Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Vlore, merret peng djali i biznesmenit

    Dy muaj mbas rrembimit te bujshem te Klajdi Shehut, nipit te biznezmenit Sulo Shehu, i cili u lirua nga rrembyesit e tij mbas presionit policor, nje rrembim tjeter i bujshem te henen ne darke tronditi Vloren.
    Helios Billa, femija 14-vjecar i tregtarit te njohur Kosta Billa, eshte rrembyer mbremjen e se henes ne afersi te Bibliotekes. Deshmite okulare tregojne per castet e rrembimit. Kerkohet nje sasi parash qe vendoset sot nga pengmarresit. Telefonata pas rrembimit" Mos bashkepunoni me policine. Nis "raprezalja" ne Pyllin e Sodes dhe Kanine

    Minute pas minute me Helion e rrembyer

    19.00 Helio shkon tek nje shoku i tij

    21.00 Shihet te Shkolla Artistike

    21.10 Shihet te Biblioteka qendrore

    21.20 Kater vete e rrembejne

    21.22 Nje makine e zhduk nga Biblioteka

    21.43 Thirrje ne celular e pengmarresve

    21.55 Denoncimi i Kostes ne polici

    22.00 Nis operacioni, shume shoqerime


    Merret peng nga persona ende te paidentifikuar, Helio Billo, djali 15-vjecar i biznesmenit te njohur vlonjat Kosta Billo. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Vlores. Drejtori i Policise Neritan Nallbati, tha " Se mbremjen e se henes, Kosta Billa ka denoncuar ne rajon se i eshte marre peng djali i tij Helio 15 vjec. Sipas tij nje telefonate anonime me ze femije, dukshem te maskuar, i kishte kerkuar nje sasi parash te cilat duhet t'ia dorezoje neser". Z.Nallbati theksoi se policia eshte vene ne kerkim te te dyshuarve dhe po punon per identifikimin e tyre.

    Deshmite okulare

    Rreth ores 19.00, Helio del nga banesa e tij ne lagjen dhe i tregon prinderve se po shkonte te nje shok per t'i dhene cd e marre per ta degjuar. Nje punonjes i firmes se Kosta Billes, i tha policise se kishte pare djalin prane Shkolles Artistike ku ndodhej shoku i tij. Nje burim okular tha se ne kthim nga shoku i tij, rreth ores 21.00, Helio ka kaluar perpara Bibliotekes se qytetit. Pikerisht aty, ai eshte perballur me persona te panjohur te cilet me nje automjet e kane marre me force djalin duke realizuar rrembimin e tij.

    Familja dhe telefonata

    Familja Billo, banon vetem 100 metra larg Drejtorise se Policise, prane rruges se Re, ne nje apartament ne katin e katert, te marre me qera. Ai ka nje biznes per te cilin, 70 punonjesit e tij flasin me shume respekt. Punishtja e tij ndodhet afer stacionit te trenit Vlore pas godines se biznesmenit Sulo Shehu. Vete Kosta perjashton konkurrencen si piste te rrembimit. Ka mesuar per marrjen peng te te birit, 40 minuta me pas, rreth ores 21.43, kur ne celularin e Kostes, dikush ka folur duke thene keto fjale: Djali juaj Helio ndodhet ne duart tona. Mos flisni me askend. Do ju telefonojme perseri qe t'ju bejme te ditur sasine e lekeve qe do na jipni ne kembim te djalit tuaj". Keto ishin fjalet e pengmarresve qe me pas mbyllen telefonin.

    Denoncimi, i menjehershem

    Fill pas telefonates, familjaret bene denoncimin ne komisariat, duke mos iu bindur "urdherit te rrembyesve qe telefonuan". Policia nisi menjehere kerkimet dhe ka shoqeruar shume persona dje, per te zbardhur ngjarjen e rende. Mes te shoqeruarve, edhe nxenes dhe shoke te tjere te Helios.

    DESHMITE NE VENDNGJARJE

    "Ju rrefejme si e rrembyen Helion"

    Policia e Vlores ka zbardhur skemen e rrembimit te 14-vjecarit nga ky qytet, Helios

    Billa, djali i nje biznesmeni vlonjat. Burime policore bene te ditur se, gjithcka u ndertua mbi bazen e deshmise se nje prej punonjesve te firmes, prone e familjes Billa, banesa e te cilit eshte ne afersi te vendit ku mendohet se eshte rrembyer 14-vjecari. "Po drejtohesha per ne banese, pas nje shetitjeje, kur ne afersi te Kishes Orthodokse, pashe Heliosin qe po kthehej nga rrugica qe te con te shkolla Naim Frasheri", mesohet te kete deponuar ne polici, punonjesi, emri i te cilit nuk behet i ditur. Sipas deshmitarit, ka qene ora 21.30 e te Henes, kur ai ka pare vogelushin, te cilin e ka pershendetur dhe e ka pyetur se ku po shkonte ne ate ore. Burimet policore saktesuan se, Billa po kthehej nga banesa e nje shoku te vet, ne afersi te godines se Shkolles se Mesme Artistike "Naim Frasheri" ne lagjen "Varosh" dhe po drejtohej per tek gjyshja, ku e priste nje i aferm, me te cilin do te kthehej prane familjes. Punonjesi i firmes se te atit, ka qene personi i fundit qe e ka pare 14-vjecarin.

    Burime policore thane se, po punohet intensivisht per lirimin e 14-vjecarit, por deri ne oret e vona te nates duke gdhire dita e sotme nuk kishte asgje konkrete rreth vendndodhjes se tij. Familjaret e 14-vjecarit Billa, mjaft te shqetesuar per fatin e te birit, thone se nuk kane asnje konflikt me persona konkrete. "Ne jemi ne shtepi me qera dhe biznesin e kemi ngritur me djerse", pohon nena e tij, Leonora Billa. I ati i Heliosit, Kosta Billa, eshte pronar i nje firme per prodhimin e karrigeve dhe divaneve prej kashte, me material porositesi nga Italia. Prodhimet e kesaj firme jane kryesisht per eksport.

    REAGIME

    Flet nena e Helios dhe Akinit: Pse ma moren djalin?

    Leonora, mamaja e Helios dhe Akinit, nxenes ne vitin e dyte te gjimnazit, tregon se djali i saj kishte shkuar tek nje shoku i tij dhe nuk ishte bere me i gjalle. Ajo pohoi se kishin kontaktuar me telefon me shokun e tij i cili banon prane shkolles se muzikes ne lagjen ''Varosh''. Por ai u kishte thene se Helios i kishte dorezuar cd dhe kishte ikur se e prisnin ne shtepi. Pastaj ajo e nderpreu tregimin duke u ngasheryer e mos arritur te flase me gjate.

    Punetoret: Kosta e familja e tij, biznes me duar te pastra

    Fqinjet dhe rreth 70 punetore te cilet jane punesuar prej vitesh ne fabriken e eksport-importit te Kosta Billes, pohojne se pronari i tyre ishte teper korrekt me ta si dhe me shtetin. Ata flasin me respektin me te madh per te dhe shtojne se "nuk ka lene asnjehere pa paguar detyrimet ndaj shtetit". Ndersa fqinjet flasin per nje sjellje shume korrekte te dy djemve te tij, Akini 17 vjec dhe Helios 15 vjec. Ata jane nxenes ne shkollen private dhe mesuesit atje shprehen se "jane te shkelqyer".

    Policia: Mos u flisni mediave qe te shpetojme operacionin

    Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores eshte teper e rezervuar ne dhenien e informacionit lidhur me rrembimin e 15 vjecarit Helios Billa ne oret e vona te mbremjes se hene. Ajo ka porositur familje qe per te shpetuar operacionin, te mos komunikoje me median. Ne policine vlonjate ka mberritur me urgjence kreu i policise kriminale, Sokol Bizhga nga Tirana. Titullaret e policise organizuan aksione ku kane ''krehur'' zonen e Pyllit te Sodes dhe Kanines ku dyshohet se mund te jene strehuar pengmarresit se bashku me ''gjahun e tyre''. Ceshtjen per hetim e ka marre kryeprokurori i Vlores Petrit Cano.


    p.s. Perfundimisht mbas kesaj pengmarrjeje, e katerta brenda 4 vjeteve, Vlores i vihet damka si qyteti i pengmarrjeve

    Shpresojme dhe i urojme familjes se Helios Billa qe djali i tyre te kthehet shendoshe e mire ne shtepi (siē ka ndodhur ne tre rastet e mepareshme te pengmarrjeve ne Vlore)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 18-06-2003 mė 10:51
    Reality is wrong, dream is for real

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Lirohet pas 48 orėsh pengu 14-vjeēar, Helios Billa

    Djaloshi vlonjat ka dėshmuar nė polici se ėshtė lėnė i lirė nga 3 ose 4 pengmarrės, nė dalje tė Pyllit tė Sodės. Helios Billa nuk ėshtė keqtrajtuar por ėshtė lėnė pa ujė dhe ushqim


    TIRANĖ- “Alo babi, jam Heliosi…”. Ankthi i 48 orėve ka marrė fund brenda pak ēastesh, nė shtėpinė e biznesmenit tė mobiljeve, Kosta Billa. Pengu 14-vjeēar ka telefonuar rreth orės 9 e 30 minuta tė atin dhe ka qetėsuar gjithė familjen e tij, duke i thėnė se ėshtė shėndoshė e mirė. “Eja mė merr tek Riviera”,-mėsohet t’i ketė thėnė babait tė tij, Helios Billa. Menjėherė pas kėsaj telefonate, tė gjithė personat qė ndodheshin nė shtėpinė e Billos mezi kanė pritur kthimin e djalit tė marrė peng, mbrėmjen e sė hėnės. “Jam shumė e emocionuar dhe po pres tė pėrqafoj tim bir”,-ėshtė shprehur pėr “Shekullin” nėna e Heliosit, Eleonora Billa, pak minuta pas lirimit tė pengut. Ajo thotė se i shoqi ka shkuar nė Drejtorinė e Policisė pėr tė marrė djalin, godina e sė cilės ndodhet vetėm pak metra larg shtėpisė sė saj. Ndėrkohė, burime nga policia e Vlorės bėjnė tė ditur se ndaj 14 -vjeēarit Billa nuk ėshtė ėshtė ushtruar dhunė. Por djaloshi ka vuajtur etjen dhe urinė, gjatė 48 orėve tė marrjes peng. Heliosi ka kėrkuar ujė, nė zyrėn e drejtorit tė policisė sė Vlorės, Neritan Nallbati ndėrsa uniformat blu i kanė siguruar atij ujė dhe ushqime, duke mos e “ngacmuar” fillimisht me pyetje. Mė pas, Heliosi i ėshtė nėnshtruar njė seance tė gjatė pyetjesh, pėrballė drejtorit tė Policisė Kriminale, Sokol Bizhga, drejtorit tė Policisė sė Vlorės, Neritan Nallbati, shefit tė komisariatit, Boge Bodini dhe prokurorit tė Vlorės, Petrit Ēano. Gjithēka qė ėshtė bėrė e ditur nė orėt e vona tė mbrėmjes, ka qenė fakti se pengmarrėsit kanė vendosur tė lėnė tė lirė 14-vjeēarin Billa. Ata kanė hequr dorė nga gjoba pėr lirimin e pengut dhe kanė vendosur ta lėnė Heliosin tė lirė. Sipas dėshmisė sė turbullt tė Heliosit nė polici mėsohet se rrėmbyesit e kanė lėnė tė lirė nė dalje tė pyllit tė Sodės. Burime nga grupi hetimor nuk japin detaje lidhur me rrugėn qė i ėshtė dashur 14-vjeēarit tė bėjė nga Pylli i Sodės deri nė Qendrėn Tregtare “Riviera”. Megjithatė Heliosi ka dėshmuar nė polici se atė e kanė rrėmbyer tre ose katėr persona, tė cilėt deri nė orėt e vona tė mbrėmjes ende nuk ishin identifikuar nga policia. Djaloshi nuk ka qenė shumė i saktė nė dėshminė e tij, megjithatė drejtuesit e organeve hetimore kanė mundur tė sigurojnė disa tė dhėna, qė mund t’i ēojė ata drejt gjurmėve tė pengmarrėsve. Menjėherė pasi e ka parė veten tė lirė, Heliosi ka marrė nė telefon tė atin, ku i ka kėrkuar qė ta marrė dhe ta ēojė nė shtėpi. Por para biznesmenit Kosta Billa, nė mjediset e “Rivierės” kanė mbėrritur forcat e policisė sė komisariatit tė Vlorės. 14-vjeēari ėshtė hipur nė makinėn e shefit tė komisariatit dhe ėshtė dėrguar mė pas nė Drejtorinė e Policisė sė Vlorės. Nė mjediset e policisė, Heliosi ėshtė marrė nė pyetje deri nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Reality is wrong, dream is for real

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Lajmi i fundit

    VLORE (19 Qershor) - Pengmarrja ka qene nje loje e vete 14- vjecarit Helios Billa dhe kater shokeve te tij. Ne kete perfundim ka arritur policia e Vlores pas marrjes ne pyetje te 14-vjecarit dhe shqyrtimit te te gjitha provave. Ai ka sajuar gjithcka qe bashke me shoket e tij te perfitonin nje shume prej 40 mijė euro ne kembim te kthimit te tij. 14-vjeēari mbrėmjen e kaluar i ka telefonuar prindėrit duke i lajmeruar se ishte i lirė. Menjėherė pas kėsaj ai ėshtė marrė nė pyetje nga hetuesit pėr tė zbuluar detajet e 'rrėmbimit', qė tronditi familjen e biznesmenit tė mesėm Kosta Billa
    Reality is wrong, dream is for real

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    POLICIA ZBARDH SKEMEN E "RREMBIMIT"

    Helios: Si do e gjobisja tim atė 40 mijė Euro

    Nga i dėrguari nė Vlorė, Basir Ēollaku

    Katėr tė rinj 15-16-vjeēarė nga Vlora kanė vendosur tė bėhen me parą dhe bien dakord qė tė "marrin" peng shokun dhe bashėkmoshatarin e tyre, por kanė rėnė tė pestė nė pranga. Ata janė: H.B., D.Xh., A.M., I.Xh., A.C., tė gjithė me arsim tetė dhe nėntė klasė. Emrat nuk jepen tė plotė pasi tė ndaluarit janė tė mitur. Helios Billa, djali i biznesmenit vlonjat, Kosta Billa, ka qenė truri i vetėpengmarrjes qė ka dėshtuar nė dy ditė pėrballė policisė. Ka startuar tė dielėn mė 15 qershor plani "Helios". Djaloshi dhe bashkėmoshatarėt e tij kanė lėnė tė hėnėn si ditė tė ekzekutimit tė projektit tė tyre. Burime policore pohojnė se djemtė kishin menduar tė merrnin afro 40 mijė euro nga Kosta Billa. Kreu i "ekipit" largohet tė hėnėn nga shtėpia nė orė tė vonė tė darkės, pėr tė vajtur te njė shok se do tė konsultohej pėr provimin e sė nesėrmes. Nuk ka vonuar shumė dhe babait, Kostės, i mbėrrin njė telefonatė: "Heliosin e kemi marrė ne, mos njofto policinė dhe nesėr bėj gati ca lekė. Do tė tė telefonojmė pėrsėri". Pas telefonatės i alarmuar biznesmeni denoncon nė polici. Menjėherė policia e Vlorės, specialė nga Tirana dhe krerė tė Ministrisė sė Rendit, si dhe struktura tė veēanta tė Shėrbimit Informativ hidhen nė aksion.

    Lirimi
    Policia ngre postblloqe tė rrufeshme nė Pyllin e Sodės, Zvėrnec, Bestrovė, Pusi i Mezinit etj., qė tė mos lejojė daljen e pengmarrėsve jashtė qytetit. Bėhen verifikimet. Pyeten dėshmitarėt qė e kishin parė natėn e fundit dhe qė kishin folur me ta. Ekspertėt kanė bėrė listėn e shokėve, adresave qė kishte dhėnė Helio pėr takime dhe ėshtė vėnė nė kėrkim tė vendstrehimit. Surpriza ka ndodhur dy ditė mė vonė. Nė drejtorinė e policisė vjen njoftimi se Helios ėshtė parė i lirė dhe ka njoftuar familjen qė tė shkojė ta marrė te "Riviera". Nė vend tė shtėpisė 15-vjeēari ka pėrfunduar nė Drejtorinė e Policisė Vlorė. Pasi ka ngrėnė pjatat me fasule dhe pilaf, sepse ka qenė i uritur, ka qenė nė dispozicion tė hetuesve pėr tė rrėfyer pengmarrjen dyditore.

    Kurthi
    Deklarimet e para tė Heliosit, sipas policisė, kanė ngjallur dyshime. Njė herė ka pohuar se e kanė marrė mė dhunė, me armė dhe e kanė futur nė njė makinė pėr ta ēuar nė njė banesė jashtė qytetit. Mė pas ka vijuar se rrėmbyesit janė munduar ta bindin qė t'i kėrkojė para tė atit, se ata do i blinin makinė e shumė gjėra tė tjera, por ai nuk kishte pranuar. Tė pabindur ekspertėt e hetimit e kanė lėnė nė mesnatė tė shkojė nė shtėpi dhe e kanė rimarrė tė nesėrmen, ditėn e djeshme. Helios ėshtė thyer ditėn e enjte pėrballė prokurorėve, hetuesve, titullarėve tė policisė. Pas njė rezistence tė dobėt ka pohuar mashtrimin. "Nuk jam marrė peng". Ka qenė njė kurth, njė plan i organizuar nga ai dhe katėr shokė tė tij. Kėtė ata e kishin bėrė me qėllim qė t'i merrnin babait tė Heliosit njė shumė tė konsiderueshme parash. Identifikimi i organizatorėve ka bėrė qė policia t'i dėrgojė ata nė qeli ku dhe kanė pranuar se dėshmia e Heliosit ėshtė e vėrtetė. Ata ishin mbledhur tė hėnėn dhe kishin vajtur qetėsisht nė skutėn nga ku i kanė telefonuar biznesmenit, qė tė bėjė gati paratė. Tė katėr shokėt qė janė arrestuar, kanė pranuar se e kishin kryer kėtė vepėr kriminale pėr tė pėrfituar nga Kosta Billa njė shumė tė madhe lekėsh.


    Shoku i klasės Xheron: Helios nuk erdhi tė mė takonte

    Ka kater vjet qė jemi shokė me Heliosin rrėfen Xheron Alikaj shoku i klasės sė djalit tė bisnesmenit. Herėn e fundit me tė kam fulor tė dielėn, ndėrsa ngjarja ka ndohur tė henėn. Mė ka telefonuar dhe mė ka pyetur pėr provimin e sė nesėrmes. U habita dhe mė vjen keq pėr kėtė fatkeqėsi tė tij E kam takuar dhe dje pas lirimit dhe mė ka treguar pak gjėra se e morėn nė polici. Mamaja e tij mė ka thėnė se e "kanė marrė kur po vinte tė mė takonte mua. Sipas saj dikush i ka thėnė ta ndihmonte tė shtynte njė furgon dhe aty i kanė vėnė pistoletėn nė kokė dhe e kanė futur nė makinė. Po sipas nėnės ata e kanė ēuar nė Zvėrnec nė njė shtėpi ku e kanė kėrcėnuar dhe i kanė thėnė ti kėrkonte para babait". Mė pas e kanė liruar nė Pyllin e Sodės. "Hetuesit mė kanė marrė dhe mė kanė mbajtur nė komisariat 45 minuta por nuk mė kanė thėnė asgjė. Pastaj mė liruan dhe mė thanė shko nė shtėpi. Janė pyetur dhe shokė tė tjerė pasi Helios kishte shoqėri tė zgjeruar".


    Prindėrit: Dyshuam se Heliosi gėnjente

    Familja e Helios Billės ėshtė shokuar pas marrjes sė lajmit, se ka qenė i biri ai qė ka organizuar kėtė pengmarrje, qė i la ata dy net pa gjumė dhe nė ankth e tmerr. Familja, Kosta dhe Eleonora, pohojnė se dy djemve nuk u ėshtė ndaluar asgjė, u ėshtė plotėsuar ēdo dėshirė. Babai pohon se i biri ishte shumė i zgjuar, dinte disa gjuhė tė huaja, shihte shumė filma dhe lozte me kompjuter, ishte si aktor dhe kishte njė fantazi tė shfrenuar. Kosta ka pohuar se ka dyshuar nė lojėn e tė birit, kur e ka takuar pas lirimit dhe kėtė dyshim ia ka thėnė policisė. Madje ka kėmbėngulur qė ai tė merret sėrish nė pyetje. "Nuk kam dhėnė parą, thotė Billo, dhe ende mė duket e pabesueshme qė im bir tė mė kurdistė njė gjė tė tillė".


    Akuza: Vjedhje me dhunė e mbetur nė tentative

    Prokuroria e rrethit Vlorė ka pohuar ditėn e djeshme pėrmes titullarit tė saj, Petrit Ēano, se ngjarja ėshtė pothuaj e mbaruar sė hetuari. Helios Billa ka simuluar pengmarrjen e tij nė bashkėpunim me katėr shokė. Drejtoria e policisė dhe prokuroria kanė formuluar akuzėn pėr pesė tė miturit. "Vjedhje me dhunė e mbetur nė tentativė tė kryer nė bashkėpunim, parashikuar nga nenet 139, 25 e 22 tė Kodit Penal". Kjo ėshtė akuza qė rėndon mbi adoleshentėt qė kėrkuan tė mashtronin duke simuluar njė grabitje personi dhe tė pėrfitonin shuma tė konsiderueshme parash nga baba i Helios Beillės, biznesmenit Kosta Billa. Pėr dy ditė janė mbajtur nė rrethim dhe pėrgjim tė dyshuarit dhe pas lirimit ėshtė zbardhur ēėshtja brenda ditės. Nė Vlorė njė muaj mė parė u mor peng Klajdi Shehu qė u liruar nga policia. Simulimi dhe sqarimi i situatės shtensionoi situatėn pohuan krerė tė policisė sė Vlorės.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Babai i Heliosit: Im bir ka imituar Eminem

    Prokuroria e Vlorės pritet tė kėrkojė gjykimin e drejtpėrdrejtė pėr Heliosin dhe katėr shokėt e tij


    “Unė e mirėpres tim bir nė shtėpi dhe dėshiroj qė ai tė mos qėndrojė nėpėr dhomat e izolimit”. Kėshtu ėshtė shprehur pėr “Shekullin” Kosta Billo, babai i 14-vjeēarit qė ngriti nė kėmbė gjithė policinė me historinė e tij tė sajuar. Babai i Heliosit ka qėnė tepėr i shqetėsuar gjatė zhdukjes sė djalit tė tij tė vogėl, por ankthi pėr familjen vlonjate nuk ka pėrfunduar me lirimin e sajuar tė 14-vjeēarit. Zbulimi i sė vėrtetės rreth “zhdukjes” sė Heliosit ka tronditur edhe njė tjetėr herė biznesmenin Kosta Billo, i cili e ndien veten fajtor pėr kėtė qė i ndodhi. “Ėshtė edhe faji im pėr kėtė qė ndodhi, pasi unė jam larguar shumė herė pėr punė dhe nuk i kam qėndruar afėr aq sa duhet tim biri”,-tha dje Kosta Billo. Por ai shtoi se tani e tutje do t’i qėndrojė mė afėr tė birit, me qėllim qė ai ta shikojė jetėn ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė dhe jo si nėpėr filma. Kosta Billo e cilėson si tė jashtėzakonshėm impenjimin e policisė dhe ėshtė dakord me versionin zyrtar pėr ēėshtjen e tė birit. “Policia mė solli djalin ndėrsa unė do tė pėrpiqem tė “shėroj” anėn psikologjike tė tij”,-thotė biznesmeni i mobiljeve.

    Imitimi
    E cilėson si njė fėmijė tė jashtėzakonshėm nė fantazi dhe gjeni nė kompjuter tė birin. “Heliosi mė tha se e nisėn si lojė idenė e rrėmbimit dhe se nuk ka pasur ndėrmend ta bėjė kėtė gjė pėr paratė”,-thotė Kosta Billo. Sipas tij, i biri ėshtė shumė i ndikuar nga filmat qė sheh nė televizor dhe mė shumė se njė grabitje ai ka tentuar tė bėjė emėr. “Unė mendoj se ai ka imituar Eminem, idhullin e tij personal”,-shton biznesmeni vlonjat. Sipas babait tė Heliosit, shokėt e implikuar nė kėtė ēėshtje kanė luajtur rol dytėsor, pasi i biri ka dashur tė krijojė nė kėtė mėnyrė historinė e tij personale. Billo thotė se i biri ėshtė i aftė tė gėnjejė edhe 10 veta pa u kuptuar, pasi ka njė fantazi tepėr tė zhvilluar. Ai tregon se i shmangej ballafaqimit me tė birin, pasi ky i fundit ishte i aftė “t’i mbyllte gojėn.” Kosta Billo i bėn apel tė gjithė prindėrve qė t’u qėndrojnė afėr fėmijėve tė tyre gjatė adoleshencės, qė tė mos u ndodhė e njėjta gjė si familjes sė tij.

    Hetimet
    Asnjė person nuk ėshtė shoqėruar gjatė ditės sė djeshme, nė drejtorinė e Policisė sė Vlorės pėr ēėshtjen e Helios Billos. Tashmė ka pėrfunduar hetimi i kėsaj ēėshtjeje dhe pėr fatin e mėtejshėm tė Heliosit dhe katėr shokėve tė tij do tė vendosė gjykata e Vlorės, mėngjesin e sė hėnės . Por burime nga grupi hetimor bėjnė tė ditur se prokuroria pritet tė kėrkojė gjykimin e drejtpėrdrejtė pėr pesė adoleshentėt mashtrues.. Mosha e mitur e tyre dhe vepra penale pėr tė cilėn akuzohen, vjedhje nė bashkėpunim e mbetur nė tentativė, nuk pritet tė ndėshkohet me burg nga gjykata e Vlorės. Helios Billo ėshtė “zhdukur” pėr tė afėrmit e tij mbrėmjen e sė hėnės, natė nė tė cilėn i ati denoncoi nė policinė e Vlorės. Tre ditė pas zhdukjes sė tij, policia arriti tė zbulonte historinė e sajuar tė Heliosit, qė solli mė pas edhe prangosjen e tij dhe katėr bashkėpunėtorėve.
    Reality is wrong, dream is for real

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    shikojne shume filma femijet sot!!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tash Sazan Aliko i thot besoj Kostes...tundu Kosta ketu te ta nxjerr tet bir pa lagur e ta kec ne Shtepi.
    E ai 40 mije eoroshi shkon ne xhep te Sazanit.

    Ne Vlore smundet kushdo te benj numera. Jane ndare punet e pronat aty ne nje grusht mafiozesh.

Tema tė Ngjashme

  1. FSK-ja nuk ėshtė institucion qė do tė merret me ēėshtje ushtarake
    Nga strange nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:12
  2. Me hardhuca e gjarperinj nuk merret kalaja e PDSH-se
    Nga Knight7 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 10:05
  3. Si merret patenta dhe numri i sigurimit nė Amerikė?
    Nga FsHaTaRi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 13:25
  4. Merret peng nipi i biznesmenit Sulo Shehu
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 03:55
  5. Luteri eshte i kundert, nuk merret vesh..
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •