Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 68

Tema: katoliket

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Klodi,

    Ji me i qete kur diskuton. Ti te njejten pike je duke perseritur. E anashkalon pyetjen.

    Si more nuk paska gabuar kisha ortodokse dhe katolike? Kane plot e plot gjera qe bien ne kundershtim te hapur me mesimet biblike.

    Pjetri, dishepulli i Jezusit, per ceshtje te besimit, gaboi. Iu desh Palit qe ta kritikonte hapur, e t'ia korrigjonte gabimin. Si nuk gabokan ata qe jane ne krye te kishave ortodokse apo katolike?

    Ti perse nuk i pergjigjesh pyetjes qe kam bere shkurt dhe qart. Nuk ka nevoje per ulerima. Pyetja eshte nese mesohet dicka qe eshte gabim.

  2. #42
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    More po si nuk ju kam ketu...!

    Shembulli qe jep eshte nje kalamanllik koti, qe nuk e kuptoj nga ju vjen...

    Behet fjale per mosgabueshmeri doktrinore si Kishe ne total(ekumenike) dhe jo per pafabueshmeri personale te individeve...

    Se po ai Krisht, qe qortoi dishepyjt per mosbesim, po Ai i dha atyre te gjitheve pagabueshmeri...

    A merrni vesh apo jo...

    Pjetri nuk eshte Kisha, as Pali, por e gjithe Kisha eshte Kisha, ashtu sikunder u mblodhen ne Jerusalem (e ke lexuar tek veprat apo jo ?) dhe nuk nxorren ndonje Dhiate te Re nga cantat prej lekure, por u shprehen dhe perkufizuan kanonet e para kishtare bazuar ne ato, qe Krishti la gojarisht.

  3. #43
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sa per pyetjen tende, nqs kisha gabon(e them serish Kisha ekumenike e mbledhur ne sinod ekumenik) atehere Krishti eshte mashtru's!

    ZGJIDHNI E MERRNI....

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    ===============
    PO NQS BIBLA DESHMON SE KRISHTI PREMTOI, SE KISHEN NUK DO TA MUNDIN EDHE DYERT E FERRIT, SE KA AUTORITET TE PLOTE NE QIELL DHE NE DHE, PERSE U DASHKA TE GABOJ...????????
    ===============

    Se pari, ky premtim nuk eshte i njejte me premtim se cdo mesim ortodoks/katolik eshte i pagabueshem.

    Se dyti, autoriteti eshte i kishes, i gjithe besimtareve, dhe jo i perqendruar ne duart e njy, dy apo disa individeve.

    =============
    PREMTIMI I KRISHTIT QENKA MASHTRIM...??????
    =============

    Premtimi i Krishtit nuk eshte mashtrim, por nuk eshte ajo cfare thua ti.

    =============
    POR BIBLA NUK SANKSIONOI ASNJE DOKTRINE FILLESTARE, SI TRINITETI ETJ, POR KISHA, DUKE PERDORE TRADITEN KU HYNTE DHE DHIATA E RE!
    =============

    Bibla nuk ben sanksionime doktrinash. A je duke thene se duke perdorur Biblen dhe asgje tjeter, nuk mund te kuptojme trinise? A je duke thene se nuk ka vargje biblike qe mbeshtesin doktrinen e trinise?

    ============
    DHIATA E RE KA PAMUNDESI TE NJE SHTJELLIMI DETAJOR DOKTRINOR, DHE SE KA AS PER QELLIM KETE, SE PSE KISHA E KA KETE FUNKSION...
    ============

    Pa dyshim qe Dhjata e Re nuk ka si qellim shtjellimin e cdo lloj mesimi, por deshmine per Krishtin. Por ne kete deshmi gjenden edhe parimet per cdo lloj mesimi. Dhe nese nje mesim bie ne kundershtim me Dhjaten e Re, mesimi eshte i gabuar.



    Per sqarim: Nese ke mundesi a mund te me thuash se cfare thote kisha ortodokse dhe katolike ne lidhje me Marine, me sakte, a pati marredhenie seksuale me Jozefin ? (kuptohet pas lindjes se Krishtit.) Se dyti, Maria kur lindi, lindi me mekat apo pa mekat?

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    1. Kisha katolike shprehet se vete papa eshte i pagabueshem ne lidhje me ceshtjet e besimit. Ketu jemi duke folur per nje indvid te vetem. Cili eshte mendimi juaj?

    2. Kisha ortodokse dha katolike, i organizojne sinodet se bashku, apo secila mbledh sinodet e saj, dhe aty vendosin per ceshtje te ndryshme?

    3. Vendimet, doktrinat e marra/nxjerra nga kisha katolike a jane te detyrueshme per tu ndjekur nga kisha ortodokse? Po e anasjellta?

  6. #46
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    1)nUK SHPJEGOVE ME KE KISHIN TE BENIN ATO PREMTIME.

    2)NUK SHPJEGOVE, QE GJITHMONE KISHA ESHTE UDHEHEQE NGA UDHEHEQESAT E SAJ, E JO NGA TE GJITHE INDIVIDET E KRISHTERE, PSH DIAKONET U ZGJODHEN NGA APOSTOJT, PLEQTE CAKTOHESHIN NGA APOSTOJT, KESHILLI I JERUSALEMIT U UDREJTUA NGA APOSTOJT.

    SHUME GABIME KE...

    2)PERSA I TAKON MARIES

    A)NQS KISHA GABON NE MESIMIN PER TE, SI PER CDO MESIM TJETER, AJO KISHE NUK KA AUTORITETIN TE KRIJOJE DHR, PRA DHR NUK MUND TE JETE AUTENTIKE NQS ESHTE KRIJUAR NGA NJE KISHE, QE BESON NE MARIEN SIKURSE ORTODOKSET SOT.

    B)KISHA BESON PER MARIEN, ATE QE SHEN ELISAVETA, E EMA E SHEN JOAN PAGEZORIT BESONTE---:KJO E FUNDIT KUR E PA,MEGJITHESE SHUME ME VJETER NE MOSHE, U MBUSH ME FRYME TE SHENJTERUAR DHE THOTE QE ISHTE E PADENJE PER VIZITEN NGA NENA E ZOTIT.

    Por ju nuk i shihni germat...,ju verboi imorali Luter, qe donte te martohej, dhe e beri kete duke thy premtimin dhene Zotit, me nji qe e kishte thy po ket premtim, Katarina von bora, murgeshe.

    Por ju s'keni si me i dite herezite tuaja...

    C)KISHA E KA PA MARIEN, SI EVA E RE. DESHMI PER KETE KE QE NGA SHEN IRINEU, NXENES I POLIKARPIT, DISHEPULL I JOAN UNGJILLORIT.
    BINDJA E SAJ, DLIRESIA E SAJ BERI TE MUNDUR QE NE NARYREN NJEREZORE TE BASHKOHEJ HYJNORJA, SEPSE ESHTE E GJITHEPATRA, GJITHEVIRGJERA, JO VETEM NE KUPTIMIN SEKSUAL.

    SHEN IRINEU (QENDRIMI I ETERVE TE KISHES, VETE KISHA) E MESUAN SE AJO QE U PERDOR PREJ ZOTIT-KUJTO "ATE QE UNE HAP, ASNJE SE MBYLL DHE ATE QE MBYLL ASKUSH SE HAP",MBETI GJITHNJE E VIRGJER.

    A DO TA PERDORJE TI PSH NJE GJE QE E KE PREJ ZOTIT PER NJE QELLIM TJETER...???

    KY ESHTE MESIMI KISHTAR

    NE CASTIN KUR SHEN GAVRIILI I SHPALLI LAJMIN (UNGJILLIN) E MIRE, ME KETE LAJM ERDHI DHE CLIRIMI, RINGRITJA E NATYRES NJEREZORE NGA RENIA E ADAMIT DHE KJO FILLOI ME MARIEN, SE PO TE MOS FILLONTE ME TE KRISHTI DO TE LINDETE MEKATAR, ME MEKATIN E ADAMIT.

    ZBULESA 12-TE E FIGURON FARE MIRE SI MBRETERESHE, POR DILNI JU E SE PRANOKENI....

  7. #47
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    shihni se c'thote Shen Joan Gojarti ne komentarin e tij per Ungjillin e Shen Matheut. Ju kujtoj, se keni te beni me nje nga Eterit e shekullit te 5-te, nga me kryesoret nder Eterit nga predilimet dhe fjalet e te cilit i doli dhe titulli GOJARTE.

    HOMILI 1

    Per ne as qe ishte e nevojshme ndihma e Fjales se shkruar, por me teper cuarja e nje jete aq te paster, saqe Hiri i Shpirt te Shenjte te ishte ne shpirterat tane, ne vend te librave. Dhe ashtu sikunder keto libra jane shkruar me boje, keshtu duhen te jene edhe zemrat tona me Shpirtin. Por meqe e kemi larguar kete hir, ejani pra, le ti permbahemi sa me miri mundesise se dyte.

    Qe me e parshmja eshte me e mire, Perendia e ka manifestuar me fjalet e Tij dhe me berjet(veprat) e Tij. Keshtu Noaut, Avraamit dhe birit te tij, Jovit dhe Moisiut po ashtu, Ai nukiu zbulua me ane shkrimesh, por Vete me Vetveten, duke i pare mendjet e tyre te pastra. Por pasi gjithe hebrenjte kishin rene ne poshtersi, vetem atehere u shkruajt fjala dhe pllakat, dhe prehja qe jepet prej ketyre.

    Dhe ky ishte po ashtu rasti, jo vetm me Testamentin e Vjeter, por po ashtu me ate te Riun. Sepse askujt prej Apostojve Zoti nuk i dha dicka te shkruar, por ne vend te fjaleve te shkruara, Ai u premtoi, se do tu jape Hirin e Shpirtit: sepse Ai(Shpirti) tha Zoti yne, duhet tu kujtoje te gjitha gjerat.......

    Por meqe me kalimin e kohes dolen ata qe cojne ne rruge te gabuar delet e Perendise, disa me ane doktrinash, te tjere me ane menyrash jetese, doli perseri nevoja e vendosjes se tyre ne fjalen e shkruar...

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Klodi,

    =========
    1)nUK SHPJEGOVE ME KE KISHIN TE BENIN ATO PREMTIME.
    =========
    Eshte detyra jote te shpjegosh se ai premtim do te thote qe cdo mesim i kishes katolike apo ortodokse eshte i pagabueshem sepse ti je duke e bere nje pretendim te tille.

    =========
    2)NUK SHPJEGOVE, QE GJITHMONE KISHA ESHTE UDHEHEQE NGA UDHEHEQESAT E SAJ, E JO NGA TE GJITHE INDIVIDET E KRISHTERE, PSH DIAKONET U ZGJODHEN NGA APOSTOJT, PLEQTE CAKTOHESHIN NGA APOSTOJT, KESHILLI I JERUSALEMIT U UDREJTUA NGA APOSTOJT.
    =========
    Nuk me pyete per nje shpjegim te tille, por patjeter qe kisha ka strukturen e saj. E mbi te gjithe keta qe ti ke permendur eshte Krishti.

    ==========
    A)NQS KISHA GABON NE MESIMIN PER TE, SI PER CDO MESIM TJETER, AJO KISHE NUK KA AUTORITETIN TE KRIJOJE DHR, PRA DHR NUK MUND TE JETE AUTENTIKE NQS ESHTE KRIJUAR NGA NJE KISHE, QE BESON NE MARIEN SIKURSE ORTODOKSET SOT.
    ==========
    Mos i fut te gjitha ceshtjet ne te njejtin thes - caktimi i Dhjates se Re eshte ceshtje tjeter nga kjo e Marise.

    =========
    B)KISHA BESON PER MARIEN, ATE QE SHEN ELISAVETA, E EMA E SHEN JOAN PAGEZORIT BESONTE---JO E FUNDIT KUR E PA,MEGJITHESE SHUME ME VJETER NE MOSHE, U MBUSH ME FRYME TE SHENJTERUAR DHE THOTE QE ISHTE E PADENJE PER VIZITEN NGA NENA E ZOTIT
    =========
    Po shume dakord. Por pyetjet qe une kisha nuk marrin pergjigje nga kjo.

    ========
    Por ju nuk i shihni germat...,ju verboi imorali Luter, qe donte te martohej, dhe e beri kete duke thy premtimin dhene Zotit, me nji qe e kishte thy po ket premtim, Katarina von bora, murgeshe.
    ========
    Une nuk kam pune me Luterin, as Luteri me mua.


    Perseri pyetjet per Marine ngelen papergjigje.
    Ne Bibel lexojme qe Jezusi, nga ana njerezore, kishte vellezer te tjere. Ndermjet tyre James. A nuk do te thote kjo qe Maria kishte marredhenie seksuale me Jozefin?

    Te lutem, nese ke mundesi, pergjigju edhe pyetjeve te tjera te numeruara 1,2,3.

    Dhe dicka per sqarim: Mos kujto se pyetjet qe jam duke te bere jane per te te treguar se ti je gabim dhe une jam drejte. Qellimi im eshte te kuptoje sa me mire pozicionin e kishes ortodokse ne lidhje me keto pyetje.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Te lutem me tregose...

    Do te flas vetem me Biblen.

    Klodi dua te me tregoshse ne cilin vend te Bibles thuhet :
    # Kisha ka AUTORITET te plote ne Qiell.
    #Ungjilli eshte trupi i Krishtit.
    #Kisha eshte misioni shpetimtar.
    # Cfare kuptoni ju me fjalet e Krishtit: Kush qendron ne fjalen time , eshte dishepulli im?
    Sqarim:
    Mos ngatro shkronjat prej boje ne leter , me Shkrimin e Perendise.
    Fuqija dhe Shenjteria e Shkrimit nuk qendron ne "Materialin fizik " te librit prej leter te bibles, fuqija dhe shenjteria e shkrimit te Perendise , qe ndron ne mesimin dhe mesazhin qe ky Liber permban.
    Une kam bere nje sqarim teper te hollesishem , por qe ta kuptosh dhe ta pranosh , duhet te njohesh Biblen dhe Shkrimin e Shenjte.
    Si e mundi Jezusi Satanin ne shkretetire, kur ai e tundoi ate tri here?
    Ne te tri rastet Jezusi i tha satanit: "shporu prej meje satan sepse eshte SHKROJTUR. Pra me te "cituar" Jezusi Fjalen e SHKROJTUR , Satani u largua dhe e la ate te lire. Pra a kishte fuqi fjala e shkrojtur?
    Fjala e shkrojtur eshte mesimi , mesazhi, njohuria , dituria , zbulesa e Zotit Perendi, dhe mban vulene Perendise.
    Po mar nje shembull ,qe te kuptohet sa me mire mardhenia midis Fjales se shkrojtur dhe Fjales se Perendise.
    " Ne nje mbreteri, Mbreti eshte pushteti dhe autoriteti, atij i takon te vendose per cdo gje.
    Nje njeri , i cili kishte kryer nje krim , ishte ne pritje te gjykimit.
    Mbreti pasi e digjoi ceshtjen tha: "Te varet ne litar." dhe me njehere sherbetoret e moren kriminelin dhe e varen ne litar.
    Pyetja eshte:
    Nese mbreti , vendimin e tij nuk do ta kishte dhene me goje por do ta kishte dhene me Shkrim, do ta zbatonin sherbetoret vendimine tij? cili eshte dryshimi? Vendimi i shkrojtur i mbretit ka te njejten fuqi . Ne te dy rastet krimineli do te ekzekutohej nga sherbetoret. kjo , sepse si SHKRIMI po keshtu edhe vete vendimi i dale nga goja e mbretit , kane te njejtin pushtet dhe autoritet."
    Beje vete anallogjine.
    Deshmuesi i Krishtit.

  10. #50
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ore Berat..! Po ja si thua ti psh...e vetmja mundesi per te patur vellezer, eshte vetem kur keta lindin nga te njejtet prinder, qe linde dhe ti..?
    Po ate qe yt ate mund ti kete bere ne nje martese te meparshme, i quan vellezer ti..?

    Shen Josifi, Tradita thote, ishte i madh ne moshe dhe kishte patur femije ne nje martese,nga e cila gruaja e pare i kishte vdekur.

    Perse permendet ai aq pak ne Ungjil?
    Dmth se ai fjeti para, se Krishti te filloje misionin e tij. Kete e tregon tradita.

    Maria ne fund te jetes se Krishtit ishte e vetme te Kryqi i tij, dhe Krishti ia dorezoi Shen Joanit. Perse jo James-it(Jakovit)?

    A si takonte ketij ta mbante ne baze te ligjit, po te kishte qene i biri..????


    Ne pyetjet per Sinodet, une besoj, se jo te dyja, por Kisha Ortodokse vetem ka ruajtur te pacenuar trashegimine apostolike, Traditen dhe mesimin e pare te krishtere ne menyre te pacenuar.

    Per katoliket kam thene vetm, se jane afer te vertetes, dhe meqe nuk mohuan bazat e fese kane ende hirin sakramental.

  11. #51
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmues po ti thashe vargjet, qe ti po me pyet nese jane...cdo te besh?

    Une dua rezultate, zotime dhe jo te pergjigjem e te me thoni po, por jo...

    Lexoje mire Gojartin--

  12. #52
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Berat kontrollova, ku kisha mbetur pa pergjigje, s'gjeta asgje.

    Ortodokset nuk e pranojne dogmen katolike te imakulacionit, dmth qe Maria lindi pa natyre mekatare.

    Pergjigja ime per kete eshte me lart kur them, se ne momentin e ungjellizimit te Gabrielit, ajo pati hirezimin dhe pastrimine nevojshem, qe do ti duhej cdo Tempulli dhe Mishi per te mbajtur Zotin.

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Klodi,

    Nuk me shkoi ndonjehere ne mendje qe Jozefi mund te kishte qene i martuar me pare, ngaqe nuk e kam lexuar gjekundi. Mund te jete ashtu sic thua ti.

    Per pyetjet e tjera...

    Pra, kisha ortodokse ka autoritetin e vertete, ndersa mesimet e katolikeve mund te jene edhe te gabuara (sic eshte rasti i Marise, autoriteti i Papes e ndoshta ndonje tjeter, apo jo?).

    Cfare qendrimi mban kisha katolike ne lidhje me kishen ortodokse? A nuk eshte edhe ajo e te njejtit qendrim, pra, qe kisha katolike ka autoritetin, ndersa kisha ortodokse nuk ka autoritetin.

    Kur e humbi autoritetin kisha katolike dhe pse? (Sepse nese ne fillim kisha katolike ka pasur autoritetin e vertete, duke qene e pagabueshme, si mund ta humbte kete autoritet?)

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Po pres Vargjet.Klodi

    Po pres vargjet qe te ...

  15. #55
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po ashtu eshte...!

    Devijimet ne Kishen perendimore latine, qe eshte edhe termi me i sakte, qe mund te perdoret dhe jo ajo katolike, pasi ky term i takon edhe Kishes lindore bizantine, filluan shekuj para skizmes zyrtare te 1054-es.

    Filluan me filioku-en ne shek.5-te pas.k, kur ne perendim, Spanje konkretisht u mblodh koncili lokal i toledos, ku pohuan, ne kundershtim me ate qe ishte mesuar deri ne ate kohe, se Shpirti i Shenjte buron prej Atit dhe Birit, ndersa Besa ekumenike universale pra katolike pohoi dogmatikisht ne Sinodin ekumenik te Nicese me 381 pas.K, se Shpirti buron vetem prej Atit.

    Keto debate mund te duken qesharake per ato qe se njohin krishterimin, por Kisha gjithnje ka theksuar rendesine jetike te moscenimit te dogmave. Tolerimi ne cenim te tyre, sado i parendesishem te duket shpie ne devijime te mevonshme, sic ishte dhe rasti me latinet, ne doktrinat e shpetimit, doktrine qe solli edhe refomacionin dhe gjithe levizjet fetare filosofike perendimore mesjetare, ku u shkua ne nje cmendje teologjike, sa qe filluan edhe te mateshin sa hektare eshte parajsa. Pra thjesht hyri logjika e thate njerezore, pa nje komunion me Zotin, eksperiencat e verteta te Kishes me Zotin, dhe deri me dogmen e pagabueshmerise se papes dy shekuj me pare.

    Kjo teme merr shume kohe per trajtim,por ajo qe une mund te them shkurtimisht eshte se Kisha ortodokse sot eshte e njejte me Kishen e 7-te Sinodeve te para Ekumenike, ku morren pjese te dyja Kishat, pa i bere ndonje ndryshim atyre.

    Qe nga 787 pas.k, sinodi ekumenik i fundit, Kisha ortodokse nuk ka bere asnje sinod tjeter ekumenik.

    Nder perendimoret ka patur mendime te ndryshme per lindoret, por se fundi latinet kane nje anim, kthim mbrapa ne ortodoksi, dmth Kishen e 7-te sinodeve te para, ndersa lindoret per shkak te historive te dhimbshme dhe te turpeshme ne mesjete, jane pak skeptik per nje bashkepunim me papatin. Kjo shpjegon edhe "fanatizmin" ose mosmikpritjen e papes vitin e kaluar ne Kishat lindore ortodokse.

  16. #56
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmu's...!

    Me lejo te te them, se je pak i cuditshem ne menyren si logjikon.

    Shkrimet e tua tregojne per nje mosvemendje dhe moskuptim te atyreve cka thuhen nga te tjeret, dhe kjo vjen nga nje njohuri teper e njeanshme zakonisht.....tipike per "ungjilloret".

    Une po pres zotimet e tua..., qe me pas te jap vargjet..

    Vetem vura re nje "gabim" tendin....Une nuk kam thene, qe ungjilli thote per vetveten se eshte trupi i krishtit, por e solla si antiteze, qe te nenkuptoj, qe nqs vete ungjilli pohon, se Kisha eshte trupi i Zotit, dmth ungjilli vete i jep autoritet Kishes-Krisht te jete burimi i doktrines.

    Nqs une jam filosof dhe shkruaj nje te vertete filosofike, burimi i kesaj te vertete jam une dhe jo libri im.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb NJE SQARIM...

    Desha te them dicka. Pema e mire njhet nga fryti i saj. Ne Bibel behet fjale per dy fryte ate te mekatit dhe ate te besimit ne Krishtin. Fjala e Perendise eshte mese e qarte ne kete pike.
    Sa per kishat katolike dhe orthodokse ne e dime mire nga historia se kujt i kane sherbyer dhe e njohim idhujtarine dhe krimet e tyre dhe imoralitetin e tyre. Koha e ka treguar se keto kisha kane nxitur luftera, kane bekuar tanket dhe topat qe vrasin njerez te pafajshem, keto kisha merren me politike dhe u vune ne sherbim te Hitlerit duke ndihmuar ne zhdukjen e ebrejve. Mundohen qe nepermjet ekumenizmit te bashkojne fete per hir te paqes duke lene burimin e miresise, paqes dhe bekimit, JEZUS KRISHTIN.
    Une kam lexuar shume per kete ceshtje, por nuk kam as kohe e te them te drejten as deshire te diskutoj per kete. Detyra jone eshte te predikojme lajmin e mire Jezusin, qe ata qe nuk e njohin qe te shpetohen. Te deshmojme ate qe ndodhi ne jeten tone kur ne pranuam Jezusin si shpetimtarin tone personal. Djalli mundohet gjithmone te mbuloje te verteten, por ne jemi drita e botes dhe duhet te ndricojme. Ju e njihni shembelltyren e grurit dhe egjres. Ngjajne njesoj per nje fare kohe deri ne momentin qe vjen koha e frytit. Aty njihet qe eshte egjer dhe jo grure.

    Do vije dita qe Babilonia do te rrezohet.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  18. #58
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ore une e di se "i krishteri" eshte ne Itali....!!!

    Na doli dhe nje tjeter, qe ta ben MUUUUU, qe mesonka ne Gjermanine protestante...

    Se marr vesh..ju shkoni me qep trute me shkolle, apo me i shqep ato te shkreta...

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb PER KLOD

    Ne rradhe te pare Gjermania nuk eshte protestante. Me origjine jane gjys per gjys katolike dhe protestante. Me teper protestante ke ne Angli.
    E dyta ketu si ne te gjithe boten perendimore vlerat morale kane rene, sepse jemi ne kohet e fundit dhe Bibla flet shume qarte per kete, keshtuqe nuk mund te thuash qe njerezit ketu i perkasin ndonje feje.
    Une kam njohur Jezusin ketu ne gjermani para rreth 12 vjetesh dhe te them te drejten nuk jam penduar kurre. Ai eshte Zoti im qe me drejton dhe fjala e Tij me ndricon mendjen. Ai ka ndryshuar jeten time dhe jeta ime ka nje kah, nje drejtim dhe nje qellim. Une dua te jetoj per Te.
    Kam degjuar dicka per Martin Luther, por nuk di shume per te edhe pse kam ardhur ne Gjermani shume i ri. Di vetem nje histori te tij. Djalli i doli perpara ne dhomen e tij dhe i numeroi te gjithe mekatet qe kish bere duke i thene se eshte i humbur. Martin Luther mori penen dhe shkroi me boje te kuqe: GJAKU I JEZUSIT LAN MEKATET E MIA. Ai kuptoi te verteten qe nuk eshte kisha apo prifti qe shpeton ose fal mekatet, por vetem JEZUSI.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jesushaus : 16-06-2002 mė 06:58
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  20. #60
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Ja nje opinion ortodoks per shpetimin..!

    Shpetimi.

    ......Per shembull le te shqyrtojme ceshtjen e drejtesimit: pra nese jane veprat apo besa ato, qe shpetojne njeriun.

    Katoliket mesojne, se njeriu shpetohet nga numri dhe cilesia e veprave te mira, qe ai do te deftoje ne fund te jetes se tij. Madje papet per nje periudhe te gjate kohe, se veprat e mira te shenjtoreve jane shume me te teperta te nevojshme vetem per shpetimin personal te tyre, saqe meritat e mbetura mund tu sherbenin mekatareve, qe keta te fundit te mund te paguajne cmimin e duhur(per hyrjen ne parajse)

    Duke refuzuar pozicionin katolik, protestantet mesuan se veprat e mira s'kane vlere fare, se "njeriu nuk shpetohet me veprat e ligjit", dhe se besa vetem shpeton njeriun.

    Debati ka vazhduar me shekuj pa nderprerje dheniesh te argumentave, qe nuk bindin asnjerin, por qe behen pjese e rrethit vicioz te koncepteve antropocentrike( qe kane njeriun si qender), qe jane karakteristike per racionalizmin.

    .......Ne cfare erresire e con vertet racionalizmi( te kuptuarit logjik te gjerave) njeriun! Si do te munden racionalistat te kuptojne Apostojt dhe Eterit, te cilet nuk ishin racionaliste dhe flisnin nje gjuhe te panjohur per te gjithe racionalistat?

    Sepse per racionalistat, Shkrimi i Shenjte, libri me i thjeshte ne bote, eshte perplot me kontradikta. Per ta cdo fjale dhe cdo shprehje ka nje kuptim te vetem te paracaktuar. Ose Apostolli Pavel ka te drejte, kur meson shpetimin me ane te besimit, ose Apostolli Jakov, i cili shkruan:"C'dobi ka vellezer, nese dikush thote, se ka fe, por nuk ka vepra? A mund ta shpetoje besa(feja)?...Edhe demonet madje besojne dhe dridhen nga frika per kete." Per kete arsye shume protestante teologe e pane letren e Jakovit si prej "kashte" dhe te padenje te ishte pjese e Testamentit te ri. Por madje edhe vete Apostolli Pavel, duket sikur kontradikton vetveten, kur flet njehere per shpetimin me ane te besimit dhe here tjeter flet per shperblimin " e secilit sipas veprave te tij". Prandaj edhe shume protestante kane filluar te flasin per "dy shpetime".

    Opinioni i Apostollit dhe i Eterve eshte aq i qarte, aq i thjeshte, por prape se prape ne te kuptuarin e teologeve racionaliste eshte plot erresire dhe mizeri. Ata duan, qe krishterimi te jete nje sistem. Nje sistem nuk pranon antiteza (kontradikta). Cdo gje duhet te jete ne vendin e saj, e klasifikuar saktesisht. Ne mendimet e tyre strikte cdo antiteze eshte kontradikte. Por realiteti eshte plot me antiteza. Vetem kur dikush i pranon antitezat, sikunder jane, pa u perpjekur ti zbuse, fillon ti afrohet se vertetes.


    Orthodokset duhet te himnojne Zotin, sepse nje problem i tille nuk eshte ngrejtur asnjehere ne Kishen Ortodokse. Debati mbi shpetimin, i zgjatur me shekuj ne Perendim eshte jashte cdo permbajtje. Shpetimi nuk vjen si pasoje e shperblimit per dicka te mire, qe dikush ben, as besimi dhe as veprat. Shpetimi nuk eshte nje shperblim, as denimi nje ndeshkim. Nje koncept i tille, sikunder cdo koncept racionalist, eshte antropocentrike (qe merr njeriun si qender, jo Zotin). Eshte nje projektim i botes shpirterore ne ate se cfare ndodh ne jeten e perditeshme te njeriut ne shoqeri, ku nje fjale apo veper e mire shperblehet, ndersa nje fjale apo veper e keqe ndeshkohet nga ligje te dekretuara prej njerezve.

    Sikunder grekerit e lashte, perendimi e beri (kthehu) Zotin ne ngjashmeri te njeriut. Ata e shohin ate si nje gjykates qe gjykon dhe ndeshkon ne baze te ligjeve ekzistuese. Por drejtesia e Zotit nuk ka nje kuptim vindiktiv ose legalistik (ligjor). Zoti nuk ndeshkon qe te kenaqe (permbush) drejtesine e Tij. Nje koncept i tille eshte tejet jo i krishtere. Zoti asnjehere nuk denon askend; Ai vetem ndreq(korigjon), sikunder nje at ndreq te birin, qe ta edukoje. Madje edhe ferri nuk eshte nje vend torturash, por nje vetlargim, larg nga prezenca e Zotit. Eshte nje gjendje e nje verberie te vetvendosshme, nje vend, qe si merr asnjehere rrezet e diellit. Perendia eshte i drejte dhe kjo eshte e mire. Per kete arsye


    vijon.....(jam vone...)

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 07:33
  3. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52
  4. Ortodokesit e katoliket?
    Nga Eda H nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 12-05-2002, 22:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •