ri nga ana e perceptimit mendor dhe moral. Doorsat njihen si pakėzuesit e parė tė poezisė sė vėrtetė me muzikėn, kjo falė talentit tė padiskutueshėm poetik tė Morrison i cili edhe si kėngėtar e bėnte gjithė publikun tė digjej nėn ekstazėn e vet seksuale-diabolike dhe bukuriė-ėngjėllore absolute. Por ishte kėnga "Light My Fire" qė i hapi dyert e njė suksesi tė menjėhershėm. Vetėm shtatė minuta pasi u luajt pėr herė tė parė nė radio, u ngjit direkt nė vendin e parė tė hiteve tė kohės. Albumi "Strange Days" (1967) pėrbėn njė nga punėt mė serioze. Madje edhe vargjet e Morrison kanė njė karakter tė pjekur nė forėm ballade ( People Are Strange, Love Me Two Times, Backdoor Man, etj). Ndihen tendenca kundrejt rokut klasik (ē'ka nė tė vėrtetė ky grup ėshtė) panvarsisht nga psikodelia apo acid-roku qė mbėshtjell veē faqen e jashtėme tė tyre. Nė vitin 1968 Doorsat e kaptuan oqeanin duke u bėrė tė njohur nė Europė. Fillimisht nė Britaninė e Madhe me albumin "Waiting For The Sun". Ndėrkohė qė lufta e Vietnamit ishte nė kulmin e saj, me kėngėt e tyre Five To One, The Unknown Soldier, si dhe me krejt demonstrimin e deklaratave tė hapura kundra luftės ata u bėnė si tė thuash zėdhėnės tė krejt brezit demokratik tė rinisė amerikane tė atyre viteve. Jim Morrison jo rrallė herė u arrestua nė kėtė periudhė si prishės i rendit publik. "The Soft Parade" ėshtė i konsideruar nga kritika si album eksperimentues ēka nė tė vėrtet nuk i pėrshtatej si duhet ekspresivitetit tė grupit duke e bėrė shtypin tė shprehej: Morrison me Doors-at e tij janė krijuar vetėm pėr t'u shijuar direkt Live nė koncert e jo nėpėr albume eksperimentuese... Ndaj dhe grupi nuk vonoi tė shpalos natyrėn e vet rock n' rooll me albumin "Morrison Hotel" njė pėrpjekje e shkėlqyer pėr tė rikrijuar urat e lidhjes midis Bluzit dhe Rokut. "L.A. Woman" ėshtė albumi final qė kemi nga The Doors. Si me qenė njė album profetik duke mbajtur nė vetvete misticizėm tė pashpjegueshėm nėpėrmjet baladave rrėngjethėse Riders On The Storm ose Break On Through(to the other side), ky album shėnon kualitet si pėr tė na dhėnė lamtumirėn e fundit nga Xhim Morrison i cili u gjend i vdekur nė vaskėn e hotelit tė vet nė Paris nė korrik tė vitit 1971. Qė prej asaj kohe The Doors nuk krijuan mė asgjė tė re duke lėnė kėshtu tė hapura tė gjitha dyert e interpretimeve tė pavdekshme tė kėngėve tė tyre.

    Pėrgatiti: F. Ilia
    lundertar pa atdhe

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Thumbs up Jim Morrison - Intervist me vetveten

    Jim Morrison - Intervistė me vetveten


    Besoj intervista ėshtė njė forėm e re artistike. Besoj intervista me vetveten ėshtė thelbi i krijimit. Duke pyetur vetveten dhe duke u pėrpjekur tė gjesh pėrgjigje. Shkrimtari i pėrgjigjet njėkohėsisht njė radhe tė pashpjegueshme mė parė pyetjesh. Njėsoj si tė pėrgjigjesh ndaj pyetjeve nė rolin e njė dėshmitari. Kjo hapsirė e ēuditshme ku pėrpiqesh tė saktėsosh diēka qė ka ndodhur nė tė shkuarėn dhe njėkohėsisht duke u pėrpjekur sinqerisht tė kujtosh ēfarė ishe duke u pėrpjekur tė bėsh. Do ta quaja lojė-kryq ose mė sakt ushtrim-mendor. Njė intervist tė jep njė mundėsi tė kundėrshtosh mėndjen tėnde me pyetje, ēka pėr mendimin tim, ėshtė edhe vet thelbi i artit nė pėrgjithėsi. Njė intervist njėkohėsisht tė jep mundėsi tė pėrpiqesh tė eleminosh tė gjitha kėto hapsira ndjenjash brenda ndėrgjegjes sate. Duke tė bėrė qartėsisht tė shpjegueshėm, ekzaktėsisht tė saktė drejt e nė pikėn e duhur, mmm... jo dhjeraman, do tė thoja. Forma e intervistės mbart nė vetvete pararojėn (avangardėn) e dėshmis, debatit dhe lojė-kryqit te ushtrimit-mendor. Nė qoftė se nė intervist ti thua (nėnkupto : dėshmon, debaton, ushtron) diēka, dije pra se nuk mundesh ta tėrheqėsh mė mbas. Do tė jetė tepėr vonė. Si tė thuash intervista ėshtė njė moment vendimtar ekzistencialist.
    Jam i mbėrthyer tėrėsisht nė lojėn e artit dhe letėrsis. Heronjtė e mi janė artistėt dhe shkrimtarėt. Gjithmonė kam dashur tė shkruaj. Por njėkohėsisht kam konstatuar se nuk ėshtė mirė qė gjithmonė dora tė rrėmbej penėn dhe tė filloj tė lėvrij mbi fletėn e bardhė pa patur tė bėjė me mua vėrtetėsisht. Si tė thuash duhet eliminuar shkrimi (nėnkupto : krijimi) automatik. Por kjo dukuri asnjėherė nuk ka ndodhur tek unė.
    Natyrisht, kam shkruar disa poezi. Dikur, nė klasė tė pestė a tė gjashtė fillore, shkrova poezinė "The Pony Express" qė ėshtė edhe poezia ime e parė. Mė tej nė shkollė tė mesme shkrova "Horse Latitudes" poezi nė forėm ballade. Mė kujtohet gjatė periudhės sė shkollės sė mesme e mė tej kam mbajtur vazhdimisht shėnime, fletė ditari, dorshkrime, etj, tė cilat pėr arsye idiote, mė sakt pa asnjė arsye tė veēantė, i hodha tė gjitha. I kisha mbajtur ato fletore prej njė kohe tė gjatė. Kisha shkruar ndėr to pėrgjatė netėve tė njėpasnjėshme pambarim. Por po qe se nuk do t'i kisha hedhur, asnjėherė mė mbas nuk do tė kisha shkruar diēka origjinale. Sepse ato nuk ishin gjė tjetėr veēse grumbullim mendimesh (ideshė) nga gjėrat qė kisha lexuar ose dėgjuar pėrgjatė pėrvojės time jetėsore. Si tė thuash ishin kopje iluzive tė kėsaj pėrvoje. Besoj sinqerisht se po qe se nuk do t'i kisha hedhur tė gjitha, asnjėherė nuk do tė isha individ i lirė.
    Mmm... kam idenė se poezia e vėrtetė nuk pėrpiqet tė thotė (ose deklamoj) diēka. Ajo thjesht tė jep ēelsin e mundėsive (ose pėrzgjedhjeve). Tė hap tė gjitha portat. Ti mund tė hysh nė cilėndo port prej tyre qė e ke tė hapur pėpara vetes dhe qė e shikon tė arsyeshme. Dhe ėshtė kjo besoj arsyeja e vetme qė arti poetik ka kaq shumė vlera pėr mua sepse tė drejton drejt pėrjetėsisė. Si tė thuash ėshtė i pėrjetshėm. Pėr aq kohė sa njerėzimi do tė ekzistoj do tė ketė fjalė dhe kombinime artistike fjalėsh. Asgjė tjetėr nuk mundet tė mbijetojė kundrejt shkatėrrimit total (holocaust) pėrveē poezisė, vargjeve dhe kėngėve. Asnjė njeri nuk mundet tė mbaj pėrmendėsh nė memorjen e tij njė roman tė plotė fjalė pėr fjalė. Asnjė njeri nuk mundet tė mbaj pėrmendėsh detaj pėr detaj sekuenca nga njė filėm i plotė. Asnjė njeri nuk mundet tė transformojė nga ana materiale nė idealistike dhe ta mbarti copė mbi copė ose imazh mbi imazh, nė memorjen e tij njė skulpturė apo pikturė. Por pėr aq kohė sa njerėzimi (humanizmi) do tė ekzistojė, atėherė do tė kemi vazhdimisht kėngė dhe poezi.
    Nė qoftėse poezitė dhe kėngėt e mia kanė pėrciell tek ju diēka (ose gjithēka) , ka ndodhur pikėrisht sepse kanė transmetuar tek njerės tė ndryshėm reflektimin e kufijve tė rrugėve qė pikėrisht ata kanė parė dhe thellėsisht ndier tė pasqyruara nė to.

    Los Angeles, 1969 - '71

    Shqipėroi Flurans Ilia
    lundertar pa atdhe

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Kur flitet per The Doors menjehere me kujtohet Jimi. Muzika eshte me te vertete fantastike por po ti vesh shume prapa poezive te tij eshte paksa e trishtueshme sidomos fundi i tij. Kur mendon seriozisht rreth teksteve te tij nuk ka kthim prapa por te ndryshon jeten, dhe te fut ne kanale te paimagjinuara pasi "can permes anes tjeter"!
    death makes angels of us all and gives us wings
    where we had shoulders smooth as ravens claws

  10. #10
    jimmy_albanian
    Anėtarėsuar
    28-04-2007
    Postime
    10

    The Doors (Jim Morrison)

    ...kulminacioni dhe manifestimi i artit shpirteror si e bene ''The Doors'' me frontmenin e tyre Jim Morrison, mendohet se ende nuk eshte arritun per te kuptuar muzika e ketij grupi!?Nje shans shume (hasent an word about this) per neve pas nje afer 40 vjet cep te kohes!

  11. #11

    Jim Morrison - Rock Is Dead!

    Jim Morrison ishte ai i cili i tregoj disave se njerezimi per nga natyra eshte te jetoj i lire, mesa duket gati askush spo mund'ka te boj naj postim ne lidhje me THe Doors dhe legjendarin Jim ?Morrison, cdo te mire Fatluminati dhe me vjen mire ce ke hapun nje teme sic e meriton diskutohet veprimtaria e Jim Morrison.C'do rrespekt Fatluminati!!!

  12. #12
    jimmy_albanian
    Anėtarėsuar
    28-04-2007
    Postime
    10

    The Doors, Jim - history

    Historia e legjendės sė tyre i ka fillimet e veta ndėrsa Jim Morrison (poet, shkrimtar dhe rok-vokal) sė bashku me shokun e tij tė Universitetit tė Los Angel-it studentin Ray Manzarek (organo elektrike dhe pianofort) ishin duke ecur nė bregdet nė gusht tė vitit 1965. Jim-i mbi rėrėn dhe ambjentin e ngrohtė tė plazhit i hapet shokut tė vet duke i recituar vargje nga poezia " Moonlight Drive " : Let's swim to the moon / uh huh hu / Let's climb throught the tide / Penetrate the evening that the city sleep to hide... Manzarek pasi e dėgjon mendueshėm i thotė : Kėto janė lirika tė shkėlqyera pėr kėngė qė s'i kam dėgjuar asnjėherė mė parė. Le tė ngrejmė njė grup roku dhe le tė bėjmė miliona dollar mė tej. Jim ishte aq i befasuar sa nuk mundi t'i kthente pėrgjigje shokut tė vet se pikėrisht ishte kjo ide qė bluante nė mėndje prej njė kohe tė gjatė. Kėshtu lindi legjenda e quajtur The Doors. Sė bashku me ta u bashkuan kitaristi Robbie Kreiger dhe bateristi John Densmore.
    Nga viti 1967 gjer nė 1971 Morrison, Manzarek, Krieger dhe Densmore regjistruan shtatė albume muzikore me kompaninė Elektra Records qė e shpunė The Doors nga njė grup muzikor klubesh , nė vėndet e para tė klasifikimeve muzikore , gjer nė sferat e grupeve tė pavdekshme nė historinė e rokut. Padyshim qė Doors-at , si i quanim nė ato kohė nė Shqipėri, kanė ngelur njė ikonė roku edhe sot me njė freski dhe pavdekshmėri rrėnqethėse qė vazhdojnė tė impresionojnė brezat.
    ja dhe nje link sa i perket The Doors:http://doorshistory.com/

  13. #13
    (Fatluminati), mundesisht te me ndihmosh permes naj linku ne te cilin mund te gjej informata rreth nje filmi ne te cilin protagonist ishte Jim Morrison, pershendetje and stay cool broth..!

  14. #14
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Nje nga grupet me te bukura te asaj kohe dhe qe sot degjohen shume, te pakten mua me pelqejne shume kenget e tyre. Jim Morrison perveēse ishte nje kengetar shume i mire ishte dhe nje poet i shkelqyer dhe nje nga njerezit qe ka thene shume fjale te zgjuara si psh:

    "Nuk e le dot cigaren sepse eshte e vetmja gje qe digjet per mua"

    "Nje dite pashe qe me kishin vjedhur kepucet dhe u hidherova shume, por kur pashe nje tjeter njeri qe nuk kishte fare kembe thashe jam njeri me fat"

    "Me pelqen shiu sepse eshte i vetmi qe te lejon te ecesh me lot ne sy dhe me koken lart"

    Nga kenget e preferuara te ketij grupi veēoj, "Rider On The Storm" & "The End"
    Jane kenge teper te bukura dhe kurre nuk do u humbet vlera.

    Imperator
    Albanian Perandory

  15. #15
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    People are Strange

    Peolple are strange when you re a stranger
    Faces look ugly when you re alone
    Women look ugly when you re unwanted
    Streets are uneven when you are down

    When you re strange
    Faces come out of the rain
    When you re strange
    NO ONE REMEBERS YOUR NAME

    When you re strange
    ......................................
    La vida es un carnaval

  16. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    The Doors te paaritshem padyshim...edhe pse njeri ka vdekur ai gjithmon do te jetoj si nje legjend e gjalle e muzikes boterore..


    RaPSouL
    Sui generis

  17. #17
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Kur flitet per The doors menjehere me kujtohet"break on through to the other side"dhe"L.A.Woman"kenge te pavdekshme
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  18. #18
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Jim the great
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  19. #19
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Spanish Caravan

    Carry me
    Caravan
    Take me to Portugal
    Take me to Spain,
    Andalusia
    With fields of grain

    I have to see you
    Again and again
    Take me
    Spanish caravan
    Yes
    I now, you can

    Tradewinds find galleons
    Lost in the sea
    I know where treasure? Is waiting for me.
    Silver and gold
    In the mountains of Spain

    I have to see you
    ...................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 16-06-2007 mė 13:47
    La vida es un carnaval

  20. #20
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Love me two times

    Love me two times,baby
    Love twice today
    Love me two times,girl
    I am going away

    Love me two times,girl
    One for tomorrow
    One,just for today
    Love me two times
    I am going away

    Love one time
    Could not speak
    Love me one time
    Yeah,my knees got weak

    Love me two times,girl
    Last me through the week

    Love me two times
    I am going away
    ..........................
    ...........................
    Five to one, Roadhouse Blues( live).,Horse Latitudes, L.A.Woman. Not to touch the earth, waiting for the sun, The end, love her madly......
    Jeta ekstreme dhe dramatike e Jim Morrison-it ( Poeti i rokut) qe kaloi si nje komete ne "television sky" perfundoi ne fragmente kokaine dhe dhe materie pa jete kur realiteti i shkau nga dora.Historia e tij eshte cilesuar eshte nje histori gjenialiteti dhe marrezie; poet ,kengetar,folozof i kendoi si askush tjeter aneve te erreta te jetes, sensualitetit,instikteve, dehjes (si pjese e gezimit te jetes),rrebelimit dhe here here provokonte publikun e papjekur.
    " Doja vetem te provoja kufijte e realitetit............Isha kurioz te dija se cfare do te ndodhte. Gjithcka ketu, vetem kuriozitet.........."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 16-06-2007 mė 17:09
    La vida es un carnaval

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jim Morrison
    Nga J@mes nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-09-2010, 11:59
  2. Jim Morrison
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:58
  3. Jim Morrison - An American Prayer
    Nga MtrX nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 03:14
  4. Pėrkthime (tė ndryshme)
    Nga ^VJOSA^ nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 11:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •