Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 50
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Poezi dhe krijime që i kushtohen gjuhës shqipe

    Gjuha Shqipe


    Kur në sulm hodhën turqit
    Hordhitë e pambaruara,
    Kështjellat e sintaksës
    S’i muar, që s’i muar.


    Kur panë se gjuhës
    S’i hodhën dot prangat
    Lëshuan drejt saj
    Gjithfarë merimangash.


    Parashtesa e pjesëza
    E lidhëza së prapthi,
    Të bukurën gjuhë
    Ta bënin leshharpi.


    Të të bënin ty, donin,
    Shqipëri, memece.
    Po ja, erdhi Naimi,
    Si yll mbi ty ecte.


    Dorën e zbehtë
    Mbi ballë ta vuri
    Të të hiqte zjarrllëkun
    Prej të sëmuri.


    Dhe vdisnin pjesëzat,
    Thaheshin merimangat,
    Ndriste si perlat
    Poezia e madhe.

    Ismail Kadare

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Gjuha shqype


    Porsi kanga e zogut t'verës,
    qi vallzon n'blerim të prillit;
    porsi i ambli flladi i erës,
    qi lmon gjit e drandofillit;
    porsi vala e bregut t'detit,
    porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
    porsi ushtima e nji tërmetit,
    ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
    Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
    porsi gjumi m'nji kërthi,
    porsi drita plot uzdajë,
    porsi gazi i pamashtri;
    edhè ndihet tue kumbue;
    porsi fleta e Kerubimit,
    ka'i bien qiellvet tue flutrue
    n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
    Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
    qi këtë gjuhë të Perëndis',
    trashigim, që na la i Pari,
    trashigim s'ia len ai fmis;
    edhe atij iu thaftë, po, goja,
    që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
    qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
    flet e t'veten e lèn mbas dore.
    Në gjuhë shqype nanat tona
    shi prej djepit na kanë thânun,
    se asht një Zot, qi do ta dona;
    njatë, qi jetën na ka dhânun;
    edhe shqyp na thanë se Zoti
    për shqyptarë Shqypninë e fali,
    se sa t'enden stina e moti,
    do ta gzojn kta djalë mbas djali.
    Shqyp na vete, po pik' mâ para,
    n'agim t'jetës kur kemi shkue,
    tue ndjekë flutra nëpër ara,
    shqyp mâ s'pari kemi kndue:
    kemi kndue, po armët besnike,
    qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
    kah kanë dekë kta për dhè t't'Parvet.
    Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
    qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
    në këtë gjuhë edhe Kastriota
    u pat folë njatyne ushtrive,
    qi sa t'drisë e diellit rrota,
    kanë me kênë ndera e trimnive.
    Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
    gegë e toskë, malci e qyteta,
    gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
    mos ta lini sa t'jetë jeta,
    por për tê gjithmonë punoni;
    pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
    fisi juej, vendi e zakoni
    kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
    Nper gjuhë shqype bota mbarë
    ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
    ka me ju njohtë për shqyptarë;
    trimi n'za, sikurse jini.
    Prandaj, pra, n'e doni fisin,
    mali, bregu edhe Malcija
    prej njaj goje sod t'brohrisim:
    Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!



    At Gjergj Fishta

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Gjuhës shqype


    Gjuh' e ambël, gjuh' amtare,
    Je ambla gjuh' shqyptare!
    Gjuh' e nalt' për Perëndi,*
    T'cilt ndër koh't që kahmot shkuene
    Mbi Tomorr të përdoruene;
    Gjuh' e ambël, plot dashtni!

    Gjuh' e shejt' e kaq e moçme.
    Gjuh' sakole**der n'dit t'soçme,
    Shoqen tande kund s'e gjenë!
    Zoti ty këtu t'ka çuemun:
    T'rrebt' e t'bukur e t'kulluemun;***
    Kshtu gjithmon' ti ke me qenë.

    Gjuh' që t'foli Skendërbegu,
    Dhe ndër t'par' qe Naim Begu,
    Që me shkrim t'pat lartësue.
    Ty t'kan' fol' shum' kapidana,
    Burra t'rrebt si t'ishin zana;
    Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!

    Gjuh' e bukur si pranvera,
    Ti s'do t'quhesh ma: e mjera;
    Se na dona ty me t'rritë.
    Bashk' me t'tjerat shoqe tueja,
    Se ma s'dona zhele t'hueja
    Veç duem ty me t'pa në dritë.



    Hil Mosi, Wien (Vjenë) 14.I.1907

    (*) poeti imagjinon sikur me gjuhën tonë folën perënditë e orakujve të lashtë të Dodonës etj.
    (**) për: gjuhë trimëreshë;
    (***) tre veti që ka gjuha jonë.

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Gjuhës shqipe


    Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
    Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
    O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
    S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
    Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
    As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
    Perse Athina s`kishte
    Emen as Roma, kur e rrept ushtove
    Nder vepra katallajsh qi nper jehona
    Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
    Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

    Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
    N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
    Naten e diten rrinte atje perdore,
    Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
    Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
    T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
    Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
    N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
    Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
    Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
    Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

    Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
    Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
    Me msy t`Helenit barkat tregetuese
    Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
    Ty t`kelthitte n`timue anijetari
    Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
    E permbi val` shkembuese
    Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
    Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
    U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
    Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

    Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
    Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
    O ghuhe e folun per trimij pranvera,
    E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
    Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
    As kur u ndam n`besime e doke tjera;
    E shekujve potera
    Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
    Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
    Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
    Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

    Thue buza e kangatarve te paemen
    Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
    Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
    Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
    E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
    Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
    N` kthjelltin e dites s`sotit
    Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
    Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
    E eme ahmarrse e gojve qi harresa
    N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.

    Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
    Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
    E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
    Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
    Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
    Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
    Ku me lshue tingujt nise
    N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
    T`njom edhe virgjin? Egersija jote
    Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
    Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?

    O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
    Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
    Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
    Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
    Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
    E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
    Thjeshtin e ambel t`ande
    Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
    Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
    Buzes amtare kush ia ven, ti casin
    Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

    O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
    Ti kris si za burije
    Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
    E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
    Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
    Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera


    Ernest Koliqi

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    GJUHA JONË

    Vëllezër shqipëtarë!
    Të prekim urtësinë,
    Të zëm' udhën e mbarë,
    Të ngjallim Shqipërinë.

    Shqipëria ka qënë
    Edhe po do të jetë,
    Po sot në ditët tënë
    Të metë të mos ketë.

    E ka nderuar zoti
    Gjithënjë Shqipërinë,
    Ish fort mirë qëmoti,
    Do bëhet dhe taninë.

    Sa ishte trimëria
    N'atë kohë të vjetrë,
    Kish emrë Shqipëria,
    Sa s'kish nonjë vënt tjetrë.

    Sa burra kordhëtarë
    Ka nxjerrë Shqipëria
    Më pastaj e më parë,
    Q'i shkruan istoria!

    Ajo ish koh' e zjarrtë
    Dhe kish mundime tepër,
    Po sot pëndë dhe kartë
    Na duhet, nukë tjetër.

    O burra, shqipëtarë,
    Të marrim dituritë,
    Se s'është koh'e parë,
    Tani lipsetë dritë.

    Të shkruajm' gjuhën tënë,
    Kombinë ta ndritojmë,
    Gjithë ç'është e ç'ka qënë
    Ngadalëzë ta msojmë.

    pa shihni ç'gjuh' e mirë!
    Sa shije ka e hije,
    ç'e bukur'edh'e lirë,
    Si gjuhë perëndie.

    Shum'e bardhë kjo ditë
    Për gjithë shqipëtarët,
    Do na sjellë një dritë,
    Që s'e kishin të parët.

    Kjo dritë do na bjerë
    Të gjitha mirësitë
    Dhe gjithë do t'i ngrerë
    Dëmet e marrëzitë.

    Si lum kush zë të mbjellë,
    Lum kush vë këtë pemë!
    Se kjo ka për të pjellë,
    S'mbulohetë me remë.

    Naim Frasheri
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    KORÇA

    O vëllezër shqipëtarë,
    Gëzohi që erth kjo ditë
    Kaq' e mir'e kaq'e mbarë,
    Që sjell gjithë mirësitë!

    Kjo është një dit'e rezë,
    Që bie vëllazërinë
    E dëbon jetën e zezë
    Dhe ndarjen e marrëzinë.

    Ta lusimë këtë ditë,
    Q'e bekoi zot'i vërtetë
    Dh'e dërgoi me shumë dritë,
    T'i mbes'emëri përjetë.

    Sot e vumë gurr'e parë,
    Sa'sht'e bekuar kjo ditë!
    Zot'i math e pruftë mbarë
    E na dhëntë urtësinë!

    Hapu, hapu, errësirë!
    Pa jakë tëhu, o dritë!
    Se arriti koh'e mirë,
    U gdhi nata, u bë ditë.

    Sot niset një tjatrë jetë,
    Të rremenë posht'e shtije,
    Mbretëron fjal'e vërtetë,
    Dhe të mirat gjith'i bije.

    Zot'i math qoft'i lëvduar,
    Q'e nxjer në shesht të vërtetën,
    Se ajo sij ka buruar,
    Pa e ndritur jetën.

    Lumja ti, moj korç'o lule,
    Q'i le pas shoqet' e tua!
    Si trimi në ball'u sule,
    Ta paçim përjetë hua!

    Kushdo që është sot burrë
    Dhe shqipëtar i vërtetë,
    Emëri s'i shuhet kurrë
    Dhe nderi i rron përjetë.

    Gjuha jonë sa e mirë!
    Sa e ëmblë, sa e gjerë!
    Sa e lehtë, sa e lirë!
    Sa e bukur, sa e vlerë!


    Kjo 'shtë mëm' e mirësisë,
    Që bije qytetërinë,
    Gasthin e vëllazërisë,
    Njerëzin' e miqësinë.

    S'jemi grekër as bullgarë,
    Asgjë tjetër nukë jemi,
    Jemi vetëm shqipëtarë,
    Në kët'emër nderr'e kemi.

    Ky emr' është shum' i mirë,
    Se më s'jemi të gënjyer,
    Nukë jemi n'errësirë,
    E njohëmë gjën' e vjyer.

    Perëndia na e lëntë
    Përjetë ta trashëgojmë,
    Edhe kurrë mos e dhëntë
    Ta humbim e ta harrojmë!

    Të lemë mëmënë tënë
    E të marimë një shtrigë!
    Zoti mos e pastë thënë!
    Pun'e keq'e shum'e ligë.

    O, sa qenë të gënjyer
    Ata që vuan për botë!
    Turp të math kanë rrëfyer,
    Punuanë fare kotë.

    Pa mejtoni, o të gjorë,
    Efialtin, Pafsaninë,
    Që u bënë trathëtorë
    Dh'e gjenë më perëndinë.

    Nga gjithë ç'kemi kënduar
    Për të njohur vetëhenë,
    Kaqë gjë kemi mësuar,
    Të nderojmë mëmëdhenë.

    Se njerëstë gjithë vdesin,
    Po jeta s'mbetet e shkretë,
    Gjuha, mëmëdheu mbesin
    Të patundurë përjetë.

    Me zëmërë të gëzuar
    Dhe me gjithë shpirt uroni!
    Zotërinjt' e zotëruar,
    Gjithë përnjëherë thoni:

    Rroft' e qoftë Shqipëria
    Dhe kombi e gjuha jonë!
    Lulëzoftë dituria,
    Edhe ndihmës paçim zonë.

    Naim Frasheri
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 04-07-2003 më 01:26
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Gjuha shqipe në Greqi

    Poeti i madh kosovar Din Mehmeti në vëllimin e vet Ikje nga vdekja (Prishtinë 1978) na jep disa pamje nga Greqia:

    GAZI I LASHTË

    Kamarier ma sjell një kafe!

    Balli i rrudhur u brydh
    Në gaz të lashtë

    Dy folje shqipe
    Si dy shtylla mesjetare
    Bënin përpjekjet e fundit
    Për ta shqiptar emrin Nënë

    E shkëminjtë e Konicës
    Recitonin ofshamat e lumit
    Që po zhdukej në det

    Jashtë binte shi
    Në ballin e kamarierit
    Bëhej fërfëllazë.........

    Konicë, 1976


    PA GAZ E PA DRITË

    Emigrant i ikur moti
    Nga vulat e mercenarëve
    Afishe të leckosur fytyrën

    Rrëkëllënte gur në diell
    Hapte varre në gjinjt e Nënës:

    Këmbonë mortare zërin
    Kur pagëzohej grek

    Vetëvrasje fjalësh
    Në ballin e shkretëtuar
    Kur pagëzohej shqiptar

    Nga sytë e thellë
    Pa gaz e pa dritë
    Rigonte terr -
    Bënte intriga tradhëtia...

    Janinë, 1976

    DIN MEHMETI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ullmar Qvick : 13-07-2003 më 13:57
    Ullmar Qvick

  8. #8
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Gjuha Shqipe


    Përmbi za që lshon bylbyli,
    gjuha shqipe m'shungullon*
    përmbi er' që jep zymbyli,
    pa da zemren ma ngushllon.


    Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,
    ku e shkoj jetën tash sa mot,
    veç për ty m'rreh zemra e mjera
    e prej mallit derdhi lot.


    Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
    jan' të bukra me themel
    por prap' kjo, si diell pa hije,
    për mue t'tanave iu del.
    ................................


    Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
    me zbardh, shqipe, zanin tand,
    e ku Drinit a burimi
    që shpërndahet kand e kand.


    Geg' e tosk', malsi, jallia**)
    jan' nji komb, m'u da, s'duron;
    fund e maj' nji a Shqipnia
    e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.


    Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
    ndër kto vllazën shoq me shoq,
    kush e dan me flak' e shkrime
    çka natyra vet' përpoq.***)


    Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
    si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
    për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
    s't'kishte kush për motër t'vet.


    E njat tok' që je tue gzue,
    e ke zan' tash sa mij' vjet,
    shqiptaria, që mbet mblue
    sot nën dhe, edhe shqip flet.

    Ndre Mjeda
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 20-07-2003 më 20:13
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #9
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    ...por ti, gjuhë e bekuar,

    Gjuhë e shëndoshë,

    Gjuhë e vjetër, gjuhë e luftuar,

    Gjithmonë je gjallë,

    Je pjesa e shpirtit të Arbërit

    Që kurrë s´do të vdesë.

    KARMELL KANDREVA


    p.s. flm, angeldust dhe Ullmar Qvick

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Fatmire Doko Lumani: Bijtë e shqipes

    Falemnderit AsgjëSikurDielli për atë poezi të Karmell Kandrevës! I ndjeri Karmell, poet arbëresh, do të kujtohet si njeri i mirë dhe patriot shqiptar. Ai më dha disa prej librave të tij në Prishtinë në vitin 1977 dhe i ruaj gjithmonë.

    Një poeteshë shqiptare nga Maqedonia - Fatmire Doko-Lumani - do të prezantohet tani. Poezia që kam zgjedhur për ju u botua në vëllimin "Vasha celi portën" (Strugë 1993). Fatmirja pohon se kudo në botë dëgjohet fjala e arbërit për liri....

    BIJTË E SHQIPES

    Fole mëmë me lot
    shpirtcopëtuar pa shëmbëllim
    bij shpërndarë nëpër botë
    rrugë më rrugë pa mbarim

    U lëkund imja barkë
    valët më nxorën në Kalabri
    dëgjova Arbëreshën urtare
    matanë detit në Sicili

    Mora rrugën për në Kosovë
    ku lulëzon një bozhur
    atje ku shtrihen fusha vargmale
    fërfërit i kuq flamur

    S'ma ndal hapin mua lodhja
    kur shqiponja më bën shoqëri
    bukë e kripë shtruar në sofra
    n'djep të lashtë në Maqedoni

    Më mori mua kjo pendëshkruar
    dhe më hodhi në Camëri
    te ata bijë të përmalluar
    që u ndanë me dhembshuri

    Pyet mëma me brengë në shpirt
    - Dallëndyshe ku po shkon
    - Mbi piramida në Egjipt
    fole ndërtoj ndër faraonë

    Nën qiell të huaj një zë jehon
    mes metropoleve në Turqi
    nga gojët e shqipeve buron
    fjala e arbërit për liri

    N'udhëkryqe t'Afrikës t'Australisë
    sodis nga larg një yll-zjarr
    i bardhë plisi si bora në mal
    derdh dritë një fanar

    Kudo që shkela në rruzulli
    n'Amerikë Europë e Azi
    vetëm trupin - në mërgim
    kurse zemrën - n' Iliri
    Ullmar Qvick

  11. #11
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Zoti Ullmar, më vie shumë mirë që ndodheni në mesin tonë dhe ju uroj mirëseardhjen. Më vie dhe më mirë që të ndjerin poet keni njohur dhe posedoni disa libra të tij.

    Ju përshëndes!


    Më poshtë, një thënie:


    Me strukturën e saj gramatikore dhe me thesarin e pasur leksikor, gjuha shqipe është dëshmia më e mirë prirjes, e fuqisë krijuese, e pasurisë shpirtërore dhe emocionale të popullit tonë. Gjuha, në të vërtet, është pasuria jonë më e madhe.

    REXHEP QOSJA

  12. #12
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    une do shtoja dy varghe nga Naimi qe jane shkeputur nga Fjalet e qiririt qe per mua jne himn.

    E ku shkruhenë në kartë
    Fjalët' e gjuhësë zjarrtë
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  13. #13
    I lexova me nje fryme te gjitha postimet. Eshte nje teme shume e bukur. Pershendetje hapesit te temes per kete ide te bukur dhe te gjithe ata qe kane marr pjese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 18-08-2007 më 04:02
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  14. #14
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Të falemnderit shigjeta!



    Shqipja qysh u është dukur ?
    Sa e ëmbël, sa e bukur!

    A.Z. Çajupi

  15. #15
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    GJUHA SHQIPE

    GJUHA SHQIPE

    Qesh fytyra e Bjeshkëve të Nalta
    kur shqip era nis e flet
    dhe u nisën n'udhna t'larg'ta
    rrokullimthi në kurbet !

    Shtriqet fusha e përgjumur
    dhe një sy pakëz e hap
    shqip ia nis kangës dhe lumi
    shqip nis t'flasin rruezat në gjak!

    Shqip nis flet dhe shija e puthjes
    ku dashnia nis e rrjedh
    shqip nis flet dhe loti i humbjes
    kur shpresa n'rrugë na ka ngel !

    Por... ikën shqipja në mërgim
    se varfnia duhet vra
    nis fëmija tue psherëtim
    edhe shqip ai nis me kja!

    Qesh fytyra me vogëlushin
    sa mirë shqip ai din me kja
    malet jashta frymën ndalin
    deti sytë hapi t'u pa!

    Ç'ashtë ky za, kjo gjuhë që mbjell
    diamante rreth e qark
    e vransinën në det e hedh
    vetëm diellin sjell në prag ?!

    Që shëron malle e trishtime
    t'fohtin n'shpirt në vend ta heq
    e me ty rri n'halle e n'gëzime
    e kurrë s'lodhet, kurrë s'thotë dreq !

    Gjuhës shqipe i qeshin sytë
    në mërgim bijtë ledhaton
    shqip prapë flasin dhe dashuritë
    dhe era e shpirtit veç shqip këndon!

    Lek Gjoka

  16. #16
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorë
    Postime
    100
    Tung Asgjësikurdielli
    Ideja jote për të hapur këtë teme është shumë e mirë dhe krijimet që u sollën këtu shumë të bukura. Unë kisha vetëm një vrejtje të vogël. Titulli i një teme që flet për gjuhën shqipe nuk duhet të kishte fjalë të huaja. Në vend të dedikohen (që vjen nga latinishtja) ne fare mirë mund të themi i kushtohen.

    Përshëndetje Calvero
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  17. #17
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Përmbledhje me poezi për "Gjuhën Shqipe"

    Po lexoja një libër me përmbledhje poezish mbi gjuhën shqipe (përmbledhja është mundësuar nga Kujtim Dashi) dhe mu duk si ide e mirë të hapja një temë ku të gjithë mund të vendosim poezi kushtuar gjuhës sonë (duke patur parasysh këtu dhe festat e nëntorit).

    Tema është e hapur për të gjithë, gjithsesi do ju lutesha të ishit disi seleksionues në zgjedhjet tuaja dhe të mundoheni të sillni poezi jo aq të njohura për lexuesin shqiptar (poezitë e Naimit psh i gjen kudo në internet).




    Dalan Luzaj - 1944

    Naim Frashëri

    Nga burimi i lajthishtës,
    Tej në Frashër mbi Përmet,
    Mjalti i gjuhës valë-valë,
    Nëpër faqe,
    ...........nëpër fletë.

    S'mbeti mal pa hyrë në penë,
    s'mbeti fjalë pa hyrë në varg;
    syve hyn e del Atdheu
    Ulet ylli, ndrit në prag.

    Ja Naimi,
    ...........ja Tomorri.
    Fjalë-fryma që po flasim,
    Shoshi shekuj madhështori
    Shqip-
    Naimit i përkasim!

    Gjuha shqipe hodhi shtat,
    skaj më skaj blerim i dheut;
    dy herë kombi bëri lart,
    ndriti pallë e Skënderbeut.

    Nëpër shekuj rrjedh burimi,
    nga lajthishta mbi Përmet
    majë malesh flet Naimi:
    Gjuhën Shqipe: AMANET!





    Hil Mosi * 1885-1933

    Gjuhës Shqipe

    Gjuh' e ambël, gjuh' amtare,
    Je ambla gjuh' shqyptare!
    Gjuh' e nalt për Perëndi,
    T'cilt ndër koh't që kahmot shkuene
    Mbi Tomorr të përdoruene;
    Gjuh' e ambël, plot dashtni!

    Gjuh' e shejt' e kaq e moçme,
    Gjuh' sakole der n'dit t'soçme,
    Shoqen tande kund s'e gjenë!
    Zoti ty këtu t'ka çuemun;
    T'rrebt e t'bukur e t'kulluemun,
    Kshtu gjithmon' ti ke me qenë.

    Gjuh' që t'foli Skendërbegu,
    Dhe ndër t'par qe Naim Begu,
    Që me shkrim t'pat lartësue.
    Ty t'kan' fol shum' kapidana,
    Burra t'rrebt si t'ishin zana;
    Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!

    Gjuh' e bukur si pranvera,
    Ti s'do quhesh ma: e mjera;
    Se na dona ty me t'rritë.
    Bashk' me tjerat shoqe tueja,
    Se ma s'dona zhele t'hueja,
    Veç duem ty me t'pa në dritë

    Vjenë, 14.01.1907




    Halil Haxhosaj - 1946

    Uria e Poetit

    Nuk jam i uritur për bukë e kripë
    Por për figura e vargje

    Nuk jam i etur për uje e lëngje
    Por për gurra frymëzimesh

    Nuk jam i varfër për pasuri
    Por për vargjet e kontrolluara
    Nëpër zyra të sekuestrimit

    Nuk më dhëmb koka
    Nga tensioni i lartë i gjakut
    Por për poezitë e dënuara
    Me shumë vjet heqje lirie

    Uria ime ështe e madhe
    Ma shuan vetëm alfabeti im




    Agim Vinca - 1948

    E shqip flasin njerëzit dhe rrugët

    ...........Ua ndërruan emrat rrugëve.
    U dyndën carët, knjazët, vojvodët
    ...........Nga mesjeta drejt fundshekullit.
    Me shpata, heshta, ndryshk e temjan
    ...........Në Dardani e Ulpianë
    ...........Car Llazar, Carica Milica, Knjaz Millosh,
    ...........Nikolla Pashiq & co.
    Bodani u strehua në kishë
    ...........Hasani në histori
    ...........Ua ndërruan emrat rrugëve
    shesheve, lagjeve, soliterëve...
    ...........Në pikë të ditës.
    Si të ishte Prishtina mes Shumadisë
    ...........e jo në zemër të Kosovës!
    Askush s'i prek as s'i trazon ato
    ...........statujat e bronzta
    ...........grafitet në mure
    ...........portretet posterët tabelat
    ...........mësa tabutë
    ...........Njerëzit kalojnë kokulur
    Si të ishin banorë të ndonjë planeti tjetër
    ...........E shqip flasin
    ...........Shqip, për besë!

    Tetor 1996



    p.s. Libri ka me qindra krijime dhe krijimet më lart nuk i përzgjodha në veçanti, thjesht ku u hap faqja sot.

  18. #18
    Anëtare e regjistruar Maska e ony
    Anëtarësuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    -bosh-
    Postime
    33
    Urime per temen e hapur. Eshte kenaqesi te lexosh poezi ne gjuhen amtare dhe mbi te gjitha qe i kushtohen asaj.
    Njerëzit që janë në gjendje të njohin bukurinë, nuk plaken kurrë.

  19. #19
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

    Smile

    Poezi Te Bukura Urime.








    Dikur Pikturoja Flamurin Tim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dibrani2006 : 21-07-2006 më 13:01

  20. #20
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga Ullmar Qvick
    Poeti i madh kosovar Din Mehmeti në vëllimin e vet Ikje nga vdekja (Prishtinë 1978) na jep disa pamje nga Greqia:

    GAZI I LASHTË

    Kamarier ma sjell një kafe!

    Balli i rrudhur u brydh
    Në gaz të lashtë

    Dy folje shqipe
    Si dy shtylla mesjetare
    Bënin përpjekjet e fundit
    Për ta shqiptar emrin Nënë

    E shkëminjtë e Konicës
    Recitonin ofshamat e lumit
    Që po zhdukej në det

    Jashtë binte shi
    Në ballin e kamarierit
    Bëhej fërfëllazë.........

    Konicë, 1976


    PA GAZ E PA DRITË

    Emigrant i ikur moti
    Nga vulat e mercenarëve
    Afishe të leckosur fytyrën

    Rrëkëllënte gur në diell
    Hapte varre në gjinjt e Nënës:

    Këmbonë mortare zërin
    Kur pagëzohej grek

    Vetëvrasje fjalësh
    Në ballin e shkretëtuar
    Kur pagëzohej shqiptar

    Nga sytë e thellë
    Pa gaz e pa dritë
    Rigonte terr -
    Bënte intriga tradhëtia...

    Janinë, 1976

    DIN MEHMETI
    Poezi shume te bukura por....ku eshte gjuha shqipe , nuk e kuptova???
    sereno

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •