Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96

    Question pagezimi ne greqi

    kur kam lindur une feja ne shqiperi ishte e ndaluar.
    mbaj mend se gjyshja me mesonte disa lutje islame.
    vitet kaluan dhe erdhi koha e demokracise ose me ndryshe koha e mergimit ,si shume shqiptare te tjere edhe une mora rrugen e kurbetit per ne GREQI,dhe deri tani qe po shkruaj ndodhem aty.
    kush ka jetuar presionin e shoqerise kristjane te greqise do te me kuptoje me mire.
    shume mijera shqiptare u nxiten te pagezonin veten dhe femijet e tyre per nje zinxhir ose te tjere per nje kryq floriri.
    vajza ime e pare lindi ne greqi ,i vura emrin sic dime neve shqiptaret,nuk e pagezova.shume u fol ne rrethin familjar ,disa per mire dhe disa te tjere per te keq.
    tani lindi edhe vajza ime e dyte ,une perseri e emerova pa e pagezuar.perseri pati debate te ndryshme.
    me thoni edhe ju mendimin tuaj duke patur parasysh kushtet e jetes ne shoqerine greke,neser femijet e mi do te jene krenar qe nuk i pagezova ,apo do te ndiejne turp qe rrojne ne nje shoqeri ku te gjithe afersisht jane te pagezuar?
    me respekt uniku!
    feja e shqyptarit eshte shqyptaria

  2. #2
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Junik, krenaria jote eshte per t'u vleresuar. Nese di te ndertosh mardhenie me femijet e tu mendoj se nje dite do te te kuptojne. Ndoshta kur te rriten do te vendosin vete dhe nese kane deshire mund te pagezohen. Eshte e rendesishme te respektosh zgjedhjet e tyre.
    Nje mikja ime perjetoi nje traume te rende kur e bija 18 vjec vendosi te mbulohej plotesisht.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    edhe une keshtu mendoj ,kur te vene ne moshen qe ti kuptojne gjerat vete ,nuk kam per ti penguar ,por jam i detyruar tjua spjegoj arsyen perse veprova keshtu,mendoj se do te me kuptojne drejt .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    do te doja opinionin qe kane per kete teme ,me shume shqiptaret qe rrojne ne greqi,per te vetmen arsye sepse ata jane ne brendesi te ceshtjes .

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Per mendimin tim ti ke bere nje fisnikeri qe shume shqiptar duhet ta benin un them se vajzat (qe i pac me jet inshallah) do ta vlersojne kete fisnikerin tende
    te lumte or trim

    per Minafar traumi pesoj ajo mikja jote! Pse vendosi vajza te mbulohet??????? kur thua qe duhet ti respektosh ne zgjedhjen e tyre .Dhe zgjedhin te njejten rug si vajza e asaj shoqes tende ky quhet traum apo respekt????????

    Sincerely Altini55
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #6
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kam pershkruar vetem gjendjen e shoqes time. Ajo thote qe e bija nuk e lejon te emen te rrije faqe dhenderrit me pantallona te shkurtera. Nuk pranon te dale ne fotografi me te emen, nuk pranon dhuratat e se emes qe u blen mbesave. E ema e konsideron te humbur te bijen ne kete gjendje sepse, sipas saj, ajo eshte mbyllur ne shtepi pergjithmone. E ema mendon se e bija ka kapacitet dhe zoteron shume gjuhe te huaja dhe e kishte konceptuar ndryshe te ardhmen e saj.
    Nuk i njoh mire ritualet muslimane dhe nuk di te gjykoj nese eshte e drejte kjo qe ndodh midis tyre. Ne fakt eshte krijuar nje e care ne mardheniet e tyre.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    mina ! une ne asnje menyre nuk do ti mesoj me zakonet dhe me rregullat myslimane se nuk i di es vete ,une jam rritur ne vitet e diktatures ku feja ndalohej por edhe tani me vjen mire qe jam i lire ne drejtim te zakoneve fetare dhe nuk dua te kem asnje detyrim ne asnje lloj feje ,une besoj ne nje zot dhe mendimi im eshte se ZOTI eshte nje per te gjithe.une do te thosha se jam krenar qe vazhdoj te ruaj prejardhjen time ,por asnjehere ne ekstrem,dhe vajzat e mia do te jene te lira te zgjedhin cfare te duan une thjeshte do ti mbeshtes per cdo lloj vendimi qe te marrin.mua me shume me ngacmon ndryshimi qe bejne shqiptaret ne fene e tyre per nje kryq floriri ose per nje zinxhir ose qe te mos duken qe jane shqiptare,ose qe te mos ju flasin me me emrin e tyre qe u kane vene ne shqiperi me ate zakonin qe kemi neve{e veme emrin si na pelqen neve dhe jo si i pelqen kumbarit}.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    Brisbane Australi
    Postime
    32
    Juniku
    une kam jetuar ne greqi 7 vjet deri sa u martova dhe erdha ne australi. gjuha e pare qe mesova ishte greqishtja sepse me origjine jam greke. do te kesh parasysh se greket jane shume finok me vellezerit e tyre imagjino si mund te sillen me te huajt. dhe une u pagezova 20 vjece kur shkova dhe nuna ime eshte personi me ikeq qe kam njohur ne jeten time. as nuk hyn dhe as nuk del me familjen time. ne jemi orthodox dhe me origjine greke dhe prap shoqeria greke na quante alvanos dhe nuk besoshin qe ishim kristjani. ate qe ke bere ti bravo te qofte se traditat dhe rregullat e familjes tani i ben ti dhe neser pasneser kur te rriten femijet mund te zgjedhin vete ne qofte se duan te pagezohen apo jo. une jam ne australi dhe nje gje me bere pershtypje kur erdha ketu me thane mireseerdhe ne shtepine e re. kur ika nga greqia me hodhen te gjitha dokumentat pertoke qe te mblidhja dhe me thane ik andej nga erdhe. kete ta them se greqia eshte shume mbrapa ne krahasim me vendet e tjera te botes. isa isa greqia duhet te kishte me teper organizim per emigrantet. ketu ne australi ka dhe xhamija dhe kisha greke dhe kisha ruse dhe kisha nga me te ndryshmet, sepse qeveria australiane pranon emigrante por duan qe emigrantet te ruajne traditat dhe zakonet e tyre. gjeja kryesore kur mora nenshtetesine australiane ministri i vendit ku rrime me tha ruaj traditat dhe zakonet se po ti harroni zhduket nje popull. mos e caj koken fare po te thone pse nuk i pagezove thuaj gjithsekush ka traditat dhe zakonet e veta mjafton te jesh i ndergjegjshem me veten tende dhe karshi familjes tende. po i harrove ti zakonet dhe traditat qe te mesuan prinderit e tujaj, familja jote nuk mund te eksistoje sado fetar apo jo fetar te behen femijet e tua. gjithmone dote mbajne mbi kurris gjerat qe ti do tu mesosh.
    me respekt.
    AP

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    afeida te kuptoj shume mire, se eksperienca jote eshte afersisht e njejte me te te gjithe shqiptareve te merguar ne greqi ,jam afersishte 13 vjete ne greqi dhe mezi po pres per tu larguar qe ketu megjithese kalova nje pjese te mire te moshes me kulminante ketu ne greqi prape ne brendesi te shpirtit tim kam nje urrejtje te madhe per kete vend kaq te bukur nga natyra dhe me kulture te lashte

  10. #10
    udhetare.... Maska e Klaraaa
    Anëtarësuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    181
    ...perderisa femijet e tu jane muslimane nuk kane pse te kene turp pse nuk jane pagezuar ose vaftisur, Greqia ka shume emigrant, nuk eshte e thene qe te gjithe qe jane atje jane te pagezuar....
    Enya-Adiemus

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2005
    Postime
    15
    Une do te keshilloja ti pagezosh sa me pare, sepse keshtu rriten me fene e vendit, por gjithashtu edhe me fene e te pareve, sepse shqiptaret kane qene te gjithe te krishtere, para se te vinin turqit. Duhet ta dish se nuk e po e ben per nje varese apo unaze ari, por po e ben per paradhesit tuaj qe u detyruan te braktisin fene e krishtere nga influenca turke pas vdekjes se Gjergj Kastriotit. Ti do jesh i nderuar ti pagezosh vajzat ne kishe, sepse do vesh ne vend nderin e stergjysherve tuaj qe u detyruan te kthehen ne islame.
    Prandaj une do isha i mendimit, qe ti dhe gjithe shqiptaret ne greqi po beni mire qe po pagezoheni. Por gjithashtu shkoni edhe ne kishe, dhe krijoni marredhenie te mira dhe vllazerore me greket

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    me beri pershtypje te madhe nje teme e hapur para 4 vjetesh te analizohet tani.por nuk jam dakort me ty i PAFAJSHEM sepse une ndihem krenar qe jam mysliman sepse keshtu jam rritur dhe nuk mund te ndryshoj ,per femijet e mi po flas si mund te behet dhe nuk jam edhe i vetmi qe nuk kem pagezuar femijet ketu ne Greqi ka edhe te tjere si mua

  13. #13
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga juniku
    me beri pershtypje te madhe nje teme e hapur para 4 vjetesh te analizohet tani.por nuk jam dakort me ty i PAFAJSHEM sepse une ndihem krenar qe jam mysliman sepse keshtu jam rritur dhe nuk mund te ndryshoj ,per femijet e mi po flas si mund te behet dhe nuk jam edhe i vetmi qe nuk kem pagezuar femijet ketu ne Greqi ka edhe te tjere si mua
    Respekte.......junik...

    une per vete jam ortodokse dhe e adhuroj fene time,
    por do te thoja se nqs ti e ndjen veten te denje qe je musliman,atehere nuk ka gje me te mire se ajo qe ke bere,qe femijet nuk i ke pagezuar,pavaresisht se
    jetoni ne greqi....

    une jam pagezuar qe e vogel,kam jetuar edhe ne greqi,megjithate
    vendi yt eshte kryesori,dhe do vije nje dite kur ti te kthehesh ketu,
    por eshte gjeja me e mire qe ke bere,vertet.

    une nuk do e nderroja kurre fene time per asgje ne bote....
    jam ortodokse dhe keshtu do vdes.
    dont worry be happy

  14. #14

    Smile

    Ju pershendes i nderuar bashkeatdhetar, edhe une jam ortodoks por qe nuk rroj ne Greqi, dhe te them te drejten ben mire qe nuk i pagezon femijet perderisa nuk je i bindur. Me mire keshtu se sa te kthehesh mbrapsht...., por qe po u nise nga ana materiale..., atehere pas pagezimit thuaji nuneve qe si dhurate ta bejne jo prej floriri por prej hekuri Kryqin, pasi vlen njelloj.
    Nuk mjafton te pagezohesh per tu bere kristian, ndryshimin nuk e ke nga emri o nga zinxhiret ne qafe por ne brendesine tende, ke kohe sa te duash....

  15. #15
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Pagëzimi


    Pagëzimi është sakramenti i parë në krishterim me anë të cilit një besimtar i kësaj feje pranohet në gjirin e saj duke u spërkatur ose derdhur ujë mbi kokën e tij, ose duke u zhytur në ujë. Me këtë mundësohet pastrimi nga mëkati si edhe "vdekja" e njeriut të vjetër dhe "rilindja" e njeriut të ri. Kjo shërbesë shoqërohet me fjalët "Unë të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë.

    "
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-05-2007
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    2
    Juniku, feja qe i jep prindi foshnjes, nuk eshte e domostoshme te jete e pergjithmoncme.
    Une jame e lindur pa fe, por ne moshen 11 u paksova ne Greqi, me emrin qe zgjodha vete. Jame ndjere gjat gjithekohes me mire qe isha orthodokse se sa ateiste e pa fe. Ne pergjethsi nje paksim ne Greqi eshte edhe shume i duhur ne qoftese ke si shkak te qendrosh aty.
    Jam sot 25 nuk jetoj me ne Greqi, e kam mundesin cdo moment te ndryshoj fen time, vajzen time ekam paksuar katolike, dhe i di shume mire qe kur te jete 18 vjec e ka mundesin te behet budiste po deshi, mendo vetem qe ne vendin qe jeton ti, s´ka mundesin as te varroset njeriu qe eshte i pa paksuar.
    Prandaj do te thoja mendo edhe anet positive, por edhe ato negative. Se si perfundimisht feja eshte nje kulture familjare, qe po nuk ta dhan prindrit e tu, s´ta jep dot asnje lloj paksimi.
    ai qe riskon, mund te humbi dicka, ai qe nuk riskon ka humbur gjithcka.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    mbas kaq kohe shoh qe ne kete teme ka interes qofte edhe i vogel une kete teme e kisha hapur para shume vitesh mbas asaj kisha shkuar edhe ne SHQIPERI per te punuar dhe mbas nje viti e gjysem u ktheva prape ketu ne greqi por di vetem nje gje se tani kur ishte koha per te bere dhurata te cupat e mia ato qe te dya me thane se ajo vasili ose gjyshi i vitit te ri jam une babai i tyre qe ju coj dhuratat tani dhe asnje tjeter !athere ju si thoni eshte nevoja te genjejme veten me( nuna) dhe me gjyshin e VITIT TE RI ose te shen vasilit qe e thone ketu apo ta shohim realitetin ashtu sic eshte, pra perse eshte i nevojshem pagezimi kur une ndihem tjeter FE qe nuk na i lejon ate ,apo per interesat financiare qe tani eshte koha ta kuptojme se pervec kraheve tona asgje nuk na ndihmon te ecim perpara?
    Ndryshuar për herë të fundit nga juniku : 28-12-2007 më 17:59

  18. #18
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Me fal por.plaku i vitit te ri eshte nje simbol ne zemrat e mijra femive dhe te rriturve ne te gjithe globin toksor.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  19. #19
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Ne te vertete eshte plaku i vitit te ri,ne gjithe boten sjell dhurata diten e krishtlindjeve, dhe jo diten e vitit te ri, po ne shqiptaret si te pafe qe kemi qene, ja kemi vene emrin plaku i vitit te ri dhe jo plaku i krishtlindjeve (babo natale me duket se i thone italjanet, kurse ne anglisht esht santa klaus). santa klaus ka marre emrin nga shen nikolla (saint nicholas), i cili eshte nji figure e kishes ortodokse dhe asaj katolike. ne greqi festohet dita e shen nikolles ne daten 6 dhjetor, e cila eshte data kur ai ka vdekur. shen nikolla mendohet se ka qene nji peshkatar kur ka qene i ri. ka qene i njohur per dhenien e dhuratave ne menyre sekrete, prandaj dhe plaku i vitit te ri ka marre emrin e tij. gjithashtu kam pare dhe nji emision se si e festonin festen e shen nikolles ne hollande, mjaft interesant, dhe kishte njifare lidhje me plakun e vitit te ri, po s;me kujtohet dhe aq mire se kane kaluar shume kohe qe kur e pashe emisionin.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878
    Citim Postuar më parë nga lagata Lexo Postimin
    Juniku, feja qe i jep prindi foshnjes, nuk eshte e domostoshme te jete e pergjithmoncme.
    Une jame e lindur pa fe, por ne moshen 11 u paksova ne Greqi, me emrin qe zgjodha vete. Jame ndjere gjat gjithekohes me mire qe isha orthodokse se sa ateiste e pa fe. Ne pergjethsi nje paksim ne Greqi eshte edhe shume i duhur ne qoftese ke si shkak te qendrosh aty.
    Jam sot 25 nuk jetoj me ne Greqi, e kam mundesin cdo moment te ndryshoj fen time, vajzen time ekam paksuar katolike, dhe i di shume mire qe kur te jete 18 vjec e ka mundesin te behet budiste po deshi, mendo vetem qe ne vendin qe jeton ti, s´ka mundesin as te varroset njeriu qe eshte i pa paksuar.
    Prandaj do te thoja mendo edhe anet positive, por edhe ato negative. Se si perfundimisht feja eshte nje kulture familjare, qe po nuk ta dhan prindrit e tu, s´ta jep dot asnje lloj paksimi.
    Më vjen keq që më duhet të pohoj por...njerëz si ty shesin edhe nënën e babanë për interesin vetijak.Hallall!!!!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-01-2023, 00:34
  2. Sakramentet ne Kishen katolike
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 12:42
  3. ADHURIMI - Kapitulli II: Misteret e Shenjta
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 04:59
  4. BESIMI , SHKRIMI dhe TRADITA.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 09-07-2002, 00:42
  5. Pagëzimi dhe martesat Shqiptare
    Nga Redi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2002, 15:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •