Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44

Tema: Poezi Rumune

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383

    Poezi Rumune

    TINKA

    Koshi i saj mbushur me diell
    mbi kordon mbeshtetur ijesh
    mbart tufa syverdha qerpikesh te qumshte
    Karafilesh te ngurte
    Mbi gjoksin e saj si manaferra
    Zoterinj te beshem nder tavolina
    Fiksojne kerkimin zhbirues
    "Tash kush do i marre lulet e nuses?"

    Moj Tinke, moj, kepucke mendafshta
    Rruaza e vathe nuk t'i ka dhene Nestasa
    Dhe ne cdo gisht nga nje unaze
    nuk t'a ka vene me duart e tij ,vajze

    Kush t'a shtrengoi mishin prej abanosi
    Ofshamen mashtruese t'a thithi
    Kujt moj qe t'a njohe ia dhe
    mbreterine e qenies tende?

    Floket me duhan kush t'i ka zgjidhur?
    Kush t'a ka hequr corapin, rroben?
    kush t'a ka groposur koken
    e cmendur?
    Nder kallot e kraheve te tij leshtore
    ka shuar zjarrin e kockave te tua ,e gjore

    Ti nuk deshe t'i thoje
    askujt
    naten ku kalove
    kurve e embel, buzhore te kuq
    E sheh, Nestase i mjeri
    ne ty nuk hyri , vec nje here
    dhe atehere i teri
    me gjithe thiken ,thelle.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    -BACOVIA-

    Muzg

    Si lote te medhenj gjaku
    Rrjedhin gjethet degeve
    Dhe i gjakosur muzgu
    Ngadale hyn perdeve

    Mbi kodrat ngjyre qielli
    Prej gjaku ngjitet hena
    Prej gjaku ngjan liqeni
    Me i kuq se ngahera

    Ne xham nje vajze kollitet
    ne muzgun e ligeshtuar
    Dhe ja iu be shamia
    Si gjethja , ka kulluar

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    Dhjetor


    Pa shih bie bora dhjetor
    prej xhami e dashur veshtro
    pa thuaj te sjellin ca prush
    dhe zjarrin si digjet degjo

    Afroje kolltukun prane sobe
    n' oxhak te degjoj si stuhin
    a diteve te mia - njelloj
    do doja t'u mesoj simfonine

    Pa thuaj te sjellin dhe cajin
    dhe eja dhe ti ca me prane
    lexome dicka qe nga polet
    debora... te bjere anembane

    Sa ngorht' ketu afer teje
    gjithshka e shenjte eshte ne dhome
    Ja shih , bie bore dhjetor
    Mos qesh ... vazhdo e lexome

    Eshte dite por sa erresire
    pa thuaj te sjellin kandilin
    Ja shih debora sa gardhi
    bryma ka zene dhe fitilin

    Ne shtepi nuk iki un' sonte
    katastrofe kudo, lart e poshte
    Ja shih , bie bore dhjetor
    Mos qesh...vazhdo te lexosh

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -

    Sonet

    Eshte nate e qullte , e rende , te mbyt
    Ne mjegull - te kuq , te pashprese , te lodhur
    Digjen felinaret te trishtuar , te tymosur
    Si ne nje han te lagesht dhe te ndyt

    Neper mehalle me e zeze nata ngjan
    Rrekete ne shtepite e trishta vershojne
    Nje kollethate , te hidhet, t' kollitet degjon
    Pertej mureve te vjeter qe me nuk mbajn

    Si Edgar Poe une kthehem ne dhome
    O si Verlain , i shembur nga pija
    E k'te nate per asgje s'me behet vone

    Pastaj , me hapat qesharake te mi
    Neper erresire vij verdalle ne shtepi
    Dhe bie e ribie dhe prape derdellij

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    I LODHUR

    E dashur , dhe prape erdha
    E sot me s'mbahem , serisht
    Hape klavirin* e kendome
    Nje kenge te vdekurish

    Ne do rrjedh mbi qilima
    ne te trishtin , t'qetin sallon
    Ti vazhdo kendo e dashur
    Ngadale ... Monoton

    *Klavir - nje lloj pianoje e vogel dhe e vjeter, diku shekulli i kaluar

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -

    FURRE

    Jane ca te vdekur ne qytet e dashur
    Tamam per kete erdha ,te betohem
    Mbi *katafalk prej nxehtesie ne qytet
    Ngadale , kadavrat deskompozohen

    Te gjallet shetisin ata, deskompozuar
    Me dheun e trupit nga vapa djersitur
    Eshte ere kadavrash e dashur
    E gjoksi yt sot eshte me pak i ngritur

    Hidh mbi qilima parfume te forta
    Sill trendafila mbi ty te lulezohen
    Jane ca te vdekur ne qytet e dashur
    Dhe ngadale kadavrat deskompozohen


    *Katafalk - mbajtesja e arkivolit me te vdekurin brenda ne kohen kur prifti mban fjalen e fundit ne kishe.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -

    * LEKUSTRE

    Prej kaq net' degjoj , veson
    Degjoj lenden ngasheron...
    Vetmie mendja me con
    Ne shtepite lekustre

    Sikur fle mbi d'rrasa qulle
    Shpine me godet nje vale
    Gjumi trembem e me duket
    Se dera - ure ka mbet hap

    Boshllek historik shtrihet
    Ato kohra une rigjehem
    E ndjej si prej kaq shiu
    Pilotat e rende shemben

    Prej kaq koh' degjoj, veson
    Trembjesh , pritjesh deri vone
    Vetmie mendja me con
    Ne shtepite lekustre

    *Lekustre - shtepi te ngritura mbi uje me pilota.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -

    PLUMB

    Flinin thelle arkivolat prej plumbi
    Dhe lulet e plumbta dhe rrobat funerale
    Rrija vetem ne *Kavou dhe era frynte
    Dhe kercisnin koronat prej plumbi

    Flinte permbys amori im prej plumbi
    Mbi lule plumbi , dhe fillova te therras
    Rrija vetem prane te vdekurit...esht' acar
    Dhe i vareshin ato krahet perj plumbi


    * Kavou - varr familjar, ne forme tempulli.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -

    NOKTURNE

    Harrimi vinte ... erdhi
    Nje lot bie , gjithshka hesht
    Llampa e lodhur fjeti
    Cdo objekt i prekur thote:-lerme te qete
    Qe tani ...
    Degjon si qan rruges ai shi
    Ne thellesite dridhur
    Ne gjurmen e nje kepucke ne nje park dikur
    Pergjumem ... degjoj ...
    Jasht , ne xham , vjeshta tha :
    - OF ! ...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -

    NERVA VJESHTE

    Ne vjeshte kur gjethja do te zverdhe
    E per ftizike s'dihet c'surpriza do sjelle

    Alkolizuar , rrahur shiu , si s'kam qene kurre
    Vone , ne tendin xham , me nje monedhe lehte do bej zhurme

    E ne k'te vjeshte te qullte , me te kalbur se ato qe vane
    Kur era do qaje , perseri , tek ata qe jane poshte , tek ata qe lart jane

    Tek xhami yt , ne tmerr te nates , si nje i perzgjatur final
    Do perseris qe vitet ikin , veshtire , gjithmone e me brutal

    Do rrahi shiu ... e me vone , tek xhami yt do qaj une lehte
    E do humbase alkolizuar , pastaj , ne nate nje skelet

    Asgje ti nuk do te degjosh , nga sa kam une per te te thene
    Ne kete vjeshte kaq te qullte e me te kalbet se ato qe qene

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -

    VETEM

    Oda ime me frikeson
    Me shirita te zinj veshur
    Nate , vjeshta , shpupurisur
    Ne mijera fyej kendon

    Misterplot e mbushur odka
    Ne paqen tende c'cmenduri
    Hije te zeza flene ne qoshka
    Ne tavoline digjet pishtari

    Jehona mbushur eshte odaja
    Lotet rrjedhin ne fytyre
    Trishtzeza tablote rrijne
    Pishtari dridhet ne pasqyre

    Oda ime me frikeson
    K'tu s'do rrinte nje e dashur
    Nate , vjeshta , shpupurisur
    Ne mijera fyej kendon

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    POEME NE PASQYRE

    Ne sallonin endrraplot
    Ne paqyren oval-gjere te rrethuar me argjend
    Troket vjeshta
    Dhe kopshti gangrenuar
    Ne paqyren oval-gjere te rrethuar ne argjend

    Ne kolltuk, e derrmuar , nen te gjera pale mendafshi
    Kur bie violeti
    Nen hunde ti lexon
    Nje poeme dekadente , kadaverik parfumuar
    Monoton

    Une parashoh poemen roze te dashurise se ardhme

    Por perhumbur , sysemure
    Vjedh ironik ekzistencen e sallonit t'parfumuar
    Dhe veshtrimi vag te bie permbi ujin oval-gjere

    Ne kopshtin gamngrenuar
    Mbi vjeshten pasqyruar
    Ne pergjumje

    Une parashoh poemen roze te dashurise se ardhme

    Por i zverdhur tani shkoj ne kopshtin shkaterruar
    E mbi tavolinen lene - i bardhe , mermer i modeluar
    Ne rroben time funebre
    Shtrihem si nje i vdekur
    Mbi mua trendafile hedhur,lule te mekura te vona

    Si edhe ne

    Thuaj finalen melodi prej klaviri pluhurosur
    A mjfaton parfumi vjeshtes nga rrethinat e k'saj nate

    Agonine vjollce
    Katafalkun
    Dhe kopshtin gangrenuar
    Ne pasqyren oval-gjere ne argjend rrethuar

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    PASTEL


    Adio , bie gjethja
    E verdhe eshte si ty
    Adio , me mos qaj
    Harrona ne te dy

    E larg iku dashnorja
    Dhe humbi horizonti
    Ne boshesi vjeshtake
    Theras une kot se koti

    Rri e perkedhelme
    Me tenden dore fine
    Thuame pse eshte vjeshte
    E gjethja perse bie ?

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    KEQARDHJE


    Qekur , qekur njoh dy plepa
    Qe dhe sot me dalin para
    Me pelqen shume t'i veshtroj
    Por me ze mua e qara

    Sikur me thone nuk e di cfare
    Qe ndoshta neser do fle varri
    E ata s'do shihen me
    Prej asnje kalimtari

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    NOTA VJESHTE


    Vjeshta ne kopsht akordon nje violine
    Rruga e shkrete
    Qyteti plot hambare
    Prej bukes se re mullinjte bubullijne

    Nje gjethe u leshua mbi doren e shtrire qe kerkon

    Qyteti bosh
    Keshtjelle e harruar
    Gjethezimi shkulur
    Prej fijeve elektrike paralizuar
    Si nje simbol
    Nje zog bie ne qytet si nje trishtim me shume

    Dhe erresohet ... dhe eshte qetesi

    Dhe mendimi fundoset , perhumbur rremon
    Ne te koheve marshim
    Dhe vajtimi qe me nuk del vargu im

    Jam me i trishtuari ne qytet...

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    EGO

    Gjithnje me i heshtur , i vetem
    Ne boten time te mjere
    Gjithnje e me shume me mundon
    Nje mizantropi e ndere

    Nga gjithe c'shkruaj e dashur
    Kaq qarte e shoh me sy
    Te njejten moskokecarje
    Per njerezit dhe per ty

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    KOT ( Pa kuptim)


    Mallkura te jete dhe vjeshta
    E gjethet qe bien mbi ne
    Mallkuar qofte dhe tregu
    Shemtimi e shiu mbi dhe'

    - Keshtjelle - tuberkuloze azil
    Prej polesh acare mbeshtjellur
    Keshtjelle , merr mortja poetin
    Nder krahet e tua kollitur


    - Per vdekjen e EMINESCUT.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    KEPUCET


    Kepuce te arta te nxjerra ne vitrine
    Nen tantella do rrini ne netet me dans
    Nen vale te pertuara te te njejtit vals
    Do qeshni ne salla - nen dritat qe ndrijne

    Mbi t'trishtin katafalk, e trishte Regine
    Do rrini ne kemben e akullt te bardhe
    Ne rrjedhen e kohes do digjeni ne varr
    Kepuce te arta te nxjerra ne vitrine

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    PIANO


    E prap gjithshka esh'trishte

    Dhe sot dhe dje
    Trazire dhimbjeje

    Dhe enderra bie
    Ne t'ziun destin

    E kohera me t'mira
    nuk vijne ,me nuk vijn
    Dhe as perkedhelje

    Dhe gjithshka esh'trisht
    Dhe sot dhe dje

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    - BACOVIA -


    MISTER


    Klaviret qajn ne qytet
    Ne nje kohe vjeshte te shkret'
    Dhe plepat qajn' ne qytet
    Gjishka, kudo agonie ka mbet'

    Shtepite ngjajne keshtjella te mjera
    Amori , ja ketu ... ka vdekur
    Dhe ndoshta qajne ne klavire
    Virgjeresha flokeshperdredhur

    Shkoj vetem ... dhe shume frike kam
    Se ku ndodhem as vete s' e di
    Vaj , plepat shperthejne qytetin
    Klaviret po qajne ne shkreti

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt nė Rumani, njė histori e lashtė
    Nga ILovePejaa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  2. Mediatori shqiptar liron 3 pengjet rumune nė Irak
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2005, 19:09
  3. Tutoret shqiptare te prostitutave rumune
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2004, 04:34
  4. Prostituta rumune ther nė gjumė tutorin shqiptar!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 21:59
  5. Satire rumune
    Nga Shpirta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 09:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •