kur kam lindur une feja ne shqiperi ishte e ndaluar.
mbaj mend se gjyshja me mesonte disa lutje islame.
vitet kaluan dhe erdhi koha e demokracise ose me ndryshe koha e mergimit ,si shume shqiptare te tjere edhe une mora rrugen e kurbetit per ne GREQI,dhe deri tani qe po shkruaj ndodhem aty.
kush ka jetuar presionin e shoqerise kristjane te greqise do te me kuptoje me mire.
shume mijera shqiptare u nxiten te pagezonin veten dhe femijet e tyre per nje zinxhir ose te tjere per nje kryq floriri.
vajza ime e pare lindi ne greqi ,i vura emrin sic dime neve shqiptaret,nuk e pagezova.shume u fol ne rrethin familjar ,disa per mire dhe disa te tjere per te keq.
tani lindi edhe vajza ime e dyte ,une perseri e emerova pa e pagezuar.perseri pati debate te ndryshme.
me thoni edhe ju mendimin tuaj duke patur parasysh kushtet e jetes ne shoqerine greke,neser femijet e mi do te jene krenar qe nuk i pagezova ,apo do te ndiejne turp qe rrojne ne nje shoqeri ku te gjithe afersisht jane te pagezuar?
me respekt uniku!feja e shqyptarit eshte shqyptaria
Krijoni Kontakt