Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Ju rrefej krizen shqiptare

    Pse ndodhi kriza shqiptare

    Autori Michel Chossudovsky eshte docent i ekonomise prane universitetit te Otaves ne Kanada. Ka botuar edhe libra te tjere si Globalizimi i varferise, Ndikimi i reformave te FMN dhe te Bankes Boterore.


    Tmerri '97, i pare nga jashte

    Edhe sot kur e kujtojne, shqiptaret u dridhet mishi. Kjo fjale e urte, eshte me e mira e asaj qe mund te perifrazoje kete situate, ku grotesku bashkejetonte me katastrofen. Dhe, ne kete vorbull, humben miliarda leke te shqiptareve, qe ish presidenti i vendit Berisha i kishte etiketuar si "Parate me te pastra te Botes". Kj situiate e papare, e ka shtyre docentin e ekonomise Michel Chossudovsky, qe te merret me rrenjet e kesaj krize.

    Por, autori i shenjestron thelle Banken Boterore dhe FMN-ne, reforma e te cilave ka qene shkaku i shume problemeve ne bote. "Ne rajone te ndryshme te botes ne rrugen e zhvillimit, reformat kane qene shkaku i rishfaqjes se semundjeve infektive si tuberkulozi, malarja dhe kolera. Nga fundi i dhjetevjecarit te shkuar Banka boterore dhe FMN kane imponuar "mjekesine ekonomike" te tyre per Europen lindore, per ish Jugosllavine dhe ish Bashkimin Sovjetik, me pasoja sociale dhe ekonomike shkaterrimtare".

    Sipas tij, reformat e Fondit Monetar Nderkombetar dhe te Bankes Boterore kane cmontuar brutalisht sektoret sociale te vendeve ne rrugen e zhvillimit, duke rrenuar perpjekjet dhe betejat e periudhes postkoloniale e duke i bere te kryejne nje hap te madh prapa, "me nje te rene te thjeshte te lapsit", progreseve te bera ne te kaluaren.

    Ne kete kontekst, autori, docent ekonomie ne Otave, thote se kudo gjendet nje model konstant dhe uniform:" paketa e reformave te FMN-se dhe te Bankes Boterore perben nje program koherent te kolapsit ekonomik dhe social. Masat e regjimit te kursimit cojne ne disintegrimin e shtetit, ekonomia kombetare rimodelohet, tregu i brendshem shkaterrohet me ane te ndrydhjes se te ardhurave reale dhe prodhimi i brendshem ridrejtohet nga tregu boteror". Edhe kriza shqiptare, nga autori eshte pare ne driten e kundershtive te autorit per institucionet e Bretton Eoods. Politika makroekonomike e saj dhe e zbatuar ne me shume se 100 vende eshte "vdekjeprurese", sipas tij. "Korrieri" do te sjelle integralisht edhe pjeset e tjera qe lidhen, me krizen shqiptare, pergjate diteve ne vazhdim. Kjo, ne nje fare menyre, eshte ne kontekstin e punes, se Komisionit Parlamentar te Fajdeve dhe problematikes ende te pambyllur te fajdeve ne Shqiperi. Gazeta i ka qendruar benikerisht origjinalit, pavaresisht qendrimit te saj redaksional. B.an

    Profesori kanadez: Kjo eshte e verteta e krizes se vitit 1997

    Rreth nje miliarde e gjysem dollare, nga te cilat nje pjese e konsiderueshme ishte perfaqesuar nga te hollat e derguara nga punetoret shqiptare ne Greqi dhe Itali, ishte depozituar ne "skemat piramidale mashtruese". E megjithate, sasia e te hollave te kaluara ne hyrje e dalje nga fondet e investimeve ishte, ne menyre kuptimplote, me i larte. "Sacra Corona Unita" e Puglies dhe "Kamorra napoletane" i kane perdorur piramidat per te ricikluar sasi shume te medha te hollash te pista, pjese te te cilave jane riinvestuar ne blerjen e pronave shteterore brenda programit te privatizimit te perdorura nga Tirana. "Skemat mashtruese", supozohet, jane perdorur nga kriminaliteti i organizuar italian si pika transiti per te devijuar te hollat e pista drejt strehimeve te sigurta bankare offshore ne Europen perendimore.

    KRIZA SHQIPTARE

    Mediat perendimore kane kryer nje veprim te shtremberimit te levizjes se protestes shqiptare te shperthyer ne shkurt 1997 si pasoje e shembjes (falimentimit) te fondacioneve mashtruese piramidale*. ( "Sistemi i pjesemarrjes piramidale " eshte perdorur nga nje shoqeri kontrolli per te kontrolluar nje kapital shume me superior nga shpenzimet fillestare te vete shoqerise. Mekanizmi konsiston ne blerjen e 51 % te kapitalit ne aksion te perhershem te nje shoqerie kapitali total i se ciles eshte i ndare pergjysem midis aksioneve te perhershme dhe te privilegjuara [pra merret kontrolli me pak me shume se gjysmen se gjysmes]. Procesi nga ana e tij perseritet ne shkalle me te gjere, keshtu qe ne fund shoqerite e medha, ne fakt, kontrollohen me nje kapital fillestar tejet te reduktuar.)

    Mashtrimi financiar, qe ka shoqeruar "planet e pasurimit te lehte" eshte pershkruar nga mediat e te gjithe botes, ne menyre te kufizuar, si shkaku i vetem i permbysjes shoqerore. Ajo qe ka qarkulluar eshte imazhi i nje revolte spontane ne shesh, me ne qender krimet e bandave te armatosura dhe plackitjet e pasurise shteterore. Ndersa grupet e qytetareve, qe i kunderviheshin ish presidentit Berisha jane damkosur si kriminele ordinere, mediat perendimore kane lene pa permendur lidhjet midis shtetit shqiptar dhe kriminalitetit te organizuar italian. Kundershtimi politik nga ana e popullsise civile, perfshire krijimin e "komiteteve te shpetimit", eshte pershkruar si nje tentative e sabotimit te "transicionit" drejt nje shoqerie te karakterizuar nga "tregu i lire". Per ministrin e jashtem italian, revolta kryesohej nga "banda kriminelesh te nxitura nga aktiviste te ekstremit te majte".

    Ne qytetin jugor te Vlores, qendrat e policise dhe te ushtrise ne shkurt rane nen kontrollin e Komiteteve te Shpetimit. Nga Vlora, kryengritja u shtri ne qytete te tjera te Shqiperise jugore dhe pati pjesemarrjen e studenteve, te punetoreve dhe te fshatareve. Forcat e armatosura shqiptare dhe policia humben pjesen me te madhe te aftesive te tyre operative; ushtaret, por edhe oficeret, spontanisht u bashkuan me levizjen e qytetareve duke kerkuar doreheqjen e presidentit Berisha : "Ne jug te Shqiperise, ushtria eshte rreshtuar ne anen e popullit" ("La Vanguardia", 10.3.1997). Komandanti i bazes ushtarake te Pasha Limanit, ne rajonin e Vlores, u bashkua me kryengritjen dhe e plotesoi komitetin e mbrojtjes se Vlores me elemente te garnizonit te tij. Ne keshtjellat e rebeleve ne Delvine e Sarande, "situata [ka degjeneruar me shpejtesi ne momentin ne te cilin eshte pare qarte se njerezit e presidentit Berisha nuk kishin mbeshtetjen e policise se tyre [...]" ("The Times", 10.3.1997).

    Fuqite perendimore ishin te bindura se kryengritja mund te dilte jashte kontrollit. Keshilltaret ushtarake amerikane zbriten ne Tirane dhe prane fushes se aviacionit ne Gjader u ngrit sistemi i survejimit ajror, bazuar ne avione zbulues spiune te radiokomanduar te teknologjise se larte, me aftesi per te monitoruar kryengritjen ne jug te Shqiperise. Ne shkurt 1997, kryekomandanti i Shteteve te medha te unifikuara, gjenerali Shalikashvili, i bente vizite personelit te aviacionit amerikan me qendrim ne Shqiperi. Asnje rresht nuk eshte shkruar ne shtypin nderkombetar rreth takimeve te Shalikashvilit me zyrtaret qeveritare dhe qarqet ushtarake shqiptare.

    Ne mars fillonte nga detyra, sipas keshilles se perendimoreve, nje "qeveri e pajtimit kombetar", e drejtuar nga nje kryeminister socialist i ngarkuar te ushtroje autoritetin e perkohshem. Me presidentin Berisha tashme te diskredituar ne syte e popullit, si Amerika dhe Europa kishin kerkuar me nxitim qe te zhvillonin aleanca politike te reja me lidershipin e partise socialiste. Ky i fundit ishte impenjuar qe te adoptonte "politika makroekonomike te pershtatshme" nen drejtimin e institucioneve te Bretton Eoods. Detyra e pare e qeverise ad interim ka qene per te qetesuar kryengritjen ne jug duke hedhur njekohesisht bazat per carmatimin e komiteteve te shpetimit.

    Lideret e partise socialiste (ish komuniste) mbajten ne mars nje sere takimesh me qeverite perendimore dhe me Kombet e Bashkuara per te rreshtuar nje te ashtuquajtur "Forca te mbrojtjes shumekombshe". Ne prill, si pasoje e nje rezolucioni te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, "Forcat mbrojtese shumekombshe", te perbera ne pjesen me te madhe nga trupa italiane e greke, zbarkuan ne plazhet e bregdetit adriatik, me mandatin "per te mbrojtur autokolonat e ndihmave humanitare". Megjithate, me shume se per te siguruar dergimin e furnizimeve te emergjences, veprimi i pare konkret i Forcave shumekombeshe ka qene ajo per t`i ofruar nje mbeshtetje forcave ushtarake dhe te policise.

    "Programi i padukshem" qe fshihej pas Forcave shumekombshe ishte qe te mbeshteste forcat e policise dhe te ushtrise shqiptare me optiken per te carmatosur ne menyre efikase popullsine dhe per te shtypur revolten. Sipas gjeneralit italian te Forcave shumekombeshe, Girolamo Giglio, "ndihma jona do te jete per te rritur efikasitetin e forcave te policise, duke vene ne dispozicion mjete speciale dhe asistence profesionale" (njoftim i ATSH, 21.4.1997). Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes i jepte pelqimin e saj mandatit te faktit te Forcave shumekombshe, nepermjet denimit formal te "komiteteve te shpetimit" lokale dhe kerkeses per nje carmatosje te tyre (njoftim i ATSH, 26.4.1997).

    Objektivat e Perendimit ishin te qarta: te carmatosnin civilet dhe te siguronin vendosjen e nje regjimi pasardhes "te zgjedhur demokratikisht", qe te vazhdonte te mbeshteste reformat ne drejtim te "tregut te lire" te filluara nen presidentin Berisha ne 1992. Zgjedhjet u zhvilluan ne 29 qershor dhe cuan ne nje fitore dermuese te partise socialiste. Ne gusht, si pasoje e fillimit nga puna te presidentit te ri, i fundit nga 7000 efektiva te Forcave te Mbrojtjes shumekombeshe merrte rrugen e shtepise. Ne vend qendruan keshilltare ushtarake greke dhe italiane, me detyre per te ndihmuar autoritetet ne "rikrijimin e forcave te armatosura te shkaterruara te vendit". ("Jane`s Defence Eeekly", XXVIII, nr.7, 20.10.1997).

    Sfondi historik i krizes.

    Pas fundit te shtetit komunist, ne 1991, kapitalizmi perendimor, per shume shqiptare, ishte supozuar si simbol i fundit te nje epoke, ashtu si dhe premtimi i pasigurte i nje jete me te mire. Per nje ironi te hidhur, te ardhurat dhe prodhimi kishin rene pingul nen goditjen e reformave per tregun e lire te vendosur nga donatoret dhe nga kreditoret. Duke filluar nga viti 1991, ekonomia kombetare eshte vizituar gjere e gjate nen mbikqyrjen e institucioneve te Bretton Eoods. Me likuidimin e pjeses me te madhe te ndermarrjeve shteterore pati nje vershim te papunesise dhe varferise.

    Nje hapje ndaj kapitalizmit perendimor tashme ishte rregjistruar me presidentin Ramiz Alia, zevendesuesi i caktuar i Enver Hoxhes. Marredheniet diplomatike te rivendosura me Bonin ne 1987 kishin cuar ne nje ekspansion te tregtise, me Komunitetin europian te atehershem. Ne 1990, ne Pleniumin XI, Partia e Punes shqiptare adoptoi nje program te reformave ekonomike, qe inkurajonte investimet e huaja dhe u jepte autonomi me te madhe menaxhereve te ndermarrjeve shteterore, reforma keto qe i lejuan edhe eksponenteve te nomenklatures komuniste qe te akumulonin pasuri kombetare. Ne prill 1990, kryeministri Adil Carcani njoftonte plot besim se Shqiperia ishte gati te merrte pjese ne Konferencen per sigurimin dhe bashkepunimin europian duke i hapur rrugen vendosjes se relacioneve te ngushta me institucionet mbrojtese perendimore, perfshire NATO-n.

    Presidenti Ramiz Alia u rizgjodh ne maj 1991 nga nje parlament shumepartiak. Partia e punes shqiptare, e vdekur, u ripagezua dhe u formua nje qeveri e koalicionit midis "socialisteve" te rinj dhe opozites te perbere nga partia demokratike. Po ne 1991, u rivendosen marredhenie te plota diplomatike me Eashingtonin dhe, ndersa sekretari i Shtetit James Baker vizitonte Tiranen, Shqiperia kerkonte nenshtetesi te plote ne institucionet e Bretton Eoods.

    Nderkohe, ndersa vazhdonte kaosi i hiperinflancionit dhe i revoltave te rruges qe paraprine zgjedhjet e 1992, interesat e botes se afaristeve gjermane, italiane dhe amerikane kishin zene vend me kujdes duke lidhur aleanca politike dhe joint ventures me qarqet ish komuniste. Partia demokratike e opozites (e plazmuar sipas nje modeli qe inspironte demokracine e stilit perendimor), drejtohej nga Sali Berisha, nje ish sekretar i partise komuniste dhe anetar i rrethit te ngushte te Enver Hoxhes. Fushata elektorale e Berishes ishte mbeshtetur bujarisht nga fonde perendimore.

    ....

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Reformat e sponsorizuara nga FMN dhe Banka boterore.

    Kapitali perendimor mezi priste qe te vinte kthetrat ne politiken makroekonomike. Reformat e sponsorizuara nga FMN dhe Banka boterore u vune ne levizje menjehere pas fitores elektorale te demokrateve dhe hipjes ne fuqi te presidentit Sali Berisha, ne maj 1992. Prishjen e kufijve ekonomike e ndoqi "hapja" e industrise dhe bujqesise shqiptare. Te adoptuara nepermjet stadeve te ndryshme, reformat e sponsorizuara nga FMN arriten klimaksin e tyre te paevitueshem nga fundi i vitit 1996, me shkaterrimin e sektorit industrial dhe pothuajse shkaterrimin e sistemit bankar. Keto fonde mashtruese te investimeve "pramidale" qe kishin mbire si kerpudhat nen regjimin e Berishes kishin mbyllur dyert. Premtimet e pervajshme te "tregut te lire" ishin zhdukur, miliona dollare kursime te akumuluara gjate gjithe jetes ishin bere rrush e kumbulla dhe te hollat kishin ikur jashte vendit. Nje e treta e popullsise ishte mashtruar, shume persona kane shitur shtepite ose tokat e tyre.

    Rreth nje miliarde e gjysem dollare, nga te cilat nje pjese e konsiderueshme ishte perfaqesuar nga te hollat e derguara nga punetoret shqiptare ne Greqi dhe Itali, ishte depozituar ne "skemat piramidale mashtruese". E megjithate, sasia e te hollave te kaluara ne hyrje e dalje nga fondet e investimeve ishte, ne menyre kuptimplote, me i larte. "Sacra Corona Unita" e Puglies dhe "Kamorra napoletane" i kane perdorur piramidat per te ricikluar sasi shume te medha te hollash te pista, pjese te te cilave jane riinvestuar ne blerjen e pronave shteterore brenda programit te privatizimit te perdorura nga Tirana. "Skemat mashtruese", supozohet, jane perdorur nga kriminaliteti i organizuar italian si pika transiti per te devijuar te hollat e pista drejt strehimeve te sigurta bankare offshore ne Europen perendimore.

    Keto fonde investimesh te errta, benin pjese ne menyre integrale ne reformat ekonomike te imponuara nga kreditoret perendimore. "Mjekesia e forte ekonomike" e dhene nen drejtimin e institucioneve te Bretton Eoods kontribuoi per te mbytur sistemin bankar dhe per te rrokullisur shembjen e ekonomise shqiptare. Qe me fillimin e tyre, reformat e tregut kane lindur edhe nje ambient, i cili ka inkurajuar zhvillimin e trafiqeve ilegale (ne vecanti ato te droges dhe te armeve) si dhe kriminalizimin e institucioneve shteterore.

    E kontrolluar nga Partia Demokratike, atehere ne qeveri, me e madhja e "piramidave" financiare, VEFA, u krijua nga familje "gege" te veriut te Shqiperise, me perkrahjen e heshtur te interesave bankare perendimore. Sipas nje lajmi te sjelle ne gazeta, per VEFA-n eshte hapur ne 1997 nje hetim ne Itali per lidhjet e saj me mafien e cila, ka te gjitha gjasat, e ka perdorur per te ricikluar sasi shume te medha te hollash te pista (A. Gumbel, The Gangster Regime Ee Fund, "The Independent", 14.12.1997, fq. 15).

    Piramidat jo vetem kane financuar fushaten elektorale te Partise Demokratike per zgjedhjet e qershorit 1996, por jane perdorur edhe nga funksionare te partise per te transferuar me shpejtesi te hollat jashte kufijve kombetare (Geopolitical Drug Eatch, Albania, More Than a Bankruptcy, the Theft of a Century, "The Geopolitical Drug Dispatch", nr.66, prill 1997, fq.1).

    Shume nga skemat piramidale shumemilionere i kane dhene mbeshtetjen e tyre partise demokratike ne qeveri ne zgjedhjet parlamentare dhe lokale te vitit te kaluar [referimi eshte per 1996] [...] Deri me sot, asnje vend nuk ka bere hetime per lidhjet midis ketyre dhe qeverive; kritiket drejtojne gishtin ne nje mungese legjislacioni ndaj mashtrimeve.

    ("Christian Science Monitor", 13.2.1997).

    Ne 1996, per te mbeshtetur rikandidimin euforik nga ana e Berishes, edhe "ethet e riinstitucionimit" u be i nevojshem. E akuzuar gjeresisht per mashtrime elektorale, partia demokratike kishte shtypur, ne manifestet e fushates se fundit elektorale, logot e piramidave. Furise se papermbajtur te pasurimit te lehte me skemat mashtruese, i benin jehone premtimet e regjimit te Berishes : "Nese fitojme ne, fitojne te gjithe".

    Historia e nje suksesi ekonomik.

    Lidhjet e parashikuara midis aparatit shteteror shqiptar me krimin e organizuar ishin shume te njohura nga qeverite dhe sherbimet sekrete perendimore, e megjithate presidenti Sali Berisha mori levdatat e Eashingtonit per perpjekjet e tij per te vendosur nje demokraci shumepartiake "me garanci ligjore per te drejtat e njeriut". Ne vazhden e Departamentit te Shtetit amerikan, institucionet e Bretton Eoods e kishin propoganduar ate te Shqiperise si "historine e nje suksesi ekonomik" : "Duke filluar nga 1992 performance shqiptare ne problemet e politikes makroekonomike dhe te reformave strukturore ka qene e mire ne menyre te konsiderueshme" (Eorld Bank Public Information Department, 5.12.1995).

    Drejtori i Bankes boterore per Europen Qendrore dhe Azine, Jean Michel Severino, kur vizitoi Tiranen ne vjeshte te 1996, i beri elozhe Berishes per "rritjen e shpejte dhe rezultatet pergjithesisht pozitive" te vendit; ekonomia "e ka marre veten shume me shpejt ne krahasim me ate te vendeve te tjera [ne transicion]". Disa muaj me vone, binte vellua qe fshihte mashtrimin e "pramidave" mashtruese dhe lidhjet e tyre te mundshme me krimin e organizuar.

    Ne te gjithe kete eufori qe shoqeronte perqindjet e rritjes me dy shifra, ishin te pakte ata qe u shqetesuan te zbulonin se te ardhurat vinin gati plotesisht nga veprimtaria kriminale ose nga burime artificiale, si ndihma nga jashte ose te hollat e derguara nga punetoret shqiptare jashte vendit.

    (Gumbel, The Gangster Regime Ee Fund, fq. 15).



    Ne shkurt te 1997, kryeministri Aleksander Meksi pranoi pa fjale te teperta perpara Parlamentit se vendi ishte "ne prag te kaosit makroekonomik, [...] nje katastrofe e vertete ekonomike [...] me e rende dhe se ajo e 1992", pasuese e fillestares "terapia shock" e FMN ("Albania Daily Nees", 28.2.1997). Pas rizgjedhjes ne Parlament te presidentit Berisha, hyri ne fuqi gjendja e jashtezakonshme, qe "i jepte policise fuqine te qellonte me te pare ate, qe i godiste me gure. Selive te gazetave kryesore te opozites ju vu flaka, nga policia sekrete ne me pak se 12 ore pas futjes se ligjeve te rrepta dragoniane ndaj shtypit". (J. Perlez, Albanian Tightens Grip, Cracks Doen on Protests, "The Nee York Times", 4.3.1997). Kryeministri Meksi u zevendesua ne fillim te marsit 1997, ndersa kryekomandanti i forcave te armatosura, Sheme Kosova, u vu ne arrest shtepiak dhe ne vend te tij u caktua gjenerali Adem Copani. Ky i fundit, i cili gjate ketyre viteve kishte vendosur lidhje te ngushta personale me shtabet e NATO-s, u emerua pergjegjes i koordinimit me qeverite perendimore te veprimtarive lidhur me operacionet ushtarako-humanitare te vena ne levizje nga Keshilli i sigurimit i Kombeve te Bashkuara.

    Me nje ekonomi ne piken e vdekjes, nje varferi ne rritje, nje shtet shqiptar ne peshtjellimin me te plote aq sa per te cuar ne protesta te masave dhe ne revolte civile, mbeshtetja perendimore per regjimin e Berishes vazhdoi te mbetej e padepertueshme, te pakten deri ne vendosjen e nje qeverie ad interim ne mars 1997.

    Programi falimentues.

    Mashtrimi i piramidave ka qene pasoja e crregullimeve ekonomike dhe financiare. Nen reformat ekonomike dhe financiare te sponsorizuara nga FMN dhe Banka boterore, qe filluan qe me ardhjen e regjimit te Berishes, ne 1992, pjesa me e madhe e ndermarrjeve te medha publike ishin nxjerre jashte perdorimit ose nepermjet likudimit ose me ane te falimentimit te sforcuar, duke i hapur keshtu rrugen papunesise ne mase. Me programin e Bankes Boterore, mbeshtetja buxhetore per ndermarrjet shteterore do te pakesohej ne menyre drastike, ndersa "duhej te identifikoheshin me qartesi se cilave ndermarrje do t`u lejohej qe te pranoheshin ne burimet publike dhe me cfare kushtesh" (Eorld Bank Public Information Department, 5.12.1995). Ky dispozitiv kontribuoi per te nxjerre jashte loje nje pjese te madhe te veprimtarise produktive kombetare, fakt ky te cilit i shtohet bllokimi i kreditit per ndermarrjet shteterore me optiken per te pershpejtuar procesin e falimentimit.

    U arrit keshtu ne miratimin e nje ligji per falimentimet, sipas modelit te atij te vendosur ne Jugosllavi ne 1989; Banka boterore kishte kerkuar qe perpjekjet per ristrukturimin te inkludonin fragmentarizimin e ndermarrjeve te shtetit me qellim per t`i bere me te administrueshme [...] dhe per t`i pergatitur per privatizim. Ndermarrjet e medha e te mesme shteterore, perfshire ato per sherbimin publik, do te privatizohen nepermjet programit te privatizimit ne mase [...] per te cilin ishin duke u shperndare voucher* tek qytetaret.

    (Eorld Bank Public Information Department, 5.12.1995).

    (* voucher, bono ose autorizime pagimi, jane deftesa te leshuara ne perforcim te nje pagese te bere ose edhe dokumente autorizuese per pagimin e nje shume ne te holla. Mund edhe te deshmojne pagesen e bere te nje pasurie ose sherbimi, tashme te paguar por ende te pa marre ose konsumuar).

    Ndermarrjet publike me fitimprurese, ne momentin e pare, ju transferuan shoqerive financiare te kontrolluara nga anetaret e nomenklatures se meparshme. Pasurite shteterore brenda portofoleve te ketyre kompanive duhej te nxirreshin ne ankand per kapitalin e huaj sipas nje kalendari te vendosur ne marreveshje me institucionet e Bretton Eoods.

    Programi i privatizimit praktikisht coi, nga sot ne neser, ne krijimin e nje klase pronaresh te lidhur fort me dogmat neoliberiste. Ne veri te Shqiperise kjo klase ishte bashkuar me "familjet" gege te lidhura me partine demokratike. Sic kemi referuar, klanet e veriut, ose fisi, kane krijuar lidhje edhe me kriminalitetin e organizuar italian ("Geopolitical Drug Eatch", nr.66, fq.4).

    Nga ana e tij, ky akumulim i shpejte i pasurise private ka cuar ne nje rritje te papritur te ndertesave te banimit dhe te importimeve luksoze, perfshire sasi te medha Mercedesesh te rinj. Ne Tirane gjejme perqendrimin me te larte europian per fryme te Mercedes Benz (pjesa me e madhe e te cileve te vjedhura ose te importuara ilegalisht ne Shqiperi) dhe pothuajse te gjitha makinat e dyta te kryeqytetit jane Mercedes. Nxitjes se madhe te importimit te makinave, per shkak te fluksit te te hollave te pista, i shtohen te ardhurat e huave ne valute te forte te siguruara nga kreditoret shumepalesh, qe kane kontribuar per te rritur importimin e gjerave luksoze. Importimet pak a shume jane dyfishuar nga 1989 ne 1995. Nga ana tjeter, eksportimet jane pakesuar, duke bere qe te behet akute kriza e bilancit te pagesave te vendit (UNECE, Economic Survey of Europe 1996, Gjeneve, 1996, fq.188-189).

    Crregullimi financiar

    Parlamenti shqiptar miratoi ne 1992 nje ligj bankar, qe lejonte krijimin (me pak ose aspak kufizime) e "fondacioneve" dhe "shoqerive financiare" operuese ne sektorin e veprimtarise bankare tregtare. Banka boterore me kembengulje kishte kerkuar krijimin e "nje kuadri te pershtatshem per krijimin e bankave private (te permasave te vogla e te mesme) dhe per te inkurajuar ate qe huante ne menyre informale te holla ose ndermjetesit financiare jo bankare per t`u futur ne rrethin formal te ndermjetesimit fianciar" (Eorld Bank Public Information Department, 5.12.1995).

    Bllokimi i kreditit bankar tregtar, i vendosur sipas keshillave te FMN, ka inkurajuar zhvillimin e sistemit bankar informal.

    Kemi qendruar spektatore ne krijimin e skemave financiare informale [...] Kufizimet e vendosura [nga banka qendrore] mbi [bankat tregtare publike] i kane detyruar qe te bllokojne kreditin. Ne saje te kufizimeve te FMN, rezultati ka qene se nuk kishte thjesht me kredit te disponueshem me ane te sistemit bankar formal. Ndersa bankave informale ju lejua te zhvilloheshin; dergesat jane qarkulluar brenda "fondacioneve financiare" duke inkurajuar keshtu zhvillimin e nje sistemi bankar paralel [...] Te gjithe e dinin se po behej nje loje e ndyre, por askush nuk kishte interes per te nderhyre.

    (interviste me nje ekspert shqiptar te problemeve bankare, Tirane, dhjetor 1997).

    "Piramidat" ishin bere ne kete menyre pjese integrale e ambientit bankar te eger te propozuar nga institucionet e Bretton Eoods. Fondet e ndryshme dhe "fondacionet" duhej te operonin lirisht krahas bankave shteterore si Banka tregtare kombetare, Banka Tregtare Bujqesore dhe Arka e Kursimeve. Megjithate, nga nje ane ligji i hapte rruge ekspansionit te ndermjetesve financiare private, nga ana tjeter ruante disa "funksione mbikqyrje" te autoriteteve te Bankes Qendrore. Neni 28 i ligjit parashikonte krijimin e nje Fondi Rezerve prane Bankes Qendrore me optiken per te "shpetuar interesat e depozituesve".

    (F. Munzel, IMF Experts Partially Responsible for Albanian Unrest, Kosova Information Office, Stokholm, 13.3.1997).

    Dispozitat e nenit 28 me vone u misheruan ne nje nen special per bankat dhe per institucionet financiare te pernbajtura ne projektin e ligjit per falimentimet, te paraqitur ne parlament nga fundi i vitit 1994, sipas Bankes boterore. Ky nen parashikonte krijimin e nje "fondi sigurimesh per depozitat" nen mbikqyrjen e Bankes qendrore.

    Ndersa ligji debatohej ne Asamblene legjislative, Grupi konsultativ i FMN prane Bankes kombetare nderhynte duke kerkuar qe kjo klauzole te ishte menjanuar meqenese ishte "per momentin ne kontrast me opinionin e stafit te Fondit (nuk u dha asnje shpjegim tjeter). Pervec kesaj, thane ekspertet e FMN, procedurat normale te falimentimit nuk duhej te aplikoheshin per bankat meqene se ky fakt do te thoshte qe kreditoret e nje banke jo te afte per te paguar mund te kerkonin qe te nderpriste operacionet, dhe kjo nuk ishte e keshillueshme - sipas asaj qe deklaron nje nga ekspertet e Fondit - meqene se "ne Shqiperi, me kaq pak banka, kjo eshte nje ceshtje qe ndoshta i takon vetem autoriteteve te shlyerjes bankare", ose Bankes qendrore.

    Nga ana e tyre, konsulentet e huaj, qe kishin hartuar projektligjin per falimentimet (per llogari te qeverise dhe me mbeshtetjen e institucioneve te Bretton Eoods), kishin paralajmeruar autoritetet se heqja e klauzoles se sigurimeve per depozitat nga projektligji do te japin shkas per grumbullimin e turmave te "kreditoreve te vegjel" perpara bankave te mbyllura, me valevitjen e vazhduar te flamureve te kuq dhe tabelave ne te cilat akuzoheshin funksionaret e Bankes qendrore per konspiracion me kapitalin perendimor, ose me mafien, per te shfrytezuar dhe shkaterruar popullin. Por ekspertet e Fondit monetar nuk ia vune veshin. Sipas keshillit te tyre plani i sigurimeve te depozitave dhe aplikimi i plote per bankat i ligjit per paaftesine paguese u hoqen.

    Pavaresisht nga ky paralajmerim, vendimi i Fondit (qe ia kalonte qeverise) formalisht duhej misheruar ne projektin e nje ligji te ri bankar te paraqitur ne parlament ne shkurt 1996 "ne nje moment ne te cilin rreziku i perfaqesuar nga ndermarrjet bankare mashtruese duhet te rezultojne evidente per kedo". Ligji i ri bankar menjanoi edhe sistemin bankar te rregulluar sipas ligjit te vitit 1992:

    [Ligji i 1996] u hartua ne nje shqipe aq te panatyrshme sa deputetet e gjore me zor mund ta kene kuptuar; fakt ky qe mund te kete perfaqesuar motivin per te cilin e miratuan, sigurisht shume te impresionuar nga teknicizmi i tij i mistershem. Dukej qarte, qe ishte perkthyer fjale per fjale nga origjinali anglisht, aq sa qetesisht mund te mendosh se, edhe njehere, ishte veper e atyre eksperteve te FMN prane Bankes qendrore, ku te gjithe jepnin kredi, tamam si, ne te njejten kohe, praktikisht te gjithe u jepnin kredi atyre piramidale.

    Grupi i FMN prane Bankes qendrore shqiptare kishte kundershtuar legjislacionin ne diskutim per shpetimin e depozituesve [...] Grupi i FMN prane Bankes qendrore shqiptare nuk perdori influencen e tij qe ky i fundit te perfundoje detyrat e tij te mbikqyrjes dhe te ndalonte ne kohe piramidat, ndoshta per arsye se ekspertet e Fondit Monetar mendonin se Shqiperise i nevojiteshin te gjitha bankat te cilat mund t`i dispononte, te ndershme ose mashtruese te ishin ato.

    Ishte vetem kur mashtrimi financiar pati arritur klimaksin e tij, nga fundi i vitit 1996, qe Fondi u terhoq nga pozicioni i tij fillestar dhe "i kerkoi presidentit Berisha te vepronte. Ne kete moment ishte shume vone, cdo lloj ulje e bute tashme ishte e pamundur".

    Paralelisht me keto zhvillime, Banka boterore (e impenjuar ne mbikqyrjen per ristrukturimin e ndermarrjeve dhe per programin e privatizimit) kishte kerkuar ne 1995 adoptimin e nje legjislacioni qe te shnderronte bankat e pronesise shteterore ne shoqeri financiare*. (* Sistemi i dyfishte bankar i vendosur me pare ne 1992 u menjanua, duke i hapur keshtu rrugen shitjes se plote nen cmim, te bankave te medha shqiptare, kapitalit te huaj). Ky transformim ishte perfshire ne "kushtezimet" e "kreditit per rregullimet ne sektorin ekonomik dhe financiar" (CASEF) te akorduar nga Banka boterore.

    Banka boterore me kujdes kishte projektuar procesin e shkaterrimit te sektorit industrial me ane te kerkimit te nje bllokimi te mbeshtetjes buxhetore per qindra ndermarrje shteterore te percaktuara si te destinuara per t`u likuiduar (mbyllur). Vec te tjera u kishte kerkuar autoriteteve te menjanonin nje sasi te qendrueshme te hollash per t`i dhene ne mbeshtetje te ndermarrjeve shteterore te destinuara per privatizim. Keshtu, perpara se te nxirrej ne ankand Banka tregtare kombetare, Banka tregtare rurale dhe Arka e kursimeve, (sipas keshilles se Bankes boterore) qeverise ju kerkua " te ndihmoje per te rivene ne rregull bilancet e bankave duke ua vene fajin akteve (portofoleve ?) te tyre te huave te pashlyera*. Kjo do te behet ne menyre te tille qe te mund te rezultoje efektivisht solide dhe te shnderrohet ne shoqeri me pjesemarrje aksionere, te cilat me vone do te nxirren ne shitje" ("Albanian Times". (* Hua qe jane ristrukturuar ose pagesa e interesave te te cilave eshte e prapambetur te pakten per nentedhjete dite),

    Duke i pase bere ndermarrjet shteterore (perfshire ato te pronesise shteterore qe furnizojne sherbimet publike), "me joshese" per investitoret e mundshem te huaj, ka kontribuar, ne menyre te parashikueshme, per te ushqyer borxhin e jashtem te vendit. Ky "perforcim i ndermarrjeve shteterore te nxjerra per privatizim" eshte financuar me te ardhurat e te hollave te sjella nga kreditoret bilaterale dhe multilaterale, Ironia e fatit, shteti shqiptar ka "financuar borxhin e tij", duke u dhene per shembull perkrahje financiare ndermarrjeve shteterore te destinuara per shitje prane investitoreve te huaj.

    Per me shume, pjese te te ardhurave ne valute te huaj te nxjerra nga vershimi i dergesave te te hollave nga jashte dhe nga te hollat e pista drejt "fondacioneve", eshte perdorur edhe per te mbeshtetur ndermarrjet shteterore te mbytura nga borxhet, si perfundim me perfitimin e bleresve te huaj, qe shkonin duke blere pasurine shteterore me cmime shume te ulta (per te blere rrecka).

    Ne 1996 u ngrit Bursa e vlerave ne Tirane me optiken per te "pershpejtuar programin e privatizimit". Me shpirtin autentik te liberalizmit anglosakson, vetem dhjete spekullatore (te zgjedhur me kujdes nga regjimi) kane marre autorizimin per te operuar e "blere" ne Burse ("Albania Times", vol.II nr. 18, maj 1996).

    Gara per pronen shteterore.

    Me shembjen e sistemit bankar dhe vendin ne buze te gremines, investitoret e huaj (perfshire krimin e organizuar italian) kane filluar nje gare te ashper per te marre kontrollin e pasurive shteterore me fitimprurese.

    Ne shkurt te 1997, Anglo Adriatika, burimi i pare i privatizimit me ane te voucher, ishte perpjekur qe te negocionte marreveshje me investitoret e huaj ne caqe qe endeshin nga fabrikat e birres tek cimentoja dhe tek prodhimet farmaceutike. Ministria per privatizimin, e ngritur me shume ngut si pergjegje e kerkesave perendimore pas zgjedhjeve te trukuara te 1996, riafirmoi vendosmerine e qeverise "per te cuar deri ne fund detyren per te privatizuar ekonomine e per ta bere mire, me shpejtesi dhe ligjerisht. Jemi te vendosur te shkojme perpara" (po aty).

    Rreth ores dymbedhjete te 10 marsit, ne katin e trete te Ministrise se financave shqiptare, pritet qe te zhvillohet ankandi per shitjen me te holla ne dore te nje kuote pjesemarrjeje prej 70 perqind te impiantit te prodhimit te cimentos ne Elbasan. Nje dite me vone, pritet shitja e nje kuote prej 70 perqind e minieres se gelqeres ortak.

    (K. Done, "Financial Times", 19.12.1997).

    Banka boterore ka rekomanduar edhe qe te gjitha sherbimet publike, perfshire shperndarjen e ujit, energjise elektrike dhe rrjetin infrastrukturor, te vihen ne dore te privateve. Nga ana e saj, revolta civile sherbeu per te ulur me tej vleren e pasurive te shtetit, ne perfitim te bleresve te huaj :

    "Ky eshte `Perendimi i Eger` ", tha nje investitor perendimor ne Tirane. "Do te kete probleme per disa kohe, por ky fakt ofron edhe mundesi. Pavaresisht nga te gjitha, po vazhdojme". (po aty).

    Shitja nen cmim e industrise strategjike.

    Pavaresisht nga protesta ne rritje e sindikatave, qeveria vendosi (ne marreveshje me institucionet financiare nderkombetare) nje kalendar te sakte per shitjen e shoqerive te saj strategjike ne sektoret industriale kyc si ai i naftes, i bakrit dhe i kromit. Shitjet jane vene ne program per ne fillim te vitit 1997. Me nje investim modest prej 3,5 milione dollare, grupi minerar gjerman Preussag AG fitoi nje kuote pjesemarrje te 80 perqind te industrise se kromit, fakt ky qe i ka lejuar te kete kontrollin mbi te gjitha rezervat e medha te mineralit te kromit ne Europe.

    Rreziku ne zgjedhjet e 1996 ishte e larte si per Ameriken ashtu dhe per Gjermanine. Fondacioni Adenauer zhvilloi ne hije nje veprim lobbying ne favor te interesave ekonomike gjermane. Ish ministri i mbrojtjes i Berishes, Safet Zhulali ( i dyshuar per nje perfshirje ne trafikun ilegal te naftes dhe droges), ka qene arkitekti i marreveshjes me Preussag kunder ofertes ne gare te konsorciumit me ne krye amerikanen Macalloy Inc., ne ortakeri me Rio Tinto Zimbabee.

    Kompani te ndryshme vajgurore perendimore, perfshire Occidental, Shell dhe BP, kishin hedhur syte nga vendburimet e medha dhe ende te paeksploruara te naftes shqiptare ne rajonet e Durresit, Patosit dhe Tiranes. Occidental nder te tjera po kryente shpime prane brigjeve shqiptare te Adriatikut.

    Nje "ligj minerar fitimprures", i hartuar me konsulencen perendimore ne 1994, kishte joshur kompani te shumta minerare perendimore drejt Mirdites, zona me e madhe shqiptare e prodhimit te bakrit. Por investitoret perendimore shikonin te shtangur edhe rezervat shqiptare te arit, zinkut, nikelit dhe platinit ne zonen e Kukesit, Kacinarit dhe Radomires. Zedhenesi i nje prej kompanive me te medha minerare perendimore merrte frymezim nga fakti qe "Shqiperia, ne ndryshim nga disa fqinje te saj ballkanike [ishte] politikisht e qendrueshme" ("Albanian Times", vol.II nr. 19. 1996). Ne 1996 qeveria nxirrte dispozita per privatizimin e te gjithe industrise minerare.

    Kontrolli i huaj ne rrjetin infrastrukturor.

    Duke sigluar marreveshjet me institucionet e Bretton Eoods, qeveria shqiptare u gjend ngushte ne nje kemishe kufizuese, duke mos ju lejuar qe te mobilizonte burimet e saj prodhuese nepermjet politikes monetare ose fiskale e duke ju vendosur cati te sakta per cdo kategori shpenzimi. Me fjale te tjera, shtetit nuk ju lejua me qe te ndertonte infrastruktura publike, rruge ose spitale pa pelqimin e kreditoreve te tij, gje qe eshte e barabarte te thuash qe jo vetem keta te fundit behen "seksere" per te gjitha projektet e medha te investimeve publike, por marrin edhe fuqi vendimmarrese ne kontekstin e "Programit publik te investimeve" (institut nen drejtimin e Bankes boterore) se cfare lloj infrastrukture publike i pershtatet me mire Shqiperise.

    Ekonomia gri.

    (Referimi eshte per "tregun gri", shitblerje me cmime me te larta se ato normale per shkak te pakesimit te papritur ose te paparashikuar te nje malli. Tregu "gri" dallohet nga ai i "zi", meqene se operacionet qe karakterizojne kete te fundit jane ilegale, ndersa ato qe ndodhin ne nje treg "gri" nuk jane te tilla, por mund te konsiderohen te "diskutueshme").

    Krahas leshimit te ndermarrjeve shteterore, mbine si kerpudhat me sot e me neser, me shume se 60 mije ndermarrje te vogla "informale". Sipas Bankes boterore, kjo ishte prova evidente e ekzistences se nje ekonomie te gjalle liberiste : "renia e sektorit shteteror u kompensua nga rritja e shpejte e aktivitetit privat, ne shkalle te vogel dhe shpesh informal ne fushen e tregtise me pakice, te artizanatit te vogel, te ndertimeve ne shkalle te vogel dhe te sherbimeve". (Eorld Bank Public Information Department, 5.12.1995). E megjithate, nga nje analize me e kujdesshme e te dhenave zyrtare, verehet se rreth 73 perqind e te gjithe te punesuarve (237 mije nepunes) ne kete sektor privat ne fazen e fillimit kthehej ne "ndermarrje te reja te krijuara vetem me nje te punesuar" ("Albanian Times", vol.I nr.8, dhjetor 1995).

    U asistua ne shpalosjen e nje "ekonomie gri" ne ekspansion: pjesa me e madhe e ketyre te ashtuquajturave "ndermarrje" ishin "aktivitet per mbijetese" (bile njesi prodhuese ne mirebesim) per ata qe kishin humbur vendin e punes ne sektorin publik (Eorld Bank Public Information Department, 5.12.1995). Nga ana e tij, ky treg kapitalist "ne embrion" ishte mbeshtetur nga Fondi per zhvillimin shqiptar, nje "rrjet i sigurise sociale" ishte krijuar ne 1992 nga Banka boterore, Bashkimi Europian dhe nga nje numer donatoresh bilaterale me optiken per te "ndihmuar zhvillimin e zonave rurale dhe urbane nepermjet krijimit te investimeve te reja". Fondi per zhvillimin shqiptar duhej edhe te ofronte mbeshtetje "nepermjet kreditit te vogel dhe konsulences per te papunet dhe per personat ekonomikisht te humbur, duke i ndihmuar per te filluar nje aktivitet privat" ("Albanian Times", vol.II nr. 19, 1995). Ashtu si ne rastin e VEFA-s, Fondi per zhvillimin shqiptar administrohej nga te ngarkuar te Partise demokratike.

    Shqiperia u be edhe nje kufi i ri per pune me kosto te ulet, ne gare me rezervat e shumta te pagave te ulta te shperndara ne Boten e Trete : dicka si 500 ndermarrje dhe joint ventures (disa prej tyre te dyshuara per lidhje me mafien) ishin impenjuar ne veprimtari te montimit me kosto te ulet ne industrine e kepuceve dhe te veshjeve, eksporti i te cilave ishte drejtuar ne shkalle te gjere perseri drejt Greqise ose Italise. Ne 1996 nder te tjera u miratua nje legjislacion i ngritur per krijimin e "zonave ekonomike te lira", qe u ofronte investitoreve te huaj, nder avantazhet e tjera, nje periudhe perjashtimi nga taksat per shtate vjet ("Albanian Times", vol.II, nr.7 shkurt 1996).
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kolapsi ne fshat

    Kriza coi ne nje varferim brutal popullsine rurale shqiptare, vetemjaftueshmeria ushqyese u shkaterrua; prodhimi i grurit per shitje ne tregun e brendshem ra nga 650 mije ton ne 1988 (nje nivel i mjaftueshem per te ushqyer te gjithe popullsine shqiptare) ne 271 mije ton ne 1996. Ne 1996, prodhimi vendas i grurit zbriti ne 36 perqind (Ministria e Burimeve Bujqesore dhe Ushqimore, Statistical Yearbook, Tirana 1996, fq. 25; dhe komunikata e FAO e 8.10.1996).

    Nga ana e tyre, masat e kursimit te vendosura nga institucionet e Bretton Woods ne momentin e fillimit te qeverise Berisha, kane patur si rezultat shkaterrimin e infrastruktures bujqesore te vendit, ashtu si dhe kolapsin e njekoheshem te pjeses me te madhe te programeve te puneve publike. Strukturat kooperativiste te prodhimit dhe komercializimit u hoqen.

    Nen regjimin e Berishes, Banka Boterore ne pjesen me te madhe, ka mbeshtetur nje program te ngritur per te favorizuar shoqerite private te ndertimit, perfshire nensipermarrjet (nepermjet konkurimit te sipermarrjeve nderkombetare) te pjeses me te madhe te programeve infrastrukturore per firma ndertimi greke, italiane, gjermane dhe austriake (interviste me nje funksionar te larte te Ministrise se Bujqesise, Tirane, dhjetor 1997).

    Banka Boterore, nder te tjera, ka financuar blerjen e rreth 4 mije traktoreve, te cilet nga ana e tyre, jane blere nga bujqit me te pasur, qe kishin lidhje me kapitalin e huaj.

    Me shkaterrimin e kreditit rural dhe rritjeve te medha te cmimeve te input dhe te karburanteve, te imponuara nga Banka Boterore, u pakesua perdorimi i makinerive bujqesore nga ana e kultivuesve:

    Paisjet bujqesore tani merren me qera nga bujqit private. Por njerezit nuk kane mundesi te perdorin makinerite bujqesore, keshtu qe asistohet ne nje kthim ne bujqesine me dore.

    (Interviste me nje funksionar te Ministrise se Burimeve Bujqesore e Ushqimore, Tirane, dhjetor 1997).

    Dumping-u i pasurive bujqesore te teperta, krahas disintegrimit te kreditit rural, ka kontribuar per te cuar ne falimentimin e bujqesise shqiptare. Shtetet e Bashkuara kane furnizuar tregun vendas me fitimin e grurit te importuar me ligjin "Food for Progress" te 1991. Bashkimi Europian ka filluar programin e tij te ndihmave ushqimore ne 1991-92, duke e nderprere ne 1996. Efektet destabilizuese te ketij programi tashme kishin shkaktuar shkaterrimin e prodhimit autokton dhe ishin zbatuar tarifa minimale per ushqimet e importuara. Importimet tregtare te drithrave, ne shkalle te gjere, ne menyre kuptimplote ishin zevendesuar me fluksin gradual te ndihmave ushqimore dhe kompanite e tregtise qeveritare kishin nenshkruar edhe marreveshje, te pakten te dyshimta nepermjet operatoreve te burses, mallra zvicerane e greke, marreveshje qe i perkisnin dergesave te medha te grurit te importuar.

    Per me teper, nje fete e madhe e mbeshtetjes financiare perendimore ishte akorduar ne formen e ndihmave ushqimore. Shitja nen kosto ne tregun e brendshem te amerikanes "Food for Progress", jo vetem qe dha nje kontribut per prishjen e bujqesise kombetare, por edhe kontribuoi per te pasuruar nje klase te re tregtare mbajtese e kontrollit ne shitjet e fitimeve te mallrave ne tregun e brendshem.

    Prodhimet ushqimore te prodhimi vendas jane zevendesuar nga ato te importuara. Cmimet ushqimore me pakice, nga ana e tyre, kane arritur ne qiell. Gjate viteve Tetedhjete, Shqiperia importonte me pak se 50 mije ton drithra (World Bank, World Development Report, 1992); ne 1996 importimet e grurit ishin 472 mije tonelata (nje rritje me shume se dhjete here ne krahasim me vitet Tetedhjete). Sipas shifrave zyrtare, importimet e grurit dhe miellit jane rritur (ne terma valutore) te pakten katerfish, duke kaluar nga 32,2 milione dollare ne 1994 ne 123,7 milione dollare ne 1996).

    Brenda 1996, me shume se 60 perqind e industrise ushqimore ishte ne duart e kapitalit te huaj ("Albanian Times", vol.II, nr.15). Transformimi i prodhimeve bujqesore per eksportim drejt Bashkimit Europian u zhvillua ne pjesen me te madhe, ne dem te tregut vendas. Banka Boterore ka siguruar hua me interesa te ulta, farera dhe fertilizues vetem ne avantazh te kultivimeve jo tradicionale per eksportim. Sipas nje komentatori, per prodhimin e drithrave nuk ishin te disponueshme as kredite dhe as farera, duke i detyruar keshtu fshataret qe te "spostoheshin nga prodhimit i grurit dhe i misrit drejt prodhimeve me vlere me te larte te shtuar, si frutat, perimet dhe derrat" ("Albanian Times", vol. I, nr.2 1995). Megjithate, ajo qe nuk zbulohet kurre, eshte se nje nga "kultivimet me vlere me te larte" per tregun e eksportimeve perfaqesohet nga prodhimi ilegal i marijuanes, prodhim qe i perket te gjithe zonave te vendit. Vec te tjera, burime te sherbimeve sekrete italiane, kane konfirmuar impiantin e plantacioneve te kokaines ne zonat malore te kufirit me Greqine. "Mendohet se plantacionet jane vendosur aty nga mafia siciliane, me mbeshtetjen e kolumbianeve" (H. Smith, Italy Fears Influx Will Set Back War on Mafia, "The Guardian", 25.3.1997).

    FAO e pershkruan keshtu situaten e lidhur me prodhimin e drithrave: llogaritet se siperfaqja e kultivuar [me grure] ka zbritur ne vetem 127 mije hektare, shume poshte nga mesatarja prej 150 mije hektaresh te mbjella nga 1991 deri ne 1995. Ky pakesim kryesisht ka qene rezultat i zgjedhjes se qendrimit te bujqeve drejt kultivimeve te tjera, qe garantojne te ardhura me te medha ne krahasim me grurin. Nder te tjera, llogaritet se rendimentet kohet e fundit kane zbritur nen nivelin e reduktuar te vitit te kaluar. Ashtu si ne vitet qe sapo kane kaluar, rendimentet potenciale jane kufizuar nga futja e kufizuar e bujqeve ne input si fertilizantet (plehrat), mbrojtjet kimike dhe farerat e reja (ajo qe kane bere bujqit ka qene qe te merrnin nje pjese te grumbullimeve te stines se meparshme per ta mbjelle perseri vitin e ardhshem, fakt ky qe ka cuar ne degjenerim te cilesise se fares).

    (komunikate e FAO, 8.10.1996).

    Kesaj i shtohet qe prodhimi i farerave tradicionale (te riprodhuara ne farishte vendase) u shkaterrua. Fillimisht, bujqeve u jepeshin (shpenzime te vogla) farera te importuara, sot vete bujqit varen ne pjesen me te madhe nga varieteti i farerave te shperndara nga agrobiznesi nderkombetar, por cmimi i farerave ne treg ka arritur ne qiell. Per nje ironi mizore, tregu i farerave te importuara dhe i input bujqesore eshte paralizuar plotesisht.

    Me fjalet e nje zedhenesi te Ministrise se burimeve bujqesore e ushqimore, kete vit [1996[ duhen dicka rreth 35 mije ton grure per fare, nje sasi e konsiderueshme qe mund te garantohet vetem me ane te importimit. Por, as edhe nje kilogram farera, deri tani nuk eshte importuar nga afaristet private dhe nga ndermarrjet shteterore.

    ("Albanian Times", vol.II, nr. 1).

    Nje manipulim i tille i tregut te farerave dhe i input bujqesore ka rritur varesine e Shqiperise nga drithera te importuara, ne dobi te agrobiznesit perendimor.

    Shitja nen kosto e surplus (fitimeve) te drithrave te Bashkimit Europian dhe te Shteteve te Bashkuara ka cuar ne varferimin e prodhuesve vendas. 50 perqind e forces se punes ne bujqesi tani fiton vetem 165 dollare amerikane ne vit. Sipas UNDP (Rapporto sullo sviluppo umano in Albania), te ardhurat mesatare te familjes fshatare ne 1995 ishin 20,40 dollare amerikane ne muaj, qe zbriste ne 13,30 dollare amerikane ne muaj ne zonat malore. Qindra mijera persona jane dyndur ne mase nga zonat rurale; popullsia e Tiranes praktikisht eshte dyfishuar qe nga 1990. Nje zone me baraka ne rritje te crregullt eshte krijuar ne Kamze, ne periferine veriperendimore te Tiranes.

    Kaosi makroekonomik

    Nga 1989 deri ne 1992, output industrial shqiptar ka rene ne 63,8 perqind dhe PIL i saj 41,2 perqind (UNECE, Economic Survey of Europe 1996, fq. 184). PIL me vone ka regjistruar nje hop prej 7,4 perqind ne 1994, 13,4 perqind ne 1995 dhe 10 perqind ne 1996 (po aty, shifra lidhur me 1996 eshte nje llogaritje). E megjithate, keto "rezultate pozitive", te pershendetura me ze te larte nga institucionet e Bretton Woods, jane verifikuar ne nje sfond te renies industriale te stimuluar nga Programi i falimentimit te sponsorizuar nga Banka Boterore. Ne 1995, output industrial vendosej ne 27,2 perqind te nivelit te tij te 1989, pra me nje renie me shume se 70 perqind (po aty, fq. 185).

    Megjithe inversionin impresionues ne zbulimin e PIL, standarti i jetes, output dhe zenia me pune kane vazhduar te precipitojne. Ndersa cmimet e brendshme kane arritur ne qiell, te ardhurat mujore kane rene ne nivele humnerash. Ne 1990 pagat reale deshmonin per nje mesatare prej 1,50 dollare ne dite (me pak se 50 dollare ne muaj), qe pastaj te zbrisnin 57,1 perqind nga 1990 ne 1992 (Statistical Yearbook of Albania, 1991, fq. 131). Ky kolaps i te ardhurave reale vazhdoi i pashmangshem pas 1992. Sipas te dhenave te fundit, te rekrutuarit ne forcat e armatosura paguhen me 2 dollare amerikane ne muaj dhe pensionet e pleqerise sillen midis 10 e 34 dollare ne muaj. Pagat me te larta per sherbime profesionale ishin 100 dollare ne muaj (1996). Me zhvleresimin e lekut, nga fundi i 1996, te ardhurat reale rane me tej (gati ne menyre te papritur) me 33 perqind.

    ....
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Shperthimi i semundjeve endemike

    Varferia e perhapur ka sjelle nje keqesim te semundjeve infektive. Ne 1995 pati nje perhapje te koleres. Nje epidemi poliomieliti u perhap ne 1995 nga rajoni veriperendimor drejt Tiranes dhe pjeses tjeter te vendit (komunikate shtypi WHO/59, 18.9.1996; "Albanian Times", vol. II, nr.40). Sipas Kombeve te Bashkara parashikimi mesatar i jetes ishte 72,2 vjec ne periudhen perpara adoptimit te reformave te tregut; arsimimi i te rriturve ishte 85 perqind (UNDP, Rapporto sullo sviluppo umano, 1992).

    Reformat ekonomike kane bere edhe te bjere disintegrimi i sherbimeve sanitare dhe arsimore. Banka boterore ka ndihmuar qeverine ne shkurtimet e buxhetit te sektorit social me ane te nje sistemi te rikuperimit te kostos. Jane pushuar mesues dhe operatore sanitare dhe shpenzimi sanitar eshte ndrydhur nepermjet adoptimit te "politikave te reja te percaktimit te cmimeve dhe mekanizmit te pageses per sherbimet ambulatore, sherbimet spitalore dhe mjekesore", sipas urdherave te Bankes Boterore (World Bank Public Information Department, Albania-Health Financing anf Restructuring Project). Ne bashkepunim me Banken Boterore, programi PHARE i Bashkimit Europian i ka dhene mbeshtetje privatizmit te shendetesise.

    Procesi i kriminalizimit te shtetit

    U perhap nje ekonomi e fshehte me tendenca ekspansive. Nje trafik trekendor i naftes, armeve dhe narkotikeve u zhvillua gjeresisht ne drejtimin e embargos te vendosur nga komuniteti nderkombetar ndaj Serbise e Malit te Zi dhe te bllokimit te zbatuar nga Greqia ndaj Maqedonise. Nga ana e tij, kolapsi i industrise dhe bujqesise ka krijuar nje boshllek ne sistemin ekonomik, i cili ka nxjerre ne drite ekspansionin e metejshem te tregtise se jashteligjshme. Ky i fundit eshte bere nje "sektor drejtues", nje burim i rendesishem i kembimeve me jashte dhe nje terren pjellor per mafiet kriminale.

    Nga fundi i 1995 u arrit nje pike kthese vendimtare kur u hoq embargoja, me pasoje kolapsin e kontrabandes se naftes dhe, nje vit me vone, shembja e piramidave arriti klimaksin e tij te paevitueshem. Te ardhurat e kesaj kontrabande fitimprurese nuk derdheshin me ne firmat mashtruese te skemave piramidale.

    Fluksi i dergesave nga jashte, nga ana e rreth 400 mije punetoreve shqiptare ne Greqi dhe ne Itali, u rrit (sipas shifrave zyrtare) trefish nga 1992 ne 1996. Por, fluksi real, qe perfshin edhe fluksin e patreguar te parave te pista, ishte shume me i madh. Raporte te shumta konfirmojne se firmat me skema piramidale jane perdorur ne menyre te gjere per te ricikluar fitimet e krimit te organizuar, si dhe per te kanalizuar te hollat e pista drejt blerjes se pasurive shteterore.

    Nje bankier i Tiranes, qe ka kerkuar te mbetej anonim, i tha agjencise Reuter se ngarkesa e fundit e madhe me te holla te pista arriti ne fillim te 1997, me derdhjen e 1.5 milione dollare USA nga ana e mafies per nje fond, i cili ricikloi njezet. Bankieri edhe do te shtonte: "Te hollat e pista futeshin ne piramidat dhe nxirreshin te pastra ne formen e operacioneve te importimeve te rreme", duke perfunduar se "eshte e lehte te vezhgosh se si te hollat pastrojne sistemin".

    (F. Schmidt, Is There A Link Between The Albanian Government and Organized Crime ? "Bulletin of the Open Media Research Institute", vol. I, nr, 553, 17.2.1997).

    Roli i kriminalitetit te organizuar italian

    Mafiet italiane jane perzjere ne trafikun e droges, te kontrabandes se cigareve dhe ne shfrytezimin e prostitucionit. Pier Luigi Vigna, kryeprokuror i antimafies italiane, ka konfirmuar raportin e shoqatave te ndermarrjeve te vogla ne te cilin thuhej se grupet e lidhura me kriminalitetin e organizuar italian kane investuar te holla ne firmat me skema piramidale per te pastruar kapitalin fillestar per iniciativa te reja sipermarrese. Ai vinte ne dukje edhe se Shqiperia ishte bere nje prodhuese kuptimplote e marijuanes dhe ishte impenjuar ne kultivimin e kokes, lende e pare e kokaines.

    (Gumbel, The Gangster Regime We Fund, fq. 15).

    Politikanet lokale tregohen me gisht si ata qe "kane nxjerre perfitime nga crregullimi i perhapur dhe bile e kane shfrytezuar kete crregullim, fakt ky qe me veshtiresi do mund te inkurajoje perpjekjet per modernizimin dhe ristrukturimin e Shqiperise" ("Geopolitical Drug Watch", nr.35, shtator 1994, fq.3). Sipas burimeve te shtypit (nga ana e tyre te bazuara ne burime te sherbimeve sekrete), thuhet se anetaret me influence te qeverise, perfshire eksponentet e kabinetit (qeveritar) dhe te policise sekrete SHIK, jane perzjere ne trafikun e droges dhe ne tregtine ilegale te armeve.

    Keto zera jane shume shqetesuese. Droga, armet, kontrabanda e cigareve : mendohet per nje perfshirje ne kete veprimtari te nje firme, "Shqiponja", e drejtuar ne menyre te hapur nga Partia Demokratike ne pushtet ne Shqiperi [...] [Thuhet] se gjate vitit 1996 ministri i mbrojtjes Safet Zhulali ka perdorur prerogativat e tij per te lehtesuar transportin e armeve, naftes dhe cigareve kontrabande [...] Zoterinjte e droges se Kosoves, rajon me shumice shqiptare e kontrolluara nga Serbia, operojne te pandeshkuar ne Shqiperi dhe mendohet se pjesa me e madhe e transportit te heroines dhe te substancave te tjera narkotike nepermjet Shqiperise, nga Maqedonia dhe nga Greqia drejt Italise, eshte e organizuar nga SHIK, forcat e sigurimit shteteror [...] Agjentet e sherbimeve sekrete jane te bindur se zinxhiri hierarkik i racket arrin deri ne maje dhe nuk hezitojne ne raportet e tyre qe te japin edhe emrat e disa ministrave.

    (Gumbel, The Gangster Regime We Fund, fq. 15).

    Ne kulmin e protestave te masave kunder drejtimit qeveritar te firmave me skema piramidale, Safet Zhulali u largua nga vendi me barke drejt Italise.

    "Arme e municione per Shqiperine e Madhe"

    Trafiku i narkotikeve dhe materialit luftarak ka mundur te lulezoje pavaresisht nga prania qe nga 1993 e me shume se 800 ushtareve amerikane ne kufirin midis Shqiperise dhe Maqedonise me mandatin per te perforcuar embragon. Perendimi ka bere gjoja sikur nuk ka pare. Fitimet e naftes dhe te droges jane perdorur per te financuar blerjen e armeve (shpesh nepermjet shkembimit)) : "Dhenia e naftes Maqedonise (duke perjashtuar embargon greke midis 1993 dhe 1994) mund te jete perdorur per te mbuluar ate te heroines, ashtu si dhe dhena e kallashnikoveve "vellezerve" shqiptare te Kosoves" ("Geopolitical Drug Watch", nr.35, 1994, fq.3).

    Keto dergesa te konsiderueshme te materialit luftarak ishin pranuar heshturazi nga fuqite perendimore me motivacionin e tipit gjeopolitik; si Washingtoni ashtu dhe Boni shikonin (jo zyrtarisht) me favor idene e nje "Shqiperie te Madhe" qe te perfshinte Shqiperine, Kosoven dhe pjese te Maqedonise ("Geopolitical Drug Watch", nr. 32, qershor 1994, fq.4). Asnje surprize nese ne mediat nderkombetare mbreteronte nje "heshtje trullosese" per tregtine e armeve dhe te droges me Kosoven :"trafiku [i droges dhe i armeve] ne themel eshte marre ne konsiderate ne baze te implikimeve te tij gjeostrategjike [...] Ne Kosove, trafiku i armeve dhe i narkotikeve ushqen frike dhe shpresa gjeopolitike" (po aty).

    Riciklimi i fitimeve te tregtise se paligjeshme

    Nga ana e tyre, fitimet financiare te trafikut te narkotikeve, naftes (drejt Jugosllavise ne periudhen e embargos) dhe armeve ricikloheshin drejt aktiviteteve te tjera te paligjeshme (dhe anasjelltas), perfshire nje xhiro te madhe te prostitucionit midis Shqiperise dhe Italise.

    Grupet kriminale shqiptare qe operojne ne Milano "jane bere shume te fuqishme nepermjet drejtimit te racket te prostitucionit sa te vijne pas kalabrezeve ne fuqi dhe influence" ("The Guardian", 25.3.1997). Te hollat e pista, qe vijne nga pagesat e mafies per dergimin e grave shqiptare, kane shkuar te perfundojne edhe ne fondet piramidale.

    Sipas Komitetit te Helsinkit per Shqiperine, rreth nje e treta e prostitutave qe operojne ne Itali jane shqiptare (I. Beshiri - F. Schmidt, Organized Criminal Gangs Force Albanian Women Into Prostitution Abroad, Open Media Research Institute, 14.8.1996). Llogaritje te tjera e vendosin numerin e prostitutave shqiptare ne Itali midis 4 mije dhe 7 mije.

    Krimi i organizuar investon ne biznes te ligjshem

    Midis aktiviteteve te paligjshme dhe te ligjshem u krijua nje nderlidhje e ngushte. Ka prova qe tregojne se perzierja e kriminalitetit te organizuar italian ne Shqiperi nuk eshte kufizuar ne minierat e arit tradicional te mafies (droga, prostitucioni, kontrabanda e armeve etj). Krimi i organizuar dyshohet edhe se ka investuar ne nje numer veprimtarish ekonomike legale, perfshire industrine e veshmbathjes, turizmin dhe ekonomine e sherbimeve*. (* Koncept i lindur per te treguar nje sistem ekonomik te karakterizuar nga prania e nje numeri te madh te ndermarrjeve te vogla e te mesme, per sherbimet ne atdhe dhe jashte vendit. Ne nje ekonomi te tille, prodhimi i sendeve industriale dhe i lendes se pare, e humbet rendesine ne favor te prodhimit te sherbimeve). Sipas "Geopolitical Drug Eatch" (nr. 66, prill 1997, fq.3) "kooperativat piramidale te jugut te Shqiperise kane investuar kryesisht ne ndermarrje te mesme italiane, duke krijuar joint ventures disa nga te cilat jane nen hetim nga ana e autoriteteve italiane". Nga ana tjeter ka prova se grupet kriminale shqiptare kane investuar ne terrene dhe pasuri te patundeshme ne Itali.

    Kater piramidat kryesore ishin "Sudja", "Populli", "Xhaferri" dhe "VEFA". Kjo e fundit, qe ne kohen e regjimit te Berishes tregohej nga Perendimi si "modeli i ndermarrjes se lire postkomuniste" perfaqesonte fondin e investimeve piramidale me te madh ne vend, te kontrolluar rrepte nga Partia Demokratike dhe ishte favorizuar gjeresisht nga programi i privatizimit i qeverise se kryesuar nga Berisha. "VEFA" posedon nje numer te madh ndermarrjesh ish shteterore, nder te cilat supermarkete, ndermarrje import-eksporti dhe te transportit dhe shoqeri industrialiste. Supermerkati i administruar nga "VEFA" ishte pjeserisht prone e serise se supermarketeve italiane "Aldes".

    Nga fundi i 1997, "VEFA" perfundoi nen hetim ne Itali per lidhjet e saj te supozuara me mafien. Kjo shoqeri ishte perdorur nga konsulenca e Cecere dhe Caputo, nje firme kontabiliteti me seli ne Napoli, per te cilen flitet per lidhje te saj me mafien.

    Vellai (i vdekur) i themeluesit te studios, Gennaro Cecere, u arrestua ne fillim te 1997 me akuzen per shoqeri mafioze (D. J. Eakin, njoftim i Associated Press, 19.2.1997). Nje konsulent i studios, Gianni Capizzi, ishte ne krye te nje grupi prej shtate personash qe ne shkurt 1997 kishin mandatin per te ristrukturuar "VEFA-n" dhe te ndihmonin presidentin e saj Vehbi Alimuca, nje ish menaxher i furnizimit te armeve "i cili nuk kishte asnje pergatitje ne fushen ekonomike" :

    Ne telefon, Capizzi tha se nuk kishte arsye te besohej se "VEFA" operonte ne menyre te jashteligjshme [...] vellai nuk kishte lidhje me firmen [...] Capizzi tha edhe se Nicola Caputo, pergjegjesi tjeter ne studion italiane, kishte takuar Alimucen disa here kur ishte ne Shqiperi per pune".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ekonomisti kanadez: Perendimi ndihmoi plackitjen e ekonomise shqiptare

    Megjithese, kapitali financiar perendimor, krijoi besim ne Partine Demokratike te Berishes, Institucionet e Bretton Woods, qe ishin pergjegjese per konsulencen prane qeverise kane insistuar ne prishjen e sistemit bankar shqiptar. Perendimi, sipas Dr kanadez te ekonomise, jo vetem e toleroi ambjentin financiar ku lulezuan kriminelet dhe kontrabandistet, por nga ana tjeter, ai nuk beri gje teksa u vune edhe bazat e kriminalizimit te aparatit shteteror. Duke ndjekur llogjiken e tij, ekonomia shqiptare e viteve pas '97 ishte krejtesisht e shkaterruar, "institucionet e tij jane te cmontuar me mbikqyrjen e perendimoreve dhe eshte vendosur nje 'protektorat' me shije koloniale. Buxhetin shteteror e mbikqyrin institucionet e Bretton Woods dhe FMN-ja ka kontrollin e politikes monetare". Procesi i kriminalizimit te ekonomise shqiptare vazhdoi ne menyre te pashmangshme edhe nen qeverine e re socialiste te Fatos Nanon, qe premtoi te vazhdonte bashkepunimin me organizmat e huaja. Ne vitin 1997, "pjese e te ardhurave te trafikut te narkotikeve, kane marre rrugen drejt skemave te reja piramidale. Per me teper, kolapsi i sektorit bujqesor kombetar (kolaps qe u rendua ne saje te reformave ekonomike te 1997-1998) i ka dhene nje impuls te metejshem prodhimit te kanabis ne te gjithe rajonet kryesore te vendit"

    Riciklimi i te hollave te pista drejt kreditoreve perendimore

    Kreditoret nderkombetare, ne ankth per te marre pagimin e interesave per borxhin e jashtem shqiptar ne rritje, i kishin drejtuar syte e tyre, ne te ardhurat ne rritje ne valute te huaj, qe vinte nga tregtia e paligjeshme. Ne momentin ne te cilin Shqiperia zhytej akoma me thelle ne borxh dhe industrite legale, bashke me bujqesine po shembeshin, te ardhurat qe vinin nga trafiku i paligjshem dhe nga dergesat e te hollave nga jashte jane bere i vetmi burim i disponueshem i valutes kryesore te huaj dhe si kreditoret ashtu dhe qeveria e Tiranes ndanin (mbeshtetnin) drejt nje interes financiar te krijuar ne fluksin e panderprere, qe vinte nga kontrabanda fitimprurese.

    Te ardhurat e hyra nga dergesat dhe nga te hollat e pista, qe futeshin ne vend shnderroheshin ne valuten kombetare (lek) dhe percilleshin drejt fondeve piramidale (ashtu si dhe ne blerjen e pasurive dhe pronave tokesore shteterore, ne kuadrin e programit te privatizimit).

    Nga ana e tyre, te ardhurat ne valute te forte, kanalizoheshin nga tregu nderbankar drejt Thesarit. Ne perputhje me marreveshjet e nenshkruara me institucionet e Bretton Woods, ne fund, qeveria do te ishte e detyruar qe t`i perdorte keto rezerva ne valute te forte per pagesat e prapambetura dhe interesat per borxhin e jashtem shqiptar. Ne fakt, nje pjese e madhe e fluksit te valutes se huaj (perfshire te hollat me origjine kriminale) ne fund do te perdoren per te perballuar kerkesat e kreditoreve te huaj te Tiranes, duke kuptuar me kete nje rrjedhje (dalje) korresponduese te pasurive. Sipas nje raporti, kreditoret kishin nje interes ne fuqi per te mbajtur piramidat sa me gjate te ishte e mundur :

    FMN priti deri ne fund te dhjetorit 1996 perpara se te jepte alarmin. Per kater vjet institucionet nderkombetare, huadhenesit amerikane dhe europiane dhe ministrat e jashtem te vendeve perendimore, ishin te gatshem te mbeshtetnin veprimtarine e klases politike shqiptare, e cila eshte nje degezim i fis-it, emer qe u eshte dhene klaneve familjare te shtrira, pa te cilat ne Shqiperi nuk mund te behet asgje.

    ("Geopolitical Drug Eatch", nr. 66, fq. 2).

    Kapitali financiar perendimor krijoi besim ne Partine Demokratike te Berishes. Nga ana e tyre, institucionet e Bretton Woods (pergjegjes per veprimtarine e konsulences prane qeverise) kane insistuar ne crregullimin total te sistemit bankar. Asnje pengese nuk u duhej vendosur zhvillimit te piramidave, asnje kufizim nuk duhej bere ndaj ndryshimeve te monedhes. Buonsensi padyshim do te tregonte se ky fluks i parave te pista dhe kapitaleve shetites po ndihmonte vendin "per te permiresuar bilancin e tij te pagesave".

    Me fjale te tjera, Perendimi jo vetem toleroi gjate qeverise se presidentit Berisha nje ambient financiar ne te cilin krimineleve dhe kontrabandisteve u ishte lejuar te lulezonin, por sistemi i "Tregut te Lire" vuri edhe bazat per kriminalizimin e aparatit shteteror. Realiteti tregon se si "mjekesia e forte ekonomike" e vendosur nga kreditoret e huaj ka kontribuar per progresin e nje ekonomie te zgjeruar kriminale qe lulezon ndaj varferise dhe ndaj crregullimeve te ekonomise kombetare.

    Tranzicioni nen koalicionin qeveritar me udheheqje "socialiste" .

    Levizja e protestes politike nuk ka identifikuar rolin e luajtur nga institucionet financiare nderkombetare dhe nga interesat afariste perendimore ne nxitjen e kolapsit te ekonomise shqiptare. Komitetet e Shpetimit ishin te perbere nga persona te ardhur nga sektore te ndryshem te shoqerise shqiptare dhe ne komitete ishin te pranishem, jo vetem eksponente te partive te ndryshme opozitare, por edhe anetare te Partise Demokratike qe i kunderviheshin Berishes.

    Megjithate, Komitetet e Shpetimit, nuk kishin nje pozicion te percaktuar mire per rolin e kryer nga reformat makroekonomike ne shkaterrimin e ekonomise kombetare dhe ne procesin e varferimit te popullit shqiptar, as kane marre kurre ne shqyrtim rolin e Perendimit ne zbatimin e ketyre reformave.

    Socialistet (bashke me demokratiket) iu kushtuan likuidimit te komiteteve, te cilat paraqesnin nje kercenim per autoritetet e tyre te "seksereve politike" per llogari te kapitalit te huaj. Kesaj i shtohet qe Perendimi kerkonte te evitonte nje situate qe do te minonte strukturen politike te bazuar ne partite dhe legjitimitetin e parlamentit si institucione te ratifikimit te vendimeve te te tjereve*. (*Ne kete rast u perdor shprehja rubber stamp, vule gome ose, person qe kopjon ose aplikon ne menyre mekanike vendimet dhe veprimet e te tjereve).

    Levizja popullore, ne pjesen me te madhe, u drejtua kunder nje regjimi politik te korruptuar dhe demokratiket u diskredituan sepse shoqeria u varferua. Ne syte e njerezve, qeveria e Berishes kishte te gjitha fajet dhe interesat perendimore ne Shqiperi mbeten te paprekura, ose, interferenca perendimore nuk ishte objektiv primar i protestes politike. Per me shume, Perendimi ishte ne gjendje te impononte reformat e tij per vendosjen e nje tregu te lire gjate qeverise se Berishes, duke hedhur ne te njejten kohe bazat per renien e tij.

    Menjehere pas caktimit te nje qeverie 'ad interim' te pajtimit kombetar ne mars 1997, si Eashingtoni dhe Brukseli e lane presidentin Berisha, duke punuar paralelisht per krijimin e aleancave te reja me socialistet. Lideri i partise socialiste Fatos Nano, i cili ishte burgosur nga Berisha ne 1994, doli nga burgu. Nano u impenjua ne menyre te vecante per te cuar perpara reformat makroekonomike me targen e FMN-se dhe te filluara nga demokratiket ne 1992.

    Duke kooptuar njekohesisht opoziten socialiste, interesat afariste perendimore ishin ne gjendje te shmangnin kundershtimin politik me garantimin e vendosjes se nje regjimi trashegues. Me fjale te tjera, Perendimi garantoi zevendesimin e nje qeverie jo shume popullore, legjitimiteti i se ciles ishte vene hapur ne diskutim, me nje regjim "socialist" te sapoemeruar te krijuar nga rangjet e opozites. Qeveritaret pasardhes mbajne ekskluzivisht peshen e pakenaqesise sociale, duke sherbyer njekohesisht si mburoje per interesat e kreditoreve dhe te shumekombsheve.

    S`eshte nevoja te themi se ky kembim i regjimit nuk sjell domosdosmerisht nje ndryshim ne drejtimin e politikes makroekonomike. Perkundrazi, u lejon institucioneve te Bretton Eoods, te negociojne me autoritetet e reja nje rradhe te re reformash ekonomike.

    Vendosja e qeverise "socialiste" filo-Washington, megjithate, ka ndryshuar ekuilibrin gjeopolitik midis Europes dhe Amerikes. Shume nga keshilltaret kryesore qeveritare ishin trajnuar ne SHBA gjate periudhes ne te cilen socialistet ishin ne opozite. Angazhimet qeveritare me Washingtonin u theksuan ne deklaratat e kryeministrit ne Konferencen e Romes. Ne Washington arriti ftesa per te kooperuar aktivisht ne fushen politike, ekonomike dhe ushtarake.

    Ligji minerar, i adoptuar ne kohen e Berishes, kishte favorizuar gjeresisht koncernin minerar gjerman "Preussag AG", ne dem te nje koncerni minerar konkurrues amerikan.

    Duke filluar nga fundi i 1997, i gjithe legjislacioni minerar u rishkrua me asistencen e nje studio ligjore amerikane:

    "Preussag-ut" iu dhane te drejta ekskluzive, por tani jemi ne nje situate te palevizshme [...] Ndodhemi ne nje periudhe tranzicioni dhe duhen vendosur rregullat e lojes. Ceshtja eshte si te organizojme privatizimin dhe procesin e dhenies se sipermarrjeve.

    (Interviste me nje ekspert shqiptar te industrise minerare, Tirane, dhjetor 1997).

    Gjermania kishte mbeshtetur pa kushte demokratiket e Sali Berishes dhe ishte e impenjuar shume me "Preussag AG" rreth privatizimit te industrise se kromit. Me koalicionin qeveritar socialist kishte dale nje brez i ri funksionaresh, te lidhur shume fort me interesat afariste amerikane dhe me pelqimin e Washingtonit. Socialistet ishin orientuar per te favorizuar interesat minerare angloamerikane ne zbulimin e rezervave shume te medha te kromit, nikelit dhe bakrit. Flitet edhe per fusha vajgurore te rerave bituminoze per studim nga ana e nje koncerni kanadez.

    Marreveshjet e Romes.

    Me marreveshjet e arritura me liderin e partise socialiste ne Konferencen e Romes ne 31 korrik 1997, ne Shqiperi mbeti nje pjese e kontigjentit ushtarak italian. Ne perfundim te Konferences, Franz Vranitzky, ndermjetes per Shqiperine per llogari te OSBE, deklaronte keshtu : "Do vazhdojme te perforcojme kete kornize me nje shikim per rindertimin e forcave te policise shqiptare, te ushtrise, te tregtise, te sistemeve financiare dhe te kushtetutes".

    Ne frontin ekonomik, institucioneve te Bretton Woods u takon detyra per te garantuar qe socialistet te vazhdojne aplikimin e "politikave te pershtatshme makroekonomike".

    Sipas fjaleve te Vranitzky, "FMN dhe Banka Boterore do te dergojne grupe pune ne Tirane ne gusht [ te 1997] per te dhene nje ndihme per programet ekonomike, perfshire krijimin e sistemeve bankare dhe konsulencen se si te merren me efikasitet me shoqerite e firmave piramidale".

    Pranimi i kerkesave te Perendimit.

    Dokumenti kryesor qeveritar i paraqitur ne parlament ne 28 korrik 1997 (tre dite perpara Konferences se Romes) ishte montuar me nxitim dhe rrembim nga funksionaret shqiptare. Ne te theksohej objektivi kryesor, i cili ishte ai per te "carmatosur popullsine civile (me mbeshtetjen e keshilltareve perendimore per problemet ushtarake dhe te sigurimit publik) [dhe] te ristrukturonin e modernizonin ushtrine", proces ky "i ndihmuar dhe garantuar nga institucionet nderkombetare te sigurimit dhe mbrojtjes, e bazuar ne marreveshjet e ngushta me vendet perendimore", me objektiv te nje integrimi dhe "te nje partnershipi gjithnje e me te ngushte dhe nje perkatesie te plote ne NATO" (Programi i qeverise, paraqitje e kryeministrit Fatos Nano ne Konferencen e Romes, 28.7.1997, fq. 6).

    Kryeministri Fatos Nano, ne deklaratat e tij ne Konferencen e Romes, nenshkroi vazhdimin e plote te reformave makroekonomike, te nisura me demokratiket ne konformitet te plote me kerkesat e institucioneve te Bretton Woods :

    Keto organizata kane vendosur kushte per te ndihmuar Shqiperine [...] Dhe, keto kushte, mund te pranohen te plota, duke kerkuar kjo nje akt te vullnetit te mire politik nga ana jone [...] Marreveshjet me FMN kane rruge te lire per cdo program [...] dhe jemi te prirur qe te sajdisim te gjithe kete.

    ( po aty, fq. 21).

    Fatos Nano deklaronte me tone triumfale ne perfundim te Konferences se Romes : "Programi yne [i qeverise] jo vetem ka marre voten [parlamentare] te besimit, por sot ka marre edhe voten e besimit te komunitetit nderkombetar".

    ...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    "Plani Marshall" per Shqiperine.

    Administrata ne kujdestari e donatoreve dhe e kreditoreve ne shtetin shqiptar (por edhe mbikqyrja e FMN per drejtimin e reformave makroekonomike), nuk eshte bere objekt i debatit. Programit te ristrukturimit, edhe se i bazuar ne shkurtime masive te shpenzimeve qeveritare, iu dha emri i "Planit Marshall" :

    Ndihma nga jashte do te perbeje bazen per financimin e puneve publike me ane te konkurimit te sipermarrjeve nderkombetare. Objektivi i pare per donatoret eshte qe te gjeje ne qeverine [socialiste] shqiptare nje partner serioz dhe te besueshem.

    ( po aty, fq. 28).

    Ne dokument propozohej qe te "riorientohej dhe pershpejtohej" programi i privatizimit i filluar me demokratiket, me shtimin e rregullave te reja lidhur me privatizimin e sektorit bankar dhe te atij te burimeve minerare strategjike. Nje program i gjere i privatizimit kerkohej nga FMN si kusht per dhurimin e nje huaje me afat te mesem (tre vjet) per rregullimin strukturor, per t`u dhene ne 1998. Ministrite sektoriale u hoqen dhe juridiksioni per sektorin minerar, per ate vajguror dhe te gazit, te sektorit te sherbimeve publike, e me rradhe, i kalonte Ministrise per privatizimin, kjo e fundit me autoritet per te vene ne zbatim programet e privatizimit ne te gjithe sektoret e ekonomise, duke bere perjashtim per ate bankar, per te cilin ishin parashikuar procedura te vecanta.

    Nga ana e tyre socialistet po krijojne nje tabele te re te privatizimit ne kuadrin e burimeve minerare, te bazuar ne dhenien e koncesioneve :

    Ligji [projekt) yne eshte modeluar mbi ate qe ka gjetur aplikim ne Ameriken Latine, me qellim per ta bere me interesante per investimet e huaja; dhe [ligji yne] do te rezultoje me terheqesi absolut ne te gjithe boten, meqene se shteti eshte gati te shese 100 perqind te interesave te tij ne business minerar.

    (Interviste me nje ekspert shqiptar ne sektorin minerar, Tirane, dhjetor 1997).

    Lidhur me kete vinte dhe konfirmimi i kryeministrit Fatos Nano.

    Programi i privatizimit do t`i perkase cdo burimi kryesor ende ne duart publike [...]. Keto burime do t`i ofrohen sektorit privat si te brendshem ashtu dhe nderkombetar, duke i dhene perparesi burimeve minerare, telekomunikacionit dhe transportit.

    (R. Murphy, Prime Minister Plans Privatisation Drive, "Albanian Observer", vol. III, nr. 11, fq. 3).

    Programi i reduktimit te shpenzimeve me targen e FMN - BB.

    Programi i qeverise u perkthye ne momentin e fundit ne anglisht, per te bere te mundur qe t`ia paraqisnin Konferences se Romes dhe u propozua bashke me nje tjeter dokument kyc me titull Strategjia per gjallerimin dhe rritjen. Hartimi i kujdesshem i projektit te ketij dokumenti te fundit ishte bere ne Washington, nen kujdesin e funksionareve te Bankes boterore (BB), per llogari te qeverise se re. Ne te ravijezoheshin, masat konkrete makroekonomike ("kushtezimet qe autoritetet e reja duhej te ndermerrnin.

    Dokumenti i Bankes Boterore u adoptua fjale per fjale, nga ana e Keshillit te Ministrave per t'ua paraqitur agjencive per ndihma humanitare dhe per takimin e Brukselit te donatoreve, ne tetor 1997. Italia luan nje rol bilateral themelor ne supervizionin e ushtrise dhe te forcave te policise shqiptare, ashtu si ne mbeshtetjen e interesave afariste italiane ne Shqiperi, aq sa gazetat e opozites ne Tirane nxirrnin ne dukje ekzistencen e nje "protektorati italian" te bere fakt ne vend.

    Sipas nje funksionari te Kombeve te Bashkuara me qendrim ne Tirane :

    Kushtezimet [e imponuara nga donatoret] ishin edhe shume te thjeshta : "Bej kete brenda kesaj kohe" [...]. Orientimi [brenda struktures qeveritare socialiste] ishte ne pranimin e plote te pagjykueshem te keshillave te ardhura nga jashte : "Ju lutemi, na beni te ditur se cfare doni qe ne te bejme. Deshira jone eshte qe t`u bejme qejfin donatoreve".

    (Intervista e dhjetorit 1997).

    Kerkesa, e ardhur nga takimi i donatoreve ne Bruksel, ne tetor 1997, ishte shkurtimi i personelit te tepert ne sektorin publik, me pasoje debimin ne mase te punonjesve te shendetesise dhe te sektorit te arsimit. Zbatimi i programit te shkurtimit duhej te behej ne tre faza te ndryshme, me pasoje te pergjithshme ndrydhjen ne permasa te organikes se pagave ne administraten publike* (perfshire mesuesit dhe punonjesit e shendetesise) me rreth 25 perqind (* civil service, i cili nuk perfshin ne terminologjine anglo-saksone deget e ushtrise, te drejtesise dhe te politikaneve te zgjedhur) :

    Numeri i te zeneve me pune ne sektorin publik do te shkurtohet me 1000 njesi brenda fundit te 1997. Organika e pagave do te shkurtohet me tej me 10 mije njesi brenda marsit 1998 dhe me vone me nje tjeter 10-15 perqind [nga totali i punonjesve te mbetur], gjate pjeses tjeter te vitit 1998. Kursime shtese do te realizohen me ane te pakesimit te buxhetit per operacionet e programuara dhe mirembajtje, te investimeve ne financimin e brendshem dhe te fondeve rezerve** [...].

    (Reform and Recovery, Current Development and Priority Needs, Bruksel, 22.10.1997, fq.10).

    (**Fonde rezerve periodike te nje pjese te fitimeve ne formen e parave ose kapitaleve).

    Supervizioni per reformat ne administraten publike.

    Ne perputhje me linjat drejtuese te caktuara nga Banka Boterore, rritjet e pagave duhet te jene te kufizuara per ata nepunes publike qe mbulonin poste ministeriale kyce (personnel de confiance). Ne nje nga projektet e propozuara nga Banka Boterore do te ishte "e pershtatshme per rritje" pagat e individeve te seleksionuar ne poste kyce ne ministri, ne sektorin juridik dhe ne polici. Nga ana e saj, Italia siguroi edhe nje financim bilateral per mbeshtetjen e forcave te rendit, per t`u riorganizuar nen udheheqjen e keshilltareve italiane ("Albanian Daily News", 9.12.1997, fq. 8).

    Programet e shkurtimeve te shpenzimeve, nga njera ane, impononte nje riorganizim masiv, ndersa nga ana tjeter parashikonte rritje selektive te te ardhurave ne sektorin publik:

    Keto masa do te shoqerohen nga rritje modeste te pagave dhe te pensioneve mesatare dhe nga nje shtrirje e perkoheshme e rrjetit te sigurimit social.

    (Reform and Recovery, fq. 4).

    Ne nje tjeter, nga projektet e parashikuara, ai per "mbeshtetje te pagave ne administraten publike", duhej te kishte emerime te reja ne postet kyce ministeriale te kryera nga nje komitet i perbere nga perfaqesues te Bankes Boterore, te UNDP dhe te Bashkimit Europian. Ketij te fundit do t`i takonte detyra per te ndermarre seleksionimin dhe shoshitjen e kandidateve te mundshem. Kohezgjatja e emerimit do te ishte trevjecar:

    Eshte nje propozim, qe nuk ka patur miratimin e plote te qeverise [...]. Ka disavantazhin qe te krijoje nje sistem dopio [ne lidhje me nivelet e pagave] ne sektorin publik.

    (Interviste me nje funksionar te larte te Kombeve te Bashkuara, Tirane, dhjetor 1997).

    "Rritjet selektive te pagave", te propozuara nga Banka Boterore viheshin ne zbatim bashke me nje riorganizim masiv ne sektorin publik. Banka Boterore, ne mbeshtetjen e domosdoshmerise se nje "ekspansioni me te gjere te pagave ne publik", kishte propozuar implementimin e "rritjes se buxheteve te caktuara" (perfshire rritjet selektive te pagave), qe duhej te financoheshin nepermjet shkurtimeve te "personelit te tepert".

    Kjo do te thote se riorganizimi do te ishte per rreth 25 perqind te administrates publike.

    Kolapsi i pagave ne sektorin publik

    Programi i shkurtimeve te shpenzimeve kishte te bente me nepunesit publike, pagat e te cileve kishin rene ne nivele shume te ulta gjate regjimit te Berishes. Paga e nje mjeku te ri, per shembull, ishte 45 dollare amerikane (ne dhjetor 1997), ndersa nje infermiere e diplomuar, ne te njejten periudhe, merrte 30 dollare. Po, ne te njejtin muaj, paga maksimale per nje mjek ne nje spital te kryeqytetit me me shume se 30 vjet vjetersi, ishte 100 dollare amerikane. [ Interviste e realizuar ne nje spital te Tiranes, dhjetor 1997].

    Me fjale te tjera, pavaresisht nga numeri i madh i punonjesve te vene ne shenje per t`u pushuar, pagat ne administraten publike, te pakten per ata qe ishin me shume fat, per te mbajtur vendin e tyre te punes ne kete sektor, ishin ne nivele shume te ulta.

    Per me shume, per shkak te kesaj strukture te pagave te ulta, programi i shkurtimeve, ndersa nga nje ane shkaktonte nje kolaps te metejshem te administrates publike, nga ana tjeter, nuk conte ne asnje reduktim kuptimplote te organikes shteterore te pagave, sic ishin kerkuar nga FMN.

    "Stabilizimi fiskal" .

    Per te "stabilizuar" ekonomine kombetare e "parandaluar presionet e inflancionit", donatoret kishin imponuar nje program te stabilizimit fiskal, qe parashikonte nje rritje te menjehershme te taksave per vleren e shtuar nga 12,5 ne 20 perqind. Ne vend qe te zbuste inflacionin, sic po deklaronte FMN, kjo mase shkaktoi nje ngritje te menjehershme te cmimeve te konsumit (dhe nje renie korresponduese ne nivelet e te ardhurave reale). Rritja e IVA ka patur edhe ndikime te forta ne prodhuesit e vegjel dhe ne bujqit e vegjel.

    Ngrirja e kreditit

    Ne menyre koherente, me Programin e gjallerimit te adoptuar ne Bruksel, ne tetor 1997, "objektivi final i politikes monetare do te jete stabiliteti i cmimeve ne periudhe te gjate, bashke me nxitjen e zenies se plote me pune dhe rritjes pa inflacion" (po aty, fq.4). Ketyre objektivave do t`u bashkohej ngrirja e gjere e likuiditetit te monedhes, nepermjet vendosjes se cative te kredive (mbikqyrja e te cilave do t`i perkiste FMN).

    Ne praktike, kjo perfshin destrukturimin e plote te sistemit bankar kombetar. Krediti per ekonomine reale ulet, ndermarrjet lokale (si publike ashtu dhe private) nuk jane ne gjendje te futen ne fonde te ndihmes se ndersjellte* prane institucioneve financiare te brendshme. (*Fonde, te cilat ne nje ekonomi, jane te disponueshme per institucione ndihme reciproke te privateve ose institucioneve). E vetmja alternative e tyre praktike do te jete ajo per te krijuar joint ventures me ndermarrje te huaja ne gjendje per te hyre ne financimet bankare.

    Me socialistet i gjithe sistemi bankar kombetar eshte i destinuar per privatizim. Qeveria ka filluar tashme ne 1997 negocimet me banka te shumta te huaja. FMN-ja ka skicuar (ne praktike pa asnje input nga ana e qeverise) nje strategji te gjere te privatizimit te sistemit bankar tregtar ("Albanian Daily News". 9.12.1997, fq.7).

    Ne nje situate, ne te cilen Banka Qendrore praktikisht eshte e paralizuar, keto banka te huaja do te kene nje kontroll de fakto ne te gjithe strukturen e kreditit, me pak ose aspak pengesa nga ana e autoritetit monetar. Ne menyre tendencioze, do te kete hua me afat te shkurter (per tregtine import-eksport) dhe pak derdhje per financimin e investimeve prodhuese. I gjithe rrjeti i kredive eshte perqendruar ne Tirane. Veprimtarite e riciklimit te te hollave, perfshire te ardhurat e trafikut te narkotikeve, do te vazhdojne te lulezojne. Ka vetem hua te shkurtera me nje perqindje prej 38 perqind ne leke dhe te nje 3-5 perqind me te medha se perqindja interbankare londineze (Libor* - Perqindje nderbankare ne fuqi ne Londer per depozita ne eurodollare, zakonisht per gjashte muaj. Kesaj perqindje i referohet si rregull per operacionet nderkombetare dhe per ato me perqindje te paqendrueshme) per huate ne dollare amerikane.

    Likuidimi i piramidave

    "Likuidimi i piramidave" qe kane vjedhur te hollat e njerezve" ka perfaqesuar nje nga kushtet kryesore per te arritur nje marreveshje me FMN dhe Banken Boterore ("Albanian Observer", nr.9, 1997, fq.22). Por, as institucionet e Bretton Woods, as qeveria nuk jane te vendosura "per t`ua kthyer te hollat njerezve".

    Ne prill 1997 nga Banka Boterore u nis keshilla per te filluar procedurat e verifikimit, pezullimit te aktivitetit dhe shitjes* se shoqerive me skema piramidale te mbetura. (* I referohet veprimit te "shitjes", ose lirimit nga mallrat, obligacioneve dhe gjithe te tjerave me ane te nje operacioni shitje). Socialisteve do t`u vihej ne dispozicion nje program prej gjashte milione dollare (te financuar ne saje te kredive te meparshme te akorduara per qeverine e Berishes) me nje perdorim te finalizuar per te siguruar sherbimin e nje shoqerie kontabile te huaj (C. Elbirt, Albania under the Shadow of the Pyramids, World Bank, Washington 1997; C. Elbirt ka qene ne krye te Zyres se perfaqesimit te Bankes boterore ne Shqiperi).

    Si pasoje, nga institucionet e Bretton Woods, erdhi keshillimi per qeverine (bashke me komunitetin e donatoreve) per caktimin e Deloitte Touche, nje shoqeri kontabel britanike, per te kontrolluar operacionet e piramidave, me optiken finale per te shitur pasurite. Me interes potencial ishin depozitat vajgurore dhe minerare te Vefa Holding. Po te degjosh presidentin e VEFA-s Vehbi Alimucaj qeveria po kerkon te na shkaterroje. FMN kerkon kontrollin e pasurive tona me cmime shume te ulta [...]. Deloitte Touche eshte caktuar per te na kontrolluar [...] Gjykata kushtetuese na dha te drejte, duke mbeshtetur qe caktimi i administratoreve te huaj ishte jo kushtetues, e ne vecanti dhunonte nje nen te sakte te Kushtetutes shqiptare. Cfare beri qeveria te nesermen ? Kerkoi nje modifikim kushtetues [ne Asamblene legjislative] me qellim per te bere te pavlefshem vendimin e Gjykates.

    (Interviste me presidentin e Vefa Holding, dhjetor 1997).



    Si pasoje e ketyre zhvillimeve presidenti i VEFA-s u vu ne "arrest shtepiak" ne fillim te 1998 me akuzen per pengimin e veprimtarise se shoqerise britanike Deloitte Touche.

    Rilindja e ekonomise kriminale nen qeverine socialiste

    Cmontimi i piramidave te periudhes se Berishes kishte si qellim kryesor rekuperimin e borxheve per shlyerjen (kthimin e parave) kreditoreve te huaj, ashtu si dhe transferimin e pasurive ne duart e pronareve te rinj. Caktimi i administratoreve, nen mbrojtjen e Bankes boterore, ne vetevete nuk ka diskutuar problemin e lidhjeve midis skemave mashtruese dhe krimit te organizuar.

    Reformat e sektorit bankar te ndermarra nga socialistet kane kontribuar per te renduar renien e ekonomise kombetare. Ngrirja e kredive ka minuar ne themel investimet prodhuese duke kontribuar njekohesisht ne avancimin e trafiqeve ilegale dhe riciklimin e parave dhe kjo ngrirje monetare ka ndikuar edhe ne prespektiven e nje shkembimi rajonal normal me vendet kufitare, perfshire Greqine, Italine dhe ish Jugosllavine.

    Krijimi i piramidave te reja

    Ndersa socialistet, nen udheheqjen e vendeve donatore, kishin synim te cmontonin skemat mashtruese te mbetura, ngrirja e kredive bankare te vendosura nga FMN ka patur si konseguence rilindjen e "strukturave bankare informale", me shfaqjen e papritur te skemave te reja piramidale (intervista me banka te huaja, Tirane, dhjetor 1997).

    Procesi i kriminalizimit te ekonomise shqiptare vazhdoi ne menyre te pashmangshme edhe nen qeverine e re socialiste. Pjese te te ardhurave te trafikut te narkotikeve kane marre rrugen drejt skemave te reja piramidale. Per me teper, kolapsi i sektorit bujqesor kombetar (kolaps qe u rendua ne saje te reformave ekonomike te 1997-1998) i ka dhene nje impuls te metejshem prodhimit te kanabis ne te gjithe rajonet kryesore te vendit.

    Nga fundi i 1997 forcat e policise italiane (ne nje operacion te perbashket me policite hollandeze dhe gjermane) kane zbuluar nje bande trafikantesh te narkotikeve te lidhura me organizatat kriminale shqiptare dhe puljeze, dhe policia e Lecce (Leces) arrestoi nje boss te rendesishem te mafies puljeze, Mario Torneze, bashke me krahun e djathte te tij Francesco Santolla.

    Grupet mafioze te te dy vendeve [ Shqiperise dhe Italise) ende nuk jane lidhur ne nje organizate formale, por eshte duke u zhvilluar nje proces i integrimit shume pak qetesues [...] Ende nuk ka lidhje te ngushta midis mafieve dhe grupeve kriminale te vendeve te ndryshme, por kjo nuk do te thote se nuk ka arsye per t`u alarmuar. Keto jane fjalet e nje zedhenesi te policise se Leces.

    (Police Swoop on Italy-Albania Mafia Drug Network, njoftim i Reuter, Lecce, 29.11.1997).

    Raporti i policise i permendur me siper duket mohon ekzistencen e lidhjeve formale midis grupeve kriminale shqiptare dhe mafies puljeze (vec te tjerave gjeresisht e dokumentuar nga studime te shumta dhe shume te njohura per autoritetet e policise italiane, amerikane dhe te Bashkimit Europian). Per me shume, ka prova qe nje kuote e madhe e totalit te kanabisit qe hyn ne Itali aktualisht vjen nga Shqiperia.

    Grupet kriminale shqiptare, bashke me palen e tyre italiane, jane perfshire edhe ne transportin, me ane te detit, te heroines nga Turqia:

    Italia vazhdon te perfaqesoje nje pike transiti per heroinen qe vjen nga Azia jugperendimore [...]. Kamionet pershkojne rruget e Ballkanit nga Turqia, nga Greqia, nga Shqiperia dhe nga ish Jugosllavia, duke u lidhur me tragetet per portet e Italise jugore [...]. Sektori i finances ne Itali funksionon si qender e rendesishme per riciklimin e te hollave qe vijne nga trafiku i droges dhe nga burime te tjera ilegale.

    (US Department of State, International Narcotics Control Strategy Report on Italy, Washington, mars 1997).

    Marreveshjet e Romes te 1997 mbrojne interesat ekonomike dhe strategjike te Perendimit ne Shqiperi, duke transformuar nje vend ne nje territor e duke e bere keshtjelle ndaj rezistences se perbashket te popullit shqiptar kunder plackitjes se atdheut te tij nga ana e kapitalit te huaj. Ekonomia shqiptare eshte shkaterruar, institucionet e tij jane cmontuar me mbikqyrjen e perendimoreve dhe eshte vendosur nje "protektorat" me shije koloniale. Buxhetin shteteror e mbikqyrin institucionet e Bretton Woods dhe FMN ka kontrollin e politikes monetare. Edhe sigurimi i brendshem e mbrojtja kombetare jane nen kontrollin perendimor : policia dhe keshilltaret ushtarake italiane kane ofruar te gjithe gatishmerine e tyre per te ndihmuar qeverine ne punen per te vene ne vend dhe ripajisur dotacionin e forcave te policise, ne nje optike te kufizimit te levizjeve te mundshme te ardheshme te protestes nga ana e civileve.

    Autori Michel Chossudovsky eshte docent i ekonomise prane universitetit te Otaves ne Kanada. Ka botuar edhe libra te tjere si Globalizimi i varferise, Ndikimi i reformave te FMN dhe te Bankes Boterore.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ky zoti Chossudosky mos eshte gje sllavo -maqedonas me origjine? Si ata qe me "fakte" si keto te zoterise mesiper nga nxorren dhe Skenderbeun sllavo-maqedon.
    Albo, te keqen Toro, pash zotin hiqi keto postime, se pervec genjeshtrave te paraqitura gjasme me "fakte" nuk thone asgje pervecse hedhin uje ne mullirin e PS dhe ish -komunisteve.

    Kur 650 mije tone grure ne 1988 na qenkeshin te mjaftueshem per te ushqyer popullsine pse e kishim buken e miellin me tollona? Apo na benin diete kombetare komunistet? Nuk e di zoteria qe Shqiperia mbas 1976 ( kur supozohet se prodhonim 100% te sasise se grurit per vendin) importonte 60% te sasise se dritherave fshehurazi me vlere valutore 300 milione $ ne vit? Nuk e di zoteria se ajo sasia e grurit e mjaftueshme qe la qeveria komuniste "regjimit" ( qe kur na u be regjim Sali Berisha kur dihet boterisht se ai u zgjodh legjitimisht me votat e popullit ne 1992?) ishte e mjaftueshme vetem per 6 ( gjashte) dite?

    Me poshte vazhdon:"Shitja nen kosto e dritherave te BE dhe SHBA etj etj..." Dmth kur i shiten nen kosto , shkaterruan ekonomine e Shqiperise dhe jo te tyren? Po ti shisnin mbi koston ( te kishin fitime dmth) do te thoshte se i rropen valuten Shqiperise. Pra "justifikime" per cdo veprim te bere gjate qeverisjes se PD 1992-1996 ( 4 vjet). Po te mos i shisnin fare Shqiperise, me siguri do te thoshte se ia bente kastile shqiptareve qe ti vdisnin urie...... Me ngrohe gomarin, me ftohe gomarin u be puna dmth...
    Ky ishte thelbi i Nastradin Michel Chossudovskyt.......

    Te fala Toro.

    P.S.
    Ku eshte Brari tani qe duhet...vetem per vetevrasjet me bar miu shqetesohet ai?
    Bej shaka.
    "Who is John Galt?"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Artikulli ishte i gjate e do lexuar me vemendje.
    Ne Vleresimet qe kane dhene analiste te ndryshem e politikan te botes qe ka cituar artikull-shkruesi ka te verteta dhe subjektivizma por thenja e njerit qendron e nuk e luan topi.

    Eshte fjala per ate cka thene ministri jashtem italian.

    "Per ministrin e jashtem italian, revolta kryesohej nga "banda kriminelesh te nxitura nga aktiviste te ekstremit te majte"."


    Pra ky eshte thelbi i 1997-tes.

    E kerkush me mire se zyrtaret e Shtetit italian nuk e dinte se c'ndodhte ne Vlore e Tirane.

    ...

    Megjithate eshte nje "kapak" i madh mbi 1997-ten.

    Ka shume grupacione brenda e jashte qe nuk duan hapjen e ketij "kapaku" e te shikojme cka brenda.

    Nje fakt eshte shum sinjifikativ.
    Fahrudin Lesh-Harapi nuk e ben transparencen e Fajdeve.
    Ne ndihme te Fahrudinit per fshehjen e grabitjes nuk eshte as Ed Paloka ose Berisha por jane Limon Dizdaret e Arben Malo-Rucat e PS-se.

    Kjo mjafton per te kuptuar se "sa eshte sahati".


    Sa per politiken e FMN-se e Bankave Boterore ndaj Vendit tone autori nuk ja fut kot. Aty ka shum te verteta.



    ....

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Toro, e rendesishme eshte qe shqiptaret te njihen me te gjitha mendimet dhe analizat qe jane bere per krizat. Nuk e solla kete artikull per ta shitur si te vertete, e solla qe ti dhe kushdo te njihet me qendrimin e analistit ne fjale, qe tek e fundit, ka marre mundimin te shkruaje per krizen shqiptare edhe pse nuk e lidh asgje me Shqiperine.

    Analize e drejte apo e gabuar, objektive apo subjektive, eshte nje perfundim qe e nxjerr lexuesi dhe jo une.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •