Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Organizatat joqeveritare ne Shqiperi

    Prej disa kohėsh organizatat joqeveritare kanė ndėrruar emrin, janė bėrė organizata jofitimprurėse. Nuk kemi mė termin OJQ, por OJF. Edhe pse ėshtė bėrė njė ndryshim shkronjash, nuk ėshtė se ka luajtur ndonjė rol tė madh nė atė ēka pėrbėn thelbin kryesor tė kėtyre organizatave. Ato nė mėnyrė krejt ekskluzive, nė Shqipėri janė nė dorėn e donatorėve tė huaj dhe tė disa personave qė falė shkathtėsisė sė tyre kanė gjetur parajsėn. Zyrat janė nga mė komodet dhe tė vendosura nė lagjet mė luksoze tė kryeqytetit, banesa ku qeraja i kalon 1000 dollarėt, rrogat janė tė po atij niveli dhe fuoristradat nė shėrbim tė tyre. Shumė herė ėshtė pėrfolur qė kėto organizata janė rrjet spiunėsh, pėr faktin e thjeshtė qė nuk shihen rezultate konkrete.

    Si lindėn OJF-tė?

    Mbas viteve 90, me ardhjen e Demokracisė, njė pjesė e madhe e intelektualėve shqiptarė, mbetėn tė papunė. Shqipėria u hap ndaj botės dhe njė pjesė e madhe e problemeve sociale shqiptare, dolėn nė pah me fytyrėn e tyre tė mjerueshme. Ky vend i virgjėr u bė njė shesh beteje ku ēdokush mund tė plaēkiste diēka nga trupi i tij. Dhe sigurisht njė pjesė e ujqve tė vjetėr, qė deri mė parė kishin patur nė duar poste tė rėndėsishme, nuk do mundnin tė largoheshin nga fusha e betejės pa marrė njė trofe. Ato qė kishin fatin e gjuhėve tė huaja dhe tė lidhjeve tė diktaturės, nisėn tė krijonin hapjet e tyre me botėn. Kėshtu u krijuan shoqata pa fund, qė hapeshin, vinin nga njė letėr nė derė dhe dy tre veta iknin e vinin me "drafte" nė duar pėr veten e tyre dhe me premtime boshe pėr shoqėrinė shqiptare. Organizoheshin fushata sensibilizuese, dreka pa fund nė Hotel Tirana e Rogner, ndėrkohė qė njė pjesė e madhe e drejtuesve tė tyre nuk dinin si t'i manaxhonin udhėtimet pa fund pėr jashtė shtetit. Vetpunėsimi dhe vetėfitimi ka qenė rezultati i pėrfolur i shoqatave tė ngritura mbi truallin shqiptar.

    Si ėshtė situata e tyre sot

    Sipas Natasha Pepivanit, specialiste nė Ministrinė e punės pėr OJF-tė, nė Ministrinė e Punės janė regjistruar rreth 700 organizata tė tilla. Po numri i tyre sot ka arritur nė 1000, dhe mund tė jetė dhe mė i madh. Rreth 150 prej tyre janė aktive dhe zhvillojnė veprimtari tė rregullta. Tė gjitha punojnė me projekte dhe financime nga donatorėt e huaj. Njė pjesė e madhe e shoqatave sot kanė probleme tė mėdha financiare dhe punojnė sa pėr tė siguruar mbijetesėn. Ajo ēka mbetet gjithnjė njė aspekt pozitiv i tyre ėshtė fakti qė ato bėhen pjesė e problemeve shoqėrore dhe janė mjaft sensibėl ndaj punės sė tyre. Edhe nga Ministria e Punės po hartohet njė strategji pėr tė kufizuar numrin e organizateve jofitimprurėse. Sipas specialistes sė Ministrisė sė Punės, njė pjesė e tyre, qė i kanė mbijetuar kohės, kanė veprimtari tė rregullt, dhe janė shumė serioze. Mund tė pėrmenden kėtu njė sėrė organizatash qė kanė lidhje me gruan si "Refleksion", "Planifikimi familjar", "Fondacioni Ndihmoni jetėn" , Grupimi kundėr trafikimit tė fėmijėve qė shumė herė kanė kontrata tė rregullta me shtetin. Vetėm nė kėto raste ka tė drejtė qė shteti tė kontrollojė hyrjet dhe daljet dhe buxhetin qė ato harxhojnė pėr financime.
    Kur flitet pėr shoqata serioze, rregullator nė pjesėn mė tė madhe tė tyre janė vetė korrektėsia qė krijohet me partnerėt e huaj. Kur ndjehet qė diēka nuk shkon dhe ka bėrė vend vjedhja ose mashtrimi, janė vetė fondatorėt dhe agjentėt e huaj qė ndėrpresin fondet dhe shoqatat falimentojnė vetė. Pa ndihmė financiare nga jashtė asnjė prej tyre nuk mund tė mbijetojė.

    Vatra, ėshtė njė nga shoqatat jofitimprurėse mė tė njohura nė Shqipėri. Objekti kryesor i saj ėshtė mikpritja dhe strehimi i tė trafikuarve shqiptare. Ėshtė njė ndėr shoqatat mė serioze nė Shqipėri dhe ka partneritet tė shkėlqyer me donatorėt. Kanė krijuar njė besim tė jashtėzakonshėm dhe raport partneriteti me to. Ėshtė shoqata e cila merr fonde dhe prej 200 mijė dollarėsh dhe ka veprimtari konkrete.

    Bumi i OJF-ve

    Ka qenė nė periudhėn e krizės kosovare. Vetėm nė atė kohė u krijuan mbi njėqind shoqata qė merreshin me programet ndėrbotėrore pėr ndihmėn ndaj kosovarėve nė krizė. Me mijėra dollarė u shpenzuan pėr t'i krijuar kushte kosovarėve tė mbijetonin. Rezultati qe: fitime kolosale pėr shoqatat, ndėrkohė qė tė gjithė e dinė qė kosovarėt mbijetuan me xhepin e tyre. Ndihmat dhe paratė u ndanė nė pazarllėqe tė pafundta.

    Me ēfarė merren kėto shoqata

    Sipas raportit tė FSHSHC (Fondacioni shqiptar i shoqėrisė civile), gjatė vitit 2001 janė financuar 41 projekte, nga tė cilėt 25 janė me zbatim nė rrethe dhe 16 me zbatim nė Tiranė. Shuma totale e projekteve ėshtė 64080 dollarė. Tė gjitha projekte qė ndihmojnė nė trajnime dhe nė ngritjen e kapaciteteve manaxhuese tė vetė shoqatave. Nė raport thuhet se janė bėrė fletė-palosje, postera, bluza, foto ilustruese, pyetsorė, studime, botime. Ndėrkohė qė sipas raportit tė shoqatės nė mbrojtje tė paaftėsisė sė kufizuar, rezultatet janė njė sėrė projektesh pėr gazetarėt pėr tu kualifikuar mbi personat me aftėsi tė kufizuar dhe hapja e njė punishteje ku bėhen karroca pėr invalidėt. Ne nuk duhet t'i trajtojmė invalidėt si parazitė, duhet tė pėrpiqemi t'i angazhojmė nė jetė. Po kėshtu dhe tė papunėt, lypėsit. Strategjia ndėrkombėtare e organizatave joqeveritare ėshtė nė fillim njė ndihmė e madhe nė ushqime dhe nė para, dhe mė pas integrim dhe tė drejtė tė njeriut pėr tu futur nė jetėn e pėrditshme si njeri me tė drejtė punėsimi. Qė kėtu OJF-tė shqiptare kanė falimentuar totalisht. Kanė krijuar njė hendek me njerėzit qė janė nė nevojė. Pėrgjigjja e specialistėve tė OJF-ve: "Kėto direktiva ne na vijnė nga jashtė dhe duhet t'i zbatojmė pikė pėr pikė. Politika e donatorėve nė Shqipėri ėshtė fushata sensibilizuese, dhe strategjia pėr tė ardhmen."

    Kush i kontrollon OJF-tė?
    Askush. Shteti nuk ka asnjė tė drejtė, sepse nuk merr pjesė nė financimin e tyre. Tė gjithė politikėn e bėjnė donatorėt e huaj nė bashkėpunim me drejtuesit e shoqatės. Shteti ėshtė indiferent dhe spektator ndaj aktivitetit tė tyre qė mund tė jetė dhe shumė herė ėshtė kundėr interesave tė njė populli tė tėrė. Nuk ka asnjė organizatė ligjore qė tė kontrollojė veprimtarinė dhe derdhjet e tyre. Tė gjitha raportet kryhen nė rrugė bankare, mund tė qarkullojnė shumė para tė pisėta dhe shteti tė mbyllė sytė. Marėdhėniet e shtetit me organizatat jofitimprurėse nė Shqipėri nė pėrgjithėsi janė opozitare dhe ka patur mosbesim tė dyanshėm.

    Ligjshmėria e OJF-ve
    Sipas nenit 39, shoqata ka tė drejtė tė ketė nė pronėsi pasuri tė luajtshme dhe tė paluajtshme, tė realizojė tė ardhura nėpėrmjet administrimit tė kėtyre pasurive, si dhe ushtrimit tė veprimtarive tė tjera, nė pėrputhje me ligjin dhe objektin e veprimtarisė sė shoqatės. Nuk lejohet qė shoqata tė kryejė veprimtari fitimprurėse. Ndėrkohė tė gjitha kėto organizata e ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė mėnyrė tė pavarur nga organet dhe interesat shtetėrore.

    Pėr OJF-tė shqiptare njė gjė e tillė nuk ndodh absolutisht. Pjesa mė e madhe e themeluesve tė shoqatave shqiptare janė njerėz qė punojnė nėpėr zyrat shtetėrore dhe vijnė me emra anonimė. Ato stabilizohen nė qytetet kryesore si Tirana, Durrėsi, nė qytete tė vogla tė Veriut apo Jugut tė Shqipėrisė duke patur njė llogari rrjedhėse nė bankė, sepse nė dorė lejohen vetėm 20 milionė lekė ndėrkohė qė me banka mund tė sjellėsh sa tė duash. Nuk ka asnjė lloj kontrolli ndaj llogarive bankare tė shoqatave joqeveritare. Paraqisin projekte tė financimit dhe nė pjesėn mė tė madhe duke qenė vetė njerėz tė administratės shtetėrore ndajnė paratė me zyrtarėt. Etika zyrtare nuk e lejon kurrsesi qė shoqata tė drejtohet nga njė punonjės shtetėror, por njerėz tė tillė ka, dhe ka shumė. Duke qenė se zyrtarėt e lartė kanė mė shumė dijeni pėr rrjetin, kanė mė shumė kontakte me tė huajt, ato dinė ta shfrytėzojnė mė sė miri kėtė mundėsi pėr vetėn e tyre.

    Sot pazaret mė tė mėdha po bėhen me Ministrinė e Turizmit. Feta kryesore e tė gjithėve sot shpėrndahet nė relievin e bukur shqiptar. Njė pjesė e madhe e shoqatave qė janė vėnė nė mbrojtje tė mjedisit, qėllimin kryesor e ka tė marrin toka tė vlefshme si Karaburuni, liqenet kudo ku janė dhe pjesė nė bregdetin Adriatik. Deri mė sot janė dhėnė shumė leje pėr t'u bėrė pronarė tė paligjshėm, leje qė sigurohen nga njerėz tė korruptuar.


    Vetė emri i tyre nuk thotė asgjė.
    Ja njė listė e kėtyre shoqatave: Shoqata kombėtare e luleve (Njohja e vlerave floristike qytetare dhe mbrojtja e tyre), shoqata "JO", "Aquarius" (mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i komuniteteve nė Shqipėri), shoqata "Natyra ndėrkufitare" (Mbrojtja e natyrės ndėrkufitare), Klubi studentor ambientalist shqiptar (Mbrojtja e mjedisit nė Shqipėri), Albaflor (sensibilizimi i opinionit publik pėr vlerat e bimėve mjekėsore dhe pėrdorimi i tyre). Vetėm pėr mjedisin janė 69 OJF nė gjithė Shqipėrinė.

    Histori tė ripėrsėritura

    Farsat mė tė mėdha tė OJF-ve vijnė nga bashkėpunimi me tė huajt. Njė pjesė e madhe tė huajsh sjellin lekė pa fund, gjoja pėr investime. Nė tė vėrtetė shumė herė janė para tė pisėta qė qarkullojnė nė Shqipėri. Rasti mė flagrant ėshtė nė qytetin bregdetar me shoqatėn "Ylberi D" ku doli nė shesh se 13 pėrqind e fondit tė kėsaj shoqate u mor nė dorė nga nėnkryetari i bashkisė sė Durrėsit. Kjo shoqatė ku pjesėtarėt ishin tė huaj, kishin gjoja si qėllim bashkėpunimin dhe mirėqėnien pėr shqiptarėt. Vetėm nė kėtė rast flitej pėr 170 mijė dollarė. Kjo shoqatė nuk egziston mė, ajo operoi nė Shqipėri nga vitit 97 nė 99, dhe tė tilla ka patur shumė.
    Shoqata e grave kristiane WYCA e filloi aktivitetin e saj gjatė krizės kosovare. Njė nga projektet e saj mė emergjente ishte ndihma qė iu dha kėtyre grave pėr tu mėsuar me jetėn shqiptare dhe pėr t'i mbijetuar stresit. Mė pas njė nga projektet e tyre ka qenė ndihma ndaj grave rome dhe fėmijėve. Por, njė nga strategjitė e saj mė tė fuqishme ėshtė dhe mbijetesa me anė tė punės. Krahas kurseve qė ato zhvillojnė me vajza tė reja nė profesionin e bebysitter, ato kanė hapur dhe njė kopėsht privat nė ambientin e tyre, pėr tė lehtėsuar financimin e shoqatės dhe veprimtarisė sė tyre nėpėrmjet punėsimit. Sipas njėrės prej anėtareve tė shoqatės, kjo ėshtė strategjia qė pėrdoret dhe jashtė shtetit me shoqata tė tilla. Vetėm njė bėrthamė e vockėl duhet tė merret me drejtimin e shoqatės, ndėrkohė qė pjesa tjetėr vetfinancohet nėpėrmjet punės sė pėrditshme. Vullnetaret janė mbėshtetja kryesore e shoqatės. Ato zhvillojnė veprimtarinė e tyre tė punėsimit dhe nė kohėn e lirė aktivizohen me socialen.

    Shumė zhurmė pėr asgjė

    Njė pjesė e madhe shoqatash nuk dinė se me ēfarė merren. Nuk kanė asnjė raport tė saktė qė tė shpjegojnė se ēfarė bėjnė konkretisht. Vetėm fjalė pa fund, dhe shumė shprehje parazitare nė gjuhėn e fryrė burokratike qė tregon varfėrinė e veprimit tė tyre. Ndėrkohė donatorėt janė nga mė tė ndryshmit dhe nga gjithė vendet e botės. Danida, SNV, HAO, NOVIB, ORT, PHARE, e shumė tė tjerė tė panumėrt. Bėhen shumė konferenca dhe trajnime, por mbas kaq shumė vjetėsh qė ato janė krijuar, pėrse vallė synohet pėrsėri tek konferencat dhe fjalėt dhe jo tek veprimi, tek ndihma reale qė mund t'i jepet qytetarėve? Pjesa mė e madhe e kėtyrė organizatave joqeveritare jetojnė brenda zyrave dhe nuk kanė njė rrjet tė domosdoshėm, rrjetin dhe objektin njerėz ku ato duhet tė operojnė. Shumė njerėz janė tė tėrhequr nga profesioni i lehtė dhe fitimprurės i tyre, dhe mblidhen rreth drejtuesve duke u marrė pėr shumė kohė me punėn e shoqatės. Por sigurisht nė Shqipėri rrjeti i vullnetarėve nuk ėshtė shumė i madh, sepse shpejt njerėzit zhgėnjehen dhe largohen.

    Rrugėt e reja tė mashtrimit

    Tė hapėsh njė shoqatė gjoja jo fitimprurėse, sot ėshtė gjėja mė e lehtė. Mund tė shfrytėzohet shumė mirė rruga e internetit. Mblidhen pesė vetė, bėjnė njė vendim gjykate qė kushton afėrsisht rreth 25 mijė lekė. Dhe shoqata u krijua sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė. Sfera ėshtė jashtėzakonisht e gjerė dhe bėhen kėrkesa nga donatorėt e huaj sikur tė flitet pėr njė kompani, dhe jo pėr njė shoqatė qė ka njė sferė tė pėrcaktuar. Kėshtu pjestarėt i japin tė drejtėn vetes tė mbledhin financime. Kėshtu realizohet kėrkesa qė shkojnė nga tė drejtat e fėmijėve tek ato tė tė rinjve, tė tė trafikuarve e deri tek pleqėria. Sot fushat e kėrkimit kanė kaluar kontinentin europian dhe kanė nisur tė kėrkohen financime nga Amerika dhe nga nga Australia, vende qė akoma nuk janė shfrytėzuar shumė nga matrapazėt shqiptarė.


    Jeta reale

    Ėshtė e vėrtetė qė raportet mbi varfėrinė nė Shqipėri janė shumė reale dhe duhen, ėshtė e vėrtetė qė femrat nė zonat rurale janė akoma tė pazhvilluara, po ēfarė bėhet konkretisht pėr to pėrveē fjalėve dhe konstatimit ...
    Shqipja, ėshtė kryetare e njė organizate gruaje nė Tiranė . Pėr arsye private ėshtė e divorcuar dhe nevojat e saj pėr tė qenė pranė njerzve e kanė bėrė tė afrohet mė shumė me gratė nė vėshtirėsi. "Kanė shumė probleme, gratė sot. Sidomos ato qė sot janė kryefamiljare dhe i duhet tė pėrballojnė realitetin e egėr. Unė kam dėshirė t'i ndihmoj. Trokas nėpėr dyert e kėtyre shoqatave tė mėdha, por financimet janė tė zėna nga bosat e mėdhenj tė OJF-ve. Ato i marrin tė gjitha dhurimet e tė huajve pėr vete. I kanė kthyer shoqatat nė mėnyrė jetese dhe mbi tė gjitha nė rroga dhe mirėqėnie pėr familjet e tyre. Me shumė mund kam siguruar disa ushqime dhe rroba dhe ia kam shpėrndarė anėtareve tė shoqatės. Kam shkuar para disa muajsh nė zonėn e Kurbinit dhe kam parė njė katastrofė tė vėrtetė tė varfėrisė. Shumė gra nuk kishin as dhe njė copė bukė pėr t'i dhėnė fėmijėve. Pėrballė tyre ndjehesh keq. Me mijėra ndihma qė janė sjellė nga donatorėt e huaj pėr shqiptarėt nė vėshtirėsi, shiten dhe shpėrndahen nė mėnyrė tė padrejtė. Kam shumė dėshirė t'i ndihmoj kėta njerėz, trokas nėpėr dyer, por shumė herė nuk mė hapen. Disa mė quajnė dhe bamirėse idjote..."

    Polito Emanuele Salvatori, ėshtė italiani qė u akuzua pėr pėrdhunimin e 11 fėmijėve shqiptarė. Gjithė puna e tij fshihej mbas njė shoqatė qė kėrkonte tė pėrfitonte nga projektet e programit "Intereg 3", njė program i shtrirė me Durrėsit dhe Italisė dhe aktiviteti i kėsaj shoqate shtrihej mes Durrėsit dhe Krujės.
    Nė kėtė mes hyjnė dhe shumė fondacione tė huaja qė sipas raporteve tė policisė janė shumė tė dyshimta. Vijnė nė Shqipėri gjoja pėr tė investuar dhe fshehin rrjete terroriste dhe aktivitete tė dyshimta.


    Arlinda Canaj @ Spekter

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Mosha
    33
    Postime
    982
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Keto organizata marrin shuma astronomike dhe e vetmja gje qe dijne te bejne jane seminaret, edhe keto mundesisht te jene sa me ekzotike.

    Nuk kemi pare kurre qe nje OJQ (ndoshta mund te kete ndonje perjashtim ... ndoshta sepse nuk di) te perpunoje nje database te dhenash per fushen qe mbulon ose per problemi social qe trajton. Nuk kam pare kurre sic ndodh rendom neper vendet perendimore apo gjetke qe keto organizata te behen pjese e debatave publike apo institucionale kur diskutohen ligje qe lidhen me fushen ku ato veprojne ... aq me pak pastaj qe ndonjera prej tyre ti kete ofruar publikut apo institucioneve ndonje projekt-ligj qe sipas tyre do t'i pershtatej gjendjes se Shqiperise.

    Parimisht keto organizata duhet te perbehen nga njerez te specializuar ne profesion dhe te perkushtuar ne veprimtarine qe kryejne por praktika tregon se nje diplome mjafton dhe tepron per te ngritur jo nje por disa OJQ .... dhe nuk thone kot se talenti vjen me genet pasi ne shume raste OJQ i ngjajne monarkive ku postet drejtuese ngelin mes anetareve te fisit dhe familjes.

    Per mua ndkimi i tyre ne jeten sociale dhe politike eshte i paperfillshem ...... e vetmja fushe ku ato jane provuar te sukseshme eshte ajo e vetepunesimit.

    Ndokush mund te thote qe bravo u qofte se parate i marrin nga jashte dhe nese nuk do te ishin keta qe jane mbase ato para nuk do te levroheshin fare ...... mendoj se shteti mund te gjeje mekanizma ligjore per t'i bere ato me transparente si dhe per te kushtezuar me disa elemente teknike lindjen e tyre.

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 18:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 08:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •