Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Rinia, mbartesi i te ardhmes.

    Thone dhe eshte vertetuar se rinia eshte e ardhmja e nje shoqerie, e nje pupulli, dhe e nje vendi. Sa e afte eshte rinia shqiptare ta perballoje te ardhmen, kur provimet merrem me lek, kur leksioni nuk zgjat me shume se 30 min, kur studentat nuk kapin liber me dore?
    A jane ata ne gjendje te mbartin pergjegjesite dhe obligimet per te udhehequr, edukuar, zhvilluar dhe cuar perpara shoqerine njerezore?

    Dihet se prindi eshte institucioni i pare dhe nje nga me te rendesishmit por a eshte neglizhur ky rol nga ana e tyre?

    Po masmediat cfare roli luajne? Sa here ne muaj organizohen programe edukative ne radio apo televizon per parandalimin e dukurive negative?

    Cfare kontributi mund te jepnit ju per te ardhmen e Shqiperise edhe pse mund te jeni ne anen tjeter te globit?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Rinia eshte e Ardhmia !

    Nje shprehje e thene dhe e degjuar me mijra here .
    Ne te rinje , une dhe ti , do jemi arkitektat e shoqerise se ardhme njerezore . Pas pak vitesh do jemi protagonist ne skenes e historise ( ne mos jemi qe tani )
    Shoqeria njerezore qe te eci perpara kerkon , ide te reja , fantazi , romatizem , kerkon sakrifice e vetmohim.
    { Sikurse mund te kerkje dhe te kunderten : dmth qe mos kesh asgje nga keto aftesi per te kthyer prapa , per tu kthyer ne mesjete , dikujt ndofta i intereson dhe kjo prespektive .... eshte dhe kjo nje zgjidhje }
    E megjithate ne jemi ata qe duhet ti mbartim gjithe keto cilesi , ne jemi e neserme qe po agon !
    Keshtu thone ... e megjithate shume prej nesh akoma se ka zbuluar vertesine e kesaj thenjeje . Ndofta si kane bere kurre pyetjen vetes : Jam une e ardhmja ?
    Se ne do e kishin bere ,ne do e kishin kuptuar dhe do i ishin pergjigjur atehere ndaj shume prej ketyre ''cudirave'' qe ben sote ne bote , rinia do reagonte , te pakten !
    * Vertete jemi ne e ardhmja ?
    *Po valle a jemi ne te afte , a kemi ne keto endra , a kemi dijeni te rolit dhe te pergjegjesise tone kundrejt te ardhmes ?
    *Po ca jane keto detyra dhe pergjegjesi qe kam une kundrejt vetes ne radhe te pare e kundrejt gjithe shoqeirse njerezore njekohesisht ?
    Mua te vetmen gje qe me kane thene , eshte te gjej nje pune mundesisht dogane e te nxjer sa me shume lek , me cdo lloje menyre !
    *Kush me pergatiti mua , per nje te ardheme te tille ?
    Po endra pse duhet te kem ?
    E ca jame une , qe do mund te ndryshoje boten ?
    Nje '' bulze uji ne oqena'' , ndaj me mire te ri te bej qef ,
    te jetoje jeten time ( duke pare tv ), pa ca me duhet per
    boten .
    " Pse prindet e mi qe besuan e qe kishin endra ca fituan ?
    Ja tani punojne si pastusa ne mergim ..... !

    A s'jane keto miq te dashur shume prej pyetjeve dhe mendimeve qe kane shume nga bashkmoshataret tane , ndaj gjithe atyre qe thone qe ne jemi e ardhmja ?
    Po valle a nuk eshte detyra e gjithkujt ti japi pergjigje ketyre pyetjeve ?
    Jo eshte detyre e familjes , e shkolles , e mediave , e shoqerise.............. - mund te thote dikush .
    - ''He mo ce can koken '' se dhe prinderit tani a nuk jetuan si figurante ne ''filmin'' e jetes se tyre , pse valle mos rrojme dhe ne ?
    Po miku im i dashur eshte dhe kjo nje rruge qe mund te zgjedhesh , por pavaresisht ne do a sdo , pavaresisht ne je gati a jo , pavaresisht ne je pergatitur shpirterisht , fizikisht , moralisht per misjonin tende , ti nje dite do jesh ''kapiteni i anijes tende '' ( do jesh prind , do jesh punetore , a specilaist , mesues a deputet ...... ) dhe athere do jete ne doren tende ne kete anije do e copetosh mbi shkembinjte , ose te zbulosh ''Ameriken '' !!!
    Ndofta duhen kritikuar prinderit tane ( famija eshte baza per gjithcka ) ndofta sistemini shoqerore ku jetuam , fati e jeta tone , ndofta mediat ......... por dije miku im , pavaresisht nga gabimet tragjike qe jane bere , per shkak te gjithe atyre faktoreve qe radhitem me larte , pavaresisht qe misjoni jote eshte shume me i veshtire ne keto kushte , akoma loja s'eshte e humbur , akoma ekzistoje mundesi per ti ndryshuar gjerat .
    Dhe ti bashkmoshatari ime ke mundesi te ndryshoshe e te regulloshe shume prej gabimeve te se kaluares.
    Le mos te kerkojme fajtore per gjendej ne te cilen ndodhemi , por le te mesojme nga e kaluara duke i mbajtur syte drejt se ardhmes.
    Ne ate skene , do luajme vetem une dhe ty........ ,dhe pasi te kemi mbaruar ne ''rolin'' tone do duhet tua leme brezave qe vinjne . Kjo eshte kontrata , keto jane regullat e ''lojes''
    Ndaj le te fillojne te mendoje e te veprojme duke mos harruar : ''Ne jemi e ardhmja '' !!!

    **Dhe dicka tjeter : Le mos tu leme dhe ne femijeve tani nje bote si kjo qe po na lane neve prinderit tane !!!
    :T

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    BRAVO SYLY...

    CA SHOKU QE KAM. MBAS KETYRE QE THE NUK KAM ASGJE PER TE SHTUAR.
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    22
    Sydylimir
    Me mendimet qe ke sjelle tek jo teme bie plotesisht dakort. E vertet eshte se ne jemi e ardhmja, edhe po ne duhet te sakrifikojeme edhe te krijojme nje te ardhme me te mire per femijet tane sesa ajo e cila na eshte dhene ne. Mirepo puna eshte se adoleshenti normal nuk i mendon keto gjera ( te pakten shumica e atyre me te cilet kam pasur te bej une). Shumica e adoleshenteve jane mbyllur ne mendime dhe dilema qe per ata kane me shume rendesi pershembull te kene makinen me te shpejte apo si bej "pimp out", jane te zene me probleme emocionale etje etje edhe nuk kane mudnesine mbase edhe kapacitetin mendor te konsiderojne hallet e verteta qe jeta ju hedh perpara.Kuptohet se jo te gjithe jane keshtu perkundrazi ka adoleshente te cilet perdite luftojne me dilemen e te ardhsmesh por pjesa dermuese nuk mendojne kaq felle. Me respekt Visi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shqipe_01 : 25-06-2003 mė 03:24

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Pershendetje,

    Shume akuza e pyetje keni ndezur, do i pergjigjem me pak fjale.

    Po, eshte e vertete qe dikush paguan, por "pagesa" behet per te hyren ne shkolle, dhe vetem ne disa shkolla e jo ne pergjithesi, si psh Juridiku, shkencat sociale, por jo ne marrjen e provimeve. Nuk po flas ne ajer apo me te degjuar, flas ngaqe njihem me kete realitet.

    Prinderit, c'te bejne me shume ata, pak po vuajne per kete ndryshim sistemi, gjithsesi prinderit i kane freret ne dore, dhe po ambientohen me sistemin e ri, gje qe nuk eshte e lehte.

    Rinia, eh... ne fakt shoqeria Shqiptare eshte ne periudhe trazicioni, por avash avash po krijohet nje rini moderne, me themele te forta per te ardhmen, por kjo s'behet sa hap e mbyll syte, por me kohe e durim.

    Kontributi, te marrim shkollimin jashte atdheut, pot frytet mos ti vjeli i huaji por vendi yt.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Kontributi, te marrim shkollimin jashte atdheut, pot frytet mos ti vjeli i huaji por vendi yt.


    Frytet e shkollimin duhet ti vjele ne rradhe te pare individi, dhe nepermjet tij, ne vartesi te atdhedashurise ose patriotizmit te tij (quajeni si te doni), dhe atdheu.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Postuar mė parė nga Ingenuous


    Prinderit, c'te bejne me shume ata, pak po vuajne per kete ndryshim sistemi, gjithsesi prinderit i kane freret ne dore, dhe po ambientohen me sistemin e ri, gje qe nuk eshte e lehte.


    Prinderit duhen te shtyjne femijet e tyre te shkojne ne shkolle dhe te edukohen. Po bej fjale ketu per fshatrat qe jane edhe nje pjese goxha e madhe e popullsise. Ne sa fshatra te thella nuk jepen leksione me shume se 8 vjecarja? Mos zer ne goje pastaj librat apo edhe materialet e nevojshme per laburatoret etj etj.




    Rinia, eh... ne fakt shoqeria Shqiptare eshte ne periudhe trazicioni, por avash avash po krijohet nje rini moderne, me themele te forta per te ardhmen, por kjo s'behet sa hap e mbyll syte, por me kohe e durim.

    Kontributi, te marrim shkollimin jashte atdheut, pot frytet mos ti vjeli i huaji por vendi yt.
    Mirulexofshim.

    Pamvarsisht se shoqeria Shqiptare eshte ne periudhe tranzicioni rendesi te vecante duhet ti kushtohet arsimit dhe edukimit, jo vetem shkolla por edhe aktivitete te tjera mbas shkollave, librari, klube sportive etj. Sigurisht qe tranzicioni nuk behet sa te hapesh e mbyllesh syte, kjo dihet por pyetje ime eshte, me keto kushte qe bashkemoshataret tane kane sot a jane te after te drejtojne dhe te ecin me hapa te ngjashem me gjithe pjesen tjeter te botes?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    28
    Falenderoj ate qe ka hapur kete teme. Te tilla probleme eshte shume e domosdoshme te diskutohen gjeresisht ne ambjentet shqiptare. Qe rinia eshte e ardhmje, kjo nuk ka dyshim dhe nuk ka sens te diskutohet. Problemi shtrohet pikerisht te rinia shqiptare e cila ka perpara detyra dhe obligime me te renda per ti kryer se rinite e shume vendeve te tjera. Bashkohem me mendimet e parashkruesve per sa i perket nivelit intelektual te gjenerates qe po rritet ne vendin tone. Une jam Pedagog ne Universitetin Bujqesore te Tiranes, e di qe gjera te renda ndodhin ne sjelljet e kolegeve te mi ne raport me studentet e tyre dhe sidomos me vleresimet ne provime, ku eshte rasti i vetem qe i jepet pedagogut qe te tregoje autoritetin, personalitetin dhe sigurine e duhur ne zbatimin e drejte te ligjit dhe obligimit te madh qe ai ka para shoqerise shqiptare. Ne shume raste postin qe kane shume pedagoge e shfrytezojne per interesa personale. Shoqeria jone eshte akoma ne fazen e perpjekjeve per krijimin e nje shteti ligore ku ligji percakton dhe drejton gjithēka, deri sa te arrihet kjo njerzit do te vazhdojne te manipulojne. Mekataret me te medhenj te ketyre gjerave jane politikanet, te cilet shpesh qellimisht lene boshlleqe ligjore pa i shkruar apo pa i zbatuar per t'i shfrytezuar, po ata, ne interes te tyre. Kjo vjen nga qe ne kemi njerez qe kan hyre ne politike pa u seleksionuar nga askush (p.sh. kan ardhur, bie fjala, nga fusha e sportit apo e artit, ne kemi politikan-piktore, politikane-basketbolliste etj., etj). Dihet qe politika komandon, ne kete rast ngaterron, ē'do qelize te shoqerise. Konkretisht ndodh qe neri ka nje mik ne parlament (ose lek shume) dhe dergon djelin/vajzen ne shkolle. Per ate nuk ka problem nese femia i tij meson, e rendesishme eshte qe ai te mari diplomen qe pastaj miku (leku) t'i gjej atij punen e rendesishme ku te kete ne dore te beje manipulime te tjera me te medha. Prondaj vellezer fajtoret duhen kerkuar pikerisht ne majat e politikes, administrates shteterore.
    Me respekt Ramiz Metaliaj
    Mjafton emeri im

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    RINIA ESHTE E ARDHMJA !?
    E ardhmja eshte e RINISE etj etj etj..................... brockulla
    Te besosh keto BROCKULLA te thena per vite e vite eshte si te vazhdosh te besosh se: shpresa vdes e fundit.
    E te mos harrojme se KUSH USHQEHET ME SHPRESE VDES I URITUR.
    RINIA NUK I PERKET VETEM SE ARDHMES AJO ESHTE DHE E TASHMJA,
    te pakten duhet te ishte

  10. #10
    une jam dakort me gabrielin (nese e kam kuptuar drejt)

    rinia eshte e tashmja

    perndryshe
    "prit gomar te mbije bar"

Tema tė Ngjashme

  1. Antimateria - energjia e se ardhmes?!
    Nga sam1r nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-07-2011, 12:32
  2. Tirana e se Ardhmes.
    Nga CEASAR nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-10-2007, 15:06
  3. Kontratat (FUTURES) Kontrata e se ardhmes.
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:32
  4. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-03-2007, 23:53
  5. Bota e sė ardhmes
    Nga Eni nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 07:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •