Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 11 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,088
    Faleminderit
    64
    780 falenderime nė 638 postime

    Kultura politike e shqiptareve

    Marr shkas nga citati qe e degjojme shpesh: "Shqiptaret merren shume me politike". Se sa e vertete eshte kjo, une po e le ne doren tuaj qe te jepni nje mendim me poshte. E hapa kete teme jo per te "bere politike" por per te nxjerre ne pah se sa e ulet eshte kultura politike tek shqiptaret. Destabiliteti politik ne vend eshte i dukshem dhe i prekshem si per ne qe kemi jetuar ne Shqiperi, edhe per te huajt qe e vizitojne apo monitorojne Shqiperine. Ju ftoj tu jepni nje pergjigje pyetjeve te meposhtme:

    - A keni formuar bindje politike?
    - Cfare ndikoi ne formulimin e ketyre bindjeve politike tek ju?
    - Cfare eshte politika per ju?
    - Cilat jane shkaqet e destabilitetit politik ne Shqiperi?
    - Cfare prisni ju nga "politika"?

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Loli Maska e DJ KOSMONOVA
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    www.alb-club.com
    Mosha
    37
    Postime
    43
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Hej Albo te te them nje gje.
    Ajo shprehja qe ti thua eshte e vertete por ka dhe nje pergjigje.
    Mendoj se pergjigjia eshte kjo:
    Shqipetaret merren shume me politike se nuk dine nga politika.
    Ky eshte mendimi im.
    Po do fakte per kete qe te them faktet flasin vete.
    13 vjet dhe akoma jemi budallenj.
    Faleminderit.
    alba-club.blogspot.com
    Linke nga Rapidshare.Muzike,filma,lojera,tutoriale.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    82
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Per pese dekada shqiptaret u shtypen dhe u ndrydhen aq shume ne shprehjen e bindjeve te tyre politike, sa menjehere sapo iu dha liria e fjales dhe e shprehjes se mendimeve, edhe femija ne bark te nenes papritur doli me nje doktorate ne shkenca politike.
    Shumica e shqiptareve, jo te gjithe, nuk kane aftesi arsyetimi politik dhe shpeshhere lejojne emocionet e tyre te ndikojne ne formimin e bindjeve tyre politike jo te sakta. (Psh, nese nje drejtues shteti eshte nga qyteti im, atehere ai me te vertete eshte i mire dhe une do t'ia jap voten atij.)
    Aq sa shqiptaret diskutojne rreth politikes se vendit, po aq ata jane pasiv kur vjen puna per te votuar dhe bere nje ndryshim ne politike per te miren e vendit.
    Korrupsioni e vjedhja e votave mund te luftohet edhe me nje vote, ate tenden. Nga dekurajimi shume veta rrine ne shtepi kur vjen koha e votimit, sepse jane pesimista dhe dyshojne ne shfaqjen e rezultateve te verteta e zgjedhjes. Sikur tre million persona te mendojne keshtu, atehere sado te mundohen te manipulohen votat, perseri do te jete e pamundur. Sa rrine e shfryjne me njeri tjetrin neper kafene, me mire ta tregojne kete me voten e tyre.
    Me pelqen nje shprehje shume domethenese e ish presidentit te USA, John F. Kennedy: "Mos pyesni se cfare mund te beje vendi im per mua, por cfare mund te bej une per vendin tim."
    Nje qytetar i ndergjegjeshem shqiptar te cilit nuk i jepet per politike le te beje punen e tij te perditshme me ndergjegje te paster duke dhene maksimumin e tij. Ashtu i ka sherbyer atdheut. Nuk eshte e thene qe te gjithe te behemi politikane, biles edhe ne debate politike te mos hidhemi aq zjarrtas apo te prishemi me kusheririn (ka ndodhur ne farefisin tim) per bindje te ndryshme politike.
    Ka ardhur koha qe shqiptaret nese duan ta ndryshojne gjendjen social-ekonomike-kulturore-politike sot, te behem me shume qytetare te mire sesa politikane te mire. Me kete nuk dua te them qe te mos shqetesohet per drejtimin e shtetit nga qeveria per te cilin ai/ajo ka votuar apo jo, por ama edhe mos i fuse hundet aq shume sa te mos e lejoje qeverine te bejne punen e saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Thjeshtesia : 25-06-2003 mė 00:17
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  4. #4
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    38
    Postime
    604
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Kultura politike e shqiptareve
    !?
    Une do shtoja dhe nje pyetje tjeter te natyres egzistenciale: Egziston?
    Apo eshte nje veti qe ne shoqerine shqiptare do vonoje te shfaqet ashtu sikunder cdo shenje tjeter neoterizimi...?
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,088
    Faleminderit
    64
    780 falenderime nė 638 postime
    Kultura politike e shqiptareve, gjithmone e pare sipas standarteve dhe botekuptimit te shoqerive demokratike, le shume per te deshiruar. Shkaqet per kete jane te shumta por kryesisht shkaku kryesor eshte mungesa e nje tradite politike liberale. Kjo per shqiptaret ka qene e pamundur per faj t e historise se tyre se hidhur. 50 vjetet e komunizmit hermetik, e kthyen shoqerine shqiptare ne nje shoqeri te traumatizuar, ku politika me e mire eshte ajo e frikes. Dhunimi fizik dhe zhveshja e individit shqiptar nga dinjiteti njerezor, e shoqeruar kjo me nje indoktrinim satanik, bene qe shoqeria shqiptare te traumatizohej ne ate pike ku njerezit te hiqnin dore jo vetem nga "politika" por edhe nga mendimi i lire. Njerezit qe nuk mendojne me mendjet e tyre nuk kane se si te bejne politike.

    Ndryshe nga shtetet e tjera qe perbenin kampin komunist, rregjimi komunist e coi shoqerine shqiptare ne ekstrem duke e izoluar Shqiperine jo vetem nga bota e qyteteruar perendimore, por edhe nga vete shtetet e tjera komuniste. Bota per shqiptaret fillonte dhe mbaronte brenda kufijve shqiptare. Ky eksperiment beri qe liria dhe kenaqesia e vetme qe jeta ofronte per shqiptaret, ishin tek emocionet qe keta manifestonin per tiranin dhe partine. Cdo gezim, hidherim, feste, dollia e pare ngrihej gjithmone per Partine, pasi ajo ishte burimi i jetes dhe vdekjes.

    Politika e emocioneve

    Politika e emocioneve eshte politika e vetme qe shqiptaret njohin. Kete e kemi trashegimi nga vitet e komunizmit. Ne komunizem njerezit ishin te lire te perjetonin tre emocione: FRIKEN ndaj rregjimit dhe veglave te tij; URREJTJEN ndaj "armikut te popullit", GEZIMIN per Partine dhe shokun Enver. Keto tre emocione se bashku komandoheshin nga rregjimi i cili me komande i benin shqiptaret te frikesoheshin fale falangave te rregjimit, te urrenin pjesen tjeter te botes qe perbente "armikun e popullit", te gezonte per arritjet e partise dhe shokut Enver, duke ngritur keshtu kultin e individit.

    Po ti hidhni nje sy shoqerise shqiptare edhe sot, do te gjeni te manifestuara ne mase keto 3 emocione. Ajo qe i ndan krahet e politikes shqiptare eshte pikerisht urrejtja per njeri-tjetrin. Militantizmi politik eshte vetem forma me te cilen njerezit shpalosin gezimin e tyre ne adhurimin e idhujve politike. Heshtja ndaj zhvillimeve ne vend, eshte derivat i frikes nga rregjimi dhe njerezve me pushtet.


    Kultura politike

    Kultura politike eshte botekuptimi i individit mbi rolin dhe pergjegjesite e tij si shtetas ne nje sistem politik pluralist e demokratik. Njerezit me kulture politike jane aktive ne jeten politike te vendit pasi jane koshente qe vendimet dhe qendrimet e shtetit ndikojne ne menyre te drejtperdrejte interesat e perbashketa kombetare apo interesat e ngushta personale. Pushteti i shtetit eshte vetem nje rezultante e pushtetit te gjithe individeve te nje shoqerie qe me vetedije dhe te lire e delegojne pushtetin e tyre me voten e lire. Njerezit qe kane nje kulture te ulet politike, jane ata qe zgjedhin te heshtin perpara zhvillimeve politike ne vend. Te besh politike do te thote te mbrosh bindjet dhe interesat tuaja ne nje proces politik te rregulluar drejt me ligj kushtetues. Politika eshte vecse nje proces qe prodhon zgjidhje per problemet e vendit. Ne kete proces aktoret ndahen ne perfaqesues dhe te perfaqesuar. Perfaqesuesit jane parti ose individe qe perfaqesojne nje grup te caktuar zgjedhesish. Te perfaqesuarit jane zgjedhesit shqiptare te cilet delegojne voten e tyre tek ato parti dhe tek ata individe qe i permbushin me se miri interesat e tyre. Pra pushteti eshte ne doren e zgjedhesit.


    Perfaqesuesit politike shqiptare

    Perfaqesuesit politike shqiptare, ose te ashtuquajturit politikane, reflektojne me se miri shoqerine shqiptare. 99.99% e gjithe shqiptareve, jane simpatizante te nje partie X pasi nuk duan te jene simpatizante te partise Y. Kjo nuk ka te beje fare me ato kritere qe une zura ne goje me lart. Shqiptaret nuk e japin voten e tyre per te mbrojtur interesat e tyre por per te perligjur emocionet e tyre te trasheguara nga komunizmi. Arsyeja perse karta e komunizmit eshte ende prezente ne shoqerine shqiptare edhe pse kane kaluar mbi 13 vjet pluralizem, lidhet me faktin se Partia Socialiste ende nuk ka bere divorc me te shkuaren e saj komuniste. Denoncimi i te shkuarres komuniste nga kjo parti eshte mjaftuar vetem me fjale perpara mediave, pasi neper statutet, kryesine apo aktivitetet e saj, kjo parti nuk guxon te denoncoje rregjimin komunist. Kjo eshte e lidhur me faktin se pjesa derrmuese e elektoratit te kesaj partie perbehet nga ish njerez te rregjimit komunist. Pra politika e nje prej dy grupimeve kryesore ne vend, ende vazhdon ti apeloje emocioneve te dikurshme komuniste. Por a mund te ndertosh nje shoqeri demokratike me nje elektorat qe edhe pse jeton ne pluralizem e demokraci ende nuk njeh emancipim por vazhdon te reagoje mbi emocionet e trasheguara?! Ky eshte njeri paradoks i politikes shqiptare.

    Grupimi i dyte politik shqiptar eshte Partia Demokratike e cila mban mbi supet e saj merita historike te rrezimit te rregjimit komunist ne vend dhe lindjes se pluralizmit. Pavaresisht nga keto merita historike, kjo parti gjate kohes qe ishte ne pushtet, veshtiresine me te madhe te saj pati problemin e maredhenieve me grupin opozitar socialist. Cfare qendrimi duhej mbajtur mbi PS? Duhe demonizuar ajo duke hapur dosjet dhe duke i bere nje gjyq publik? Duhet ndjekur nje praktike ligjore per denimin me ligj te vetem klikes se saj drejtuese? Duhet luajtur fort karta e anti-komunizmit si politika me e mire? Duhet penguar me ligj kandidimi si te zgjedhur i njerezve me biografi te keqe?

    Qendrimi qe PD zgjodhi ishte ai i viktimizimit te PS dhe polarizimit te shoqerise shqiptare duke luajtur fort karten anti-komunist. Ky qendrim ndaj kundershtareve politike ishte qendrimi me i mire politik i momentit per interesat e ngushta politike te ketij grupimi, por jo qendrimi per te cilin shoqeria shqiptare kishte nevoje. Ky qendrim ishte po aq i gabuar sa mungesa e deshires se PS per tu ndare njehere e mire nga e kaluara e saj. Teksa PS vazhdonte te njejtat metoda dhe te njejtat praktika si partia meme duke e lene elektoratin e saj rob te nostalgjise komuniste, PD nuk arriti qe te largonte vemendjen e shqiptareve nga e shkuara e tyre, duke u fokusuar vetem perpara. Perkundrazi, militantizmi politik ne PD erdhi si pasoje e djegies se kartes anti-komuniste me fjale te zjarrta. Ishte pikerisht ky anti-komunizem falls i mbetur ne kuadrin e fjaleve, qe nuk i solli shoqerise shqiptare as drejtesine e shumepritur dhe as divorcin me te shkuarren. Teska elektorati socialist solidarizohej mbi nostalgjine e rregjimit komunist, elektorati demokrat solidarizohej rreth militantizmit anti-komunist. Emeruesi i perbashket i te dy grupimeve politike ishte pikerisht e shkuara komuniste. Politikat e tyre ishin ndertuar jo mbi te ardhmen e shqiptareve, por mbi te shkuaren e tyre.

    Zgjedhesi shqiptar

    Zgjedhesi shqiptar ka mesuar proceduren se si te votoje por nuk ka kuptuar ende se perse duhet te votoje dhe per ke te votoje edhe pse kane kaluar plot 13 vjet nga rrenia e komunizmit. Nuk e them kete per te viktimizuar shoqerine shqiptare, e them kete per te nxjerr ne pah se askush nuk e ka marre mundimin tu shpjegoje shqiptareve se cfare perfaqeson vota e tyre, perse ata duhet te votojne dhe cfare kriteresh te zgjedhin per te bere perzgjedhjen e duhur te kandidateve. Kjo eshte detyra e klases politike shqiptare, e intelektualeve shqiptare dhe mbi te gjitha e atyre brezave qe kane arritur te arsimohen ne perendim. Nuk mund te besh me faj zgjedhesin shqiptar qe nuk ka patur fatin te jetoje ne nje shoqeri demokratike, ai gjykon me ate qe ai arrin te ndjeje ose perceptoje nga realiteti shqiptar qe ai jeton perdite. Faji bie mbi klasen politike dhe mbi ata qe gezojne kulture politike perendimore qe nuk e ndajne me bashkekombasit e tyre.

    Diapazoni i ri politik

    Krahas plot efekteve negative, emigracioni ne mase i shqiptare ka edhe nje efekt teper pozitiv. Fale emigracionet ne shoqerite e perparuara demokratike, shqiptaret rrezuan murret e ngritur ne mendjet e tyre, u njohen me sistemet demokratike duke jetuar, mesuar e punuar ne keto shoqeri. Kjo ne vetvete eshte nje investim i madh politik kombetar, pasi fale emigracionit, pas 12 vjetesh pluralizmi shqiptaret kane mundur qe te krijojne nje kulture te re politike. Kjo kulture eshte e ngritur mbi traditen e vendeve demokratike ne te cilat keta emigrante jane integruar ne vite. Kete tradite keta emigrante e kane importuar ne shoqerine shqiptare fale rikthimit te tyre ne Atdhe, ose fale shprehjes se mendimeve te tyre ne shtypin shqiptar.

    Rruga e emancipimit politik

    Emancipimi i shoqerise shqiptare me kulturen demokratike, duhet te jete prioriteti i shtetit shqiptar dhe i vete atyre qe i duan te miren Shqiperise dhe shqiptareve. Une kete e quaj investimin me te madh afatgjate qe dikush mund te beje ne Shqiperi ne te mire te kombit dhe progresit te shoqerise shqiptare. Tu dergosh te afermve te tu ne Shqiperi te ardhura per te blere buke, do tu shuaje urine per buke. Te ndash me ta ate kulture qe ti ke akumuluar ne Perendim, u shuan atyre etjen per te mesuar sa me shume per sistemin demokratik. Perpara se te ndertosh nje shoqeri demokratike duhet te njohesh se si shoqeria demokratike funksionon. Shqiptareve nuk u mungon deshira per te perqafuar te rene, ata thjeshte nuk kane asnje mundesi se si te bien ne kontakt me kulturen e duhur politike ne realitetin qe ata jetojne.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6

    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Postime
    316
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Albo, Vėrtetė Shpirt Shqiptari! Tė pėrshėndes, tė jam mirėnjohės dhe tė falėnderoj pėr hapjen e kėsaj teme!
    Nuk e lexova shkrimin Tėnd tė dytė, prandaj ndoshta ndokund mund tė pėrsėritem. Sipas pyetjeve Tuaja i kam bėrė disa pėrgjigje sipas opinionit tim modest, duke e ēmuar se vlenė edhe pėr vogėlsinė time thėnia e tė madhit Sokrat, ...-se di, se kurgjė nuk di -...
    1. Kam.
    2. Historia jonė tragjike dhe krenare, diskriminimi i egėr i shqiptarėve nė ish Jugosllavi,/jam lindur e rritur nė rrethin e Ulqinit, ku kam punuar si mėsues 29 vjetė, dhe jam shkolluar nė Kosovė/, robėrimi i shqiptarėve nga vetė shqiptarėt, nga komunistėt e egėr e barbarė tė Shqipėrisė, dhe nga leximi permanent qė e kam pasur dhe e kam obsesion ta quaj.
    3. Politika ėshtė /zanatė/ profesion shumė i vjetėr dhe i ngjajshėm me prostitucionin! Shumica e politikanėve nė tė kaluarėn e njerėzimit nė planetin tonė, e mjaft edhe tė sotėm janė mjaft kriminelė, tė gjithė gati mėkatarė, gėnjeshtarė etj.! Ata mė shumė i kanė shkaktuar dhe i shkaktojnė njerėzimit tragjedi tė tė gjitha llojeve, robėri, ēfrytėzim, mjerim, konflikte, urrejtje, etj. Ata kanė kontribuar qė tė harxhohet aqė shumė nė armatime, duke e pru civilizimin nė buzė tė greminės nga rreziku i pėrdorimit tė armėve atomike, hidrogjenike biologjike etj. Sikur tė gjithė politikanėt e Tokės, edhe njerėzit tė jenė tė orientuar nė principet e dashurisė, bashkėjetesės, nuk ka nevojė tė ketė aspak ushtarė mbi Tokė, por nejse, kjo ėshtė utopi... Njerėzit vdesin urie! Shqiptarėt as nė tė kaluarėn, as tani nuk kanė pasur, as nuk kanė fat me politikanė. Po t'i lexosh kritikat, satirėn e Gjergj Fishtės pėr politikanėt shqiptarė tė kohės kur ka jetuar Ai, tė gjitha janė aktuale edhe sotė pėr politikanėt tonė. Derisa nuk e kam lexuar arrtikullin e dr. Krist Malokit /nė stublla.com/ kam menduar se veset na i kanė lėnė turqit, por kam qenė gabim. na i paskan lėnė bizantinėt qė na kanė okupuar diku ka shkek. VII. Diktatura e tmerrshme antikombėtarė nė emėr tė patriotizmit, qė ka qenė dashuri e imponuar ndaj partisė = qė dmth. ndaj komunistėve. Shqiptarėt pas vdekjės sė Kastriotit, mendoj se kurrė nuk e kanė ēmuar pushtetin si tė vetin, si tė popullit, nė mbrojtėsin dhe nė tė mirėn e tij, por si tė huaj, si dhunues tė tij, si nė kohėn e rromakėve, bizantinėve, sllavėve, turqėve, Nolit, Vidit, Zogut /disa tė mira i ka sjellė kombit/, Enverit. Mendoj se komunizmi ėshtė tronditur, i janė rrėzuar vetėm simbolet, pėrmendoret, por ai edhe sot sundon dhe ėshtė ende edhe populli edhe politikanėt tė trullosur, dhe me mendėsi e vepra autokrate komuniste. Natyrisht tani ėshtė i kamufluar edhe nėn emrin socialist, kur u errėn tė partisė sė punės, dhe u gėdhinė socialistė. Berisha e shpalli slloganin, tė gjithė jemi bashkėvuajtės, qė dmth. se paskanė vuajtur edhe xhelatėt duke vrarė, dhunuar e masakruar e shkatrruar, e edhe tė persekutuarit. Paskan qenė bashkėvuajtės tė gjithė tė vrarėt, tė burgosurit e tė internuarit me nomenklaturėn komuniste. Qenkan njėsoj bashkėvuajtės Ramiz Alia e i Madhi e i nderuari shumė pėr mua Visar Zhiti, apo Pjetėr Arbnori! Mendoj se nė Shqipėri kanė kaluar 13 vjetė nė pseudopluralizėm.
    4. Shkaqet e destabilitetit nė Shqipėri janė e kaluara e jonė qė e pėrmenda, dhe dalja nga diktatura e tmerrshme, nga robėria nė anarshi!, kjo pėr fajin e pseudointelektualėve dhe e pseudopolitikanėve me mendėsi bizantiniste e komuniste. Fajin e kanė edhe mediat, qė as nuk informojnė si duhet e drejtė, saktė duke u bazuar nė tė vėrtetėn, as nuk kanė politikė patriotike e edukuese, por konfliktuoze, trulluese shkombėtarizuese, denigruese, duke vėnė nė plan tė parė sensacionet perverse, incestet, krimet etj. Shumica e politikanėve dhe e gazetarėve janė prostitutanė! Janė njė pakicė tė ndershėm. Tė shtoj se politika po ia zė frymėn Shqipėrisė, e ka shpopulluar, /disa thojnė se janė 3 milion banor, nuk e besoj se janė as dy?!, e ka futur Shqipėrinė nė kthetrat greke, regjimi mė shumė do Greqinė pėr tė mirėn e sė cilės punojnė, ndersa pėr tė zezėn e Shqipėrisė, dhe serbėt se bashkombasit e vet. Nė vend qė t'u servilosen popullit - kombit tė vet ata u servilosen dreqėnve qė i kemi kojshi - Fishta, atyre qė na duan ose tė vdekur ose robėr tė tyre.
    5. Nuk pres asgjė tė mirė nė njė tė ardhme tė afėrt nė Shqipėri.
    P. s. Ndoshta as ky shkrim nuk do u pėlqejnė pronarėve tė kėtij forumi, siē nuk u ka pėlqyer futja nga unė e shkrimit tė Bajrush Morinės, pėr Thaēin?! U kėrkoj ndjesė nėse i shqetėsoj!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  7. #7

    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Postime
    316
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Albo, sė pari nuk jam shprehur se jam kundėr opinioneve, e shprehjeve tė tjerėve. Personat publik e politik, janė nė botėn demokratike nė shėnjestėr tė opinionit, dhe duhet edhe ne tė veprojmė nė baza tė sė vėrtetės dhe etikės, duke kritikuar me argumente. Z. Thaēi me veprat e tij do e ngrisė dhe do e ulė veten, sipas meritės. Ka qenė e ditur sa vota ka marrė z. Thaēi, pse e paskeni lėnė aq gjatė pasi titulli qenka provokues? Edhe regjimi i Nanos nė 97 e dogji Shqipėrinė, dhe sot simbolizon pushtetin, nuk mund tė quhet figurė pozitive. Edhe Enver Hoxhėn e kanė votuar 100% e shqiptarėve, por ja qė ėshtė figura mė negative e jona. Unė i kam tė mbledhur disa citime, ku vetė personaliteete tė paktė, serbe, deklarojnė se ėshtė larg Serbia me qenė shtet demokratik, ndersa z. Thaēi e shpall Serbinė shtet demokratik, dhe ėshtė i gatshėm tė shkojė atje. Tė preferuarit e mi janė tė gjithė ata qė punojnė pėr tė mirėn e trojeve tona, tė popullit tonė.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-07-2003
    Mosha
    34
    Postime
    82
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te dashur miq,
    qe ne shqiperi flitet shume per politike kete e dime te gjithe.Madje,e kane bere politiken si me te rendesishmen e temave.Ndoshta nuk kane cfare tjeter te flasin dhe i futen asaj.
    Per bindje politike nuk mund te flas tashti,orientim po.Shoh nga pak si behet gjendja e shqiperise,si eshte bere me pare dhe keto jane faktore qe ndikojne shume,kushdo e sheh si eshte gjendja ne momente te ndryshme.
    Politika per mua eshte ajo canta me veglat e punes ne dore dhe te gjithe ne pune.Vetem keshtu mund te behet politike e shendoshe,ne mendojme per veten me pare dhe pastaj pasi te kemi cfare te themi i drejtohemi politikes te na krijoje kushte sa me te mira per tu stabilizuar.Po deri tashti kemi pare qe "qeveria" duhet te zgjidhe problemet e popullit deri ne fund kurse populli nuk duhet te mendoje per asgje.Rrofte politika qe na jep para falas dhe mbaroi kjo pune.Ketu ne shqiperi ata qe njohin nga nje krah dhe qe mund te behen zot te prones se te gjitheve kane ate bindje poltike.Keshtu ecen ne shqiperi.
    Ketu ne shqiperi nga kjo politike asgje nuk pritet per mire.Nuk te jep buke deputeti po nuk punove.Eshte e habitshme si keta njerez degjojne ato fjalet e fushatave dhe bien ne gracke,pastaj thone na i premtuan.Po mire e bejne politikanet,ata genjejne,ne e hame genjeshtren dhe pastaj na mbyllin gojen dhe ata majmen deri sa te vije tjetri me i forte dhe te sjelle ne politike "ide" te reja.
    Keshtu e mendoj une,
    ANDi
    bingo !!!

  9. #9
    Djep Mbi Barrikada Maska e GJENERALI
    Anėtarėsuar
    26-08-2002
    Vendndodhja
    Majtas
    Mosha
    31
    Postime
    57
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    bindje politike.....po ku kemi mundesi ne te marrim informacion rreth sistemeve dhe bindjeve?ketu te gjithe partite nje surrat kane...
    Smash The State

  10. #10
    Agjitacion e Propagande Maska e FRANTIC
    Anėtarėsuar
    16-02-2004
    Vendndodhja
    Ne anen e erret te henes
    Postime
    79
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ajo qe thua eshte e vertete por sidoqofte kane nje surrat pak me te mire se ajo partia qe mbron ti...(Nuk mund t'i permend emrin se e kam fshire nga fjalori im...)
    ... dhe Drejtesi per te gjithe

  11. #11
    Moderator Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    1,108
    Faleminderit
    136
    102 falenderime nė 90 postime

    Pėr: Kultura politike e shqiptareve

    Albo me vertet je person me inteligjencė te kalibrit tė lartė dhe kjo duket fare mirė nė mėnyrėn si i ndėrthur gjėrat.

    Njė kulturė politike ėshtė produk i historisė kolektive tė sistemit politik dhe tė historisė tė jetės sė anėtarėve nė sistemit qeverisės dhe kjo ėshtė e rrėnjosur nė mėnyrė tė barabartė nė ngjarjet publike dhe nė eksperiencėn private. Kultura politike referon nė qėndrimet, vlerat, besimet dhe orientimet qė individėt nė shoqėri mbajnė duke konstruktuar sistemin politik (Elazar, 1996).

    Definicionet e kulturės politike i atribuojnė kėsaj kulture disa elemente subjektive, ato tė cilat e kanė origjinėn nga mėnyra se si njerėzit veprojnė nė njė sistem politik dhe se ēfarė ndjejne ndaj politikes ku elementet objektive tė pėrfshirė nė kohe kanė dimensionin e politikės, trashėgiminė historike, origjinėn dhe zgjatjen e disa institucioneve, format e qeverisjes etj.
    Silence is golden.

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 19:25
  2. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 21:51
  3. Realiteti dhe alternativa politike shqiptare
    Nga Ibro-Arpeba nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 11:59
  4. Kërkohet xhihad në rrugët e Shkupit dhe Tetovës
    Nga Shkupi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 18:05
  5. Koha pėr tė formuar tė majtėn reale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 05:05

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •