Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Muzika popullore ne dileme.

    Artikulli i meposhtem eshte marre nga revista Spekter

    Muzika popullore shqiptare po pėrkundet nė njė shtrat dileme pėr vazhdimėsinė e saj apo thjesht dha shtysa pėr krijimin e njė rryme tė re? Pėrpunimi i muzikės popullore nga njė fillim i brishtė, tashmė po bėhet njė tendencė e cila duket se simpatizantėt mė tė shumtė i ka tek brezi i ri. Heshtja e muzikantėve pėr tė krijuar muzikė popullore shqiptare, heshtja e kėngėtarėve pėr tė kėnduar ato kėngė qė tashmė janė konfirmuar si veēori dalluese e muzikės sonė, ka krijuar njė shkėputje tė moshave tė reja nga muzika popullore shqiptare. Nga ana tjetėr njė servirje qė i bėhet muzikės sė pėrpunuar si muzikė popullore shqiptare kur nė tė ka instrumenta dhe elemente jo autentikė shqiptarė, po vesh me mjegull pėrēuarjen nėpėrmjet brezave tė kėsaj muzike. Artistėt e skenės dhe muzikės popullore shqiptare kanė mendime tė ndryshme lidhur me kėtė tendencė tė re qė koha do t'ja vėrtetojė pėrkatėsinė.

    Ardian Hila
    Unė do tė thoja se ky ėshtė njė hap shumė i madh qė bėhet nė muzikėn popullore qytetare. Tė gjithė duhet ta kenė vėnė re se edhe radiot dhe televizionet i kanė trasmetuar shumė kėto kėngė duke theksuar dhe mė shumė arritjen dhe unė do ta quaja njė sukses, njė hap shumė tė rėndėsishėm pėrsa i pėrket pėrpunimit tė muzikės popullore, ku tė gjithė artistėt mė tė mirė tė Shqipėrisė kanė ardhur pėr t'u pėrfaqėsuar sipas mėnyrės sė tyre duke treguar se si mund tė pėrpunohet kėnga popullore pa u larguar nga tradita dhe nga baza e saj, pastaj ėshtė detyrė e kompozitorėve qė duhet tė shkruajnė kėngė popullore tė reja tė cilat mungojnė shumė kohėt e fundit, por dhe detyrė e kėngėtarėve qė tė kėrkojnė sa mė shumė materiale popullore pėr t'i trasmetuar ato dhe nė frymėn moderne, pra tė pėrpunuar edhe nė frymėn autentike.

    Avni Mula
    Muzikantėt nė pėrgjithėsi ēfarėdo qofshin dhe klasikė dhe modernė, bazėn duhet ta kenė tek muzika popullore. Muzika duhet tė ketė ngjyrėn dhe koloritin e popullit ku ka lindur dhe duhet ta ruajė kėtė kolorit.Muzika popullore shqiptare ka njė lakonizėm tė veēantė. Nuk ėshtė muzika ajo qė duhet ndryshuar, por kėngėtari duhet t'i japė kėngės veēantinė e zėrit dhe botės sė tij, kjo ėshtė ajo qė duhet tė arrihet, pėrndryshe duke ndryshuar muzikėn nuk do tė dallohet mė muzika e njė populli nga muzika e njė populli tjetėr. Nuk ka veshje muzikore pėr njė muzikė qė tashmė egziston. Veshjen muzikore njė kėnge mund t'ja japė vetėm kėngėtari apo kompozitori me brumin dhe stilin qė ai ka. Sido qė tė jetė muzika e njė kėnge popullore, pėrsėri ajo ėshtė baza e muzikės sonė. Kėnga popullore nuk ka pėrse tė pėrpunohet. Nė qoftė se duam qė tė ēojmė pėrpara muzikėn popullore, ne bazėn e kemi tė mrekullueshme dhe fare mirė mund tė krijojmė kėngė popullore tė reja dhe jo duke ndryshuar kėngė qė janė themeli i muzikės sonė. Qė tė ecim pėrpara nė fushėn e muzikės duhet me qenė fanatik me atė qė kemi trashėguar nga vitet.

    Mariza Ikonomi
    Muzika popullore shqiptare duhet tė evoluojė me kohėn. Ashtu siē evoluon dhe moda, ashtu siē evoluojnė dhe njerėzit dhe tė rinjtė. Unė jam shumė e apasionuar pas muzikės popullore shqiptare. Ajo ėshtė njė perlė e vėrtetė. Sado qė tė pėrpunohet muzika popullore shqiptare pėrsėri do tė mbetet diēka qė ta dallojė atė nga muzikat e vendeve tė tjera. Muzika popullore nuk ka pse tė pėrjashtohet nga evoluimi i kohės aq mė tepėr qė ajo ėshtė e kėrkuar.

    Selami Kolonja
    Unė bėj pjesė tek ata kėngėtarė qė i kanė provuar tė gjitha zhanret muzikore dhe kėngėtareve apo kėngėtarėve tė tjerė do t'i uroja tė njėjtėn gjė. Unė sigurisht qė e kam gjetur veten dhe tek "Male o ju male", dhe tek muzika e lehtė dhe tek muzika serioze, por unė mund tė them se ardhmėrinė e muzikės popullore nuk do ta shikoja tė bazuar vetėm tek muzika popullore e tabanit, folklorit pa e sjellė atė nė ngjyrimin dhe tingullimin e kohės, por ndoshta do tė shihja paksa me rezervė edhe pėrpunimet qė kanė ardhur tek edicioni i dytė i "Maratona e kėngės popullore" pėr arsye se pėrpunimi i muzikės popullore ėshtė njė thikė me dy presa ose siē thotė ajo fjala e urtė "ne vijmė pėr tė vėnė vetulla dhe nxjerrim sytė". Kjo gjithmonė pėrsa i pėrket pėrpunimeve jo dinjitoze tė muzikės popullore. Pėrpunimi i muzikės popullore ėshtė njė rrezik qė ndoshta do t'i mbetet kohės dhe ekspertėve qė ta vlerėsojnė. Unė si kėngėtar e pėrkrah pėrpunimin e saj, por gjithmonė duke qenė tė pėrmbajtur pa e humbur vijėn melodike, mund tė sjellim risi nė orkestracione dhe ngjyrim tė ri, por asnjėherė tė mos cėnojmė vijėn melodike tė kėngėve popullore tė tabanit tonė. Unė dhe pse pranoj risitė qė futen nė muzikėn popullore, jam fanatik i muzikės popullore tė tabanit.

    Rovena Dilo
    Unė jam kėngėtare e muzikės sė lehtė dhe normalisht e ndjej veten mė mirė nė muzikėn popullore tė pėrpunuar. Kėnga popullore do njė ngjyrim tė veēantė tė zėrit qė tė kėndohet bukur. Unė besoj se pėr tė qenė njė kėngėtarė i mirė nė fushėn tėnde, duhet tė mėshosh fort tek specifika e zėrit tėnd. Ka rėndėsi qė muzika popullore shqiptare ka tė ardhme, qoftė e pėrpunuar apo jo.

    Agim Poshka
    Kjo ėshtė njė gjetje e re e formave orkestrale, njė mėnyrė pėr tė afruar njerėzit tek kėnga popullore. Pėr 15 vjet muzika popullore nuk ėshtė trasmetuar dhe tani publiku nuk ka shumė dėshirė ta ndjekė, ėshtė e qartė. Ajo qė e dėmton muzikėn tonė popullore tė pėrpunuar ėshtė futja e instrumentave si qypat apo sitra indiane qė nuk kanė shumė lidhje me muzikėn shqiptare. Mua mė vjen me tė vėrtetė keq qė jemi tė detyruar qė muzika popullore shqiptare tė pėrpunohet, por unė nuk mund tė marr rolin e gjykatėsit pėr tė thėnė qė kjo ėshtė e mirė apo kjo ėshtė e keqe, por nė atė punėn time jam kujdesur qė tė kem vetėm muzikė shqiptare. Pėr ta afruar publikun tek kėnga popullore nuk mund ta japim atė siē ėshtė kėnduar para shumė vitesh me njė dajre apo instrumenta tė thjeshtė. Teknologjia ka ecur pėrpara dhe muzika dhe orkestracionet e muzikės popullore do tė ecin pėrpara, por pa e nxjerrė atė nga shtrati i saj origjinal. Modernizimi i muzikės popullore duhet tė ruajė vijėn melodike tė pandryshuar dhe tė pėrdorė instrumenta qė kanė vulėn kombėtare dhe jo atė tė popujve tė tjerė.

    Eranda Libohova
    Sot ka audiencė dhe pėr muzikėn popullore tė tabanit tonė dhe pėr muzikėn popullore tė pėrpunuar. Mua mė pėlqen ta kėndoj muzikėn popullore dhe origjinale dhe tė pėrpunuar. Brezi relativisht i moshuar preferon muzikėn popullore tė tabanit tonė kombėtar ndėrsa moshat e reja preferojnė muzikėn e pėrpunuar. Kur pėrpuni realizohet bukur, kjo duhet pranuar si njė sukses.

    Altin Goce
    Pėrpunimi i muzikės popullore nuk ėshtė aspak i lehtė. Mund tė them se njė pjesė e pėrpunimeve ja kanė arritur qėllimit, megjithatė unė kam pėrshtypjen se do shumė punė. Tabani popullor ėshtė themeli i muzikės popullore shqiptare dhe pėrpunimi nė Shqipėri do mjaft punė pėr tė arritur qė tė kemi muzikė popullore shqiptare tė pėrpunuar. Nė rryma tė ndryshme muzikore si hip hopi apo dhe tė tjera mund tė futet njė ēifteli, por nuk mund tė quhet kjo muzikė e pėrpunuar. Unė kam pėrshypjen se dhe nga ata qė marrin pjesė nė pėrpunimin e muzikės, pak e dinė se ēfarė ėshtė muzika popullore. Duhet ta njohėsh mjaft mirė njė rrymė muzikore pėr tė arritur mė pas ta pėrpunosh atė. Unė e pėrkrah muzikėn e pėrpunuar popullore, por gjithmonė duke ruajtur motivin e bazuar tek tabani ynė popullor.

    Vaso Tole (Kryetari i jurisė tek "Maratona, kritik muzike)
    Ky ėshtė njė argument qė nuk duhet tė diskutohet. Janė dy gjėra tė ndara. Bėhet fjalė pėr krijimin e njė kulture tė re bashkėkohore nė fushėn e kėngės kurse kėnga popullore dhe muzika popullore ka jetėn e saj. Kėtu bėhet fjalė se si tė ndėrtohet njė traditė e shėndoshė duke u mbėshtetur nė njė traditė e cila tashmė ėshtė konfirmuar qė ėshtė vlerė.


    Skifter Doēi (valltar i ansamblit "Dardania").
    Hapja e Maratonės sė kėngės popullore u bė me njė muzikė qė nuk ėshtė e tabanit tonė kombėtar. Ajo mė shumė ngjan me njė muzikė tė haremeve turke dhe nė qoftė se do tė mė pyesnin mua nuk do ta kisha lėnė atė lloj muzike. Tė gjithė po mundohen gjoja tė bėjnė njė kombinacion, por nuk ja arrijnė dot. Kjo lloj muzike qė po serviret si muzikė popullore shqiptare, nuk ėshtė aspak e tillė, ajo thjeshtė ėshtė huazuar nga tė huajt. Muzika popullore shqiptare ėshtė pjesė e folklorit dhe nga folklori nuk ke se ēfarė ndryshon. Folklori e ka marrė kėtė muzikė nga populli dhe ia servir po popullit me kalimin e viteve. Muzika popullore ėshtė si puna e atyre antikave qė zbulohen dhe nuk mundesh t'i ndryshosh asgjė, nė qoftė se ti e prek atė ajo e humb bukurinė. Muzikantėt e rinj nė qoftė se duan tė krjojnė, le tė krijojnė rryma tė reja pa cėnuar folklorin tonė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Rudina Magjistari: Personalisht nuk mė pėlqen shumė muzika popullore

    Pak ditė pas mbarimit tė spektaklit konkurs "Maratona e kėngės popullore", na lind ideja pėr tė folur mbi kėtė frymė tė re nė muzikėn tonė dhe kėnga popullore e pėrpunuar bėhet objekt i rubrikės "Tendencė". Dhe mė pas na duket mjaft me vend qė edhe Rudina Magjistari e cila duket sikur ėshtė binjakėzuar me kėtė spektakėl, tė na thotė impresionet e saj personale rreth kėtij aktiviteti maratonė dhe mjaft impenjativ.

    Ideja e njė konkursi me muzikė popullore tė pėrpunuar, pra e stilit modern, si lindi?
    Qėllimi pėr tė pasuruar prurjet artistike, por dhe garėn mė elementė tė tjerė krijues siē ėshtė orkestrimi ndryshe i kėtyre kėngėve, pėrveē elementit interpretativ, si dhe tendenca pėr tė qenė koherentė e pėr tė patur sa mė shumė edhe vėmendjen e mė tė rinjve, solli formėn ndryshe tė kėtij edicioni tė dytė tė Maratonės.
    Ju vetė, e pėlqeni kėtė lloj muzike?
    Ka kėngė popullore qė nė momente tė caktuara tė sjellin nė humor tė mirė. Ne kemi kėngė vėrtet shumė tė bukura, por kryesisht do tė thoja qė muzika popullore nė pėrgjithėsi nuk bėn pjesė nė preferencat e mia. Kurse ajo qytetare ėshtė mė pranė gustos sime. Pikėrisht, kėnga qė unė interpretova p.sh., ishte njė kėngė shumė e bukur qytetare, aq mė tepėr e orkestruar mjeshtėrisht nga Genti Lako. Njė kėngė qė tė ngjall trishtim duke patur aq shumė dashuri brenda.
    A ka patur ndonjė reagim negativ nga kėngėtarėt, kėngėt e tė cilėve tashmė kėndohen ndryshe nga tė rinjtė?
    Duhet theksuar qė kryesisht kėngėt popullore, tė paktėn ato tradicionalet e burimore, nuk kanė pėr autorė interpretuesit e tyre, dhe kushdo ka tė drejtė t'i interpretojė ato, kėngėtarė tė vjetėr apo tė rinj. Reagime edhe mund tė ketė, por forma e re e servirjes sė kėtyre kėngėve nuk do tė thotė fund i muzikės popullore karakteristike, ajo thjesht pasuron fondin tonė muzikor me njė stil tjetėr, modern, duke bėrė kėshtu tė jemi njė hap mė pranė bashkėkohėsve tanė nė botė e njėkohėsisht duke ruajtur identitetin dhe origjinalitetin tonė. Padyshim qė edhe punė pa cilėsi do tė ketė, por kjo ėshtė normale, siē ėshtė dhe fakti qė koha do jetė vlerėsuesja mė e mirė.
    Po nga kompozitorėt disi konservatorė...?
    Edhe pėr ta vlen e njėjta pėrgjigje. Kurse, nėse me kompozitorė nė kėtė rast nėnkuptohen autorėt e kėtyre kėngėve popullore, atėherė reagimi i tyre do tė bazohej nė tė drejtėn e autorit, gjė qė do ndryshonte kėndvėshtrimin dhe vetė temėn pėr tė cilėn po flasim.
    A ishte njė partner komod Gulielm Radoja, sepse shpesh kapej 'gafil' nga kamerat?
    Vėshtirė se mund tė kapet 'gafil' njė njeri qė gjithė jetėn i ka qėndruar kamerės pėrballė, por ai, si aktor qė ėshtė, ka formėn e tij pėr tė pritur njė sulm objektivėsh. Pėrsa i pėrket bashkėpunimit tonė, mua mė pėlqeu ideja se do ishim tė dy nė kėtė maratonė. Megjithatė tė jem e sinqertė, mendoja se do realizonim diēka mė ndryshe, njė marrėdhėnie mė reciproke, mė intensive. Arsyeja qė s'arritėm aty, ndoshta ishte fakti qė ne njohjen tonė tė parė e bėmė pikėrisht nė skenėn e kėsaj maratone dhe takimet tona mė tė sigurta ishin gjithmonė tė hėnave nė mbrėmje. E ndėrkohė, qė ky raport po maturohej, maratonės i erdhi fundi. Nė kėtė drejtim mė vjen vėrtet keq, pasi jam e bindur qė po tė kishim patur mė tepėr kohė, ēifti ynė do tė kishte qenė i pėrkryer, pasi Gulielmi ėshtė njė artist i vėrtetė, me prirje tė shumėanshme dhe njė njeri shumė fisnik. Ndoshta do tė kemi ndonjė tjetėr shans.
    Cilat janė preferencat tuaja personale pėr kėngėtarėt e ndryshėm...?
    Pa e ekzagjeruar aspak, tė bėje njė zgjedhje mes finalistėve nė natėn e fundit, ishte vėrtet e vėshtirė. Kishin punuar tė gjithė shumė, e ishin mjaft interesantė. Do pėrmendja kėtu ata qė mė vijnė ndėrmend tė parėt si Ingrid Jushi, Rovena Dilo, Saimir Braho, Silva Gunbardhi, Ermali dhe Elvana, Mariza Ikonomi, Agim Poshka... Eshtė e pamundur t'i pėrmendėsh tė gjithė, sepse tė gjithė ishin tė mirė.
    Pikat mė tė forta e mė tė dobėta tė Maratonės sė sivjetshme nė krahasim me atė tė vjetshme...
    Maratona e sivjetme pati njė impenjim maksimal nga tė gjithė; duke filluar qė nga skenografia qė ishte madhėshtore, ekipi teknik qė ishte pajisur me aparatura e mjete tė teknologjisė sė fundit, vetė spektakli i pasur qė u servir nė tėrėsi, forma e re muzikore, tė gjitha kėto do t'i konsideroja si pika tė forta tė kėtij edicioni. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme besoj pasi ēdo gjė evoluon. Ndėrkohė qė na mungonte konkursi i muzikės popullore tradicionale i edicionit tė kaluar, por gjithsesi, ndoshta jo nė formė gare, gjetėm njė mėnyrė pėr ta sjellė edhe kėtė vit muzikėn karakteristike, burimore.
    Komponentėt e shumtė qė ndėrtonin spektaklin, si kuzhina tradicionale, biseda me persona tė ndryshėm, etj, dukej sikur shpesh e ulte temporitmin e tij. Ju ndjeheshit mirė kur flisnit p.sh. pėr japrakun e Krujės?
    Pėr koinēidencė, japraku i Krujės ėshtė njė nga pjatat e mia tė preferuara, megjithatė duke kuptuar pyetjen tuaj, struktura e kėtij edicioni tė Maratonės ishte konceptuar e tillė, nė mėnyrė qė tė kishtė sa mė shumė variacion e larmishmėri. Pra pėrveē kėngėve konkuruese tė Disco-Folkut, tė ishte prezent edhe autori nga kanė rrjedhur kėto kėngė, artisti popull me kulturėn, artin, traditat, historinė e tij, gjė qė u realizua nėpėrmjet skenave tė artizanit, mjeshtrit popullor, kuzhinės, kėngėve tradicionale, paradės sė kostumeve popullore e bisedave me tė ftuar tė ndryshėm. Ndoshta kėto tė fundit duke zgjatur pak mė tepėr, shpėrqendronin vėmendjen, por kur njerėzit flasin me pasion, vėshtirė se mund t'i ndalosh dot.
    Ēfarė i keni bėrė ushqimet qė u bėnė komponent i spektaklit?
    Nė fund tė Maratonės konstatuam qė ndjehej njė rritje e lehtė nė peshė e tėrė stafit, gjė qė flet pėr njė prishje tė regjimit tė zakonshėm. Besoj e kuptoni se ē'mund tė ketė ndodhur. Kur mbaronte spektakli, vėshtirė se mund tė tė zinte syri ndonjė pjatė si ato qė keni parė nė ekran. Mbaj mend njė mbrėmje, qė isha pėrgatitur tė provoja glikonė me arra kur tė pėrfundoja, por fatkeqėsisht mbeti vetėm njė ėndėrr.
    Po tani cili do tė jetė impenjimi juaj nė vazhdim e projekti mė i afėrt televiziv?
    Pas njė pushimi tė shkurtėr do filloj menjėherė pėrgatitjet pėr programin tim tė ri, i cili do tė jetė ndryshe nga ata qė kam bėrė deri tani, i njė stili tjetėr, ndoshta mė i qetė, por sigurisht me mė shumė pėrmbajtje. Nuk dua tė deklarohem mė gjatė, pasi ėshtė ende herėt. Ndėrkohė, duke dashur tė ruaj dhe tė zhvilloj mė tutje profesionin tim tė financieres, paralelisht, bashkėpunoj me disa kolegė, tepėr profesionistė nė njė zyrė konsulence financiare. Ky ėshtė impenjimi im i pėrhershėm, kurse pėrsa i pėrket projektit tim tė ardhshėm televiziv, parashikoj qė tė filloj diku nga fundi i vjeshtės.

    @ Spekter.

  3. #3
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Ku ka gje me te bukur se sa muzika popullore ne Shqiperi.Ku ka raki ka dhe muzike popullore.
    U cova nje mengjes dhe doja te degjoja dicka tjeter nga e zakonshmja,cudia erdhi.Ne cep te dhomes dikush kishte lene CD e Irma Libohoves.U kenoqa pa shaka.E ka bere shume bukur te gjitha kenget me pelqyen po ce do,mu ca hunda per nje cik raki Permeti...lol.. dha ca hudhra.
    Te pyes njeher une.A shitet raki Permeti me ndonje vend ne Evrope?
    Discover me like emptiness.......

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    Pse e ke forumin, kerko dhe gjen....jo raki po edhe ...nuse!!!!
    Sa per muziken e perpunuar popullore si inisiative eshte shume e mire, po jo gjithmone realizohet.
    Perpunuesit me te mire deri tani ne Shqiperi per kete zhaner jane. E. Zhulali, Sh. Saraci, ka filluar tani edhe A. Hila. si dhe Genti Lako i Top Albanias.
    Kur jane te punuara mire, keto kenge te perpunuara jane vertet te mrekullueshme.
    Krispi (qe tani po degjon: Bjeri gajdes gajdexhi)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2008
    Postime
    3
    mu me pelqen shume muzika popullore.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2008
    Postime
    3
    muzika popullore e mban te gjalle shqiperine. apo jo

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2008
    Postime
    3
    Muzika popullore shqiptare po pėrkundet nė njė shtrat dileme pėr vazhdimėsinė e saj apo thjesht dha shtysa pėr krijimin e njė rryme tė re? Pėrpunimi i muzikės popullore nga njė fillim i brishtė, tashmė po bėhet njė tendencė e cila duket se simpatizantėt mė tė shumtė i ka tek brezi i ri. Heshtja e muzikantėve pėr tė krijuar muzikė popullore shqiptare, heshtja e kėngėtarėve pėr tė kėnduar ato kėngė qė tashmė janė konfirmuar si veēori dalluese e muzikės sonė, ka krijuar njė shkėputje tė moshave tė reja nga muzika popullore shqiptare. Nga ana tjetėr njė servirje qė i bėhet muzikės sė pėrpunuar si muzikė popullore shqiptare kur nė tė ka instrumenta dhe elemente jo autentikė shqiptarė, po vesh me mjegull pėrēuarjen nėpėrmjet brezave tė kėsaj muzike. Artistėt e skenės dhe muzikės popullore shqiptare kanė mendime tė ndryshme lidhur me kėtė tendencė tė re qė koha do t'ja vėrtetojė pėrkatėsinė.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    me ke ma kane bashkuar nickun keshtu.... keta s'dijne c'bejne.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anėtarėsuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Ne qofse nuk ju pelqen muzika jone popullore ather ju nuk e ndini veten te kti populli,doni te jeni dikush tjeter,ather hiqni dor nga kombi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga KozyShack Lexo Postimin
    me ke ma kane bashkuar nickun keshtu.... keta s'dijne c'bejne.
    vertet,

    ca bojne keta,

    kane bashku kekun me bakllavane

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  3. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  4. Muzika Popullore
    Nga StormAngel nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2004, 21:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •