Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Kurse une gjeta keto, me mire te them qe vura keto sepse jane shume dhe turp per ne te shohe bota se si e perdorin parane shqiptaret. Jemi te vecante.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  2. #22
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Ja dhe keto, nuk do ve me te tjera.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  3. #23

    Post Leku shqiptar ndėr vite

    Asgjė nuk zhduket, gjithēka shndėrrohet. E teksa metamorfoza e sendeve tė tjera ka shpesh njė itinerar tė panjohur, pėr monedhat, paratė, mjetin mė tė pėrhapur tė shkėmbimit, ēdo shndėrrim ėshtė njė gjurmė nė histori.Emri:  parate.jpg

Shikime: 3921

Madhėsia:  14.9 KB

    Nė Bankėn Kombėtare tė Shqipėrise nė njė dhomė tė posacme prej kohėsh ruhen metalet dhe kartmonedhat shqiptare. Nė kėtė ambient githcka ėshtė sekret. Askush nuk lejohet tė filmojė apo tė shuajė kureshtjen mė shumė sec duhet.

    Paraja gjithmonė ėshtė parė si vlerė shkėmbimi. Pėr Nikollaq Xharon koleksionist dhe specialist ato kanė edhe vlera numizmatike.

    “Mbas shpalljes sė pavarėsisė filloi emetimi i kartmonedhave sepse monedhat ishte e veshtirė tė prodhoheshin”, thotė Nikollaqi.

    Historia e monedhės shqiptare daton nė vitin 1926. Nė kėtė kohe lindi kartmonedha e parė kombėtare me vlerė 5 lekė baraz me njė frang ari.

    “Shqiponja ishte me njė kokė dhe pasi u emetua pati protesta tė cilat detyruan kėto emetime tė mblidhen”, tregon Nikollaqi.

    Nė kėtė kohė tė lavdishme pėr monedhėn shqiptare dhe vlerėn e saj tė lartė, deri nė 1939 nė treg qarkulluan franga ari.

    Specialistėt thonė se leku i ėshtė pėrshtatur ndryshimeve historike. Pas pushtimit italian nė treg nisėn tė qarkullojnė monedha me portretin e Viktor Emanuelit tė tretė.

    “Ndryshimi midis periudhės sė republikės dhe mbretėrisė ėshtė se emėrtimi nuk ėshtė me franga ari, por me franga”, shpjegon Nikollaqi.

    Pėrqafimi nga Shqipėria i sistemit socialist, solli njė erė tė re nė emetimin e lekut. Objektet qė dominojnė nė kėtė periudhė i referoheshin rindėrtimit tė vendit pas shkatėrrimeve tė Luftės sė Dytė Botėrore.

    “Nga 29 nėntori 1944 deri nė 1 maj nė 45 kishim kartmonedhat e kohės sė Zogut, mė pas doli seria e parė me emėrtimin ‘lek’”, thotė Nikollaqi.

    Ndryshmi i sistemit solli edhe emetimin e lekėve tė rinj. Tashmė kėto imazhe u zėvendėsuan me figura tė njohura tė kombit tonė si Ismail Qemali, Naim Frashėri, Skėnderbeu e kėshtu me rradhė.

    Nė 84 vitet e historisė sė parasė shqiptare ndryshime pėsuan edhe elementet e sigurisė apo pėrmasat.

    “Kartmonedhat e periudhės sė Zogut kanė nė pjesėn e sigurisė njė portret tė Skėnderbeut, ndėrsa nė periudhėn e pushtimit italian, portreti i Viktor Emanuelit, ndėrsa pas clirimit kishin njė PKSH”, rrėfen Nikollaqi.
    Emri:  parate-pasditetch1.jpg

Shikime: 3983

Madhėsia:  27.3 KB

    Emri:  parate-pasditetch3.jpg

Shikime: 6083

Madhėsia:  54.9 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HELEN OF TROY : 15-04-2010 mė 19:36
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  4. #24
    Emri:  parate-pasditetch2.jpg

Shikime: 4347

Madhėsia:  51.7 KB
    Emri:  parate-pasditetch.jpg

Shikime: 6853

Madhėsia:  60.1 KB
    B_topchanel..
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  5. #25
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Emri:  zxa83t.jpg

Shikime: 4534

Madhėsia:  14.1 KB

    Monedha e Republikės sė Shqipėrisė LEK me pamjen e Aleksandrit tė Madh, 1926


    Emri:  zxa83t.jpg

Shikime: 4534

Madhėsia:  14.1 KB
    Monedha e Republikės sė Shqipėrisė LEK me pamjen e Aleksandrit tė Madh, 1926.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-04-2013 mė 13:49

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,026
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Leku shqiptar ndėr vite

    Fullani ekspozon monedhat shqiptare nė Kosovė pėr 100-vjetor


    Nė vigjilje tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė, ekspozita lėvizėse e Bankės sė Shqipėrisė, “100 vjet Pavarėsi: Pasqyrimi i historisė nė monedhėn tonė kombėtare”, ndali udhėtimin e saj nė datė 23 nėntor 2012, nė Prishtinė, nė ambientet e Muzeut Kombėtar. Kjo ishte hera e parė qė Banka e Shqipėrisė organizon njė ekspozitė numizmatike jashtė vendit. Ekspozita vjen nė qytetin e Prishtinės si njė nderim pėr tė gjithė ata rilindės e patriotė shqiptarė qė dhanė kontributin e tyre nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ekspozita, bashkė me historinė e monedhės dhe tė kartėmonedhės shqiptare, synon tė sjellė pėr publikun edhe zhvillimin e bankės qendrore nė Shqipėri, e cila zė fill pas Pavarėsisė me pėrpjekjet e Ismail Qemalit, pėr krijimin e saj nėpėrmjet nėnshkrimit tė njė marrėveshjeje me grupe financiare austro-hungareze dhe italiane. Ismail Qemali do ta quante krijimin e bankės si tė dytėn fitore pas lirisė, njė mendim vizionar i cili ėshtė ende i vlefshėm edhe sot, pasi banka qendrore renditet ndėr institucionet mė tė rėndėsishme tė njė vendi.

    MAPO

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,026
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Leku shqiptar ndėr vite


    BSH: Ja si prodhohen kartėmonedhat shqiptare


    Nga: LORENC RABETA

    TIRANE - Banka e Shqipėrisė ka publikuar njė broshurė, ku shpjegon nė mėnyrė tė detajuar tė tėra etapat e nevojshme pėr prodhimin e kartėmonedhave nė vendin tonė, duke nisur nga pėrzgjedhja e tematikės dhe dizenjimi, pėr tė shkuar te pėrgatitja e lastrės, printimi, prerja dhe paketimi, duke shpjeguar edhe hedhjen nė qarkullim. Nė broshurė, Banka e Shqipėrisė nėnvizon se krijimi i njė kartėmonedhe tė re ėshtė njė proces kompleks dhe i vėshtirė, i cili kėrkon pėrmbushjen e disa qėllimeve tė ndryshme dhe shpesh tė kundėrta. Kjo, sepse njė kartėmonedhė pėrfaqėson kryesisht njė mjet pagese, por edhe njė vepėr arti. Pėr tė kuptuar se si realizohet ky hap i krijimit tė njė kartėmonedhe tė re, Banka pėrshkruan rastin e kartėmonedhės 2000-lekėshe.

    Pėrzgjedhja e tematikės dhe dizenjimi
    Pėr dizajnin, Banka e Shqipėrisė krijon njė grup tė veēantė pune qė merret me studimin e tematikės qė do tė pasqyrohet nė njė kartėmonedhė tė re. Ajo ndihmohet nga njė panel kėshill-tarėsh tė institucioneve tė ndryshme tė vendit. Dizenjimi i kartėmonedhės, krahas portretit tė personit, pėrfshin edhe elemente tė tjera stilistike, tė cilat lidhen me arritje tė veēanta tė figurės historike tė portretizuar.

    Pėrgatitja e lastrės
    Si mjete pagese, kartėmonedhat duhet tė kenė elementė sigurie shumė tė lartė, pėr tė shmangur sa mė shumė procesin e falsifikimit tė saj. Rrjedhimisht dhe printimi i kartėmonedhave kryhet nga kompani tė specializuara nė kėtė fushė.
    Printimi i kartėmonedhės ėshtė njė proces i ndėrlikuar dhe me shumė hapa. Puna pėr printimin e kartėmonedhės fillon me gdhendjen me dorė tė vizatimit tė kartėmonedhės nė njė pllakė tė veēantė metalike. Nga kjo pllakė prodhohet njė pllakė mė e madhe, qė quhet lastėr. Lastra mundėson printimin e disa kartėmonedhave sė bashku nė njė tabak tė vetėm letre.

    Printimi
    Kartėmonedhat printohen nė njė letėr tė veēantė qė prodhohet nga pambuku. Kjo lloj letre dallohet pėr qėndrueshmėrinė e saj tė lartė. Gjatė procesit tė pėrgatitjes sė letrės, integrohen nė tė filli i sigurisė dhe filigrama. Shkurtimisht procesi mund tė ndahet nė kėto tri hallka: Printimi me transfertė (me gjuhė teknike offset), gjatė tė cilit boja nuk printohet drejt e nė
    letėr, por nėpėrmjet njė mekanizmi me bobina rrotulluese, nė mes tė tė cilit ėshtė vendosur lastra; shtypi i thellė i cili realizon pjesėt me reliev tė kartėmonedhės; letėrshtypja, qė mundėson vendosjen e numrave serialė dhe tė firmave.

    Prerja dhe paketimi
    Kartėmonedhat e printuara nė tabakė tė mėdhenj letre janė gati pėr t’u prerė. Por pėrpara prerjes, ato i nėnshtrohen njė inspektimi, numėrimi dhe verifikimi tė rreptė. Pas prerjes, kartėmonedhat kalojnė nė njė proces tjetėr, i cili ka tė bėjė me kontrollin e cilėsisė milimetrike tė pėrmasave tė kartėmonedhės. Pas kėtij kontrolli tė fundit, kartėmonedhat paketohen nė pako 1000-copėshe.

    Hedhja nė qarkullim
    Megjithėse janė printuar, kjo nuk do tė thotė se kartėmonedhat e reja mund tė fillojnė tė qarkullojnė, pra tė vijnė nė dorėn tonė pėr tė kryer blerje. Mė parė kartėmonedhat e printuara duhet tė transportohen nga mjediset e kompanisė pro-dhuese, - e cila gjendet jashtė vendit, - nė Bankėn e Shqipėrisė, ku kontrollohet dhe njėherė. Pas kontrollit, kartėmonedhat vihen nė qarkullim nė bazė tė njė vendimi tė posaēėm tė Bankės sė Shqipėrisė, shoqėruar me njė fushatė informuese pėr publikun.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •