Tomas Pochari, gjenerali i aviacionit amerikan, me origjine shqiptare

Nga Perparim REXHEPI

Babai i gjeneralit te Forcave Ajrore te SHBA-se, Thomas Pochari, Chris Pochari, (emri i pagezimit, Kristaq) erdhi ne Ellis Island me 1920, nga Korca. Nente vite me vone, ai u kthye ne Shqiperi per t'u martuar me Paulinen, te cilen nuk e kishte takuar kurre me pare, por qe sipas zgjedhjes se prinderve, ajo do te ishte gruaja e tij e ardhshme. Me 1930, Chris Pochari erdhi serish ne Amerike me zonjen e tij dhe u vendos ne rrugen 104 te Manhattan-it afer Harlemit.

Ka qene koha e krizes se madhe ekonomike e fillimit te viteve 30-te te shekullit te kaluar, kur Amerika pesoi goditjen e madhe, me e renda e shekullit qe lame pas. Ishte nje kohe kur shume njerez humben vendet e punes dhe per ta, ceshtja me kryesore ishte, te kesh apo te mos kesh buke. Thomasi kujton babain e tij, i cili per t'i rritur dy femijet, tere diten lante pjata ne nje restorant te qytetit dhe nuk kishte ne xhep me shume se 25 cent. Pikerisht ne kete kohe (10 tetor 1930) lindi Thomas Pochari, ne nje spital ne rrugen 59 ne Manhattan.

Lagja ku banonte familja Pochari ishte e varfer dhe e pasigurte, e banuar nga emigrante te ardhur nga shtete te ndryshme te botes dhe Thomasit te vogel nuk i hiqet nga mendja frika qe e percillte rruges, kur shkonte ne shkolle. Ka qene nje lagje me shume krime. Jeta e njeriut ngjan me ecjen e lumit. Ecen dhe ecen dhe ne nje moment, humb drejtimin e nuk e di nga ta gjeje rrjedhen e vet. Por, shpresat nuk duhen humbur kurre. Dikush tjeter mund te behet shkak per te ndryshuar rrjedhen. Chris Pochari po pastronte nje dite tavolinat ne "Wall Street Bank Club", ku punonte dhe nje cast, mendja i shkoi te vajza e semure, Violeta, te cilen nuk kish para ta conte per sherim ne spital, tek familja qe mezi po e mbante me buke dhe papritur iu rrokullisen lotet ne faqe...

Nje avokat qe po drekonte ate dite ne restorant, iu afrua dhe e pyeti: c'hall ke? Dhe Pochari ia hapi zemren dhe i tha se jeta e tij ishte shume e veshtire. S'kish para te sheronte vajzen e semure, s'mund te mbante familjen me fitimin e punes... Atehere, avokati qe u prek aq shume nga rrefimi i shqiptarit, i rrahu supet dhe i tha: nuk ka problem ne kete bote, qe s'i gjindet nje zgjidhje. Parate qe mund t'i zgjidhin hallet qe ke, do t'i jap une!

Violeta e vogel, me parate e avokatit te pasur, u kthye ne jete. Dhe Chris Pochari nuk e harroi kurre te miren. Dritarja e shpreses qe kish qene e mbyllur per shume kohe, nje dite u hap edhe ai "fluturoi" ne hapesiren e suksesit. Me 1937, me kursimet e tij modeste, ai hapi nje restorant ne Manhattan dhe, pasi e mori veten, jo vetem ia ktheu te hollat avokatit, por i dha pune per biznesin e tij.

Restoranti i tij me emrin "Pochari", ne rrugen 52 afer Avenyse se Peste, shpejt u be nje lokal i preferuar, vecanerisht per gazetaret e kanalit te televiziv CBS, qe kishin zyrat afer tij. Gazetat e medha te Nju-Jork-ut nuk i lane ne heshtje sukseset e pronarit shqiptar. Artikujt e tij i ribotoi edhe gazeta ne gjuhen shqipe "Dielli". (Sot ndertesa e re kur dikur ishte vendosur lokali i z. Pochari quhet "Olimpic Tower").

Mesimet e para te shkolles se mesme Thomasi i vogel i mori ne "Stesant High School", dyzetepese minuta udhetim me tren nga shtepia, ku doli me nota te mira. Kjo shkolle ndodhej ne nje vend te pasigurte, ndaj gjithmone duhej te ishte i vemendshem dhe i kujdesshem sepse e papritura pergjonte gjithkund.

Ne moshen 16 vjecare Thomasit i shkrepi ne mendje idea per te vendosur per karrieren e tij te ardhshme. Pochari i ri kish menduar gjate dhe me ne fund kishte vendosur te vazhdoje shkollimin per ushtarak.

Pasi perfundoi shkollen e mesme "Roosvelt High Scool" (yonkers New York) dhe familja e tij kish nderruar vendbanimin nga rruga 104 ne Manhattan, ne Yonkers (tashme ajo pervec restorantit kishte blere edhe nje ndertese), Thomas Pochari filloi studimet ne "Cornell University", qyteti Ithaca i Nju-Jorkut dhe, me vone, ne "U.S. Naval Academy", ne Annapolis (Maryland,) ku me 1953 u diplomua ne shkencat detare.

Pasi diplomimit, ai u emerua ne Forcat Ajrore te Shteteve te Bashkuara dhe u caktua ne Bazen Ajrore ne Loery (Colorado), ku edhe kreu stervitjen e sistemeve te armatimit. Ne mars te vitit 1954, gjeneral Pochari u emerua ne grupin e bombarduesve luftarake ne Bazen Ajrore "Osan" ne Korene e Jugut dhe me vone, ne Bazen Ajrore "Kadena" Okinava. Ne Kore, ne moshen 24 vjecare, ai ishte pergjegjes per nisjen e 25 aeroplaneve (F86F) nga baza ushtarake. Para se ata te ngriheshin ne qiell, gjenerali duhej te kontrollonte gjithcka qe lidhej ne tekniken, sistemin e zjarrit, radaret etj. Megjithese lufta tashme kishte mbaruar, forcat amerikane duhet te qendronin aty per te menjanuar nje lufte te re.

Gjeneral Pochari flet per nje fakt qe i ka bere pershtypje te vecante gjate kohes sa sherbeu ne Forcat Ajrore. Ato kane nje sistem qe te krijojne mundesi te ngritesh deri ne zenit. Sipas punes dhe aftesive ne rritje, caktohen edhe gradat. Forcat Ajrore kane nje rregull: ose do te ngrihesh ne nje shkalle me te larte, ose do te dalesh nga misioni.

Ne gusht te viti 1955, ai kthehet ne Bazen e Forcave Ajrore ne "Lowry", ku sherbeu si instruktor me nje skuadron te stervitjes teknike. Gjeneral Pochari mbaroi shkollen e oficereve te skuadronit ne Bazen e Forcave Ajrore ne Maksuell (Alabama) me 1957, kursin e stafit te Komandes Ajrore me 1976, Kolegjin e Luftes Ajrore me 1977, ndersa seminarin e Kolegjit Industrial te Forcave Ajrore dhe te Strategjise Mbrojtese te Forcave te Armatosura me 1979. Pasi perfundoi studimet pasuniversitare me 1960, gjeneral Pochari sherbeu si inxhinier elektronik ne Zyren e Projektit te Interceptimit Njerezor, ne Bazen Ajrore "Wright-Patterson".

Ne korrik te vitit 1963 ai dha doreheqje nga sherbimi i rregullt dhe u bashkua me Forcat Ajrore Rezerve, ku sherbeu ne nje pozite te larte si oficer i aeronautikes dhe, me pas, si inxhiner ne nje skuadron te mirembajtjes se komunikimeve elektronike ne Bazen e Forcave Ajrore "Edward" ne California. Nder detyrat e gjeneral Pocharit nga viti 1974 deri me 1983, vecohet ajo si oficer ndermjetes ne Akademine e Forcave Ajrore te SHBA-se dhe ne Trupen e Stervitjes se Oficereve te Forcave Ajrore Rezerve. Gjate periudhes 1980-1983, ai eshte anetar i Komandes Logjistike te Forcave Ajrore te Keshillit te Politikes se Keshillimit.

Ne jeten civile, gjeneral Pochari ka sherbyer si inxihnier projektimi ne Drejtorine e Modernizimit te Sistemit te te Dhenave ne Korporaten Aeronautike ne Synnyvale (California). Nder detyrat e tjera civile perfshihen ajo e keshilltarit te Katedres ne Kolegjin West Valley, ne Shoqaten e Forcave Ajrore , ne Shoqaten e Oficereve Rezerve, Shoqaten e Inxhiniereve te Logjistikes dhe Shoqaten e Rinise Amerikane te Futbollit.

Gjeneral Pochari 36 vjet sherbeu ne Forcat Ajrore. Kur i dhane graden gjeneral brigade me 15 mars 1983, i ofruan pune ne Pentagon, por ai deshi te terhiqej nga Forcat Ajrore per t'u marre me pasurine e patundshme e per te ligjeruar ne nje shkolle financash. Nder dekorata e shumta qe ka marre jane: "Medalja e Sherbimit ne Mbrojtje te Kombit", "Medalja e Sherbimit ne Kore", "Shiriti i Sherbimit Jetegjate ne Forcave Ajrore", "Medalja e Forcave te Armatosura Rezerve" dhe "Medalja e Sherbimit te Kombeve te Bashkuara".

Gjeneral Pochari kujton se babai i tij e ka patur mik Fan Nolin dhe ne biblioteken personale ka disa libra te ketij kolosi te mendimit shqiptar, madje me autografin e tij. Sipas tij, imzot Noli, i veshur me uniformen kishtare, vinte ne shtepine e Pochareve, ne vitet 60-te te shekullit te kaluar. Ai ka njohur edhe shume personalitete te spikatura te aviacionit merikan, midis te cileve astronautet e misionit "Apollo" qe zbriten per here te pare ne hene. Gjeneral Pochari ne Qendren e Astronauteve ka zhvilluar magnometra qe jane perdorur per matjen e nivelit te magnetizimit ne hene...

Per gjeneral Thomas Pocharin nuk ka pasur kush te shkruaje sepse vete ai ka qene nje njeri teper modest dhe kurre nuk i ka pelqyer publiciteti. Deri para disa koheve, ai ishte krejt i panjohur per shqiptaret, ndersa tani, fale gazetareve te shquar shqiptare ne SHBA, Pochari eshte nje njeri i njohur dhe qe me deshire pranon te marre pjese ne veprimtarite e komunitetit shqiptar ne Amerike.