Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    "Pse vramë babanë e vëllanë"

    LUSHNJE/ ARRRESTOHEN DY MOTRAT
    "Donin të na bënin prostituta në Itali"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Aurora Damini
    Aida Harka

    LUSHNJE

    Arrestohen dy motrat nga një fshat i Lushnjës, të cilat brenda dy muajsh vranë vëllanë dhe babanë e tyre. Edhe pse vrasjet kanë ndodhur në vitin 1997, dy motrat, Myzafere Agolli dhe Vezire Sina (mbiemrat e pasmartesës), u prangosën nën akuzën e vrasjes. Pas ngjarjes së gjashtë vjetëve më parë, ato kishin krijuar familjet e tyre dhe nuk jetonin më në fshatin e lindjes. Porse arrestimi i tyre e ka hedhur poshtë variantin se vëllai, Fatmiri, dhe babai, Sulejmani, kishte vrarë veten. Gjatë marrjes në pyetje Myzaferja ka pohuar se vëllai e kishte shitur për 60 mijë lekë. Ndërsa Vezirja e kishte vrarë të atin se i quante të pazonjat që nuk nxirrnin dot lekë. Në atë kohë dy ngjarjet u deklaruan si vetëvrasje. Ndërsa tani policia e Lushnjës hedh një tjetër variant, atë që dy motrat donin të shkonin me dëshirën e tyre në Itali, por ata nuk i kishin lënë.

    Hetuesi: E keni vrarë ju vllanë tuaj?
    Myzaferja: Po, por e kam bërë për të ruajtur nderin tim.

    Hetuesi: Si kanë rrjedhur ngjarjet që shkuan deri në krim?
    Myzaferja: Jetonim në fshatin Ballagat të Lushnjës. Ishim shumë të varfër. Vëllai, Fatmiri, kishte ardhur nga Italia ku nuk kishte bërë ndonjë pasuri të madhe, megjithëse kishte 2 vjet që punonte atje. Më propozoi që të shkoja dhe unë me të, pasi ai kishte nevojë për një femër që të kujdesej. Pranova se s'kisha as punë, as lekë. Pas disa ditësh shoh që vëllai solli në shtëpi 2 djem. Nuk më pëlqyen. Ata më hodhën disa vështrime fare të paturpa dhe pashë që njëri prej tyre i dha vëllait një tufë lekësh 10-mijëshe. Më vonë mora vesh që shuma ishte 600 mijë lekë. M'u verbuan sytë. Vëllai më kishte shitur për 600 mijë lek të vjetra. Rrëmbeva një automatik, që e mbanim në shtëpi dhe e qëllova.

    Hetuesi: Tashmë je penduar?
    Myzaferja: Më vjen keq që është im vëlla, por nuk kisha rrugë tjetër.

    Hetuesi pyet motrën tjetër: Për ç'rrethana ka ndodhur krimi që t'i vrave babanë?
    Vezirja: Pas vrasjes së vëllait tonë, Fatmirit, 2 muaj më parë, marrëdhëniet tona mes prindërve dhe fëmijëve ishin ftohur shumë. Varfëria ishte në kulm, ndërsa babai gjithnjë na mallkonte sidomos ne vajzave më të mëdhaja që nuk ishim të zonjat të nxirrnim lekë, se ai nuk na ushqente më. Rrethanat në shtëpi ishin të padurueshme. Zihej me mua për hiçgjë, për punët, gjellën etj. Një ditë nuk durova dot më dhe e qëllova me një automatik që e mbanim në shtëpi.

    Hetuesi: Ti e dije që vëllai yt nuk bëri vetëvrasje, por e vrau motra?
    Vezirja: E dija, por heshtëm, se ai donte ta shiste motrën. Çfarë fitoja po të thoja të vërtetën? Ai iku dhe nuk kthehej, ndërsa motra do të kalbej në burg.

    Hetuesi: Je penduar tani?
    Vezirja: Eh, na u shkatërrua familja.


    Policia: Vëllanë e vrau motra, se nuk e la të shkonte në Itali

    LUSHNJE - Policia e Lushnjës hedh variantin se vrasja e dyfishtë brenda familjes ka ndodhur si shkak i konfliktit mes pjesëtarëve të familjes Sharka. Madje burimet pohojnë se kryefamiljari, Sulejmani, e ka shitur vetë vajzën e tij të vogël, Myzaferen. Sulejmani e ka shitur vajzën e tij për 60 mijë lekë te një person tjetër nga fshati Ballagat i Lushnjës. Familja Sharka ishte mjaft e varfër dhe ishte një familje me 13 fëmijë. Kjo ishte një nga shkaqet që kryefamiljari ka arritur ta shesë edhe vajzën e tij. Dy ditë pas "pazarit" mes trafikantit dhe Sulejman Sharkës, nga Italia mbërriti djali i tij, Fatmiri, i cili nuk kishte pranuar që Myzaferja të shkonte në Itali. Aty ka plasur një grindje mes të dyve dhe Fatmiri e ka qëlluar, pasi Myzaferja ka dashur të ikte vetë. Më pas Myzaferja ka rrëmbyer automatikun dhe ka qëlluar mbi të vëllanë e saj.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    pika!

    skam ca tjeter te theme!~
    ca ti beshe!
    si ta kene ne mendje nerezit ashtu bejen!



    """"""""""""""""""""""""""""roeli"""""""""""""""""""""""""""""
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

Tema të Ngjashme

  1. Pandi Kristo deshmon per historine
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 29-10-2013, 23:57
  2. 8 vjet burg për babanë që abuzoi me vajzën
    Nga ruhit në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-08-2007, 00:55
  3. Plagosi babanë e Irena Selit, pranga Agim Mushës
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 02:15
  4. Pyetja, "Pse na krijoi zoti?"
    Nga antitheos në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 15-03-2006, 08:21
  5. Prej 4 vitesh kosovari kërkon babanë e humbur
    Nga Beqari002 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •