Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 82

Tema: Elsa Lila

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396

    Elsa Lila

    Elsa story

    Per here te pare vajza e Sanremos tregon historine e saj te plote ne Itali. Pse shkoi ne vendin fqinje. Veshtiresite e para. Si arriti te depertoje ne boten e muzikes e me pas me rradhe, shtepia diskografike, festivali, disku i pare dhe studimet qe po i avancojne gjithnje e me ngadale. Sekretet e vogla te Elsa Liles

    nga Zefina Hasani





    Sandalet me rripa te holle, i tehiqte zvarre mbi tapicerine e korridoreve te Pallatit te Kongreseve. Elsa Lila dukej si nje djalosh harrakat, ashtu e veshur me nje kanotjere te zeze dhe me panatllona trecerekeshe, ngjyre ushtarake. Mbi supe kishte hedhur nje cante sportive te vogel portokalli, te cilen nuk e leshonte per asnje cast nga trupi. Me njeren dore kishte mberthyer krahun e nje djaloshi. I lutej disi fshehtas njerezve te tjere qe e rrethonin, te iknin sa me shpejt ne shtepi, tek gjyshi dhe gjyshja. Nuk ishte cmallur me njerezit e saj te dashur. Qe nga momenti i mberritjes, i ishte dashur te respektonte gjithe c'i kishte kerkuar regjisori Pali Kuke, i cili e ftoi kete here per spektaklin "Na falni nje buzeqeshje" i cili u organizua per femijet jetim. Kur ora kishte mberritur andej nga 9-ta e mbremjes te se premtes, Elsa u cliruar nga gjithe detyrimet. U mbeshtoll pas djaloshit dhe i thoshte nen ze...Ikim se jam e rraskapitur. E xhaxhai i saj Adi (vellai me i vogel i babait te saj), mori rrugen per nga Tirana e re...

    ...drejt folese se femijerise se saj

    Elsa nuk i hiqte me zvarre sandalet me rripa, ndersa ngjiste shkallet e pallatit, te cilat kushedi sa here i ka hipur e zbritur qe nga femijeria e saj. Nuk ndjehej me e lodhur ndersa endej cep e me cep shtepise e ndiqte nga pas dy gjyshrit. Syte i shndritnin nga kenaqesia. Brenda asaj bote te vogel, te kufizuar nga muret e nje apartamenti te thjeshte, Elsa Lila nuk ndjehet me ajo kengetarja e famshme shqiptare qe shkeli Sanremon, qe intervistohet nga mediat e huaja dhe ato shqiptare, qe duartokitet fort sa here shfaqet ne skene e qe tashme shoqerohet nga nje menaxher italian. Ne ate shtepi ajo mbetet gjithnje vajza e vogel, te ciles gjyshja vazhdon t'i gatuaj gjellerat qe ajo ka me per zemer. Mbetet cakpenia qe e ben lemsh shtepine duke gerrmuar kujtimet e duke u ngacmuar xhaxhain e saj te vogel. Tip cuni, sic e perkufizonin dikur ne fisin e saj.

    E si mund te ndodhte ndryshe, perderisa po rritej nga gjashte burra (pese xhaxhallare e nje baba) ne mes te te cileve, vetem nje gjyshe femer, ishte e pafuqishme (Elsa po rritej pa nenen e saj, pas divorcit te prinderve). E megjithate, gjyshja me marifetet e saj do e ruante te pacenuar brishtesine e mbeses, edukaten dhe delikatesen qe duhet te kete nje femer. Dhe Elsa Lila, e tille u shfaq ne skene e ne ekran, qe

    ne heren e pare. Nuk te linte aspak pershtypjen e nje vajze harrakate kur kendonte "Pyes lotin" e kur mori cmimin e festivalit. Mbi skenen e Pallatit te Kongreseve, 14-vjecarja Elsa Lila ishte pikerisht ajo, vajza e urte dhe ideale qe gjyshja kishte formuar me durim, duke ua marr me lezet nga duart meshkujve te shumte te familjes. Ndersa gjyshja kenaqej per kete, Elsa shijonte famen, te cilin do duhej ta ndrydhte shume shpejt brenda mureve te asaj shtepie. E bashke me te edhe shume gezime e kujtime te tjera, pa pasur shume kohe per te menduar se cfare do te ndodhte...

    ...pas ikjes

    Elsa Lila kishte menduar se do kthehej shume shpejt. Udhetimi per ne Itali, do te pregatitej sa hap e mbyll syte, brenda dy oresh. Se kishin planifikuar ikjen por -"Trazirat e '97-tes na detyruan te iknim"-sakteson vete Elsa-"Nuk di ta pershkruaj mire ate dite marsi sepse gjithcka ndodhi shume shpejt. Di te them se nuk u entuziazmova aspak nga fluturimi me helikopter, as nga pamja qe me ofronte Italia sepse kisha lene pas nje situate shume te veshtire dhe kisha me vete shpresen se shume shpejt do ktheheshin mbrapsh ne vendin ku une sapo kisha nisur karrierren time"-Me nje shprese te tille i kaloi ditet e para te mergimit. Pastaj ne shtator, kur nisi shkollen e mesme, ndjeu se nuk kishte se c'te shpresonte me tek ai kthim mbrapa. Duhej te mendonte per jeten italiane. Ne auditoret e shkolles, nuk kishte asnje shqiptar tjeter vec saj, nuk e njihte askush dhe ajo nuk njihte askend ndaj qendronte disi menjane te tjereve-"Pse isha shqiptare, nuk me afroheshin dhe profesoret me shikonin disi shtrember. Kishte dhe nga ata qe me pyesnin se si flinin e si hanin shqiptaret. Kjo gje me nervozonte aq sa ndonjehere me vinte dhe per te qare por gjithnje e kam ruajtur veten. Me kalimin e kohes ata me njohen e me pranuan, keshtuqe shume shpejt une bera shume miq."-Per syte e babi Edmontit dhe gruas se tij italiane Marie Rozaria, Elsa dukej se ishte pershtatur me jeten e re e se ishte e kenaqur per kete. Por ajo vete mendonte se kthimi ne Tirane do kishte qene me e mira per te sepse-"Vetem keshtu do mund te mendoja serish per muziken, deshiren time te madhe. Vetem ne Tirane une mund te shfaqesha serish ne skene sic dhe ndodhi ca muaj pasi kisha ikur ne Itali. U ktheva per festivalin "Kenga magjike". Por nje levizje e tille nuk mjaftonte qe une te ndjehesha e mbushur ndaj doja te vija per fare ne Shqiperi"-Kjo nuk ndodhi dhe as qe do te ndodhte me, ndaj Elsa iu fut seriozisht studimeve ne gjimnazin e Leces dhe nisi ta genjente veten me te tjera deshira-"Ishin kaq te shumta saqe une tashme nuk i mbaj mend. Im ate me thote se une kam shprehur deshiren qe te behem murgeshe, dhe une ngre supet kur e degjoj sepse nuk me kujtohet t'ia kem thene kete."-duke qeshur Elsa shton se njeriu duke u rritur-"Ose piqet ose digjet. Mesa duket une po piqem e kete e ndjeva me se shumti pasi nisa te mendoj se edhe ne Itali une mund te depertoj ne boten e muzikes. Ky ngacmim me erdhi pasi u ktheva nga "Kenga magjike". Isha nisur drejt atij festivali e pezmatuar nga jeta boshe qe po beja ne Itali. U ktheva krejt ndryshe e entuziazmuar nga atmosfera e atij festivali dhe nga kenaqesia qe mora serish nje cmim te pare"- Nuk e la kete entuziazem t'i shuhej nga monotonia qe e priste ne Lece. Vendosi te lidhej me shtepite diskografike, pasi kishte regjistuar disa kenge ne anglisht dhe frengjisht-"U lidha me shume, por e vemtja qe me ktheu pergjigje eshte shtepia diskografike me te cilen une jam tani, BMG Ricordi. Ne momentin qe flisja me ata ne telefon u permbajta, sepse ne syte e tyre nuk duhet te tregohesh shume entuziaste. Pastaj kur mbylla telefonin kam thirrur me sa ze kisha...baaabiii fitova...dhe hidhesha mbi krevat si kalama i keq."- Elsa tregon se pas asaj telefonate kishin filluar muajt e gjate te pritjes, derisa u mbush dhe viti. Atehere kur vajza kishte menduar se e kishin harruar, nje tjeter telefonate ia shkundi nga mendja kete frike. "Duke qene se une e kisha marre nenshtetesine italiane pas marteses se tim eti me italianten Marie Rozaria, shtepia diskografike e mendoi qe ne fillim per mua Sanremon, por duhej me pare qe te prezantohesha diku dhe u mendua te beja Esmeralden tek "Katedralja e Parisit" e Cocciantes, ne Rome. U provuan rreth 1000 vajza dhe ne fund mbetem tre, mes tyre dhe une. Provat shkuan shume mire dhe Cocciante e pelqeu intepretimin tim te shoqeruar me ca kercime zbathur. Te gjithe menduan se Esmeralda do te isha une"-Ashtu do te qe vertet nese producentet e "Katedrales se Parisit" nuk do kerkonin qe Elsa Lila te mbetej ekluzivitet vetem i kesaj shfaqjeje, pra te mos shfaqej ne Sanremon e 2002-shit, e nese do binin dakort per pretendimet e tjera qe shtepia dikografike ngrinte per Lilen. Palet nuk rane dakort dhe Esmeralda mbeti ne duart e nje tjeter vajze, ndersa Elsa nisi te shpresonte Sanremon, pas kesaj-"Ne nentorin e 2001-shit kisha hyre ne edicionet e Sanremos. Mberrita deri ne 24-she, por nuk eca dot me tej. Ate dite qe mora pergjigjen se nuk kisha fituar u merzita shume. Kisha humbur edhe Esmeralden me shpresen qe te shkoja ne Sanremo dhe humba dhe kete te fundit"-Pas kesaj humbje, do te kthehej serish ne Lece, per te vijuar mesimet e per te mbaruar maturen. Rikthimi ne ditet e zakonshme do i dukej i veshtire. "Ne ditet e para ndjehesha shume keq. Ulesha ne bange dhe degjoja si e cuditur profesorin. Gjithcka qe ai thoshte me dukej krejt pa vlere. I thoja vetes ...c'dua une ketu. Por e gjithe kjo, kaloi me pas. Me 4 korrik une mbrojta diplomen dhe erdha ne Shqiperi per pushime."- Elsa tregon se ndihej me ndryshe ne kete udhetim. Kur te kthehej ne Itali, dicka tjeter do e priste...

    ...nje jete e re larg familjes

    Nuk do i dukej aspak e veshtire. Perkundrazi, Elsa do te ndihej me e lumtur se kurre ne ditet e para kur po jetonte larg Leces e larg familjes se saj. Gjithnje e kishte dashur kete liri dhe pas 4 shtatorit kur fitoi konkursin per arkitekture, nisi ta ndjeje ate lloj pavarsie gjithnje te deshiruar. Kishte fituar te drejten e studimeve ne degen qe kishte dashur, sepse ajo ishte me prane botes se artit. Nuk kishte frike sepse e dinte se edhe nese do te ndodhte gje, ajo mund te kthehej ne shtepine e saj. Por kjo nuk ndodhi. "Ne fillim u sistemova ne shtepine e nje shoqes sime e me pas mora nje shtepi me qera, bashke me dy vajza te tjera italiane. Morem dhe nje qenush te bukur te cilin e kemi edhe tani"-Ne Rome, Elsa nuk do te ndjehej me e distancuar nga te tjeret. Nuk ishte me ajo gjimnazistja qe ndrydhej ne bangen e vet, kur profesoret e shikonin me sy shtremeber. Nuk ishte me ajo vajza e pa rritur qe mbyllej me ore te tera ne jeten boshe, brenda mureve te shtepise. Kishte nisur tashme nje jete aktive-"Sapo u sistemova ne kete jete te re, mu desh te mbyllesha tre dite ne studion e shtepise diskografike per te regjistruar kenget qe duheshin per edicionet e Sanremos 2003. Perpjekja e nisur nje vit me pare do te vijonte per mire kete here."- Pas cdo faze skualifikimi, ata te shtepise diskografike enderronin finalen e madhe. Ndersa Elsa vete nuk shpresonte shume-"Isha fare e qete kur prisja rezultatet, por kur dola dhe ne 24-she, qetesia mu prish. Aq me shume kur dola ne 12-she"-kujton se ne kohen kur duhej te shkonte ne Napoli, ishte dhe shume e ngarkuar nga shkolla. Mes levizjeve te shumta, gjente kohe per te shlyer ndonje provim, ndonjehere-"Leksionet i merrja me vete e u hidhja ndonje sy, ndersa prisja pas deres rradhen e konkurimit. Me libra nder duar isha dhe ne "Destinacione Sanremo" ne RAIDUE." Miqte e rinj, italian, qeshnin kur e shikonin ashtu me libra ne duar por ia kuptonin shume mire hallin dhe e linin te qete-"Ishin te mrekullueshem. Ishim te gjithe te rinj qe synonim Sanremon dhe u mesuam qe emocionet e forta t'i kalonim se bashku. Na dridheshin kembet kur mendonim se ishim ne nje vend me kompozitoret e medhenj te Italise, me autoret e njohur te teksteve, e me artistet e mirenjohur qe mbajne artin italian nen kembet e tyre"-Ne mes te kesaj bote, teresisht italiane, cuditerisht Elsa Lila, u ndje me shume se kurre shqipetare. Cuditerisht, nuk ndjeu friken e diskriminimit. Kishte bindjen se ishte nder me te mirat ne mes te atyre artisteve te rinj qe vinin direkt nga bangat e shkolles pa e provuar kurre me pare suksesin e skenes, ashtu si ajo e provoi qe ne femijerine e saj. Dhe vleresimi i jurise, e beri te bindej me shume per kete, edhe kur shkeli ne boten e endrrave...

    ...ne Sanremo

    Ajo qe i ishte dukur si nje enderr e bukur, iu shua. Ishte me te vertet ne ate vend ndaj s'kishte me kuptim te enderronte. Ishte ne realitetin ku duhej te mesonte te shtirej ndryshe-"Duhej te behesha arrogante se me kishin thene se nese tregohesh e dobet, te shkelin me kembe. Nuk u perpoqa shume te tjetersohesha sepse atje gjithcka qe te rrethonte te detyronte te beheshe arrogante. Ditet ishin te ngaruara dhe nuk kishe shume kohe te mendoje. Beja c'me thoshin si nje robot i vertete"-Gazetare te shumte e kishin ngacmuar, here me te mire e here me te keq. Donin te dinin se si nje shqiptare arriti te hyje ne Sanremo ndersa Elsa duke qeshur u sqaronte se-"Kam nenshtetesine italiane, por ne shpirt jam shqiptare". Kur clirohej prej tyre, merrte nje biciklete e i binte rreth e terthor qytetit. Kur lodhej, gjumi shpeshhere e zinte ne karriget e Aristonit, ndersa provat zgjasnin me ore e ore te tera. "Na ndodhen dhe ca cudira ne ato dite pregatitje. Deri nje jave para Sanremos une isha ende pa veshjen time, e cila me erdhi ne castet e fundit. U semura keq pasi u ftofa duke bere fotografite e prezantimit. Isha veshur si xinxefille ate dite, keshtuqe..." E megjithate, shqetesimet kalaun te gjitha, aty mbi skenen e Aristonit, e cila ne fillim Elses i ishte dukur e frikshme, ndersa me pas si shtepia e saj. Emocionet e forta, iu rikthyen vetem kur priste rezultatet, e ulur ne nje restorant bashke me te tjeret, per te ngrene vaktin e radhes. "U cudita kur degjova se isha e teta ne renditje por nuk u merzita shume. Gjerat e mira behen ngadale, apo jo. Per mua e rendesishme eshte se edhe sot qe kane kalaur kater muaj nga Sanremo "Valeria" trasmetohet ne te gjitha radiot italiane ndersa kenget e tjera kane dale nga qarkullimi"-tregon vete Elsa. "Valeria", nga skena e Aristonit u hodh jo vetem ne valet radiofonike por dhe ne albumin e pare te Elsa Liles, i cili doli ne treg diten kur Sanremo mbaroi. Portreti i qeshur i vajzes qe mahniti jo vetem shqiptaret nga skena e Aristonit, u mberthye keshtu ne vitrinat e dyqaneve te Italise, ndersa ajo vete do te levizte per ca kohe, pas Sanremos, ne qytete te ndryshme, per te kenduar ne spektakle te ndryshme. Shkolles ende nuk i eshte futur seriozisht. E ka krejt te pamundur t'i dedikohet e tera studimeve sepse gjate ketij vitit shkollor ka humbur shume leksione. Genjen veten kur gjen pak kohe te lire. Ulet mbi libra e ben sikur studion. Pastaj kur nuk rezisotn dot me, vishet shpejt e shpejt dhe niset per ne kinema ose drejt ndonje vendi ku degjon muzike qe i kenaq shpirtin...ndonjehere krejt vetem, ndonjehere me miket e shtepise e ndonjehere me ndonje shok-"Epo edhe ndonje shok mund ta kemi apo jo? Por dua te saktesoj nje gje. E martuar dhe e fejuar nuk kam qene asnjehere. Thashethemet ketu ne Shqiperi jane thurur shume rreth kesaj genjeshtre. Nenshtetesine italiane une e mora pasi im ate u martua me italiane, pra nuk e kam marre pse une vete u martova me ndonje italian"-Keto thashetheme i kujtohen vetem kur shkel ne Tirane, pastaj kur iken, e le ketu rrjedhen e tyre. I pelqen te mbarte me vete vetem gjerat e bukura, per t'ia treguar pastaj shoqeve, babait, Marias e Enit, te vetmes moter qe ka. Ata jane ende ne Lece dhe Elsa shkon per t'i takuar sa here gjen kohen e lire. Kthehet ne ate qytet me nje lloj deshire te pashpallur...qe te gjithe ata qe e menjanonin ne fillimet e saj te gjimnazit, ta mesojne mire se ajo eshte Elsa Lila, shqiptaria qe shenoi suksesin e saj te radhes, pikerisht ne vendin e tyre te lindjes. Se pari me Sanremon e me pas me albumin e saj "Elsa". Shume shpejt, ne ato vitrina do renditet nje tjeter disk i artistes shqiptare. I dyti, e me pas pse jo, i treti, i katerti...
    Liebe! liebe, lass mich los!

  2. #2
    BeAuTiFuL Maska e roza
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    263
    Eshte nje kengetare e zonja. Bravoo i qoft!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Elsa Lila: Rikthehem fuqishėm nė Sanremo

    Oliverta Lila


    Elsa Lila kualifikohet si konkurrente nė Sanremo. Kėngėtarja shqiptare ishte nė krye tė listės sė tė rinjve, qė janė pėrzgjedhur dje pėr t’u ngjitur nė skenėn e festivalit. Kėshtu, Elsa Lila i rikthehet pėr tė dytin vit radhazi skenės sė madhe tė kėngės italiane. Pas “Valeria”, kėngėtarja do tė tregojė “Kuptimin e jetės”(Il senso della vita). E pėr mė tepėr, pas kėngės sė saj qėndron bashkėpunimi i dy emrave tė njohur tė muzikės italiane, Maurizio Fabrizio dhe Giudo Morra. Kėngė tė Patty Pravo, Ornella Vanoni, Franēoise Hardy, Mia Martini dhe sė fundmi tė Eros Ramazzottit dhe Renato Zero mbajnė firmėn e Fabrizos. Vetėm njė ditė mė parė se pjesėmarrja e saj tė bėhej zyrtare, Lila nuk dėshironte tė komentonte asgjė rreth kėngės. Me tė drejtė ajo u shpreh se “asgjė nuk ėshtė vendosur, ndoshta nuk mund tė kualifikohem”. Pas pėrzgjedhjes, nė njė lidhje telefonike Elsa Lila tregon pėr “Gazetėn” emocionet e para kur emri i saj ishte shėnuar nė krye tė listės. E ndėrsa na tregon diēka rreth kėngės, dėgjohen zėrat qė e thėrrasin. Ndodhet nė studiot e Rait. Shprehet e kėnaqur qė i rikthehet sėrish Sanremos. Edhe pse ky konkurrim lindi nė mėnyrė tė papritur. Ashtu si edhe vjet, ku kėngėtarja u paraqit me njė kėngė potente si “Valeria”, tregon se sėrish do tė jetė nė njė interpretim tė fuqishėm. “Kėnga do tė jetė nė linjėn e stilit klasik, por qė kėrkon njė impenjim tė madh nė interpretim”, shprehet Lila. Ndėrsa do tė jetė e vetėm nė skenė, pėr tė pėrcjellė emocionet jo vetėm pėr publikun e sallės, por edhe pėr atė publik shqiptar qė e ndjek nė hapat e saj. Ndėrsa pas Sanremos do tė pėrfshihet nga njė tjetėr ngjarje pėr karrierėn e saj muzikore. Ėshtė duke punuar pėr nxjerrjen e njė albumi ku do tė pėrfshihet edhe kėnga e festivalit. Por deri nė netėt konkurruese, do t’i duhet tė jetojė me emocionet dhe ethet e garės.

    Dje ėshtė konfirmuar pjesėmarrja juaj nė kategorinė e tė rinjve, gjė qė ju rikthen pėr tė dytėn herė nė skenėn e Sanremos. Si e pėrjetuat kėtė moment?

    Sigurisht qė tė bėhet qejfi dhe jam shumė e kėnaqur qė do tė kthehem sėrish nė skenėn e Sanremos. Do mundohem dhe shpresoj qė kėtė vit tė dal sa mė mirė. Gjithsesi, emocionet dhe konkurrimi nė kėtė festival besoj se do tė jenė njė eksperiencė pozitive.

    Pas “Valeria” vjen “Kuptimi i jetės”. Ēfarė do tė pėrcjellė Elsa me kėtė kėngė?

    “Kuptimi i jetės” ėshtė njė kėngė e shkruar nga Guido Morra dhe e kompozuar nga Maurizio Fabrizio, dy autorė shumė tė njohur qė kanė kompozuar pėr kėngėtarė tė mėdhenj italian. Kjo kėngė ėshtė njė sėrė imazhesh dhe sensacionesh ku secili kėrkon tė kapė kuptimin e jetės. Por ky ėshtė njė kėrkim i vazhdueshėm, ku disa kapen mbas imazheve tė rrėzueshme dhe nė fund asnjė nuk arrin tė gjejė njė kuptim.

    Si lindi ky bashkėpunim italian i kėngės tuaj?

    Nė fakt “Kuptimi i jetės” ka qenė njė kėngė e kompozuar pėr emisionin e Paolo Bonolis “Il senso della vita”, qė transmetohet nė kanale 5. Ishte menduar qė tė ishte sigla hapėse e emisionit, por pėr disa mosmarrėveshje qė pati mes organizatorėve, nuk u pėrdor. Pastaj ishte njė takim i rastėsishėm me kompozitorin Maurizio Fabrizio. Ata ma ofruan kėtė kėngė dhe kėshtu lindi ideja e Sanremos.

    Para se t’ju bėhej kjo ofertė nuk e kishit menduar qė tė ishit konkurrente nė Sanremo?

    Nuk e kisha fare nė projekt qė kėtė vit tė konkurroja nė Sanremo. Gjėrat ndodhėn shumė shpejt. U takova rastėsisht me kompozitorin, i cili mė tha se kishte njė kėngė tė bukur pėr tė mė ofruar. Mė pas gjėrat rrodhėn natyrshėm.

    Pėrgjithėsisht jemi mėsuar qė t’ju shohim nė interpretime kėngėsh qė kėrkojnė njė vokal tė fuqishėm. “Kuptimi i jetės” ėshtė po nė kėtė linjė?

    Po, ėshtė nga ato kėngėt qė unė zakonisht pėlqej tė kėndoj dhe mė pėrshtatet. Ėshtė njė kėngė e vėshtirė nė interpretim dhe ėshtė nė stilin klasik. Megjithėse nė Sanremo nuk ėshtė se pranohen kėngė qė eksperimentojnė drejt modernes.

    Nė konkurrimin e vitit tė shkuar me “Valeria” edhe pse nuk morėt ēmim, u pritėt mirė nga publiku. Ku synon Elsa nė konkurrimin e sivjetshėm?

    Unė nuk i mendoj fare ēmimet kur hyj nė njė konkurrim. Tė jesh pjesėmarrėse nė Sanremo, sė pari ėshtė njė reklamė e mirė qė i bėn vetes disa net me radhė. E rėndėsishme ėshtė se ēfarė impakti do tė ketė mė pas kėnga jote te publiku, sa e kėrkuar do tė jetė nėpėr programet muzikore. Por nėse pėrveē kėsaj vjen edhe njė ēmim, natyrisht qė ėshtė njė gėzim i madh.

    Keni menduar pėr paraqitjen nė festival, nėse kėnga do tė jetė e shoqėruar me ndonjė performancė?

    Jo, do tė paraqitem ashtu si gjithmonė. Nė skenė do tė jem e vetme duke kėnduar.

    Ndėrkohė qė po merreni me realizimin e njė albumi. Ēfarė do tė jenė tė pėrfshira nė tė dhe a ka ndonjė bashkėpunim shqiptar?

    Po, po merrem me realizimin e njė albumi qė do tė dalė nė treg pas Sanremos. Nė tė do tė pėrfshihet edhe kėnga konkurruese “Il senso della vita”, ndėrsa tė tjerat do tė jenė tė reja. Deri tani nuk kemi ndonjė bashkėpunim me kompozitorė shqiptarė, por mund tė ndodhė qė gjatė punės tė dalė ndonjė i tillė. Nė art asnjėherė nuk mund tė parashikohet gjithēka.

    Do tė ketė ndonjė udhėtim tė afėrt drejt Shqipėrisė?

    Pėr momentin jo. Tani jam shumė e impenjuar, por ndoshta nė njė kohė tė mėvonshme, mund tė kthehem qoftė pėr tė kėnduar, apo edhe pėr tė takuar familjarėt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    E mrekullushme me pelqen shum, ishalla i shkon mir gjithmon ..... ..........

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    KJO JA VLEN. Boni concert ne Chicago, wawwwww kam ngel me goj hapur.

  6. #6
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    u bo shum koh qe skam digju noi kong te re... sikur t'na qisnit noi gjo do ishte mir
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    God is coming and SHE is mad

  7. #7
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    Elsa Lila eshte nje kengetare me plot kuptimin e fjales , i uroj suksese te karieren e saj dhe gjith te mirat , don zoti e fiton edhe titullin e San Remo-s
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Elsa Lila tregon kuptimin e jetės nė Sanremo

    Pėr tė dytėn herė Elsa Lila prek skenėn e famshme tė Aristonit. U zyrtarizuan tashmė 14 protagonistėt e kategorisė sė tė rinjve nė edicionin e 57-tė tė Festivalit tė Sanremos, ndėr tė cilėt ėshtė edhe kėngėtarja shqiptare Elsa Lila. Ajo konkurron me kėngėn “Il senso della vita” (“Kuptimi i jetės”). Nė vitin 2003 Lila arriti tė hynte nė garėn e tė rinjve me kėngėn “Valeria”, njė krijim i Marco Marati, Guido Maffei e Luca Bechelli. Por pa mundur tė kualifikohet nė Festivalin e “big-ėve”. Njė vit mė pas ajo tenton sėrish, por nuk arrin tė hyjė nė garėn e tė rinjve. Kėtė herė ajo provon dhe renditet si mė e vlerėsuara ndėr tė rinjtė. Konkurrentėt u pėrzgjodhėn nga njė komision i pėrbėrė nga Federico Moccia, Carolina Di Domenico, Stefano Mainetti e drejtori artistik Pippo Baudo. Do ketė qė nga muzika rrok, pop e balada autor. Nė skenėn e Aristonit do tė ngjitet Jasmine, me njė kėngė tė Renato Zeros, pėr tė vazhduar me Marco Baroni, Fabrizio Moro, Sara Galimberti, Khorakhane, Piquadro, FSC, etj.

    Gazeta Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    sa mire qe paska arritur te kualifikohet

    me pelqen E.Lila kur kendon , por ka dhe nje menyre komuikimi ne media shume te veēante, te ben per vete
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  10. #10
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Ishalla zgjedh nje model te bukur te flokeve, se me ato floket gjithmone na ka cuditur. Nuk e di nqs e mbani mend njehere qe na u be tullace fare, pastaj i beri me gjemba...thashe me vete, ua sa cun i bukur ky, kushedi se sa do t'a kete!

    Jo me verte, s'eshte e keqe si kengetare, vetem se duhet t'a kete kuptuar tashme se San Remo nuk eshte Festivali I Kenges, dhe i duhet nje perfeksion i papare. Ne ate skene kane kaluar dhe shpesh here kane deshtuar kengetare me fame te madhe, jo me ajo qe Italianet e shohin edhe njecike si shtrember prej te qenit Shqipo.....
    As qe du me dit!

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Kritikėt: Shqiptarja me ADN specifike artistike

    Elsa Lila: Kėsaj here nuk do t'ju zhgėnjej

    Mė e sigurt se kurrė mė parė. Plot pasion dhe pėrkushtim, Elsa Lila ėshtė e gatshme tė tregojė "Kuptimin e jetės" kėtė fundjavė nė skenėn "Ariston" tė Sanremos.

    Kėngėtarja shqiptare, e cila i rikthehet sėrish festivalit mė tė njohur tė kėngės nė Itali, ėshtė shprehur pėr median, se kėsaj here ndihet mė e sigurt pėr prezantimin e saj. "Sigurisht, para vetes do tė kem tė paktėn njė milion shikues dhe ky prezantim tregon se jam nė njė moment tė mirė nė karrierėn time. Por kjo nuk do tė thotė se kam menduar tė marrė ēmim tė parė dhe as tė dytė, por tė paraqitem sa mė mirė nė skenė dhe sa mė dinjitoze. Dhe pėr kėtė ju falėnderoj ju, qė mė keni dhėnė besim gjithmonė. Tė jini tė bindur se nuk do t'ju zhgėnjej", ėshtė shprehur Lila. Ndėrsa nė websitin zyrtar tė festivalit tė Sanremos, i cili shėnon edicionin e 57-tė nė datėn 27 shkurt deri nė 3 mars shkruhen fjalėt mė tė mira pėr kėngėtaren shqiptare. "Elsa Lila ėshtė qytetare e botės. Sigurisht karta e saj e identitetit flet pėr njė vajzė tė lindur nė Shqipėri dhe e rritur nė Itali, por tė flisnim pėr kombėsi tė dyfishtė nė rastin e saj do tė ishte shumė pak. Nė moshėn 25-vjeēare Elsa ėshtė kozmopolite, falė eksperiencave tė saj jashtė - qė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė Kinė, duke kaluar nėpėr Evropė, sė pari nė Itali. Artiste 360°, e aftė pėr tė kaluar pėrmes teatrit tė kėngės, falė njė ADN-je specifike artistike", shkruhet nga kritikėt nė websit.

    Elsa ėshtė vajza e njė kėngėtari nė ish-korin shtetėror shqiptar dhe e njė violinisteje, prindėr qė e kanė rritur duke u mbėshtetur mbi muzikėn, duke krijuar tek ajo njė pasion tė fortė pėr artin dhe njė talent tė jashtėzakonshėm, qė shpėrtheu nė moshė tė re. Ishte viti 1996, kur ajo fitoi ēmimin e parė me kėngėn "Pyes lotin", me muzikė tė Valentin Veizit, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1997 ajo preku zemrat e shumė artdashėsve me kėngėn e saj "Larg urrejtjes", shkruar nga Alqi Boshnjaku dhe muzikė tė Valentin Veizit, ku u nderua sėrish me ēmim tė parė. Pjesėmarrjet e saj nėpėr festivale kanė qenė tė shumta si nė Varna nė "Discovery '98-tė festival", ku u nderua me ēmimin e dytė, nė "Fidof for Peace and Friendship International Festival", qė mbahet nė Los Anxhelos nė Kaliforni, nė Zvicėr, ku u nderua me ēmimin "Skanderbeg" dhe nė vitin 2001, Presidenti i Republikės, Rexhep Meidani, i dha Elsa Lilės titullin "Ambasadore e Muzikės Shqiptare nė botė". Sipas shkrimit citojmė se njė karakteristikė e veēantė e kėsaj vajze tė mrekullueshme ėshtė fakti qė ėshtė lidhur me artin qė nė fėmijėri, kur shfaqej nė programet e Televizionit Shtetėror Shqiptar.

    "Qė aty, karriera e saj vazhdonte tė ishte nė rritje, duke surprizuar publikun dhe tė rriturit, qė me pjesėmarrjen nė moshė shumė tė re nė festivalin kombėtar tė kėngės shqiptare, ku doli fituese pėr dy vjet rresht, ndonėse ende nuk kishte hyrė nė moshėn e maturisė e deri tek pėrvojat e shumta jashtė vendit, ku gjithmonė ka lėnė gjurmė. E gjithė kjo, meritė e njė zėri tė jashtėzakonshėm dhe e njė prezence skenike tė veēantė, por sigurisht edhe e njė personaliteti tė orientuar", shtojnė ata. Kėsaj here nė Sanremo, Lila do tė prezantohet nė edicionin e 57-tė tė Festivalit tė Sanremos nė kategorinė e tė rinjve, mes 14 protagonistėve tė tjerė me kėngėn "Il senso della vita" ("Kuptimi i jetės"), njė kėngė tipike klasike dhe e pėrshtatur pėr vokalin e saj, e pėrzgjedhur nga njė komision i pėrbėrė nga Federico Moccia, Carolina Di Domenico, Stefano Mainetti dhe drejtori artistik Pippo Baudo.

    "Pasi ka marrė pjesė nė Festivalin e Sanremos 2003, nė kategorinė e tė rinjve, Elsa ėshtė tashmė gati tė kthehet nė "Ariston" pėr tė shprehur gjithė vlerat e saj dhe pjekurinė artistike. Objektivi: realizim artistikisht pėrmes njė kėnge me tekst veēanėrisht impenjativ tė titulluar "Il senso della vita" (Kuptimi i jetės), me muzikė tė Maurizio Fabrizio dhe tekst tė Guido Morra. Njė kėngė pėr tė cilėn Elsa Lila ėshtė e gatshme ta bėjė tė hyjė nė zemrat tona", shkruhet pėr kėngėtaren shqiptare. Ndėrsa tre vjet mė parė Lila, u prezantua nė tė njėjtėn skenė me kėngėn "Valeria".

    Konkurrentėt
    Nė edicionin e 57-tė tė Festivalit tė Sanremos do tė marrin pjesė 20 artistė tė njohur si Al Bano, Leda Battisti, Johnny Dorelli, Mango, Paolo Meneguzzi, Milva, Paolo Rossi, Zero Assoluto etj. Ndėrsa nė sektorin e tė rinjve konkurrojnė 14 artistė, ku pėrveē Marco Baroni, Patrizio Bał, Pier Cortese, Romina Falconi, Sara Galimberti, renditet edhe kėngėtarja shqiptare Elsa Lila.

    Organizatorėt
    Festivali i madh i kėngės, i cili do tė ēelet nė 27 shkurt dhe do tė vazhdojė deri nė 3 mars nė skenėn e teatrit "Ariston", do tė drejtohet nga Pippo Baudo dhe Michelle Hunziker, nėn regjinė e Gino Landi. Skenografia e kėsaj gare pėr kėtė edicion ėshtė realizuar nga Gaetano Castelli, kostumografia nga Silvia Frattolillo. Festivali i kėngės do tė shfaqet drejtpėrsėdrejti nga RAI UNO.

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 28-02-2007 mė 20:31

  13. #13
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    edhe nje foto tjeter...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    God is coming and SHE is mad

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166

    Elsa Lila Sonte Do Kendoje Ne Sanremo.

    Sikur e dini, kengetarja shqiptare Elsa Lila do ngjitet te kendoje ne palkun e teatrit- ARISTON- NE Sanremo te Italise. sonte ne naten e dyte te festivalit te prezantuar nga Pipo Baudo dhe Michel Junzinker.
    Mbreme kemi patur nje takim me Elsen ne nje bar shqiptaresh ne Sanremo, aty kishte mberritur dhe nje trupe e televizionit shqiptar,
    Pervec Elses ishin dhe balerinet Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani. Ishte kenaqesi e madhe te shifje interesimin e medias dhe njerezve ne Sanremo per artistet shqiptare.
    Prandaj ndiqeni festivalin sepse eshte nje nate plot surpriza te tjera.

  15. #15
    ..jump the next train !!! Maska e audiophile
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    10
    mbreme Elsa u kualifikua per ne finalen e te rinjve ne San Remo, video integrale bashke me momentin e perzgjedhjes. ciao

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 26-11-2007 mė 00:05

  16. #16
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Degjova qe Elsa kishte pershendetur ne shqip te gjithe Shqiptaret dhe ata qe e kane ndihmuar te arrine ne finale

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Mua,nuk Me Pelqeu Shum As Kenga,as Menyra Se Si I Kishte Prere Floket,megjithate,duhet Te Ndihemi Krenare Per Te Me Te Vertet.

  18. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me floket e shkurter eshte bere cupeline si dikur para dhjete vjetesh ne festivalet qe i fitoi ne Shqiperi. Kenga eshte me e mire se "Valeria" dhe zeri i eshte pjekur mjaft. Tek fotot me lart mund ta quaje fare mire konkurrente me artiste italiane, niveli i Monica Bellucci, tani eshte kthyer ne Elsen shqiptaren qe e njohim qe te vogel. Bukur kendoi. Te shohim rezultatin neser. Flm per lidhjen ne youtube. Vendoseni dhe neser interpretimin e rradhes, po mundet.

  19. #19
    Faleminderit per link audiophile. Edhe une sapo e degjova kengen. Jam dakort me Diten, edhe kenga edhe interpretimi m'u duken shume me mire se sa tek "Valeria". Ndersa per pamjen,
    nga nje video tjeter ne youtube ( ) , duket qe prerja e flokeve ka qene zgjedhje e diteve te fundit
    Ishte emocionuese ta shikoje Elsa Lilen ne Sanremo perseri. I uroj suksese...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 26-11-2007 mė 00:47
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  20. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Duke kerkuar per tekstin e kenges se kenduar nga Elsa, mberrita tek faqja zyrtare e saj ne internet. Faqja eshte: http://www.elsalila.net. Ka fotografi te tjera shume te bukura. Vetem se me forcohet cfare shkruajta ne mesazhin me pare, se eshte konkurrence pa frike per artistet me te bukura italiane.

    Kenga mund te shkarkohet nga kjo faqe.

    Teksti:

    Il senso della vita

    come una cosa felice che cada
    e silenziosa come la neve
    dal cielo immenso a una piccola strada
    non si e’ trattato di un viaggio breve
    all’improvviso sono caduta
    aprendo gli occhi a mia insaputa
    c’era nell’aria l’eco di un canto
    nessun giudizio nessun rimpianto

    come una cosa felice che cada
    senza per questo sentirsi offesa
    e senza chiedersi mai dove vada
    o dove porti la sua discesa
    senza un motivo sono caduta
    goccia su goccia precipitata
    ed arrivata in fondo al mare
    ho cominciato cosi’ a scavare
    fino ad avere la testa vuota
    il cuore gonfio e l’anima ignota
    fino a sentire sotto le dita

    il senso della vita
    il senso della vita
    il senso della vita

    come una cosa felice che cada
    un filo d’erba da un’altalena
    e ricoperta da quella rugiada
    sembra che scriva un suo poema
    solo una frase due righe appena
    ma il suo mistero gia’ m’incatena
    nella natura non c’e’ progresso
    il tempo passa ma e’ sempre adesso
    adesso sento per tutto il mondo
    la gratitudine e un bene profondo
    adesso sento sotto le dita

    il senso della vita
    il senso della vita
    il senso della vita

    stupendamente come si sente
    il pianto acuto di un neonato
    che ci sveglia la notte
    anzi ci ha gia’ svegliato
    gia’ svegliato

    il senso della vita

    Musica di Maurizio Fabrizio
    Testo di Guido Morra

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •