Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Si ruhej Enveri

    Korrieri


    ---------


    Pese sozite e Enver Hoxhes

    Kush ishin njerezit qe gjate 40 viteve, luajten rolin e dytesit, per te ruajtur jeten e Diktatorit gjate udhetimeve te tij jashte Tiranes. Te cilet, beheshin "mbreter per nje udhetim". Rrefehet nje nga njerezit me te afert te sigurimit te eskortes: Dy autokolonat dhe pse Sekretari i Pare, nuk udhetoi asnjehere ne makinen e tij, por ne ate te Nexhmijes?



    Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohesh shqiptaret, ka marre pergjigje nga me te ndryshmet. Por ne vend qe te sqaronin, ato e kane dendesuar edhe me teper mjergullen rreth temes intriguese. Vetem tashme, pas 18 vjet pas vdekjes se njeriut qe udhehoqi me dore te hekurt Shqiperine, nje deshmitar pranon te flase. Eshte rrefimi i njerit prej njerezve te sigurimit te aftert te jetes se Hoxhes, ai qe duket se ka shkundur pluhurin qe mund te varroste perfundimisht enigmen e madhe. Historia e tij dhe e sozive te Hoxhes, eshte e thjeshte. Enver Hoxha jo vetem ka patur dytes, por njerezit ne nje rol te tille, mesohet te kene qene plot kater. Madje per te qene edhe me te sakte, pese. Ky i fundit, madje eshte bere publik per here te pare ne mediat perendimore e me pas edhe ne ato shqiptare, por qe fotoja apo rrefimi i deshmive te drejtperdrejta nuk eshte bere kurre publike.

    Nga kater te paret, sy prej tyre tashme kane vdekur, ndersa ish koleget e tyre vazhdojne te shtyjne ditet e pleqerise ne apartamentet prane ish Bllokut te udheheqjes, vendit ku vec detyres se pjestarit te eskortes, ata kane luajtur edhe rolin e sozise (dytesit) se tij.

    Si ruhej Enver Hoxha

    Njeriu qe rrefen, ka sherbyer prej afer tri dekadash ne skuadren speciale te sigurimit te jetes se Enver Hoxhes. Si te gjithe ata qe kane punuar prane Dikatorit komunist, ai pranon te tregoje historine, por kundrejt anonimatit. E bej per hir te se vertetes thote duke bere publik edhe nje nga sekretet me te medha te punes dhe jetes se tij: Pergatitjen e sozise gjate udhetimeve ne sherbimet jashte Tiranes.

    "Ishin vitet '70 kur u emerova ne grupin e shoqerimit. Pas pak kohesh ne Shqiperi do te zbuloheshin njeri pas tjetrit, shume grupe armiqesore. Per kete, masat e sigurmit te jetes se njerezve te udheheqjes, fircuan te forcoheshin dhe te sufistikoheshin. Sterviteshim ne kushtet e lojes imagjinare te nje atentati te mundshem, duke improvizuar skena nga kaseta te specializuara ose filma perendimore me kete teme. Per kete zhvillonin grumbullime 3 mujore ne vende te posacme si ne Kune (Tale) te Lezhes, vilat e Bllokut ne Plazhin e Durresit, ose ne ambjentet e Gardes se Republikes.

    "Sterviteshim per ruajtjen e udheheqesit, nga atentate klasike gjate daljeve ne publik, ose ne vendet gjate vizitave jashte ambjenteve te perditshme te punes",- rrefen njeriu i afert i Hoxhes. I cili sakteson se zhvillonim stervitje edhe per kushte specifike ne ruajtje ne kushtet e realizimit te atentateve te sofistikuara qofte nga forma e organizimit, por edhe nga mjetet dhe metodat e perdorura: "Arrinim te zhvillonim ushtrime qe ne raste pritash terroriste ne rruge, te mund te hidheshim jashte makines ne ecje e siper, duke zene pozicione luftimi me arme automatike. Vec kesaj, u modernizua edhe nderlidhja dhe menyra e sigurimit te rrugeve gjate gjithe levizjes",- thote ai.

    Per sigurimin e jetes se Enver Hoxhes, ne udhetimet jashte Tiranes, sidomos gjate pushimeve ne malin e "Dajtit", ne vilat e Plazhit te Durresit, ne Vlore, Pogradec ose vizita te ndryshme te vendit, mobilizoheshin Drejtoria e dyte ose drejtoria e "sigurimit te Udheheqjes", Garda dhe grupi i sigurimit te afert. Byroja Politike kishte hartuar nje rregullore te posacme e cila detyronte te gjitha Deget e Puneve te Brendshme ne rrethet ku do te kalonte autokolona, te qendronin ne gadishmeri numer nje, 24 ore perpara dhe per disa ore me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve ne rruge.

    Garda kryente detyren e ruajtjes se objektit ku do te pushonte ose do te qendronte Enver Hoxha. Kjo kishte te bente me ate qe ne gjuhen teknike, qe njihej si "ruajtje e afert". Ndersa ruajtja e larget e godines sigurohej nga forcat e rendit dhe Sigurimit te Shtetit te rrethit. Ne udhetimet jashte kryeqytetit, Drejtoria e Dyte organizonte dy autokolona makinash. Ne mesin e te pares e perbere nga 4 - 5 makina, qe ishte edhe autokolona me e gjate, qendronte gjithmone "Mercedes Benzi" i famshem me ngjyre te zeze, i Enver Hoxhes. Ndersa autokolona e dyte, me e paket ne automjete pak e zhyrmshme se e para, kalonte pas nje intervali prej nje ore me te paren. Ne te udhetonte zakonisht makina tip "Fiat" i thjeshte i bashkeshortes se diktatorit, Nexhmije Hoxhes.

    Supermasa e sigurise

    "Plani me te gjitha detajet e levizjes se autokolonave perpilohej nga komandanti i grupit te sigurimit te udheheqesit, Sulo Gradeci", vazhdon rrefimin ish njeriu i afert i Hoxhes. Detajet e tij beheshin te njohura vetem pak caste para fillimit te udhetimit nga Vila Numer 31 ne Bllokun e udheheqjes, per ne destinacion. Bashke me to, percaktohej edhe detyra e secilit prej pjestareve te eskortes.

    Vetem tani, pas afro 2 dekadash mesohet nje fakt teper intersant, si mase sigurie qe perdorte diktatori shqiptar, i cili nuk kishte si te bente perjashtim nga rregulat qe kane perdorur te gjithe diktaotret e shoqerise njerezore, duke nisur nga faronet e Egjiptit te Lashte e deri tek Sadam Hyseini. "Enver Hoxha per arsye sigurie, thuajse asnjehere nuk ka udhetuar ne makinen e tij personale jashte kryeqytetit",- deklaron njeriu shume i afert i tij. I cili sakteson se "ai zakonisht udhetonte ne autokolonen e dyte, ne makinen e Nexhmijes".

    Qe kjo skeme te funskiononte ne te gjitha detajet, duhej qe te gjithe njerezit te pershendesnin ne makinen e zeze te autokolones se pare, "udheheqesin". Por, ne te njejten kohe, Enver Hoxha ne te vertete te mos ishte aty. Ne kete moment dilte ne plan te pare, domosdoshmeria e njereze te dyfishte, dytesave, sozive qe do te zevendesonin kreun e shtetit ne udhetimin e tij. Per shkak te kesaj detyre speciale, ata duhet te kishin edhe cilesi antopometrike sa me te peraferta me te. Pikerisht per kete, gjendeshin njerez me moshen, shtatin, pamjen e jashtme fizike te perafert. Por nga ana tjeter, sekreti i ketij veprimi duhej te ruhej, aq sa dhe jeta e tij. Dhe zgjidhja duhej bere me sa me pak rrisk, nga te gjitha pikepamjet.

    "Sozite"

    Ndoshta per kete kishte ndihmuar vete Enver Hoxha, qe ne 10 korrikun e larget te vitit 1943. Atehere, kur ne Labinot te Elbasanit do te zhvillohej mbledhja per krijimin e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Nacionalclirimtare te Shqiperise dhe ai do te zgjidhej komisari i kesaj ushtrie. Por ato dite do te krijohej edhe grupi i sigurimit te jetes se njeriut qe do te drejtonte per mbi 40 vjetet e ardheshme Shqiperine komuniste. Enver Hoxha do te zgjidhte per kete detyre speciale, partizanet Halim Zano dhe Axhem Abazi. Krejt rastesisht ata kishin te njejten moshe me njeriun qe do te ruanin. Nje detaj qe ne ate kohe dhe per ate detyre, nuk kishte aspak rendesi. Madje, Halim Zano kishte te njejtin fizik dhe lartesi trupore me komisarin e ushtrise partizane.

    Ky fakt qe nuk kishte dhe aq rendesi ne ate kohe, do te hynte ne pune shume vite me vone. Atehere kur si ne te gjithe vendet e lindjes komuniste, masat per sigurimin e jetes se udheheqesit sa vinin dhe forcoheshin. E si te gjithe diktatoret, edhe Enver Hoxha do te kishte nevoje per sozine e tij. Jo ne kuptimin praktik te perdorimit te njerezve te emertuar me kete fjale ose, me ate qe ne fjalorin e gjuhes shqipe njihet me emrin DYTESHOR, ose KIPC.

    Dy njerezit qe prej kohesh ruanin Enver Hoxhen, do te luanin here pas here kete rol, duke qendruar ne sediljen e pasme te vetures se zeze. E qe skema te funksiononte duke mashtruar "armiqte e partise dhe te popullit" qe mund ti benin atentat udheheqesit, por edhe njerezit te mos zhgenjeheshin, ata duhet te dukeshin edhe si ai. Per kete, Sulo Gradeci mesohet te kujdesej deri ne detaje duke i veshur sozite me petkun e Hoxhes. Prapa shpejtesise se makines, xhamave te erret te Mercedesit, perdes dhe efektit psikologjik, mjaftonte qe Zano ose Abazi te mbanin veshur nje pallto te zeze, nje kapele rrepublike e size te erreta qe te krijonin efektin e duhur. Here pas here, atyre i duhej qe te pershendesnin njerezit e shumte ne te dyja anet e rruges me dore, sipas menyres "alla Enver": me pellemben gjysem te mbyllur, qe lekundje pertueshem nga lart- poshte. Busti i tyre si i Enver Hoxhes, mosha dhe ngjyra e njejte e flokeve ndihmonin qe trukimi te thjeshtezohej dhe efekti te funksiononte perfekt.

    Ka vazhduar keshtu deri ne vitet '70 kur Zano e Abazi dolen ne pension, megjithese edhe pas kesaj periudhe "per arsye madhore", thirreshin qe te ushtronin profesionin e papaguar. Pas tyre, kete rol mesohet ta kene luajtur here pas here edhe dy persona te tjere. Te cilet si edhe dy te paret benin pjese ne grupin e shoqerimit te Sekretarit te Pare te Komitetit Qendror te Partise se Punes se Shqiperise...

    - vijon neser -

    Neser do te lexoni: Kush jane dy sozite e tjere te Enver Hoxhes nga rradhet e eskortes se tij. Dhe zbulimi i nje gazetari te se perjavshmes britanike "Sunday Times": Si e takova ne Saver te Lushnjes, Peter Shapllon, ish dentistin tropojan qe pas operacioneve kirurgjikale, u be per shume vjet, sozia e Enver Hoxhes. Dhe si e perdori Diktatori sozine ne diten qe dhkoi ne Kongresin e Bashkimeve Profesionale, ne kohen e Bandes se Xhevdet Mustafes.

    Korrieri



    ----

    Pak fjale...

    Sinqerisht veshtire e ka psur shoket Kadri e Llamb Pecin e Sulo te gjejne gjatovino elegante si Enveri.

    Sot Nano-Meto mjafton nje xerr te beje me celulare e i paraqiten menjeher plot shal-trashe e bark -by-the-medhej te ngjashem si sozi...plus dhe pagesa eshte e mire..

    lol.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri
    -----------------

    Pese sozite e Enver Hoxhes
    Vazhdon rrefimi i jashtezakonshem i ish badigardit per 3 dekada me rradhe i Enver Hoxhes. Kush ishin 4 njerezit qe e zevendesuan dikatorin per aresye sigurie, gjate udhetimeve te tij jashte Tirane. Dhe pershkimi i daljes me te tensionuar te duehqeqesit ne publik: Kongresi i Bashkimeve Profesionale, ne kohen e Bandes se Xhevdet Mustafes

    - vijon nga dje -

    Halim Zano dhe Axhem Abazi kane vazhduar ta luajne rolin e zevendesuesit te figures se Enver Hoxhes ne makine, gjate kohes qe eskorta e tij levizte jashte Tiranes, deri ne vitet '70, kur edhe dolen ne pension, per shkak te moshes. Por, here pas here, burimet nga ish Drejtoria e Dyte qe merrej ne ate kohe me sigurimin e udheheqjes, saktesojne se edhe ne kete kohe, ata thirreshin here pas here, "per aresye madhore", qe te ushtronin profesionin e tyre te papaguar, por qe padyshim e kane konsideruar si nje nga detyrat me speciale qe i eshte besuar ndonjehere. E cila ne ate kohe, i eshte servirur atyre si nje detyre ku ato do te loznin sozine e diktatorit, por thjeshte, si nje mase shume e larte sigurie per jeten e tij. Dhe fakt eshte se ata kurre nuk e kane bere dytesin e Enver Hoxhes ne publik, gjate daljeve te tij gjithnje e me te rralla jashte Tiranes. Por, detyra e tyre kufizohej vetem brenda maiknes se Sekretarit te Pare te KQ te PPSH.

    Pas Zanos e Abazit rolin e KIPC-it, mesohet ta kene luajtur here pas here edhe Kadri Bregu e Qazim Malaj. Te cilet, pas viteve '70, u perfshine ne grupin e shoqerimit te Hoxhes. Ndersa dy te paret nuk jetojne me, dy te fundit nuk kane pranuar kurresesi deri tani te prononcohen per mediat. E para ndoshta per aresye se rregullat e profesionit te tyre shume delikat, diktojne ne kodin e tyre, rregulla te heshtjes se perjeteshme. Dhe e dyta, kjo ndoshta lidhet me faktin se ata nuk e pranojne se kane qene sozi te Enver Hoxhes, ne kuptimin e perdorimit masiv dhe te drejtperdrejte qe ka kjo fjale. E cila nenkupton nje person me ngjashmeri thuajse identike me personazhin (qe zakonisht kanqe qene diktaotret) qe duhet te zevendesojne gjate ndonje dalje ne publik, per aresye te sigurise se jetes se tij. Megjithate, ata pranojne se e kane zevendesuar udheheqesin komunist shqiptar, per aresye sigurie, gjate ushtrimit te detyres se tyre, vetem brenda hapesires se makines se tij.

    Pas xhamit te mercedesit te zi

    Te gjithe shqiptareve, qe kane jetuar ne ate kohe ne qendrat e banimit prane rrugeve nacionale, i ka rene rasti te pakten qe nje here ne jete te jetojne kete skene: "Nje autokolone me 4-5 makina levizte me shpejtesi, por pa zhurme, pa sirena e drita te ndezura. Ne mes te tyre, zakonisht qendronte nje limuzine e zeze, e ndryshme nga Benz-at e zinj te udheheqesve te tjere komuniste. Nje grumbull i tille makinash luksoze ishte nje ngjarje e jashtezakonshme per rruget e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolone, qe ishte me e gjate se e udheheqesve te tjere, ishte shenja me e mire se ne te po udhetonte Enver Hoxha.

    Te gjithe vraponin me shpejtesi ndane rruges per te mos humbur rastin, qe te veshtronin nje skene qe kushedi se kur do t'i jepej rasti ta shihnin perseri. Te gjitha veshtrimet hidheshin per tu perqendruar vetem aty: Tek xhami i pasem i Mercedes Benzit te zi, fuoriseria.

    Ajo kalonte me shpejtesi, bashke me te tjerat. Njerezit ngulmonin te zhbironin ne sediljen ku pas shoferit dhe shoqeruesit te pare, qendronte Udheheqesi i tyre. Por perdja pas xhamit te erret e veshtiresonte punen ne ato pak sekonda tejet te rrala e te vecanta. Megjithate ata mundnin te dallonin pas kapeles se republikes, syzave te erreta dhe thinjave mbi jaken e palltos apo kostumit te zi, silueten e Enver Hoxhes te fiksuar ne mijera portretet qe mbushnin te gjitha shtepite, zyrat, ekranet e televzionit te vetem shteteror dhe fasadat e qendrave te qyteteve dhe te gjitha fshatrave te Shqiperise.

    Mundi i atyre njerezve qe do t'i komentonin me dite te tera keto caste, ne kete menyre nuk kishte shkuar kot. Aq me teper kur kesaj pamje i shtohej nje tundje pellembe nga lart poshte, ne drejtim te tyre. Pasi e kuptonin se Hoxha kishte kaluar, njerezit nisnin te shperndaheshin per te mbushur oret e e pafund te diteve te tyre te njetrajtshme. Pas nje ore gjithcka kishte filluar te fashitej ne qendrat e tyre te banuara. Ndaj, ata kurre nuk e kane ditur se ato 2- 3 makina qe kalonin ne ate kohe shpengueshem e pa pompozitetin e autokolones se pare, po transportonin vetem ne ate cast, Enver Hoxhen e vertete...."

    Zhvirgjerimi i enigmes

    Me zbulimin e ketyre fakteve te panjohura, duket se zbardhet nje nga enigmat me te medha qe kane rrethuar jeten e Diktatorit te Shqiperise komuniste. Por njekohesisht, duket se ka rene dhe njera nga legjendat me te medha qe ka rrethuar jeten e tij te ruajtur me xhelozi sa me shume larg syve te nnjerezve, per te qene gjithnje e me enigmatike e kurioze per popullin dhe njekohesisht e frikshme per bashkepunetoret e tij te afer apo te larget. Ate te sozive te Enver Hoxhes ne kuptimin e mirefillte te kesaj fjale.

    Ajo qe eshte e vertete ne te gjithe kete histori, eshte fakti se sozite e tij, me se shumti ishin manekine, pra njerez qe mbanin veshur brenda makines gjate udhetimit, vetem rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane "luajtur" kurre Enver Hoxhen jashte hapesires se brendshme te "Mercedesit" te zi. Megjithese askush nuk e pranon kete fakt zyrtarisht, ai ruhet ende madje me fanatizem, si nje nga shume enigmat qe kane shoqeruar regjimin komunist ne Shqiperi. Por, per te kuptuar me se mire detyren specifike ekstra te 4 sozive te dikatorit, mjafton te permendet nje fakt i panjohur: Megjithese ata kane siguruar ne 46 vjet pa nderprerje jeten e Hoxhes, ne dhjetra e qindra dalje te tij ne publik, portreti i tyre nuk figuron ne asnje prej mijera fotografive te publikuara te ish kreut te shtetit. Madje as ne njeren nga fotot e albumit te madh e luksoz te botuar me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Enverit.

    Ky fakt, duket se forcon me teper nje prej sekreteve me te medha qe kane rrethuar jeten e Enver Hoxhes. Sekretin e ekzistences se sozive te tij. Sekret qe deri me tani, e kane ditur nje grup aq i vogel njerezish te cilet e kane ruajtur ate si nje "veprim shume sekret i nje rendesie me teper se te vecante" saqe besohet se per te mund te kete patur dijeni vec shefit te eskortes, Sulo Gradeci edhe gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha. Ndoshta, kjo i eshte ruajtur e fshehte madje edhe vete femijeve te tyre. Pasi Pranvera Hoxha, vajza e vetme e Enver Hoxhes, duket e besueshme kur deklaron prerazi per ne se "babai im nuk ka patur kurresesi asnjehere sozi".

    Sigurimi nga banda e Xhevdet Mustafes

    "Sigurimi i jetes se Udheheqesit ne kohen kur pritej zbarkimi i Bandes se Xhevdet Mustafes, ka qene padyshim momenti me i tensionuar i punes se grupit te Shoqerimit te Enver Hoxhes". Keshtu kujton tani rreth dy dekada pas vdekjes se tij, njeri prej shoqeruesve, i cili vazhdon: "Te dhenat flisnin per ardhjen e njeres prej bandave me te rrezikshme, e pajisur me mjetet e armatimet me te sofistikuara e specializuar ne SHBA e vende te tjera te perendimit, per atentate. Shenjestra kryesore e se ciles, ishte njoftuar se do te ishte Enver Hoxha".

    Ishte koha kur ne Tirane po zhvillonte punimet Kongresi i Bashkimeve Profesionale te Shqiperise. Ndaj, Enveri kishte planifikuar te shkonte dhe duhej te levizte nga Vila Nr. 31 tek Blloku i Udheheqjes deri tek Pallati i Sportit "Partizani", ku mbahej kongresi. Dhe sipas planit, ndalimi dhe dalja e Enverit nga makina, do te behej ne oborrin e madh ndane rruges ne hyrje te kryeqytetit, prane Zogut te Zi. Pra, ne ndryshim nga heret e tjera dy autokolonat, qe i perfundonin udhetimet jashte Tiranes ne ambjente te siguruara me roje, jashte syrit te qytetareve, kete rradhe ambjenti ishte shume i ekspozuar. Megjithate, u llogarit qe Sekretari i pare te ishte ne deren kryesore hyrese te pallatit te Sportit, vetem 3 minuta para fillimit te punimeve te kongresit. Ne keto kushte, gjithcka ishte gati dhe nisi zbatimi i planit.

    Autokolona e pare, ne mes te se ciles ishte edhe Benzi i Enverit, u nis 10 minuta perpara autkolones se vertete. Per te mos rene ne sy, Diktatori do te levizte ne nje autokolone te dyte, e perbere vetem nga 2 makina tip "Volvo". Ne "Mercedes benzin" e zi, sozia (dytesi) ishte ulur ne vendin e zakonshem te udheheqesit, ne sediljen e pasme, ne anen e kundert me shoferin. Nderkohe, Enver Hoxha udhetonte ne "Volvon" e pasme te autokolones se dyte. Ne kete menyre, grupi kryesor i makinave do te shkonte bosh ne oborrin e Pallatit te Sportit "Partizani". Ekzistonte frika se kjo levizje do te filmohej nga gazetaret e Televzionit shteteror, duke dekonspiruar ne kete menyre ne syte e tyre, nje nga truket me te medha e qe perdorej me shpesh si mase sigurie per udheheqesin. Per te mos u gjednur ne befasi, kjo gje iu be e ditur vetem gazetarit te TVSH qe mbulonte ne ate kohe daljet publike te Enverit, Alfons Gurashi. Nga ana tjeter u mor masa qe te gjithe delegatet te qendronin brenda ne salle dhe ishte nderprere qarkullimi i njerezve dhe i automjeteve ne rruge dhe rrotull oborrit. Keshtu qe kur autokolona e pare fallso mberriti ne Pallatin e Sportit, dhe ashtu sic pritej Enver Hoxha nuk doli nga makina e tij zyrtare, gazetaret, te vetmit deshmitare te ketij momenti, nuk reaguan.

    Nderkohe, ish pjestari i grupit te shoqerimit te Enverit kujton se frika e nje prite dhe atentati te mundshem brenda kryeqytetit, shoqeroi te gjithe udhetimin vetem pak minutesh te Enverit. Etnsioni i ka shoqeruar njerezit e sigurimit te jetes se tij edhe gjate kohes qe ai ishte brenda salles se Kongresit. Te cilet kane marre fryme te lehtesuar, vetem pas disa oresh, kur Enver Hoxha u rikthye shendoshe e mire ne vilen e tij tek Blloku",- perfundon rrefimin njeriu i eskortes.

    - vijon neser -

    Neser do te lexoni: Historia e Petar Shapllos, dentistit nga Tropoja, njeriu i vetem qe mendohet se i'u nenshtrua nderhyrjeve kirurgjikale per te marre pamjen e Enver Hoxhes. Nje shkrim i gazetes Britanike "Sunday Times" dhe nje histori e plote e sozive, nga faraonet e Egjiptit te lashte e deri tek Presidenti Amerikan regan dhe ai iraken, sadam Hysein




    --------------

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri
    --------------

    Shapllo, ish dentisti SOZI e Enverit
    Ish dentistit nga Tropoja Petro Shapllo qe ne vitet '70 u pikas per ngjashmerite e tij antropologjike me diktatorin dhe u soll ne Tirane. A eshte e vertete historia e njeriut qe u be i vetmi dytes (KIPC) qe per ta zevendesuar Hoxhen edhe ne publik, iu nenshtrua nderhyrjeve kirurgjikale. Apo e gjitha, eshte nje histori e trilluar

    - vijon nga 2 numrat e kaluar -

    "A ka vdekur Enver Hoxha, apo sozia e tij?" Eshte ky titulli i artikullit te botuar ne 5 shtatorin e vitit 1993, ne gazeten e njohur britanike "Sunday Times". Nje shkrim qe eshte bere i njohur ne Shqiperi pak kohe me vone. Nje shkrim ku tregohet historia e jashtezakonshme e Jones, nje shkrimtar i ri nga Zelanda e Re, i cili sic thuhej ne artikull "kishte bere nje gjysem xhiroje rreth botes vetem e vetem per te rene gjurmet dhe per te takuar e biseduar me nje njeri: Petro (Petar shkruhej ne gazete) Shapllo. Per te cilen, shkrimtari kishte degjuar dhe besonte se ishte perdorur si sozia e Enver Hoxhes. Gazeta shkruan se historia e Shapllos te terheq t'a studiosh.

    Punonte si dentist ne Bajram Curri ne rrethin verilindor te Shqiperise, Tropoje derisa nje dite aty ia behu policia qe e mori me vehte. "Nje rrembim" qe askush nuk e ka deshmuar, ndoshta ngaqe askush nuk e dinte se cdo te ndodhte me te. Nga ajo kohe, ai nuk u pa me kurre nje qytetin e tij. Nuk dihet se ne c'rrethana njerezit qe siguronin jeten e Sekretarit te Pare te Komitetit Qendror te Partise se Punes se Shqiperise, kishin mesuar per ngjashmerine e Shapllos me udheheqesin.

    Gazeta "Sunday Times" vijon duke shtuar se "fytyra qe kishte Petro Shapllo, iu nenshtrua thikave kirurgjikale. Ngjashmeria e tij me Diktatorin, u kthye ne nje ngjashmeri mbinatyrore. Qe ketej e tutje ai udhetonte ne makinat e tij dhe tundte doren ashtu sic bente Enver Hoxha..."

    Shapllo nese do te ishte gjalle, do te ishte rreth 85 vjec, pak a shume sa edhe Enver Hoxha. Shkrimi thote se per fat te mire, Jones e gjeti sozine, ndersa ai jetonte ne nje fshat te thelle te Lushnjes, te quajtur Saver. Nje vend i populluar me se shumti nga ish te perndjekur politike te regjimit komunist. At Shapllo i tregoi shkrimtarit nga Zelanda, historine e jetes se tij te jashtezakonshme.

    Margarette Driscoll, autorja e shkrimit te gazetes britanike, perfundon duke thene se "fillimisht u magjepsa nga kjo rrefenje. Por me pas fillova t'a merrja ne konsiderate duke kujtuar histori te degjuara rreth "sozive" te Enver Hoxhes. E kujtoj gjithashtu se kam degjuar te njejtat histori edhe ne Rumani per Causheskun. Kuptohet, pas rrezimit te tij",- perfundon "Sunday Times".

    Sozia e Kadarese

    Ceshtja e sozive te Enver Hoxhes, nuk i ka shpetuar as penes mjeshterore te shkrimtarit te madh Ismail Kadare. Ne faqet e fundit te librit te tij "S.P.I.R.I.T.U.S", te botuar ne fund te 1997 nga shtepia botuese "Onufri" ne Tirane, ai ka pershkruar skene qe ne fakt eshte nje letersi e mirefillte artistike, por ku gjithcka i ngjan rrefimit te ish truprojes se Enver Hoxhes, per kete shkrim, te botuar ne 2 numrat e kaluar te "Korrieri".

    Nje skene qe ndoshta eshte inspiruar nga ndonje rrefim i historive sekrete te jetes se diktatures dhe diktatorit. Nder te tjera, Kadare shkruan: "Pa u menduar hapi deren ku ndodhej dytsi, per te pare c'behej me te. Kishte mjaft kohe qe e kishin lene aty, pa i thene kurrgje. Nganjehere as ne castin e fundit, nuk i tregonin cdo te bente. E conin drejt e te vetura dhe pastaj udhes dicka i shpjegonin. Kishte mundesi qe edhe sonte ashtu do te benin. Do ta hypnin ne veturen e madhe te zeze gjer ne Pallat te Brigadave..."

    "Takimi me djallin"

    Ceshtja e sozise se Diktatorit komunist shqiptar, eshte trajtuar edhe nga Riccardo Orizio, ish opinionisti i famshem gazetave me te medha italiane "Corriere della Sera" e "La Republica" dhe ish shefi i CNN per Italine, ne librin e tij te fundit "Takim me Djallin". Nje liber i botuar ne dhjetra vende te botes, nje kapitull i se ciles, i kushtohet takimit te autorit me Nexhmije Hoxhen ne vitin 1993, ne burgun e Tiranes. Ne keto faqe ridel serish ne skene Petro Shapllo.

    Orizio thote se "ne vitet '70, Enver Hoxha ishte i semure. Nje sozi e tij, dentisti Petro Shapllo, i marre peng nga regjimi, ne kuptimin e vertete te fjales, shfaqej gjithnje e me shpesh ne vend te Diktatorit, ne ceremonite e gjata zyrtare. Per te mos ngjallur dyshime, banonte ne shtepine e Enver Hoxhes. Nexhmija ishte gjithnje e me e fuqishme dhe bente presion per nje linje intrasigjente me tone moraliste".

    Enigma

    Ky rrefim thuajse eshte identik me ate te gazetes Britanike "Sunday Times" dhe Ismail Kadarese tek "S.P.I.R.I.T.U.S". Te cilet kane te perbashket nje fakt: Enver Hoxha, diktatori komunist shqiptar ka patur SOZI. Pra per aresye sigurie, per shkak ndoshta edhe te rendimit te shendetit ne vitet '70 e deri sa vdiq me 11 prill 1985, ai ka perdorur dytes. Nje fakt i vertete qe do ta rendiste Hoxhen ne listen e pafund te udheheqesve te shteteve qe e kane perdorur nje truk te tille pergjate historise se shoqerise njerezore? Apo e gjitha eshte nje truk i madh. Kush e njeh Petro Shapllon nga shqiptaret? Fotografia e tij nuk e ka pare driten e publikimit ne media. A eshte ai nje personazh real, apo pjelle e fantazise se nje shkrimtari nga Zelanda e re dhe e nje gazetareje britanike qe gjeten faqet e nje gazete si "Sunday Times" per te publikuar "scoop"-in e tyre te rreme? Apo edhe Riccardo Orizio, gazetari i famshem qe ka ardhur disa here ne Shqiperi, e ka marre rrefimin e Petro Shapllos nga ky shkrim, ose nga ata qe e kane lexuar gazeten lodineze?

    Te gjitha keto pikepyetje, e kane nje pergjigje, ndoshta shume te thjeshte. Qe Enver Hoxha ka perdorur per aresye sigurie dytes, manekine, sozi apo kipc kete e pranojne edhe njerezit qe jane paguar per ruajtjen e tij. Te cilet thone se perdorimi here pas here i njerit prej 4 truprojeve te Enverit, Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj, si sozi ne makinen e tij gjate udhetimeve jashte Tiranes, eshte bere thjeshte si nje nga masat me te larta te sigurise per ruajtjen e jetes. Por, ajo qe nuk eshte saktesuar asnjehere deri tani, eshte fakti se a e kane zevendesuar keta te katert, apo nje i peste si Petro Shapllo, ne publik diktatorin. Asnje foto apo pamje filmike nuk eshte afruar deri tani si prove per kete. Kjo e fundit dhe ekzistenca apo jo e Petro Shapllos si nje sozi e mirefillte zyrtare e Sekretarit te Pare te KQ te PPSH, ndoshta do te vazhdojne te jene sekretet me te cilat mbeshtillet jeta e diktatures ne Shqiperi dhe e diktatorit te saj.

    Fund

Tema tė Ngjashme

  1. Shokėt e kėsaj kohe (Enveri ėshtė i gjallė)
    Nga Nice_Boy nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 05:22
  2. Ish-besnikėt rrėfejnė ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-10-2005, 20:23
  3. Kujtime te nje Gjykatesi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:11
  4. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58
  5. Enveri ne Drilon
    Nga edmko nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 20:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •