Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 59
  1. #1
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Unhappy Emigracioni ne Kanada

    .SA KOHE DUHET TE PRESIM DERI NE MOMENTIN E INTERVISTES ?


    Eshtė e kuptueshme qė , menjėherė, me marrjen e vendimit pėr tė emigruar, pjesa mė e madhe e personave qė dėshirojnė kėtė gjė, ėshtė qė tė marrin sa mė shpejt vizėn. Pėr ē’ka i takon kandidatėve nga Europa Lindore, dėshira e tyre ėshtė e pėrshpejtuar dhe prej rėnies sė shpejtė tė vlerave tė tė mirave materiale, ku prej shitjes sė tyre bazohen pothuajse tė gjithė kandidatėt pėr emigracion, pėr tė patur fondin e nevojshėm te vendosjes sė tyre nė Kanada (fond, i cili i kalon zakonisht tė 10 mijė $ USA, pėr njė familje “standart”, me dy femijė). Pėr kėtė gjė, komuniteti i emigrantėve tė mundshėm, ėshte mjaft sensibėl ndaj shumė “formulash magjike”, tė cilat mund tė “shkurtojnė” periudhėn e kėtij procesi.

    Teksti i mėposhtėm ka pėr qėllim rikujtimin e elementėve pėrkufizues tė sistemit kanadez tė seleksionimit si dhe pėr tė kuptuar ēfarė mund tė bėhet dhe ēfarė s’mundet pėr tė shpejtuar pėrfundimin e nje dosje emigracioni.

    Pėrpara se t’i referohemi periudhės sė procesimit (processing times), duhet qė tė kemi parasysh faktin se, sistemi kanadez i seleksionimit nuk ėshtė njė “llotari”, siē ėshtė ai amerikan. Ai bazohet nė njė seri tė sofistikuar kriteresh, pėrmbushja e tė cilėve nuk ėshtė fare e lehtė pėr pjesėn mė tė madhe tė kandidatėve dhe, tamam pėr kėtė, kėrkon njė pėrgatitje tė vazhdueshme dhe mjaft tė hollėsishme, si pėrpara, ashtu dhe pas vendosjes sė dosjes nė ambasadė. Qėllimi kryesor, pėr tė cilin kandidati angazhon njė profesionist (avokat apo kėshilltar), duhet tė jetė nė rradhė tė parė, jo shkurtimi i periudhės sė procesimit tė dosjes, se sa realizimi me sukses i pėrfundimit tė saj nėpėrmjet marrjes sė vizės sė rezidentit tė pėrhershėm nė Kanada.

    Mbas prezantimit tė kėtyre tė dhėnave nė fillim tė kėtij materiali, tani le tė merremi me hollėsirat e sistemit tė seleksionimit, me pasoja mbi periudhėn e procesimit tė dosjeve. Qė nė fillim duhet tė kuptojmė se qė tė gjitha zyrat kanadeze tė vizave (konsullata, ambasada, apo dhe qėndra procesimi), respektojnė mjaft strikt dy rregulla bazė:

    - Menjėherė mbas regjistrimit tė dosjes, me respektimin e tė gjitha kushteve legale (respektivisht, pagesa e taksės sė procesimit , kompletimit korrekt tė formularėve si dhe vendosjes bashkė me to, tė gjithė dokumentave tė nevojshme), njė kėrkesė pėr emigracion e cila plotėson minimumin e 60 pikėve nė “letėr” (paper screening), do tė ēojė nė mėnyrė tė sigurtė nė programimin e njė interviste, pėrvec rasteve kur kandidati ka fatin qė t’i akordohet viza pa intervistė (duke pėrfituar prej njė interview waiver). Eshtė, pra, komplet pa bazė frika e disa personave qė, kalimi i njė periudhe kohe mė tė gjatė pa u programuar ndonjė intervistė, do tė thotė braktisja e kėtij rasti ose mbyllja e dosjes prej autoriteteve kanadeze.

    - Tė gjitha kėrkesat pėr emigracion tė cilat i takojnė njėrės dhe tė njėjtės klasė emigrantėsh (independent immigrants, family class, refugee claimants etj.), janė tė programuara pėr intervista strikt sipas rradhės sė regjistrimit tė tyre (on a “first – come”, “first served”basis). Megjithatė, kjo rregullė, aplikohet vecmas nė nivelin e cdo konsullate dhe jo nė nivelin e sistemit nė pėrgjithesi. Pėr kėtė gjė, dy kandidatė tė cilėt kanė vendosur kėrkesėn e tyre nė tė njėjtėn ditė, por nė konsullata kanadeze tė ndryshme, nė mė tė shumtėn e rasteve, do tė programohen pėr intervista nė data tė ndryshme, nė varėsi tė ritmit tė punės tė cdo njėrės prej tė dyjave konsullata. Nė kuadrin e ēdo njėrės prej tyre, rradha aplikohet strikt, dhe asnjeri, qoftė ai avokat apo funksionar i ambasades, nuk do tė mund tė “rregullojė” dosjen e ndonjė kandidati nė mėnyrė qė tė “kalojė rradhėn“, mbi tė tjerėt.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  2. #2
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Personat tė cilėt kanė mundėsinė qė tė ndjekin evolucionin e periudhės sė pėrpunimit tė dosjeve tė emigrimit, kanė parė qė fluktuacioni (lėvizja) e kėtyre periudhave manifestohet jo vetėm nga njė konsullatė tek tjetra, por dhe nė kuadrin e tė njėjtės konsullatė nė periudha tė ndryshme. Shpjegimi ka tė bėjė me bashkėveprimin e njė serie faktorėsh, prezenca e tė cilėve dhe evolucioni i tyre ėshtė mjaft i vėshtirė pėr t’u parashikuar, biles dhe nė nivelet ku merren vendimet e sistemit tė emigracionit. Disa prej kėtyre faktorėve influencojnė periudhat e procesimit nė tė gjitha konsullatat atėhere kur manifestohen, tė tjerė faktorė ndėrhyjnė nė mėnyre strikte nė nivelin e njė konsullate nė veēanti dhe bėjnė tė mundur reorientimin ciklik tė valės sė dosjeve nga njė konsullatė tek tjetra, fenomen qė vjen prej specifikės sė ligjeve kanadeze tė emigracionit, qoftė qė kjo punė ėshtė nė pėrputhje ose jo, me interesat e vendit tė origjinės sė kandidatit.

    Pėr ēka i takon faktorėve nė nivel tė pėrgjithshėm, ja njė seri me njė karakter kryesisht shpjegues:

    - Qeveria kanadeze stabilizon cdo vit pėr cdo seksion emigrimi nė vecanti, tė ashtuquajturat “final disposition targets”, njė lloj “norme” e cila pėrfaqson numrin e rasteve tė cilat duhen pėrfunduar gjatė vitit respektiv; menjėherė mbasi pėrmbushet norma vjetore, konstatohet njė ngadalsi e pergjithshme e ritmit tė pėrfundimit tė dosjeve, deri sa tė behen publike shifrat pėr vitin e ardhshėm.

    - Pakėsimi i buxhetit mund tė kėtė si pasojė pakėsimin e personelit nėpėr konsullata, gjė e cila, ne mėnyrė llogjike, prek dhe numrin e kėrkesave tė cilat njė konsullate mundet ti zgjidhė brenda njė intervali kohe tė dhėnė.

    - Pėr tė kompesuar kėtė fenomen, qeveria kanadeze ka inkurajuar deri nė vitin 1997, praktikėn e heqjes sė intervistave (interview waiver) pėr ata kandidatė dosjet e tė cilėve dukeshin qė tregonin se i pėrmbushnin te gjitha kriteret e seleksionimit pa qėnė i nevojshėm verifikimi “direkt” i informacionit. Kjo praktikė, me pas, u braktis thuajse komplet si pasojė e zbulimit tė shumė dokumentave tė fallsifikuara nė dosjet pėr tė cilat disa nga funksionaret e emigracionit kishin filluar qė t’i akordonin heqjen e intervistave. Si pasojė, ndodhi njė ngadalsim i pergjithshėm i ritmit tė pėrfundimit tė dosjeve, mase e marrė kjo pėr nevojėn e verifikimit nė mėnyrė mė tė kujdesshme tė dokumentave, pėr tė siguruar atė qė autoritetet e quajne me termin eufemistik “integriteti i sistemit”. Megjithė kėtė, momentalisht, disa zyra emigracioni akordojnė heqjen e intervistave nė proporcion shumė mė tė lartė se sa tė tjerat; psh., Qendra e Procesimit nė Buffalo (SHBA) akordon heqjen e intervistave shumė kandidateve nga Europa Lindore, biles disave tė cilėt kanė profesione qė nuk kanė asnjė shans qė tė kenė favore te tilla nė Romė, Varshavė apo dhe Bukuresht!

    Pėrvec faktorėve me nivel tė pėrgjithshėm tė pėrmėndur mė lart, disa konsullata bėhen me kalimin e kohės mė tė tėrheqshme pėr kandidatėt si dhe pėr pėrfaqsuesit e tyre, tė cilėt janė vazhdimisht tė alarmuar qė tė zbulojnė se ku mund tė pėrpunohet sa mė shpejt dosja e klientit tė tyre. Kjo gjė i detyrohet faktorėve tė mėposhtėm:

    - Numri i funksionarėve kanadeze tė emigracionit tė cilėt kanė tė drejtė marrje vendimesh, ndryshon nga njė konsullate tek tjetra, kurse koha e procesimit tė dosjeve varet direkt nga raporti ndėrmjet numrit tė dosjeve dhe numrit tė ketyre funksionarėve, si dhe hapėsirės qė disponon konsullata pėr kryerjen nė mėnyrė simultane tė njė numri tė madh intervistash.

    - Disa konsullata emigracioni tė cilat rrezikoheshin tė mbylleshin si pasojė e mungesės sė klientelės lokale, kanė praktikuar nė tė kaluarėn e afėrt, njė politikė tė tėrheqjes sė disa kandidatėve nga vendet fqinje, nėpėrmjet procesimit shumė mė tė shpejtė tė dosjeve aty se sa ne konsullatat qė funksiononin nė vendet fqinje. Eshtė, psh., rasti i Seksionit tė Emigrimit nė Budapest, i cila mbijetoji njė fare kohe prej rumunėve, tė tėrhequr prej periudhes sė procesimit – gati gjysma e asaj qė praktikohej nė periudhėn respektive nė Ambasaden Kanadeze nė Bukuresht.

    - Atėhere kur njė konsullate bėhet e njohur nėpėrmjet shpejtėsisė, komuniteti i profesionistėve tė emigracionit (OPIC) , bėn ē’ėshtė e mundur qė tė regjistrojė ose tė transferoje dosjet e klientėve tė tyre ne konsullatėn respektive; pėr njė periudhė tė gjatė kohe, nė persepktivė, kjo gjė bėn tė mundur akumulimin e dosjeve, gjė e cila ngadalson ritmin e pėrpunimit tė tyre, siē ndodhi nė fillim tė vitit 2000 me Ambasadėn Kanadeze tė Varshavės (e cila ndėrkohė, ka filluar tė rekuperojė vonesėn si pasojė e njė organizimi tė mire, tė seriozitetit tė personelit, si dhe tė stratagemės tė cilėn e pėrdori ish-“program manager-i”, i cili i dergoi tė gjithė kandidatėve letra nė tė cilat i shpjegonte periudhėn mė tė gjatė tė kohės tė pėrpunimit tė dosjeve tė tyre se sa ishte nė realitet, duke bėrė tė mundur qė shumė prej klientėve tė transferojnė dosjet nė kosullata tė tjera).

    - Nė pėrfundim mund tė themi se, megjithėse periudha e pritjes ėshtė shumė e shkurtėr, ambasada respektive (sic duket qė po ndodh me atė tė Romės) bėhet e njohur nėpėrmjet pėrqindjes sė madhe tė refuzimeve dhe, si pasojė, dėshiruesit e emigracionit i vendosin dosjet nė ambasada tė tjera ku gjejnė “tjetėr lloj mirsjellje”, biles, dhe nėse duhet qė tė presin disa muaj mė shumė.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  3. #3
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Veprimi i bashkėrenditur i gjithė kėtyre faktorėve , tė pėrgjithshėm dhe specifikė, e bėn tė vėshtirė, por jo tė pamundur vlerėsimin e periudhės sė procesimit tė nevojshėm tė njė dosje e cila vendoset nė njė moment tė caktuar nė njė konsullatė. Ky ėshtė shpjegimi pėr tė cilin asnjė avokat serioz nuk angazhohet qė tė finalizojė njė dosje nė njė interval tė parashikuar mė parė, dhe ėshtė normale qė tė jetė kėshtu, kur dhe vetė zyrtarėt nė Otawa (tė sistemit tė emigracionit), si dhe ēdo “immigration program manager” nė veēanti, janė tė kujdesshėm qė tė mos japin asnjė garanci nė kėtė sens. Megjithatė, njohja e mirė e kushteve konkrete tė punės nė ēdo ambasadė, si dhe e numrit dhe e kapacitetit profesional tė funksionarėve tė emigracionit qė punojnė atje, janė elemente qė bėjnė qė parashikimet e disa praktikantėve me eksperiencė, tė pranohen qė tė jenė korrekte nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve. Plus kėsaj, mundėsia e disa organizatave profesionale, siē ėshtė OPIC-u (Organization of Professional Immigration Consultants), pėr tė marrė pėr anėtarėt e tyre informacione komplete, korrekte dhe tė aktualizuara nė kėndvėshtrim me politikėn dhe procedurat e emigracionit tė qeverisė, krijojnė avantazhe tė mėdha pėr kandidatėt tė cilėt apelojnė tek ekspertėt respektivė. Duke njohur, psh., periudhėn e procesimit nė ambasada tė ndryshme, si dhe pėrqindjen e dosjeve tė pranuara (pėr kategori emigrantėsh), njė kandidat mundet tė kėshillohet se ku mund tė vendosė dosjen nė menyrė qė koha e procesimit tė jetė sa mė e shkurtėr, por nė tė njėjtėn kohė dhe sa i madh ėshtė, pėr ēdo rast ose nė mėnyre specifike, rreziku pėr tė qėnė i refuzuar nėse e vendos dosjen nė ndonjė ambasadė. Pėr informimin e lexuesve, tė themi se pėrqindja e inxhinjerėve tė cilėt janė tė refuzuar ne Bukuresht ėshtė shumė mė e madhe se sa i atyreve qė marrin p:ergjigje negative nė Varshavė; ėshtė mė e lehtė qė tė pranohesh si ekonomist ose kontabėl nė Bukuresht se sa nė Romė dhe Vjenė, dhe, kryesisht, nė kryeqytetet e tjera perėndimore. Nga ana tjetėr, nė Vjenė tė vjen rradha per intervistė nė 7-9 muaj, kurse nė Bukuresht pėr rreth 2 vjet. Megjithė kėtė, jo Vjena ėshtė ambasada mė e shpejtė kanadeze, por ajo nė Mexico City! Megjithėse shumė pak kandidatė nga Europa Lindore kanė kurajon dhe mjetet e nevojshme materiale qė tė bėjnė rrugėn deri atje dhe tė vendosin dosjen nė kėtė ambasadė. Eshtė e vėrtetė se tė bėsh njė rrugė deri nė Mexico City me rastin e intervistes kushton, por gjithashtu, kaq i vėrtetė ėshtė fakti se nė krahasim, psh. me Bukureshtin, pret tre herė me pak. Por ēfarė mendimi keni pėr Port-au-Prince (Haiti), i cili ėshtė thuajse njėlloj i shpejtė dhe, pėr mė tepėr, ka “program manager” ish-shefin (deri nė shtator 1997) tė Seksionit tė Emigrimit nė Bukuresht? Zoti Jean-Claude Gosselin ėshtė ai i cili siguroi atėherė njė ritėm procesimi prej, maksimum, 4-6 muajsh, dhe mbi tė gjitha ėshtė mė “specialisti” pėr dosjet e europjano-lindoreve si asnjeri tjetėr. Atėhere, pse jo? Sigurisht, kushton rruga si pasojė e distancės gjeografike, por a keni bėrė ndonjėherė llogarinė sa rroga “tė vėreteta” kanadeze i ndajnė nė kohė tė dyja ambasadat?

    Mė poshtė, paraqesim njė tabelė krahasuese tė shkallės sė ngarkesės dhe tė kohės sė procesimit, ashtu sic janė shifrat pėr vitin 2000, nė disa nga seksionet konsullore kanadeze tė emigrimit. Me qė pjesa mė e madhe e lexuesve tė interesuar i takojnė kategorisė “skilled workers” ( nė tė cilėn hyjnė jo vetėm punėtorė tė kualifikuar, por dhe ēdo specialist i cili vjen nė Kanada pėr tė kėrkuar punė si rrogėtar), do tė lemė mėnjanė tė dhėnat pėr ē’ka i takon kategorive, sic janė biznesmenėt, refugjatėt dhe anetarėt e tė ashtuquajturės “family class” (bashkėshortėt, fėmijė ose tė tjerė trashegimtarė tė ndodhur nėn vartėsinė/sponsorizimin e sponsorve si dhe prindėrit). Gjithashtu, nuk perfshihen nė tabele ambasadat mjaft tė ngadalshme, siē janė ato tė New Delhit, Pekinit, Islamabadit etj., tė cilat nuk paraqesin interes pėr kandidatet europjano-lindorė.

    Ambasada (Konsullata)
    Numri i dosjeve tė regjistruara
    Periudha mesatare e procesimit tė njė dosje (nė muaj)
    Shėnime

    Ankara (Turqi)
    1108
    25
    Duhet evituar pėr “skilled workers”

    Berlin (Gjermani)
    796
    22
    Tendenca pėr ngadalsim

    Bukuresht (Rumani)
    2224
    26
    Tendenca pėr ngadalsim; pėr vitin 2001 parashikohet qė numri i dosjeve qė do tė procesohen tė arrijė nė 3190

    Buffalo (SHBA), Qendra Rajonale e Procesimit
    13990
    17
    Shpejt dhe korrekt nė mė tė shumtėn e rasteve, pėrqindje e lartė e heqjes sė intervistės (interview waive)

    Havana (Kuba)
    138
    ------
    Shumė shpejt

    Kiev (Ukraina)
    745
    32
    Shumė avash si pasojė e verifikimit nė mėnyrė tė imte tė dokumentave

    Londra, Qendra Rajonale e Procesimit (B.M.)
    5080
    23
    Periudha e procesimit ėshtė dyfishuar karshi vitit 1998

    Mexico City (Meksike)
    628
    9
    Seksioni mė i shpejtė kanadez i emigrimit

    Moska (Rusia)
    1993
    32
    Vėshtirėsi tė mėdha si pasojė e “organized crime”

    Paris, Qendra Rajonale e Procesimit (Francė)
    5079
    14
    Shumė efikas, mjaft korrekt

    Port-au-Prince (Haiti)
    444
    10
    E rekomandueshme pėr “skilled workers”

    Port of Spain (Trinidad & Tobago)
    383
    17
    E rekomandueshme pėr “skilled workers”

    Roma (Itali)
    Tė dhėna tė pa

    publikuara, por dihet qe nuk janė shumė tė ngarkuar
    ---------
    Janė shumė te shpejtė por me njė pėrqindje tė madhe refuzimesh dhe manifestojnė tendenca pėr ngadalsimin e ritmit

    Tel Aviv (Izrael)
    963
    16
    Verikimi ėshtė mjaft strikt

    Viena (Austria)
    1353
    15
    E rekomandueshme pėr “skilled workers”

    Varshava
    1442
    17
    Tenedencė pėr shkurtim tė periudhės se pritjes, mbas njė periudhe ngadalsimi tė theksuar n;e 2 vjetet e fundit


    Pėrballė kėtyre tė dhėnave dhe duke ditur qė ato do tė vazhdojnė tė jenė tė tilla dhe pėr nje periudhė tė mire kohe mė tė gjatė nė tė ardhmen, si dhe si pasojė e planeve tė qeverisė pėr tė aplikuar sistemin “The Global Case Management System”, shumė persona bėjnė pyetjen se nėse nuk do tė ishte mė me fitim nėse trasferonin dosjet. Eshtė mė mirė qė tė dihet qė, megjithėse operacioni nė vetvete ėshtė i thjeshtė (implikon njė kėrkesė tė thjeshtė dhe pagesėn e njė takse), ky hap meriton tė bėhet nė periudhėn e menjėhershme tė vendosjes sė dosjes nė konsullatė dhe jo atėhere kur kandidati ėshtė mėrzitur prej pritjes sė gjatė, sepse, menjėherė i trasferuar nė njė ambasadė tė shpejtė, kjo quhet dosje e re dhe ze rradhėn qė nė fillim. Gjithashtu, ėshtė mė mirė pėr ata qė vendosin qė tė bėjnė njė hap tė tillė, si dhe ata qė e vendosin dosjen qė nė fillim nė ambasada tė tjera qė s’kanė tė bėjnė me vendin e tyre tė origjinės, tė sigurojnė shėrbimet e njė profesionisti kanadez i cili mban lidhjen, nga Kanadaja, me ambasadėn respektive.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  4. #4
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Post Keshilla

    Kėshilla pėr tė ardhurit e rinj nė Kanada



    - Para se tė firmosni letra pėr probleme emigracioni mund tė vini nė Community Action Center, pėr njė konsultim falas pėr tė kuptuar tė drejtat dhe detyrimet tuaja nė lidhje me emigracionin.

    - Duhet tė keni kujdes sepse shpesh herė ndodh qė persona jo tė autorizuar, ose qė mendojnė vetėm paratė qė do tė marrin prej jush, ju kėshillojnė keq. Kjo ndikon nė kohėzjatjen pambarim tė procedurave me emigracionin.

    - Ēdo problem e ka njė zgjidhje, por duhet ditur qė nė fillim se si mund tė zgjidhet ai, prandaj konsultimi i parė ėshtė shumė i rėndėsishėm.

    - Para se tė paguani njė person, sigurohuni se ai ėshtė nė gjėndje tė zgjidhė me tė vėrtetė problemin tuaj.

    - Para se tė vendosni se kush do tė merret me problemin tuaj, sigurohuni qė ai nuk ka reputacion tė keq me emigracionin.

    - Duhet patur parasysh se nuk mund tė ndihmohet njė shqipėtar nėse nuk dihet mirė historia dhe situata aktuale e vėndit nga ai vjen.

    - Ju kujtoj edhe njė herė se tė gjitha problemet e kanė njė zgjidhje. Prandaj askush tė mos e mundojė veten me mendime tė kota se pėr kėtė apo pėr atė arsye do tė humbisni tė drejtėn e qėndrimit nė Kanada. Kanadaja ėshtė nė njė ndėr vendet e para nė botė me njė pafundėsi ligjesh qė favorizojnė emigracionin. Mudohuni tė gjeni personin e duhur qė t’ju ndihmojė nė mėnyrė profesionale e tė dijė tė shfrytėzojė tė gjitha mundėsitė qė ofrojnė kėto ligje.

    Community Action Center ju ofron konsultim falas pėr ēfarėdolloj problemi; jo vetėm njė konsultim, por sa herė tė dėshironi mund tė trokisni dhe ne do t’ju gjėndemi pranė. Me ekseriencėn tonė 30 vjeēare do tė mundohemi t’iu ndihmojmė nė zgjidhjen e problemit tuaj.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  5. #5
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Kriteret e Aplikimit



    - Kanadaja ėshtė njė vend qė ėshtė krijuar dhe zhvilluar nėpėrmjet emigracionit. Valėt e emigracionit kanė qenė tė shumta por nė shekullin e 20-tė njihen disa si mė tė rėndėsishmet: periudha midis dy luftrave botėrore, periudha pas luftės sė dytė botėrore deri nė fillimin e viteve '60 si dhe fillimi i viteve '90. Pavarėsisht se nė kėto periudha emigracioni ka njohur shifra shumė tė larta, nė pėrgjithėsi, nė kėtė vend dyert pėr emigrantė nga gjithė bota kanė qenė gjithmonė tė hapura. Vetėm nė kėto vitet e fundit Ministria e Emigracionit ka percaktuar si kuotė-objektiv shifrėn 225,000 emigrantė qė duhet tė pranohen ēdo vit nė Kanada.

    - Nė Maj tė vitit 1997 u aprovuan edhe kriteret e reja tė pranimit tė emigrantėve tė pavarur, tė vetėpunėsuarve, sipėrmarrėsve dhe investitorėve. Kėto kritere janė aktualisht nė fuqi dhe ėshtė e nevojshme qė ēdokush qė ėshtė i interesuar tė emigrojė nė kėtė vend tė njihet me to para se tė fillojė aplikimin. Duhet thėnė qė proēesi i aplikimit ka koston e vet dhe njohja me kushtet e aplikimit ėshtė domosdoshmėri nė menyrė qė tė shmangen shpenzimet e panevojshme nga ata qė nuk i plotėsojnė kushtet pėr tė fituar aplikimin.

    - Ligji Kanadez i Imigracionit si dhe urdhėresat dhe rregulloret nė fuqi kanė pėrcaktuar mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė emigrantėve tė ardhshėm qė do tė pranohen me statusin e banorit tė pėrhershėm (permanent resident). Nė mėnyrė tė pėrmbledhur mund tė thuhet se objektivi i Qeverisė Kanadeze ėshtė tė fusė ēdo vit nė Kanada njerėz tė kualifikuar qė me eksperiencat e tyre profesionale tė mund tė kontribojnė nė mėnyrė produktive nė pėrparimin ekonomik tė kėtij vendi. Krahas aspektit profesional njė rėndėsi tė dorės sė parė ka njohja e njėrės prej gjuhėve zyrtare tė Kanadasė (anglishtes ose frėngjishtes), mosha e aplikantit si dhe eksperienca nė punė e shprehur nė vite.

    - Mė poshtė janė rreshtuar tė gjithė faktorėt qė merren nė analizė nga Ambasadat kanadeze kur proēesohet kėrkesa e njė aplikanti tė kategorisė sė imigrantėve tė pavarur:
    • mosha (min. 21 vjeē; deri nė 44 vjeē aplikanti
    pėrfiton maksimumin e pikėve),
    • shkollimi (vitet e shkollimit dhe diplomimi pėrkatės),
    • shanset pėr punėsim (pėr kėtė ekziston njė listė
    profesionesh tė parapėlqyera),
    • faktori trenim pėr profesionin nė tė cilin aplikohet,
    • punėsim i garantuar (kur aplikanti ka njė kontratė
    pune pa ardhur nė Kanada),
    • aftėsitė gjuhėsore (nė anglisht ose frėngjisht),
    • faktori demografik (nevojat e Kanadasė nė njė
    moment tė caktuar pėr emigrantė),
    • tė afėrm nė Kanada (vėlla, motėr, prindėr, gjyshėr,
    dajė-teze-xhajė-hallė, nipėr),
    • faktori pėrshtatshmėri (vlerėsimi qė aplikantit i jepet nė
    fund tė intervistės nga oficeri i imigracionit me tė cilin
    shprehen shanset qė ky aplikant ka per t'ju pėrshtatur nė
    mėnyrė tė suksesshme nga ana profesionale).

    - Duke qenė pėrfaqėsuesit tuaj ne jemi tė gatshėm t'ju ofrojmė menjėherė gratis njė vlerėsim tė shanseve tuaja duke ju shpjeguar nė mėnyrė tė detajuar se cilat do tė jenė pikat tuaja tė forta dhe ato tė dobta. Mos hezitoni tė kontaktoni me ne.
    e-mail lss@lenasettlement.com ose ilir@lenasettlement.com

    - Ėshtė e nevojshme tė theksohet qė me kriteret nė fuqi janė tė favorizuar ata qė kanė diplomime universitare si inxhinierėt, ekonomistėt, pėrkthyesit, specialistė tė bujqėsisė dhe blegtorisė, shkencave sociale dhe natyrore, studiues tė fushave tė ndryshme etj. tė cilėt kanė tė paktėn njė vit eksperiencė pune nė fushėn pėr tė cilėn janė diplomuar dhe janė tė moshave 21-44 vjeē.

    - Proēesi i aplikimit kalon nėpėrmjet njė Ambasade Kanadeze, pavarėsisht se cila. Ėshtė e drejtė e gjithėsecilit tė aplikojė atje ku ai dėshiron. Njė pjesė e mirė e aplikantėve nga Shqipėria kanė zgjedhur si Ambasadė atė nė Romė, e cila i interviston aplikantėt nė Tiranė. Por jo pak janė ata qė kanė aplikuar nėpėrmjet Ambasadės Kanadeze nė Varshavė, Ankara, Bukuresht e gjetkė.

    - Aplikimi kalon nėpėr disa faza, por mė e rėndėsishmja ėshtė intervista, nė tė cilėn merret edhe vendimi pėr kualifikimin apo jo tė kėrkesės sė aplikantit. Intervista zhvillohet nė Ambasadėn Kanadeze midis njė oficeri tė imigracionit kanadez dhe aplikantit. Pas pėrfundimit me sukses tė saj duhet qė aplikanti tė kryejė njė kontroll mjekėsor nga njė mjek i njohur prej Qeverisė Kanadeze. Nė Shqipėri ėshtė njė i tillė. Ky kontroll duhet tė bindė Ambasadėn se personi nė fjalė dhe anetarėt e familjes sė tij nuk paraqesin problem pėr shėndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shėndetėsore. Disa Ambasada pas marrjes sė rezultatit tė analizave mjekėsore i kėrkojnė aplikantit tė transferojė fonde tė mjaftueshme monetare nė njė llogari bankare nė Kanada tė hapur nė emėr tė tij. Nga ana tjetėr, qė Ambasada tė marrė vendimin pėrfundimtar, pra lėshimin e vizės, duhet qė edhe Ministria e Brendshme Kanadeze tė japė miratimin e saj pas shqyrtimit qė ajo i bėn tė dhėnave personale tė aplikantit.

    - Nė kėtė proēes tė ndėrlikuar dhe disa herė tė zgjatur nė kohė, roli i pėrfaqėsuesit ligjor, tė cilin Lena Settlement Services e ka luajtur me shumė sukses, ėshtė i domosdoshėm. Ligji ėshtė kompleks, po ashtu janė edhe proēedurat. Kjo shpeshherė shkakton te aplikantėt paqartėsi tė cilat shpien nė gabime deri nė humbjen e aplikimit. Megjithėse ėshtė njė e drejtė e gjithėsecilit tė aplikojė edhe vete, praktika ka treguar se aplikimi me perfaqėsues ligjor ėshtė me i suksesshėm. Lena Settlement Services nė kėtė drejtim ka qenė pa dyshim kompania mė e suksesshme dhe mė e dėgjuar nė Shqipėri.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e toni_d
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    gjunje me gjune me popullin
    Postime
    51
    jam ne nje mendim me ty!!!!

    po ku e ka adresen kjo "community action center" ne Kanada?

    po pate mundesi ma jep dot?
    ME MIRE GJALLE SE SA VDEKUR!!!

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    E di si eshte puna? Emigracioni ne Kanada duket si zgjidhje e perkryer per nje intelektual Shqiptar (apo te nje vendi tjeter). Problemi eshte se sistemi Kandez i emigracionit nuk eshte i koordinuar me pune-dhenesit te cilet i diskreditojne dipllomat universitare dhe eksperiencen e punes jashte Kanadase. . Shume artikuj jane publikuar ne shtypin kanadez mbi pasojat tragjike te ketij hendeku. Me shume se 1/3 e emigranteve qe vijne ne Kanada jetojne nen minimumin jetik(poverty line) dhe kjo perqindje ka ardhur duke u rritur qe nga vitet 90. Prandaj, toka e premtuar nuk eshte edhe aq e bekuar sa mund ta mendojne aspirantet per Kanadeze te ardhshem.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #8
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anėtarėsuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Postime
    98
    Qafir, ajo qe thua ti eshte e vertet ne c'do vend te botes. Kudo qe je shkolla qe ke kryer ne shqiperi nuk te njihet hic fare ose te duhet me dhene provime plotesuese. Shumica e njerezve ketu (USA) fillojne mastera, (por duke marre shume klasa plotesuese, por kjo mvaret nga dega qe studjon).
    Ideja e qeverise Kanadeze duhet te jete te mos marrin njerez qe do te jene parazite, edhe te marrin ndihma sociale, te mos i behen barre shtetit. Kur je i shkolluar ke me shume shance te besh dicka me jeten tende edhe te vazhdosh studimet.
    Shumica e zhgenjimeve vjen nga perrallat qe emigrantet shqiptare tregojne edhe e zbukurojne realitetin. Por, e verteta eshte se kur shkon ne emigrim, te gjithe zhgenjehen ne fillim e pastaj mesohen me jetesen.

    SUPERSTAR N1: Mesa di une piket e kerkuara nga qeveria Kanadeze jane rritur edhe tashme eshte 75 pike.
    Whoever said money can't buy happiness simply didn't know where to go shopping!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Zanė Kosove
    Anėtarėsuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    Lena Settlement Services, eshte Agency Non for Profit apo ...?
    hmmm...
    Superstar 1, dhashte zoti e s'je nga ata qe vetem per ngritjen e degjueses se telefonit kerkon &20-shen nga te porsaardhurit ...!
    God grant me the serenity to accept the things I cannot change; The courage to change the things I can;
    and the wisdom to know the difference.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    1
    pershendetje a ka mundesi te me informoni ju lutem.
    a mund te udhetoj nga Prishtina per ne Canad,me Unmik-Travel Document,dhe me Green Card,te Amerikes .A me duhet Visa apo jo.ju faleminderit per mirekuptim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jusufi1 : 17-02-2006 mė 09:47

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Postime
    24

    Si mund tė emigrohet nė KANADA?

    Pershendetje te gjitheve .
    Mundet dikush te me tregoje rrugen me te shkurter per te emigruar ne KANADA . Si mund te aplikosh online dhe cili site eshte me i sigurte?
    flm

  12. #12
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258
    Mund tė aplikosh on-line nė shumė site. Pėr mendimin tim mėnyra mė e mirė dhe mė e sigurt ėshtė pranė ambasadės kanadeze. Njė site qė pėr mua ia vlen ta vizitosh ėshtė www.migrationexpert.com



    Personalisht kam ngelur shumė i kėnaqur nga shėrbimi qė ofron.




    Gjithė tė mirat,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e gt2xf
    Anėtarėsuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    Northern Europe
    Postime
    273

    Si mund te perfitohet lejeqendrim ne Australi ose Canada?

    Pershnetjet me t'ngrofta per juve te gjithe!
    Si i bohet me emigru ne menyren ma te shpejte e ma te leht ne Australi apo Canada?

    Personi qi po pyt ka 1. pasosh Shqipnijet, 2. Pasosh Swedise, 3. te amerikes....

    Felemneres,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gt2xf : 05-12-2010 mė 15:40

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Cfare eshte pasosh-i?
    Feelings change - memories don't.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Cfare eshte pasosh-i?
    huh? Pashaport.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin
    huh? Pashaport.
    Ma mori mendja, por hera e pare qe e degjoj pasosh.
    Shkruani shqip o njerez kur kerkoni ndihme.
    Feelings change - memories don't.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e gt2xf
    Anėtarėsuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    Northern Europe
    Postime
    273
    ....me "fal" o Mia por tahse te shkruaj gjuhe te perditshme jo letrare prandaj. Une megjithate pyeta rreth emigracionit ne Australi apo Canada nuk te kerkova ndihme ne gjuhen shqipe!!!
    Edhe ti qe po thua qe te shkruajme shqip cfare eshte ajo poshte mesazheve tua ne anglisht?:--))
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Ma mori mendja, por hera e pare qe e degjoj pasosh.
    Shkruani shqip o njerez kur kerkoni ndihme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gt2xf : 05-12-2010 mė 15:58

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    E vetmja menyre me te garantu dikush esht per australi.

  19. #19

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e gt2xf
    Anėtarėsuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    Northern Europe
    Postime
    273
    Cfare lloj garancie te lutem, se kisha qef ta kisha edhe nji leter qe fleten e pare e ka me kanguru dhe une....:-)))
    A e din mire kete jeton ne Australi ti? apo ke degjuar?
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    E vetmja menyre me te garantu dikush esht per australi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Studente ne Kanada
    Nga skerdi nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 10:32
  2. Tahir Veliu interviste per gazeten Intervista e Emigrantit
    Nga Tahir_Veliu nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2011, 03:59
  3. Lufta Kunder Terrorizmit: arrestime ne Kanada
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:54
  4. Eksperiencat e jetės sė emigrantėve nė Kanada
    Nga OltiNushaj nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 10:20
  5. Ulet numri i pikėve tė pranimit pėr nė Kanada
    Nga Henri nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-10-2003, 01:28

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •