Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68

Tema: katoliket

  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Nje veshtrim..

    Tema ne fjale eshte me te vertete e rendesishme, dhe nga i gjithe ky "debat", dal ne kete perfundim: Sa me afer Krishtit , me shume deshmon per Krishtin, dhe sa me afer SEKTIT me shume deshmon per sektin.
    #CFare te ben te Krishtere?
    E vetmja gje qe te ben te Krishter eshte , Besimi tek Krishti, pra te qenit NJE me Krishtin.
    # Kush te shpeton nga mekati dhe vdekja?
    I vetmi emer qe te jep shpetimin nga mekati dhe vdekja, eshte Jezus Krishti.
    # Ne emer te kujt lutemi per falje te mekateve, dhe me ane te kujt falen mekatet?
    Vetem ne emer te Krishtit dhe gjakut te tij ka shlyerje dhe falje te mekatit.
    Gjithshka te nxjer vetem tek Krishti, jashte tij nuk ka te vertete.
    Cdo njeri, sekt apo doktrine qe nuk permban ne themel te tij kete te vertete, eshte vetem nje religjion i mashtruar qe mashtron te mashtruarit.
    Po ju drejtohem te gjithe juve qe beni pjese ne sekte te ndryshme , por qe besoni tek i njejti Zot e Perendi, Zoti Krisht:
    Pajtoheni me keto tri pika qe une kam vendosur me lart?
    Do te prisja me dashuri dhe sinqeritet prononcimin tuaj , jo si SEKT, por si te krishtere .
    Dikur, nuk me kujtohet viti por ka qene rreth vitit 1975, ne Amerike u be nje seminar ku moren pjese perfaqesues te ndryshem te sekteve te krishtere. Nuk jam i sigurte ne mernin pjese perfaqsues Ortodokse apo jo.
    Qellimi i ketij seminari ishte, qe, cdo sekt i krishtere te sillte dhe te shpaloste ekspriencen dhe doktrinen e tij. Seminari zgati rreth dy dite, kishin ardhur perfaqsues te ndryshem nga e gjithe bota.
    Pasi filloi seminari , perfaqsuesit filluan te flisnin me radhe , rreth doktrines dhe sektit qe ata perfasonin. Atje u thane eksperienca dhe mesisme te ndryshme , gjithkush mbante shenime apo ngrihej dhe kundershtonte sektin tjeter.
    Nje pastor ungjillor , i cili ishte misionar ne vendet e Afrikes, po priste radhen per te diskutuar (ky eshte dhe autori qe e tregon kete ngjarje). Ai pasi u ngrit ne podium , ne sy te te gjitheve i mori letrat qe kishte pregatitur per te shkrojtur dhe i grisi. Ne salle pati nje reagim, por ai i qete filloi ti vezhgonte ne sy te gjithe te pranishmit. Pasi u be nje heshtje e madhe ne te gjithe sallen, ai tha: Dikutimi im eshte shume i shkurter, do tju bej vetem disa pyetje:
    #Besoni se Krishti eshte Biri i vetem lindur i Perendise? E gjithe salla pohoi me nje ze te forte: Poooo.
    #Besoni se Jezus Krishti eshte Fjala e Perendise , Peresoni i dyte i TRINISE? E gjithe salla the: POOo.
    #Besoni se Jezusi vdiq ne kryq per mekatet e njeriut dhe ai njeri i cili besosn ne te , eshte i paster dhe i falur nga mekate me ane te gjakut te tij? E gjithe salla tha:POOOo.
    #Besoni se Jezus krishti vdiq dhe u ringjall te treten dite, per drejtesimin dhe shpetimin e njeriut nga vdekja? Egjithe salla tha: POOO.
    # Besoni se, i vetmi emer ne te cilin LUTEMI, ADHUROJME, KERKOJME, TROKASIM, LYPIM DHE JETOJME , eshte Jezus Krishti?
    Egjithe salla tha: Poo.
    Ky eshte ungjilli qe na ben ne te krishtere, ky eshte Krishti qe na bashkon ne TRUPIN e tij, kjo eshte e VERTETA ne te cilin ne jetojme dhe levizim. Lavdia i takon vetem Krishtit.
    Kjo histori qe tregova , ishte thjesht nje reference e mire per temen ne te cilen ne po diskutojme. Gjithsecili prej jush le te beje prononcimine vet ne lidhje me kete qe thashe.
    Jini te Krishtere te mire, perhapni Ungjillin e Krishtit, jetoni cdo dite me Krishtin, sepse i prkisni Krishtit dhe jo sektit apo vendit ne te cilin jetoni. Mos haroni se ne u bleme me GJAKUN e Krishtit, dhe jemi prone e Krishtit.
    Me dashuri Deshmueisi i Krishtit.
    P.S. Me vone do te sjell nje teme mbi letren e Jakobit dhe letren e Palit, ne lidheje me Besimin dhe Veprat.

  2. #62
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmus..!Prape je gabim...!

    Shembulli qe dhe ka formen e nje besoreje, te te qenurit i krishtere, apo jo...?

    Jo ne asnje menyre...!

    Krishti,kisha, mesimi i ardhe prej ketyre, zbatimi i tyre te bejne te krishtere...

    besorja jote eshte e paplote

    Shih besoren e Nicese...ai eshte perkufizimi i krishter.

    S'kam kohe, se jam ne pune

  3. #63
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    prape je gabim Deshmu's...!Ne pikat kryesore madje...!

    Psh-Te thenit se besoj ne ungjill dhe ne Krisht, nuk te garanton te qenit i krishtere(deshmitaret,Mormonet,Gnostiket,etjetj perse te mos hyjne ne kete grup?)

    Se nuk i permbahen asaj, qe sipas teje thote ungjilli?

    Kush e percakton ket, se kush i permbahet cfare?

    Shtjellimi biblik?

    Kush eshte baza per kete shtjellim?

    E keshtu pa fund mund te shkohet ne shume definicione, sepse definicioni, qe ke dhene per te qene i krishtere nuk eshte i plote.

    KRISHTI, KISHA, MESIMI I TRASHEGUAR NGA KRISHTI(UNGJILLI DHE TRADITA), KOMUNIONI ME KETE kRISHT DHE KISHE TE GARANTOJNE TE QENURIT I KRISHTERE.

    PSE TE KUNDERSHTOHET MESIMI I KRISHTIT, KUR POHOHET SE JANE TE KRISHTERE?

    bESORJA E NICESE E SANKSIONON FARE MIRE BAZEN E TE QENURIT I KRISHTERE, DHE ME PLOTE BESA E 7-TE SINODEVE TE PARA. KUSH THYEN NJE NGA KETO MESIME, THYEN TE GJITHE MESIMIN, PRA VETE KRISHTIN DHE KISHEN E TIJ, DHE TE QENURIT I KRISHTERE, SI PASOJE BEHET I PAVLEFSHEM.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Klodi..

    Arsyeja se perse ne nuk biem dakort ne shume pika , eshte, se ne nuk kemi te njejtin "Mjet mates".
    Und mbeshtetem plotesisht ne Bibel , dhe bibla per mua eshte "Mjeti " ne te cilin gjykoj dhe arsyetoj simbas DREJTESISE. Ndersa ju jeni ne tjeter rruge. nuk ju gjykoj per kete sepse nuk kam te drejte mbi besimin e tjetrit.
    Eshte here e pare qe digjoj se , te besosh tek krishti dhe ne Ungjilli i tij, nuk te ben te Krishtere.
    I vetmi qe te ben te Krishtere eshte Krishti dhe nuk eshte as: Kisha, doktrina, sekti, tradita, apo dicka tjeter e ngjashme.
    Mesimi juaj vjen prej teorise ortodokse, qe ne mjaft raste dualizon me doktrinen Biblike. Krishti eshte "Bisku" qe "sharton" natyren e "eger" te njeriut, dhe e kthen ne natyre te "bute", simbas natyres se TIJ. Pra nese ke nje Ulli te eger, qe ta kthesh ne Ulli te bute, duhet ta shartosh me nje bisk te mare nga pema e bute, dhe keshtu ti ndryshosh natyren , duke e kthyer ne Ulli te bute.
    Ky ndryshim vjen vetem prej "BISKUT" dhe "BISKU" per ta kthyer njeriun nga natyra mekatare ne ate te DREJTESISE eshte :JEZUS KRISHTI. "BISKU" nuk eshte as KISHA, as SEKTI, as TRADITA, as gje tjeter njerezore, pervecse KRISHTI. (lexo:Romak:11:17:,24)
    po keshtu apostulli Pal tek Efes:4:24:thote:
    " ne qofte se e kini digjuar ate dhe kini qene te mesuar ne te
    sipas se VERTETES qe eshte ne Jezusin, qe te ZHVISHENI persa i takon sjelljes se meparshme, nga njeriu i VJETER, qe koruptohet me ane te lakmive , te ginjeshtres, dhe te riperteriteni ne frymen e mendjes suaj, dhe te VISHENI me njeriun e RI , te krijuar simbas DREJTESISE(Kishtit), dhe Shenjterine e se VERTETES (Krishitit)."
    Ky varg tregon plotesisht se njeriu i ri , eshte i krijuar vetem simbas KRISHTIT , dhe jo simbas : TRADITES, KISHES, KOMUNITETIT, SEKTIT, e tje.
    Ju kini boshllek ne njohurine e Fjales dhe deshmine e Frfymes se Shenjte, per faktin se nuk e lejoni Frymen e Perendise qe tju mesoje dhe tju drejtoje.
    Te qenit i krishtere nuk vjen si rezultat i vajtjes ne kishe, si rezultat i ndjekjes se tradites, si rezultat i marjes pjese ne mesimin e ungjillit apo dicka tjeter. Te qenit i Krishtiere vjen vetem prej Krishtit , dmth. te jesh i lindur ne KRISHTIN. Per kete po ju drejtoj disa pyetje:
    1)Te gjithe qe shkojne ne kishe jane te krishtere?
    2)Te gjithe qe ndjekin traditen jane te krishtere?
    3)Te gjithe qe marin pjese ne digjimine ungjillit jane te Krishtere?
    Ju jeni ortodoks, dhe doktrina juaj e jep kete mesim te gabuar.
    Per ju mjafton te qenit ortodoks dhe te jesh ilindur nga nje familje me tradite ortodokse, do te thote : je i krishtere. Por bibla na meson se Besimi ne Krisht , eshte lidhje dhe rilindje personale midis teje dhe Perendise.
    Krijesa ne Krisht quhet i KRISHTERE, dhe me pas ai integrohet ne trupin e Krishtit (kisha), duke vepruar dhe kontribuar simbas dhuntise qe Krishti i ka dhene per te sherbyer ne Kishen e Perendise, nepermejt HARIZMAVE ose DHURATAVE te Frymes se Shenjte 1Kor:12:
    Mund te shkosh ne Kishe, mund te ndjekesh Traditen, mund te jesh Fetar, mund te jesh edhe nje drejtues ne kishe, por nese nuk je i rilindur ne Krishtin( te qenit i krishtere) , nuk do ta shohesh mbreterine e Perendise. Gjoni :3:2-7:
    E di qe perseri do te me kundershtosh , por deri tani nuk ke sjelle asnje varg nga bibla, ku te mbeshtetesh argumentin tend kundershtues.
    Deshmuesi i Krishtit.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Debatet e rrahur me shekuj

    Desha t'ju bėj me dije Deshmuesi dhe Klod se pėr gjėrat pėr tė cilat po diskutoni ėshtė diskutuar ME SHEKUJ. Mos mendoni se do t'i zgjidhni pėr njė ditė. Nuk po ju ndaloj tė bisedoni, pėrkundrazi, por mendoj se ėshtė mirė ta keni para sysh realitetin e ndėrlikuar - tė tashmėn qė ėshtė shumė mė e rėndėsishme se e kaluara dhe e ardhmja. Vetėm tė tashmėn e kemi nė duar! Gjithėsesi se duhet marrė qėndrime tė qarta ndaj sė kaluarės, por kjo s'guxon tė jetė pengesė pėr tė tashmėn. Mua kėshtu mė kanė mėsuar tė besoj nė Krishtin.
    (Sa pėr temėn - jashtė teme - qė e keni rrok mendoj se ēėshtja kryesore, nyja e pazgjidhur, qėndron nė kuptimin e nocionit Kishė).

    Qoftė levduar Jezu Krishti!
    IHS

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Shpresmiri..

    Vertet kemi dale nga tema, por mendoj se eshte nje diskutim qe kerkon vemendje. Ne i pershtatemi rjedhojes se diskutimit.
    Ne diskutimin tim nuk kam qellim qe te mbroj interesin tim, sektin tim apo traditen time. Kjo ka rendesi kryesore, sepse Krishti tha : Zoteria juaj eshte ia te cilit ju i besoni.
    Konkretisht ne po flasim mbi "Te qenit i krishtere", dhe jo mbi aktivitetin e nje te krishteri. Qe te behesh i krishtere ka vetem nje menyre, Besimi tek Krishti, Rilindja tek Krishti, i krijuar simbas Krishtit, krijesa e Re ne Krisht. Nuk ka forme dhe menyre tjeter, per tu bere i Krishtere. Kam keto pyejte per ju:
    #Te gjithe qe shkojne ne kishe jane te shpetuar?
    #Te gjithe qe shkojne ne kishe jane te krishtere?
    # Te gjithe qe ndjekin traditen jane te Krishtere?
    Tek mateu :7:21: , Jezusi tha se, jo cdo kush qe me theret Zot Zot , do te hyje ne mbreterine e qiejve, por do te hyje vetem ai qe ben VULNETIN e ATIT TIM. E di ti de kush eshte vullneti i ATIT?Ja cfare thote Jezusi per kete: Gjon:6:40:
    " Ky pra eshte Vullneti i atij (ATIT) qe me ka derguar, qe :KUSHDO QE SHEH BIRIN DHE BESON NE TE, TE KETE JETE TE PERJETSHME.."
    Shiko pra se Vetem ne Krishtin eshte cdo gje .
    Ju thoni se ky diskutim eshte shekullor, por i lumtur eshte ai, tha Krishti, qe do te qendroje deri ne fund.
    Shpresmir dhe cdo njeri qe e ndjek kete diskutim , me lejoni qe tju jap nje keshille , si me i vjeter qe jam:
    Nese do qe ti sherbesh Krishtit, dhe te jesh sherbetori i Krishtit, ndiq dhe shiko Krishtin, mos i largo asnjehere syte prej tij. Perpiqu qe tu qendrosh sa me lark mesimeve dhe doktrinave te sektit, sepse ato jane nje "ndryshk" qe e humbasin shkelqimin e vertete. Ne krishtin kurre nuk do te zhginjehesh, ndersa ne njeriun po. Per sa kohe qe Pjetri i mbajti syte tek Krishti, eci me plot siguri mbi det, dhe ne momentin qe ai i HOQI syte prej tij, filloj te mbytej, por Jezusi nuk e la.
    Prej mesimeve te Sektit kam mare nje "goditje "dhe zhginjim, prandaj ju qendroj lark , ne kuptimin jo se nuk i perkas nje religjioni fetar, por nuk mar ato qe jane "firo" per Krishtin.
    Shpresmir , tek personi juaj shoh mjaft gjera te mira , perpiqu qe ti vesh ne funksion te krishtit dhe jo te njeriut. Perfito nga "njeriu", per interes te Krishti. Bibla na meson qe ta ndjekim Pastorin, priftin, dhjakonin, plakun, kardinalin, episkopin, papen e ke do drejtues ne kishe, gjithmone kur ata jane duke ndjekur KRISHTIN, ne cdo rast te kundert largoju prej tyre.
    Ne bibel ka shume vargje per kete qe te theshe por une po te jap vetm nje: 1kor:11:1:
    Pali i thote bashkesise:
    " Me ndiqni mua, ashtu si une ndjek Krishtin."
    Zoti te bekofte."

  7. #67
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Berat..! Si te duket..? Nuk e sheh, qe njeriu mund ta demonizoje veten edhe me "leximin" e shkrimeve..?

    Po kalamaj kopshti po te jene, do te kishin pak me teper dinjitet e logjike....!

    Ne rregull..pra...

    Per cfare po flitet ketu...?

    Per ate, se kush zbaton fjalet, apo cila eshte doktrina..?

    Po e lej..se sia vlen..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 17-06-2002 mė 13:38

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Klodi,

    =============
    Berat..! Si te duket..? Nuk e sheh, qe njeriu mund ta demonizoje veten edhe me "leximin" e shkrimeve..?
    =============

    Nuk e kuptoj mire se per cfare e ke fjalen dhe nuk deshiroj te bej ndonje supozim. Nese eshte pyetje me rendesi, sqarohu pakez me mire.

    Une nuk jam shume i kualifikuar per nje debat ne lidhje me historine e hershme te krishtere, dhe qendrimin e kishes ne shekujt e pare ne lidhje me ceshtje te ndryshme. Materialet qe kam lexuar kane qene te pakta. Te dielen mora ne librarine e kishes dy libra ne lidhje me kete ceshtje:
    1. Reading Scripture with the Church Fathers by Christopher A. Hall.
    2. The Story of Christian Theology - Twenty Centuries of Tradition and Reform by Roger E. Olson.

    Per besimtaret protestante, ndermjet tyre dhe une, do te ishte me mire qe te mesonim me shume mbi historine e kishes. Ka shume mesime te cmuara qe do te na ndihmonin ne nje marredhenie me te ngushte me Jezusin.

    Cdo mesim duhet pare me Biblen, ku thuhet te testojme cdo gje dhe te mbahemi fort tek ajo qe eshte e mire.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 07:33
  3. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52
  4. Ortodokesit e katoliket?
    Nga Eda H nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 12-05-2002, 22:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •