Shqiptari i shquar F.S.Noli ne nje moment ka shkruar mbi pese anarshite e shqiptareve te cilat e bejne kete vend te vuaje ne politike,te shkruara me 1920 ato jane shume aktuale edhe sot le ti shikojme:-1-:"Ne Shqiperi sot krijohen parti politike te cilat i premtojne shqiptareve clirimin nga zgjedha e oxhaqeve te medha e ne te njejten kohe drejtuesit e ketyre partive jane nga familjet e medha!" -2-"Ne Shqiperi beu eshte me bujk se bujku e bujku eshte me be se beu dhe hajde pastaj e merre vesh i pari te dytin!" -3-"Ne Shqiperi duhet te besh punen e Greqise dhe andarteve greke ne Jug dhe ate te Serbise e cetnikeve serbe ne Veri qe te quhesh hero dhe te nderohesh si patriot i shquar!" -4-"Ne Shqiperi sot jane fatkeqesia e vendit disa krimba te verdhe te cilet levrijne ne trupin e kalbur te atdheut dhe thethijne gjithshka,vjedhin parate e njerezve,parate e shtetit,perpijne gjithshka se jane krimbat e pangopur te korrupsionit!" -5-"Historiani Herodot na tregon nje detj ne historine e luftes se Peleponezit se si nje trim athinas kap litarin e anijes perse me doren e djathte dhe nuk e leshon derisa ushtaret ia presin,pastaj e kap me doren e majte edhe ate ia presin,e kap me kemben e djathte ia presin e kap me kemben e majte dhe ate ia presin,ne fund e kap me dhembe dhe nuk e leshon derisa ia presin koken!Po te ishte gjalle Herodoti do te mahnitej me shume nga makuteria dhe lakmia e politikaneve tane te cilet edhe po te behen copa-copa nuk e leshojne nje cike karrigen e pushtetarit!"