Rrezimi nga lartesia, mbytja ne uje dhe vazhdimi i frymemarrjes, fluturimi kundra forces se gravitetit; nje bote me ligje te fizikes dhe te jetes plotsisht te ndryshme nga realiteti. Nganjehere e gjen vehten ne nje vend te njohur, nje vend qe te sjell kujtime, kurse heren tjeter e gjen vehten ne nje vend te cilin nuk e ke pare kurre. Nje shok nga e kaluara, nje ze qe te sjell kujtime, por cilat kujtime? ate nuk e ke plotsisht te qarte. Nje i njohur, nje i aferm qe ka vdekur vite mepare, tani eshte i gjalle dhe te tregon jo vetem per kujtimet e jetes, por edhe per menyren e vdekjes se tij, dhe per vetmine e tij ne vdekje. Nje buzeqeshje ne nje fytyre qe te kujton nje dashuri te humbur, nje dhimbje qe te shkakton lotimin. Ndersa ne nje bote tjeter te zoteron inercia e heshtur e gjumit.
Njeni nga besimet me te hershme te njeriut per endrrat ka qene qe ato jane nje mesazh nga bota e mbinatyrshme, nga Zotat te cilet shpesh dergonin tek njeriu paralajmerime per ngjarjet qe do te ndodhin ne te ardhtmen. Historikisht, ne Egjyptin e lashte njerezit besonin nje gje te tille dhe kur jeta e tyre ishte e veshtire dhe kerkonin ndihme nga zotat e tyre, ata flinin ne tempull. Ne mengjes kur zgjoheshin nga gjumi, nje prift i njohur si "Mjeshter i Gjerave Sekrete" ka interpretuar endrrat e tyre.
Tek Greket e lashte, ne vepren e Iliades nga Homeri pershkruhet nje ngjarje ne te cilen Agamemnoni ne nje enderr merr drejtime nga nje lajmetar i Zeusit. Greket e lashte gjithashtu besonin qe endrrat vinin nga bota e mbinatyrshme dhe per interpretimin e tyre ktheheshin tek prifterinjte pagane.
Herodotous, i njohur si "babai i historise" njeni nga historianet e pare ka shkruajtur qe populli i qytetit te lashte te Telmessus qe gjindet ne Azine e Vogel kane qene te specializuar ne interpretimin e endrrave. Edhe Platoni ka besuar qe endrrat jane nje mesazh hyjnor. Ne vepren e tij Phaedo, ai tregon se si Sokrati kishte studiuar muziken dhe artin sepse keshtu ishte drejtuar ne njenen prej endrrave te tij.
Ne shekullin V b.c. per here te pare Heraclitus ka sygjeruar qe endrrat jane te krijuara brenda trurit te njeriut. Ketu pra ka filluar interpretimi modern i endrrave.
Por i pari qe te kete studiuar dhe analizuar endrrat ne menyre racionale ka qene Aristoteli. Ne vepren e tij "De Divinatione per Somnum" (Ne Parashikimin e se Ardhmes nga Endrrat) ka shkruajtur "shumica e endrrave te quajtura profetike duhet te klasifikohen si thjesht koincidente...." Ne vepren e tij "Parva naturalia" Aristoteli ka konkluduar qe endrrat jane thjeshte nje kujtim i ngjarjeve te dites.
Aristoteli i vuri fund besimit qe endrrat kane lidhje me boten e mbinatyrshme. Me ardhjen ne Evrope te feve semitike u ringjall tek populli i thjeshte ideja e endrrave si shenja nga perendia, ne kete rast, nga zoti i hebrenjeve. Idete e Aristotelit perbejne bazat e interpretimit te endrrave ne psikologjine moderne.
C'mendime keni ju per endrrat? A jane ato thjesht nje kujtim i ngjarjeve te dites, apo perbejne sinjale shume me te komplikuara?
Shendet,
I
Krijoni Kontakt