GSH
------

FLET KRYETARI I PARTISE SE EMIGRACIONIT , PAPA

"Ja pėrse e shkrova librin e seksit"
Papa: Gjithė intimitetet e botuara janė tė vėrteta


--------------------------------------------------------------------------------



Nuk mendoj se ish e fejuara ime ka tentuar vetė-vrasjen pėr shkak se ėshtė pėrmendur nė librin "6 muaj seks me L.K" dhe aq mė pak lejoj qė tė flitet pėr romanin si pėr njė libėr pornografik. Ai ėshtė njė best-seller, ėshtė libri mė i bukur i shkruar gjer mė sot pėr dashurinė, qė kurrsesi nuk mund tė ketė njė efekt tė tillė". Kryetari i Partisė sė Emigracionit, Kostaq Papa ka deklaruar dje pėr Gazetėn se nuk mund tė lejojė komente tė tilla pėr veprėn qė ka pėr protagonist atė vetė, 6 muaj nga jeta e tij. Ai qe ndaluar para pak ditėsh nga policia e Durrėsit nėn motivacionin se me rrėfimin publik pėr marrėdhėniet e tij intime me L.K (nė libėr ėshtė shkruar emri dhe mbiemri i plotė) ka shtyrė kėtė tė fundit nė vetėvrasje.

Kur u bė ndalimi juaj?
Nė radhė tė parė nuk dua qė tė konsiderohem si i arrestuar. Mua, mė mirė tė themi, mė kanė rrėmbyer jo pėr t'u arrestuar po pėr tė verifikuar ca gjėra dhe kjo ėshtė mė se normale . Ndalimi im nuk ėshtė bėrė nė Shijak siē ėshtė deklaruar. Mė kanė marrė nga Tirana dhe mė kanė ēuar pastaj nė Durrės.

Pėr ēfarė arsye?
Mė thanė se unė nėpėrmjet librit tim "6 muaj seks me L.K" kisha bėrė qė L.K tė tentonte vetėvrasjen. Gjė qė unė e mohoj kategorikisht. Libri, qė nė fakt nuk e kam shkruar unė, (historia ėshtė imja) ėshtė proza mė e bukur pėr dashurinė, qė trajtohet e prekshme, konkrete.

Nuk jeni ju autori i librit?
Jo, ėshtė Alban Toska. Unė kam treguar historinė, ai e ka pėrdorur si subjekt.

Dhe ēdo gjė qė pėrshkuhet ėshtė reale? A pėrmendet aty emri i saj?
Po, janė 6 muajt e lidhjes sime me L.K nga Ishmi. Kam qenė i fejuar me tė. Kam rrėfyer marrėdhėniet e mia intime, orėt e dashurisė, por mendoj se nuk ka asgjė tė keqe nė kėtė mes. Eshtė jeta ime personale dhe kam tė drejtėn time ta bėj publike, ta rrėfej, ta shkruaj.

E njihnit autorin e librit?
Po, e njihja, prandaj ia besova atij historinė time.

Ku ėshtė botuar libri?
Nė Itali, ėshtė shitur atje dhe njė pjesė e kopjeve kanė mbėrritur dhe kėtu.

Nė sa kopje ėshtė tregtuar?
Janė botuar rreth 40 kopje. Nuk ėshtė fort e lehtė pėr tė gjetur ndonjė prej tyre, vetėm po tė ribotohet.

Ju besoj do tė keni ndonjėrėn?
Po, po pėr momentin ia kam dhėnė njė tė njohurit tim pėr ta lexuar.

A mund tė na flisni pak pėr tė, pėr pėrmbajtjen, formėn e rrėfimit…?
Eshtė rrėfim nė prozė, ju thashė. Ka 164 faqe. Nė tė tregoj si jam njohur me L.K, marrėdhėnien tonė nė tė gjitha detajet.

A nuk menduat se L.K do tė prekej nga kjo? Nuk i morėt lejė asaj para se tė vendosnit pėr botim?
Nuk ka arsye pėr t'u prekur. L.K ka qenė pjesė e jetės sime nė atė periudhė, pėr kėtė nuk duhet t'i vijė keq. As nuk mendoj se ka qenė kjo arsyeja e tentativės pėr vetėvrasje. Unė mendoj se kanė qenė kushtet ekonomike dhe ajo ēfarė i ndodhi mė voni, ato qė e shtynė t'i japė fund jetės.

Pse mendoni kėshtu?
Se ndalimi im ndodhi njė muaj pas aktit tė saj. Sepse jam dhe nė dijeni pėr gjėra tė tjera qė i kanė ndodhur qė mund tė shpjegojnė tentativėn e saj.


Shtyu nė vetėvrasje njė 24-vjeēare

Arrestimi dhe lirimi i poetit tė seksit

DURRĖS - Kristaq Papa, 40 vjeē, lindur nė Sarandė dhe banues nė kryeqytet u arrestua tri ditė mė parė nga Policia e Durrėsit nėn akuzėn se ka shtyrė nė vetėvrasje njė vajzė. L.K., 24 vjeēe, kishte tentuar tė vetėhelmohej me pesticide, pasi kishte lexuar librin e Papės, ku pėrshkruheshin momente intime mes tij dhe 24-vjeēares. Kjo e fundit duke qenė e fejuar me njė person tjetėr (pasi ishte ndarė nga Papa), ka ndier turp pėr atė qė ishte shkruar pėr personin e saj nė poezitė erotike tė Papės dhe kishte vendosur tė vetėhelmohej. Por fatmirėsisht ndėrhyrja e mjekėve tė spitalit Ushtarak ka bėrė qė vajza t'i shpėtojė vdekjes dhe tė tregojė para hetuesve shkaqet e kėtij veprimi. Pas denoncimit tė vajzės, policia kryen arrestimin e Kristaq Papės nėn akuzėn e "shtyrjes nė vetėvrasje". Por pas dy ditėsh gjykata vendos lirimin e tij, pasi prokurori nuk kishte mundur tė ngrinte ndonjė akuzė ndaj 40-vjeēarit. "Nuk ka elementė qė plotėsojnė akuzėn e ngritur nga policia", ėshtė shprehur prokurori pėrpara trupit gjykues, duke kėrkuar hetimin e Papės nė gjendje tė lirė.


Si e njoha L.K nė Krishtlindjet 2001

Eshtė njohur me L.K nė vigjilje tė Krishtlindjeve tė 2001-it. Ajo ishte 19 vjeē, ai po prekte tė dyzetat. "Ka qenė dashuri me shikim tė parė", pohon Kostaq Papa, tani kur po bėn pothuaj njė vit qė ėshtė ndarė prej saj. "E pashė nė rrugė, mė pas u takuam rastėsisht nė njė sebep familjar. Fejesėn e bėmė pas dy muajsh, nė shkurt tė vitit 2002. E kam dashur shumė, kam investuar pėr tė, e kam ndihmuar. Ajo ishte jetime dhe familja e saj ishte nė gjendje tė vėshtirė ekonomike". Por ditėt e lumtura janė numėruar tė pakta bashkė me fundjavat e mrekullueshme nė Sarandė, Elbasan e gjetkė. Kanė pasuar mosmarrėveshjet, sipas Papės ajo nuk i kishte respektuar ndjenjat e tij. Janė ndarė 6 muaj mė vonė.


Kishte prirje edhe pėr politikė

Papa, si e krijoi partinė e tij

TIRANE - Perveē se njė poet erotik, i cili e merrte frymėzimin nga ngjarje reale tė pėrjetuara, Kristaq Papa figuron edhe si kryetar i Partisė sė Emigracionit. Me sa duket, 40-vjeēari Papa ka pasur edhe aftėsi bindėse politike pėrderisa ka arritur tė mbledhė 1000 firma pėr tė themeluar Partinė e Emigracionit. Megji thėse kjo parti rezulton e regjistruar nė gjykatė, ende nuk dihet aktiviteti i saj. Hetuesit janė duke punuar pėr tė verifikuar arsyet qė e kanė shtyrė Papėn tė themelojė njė parti tė tillė-fantazmė.