Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Cila eshte vlera e diskutimeve ne forum?

    Te gjithe ju jeni rregjistruar si anetare te forumit dhe merrni pjese ne te duke diskutuar ne nje larmi te madhe temash. Kete teme e hapa pasi do te ishte me interes per te gjithe nese ju do te ndanit me ne "vlerat e forumit" qe ju gjeni ne te. Dihet qe interesat e gjithesecilit prej jush variojne, dhe gjithesecili ka kendveshtrimin e tij mbi diskutimet qe gjen ne forum. Une ju pyes:

    Cilat jane vlerat e ketij forumi per ju?
    Cfare ju shtyn qe ta vizitoni ate?
    Preferoni te lexoni shume e shkruani pak apo anasjelltas?

    Diskutim te kendshem.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),Neteorm (19-03-2017)

  3. #2
    i/e larguar Maska e Fredi
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    55
    Per mua ky forum eshte dicka shume interesante. Ketu them mendimet e mia ne tema te ndryshme, jam njohur me anetare te tjere, flasim shqip mbi te gjitha gje qe eshte e domosdoshme per ne qe jetojme jashte shqiperise. Pershendes te gjithe stafin drejtues dhe te gjithe anetaret e ketij forumi.
    Me respekt Fredi.

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Hi Aldo ,hi Fredi ok po them dhe une arsyen time qe shkruaj.
    - Se pari , me pelqen shume ti shpreh mendimet e ndienjat me shkrim !
    Dhe para se te zbuloja forumin , shkruaj . Shkruaja neper ditare a fleter fletoresh , kam shkruar 2-3 artikuj dhe ne gazeta ,por nese ne rastin e pare shkrimet qe beja ishin shume ''te vetmuara'' dmth i lexoja vetem une , ne rastin e dyte ato qe shkruaja nuk e di se si priteshin dhe si vleresoheshin nga ata qe i lexoni ( nese i lexonin ) ,dhe nese doja te beja dhe nje hap me tutje , gjithmone ndihesha dhe frenohesha nga pasiguria e aftesive te mia .
    Ketu ne forum keto dobesi shmangen ,ose me sakte zbuten deri diku , se ne radhe te pare shkruaj po ato qe do shkruaja ne nje ditare , dhe i shkruaj pa frike dhe pa ngurim ( dmth jam vetvetja ) por njekohesisht i lexojne dhe persona te tjere me bindje dhe ide te tjera ,prej te cileve njekohesisht mar dhe kritikat e tyre (pozitive a negative )
    Nderkohe forumi me jep mundesine te shkruaj me shpesh dhe njekohesisht te shikoje dobesit dhe aftesite e mia .
    Nje aspekt tjeter i forumit shume i rendesishme ( per mendimin tim ) eshte demokraci dhe pluralizemi i mendimesh dhe ideve ,qe qarkullojne ketu .
    Nga kjo ane eshte nje shkolle e madhe .( per ata qe duan te mesojne kuptohet , ca eshte demokracia dhe ca eshte qe gjithkush te kete te drejte lirie ne te menduar dhe me te shprehur )
    Nje tjeter veti e forumit eshte se ketu mund te gjej persona me te pergatitur dhe me te informuar ( ne fusha te ndryshme ) dhe kontakimi me keta njerez me krijon mundesi per te evoluar ose me thjesht per te perfiuar dhe une sado pak prej tyre .
    E verteta eshte ( nuk kam shume kohe qe shkruaj ne forum ) por pasi te kem bere nje fare rrethi shoqeror me ata personat qe me terheqin dhe qe me mangnitizojne mua ( kulturore+ shkencore ) do doja te hap tema bisedash te interesave te mia ..........jo se tani nuk me pelqejne perkundrazi ,por do doja te beja dicka me shume ( ambicje , thuajeni dhe keshtu )
    Megjithate le tia leme kohes te na tregoje rrugen , dhe njekohesisht ju falenderoj cuna per mundesin qe me jepni .
    Ju dergoj urrimet dhe pergezimet e mia me te sinqerta per pune dhe perpjekjet tuaja , shpresoje se do dali dica e bukur dhe me vlere nga gjithe kjo perpjekje. Jam pran jushe , dhe mbeshtes perpjekjet tuaja !
    :T

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sydylimri për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Forumi shqiptar me ka mundesuar:

    -te stimuloj mendjen time duke u munduar t'i jap pergjigje temave nga fusha te ndryshme
    -te rritem shpirterisht duke komunikuar dhe diskutuar me bashkebesimtaret e mi shqiptare, e theksoj kete, pasi ka vite qe nuk kam diskutuar me bashkebesimtaret e mi shqiptare
    -te shpreh mendimet e mia lirshem ne nje vend ku ndjehem e mirepritur dhe e respektuar edhe pse marr pjese ketu per nje kohe relativisht te shkurter
    -te mbush ate boshesi shpirterore per te komunikuar me bashkemoshataret e bashkekombasit e mi, te cilet ne jeten e perditshme me mungojne plotesisht.
    -te rritem ne dituri te shume problemeve bashkekohore qe Shqiperia po kalon dhe te lexoj reagimet e shume shqiptareve jashte vendit ndaj ketyre problemeve
    -te gjej vetveten

    Dua ta perfundoj duke uruar perzemersisht inisiatoret dhe mirembajtesit e ketij forumi kaq serioz dhe prestigjioz per mundesine qe i kane krijuar mijera shqiptareve te mblidhen ne nje atdhe virtual ku secili mirepritet me bujarine e mikpritjen e famshme shqiptare!
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Thjeshtesia për postimin:

    Neteorm (23-12-2023)

  8. #5
    i/e larguar Maska e Fredi
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    55
    Sydylimri e ke shpjeguar aq mire dhe aq qarte bravo. Te njejtat arsye me shtyjne edhe mua pasi kam shkruajtur shume poezi dhe vjersha vete por kisha pasiguri ti tregoja diku tjeter dhe as ne forum nuk kam vene ndonje nga poezite e mia qe kam shkruajtur. Te njejtat arsye pra me terheqin edhe mua qe te shkruaj por nuk kisha kohe qe ta shpjegoja aq gjate. Kam kohe shume te kufizuar por perseri e gjej kohen te shkruaj ne forum dhe e kuptoni sepse..... nga qe me pelqen aq shume ky forum.
    Pershendetje te gjitheve.
    Fredi.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Fredi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Hi cuna hi Studenti Blu .
    Une ne radhe te pare dua te pyes oderatoret mbi ca baza zgjidhen ? Kane thjesht njohuri teknike dhe njohin programin , apo kane dhe njohuri kulturore ?
    Dhe dua te pyes ALBO-n :
    Albo symini qe keni per forumin eshte sasior ( dmth te mblidhen sa me shume njerez ) apo cilesor ( dmth te mblidhen njerezit me nive me te larte ) ?
    Une kuptoj qe ndofta per shume prej jush kjo ceshtja e forumit eshte dhe ''bisnes'' e ndofta kemi aryet tuaja qe ndiqni nje politike te caktuar , por do doja ti dija dhe une ( nese eshte e mundur kuptohet ) qe te mund te beja dhe une kritiken time ( gjithmone per te ndihmuar e jo per te ulur a nenvleftesuar punen e perpjekjen tuaj ).
    Megjithate do doja dicka Aldo dhe prej ju cunash qe jeni moderatore ne lidhje me vleresimet qe behen ; Te mos vleresohen vetem ata qe shkruajne me shume ,por edhe ata qe shkruajne bukur e me sakte , qe kane kulture e qe jane nje shembull i mire qe shume prej nesh duhet te mesojme prej tyre .{ kush do i zgjedhi keto shrime ? ketu eshte nje ceshtje e cila mund te diskutohet , dhe per te cilen mund te jap mendime te ndryshme ...........}
    Gjithashtu do doja qe shkrimet me te mira , te mblidheshin te gjitha bashke , e perfshiheshin ne nje teme ( kjo mund te behet nje here ne jave a ne 2 jave ) Nuk e di praktikisht ne eshte e mundur .{ kjo varet nga ju moderatorat }
    Sa per ate qe thote Studenti-Blu dmth qe te disa tema qe nuk i pelqejne te mbyllen , nuk jame aspak dakorte ,per disa arsye :
    -Ne radhe te pare me ckritere do vleresoj dikush mesazhin e nje forumisti , dhe a ka ay Moderatore aftesite dhe njohurite per te bere kritike dhe te na vleresoje ?
    Jo , besoje se duhet qe te gjitha shkrimet te ekzistojen dhe te lejohen te gjitha temat .
    Po ju jap nje shembull ,eshte nje teme
    ''Ca mendim keni per greket '' ku shume mendime fanatike , injorante e shoviniste jane shkruar aty , por kjo seshte arye qe une meqe sjam dakorte me ato mendime te kerkoje mbylljene e asaj teme, perkundrazi do shkruaj dhe do perpiqem me mesazhet e mia dhe me njohurite e mia tu tregoje atyre qe kane ato mendime ,ku dhe pse gabojne . Kjo eshte menyra me demokratike dhe nga ana petagogjike me e sakta , asgje nuk duhet bere me force dhe me imponim , duhet te ekzistoje qe te gjtiha mendimet , ashtu sikurse ekzistojen , pavaresisht ne shkruhen apo jo ne forum .
    Pastaje eshte ne dore te secilit prej nesh te lexoje ato qe i pelqejne dhe ato qe i interesoje .
    Jam kundra cdo lloje perpjekje per kufizmini te lirise ne te shprehur !!!!!
    :T

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sydylimri për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    nuk kam shume kohe qe e kam zbuluar forumin por te them te drejten me pelqen.eshte interesante sepse ketu besoj qe nuk mund te fshihesh dhe te shkruash ate qe mendon.mendoj qe jeta e shumices nga ne nuk te jep shume mundesi komunikimi gjate dites.nuk me pelqen fanatizmi,kur ofendohen fetaret me njeri tjetrin dhe ata qe bejne klasifikime racash,kombesh,ngjyrash etj.por megjithate kuptoj qe çdo njeri ka mendimet e veta dhe eshte e drejte qe ti mbroje deri ne fund.
    me respekt.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar leci për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #8
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Vlera e diskutimeve eshte teper e larte. Por eshte e natyrshme qe jo cdo teme te arrije nivelet e deshiruara, dhe kjo per arsye qe dihen.
    Sidoqofte mund te them me plote bindjen qe Forumi Shqiptar eshte me nivel me te larte nga te gjithe forumet e tjera.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Enri për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272
    Faleminderit per punen tuaj:

    Desha te them qe nga te gjitha forumet, ky forum eshte me te vertete Forumi Shqiptar. Para se te zbuloja kete forum kam qene anetar i nje forumi tjeter, dhe vizitor i disa forumeve te tjera, dhe gjeta qe administratoret e moderatoret e tyre pothuajse te gjithe kishin nje mision politik apo fetar, dhe ne bazen e ketij misioni, ata benin censurimin dhe diskriminimin ndaj anetareve te forumit. Madje ne fund u lodha duke shkruajtur dhe duke i gjetur mesazhet e fshira nga administrata klerike muslimane e atyre forumeve me tituj shqiptar.

    Per fat te keq, po te lexosh disa nga sygjerimet e mesiperme, edhe ketu kerkohet nga disa nje nivel me i larte i censures ne baze te te njejtave ide. Ju lutem mos e ktheni forumin ne nje vend ku e drejta e fjales eshte nje mirazh shkretetirash. Te gjithe kane te drejte te shkruajne mendimet e tyre.

    Megjithese nuk kam qene aktiv ketu per shkak te faktit qe para se te vija ketu isha anetar i nje forumit tjeter, vlera e diskutimeve ne forum eshte kryesisht perdorimi i gjuhes shqipe. Eshte nje kenaqesi jo vetem per te diskutuar une si person, por edhe per te lexuar shkrimet e anetareve te tjere. Te gjitha tregojne ne nje menyre rrugen qe kemi marre ne jete, nivelin e edukates, deshirat, dhe endrrat e bashkatdhetareve.

    Falenderoj ata qe merren me mirembajtjen e forumit dhe u uroj suksese dhe lumturi ne jete.

    I

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Iliri88 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #10
    Artiste Maska e Kuntakinta
    Anëtarësuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Bregu Lumit High Street
    Postime
    180
    Kam vizituar forume te tjera shqiptare dhe besoj se "Forumi Shqiptar" eshte i vetmi ku diskutimet serioze ndahen me se miri nga ato me natyre humoristike apo mbush-e-zbraz. Nuk di nese jane antaret apo stafi qe e bejne forumin te tille, por di te them qe me terheq me shume se forumet e tjera.

    Sinqerisht
    Kuntakinta

    P.S. Ajo qe kam shkruar me lart nuk do te thote qe forumit i jap noten 10. Mendoj se ka dhe disa mangesira, te cilat nuk do i shpreh ketu, por te vrejtjet e keshillat.
    :-)

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kuntakinta për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  20. #11
    Pergjigje ndaj shkrimit te Sydylimri

    Kriteret e zgjedhjes se moderatoreve i kemi shprehur shpesh here po sidoqofte mund tua sqaroje perseri.

    Nuk ndiqet absolutisht kriteri i Anes Teknike. Aq eshte e vertete kjo, saqe me ndonje perjashtim tek tuk, shumica e moderatoreve nuk jane te afte nga ajo ane dhe duhet ti shpjegojme cdo gje me pare se ti caktojme si te tille.

    Moderatorit, perpara se ti jepen akseset tek Forumi ku do te moderoje, i jepet aksesi tek Forumi i Moderatoreve (anetaret e regjistruar nuk mund ta shohin ate forum) dhe atje duhet te qendrojne derisa te mesojne komandat dhe te lexojne rregulloren dhe cfare duhet te bejne.
    Pasi ti kene sqaruar dhe mesuar te gjitha, atehere i jepet aksesi tek forumi qe do te moderojne.

    Perzgjedhja behet ne baze te aktivizimit dhe kohes se shpenzuar ne forum, aktivizimit ne nje forum te caktuar dhe nivelit te seriozitetit qe shpreh ne diskutime. Nuk i kerkohen absolutisht bindjet poltike apo besimi fetar.
    Pastaj ka dhe vecori te tjera, por gjithsesi keto jane ato me kryesoret.

    Qellimi yne i fundit ne kete forum ka qene SASIA. Pra asnjehere nuk e kemi pare forumin nga ai kendveshtrim dhe kush na viziton prej shume kohesh e ka kuptuar kete gje.
    Kemi bere c'eshte e mundur per te kufizuar shkrimet pa nivel tip chit-chat etj. Sasia ketij forumi i ka ardhur pikerisht nga keto veprimet tona, pasi vizitoret kane vleresuar seriozitetin tone ne drejtimin e forumit.

    Ne rast se do ta linim gjithcka te lire, atehere ky forum nuk do te kishte frekuentimin qe ka.

    Ashtu si ju qe kerkoni lirine ne diskutime, ashtu e kerkojme dhe ne vete dhe te gjithe anetaret e tjere, por ketu duhen ndare gjerat.

    Liria e teper pik se pari demton pikerisht anetaret, te cilet mund te jene te lire te shkruajne ate qe duan, por nuk jane te gatshem te presin pergjigjet qe marrin. Pra ka patur shume anetare te cilet i kane dhene te drejten vetes per te sulmuar, gjykuar apo ofenduar anetare te tjere, por nuk pranojne qe te marrin te njejten pergjigje.
    Ne ketu nuk e zbatojme ate Liri, por mundohemi qe te nderhyjme.

    Pra i kemi ndare pak a shume forumet ku mund te shkruhet ajo qe te vjen me pare ne mendje dhe ato ku duhet te mendohesh mire perpara se te postosh shkrime.

    Persa i perket lirise se mendimit, ate po mundohemi ta aplikojme dhe deri ne nje fare menyre ja kemi arritur qellimit.

    Por me kalimin e kohes kemi pare qe shumica e problemeve nuk kane ardhur per shkak te gabimeve tona si staf, por per shkak te mentalitetit qe kane shume anetare.

    Une kur i kerkoj anetareve qe te Moderojne Forume, i kam shprehur pak a shume qe; "Nuk me interesojne Bindjet Politike apo Fetare qe mund te kesh, por duhet te zbatosh rregulloren e forumit."

    Ne kemi marre shume sulme nga anetare me bindje te ndryshme poltike apo fetare.
    Na kane akuzuar per komuniste, fashiste, demokrate, socialiste, thaciste, rugoviste, fondamentaliste islamike, ortodokse, katolike etj etj etj.

    Ka patur anetare qe kane larguar sepse kemi lejuar poste per Berishen, apo per Nanon, per Rugoven apo per Thacin, per fene islame apo per ate ortodokse.

    Do te isha preokupuar ne rast se keto sulme do te ishin te njeanshme, por perderisa jane nga te gjitha anet, tregon qe ne mbajme nje linje te pergjitshme neutrale. Edhe ky eshte nje faktor qe ka bere qe Forumi Shqiptar te jete forumi me i frekuentuar ne internet.

    Faktor tjeter i rendesishem eshte edhe fakti qe kemi ndalur paragjykimet krahinore dhe shqiptaret i kemi konsideruar te njejte, pavaresisht se ku banojne, RSH, Kosove, Maqedoni etj.
    Kjo ka bere qe ky forum te jete me i Frekuentuari jo vetem nga Shqiptaret e RSH-se por dhe nga ata te Kosoves dhe te trojeve te tjera shqiptare.

    Pra nga njera ane pretendohet Liria e Shprehjes, por cdo anetar perpara se te pretendoje kete gje, duhet te llogarise veten e tij me pare.
    Pra sa eshte ne gjendje ai te pranoje mendimin, besimin apo bindjen e kundert.
    Nuk mund te pretendosh Lirine e Shprehjes kur i kundervihesh nje myslimani apo nje ortodoksi pse ai mendon ate qe mendon dhe si pasoje te akuzosh stafin e Forumit si fondamentalist mysliman apo ortodoks.


    Pra duhet te kini parasysh dicka. Liria e shprehjeve banale, ofendimeve apo sulmimeve personale demton anetaret qe e frekuentojne, frekuentimin e forumit dhe ul se tepermi nivelin e tij.

    Liria e Shprehjes se Mendimin Politik, Fetar etj eshte i lejuar ne forum dhe ne bejme c'eshte e mundur per te qendruar te paanshem.
    Kutphet qe here pas here nderrmarim veprime kur i gjykojme te drejta, por qe mund te mos dalin te tilla me kalimin e kohes. Pra me kohen shume gjera rivleresohen dhe ne nderhyjme me masa apo rregulla te tjera ne varesi te kushteve.

    Pershendetje

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Redi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  22. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Ky forum është një mrekulli

    Dua të ju përgëzoj për këtë forum. Cdo herë kur shqiptarët organizojnë dicka të mirë, m'u bë zemra mal. Pse? Pikërisht për arsye se shqiptarët kanë shumë nevojë për një bashkim të mirë. Mjaft mafiozët (ekonomik dhe politik) në kohën kaotike që kanë kaluar Shqipëria dhe Kosova, treguan "aftësinë" e tyre organizimi, ndërsa shumë shqiptarë të mirë mbeteshin si të hutuar në vorbullën e ngjarjeve...

    Ky Forum është shembulli i bashkimit të mirë. Forumi përfshin të gjitha fushat e jetës - qoftë shumë serioze, qoftë me karakter të lehtë dhe humoristik. Secili mund të gjejë dicka në Forumin tonë. Për mua si "dhëndër shqiptar" ky forum me jep material diskutimi kur po bëj muhabet me të afërmit e mi shqiptarë. Më frymëzon të vazhdoj punën time si koordinues i Komitetit suedezo-shqiptar.

    Filloj të mendoj për Rilindasit shqiptar. Për përpjekjet e tyre mbinjerëzore. Sa kanë punuar, sa kanë flijuar. Pa përpjekjet e tyre sigurisht Shqipëria nuk do të ekzistonte si komb sot. Organizuan mbledhje, botuan me sakrifica gazetat, broshurat dhe librat e tyre për të ngjallur opinion. Mbanin kontakt përmes letërshkëmbimit. Sot kemi mjetet elektronike.

    Ju, të dashur miq shqiptar, keni mundësi të bëni dicka më shumë se diskutime. Me ndihmën e Forumit mund të hapen projekte për të ardhmen e popullit shqiptar. Lëvizje në nivelin bazë, sic ndodhi në Suedi në kohën e rënies ekonomike dhe demoralizimit njerëzor para 150 vitesh. U lindën levizje popullore - kunder keqpërdorimit të alkoolit, për liri fetare dhe për ngritjen e klasës punëtore nga skamja dhe padituria. "Universiteti" i lëvizjes së punëtorëve ishte kuzhina e anëtarëve, ku mblidheshin për të studiuar politikën, historinë, gjuhën suedeze.... për të ecur përpara. Ata nuk kishin mjete ekonomike por vepruan në kushtet ekzistuese. Mund të krahasohet me shkollën shqipe në Kosovë gjatë viteve '90, apo jo?

    Me fjalë tjera: Ju keni një Forum të mrekullueshëm. A do të luajë mërgata shqiptare edhe një herë rolin pararojë që ka luajtur në kohën e Rilindjes? Pse jo - me vullnet, me bashkëpunim do të arrihet dicka. Një dëtyrë e vështirë, po, por një mundësi me perspektiva të mëdha. Politika nuk është mjet ekskluziv për qëverisjen e një vendi. Kur populli i thjeshtë ka mësuar elementet e demokracisë, kur ky popull ka përvetësuar diturinë e kohës sonë moderne - duke gjetur një model për botën shqiptare - atëherë politika nuk do të jetë një forum për dallavere, demagogji dhe korrupsion!

    Nuk di sa mund të arrini. Forumi shqiptar është një fakt i këndshëm, një forum demokratik ku secili ka zërin e vet. Këtu mësojmë tolerancë, artin e debatimit etj.

    Do të dëshiroj të marr komentet tuaja. A jam në ëndërr apo realist në mendimet e mia?

    Ullmar Qvick

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ullmar Qvick për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #13
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Nje pershendetje te vecante moderatoreve,Ju lumte
    ky eshte me te vertete nje forum i bukur ku mund te gjesh lloj lloj njerezish te kesh mundesine te njihesh me cdo lloj pikepamje ke mundesine te shprehesh lirshem dhe te njohesh persona ineresante. Per me shume per ne shqiptaret qe ndodhemi jashte shtetit na jep mundesine te njihemi me zhvillimet brenda vendit me politiken kulturen dhe artin shqiptar.
    Per tju pergjigjur dhe pyetjes se Albos po them se mua me pelqen te lexoj shume dhe te shrkruaj pak ndoshta per arsye dembelizmi!!!
    Ezekiel 25-17.

  25. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Julius për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  26. #14
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ju lumte ,pergezime
    Per shume nga ne forumi eshte bere si ato folete prej qerpici diku ne ndonje cep te ballkonit tone,qe pret cdo behar dallendyshet e lodhura nga mergimi i fluturimeve.
    Puna juaj e mrekullueshme ne njohu me miq te rinj e te vjeter,e per pak caste na bete te ndjeme atdheun tone te dashur e te larget kaq prane.

    sinqerisht kolombi
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  27. Anetarët më poshtë kanë falenderuar kolombi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  28. #15
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418

    Re: Cila eshte vlera e diskutimeve ne forum?

    Postuar më parë nga Albo
    Cilat jane vlerat e ketij forumi per ju?
    Cfare ju shtyn qe ta vizitoni ate?
    Preferoni te lexoni shume e shkruani pak apo anasjelltas?
    Pershendetje Albo!
    Kam pare pothuajse te gjitha forumet e tjera qe jane ne gjuhen shqipe por qe asnje nuk arrin nivelin e Forumit Shqiptar,pra ketij forumi.
    Ajo qe me shtyn dhe qe e vizitoi shpesh kete forum eshte gjuha shqipe ne radhe te pare,pastaj vin me radhe miqesia qe kam krijuar ketu dhe menyra e diskutimit (qe po vjen duke u ulur,por qe do flas pak me posht per kete)
    Pothuajse po bej nje vit qe jam regjistruar ne kete forum dhe me pelqen te lexoi dhe te jap mendimin tim njekohesisht,pra te dyja bashk.

    Tani i nderuar zoti Albo un si nje antar i thjesht i ketij forumi po them dicka qe ndoshta do te duket dhe eshte jasht kesaj teme.
    Un personalisht ne kete forum kaloi nje pjese te mire kohe(2 deri ne 4 ore mund te them se eshte e perditshme dhe dy ose tre dite ne jave kaloi nga 4 deri ne 10 ore ne kete forum)...ka dhe dite qe nuk mund te hyj per arsye kurbeti apo teknike.
    Ky forum ka vlera shume te larta dhe eshte nje nga forumet qe ka me shume antar dhe dihet lloje lloje kategorish dhe moshash.
    Por ajo qe me ben pershtypje dhe qe mendoi se eshte ne dem te ketij forumi eshte sepse disa mod e kthejne ne personale apo hakmarrje kunder nje tjetri (per nje arsye apo nje tjeter) dhe keto duken dhe ju duhet te nderhyni atje ku duket.
    Ketu jan ndertuar disa "klane"(grupe) qe nqs keta nuk shperbehen eshte ne dem te ketij forumi sepse sic e keni pare dhe ju shume antar te vjeter(nder te paret fare) nuk po japin me kontributin e tyre ne kete forum qe ne fillimet e tij ka qene i madh(te themi te drejten)
    Ne shume tema nuk respektohet rregullorja e ketij forumi e cila thote :
    Ne kete forum nuk lejohet asnje gjuhe tjeter pervec SHqipes
    dhe kjo eshte nje shkelje sepse po te fillojm e te flasim te gjithe me ate gjuhe qe na vjen me permbar e me gjuhen e vendit ku jetojm...se mer vesh i pari te prasmin.
    Dhe e fundit eshte per nen-forumin Fjale pa Dogane:
    Nqs shkon dhe hyn atje shikon qe te pakten 40% e temave flasin per sex-in dhe duke e ditur qe shume nga antaret jan nen moshe per te hyre atje(por jan me te flakur per te treguar "eksperiencat e tyre ne fushen e sexit")....nga nje ane me duket si cudi qe te flasesh se si apo qysh ben dhe vepron ne sex dhe duket qe mendimet dhe llogjikimet jan prej nje adoleshenti se eshte e vetmja gje qe nuk ka lezet te tregohet me fjal.
    Dhe ajo qe dua te them eshte:
    Ose te hapet nje nen forum ku te flitet vetem per sex ose emri i pa-doganes te ndryshoi.

    Me fal qe bera tere keto vrejtje sepse nuk eshte as ne natyren time te bej verejtje por duke qene se kaloi nje kohe te gjat ne kete forum mendoi se ato qe kam thene me lart jan ne dem te ketij forumi.
    Eshte me te vertet nje forum i pa arritshem Albo dhe mos e lini ti humbin vlerat dhe ta bejne si pron private duke e zevendesuar me nje fjali:
    "kujt nuk i pelqen te iki,se te tjere na vijn"
    Kjo eshte e vertet por ama asnje nuk ka ikur dhe nuk iken nga qefi,por nga arsyet qe permenda me lart ose ndonje qe un se kam permendur.

    Ju pershendes per punen qe keni bere dhe beni Albo per ta bere kete faqe web nga me te lexuarat.
    Urimet e mija te sinqerta!

    Miqesisht dhe me respekt Bledi
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlEdIi : 16-08-2003 më 22:17
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  29. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BlEdIi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  30. #16
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Është padyshim forumi më i mirë Shqiptarë në internet, dhe kjo jo sepse jam pjesë e stafit mirëmbajtës së këtij forumi, por e anasjellta, ndihem i nderuar që jam pjestarë i forumit.

    Bashkohem i padyzuar me opinionet e mira që janë thënë përpara meje, se ky forum është i mirë nga të gjitha aspektet, nga temat serioze, tek ato humoristike, në shkrimet letrare që anëtarët nga e gjithë bota publikojnë këtu, tek forumi i Gjuhës Shqipe ku ka aq shumë informacion sa të gjitha faqet e tjera shqiptare në internet s'e kanë të mbledhura bashkë. Tek forumi i Folkorit ku mund të çmallemi me pamjet e veshjeve tona folkloristike, tek tema e Shtypit të Ditës ku kemi nderin të komunikojmë përsëdrejti edhe me deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Nga forumi i Artit ku ndodhet edhe Galeria e Piktorëve Shqiptarë, galeria më e madhe në internet ndaj sasisë krahasuar me faqe të tjera Shqiptare.

    Mendoj se edhe gjuha Shqipe në saj të këtij forumi ku mblidhen shumë shqiptarë të të gjitha trojeve po evolon shumë shpejt këtu. Është një kënaqësí t'i shikosh anëtarët të përzjejnë fjalët djalektore në shkrimet e tyre, si psh, anëtarë nga Shqipëria e mesme sot përdorinë fjalë si "tungii" ose "më kalle", karakteristke të Dardanisë, ose e anasjellta, të shikosh anëtarë nga Prishtina të shkruajnë "shnet" ose "notën", etj etj. Pra, gjuha Shqipe në këtë forum po evolon në mynyrën më të drejtë, dhe pas disa vjetësh mendoj se do të jetë edhe shëmbulli më i mirë për rishikimin e gjuhës tonë letrare.

    Kaq për tani,
    Drini.

  31. Anetarët më poshtë kanë falenderuar drini_në_TR për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  32. #17
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Re: Cila eshte vlera e diskutimeve ne forum?

    Postuar më parë nga Albo
    Une ju pyes:

    Cilat jane vlerat e ketij forumi per ju?
    Cfare ju shtyn qe ta vizitoni ate?
    Preferoni te lexoni shume e shkruani pak apo anasjelltas?

    Diskutim te kendshem.

    Jam i nderuar qe pas nje kohe qe frekuentoj rregullisht kete forum kam mundesine te jap vleresimin tim.

    1- Vlerat e ketij forumi jane madhore.

    Eshte nje forum ku niveli i diskutimeve eshte goxha i larte po te krahasohet me forumet tjera. Me pelqen fakti qe ketu kam shume bashkmoshatar dhe njerez qe kane intelekt dhe deshire debati. Me pelqen larmishmeria e temave te diskutimit dhe menyra se si shtrohen ne diskutim. Puna e stafit duket e mrekullueshme dhe ju pergezoj per kete. Keni arritur te mblidhni shqiptare nga tere anet e botes dhe per kete duheni vleresuar. Na hoqet mallin. Na ndihmuat te luftojme kete ftohje dhe largim nga gjaku dhe kultura jone te shkaktuara nga kurbeti. Eshte faktor i rendesishem per tu permendur edhe ..gjuha shqipe.. e cila duhet pasuruar dhe kurre harruar. Kam vene re shume anetare hynin me nje shqipe te caluar dhe pas disa kohesh ne forum shkrimi i tyre ndjehet qe ka ndryshime kolosale. Forumi na eshte bere si nje lokal i preferuar ku sa here qe ndjejme vetmine dhe deshiren per miq shkojme aty dhe c,mallemi. Artikujt e ri per gjendjen aktuale shqiptare na ndihmojne gjithashtu, sidomos disa prej nesh qe ndodhen pak larg atdheut dhe jemi ne kontakt shume te vogel me ndodhite dhe perparsite e vendit tone. Kemi mall o njerez , jetojme larg dhe perballemi me shume sakrifica ne jete, ndjejme nevojen e gjakut tone , duam te puthim dhe guret e lagjes , duam te degjojme gjuhen tone te embel qe dikur e perbuznim, dhe ju na sollet nje pjese te saj ketu.
    Ndoshta une personalisht jam pak i shmangur ndaj temave shoqerore dhe politike por duhet te kuptoni qe streset ndikojne ne jeten tone dhe durimi per te qene me te perqendruar na vret pak dhe tjetra eshte qe duke mos qene ne kontakt te perditshem me jeten aktuale ne Shqiperi na ben te mos kemi shume per te thene dhe debatuar dhe une e kam zet te hyj ne nje debat pa fakte dhe argumenta dhe pa force per ti mbrojtur postimet e mija.
    Ju pergezoj nga zemra per kete pune fantastike dhe uroj qe ky forum te behet me dinjitoz sec eshte.

    2-Cfare ju shtyn qe ta vizitoni.

    Sic e thashe edhe me lart deshira per te qene ne kontakt me vellezerit dhe motrat tona dhe nevoja per te qene sa me te mirinformuar me gjendjen aktuale te Shqiperise na shtyn te vizitojme kete forum. Kam bere miq qe flas shpesh me to dhe me kane ndihmuar ne shume aspekte. Kam informacion me te pasur per kombin. Nese ndjehem i merzitur kaloj kohen dhe argetohem duke debatuar dhe lozur me anetare te ndryshem. Sinqerisht qe merzine shpesh e thyj duke shfletuar dhe diskutuar ne forum. Ka edhe nga ato qe jane te lindur sarkazmike dhe vlojne nga deshira per te ofenduar dhe abuzuar ndaj anetareve me postet e tyre duke u munduar te ngjajne sa me te zgjuar dhe djallezor por tek e fundit secilit i jepet drejtim ashtu sic e meriton dhe nganjehere nevojiten edhe keshtu lloj mostrash sa per te ballancuar nivelin....pastaj pyll pa derra nuk ka.

    3- Preferoni me shume te lexoni dhe te shkruani pak apo anasjelltas.

    Po te shikoni numrin e postimeve dhe diten e rregjistrimit tim duket haptas qe bej pjese tek ato anetare te cilet shkruajne shume . Kam deshire te shkruaj , te debatoj me anetaret , te mundohem te hap tema te reja , te zgjoj nga gjumi debatin duke u munduar te jap sa me teper impulse dhe duke angazhuar shume veta ne diskutim...cfaredolloji qofte ky......
    Mendoj numri i anetareve qe besdisen nga postet e mija eshte shume i vogel dhe per kete anketimet e ndryshme flasin me qarte...megjithate une do beja c.eshte e mundur qe ketij forumi te mos i bjere vlera dhe mjafton nje sinjal nga ju dhe postet do pergjysmoheshin.
    Preferoj te shfletoj mendimet e te tjereve dhe te perfitoj aq sa mundem nga to. Shfletoj edhe tema te ndryshme politike packa se nuk jam i afte te pergjigjem dhe kjo ndodh per shkak te shkeputjes dhe informacioneve qe kam per Shqiperine.


    Duke e mbyllur dua t,ju falenderoj edhe nje here dhe t,ju pergezoj me shpirt per kete forum madheshtor qe keni krijuar.

    Paci fat kudo dhe Zoti qofte me ju !!

  33. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DeuS për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  34. #18
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    të lumtë goja vëlla!!!
    Nuk besoj se më mbetet shumë për të thënë pas këtyre fjalëve të thella nga Wolf...
    Sidoqoftë ky forum në internet, padyshim është një nga forumet kombëtare më të mëdhenj e më të gjerë ndër kombe të botës. Dhe merita më e madhe, dhe të gjithë zemrat tona shqiptare, janë te drejtuara nga ju Albo, dhe po ashtu stafi i moderatorëve, me vlerësimin: JU LUMTË!!!
    dhe me urimin: PAÇI BEGATI NË JETËN TUAJ!!!
    se ky shërbim që po i bëni gjithë shqiptarëve anembanë botës, do u dihet per nder...
    me respekt të madh, dhe me përgëzimet më të sinqerta MtrX
    MtrX ubicumque felix

  35. Anetarët më poshtë kanë falenderuar MtrX për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  36. #19
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    WOLF POWER dhe MtrX!!!

    Sinqerisht, s'mund të rija pa e thënë dot, keni shkruar MADHNISHËM!!! Një shkrim që veçse ndriçon nga pozitiviteti, nga optimizmi. Pajtohem krejtësisht me ju, dhe s'pretendoj se mund ta shpreh më bukur se ju këtë ndjenjë!

    Pritni sa të vijnë edhe anëtarët e tjerë nga pushimet. Forumi do jetë akoma edhe më mirë

    Sinqerisht,
    Drini në Los Angeles.

  37. Anetarët më poshtë kanë falenderuar drini_në_TR për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  38. #20
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ky forum bart dy elemente shume te vyer per zhvillimin e cdo shoqerie (ne rastin konkret te shqiptareve kudo qe ndodhen):

    1 - Komunikimin

    2 - Informacionin

    Mendoni pak se cfare kenaqesie eshte te lexosh se ka shqiptare qe mesojne, praktikojne, riperterijne, pasurojne ose prefeksionojne gjuhen shqipe permes ketij forumi. Vetem kaq do te ishte me shume se e mjaftueshme per te provuar vlerat dhe dobine e tij.

    Por te mirat e komunikimit shkojne shume me larg se ruajtja e gjuhes. Permes informacionit, debatit, replikave dhe pikepamjeve te ndryshme te gjithe ketu kemi mundesine te explorojme realitete dhe bote te tjera qe ekzistojne jashte asaj tones .... kemi mundesi te marrim prej tyre cfare na pelqen per te permiresuar veteveten. Kemi mundesi ta shikojme boten me syte e te tjereve gje qe ne jeten reale eshte shume e veshtire per shkak te komplekseve dhe ambicjeve.

    Forumi i ngjan nje panairi te larmishem karakteresh me ide, kultura, mentalitete, tradita,profesione, interesa, aftesi, dhunti, ndjesi e tipare nga me te ndryshmet qe nderthuren,nderlidhen dhe nderveprojne gjate gjithe kohes me njeri tjetrin duke na dhene te gjitheve nje harte shume me te sakte te realitetit.

    Ndokush mund te thote se keto nuk jane vetem karakteristikat e forumit tone por te botes virtuale ne pergjithesi. Mundet por keto mundesi i percillen realitetit dhe shoqerise shqiptare pikerisht nga ky forum qe eshte me i madhi, me cilesori dhe me i organizuari nga te gjitha inisiativat e tjera te ngjashme me te.

    Te besh dicka te dobishme per veten eshte interes llogjik dhe nevoje, por realizimi i nje mundesie te tille per nje numer kaq te madh njerezish, meriton <<zili>>.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orku : 24-08-2003 më 13:13

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •