Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    E Premte, 13 -...-...

    Thuhet se, nese 13 vete ulen te darkojne se bashku, te gjithe prej tyre do te vdesin brenda vitit. Turqit e urrenin aq shume numrin 13, sa e hoqen fare nga fjalori i tyre (Brewer, 1894). Shume qytete nuk kane nje rruge nr 13; shume pallate nuk e emertojne nje kat si te trembedhjete.
    Thuhet gjithashtu se ēarēafet nuk nderrohen dite te premte se eshte ters, per rruge nuk duhet te nisesh ne dite te premte etj.
    Si arriten keto dy simbole fatkeqesie te ktheheshin ne nje te vetem, duke bere te "Premten e Zeze" si diten me famekeqe per shume popuj te botes?


    E premtja konsiderohet si dite ters nga shume vete, edhe numri 13 ne vetvete po ashtu. Kur keto te dyja jane kombinuar ne nje date kalendarike, a jane me te larta shancet per gjasa ogurzeza e aksidente? Ne nje studim publikuar ne Revisten Mjekesore Britanike, duke synuar te shqyrtojne lidhjen midis shendetit, sjelljeve e parandjenjave kur 13 e nje muaji bie ne dite te premte, autoret e ketij shkrimi krahasuan numrin e automjeteve ne qarkullim me numrin e aksidenteve automobilistike ne dy dite te ndryshme, kur dt 6 e nje muaji qellon e premte dhe kur dt 13 e nje muaji qellon e premte. Studimi mori disa vjet dhe ne zonen ku ishte bere studimi, megjithese shume me pak njerez perdoren makinat e tyre per transport kur 13 ishte e premte, numri i te pranuarve neper spitale per shkak aksidentesh automobilistike ishte me i larte se ne nje te premte te zakonshme. Perfundimi: " Dita e 13 e muajit, kur qellon ne nje te premte, eshte ogurzeze per disa njerez. Rreziku i shtrimit ne spital nga ndonje aksident urbanistik mund te arrije deri ne 52% me shume se i nje dite normale..."

    Megjithate, ky eshte i vetmi studim shkencor i njohur deri me sot rreth ketij subjekti. Per me teper, duket sikur ka te beje me shume me natyren njerezore sesa me nje date kalendarike.

    Dita e gjashte e javes (e premtja ne kalendarin britanik) dhe numri 13 qe ne kohet e lashta kane qene te veshura me nje tis ogurzi. Studiuesit thone se eshte ndoshta bestytnia me e perhapur si ne Amerike, dhe ne pjese te tjera te botes. Ka njerez qe kur 13ta e muajit qellon e premte, nuk shkojne as ne pune, restorante apo festime. Sa njerez te tille vazhdojne edhe ne kete mijevjeēar te ri te ndikohen nga kjo lloj phobia? Sipas therapistit te cilit i vishet merita e perdorimit per here te pare te termit "paraskevidekatriaphobia" (Dr. Donald Dossey) vetem ne US jane te pakten 21 milion njerez. Nese kjo do te ishte nje shifer e sakte, atehere rreth 8% e Amerikaneve jane ende rober te nje bestytnie te vjeter.

    Sesa mbrapa ne kohe shkon ky besim, eshte e veshtire te thuhet. Hamendjet madje e ēojne aq para ne kohe sa dhe fillimi i konceptit te numerimit. Njeriu i lashte kishte vetem 10 gishta dhe dy kembe per te numeruar, pra nuk mund te numeronte me tej se 12. Seē shtrihej me tej 12es - "13"- ishte nje mister i paeksploruar, si rrjedhoje, supersticion. Si ide tingellon joshėse, megjithate njerezit e sotem do te pyesnin: po kembet e njeriut te atehershem, nuk kishin gishta?!

    Sidoqofte, pavaresisht frikes, misterit e terrorit qe mbarte 13 per njeriun primitiv, jo te gjitha qendrat e lashta te civilizimit kane pasur te njejtin reagim ndaj fatkeqsive te lidhura me 13en. Kinezet e konsideronin numrin 13 si numer fati, po keshtu edhe Egjyptianet gjate kohes se Faraoneve.

    Per Egjiptianet e lashte, jeta ishte nje beteje per nje gritje shpirterore, e cila perparonte ne faza - 12 ne kete jete dhe nje e 13te me tutje, mendohej te ishte jeta e pertejshme. Pra numri 13 simbolizonte vdekjen - jo ne nocionin e kalbjes e kthimit ne hģ, por si nje transformim madheshtor e te deshirueshem. Civilizimi Egjiptian u shua, vazhdon shpjegimi, por simboli i nr. 13 u mbart e u shfytyrua nga kultura te tjera (Romaket, per shembull) ne frike ndaj vdekjes, ne vend te nje nderimi te "jetes se pertejshme"

    Nje teze tjeter sygjeron se 13 u perēmua me vetedije nga prifterinjte e besimeve patriarkale sepse perfaqesonte feminitet. Trembedhjeta mendohet te jete nderuar ne kultura pre-historike qe besonin ne Perėndesha. Trembedhjeta perkonte me numrin e cikleve menstruale ne nje vit (13 x 28 = 364 dite). "Earth Mother of Laussel" psh, nje daltim 27 mije vjeēar i zbuluar prane shpellave te Lascaux ne France e shpesh i referuar si nje simbol i shpirterimit femeror, pershkruan nje figure femerore me nje bri ne forme gjysem hėne ku jane gdhendur 13 nyje. Sipas ketij shpjegimi, me triumfimin e kalendarit diellor ne kohen e shoqerive patriarkale mbi kalendarin hėnor, filloi te dominoje dhe numri 12 mbi 13, ky i fundit duke u trajtuar si i nėmur.

    Mund te thuhet se nami i keq i se Premtes i ka rrenjet qe tek kopshti i Edenit. Mendohet qe ishte e premte kur Eva ndolli Adamin me frutin e ndaluar. Adami e kafshoi e te dy u debuan nga parajsa. Gjithashtu Permbytja e madhe ndodhi ne nje te premte, Zoti ua lidhi gjuhet ndertuesve te Babelit ne nje te premte e po nje e premte mban dhe kryqezimin e Krishtit mbi supe. Per rrjedhim, nje dite fatkeqe per te krishteret.

    Ne Romen e lashte, e premtja ishte dita e ekzekutimeve, (me vone dita e xhelatit ne Angli). Ne shoqeri te tjera pagane, ishte sabbath, dita e lutjeve e perkushtimeve, pra ata te cilet nuk u perkushtoheshin perendive ne kete dite, nuk do te merrnin uratėn e perendive. E si per t'i komplikuar gjerat, keto rite pagane nuk u zhduken ne Krishterimin e hershem, i cili beri ēmos t'i ndrydhte si zakone. Nese e premtja ishte nje dite e shenjte per paganet, kurrsesi nuk duhet te jete per te krishteret - duke u quajtur keshtu "perkushtimi i shtrigave" e duke shtuar edhe nje histori me shume.

    Nderkohe qe shume ngjarje, besime e tragjedi jane te lidhura me diten e Premte apo me numrin 13, akoma nuk dihet se si keto dy ogure ne vetvete u lidhen me njera tjetren dhe krijuan diten me terse, e premte, 13 - ...

    Nje nga hipotezat shtron se nuk u krijua si nje gershetim ne vite, por nga nje katastrofe, nje ngjarje e vetme historike qe ndodhi rreth 700 vjet me pare. Katastrofa ishte masakrimi i Kaloresve te Tempullit (Knights Templar), nje legjion legjendar murgjsh, i krijuar gjate fushatave te Kryqezimeve, per te luftuar Islamin. Per 200 vjet keta ishin njohur si kontigjent luftues, por ne vitet 1300 keto forca ishin rritur aq shume ne numer sa filloi te kosiderohej nga monarket e kleriket e asaj kohe si nje kanosje politike, andaj dhe u shpartallua nga nje konspiraci kleriko-qeveritare.

    "Ne 13 Tetor, 1307, nje dite aq famekeqe, sa e premtja, dita e trembedhjete do te behej sinonim per fatkeqesi, officeret e Mbretit Philip IV te Frances bene arrestime ne mase gjate nje sulmi te befte pa aguar mire dita, nga ku mijra Templare - kalores, ushtare, e prifterinj - iu hodhen zinxhiret e u akuzuan per heretike, mekatare, te perdale, e homoseksuale. Asnje nga keto akuza nuk u vertetua madje as ne France -ne vende te tjera nderkohe Templaret u konsideruan te pafajshem - por per shtate vitet qe pasuan, me qindra Templare duruan tortura ēnjerezore qe synonin te nxirrnin "rrefime" e me shume se 100 prej tyre vdiqen ne torture e siper ose u dogjen ne turren e druve"

    Nje fenomen komplet i diteve te sotme?

    Teoria e "dites me famekeqe" ka dhe ajo anet e saj negative, me e rendesishmja pasi i jep nje rendesi kulturore nje ngjarjeje historike relativisht te zymte. E per me teper, per kete a cilendo histori tjeter paraardhese mbi famen e keqe te se premtes, dites se trembedhjete, problemi qendron se asnje nuk ka mundur te dokumentoje egzistencen e nje besimi te tille para shekullit te 19te. Nese ata qe jetuan para fundshekullit te 19te e konsideruan te premten, diten e trembedhjete si nje dite ogurzeze, asnje prove nuk eshte gjendur qe ta vertetoje kete bestytni. Disa akademike besojne se kjo damkė e ngjitur kesaj date eshte kryekeput nje fenomen modern i hiperbolizuar nga mediat e shekullit te 20te. E premtja, mė trembedhjete, as qe permendet ne Fjalorin e Shprehjeve e Fabulave, nje botim voluminoz i 1898 nga E. Cobham Brewer, megjithese ne te gjenden referime ndaj te premtes si dite ters dhe 13tes si numer pafat. Kur kombinimi famekeq me ne fund permendet ne botime te mevonshme te ketij libri, nuk i referohet aspak historise dhe lashtesise qe mund te mbarte, por duke e spjeguar me shume si rrjedhoje e nje sėre ngjarjesh famekeqija qe kane rastisur ne kete kombinim ne vite. Nese eshte ne te vertete keshtu, atehere jemi ne, populluesit e shekullit te 20te, ata qe e kane emertuar diten e 13te te muajit si diten me fatkeqe kur kjo qellon ne nje te premte.

  2. #2
    Kjo me duket si fenomen i trashur i diteve te sotme, i bazuar ne teza nder koherash..

    C'do te kete ndodh sot psh ne ora 13:13 e 13 sekunda jam kurioz?

    PS shyqyr qe s'ka muaj te 13-te se do ngeleshin firmat pa puntore.... gjithe do strukeshin neper shtepte e tyre gjate ketij muaji.

  3. #3
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Po eshte e vertete ketu ne turqi numri 13 mendohet si numer ters, gjithashtu shume prej filmave horror titullohen (13 E Premte)

  4. #4
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Artikull i BBC:


    E premtja e 13te- Dite e keqe per disa!


    Studimet tregojne se nje ne kater veta beson se e premtja e 13te eshte dite e zeze. Ata njerez te cilet e konsiderojne veten te tille, sipas studimeve duhet te qendrojne ne shtepi gjate asaj dite.

    Me e keqja - thone studiuesit, - besimi se dicka e keqe do ndodhe ne kete dite i shtyn njerzit ne fat te keq.

    Psikologu : Dr. Richard Wiseman nje nga drejtuesit e studimeve shprehet : " Njerzit 'pa fat' , besojne ne shume supersticione te tilla si nq se thyejne nje pasqyre per shtate vjet rresht ata nuk do te kene fat"

    "Dhe vertet, nq se ju jeni nje nga keta njerez te cilet besojne ne fatin e keq te shoqeruar me te premten e dites se trembedhjete te muajit, atehere rrjedhimisht ju do ndiheni te pasigurte apo te tronditur gjate dites dhe kjo con ne aksidente, apo fatkeqesi te tjera."

    "Keshtu fati i keq, mund te jete ne doren tuaj dhe sa ju e stimuloni kete gje"


    More controversially, Dr Wiseman believes some people actually want to be unlucky because it helps them to avoid taking responsibility for their own failings.

    "It's a way of copping out," he said.


    Dr Wiseman, of the University of Hertfordshire, said a quarter of those surveyed thought the number 13 was unlucky.

    A total of 4,000 people were asked if they considered themselves lucky or unlucky, and whether they engaged in any superstitious behaviour.

    The survey found that "lucky" people tended to believe in superstitions designed to bring good luck, such as touching wood, crossing fingers and carrying a lucky charm.


    A black cat crossing your path is said to bring bad luck

    "Unlucky" people were drawn to bad luck superstitions, such as breaking a mirror, walking under a ladder, or having anything to do with the number 13.

    The results showed that 49% of lucky people regularly crossed their fingers compared with 30% of unlucky people.

    In contrast, just 18% of lucky people became anxious if they broke a mirror, compared with 40% of unlucky people.

    But the number 13 brought out the biggest difference between the lucky and unlucky, with more than half of people who considered themselves unlucky dreading the number, as opposed to just 22% of lucky people.


    Crossing fingers

    The most widely held superstitious belief was touching wood, which 86% said they did.

    That was followed by crossing fingers (64%), not walking under ladders (49%), fear of breaking a mirror (34%), being worried about the number 13 (25%), and carrying a lucky charm (24%).

    Dr Wiseman said: "These are surprisingly high figures, and indicate that superstition is alive and well in modern Britain.

    "Indeed, amazingly, 86% of Brits said that they carried out at least one of these superstitious behaviours.

    "Even scientists are not immune from superstition. For example, 15% of people with a background in science said that they feared the number 13."

    Dr Wiseman has set up a website to continue his Luck Project, where anyone can contribute to the research.


    P.S: Meqenese besoj shumica ketu e flasin anglishten dhe per mungese kohe nuk u perpoqa ta perkthej kete artikull. N.q.se dikush ka kohe e mundesi ju lutem perkthejeni dhe mund ta postoni ne shqip.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jonian : 14-06-2003 mė 18:39
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  5. #5
    4:20.com...pantera.com Maska e tom
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    ke dyqoni ke selvia
    Postime
    206
    ca thoni ju mo jahu ..po un qe kom ardh ne amerike ne date 13 do me shkoka ters !!!!!!!!!,apo spo pres ene per letrat....

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Tom lexo me vemendje artikujt me lart. Pervec njerzve qe kane kohe e mendohen ne trembedhjeta apo katermbedhjeta, pjesa tjeter e botes jeton dhe ne ato dite dhe madje fiton dhe llotarine ne ato dite. Keshtu ti i marsh letrat dhe as mos e merzit veten fare me diten 13.

    Une bashkohem me ata njerez te cilet thone kjo dite eshte thjeshte nje tjeter "fiksim" njerzor. Nq se njeriu sillet supersticioz atehere kuptohet ketyre gjerave do ja u hedhe fajin.

    Gjithashtu me sa kam vene re une, te gjithe apartamentet apo godinat me shume kate ketu ne Amerike nuk kane kat te trembedhjete po kalojne direkt ne 14. Une kaq kohe ketu nuk u mesova dhe nuk u mesova me kete fakt, vazhdoj i drejtoj njerzit ne kat te 13te kur behet fjala per te 14tin. Dmth ku eshte diferenca nq se une e quaj 13 apo 14, te gjithe e dine qe pas 12 vjen 13. Kjo e ben 13 apo dhe te premten e 13 thjesht nje numer tjeter. Vetem sepse njeri pati dite te keqe te premten e 13te kjo nuk do te thote se gjithe bota ka te njejtin "fat".


    p.s. Mire qe nuk e lexova dje kete artikull se isha dhe vete ne shtepi kur u be erresirre, ndryshe do kisha dale piknik me gjithe macen ne oborr sa te mblidhej familja

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    4
    Brockulla, besime te kota, "Fiksime" te njerezimit.
    Une cuditem me njerezit, qe jane te dhene aq shume pas ketyre besimeve dhe traditave, saqe e quajne si dicka te shenjte per to.
    Kush e di se kush ka qene i pari qe i ka shkuar ne mendje nje gje e tille, dhe e ka shprehur, dhe te tjeret e vazhdojne kete risi, pa e ditur prejardhjen e saj, e cila ka mundesi te kete dale nga mendja e ndonje injoranti.
    O shqipetare, perdorni mendjen qe te gjeni te verteten!!!!!
    N.q.s. do te jetosh i lumtur pergjithmone, beso ne All-llahun e madheruar, Krijuesin e gjithesise!!!

  8. #8
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    Edhe per mendimin tim keto fiksim jane budallalliqe me thase...por megjithate secili ka mendimin e vete prandaj e respektoje te tujain...

  9. #9
    aluando
    i/e ftuar
    Shenjat e keqija dhe te mira

    Shenjat e keqija
    Shpesh degjojme njerzit qe nese u bie pasqyra do te kene fatkeqesi ose nese kalojne macja e zeze atehere duhet te kthehn mbrapsht nga rruga etj shenja qe Islami i zhvleresoi me ardhjen e tij.
    Pak histori
    Tek arabet para islamit ishin perhapur shume bestyteni te kota si psh .nese ata ishin ne udhetim dhe kalonin Zogjte ne krahun e majte duhet te ktheheshin prapa se kjo shenje sipas atyre tregonte terc ose fatkeqesi ose nese u dilte gjarperi parpara ne rruge prape ato e nderprisnin udhetimin etyre.Me ardhjen e Islamit bashke me zhvleresimin e adhurimit te idhujve Ai(islami) zhvleresoi edhe keto trillime ose bestyteni te kota qe ishin perhapur tek njerzit.per ket Muhamedi a,s thote-"Kushdo qe beson tek shenjat ose i tregon te tjereve per to ose parashikon te ardhmen e tij ose ka magjepsur dike(i ka bere magji) ai nuk eshte prej nesh(besimtare tek Zoti).
    ose ne nje hadith tjter kur nj shoku i Muhamedit a.s epyet "Ka prej nesh qe ndjekin shenjat e zogut.profeti muhamed a.s tha "Kjo eshte prej gjerave te sajuara nga vetja e juaj keshtu qe mos e merr per baze e tiu ndaloje shenjat ju. po keshtu jane te perhapura dhe disa shenja te tjera qee keto ndikojne tek njeriu dhe e bejne ate pesimist ne jete.
    Thyerja e pasqyres.Shume njerez besojne se thyerja e pasqyres aksidentalisht sjell fatleqesi per shtate vjet.Kjo e ka origjinen e saj tek njerzit e lashte te cilet mendonin se pasqyrimi i tyre ne uje ishin shpiterat e tyre dhe nqs se pasqyrimi prishej me gure dhe shpirti prishej e behej cope cope me vone ky besim kaloi tek pasqyrat.
    Macet e zeza Kalimi i nje mace te zze permes rruges se dikujt shume prej njerzve e marrin si shenje te fatit te keq.KY besim e ka origjinen ne mesjete ku njerzit besonin se macet e zeza ishin manaret e shtrigave .Mendonin se shtrigat benin magji me trunin e maceve te zeza me thonj gjarperinj etj.Mendonin nese macja e zeze e ndonje magjistarejejetonte shtate vjet pa perfunduar ne perzierje mendonin se magjistarja ishte bere mace e zeze.
    Po keshtu Te prekurit me fshese thojne se do rrish pa martuar kaq vjet dhe aq vjet.
    Hudhja e krypes dhe sheqeritShume njerez besojne se nqs krypa derdhet atyre do tiu bie shume shpejt fatkeqesi.Kjo e ka origjinen ne lashtesi sepse njerzit mendonin meqe krypa i mban gjerat e fresketaoja ka fuqi magjike.keshtu qe ata e merrnin krypen dhe dhe e hudhnin ne krahun e majte per tiu larguar shpirtat e keqinj.
    po keshtu disa numra ose dite konsiderohen te pafat ose dite tersi ne amerike 13 e konsiderojne numer te pafat sepse nje prej 13 nxenesve te jezusit ishte juda po keshtu edhe te premten e konsiderojne te pafat meqe supozohet se kjo ishte dita e kryqezimit te jezusit ose sipas disa besimeve mesjetare se ne kete dite mblidheshin magjistaret ose si nuk lahet rrobe ne dite te premte ose te marte nuk behet kjo ose ajo gje ne keto dite ose nuk keputet dicka naten ne peme po tekaloje makina e vdekjes kap kopsen etj bestyteni te kota dhe te paverteta te cilat e bejne njeriu qe te jetoi me strese dhe te jete pesimist per levizjet e tij ne jete.
    [B] Pra te gjitha keto besime te kota hudhen poshte nga besimtaret qe besojne tek Zotisepse monoteizmi ose besimi ne nje Zot nuk i pranon te tilla gjera. per kete thuhet ne kuran[B]"Nuk godet fatkeqesi ne toke e as ne vetete juaja vec ne perputhje me ate cfare ishte shkruar me pare...(tek Zoti).
    "Ata nuk kane fuqi te sjellin as dem as dobi"
    Per kete profeti muhamed a.s ka thene [B]" kushdo qe ndalohet nga berja e dickaje per shkak te te shenjave(te keqija)ai ka bere idhujtari ose i ka pershkruar Zotit shok."Shoket epyeten me cfare shtyhet kjo idhujtari(nese dikush se ka ditur me pare).Ai u pergjigj thuaj-O ALLAH ska te mire vec te mires tende e as zogj vec zogjve te tua= e ska Zot tjeter pervec teje.| Kuptimi per zogjte eshte se arabet besonin se zogjte tregonin mbaresi ore fatkeqesi .

    Pra islami ka ndaluar cdo gje qe e ngadalson ritmin e jetes se njeriut harmonine dhe gezimin e jetes dhe e ben njeriun pesimist nese Zbatohet ajo shenje ose ai besim i kote" Imagjinonipak dikush niset per emigrim sa arrin ne kufi i del nje mace dhe ky kthehet mbrapsht ose dikujt i thyhet pasqyra dhe ky rri gjithe diten ne shtepi nga frika se do ti ndodhi ndonje fatkeqesi.

    Shenjat qe sjellin miresi

    Ketu futen hajmali te ndryshme sic jane te perhapura tek ne shqipatert
    Si patkonjte te cilet origjinen e tyre e kane nga greqia e lashte ku grekerit besonin se kuajte jane kafshe te shenjta dhe varja e patkoit tek dera do tu sillte mbaresi.Ne shqiperi patkoi perdoret per mbrojtjen nga syri i keq.
    Hudhrat te cilat vendosen per mbrojtje nga syri i keq kjo u perhap si shkak qe njerzit mos habiteshin dhe mos i merrnin njerzit me sy te keq ata vendosnin nje hudher prej te cilen do tu vinte eree keqe dhe njerzit nuk do cuditeshin dhe nuk do i mernin ne sy.
    Porta furtuna quhen ndryshe ose kukulla te ndryshme guacka fije e dites se veres e shume hajmali te ndryshme si byzylyke unaza lekure gjarperinjsh etj te cilat jo qe nuk e mbrojne njeriun por ato nuk mbrojne edhe veten e tyre.Psh kali ka kater patkoj dhe kur vjen puna rrezohet po keshtu edhe hudhra kalbet .Shikoni kete historine.Ishte nje shofer qe merrej me eksport hudhrash ne maqedoni .Nje ite duke shkuar per ne Maqedoni me maunen ose makinen e tij rrezohet ne qaf te thanes. Mbasi del nga makina i gjkaosur thote me veten e tij.Shyqyr o Zotqe me shpetove une Pata nje maune me hudhra dhe sme ruajten kurse keto mbajne nga nje kokerr hudher".Pra per ato njerez q kane mendje dhe llogjikojne kuptohet se keto sende te pavlera dhe te vdekura nuk mund ta ruaje njeriun.Per keto tregohen histori te ndryshme Gruaja i Abdullah ibn mesudit zejnebja transmeton se kur njehre ibn mesudi pa nje varese rripi ne qafen e saj epyetise cfare eshte ajo.Ajo iu pergjigjEShte nje rrip e kam vene si hajmali per te me ndihmuar.Ai ja mori dhe e shkataroi dhe i tha"Familja e abdullahit nuk ka nevoje per idhujtari .E kam degjaur te derguarin e Allahut Muhamedin a. s qe tha-Me te vertete nuskat talismanet dhe hajmalite jane idhujatri."Zjnebja i tha po syri im sa here dridhesh dhe kur une shkova tek filan cifut ai me dha nje nje hajmali dhe hjmalia ma ndaloi te drdhuren.Ibn mesudi i tha ajo ishte vetem e nxitur prej shejtanit dhe kur ti u magjeps ai te la ty. Per ty do te kishe qene mjaftueshme te kishe theneashtu sic na ka mesuar i derguari i Allahut-" O Zot i gjithe njerzve largoje dhembjen sheroje sepse ti je sherues dhe nuk ka sherim vec asaj qe ti sheron sherim qe semundja mos te kthehet me.Pra nga kjo histori del nje mesim qe shejtani i ngacmon disa njerez ose i semur me disa mynyra ose i futet brenda ne trup i jep dhimbje koke dhe ne momentin qe keto vendosin nje hajmali dhe e lidhin zemren me kete hajmali dhe jo me Zotin ailargohet per ti genjyer qe gjoja sherimi i erdhi prej hajmalise .Prandaj duhet per njeriun qe ne cdo cast qe zemrene tij ta lidhi me Zotin keshtu qe edhe shejtani ose xhindi nuk ka se cti bej.per me shume lexoni tre suret e fundit te kuranit ose temen syri i keq.
    Po keshtu kemi dhe Nuskat te cilat ndahen ato me ajete kurani dhe ato qe behen me gjera te tjera".
    Persa i perket nuskave me ajete kurani ato nuk lejohen ne fene islame dhe keto jane bere mjet perfitimi nga disa te vetquajtur hoxhallare qe shesin kuranin me leke.Keto jane si shembulli i nje te semuri qe mjeku i jep receten e ilaceve ose ilacin dhe i semuri e var ne qaf ilacin ose receten me shprese se do sherohet .Po keshtu dhe kuranin po e vare ne qafe ose ta mbash tek makina si relike ai nuk ka ndonje fuksion dobiprures por dobia e tij eshte kur ai lexohet mesohet dhe praktikohet nga njerzit.Prandaj shoket e Profetit Muhamed a.s "THonin i derguari i Allahut Muhamedi a.s ishte kurani qe ecte ne toke.(sepse ai e praktikonte cdo gje qe ishte ne kuran)"Duhet per cdo musliman dhe muslimane dhe cdo njeri qe te mesoje disa lutje qe jane tre suret e fundit te kuranit nese i lexon mengjes e mbremje nga tri here te ruan ty Zoti nga magjia syri i keq dhe demi i cdo krijese.
    Nuskat pa ajete kurani Edhe keto jane te ndaluar shumica e tyre jepen nga magjstare te qujtur hoxhallare ne thonjza te cilet i mbushin keto nuska me zhive thonj fshesa qime qeni etj emra te ndryshem te pakuptueshen qe per nje njeri qe nuk beson hutohet dhe ndonjeher paguajne shuma te majme per keto gjera duke e ditur se ato jane budalliqe dhe nuk sjellin miresi por sjellin fatkeqesi.Per keto besime ndodhin shumca e fatkeqesive natyrore qe Zoti me ane te ketyre fatkesive sjell denim per njerzit qe besojne ne keto dhe si perkujtim sepse njeriu kur bie shume keq lut Zoti .Per ti thene atij qe Ja se kush eshte ai qe te mbron ty ne te veretete dhe jo krijesat per kete gje Cdo njeri duhet te ndergjegjsohet dhe ta lidhi zemren e tij vetem me Zotin duke ditur se cdo e mire dhe cdo e keqe eshte ne doren e Zotit dhe ndodh me lejen e tij.Per kete eshte nje hadith nga MUhamedi a.s ku thote-" ...Sikur te mblidheshin gjithe njerzit per te ndihmuar per dicka nuk do te ndihmonin pervec asaj qe Zoti te ka caktuar dhe sikur te mblidheshin gjithe njerzit per te bere dem per dika nuk do te benin dem asgje pervec asaj qe Zoti te ka caktuar te ndodhe jane ngritur lapsat dhe jane thare faqet(pra cdo gje eshte caktuar)


    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=21168
    vijon me temen e magjise dhe fallit

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nuk besoj ne gjera te tilla.
    Megjithese edhe greket i japin rendesi <triti qe 13>thone e marte dhe 13.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  11. #11
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958

    Question

    Ore akoma me kete teme ju por lerini keto gjera se jane fiksime te kota...

Tema tė Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Tė Premteve gjatė kreshmeve - Udha e Kryqit, nė Kishen Katolike.
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 15:53
  3. Perse dita e premte kur bie me 13 eshte nje dite superters?
    Nga RTP nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 04-09-2007, 08:47
  4. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  5. Loje emocionale kete te premte !
    Nga REJDI nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 23:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •