Vritet nė Athinė, Robert Boraku, ish-pjesėtar aktiv i bandės sė Gaxhait gjatė trazirave tė vitit 1997 nė qytetin e Vlorės dhe person shumė i kėrkuar pėr disa vrasje tė bujshme nė qytetin e Vlorės, ndėrkohė qė ėshtė plagosur rėndė vėllai i tij. Persona tė paidentifikuar vranė, tė hėnėn, nė mbrėmje, 35- vjecarin Robert Boraku, ndėrkohė qė plagosin rėndė vėllanė e tij. Ngjarjen e kanė bėrė tė ditur tė afėrm tė familjes Boraku, nga fshati Peshkėpi, 20 km larg qytetit tė Vlorės. Lajmi ėshtė konfirmuar nga burime tė policisė dhe prokurorisė tė qytetit tė Vlorės, por zyrtarisht njė gjė e tillė, nuk ėshtė bėrė pėr shkak se mungon informacioni i plotė nga policia greke. Drejtori i Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Vlorės, komisar Neritan Nallbati tha se, pėr ngjarjen pritet konfirmimi zyrtar i palės greke. Tė njėjtėn gjė ka pohuar dhe prokurori i rrethit tė Vlorės, Petrit Ēano, i cili pohoi se ishte informuar verbalisht pėr kėtė ngjarje, por nuk kishte asnjė lloj informacioni zyrtar. Vrasja e Robert Borakut rikthen edhe njė herė ekzekutimet e kapove tė Vlorės, qė terrorizuan qytetin bregdetar gjatė vitit 1997. Robert Boraku ka qenė gjatė viteve tė fundit njė person mjaft i kėrkuar, pasi akuzohet pėr gati 20 vrasje tė rėnda dhe pėr incidentin me armė nė fshatin Peshkėpi ne bashkepunim me Elton Tato (i cili u ekzekutua ne qershor 2002 ), gjatė fushatės elektorale tė shtatorit tė vitit 2000, ndaj nėnkryetares sė Kuvendit Popullor, Jozefina Topalli.

Ngjarja
Tė afėrm tė familjes Boraku thanė se, gjithēka ndodhi mbrėmjen e tė hėnės, nė njė lokal, nė qytetin e Athinės. Boraku, ishte ulur pėr tė pirė kafe, sė bashku me vėllanė e vet dhe me nje shok, kur pranė tyre janė afruar dy tė rinj dhe njė vajzė. Nė rrethana, qė nuk sqarohen plotėsisht, njeri prej tė rinjve i ka drejtuar 35 vjeēarit, tytėn e njė pistolete dhe ka qėlluar mbi tė me shtate plumba, duke e lėnė tė vdekur nė vend. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe me vėllanė e Robertit, por duke e plagosur rėndė, edhe shoku qe ishte me ta plagoset. Gjithka ka ndodhur brenda pak sekondash aq sa, vetė Roberti dhe vėllai i tij, nuk kanė patur mundėsi tė reagonin, ndėrkohė qė atentatorėt u larguan me shpejtėsi nga vendngjarja. I plagosuri ėshtė dėrguar me urgjencė nė njė nga spitalet e Athinės, ku, sipas tė afėrmve tė familjes Boraku, ėshtė nė gjendje tė rėndė. Ndėrkohė policia greke ka konfirmuar faktin se nė mbrėmjen e sė hėnės njė shqiptar ka vdekur dhe dy tė tjerė janė plagosur, si pasojė e njė grindjeje mes tyre. Versioni i policisė greke i mbėshtetur nga deklarimet e dėshmitarėve okularė ėshtė pak a shumė i njėjtė. “Tre shqiptarė kanė qenė duke pirė nė njė lokal nė lagjen Niqia. Ndėrkohė nė lokal hyjnė tre shqiptarė dy burra dhe njė grua. Ndėrsa njėri prej grupit i afrohet tavolinės, dy tė tjerėt prisnin tek dera e lokalit. Pasi kanė debatuar dhe kanė shkėmbyer sharje nė shqip, personi qė iu afrua tavolinės nxjerr pistoletėn dhe me qetėsi hap zjarr ndaj tė treve. Si pasojė e kėtij sulmi njėri mbeti i vdekur nė vend ndėrsa dy tė tjerėt u dėrguan nė spital. Menjėherė pas kėsaj, atentatorėt janė larguar nga vendngjarja dhe deri tani policia nuk ka asnjė tė dhėnė qė tė bėjė tė mundur arrestimin e tyre. Sipas saj, bėhet fjalė pėr larje hesapesh tė vjetra”. Por nė njoftimin e saj policia greke nuk jep asnjė detaj pėr identitetin e viktimave apo autorėve tė krimit.

Robert Boraku
35- vjecari, Robert Boraku, nga fshati Peshkėpi, ishte i shpallur nė kėrkim nga policia, pasi dyshohej si autor i disa vrasjeve. Ndėrkohė, ai u akuzua nga policia si organizatori kryesor ne bashkepunim me Elton Tato te cilet krijuan incidentin me nėnkryetaren e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli, nė shtatorin e vitit 2000, nė afėrsi tė fshatit Peshkėpi, duke e bllokuar pėr disa minuta lėvizjen e saj dhe tė grupit qė e shoqėronte, nė kohėn qė ata ktheheshin nga njė disa takime me elektoratin e zonės. Autoret e ketij incidenti bridhnin rrugeve te Vlores dhe nuk arrestoheshin nga policia. Edhe kur policia arriti ti kapte ata u liruan brenda 24 oreve mbasi erdhi urdhri nga lart. Gjatė viteve tė fundit ai ka lėvizur vazhdimisht nė drejtimin Shqipėri-Greqi, pėr tė humbur gjurmėt nga policia dhe pėr tė kryer disa vrasje tronditėse. Ai ka qenė i arrestuar dhe i pandehur me bandėn e Kakamit dhe Gaxhait. Por u lirua nė maj tė vitit 1999, nė sallėn e gjyqit tė gjykatės sė Tiranės pas skadimit tė afatit njė-vjeēar tė paraburgimit sė bashku me pesė tė pandehur tė tjerė, duke pėrfshirė kėtu dhe vet Alfred Nebiun i njohur me nofkėn “Kakami”. Madje Boraku vijoi tė paraqitej i vetėm nė kėtė proces edhe pasi fitoi lirinė. Ky proces nuk ka mundur tė pėrfundojė asnjėherė nė gjykatėn e Tiranės. Roberti ishte njė nga 4 fėmijėt e familjes Boraku, nga tė cilėt tre janė djem. Njeri prej djemve tė familjes, Niko Boraku, u vra nė korrik tė vitit 1997, nga banda rivale e Zani Ēaushit, duke u ekzekutuar dhe mė pas djegur nė tė njėjtin vend ku kishte kryer atentatin me kundėrtank ndaj Arben Latifit mė 17 maj 1997. Familja Boraku, zotėron njė vilė luksoze nė tė hyrė tė fshatit Peshkėpi. Robert Boraku akuzohet se ka vrarė vėllain e madh tė Zani Ēaushit, Luanin, duke e qėlluar me pistoletė nė lagjen Ēole. Robert Boraku akuzohet se ėshtė autori i krimit makabėr mė 24 dhjetor 2002, ku mbetėn tė vrarė dhe mė pas u dogjėn nė makinėn e tyre ish-oficeri i krimeve nė Vlorė dhe kushėriri i tij i parė. Ardian Kajmaku rreth 35 vjeē, ish-oficer i krimeve dhe kushėriri i tij i parė Agim Hatia, rreth 38 vjeē u gjetėn tė djegur nė njė makinė tip Audi me targa tė Fierit FR 72 05 A, nė Babicė tė Vlorės. Sipas policisė tė dy kushėrinjtė fillimisht janė qėlluar me pistoletė pas koke dhe mė pas janė djegur nė makinė.