TEMA


----------


SPORTI


Dossierėt sportivė tė gazetės "TemA"

Vijon cikli ynė i posaēėm qė ka tė bėjė jo thjesht me sportin, por me vetė Historinė e Shqipėrisė.

Jo, ky nuk ėshtė Kampionati i 64-t, por i 67-ti!

* Provat e pakundėrshtueshme se gjatė pushtimit fashist, Shqipėria ka zhvilluar edhe 3 Kampionate Kombėtare tė Futbollit

* Sporklub Tirana - nuk ėshtė Kampione pėr herė tė 20-tė, por tė 22-tė.

* Vllaznia e Shkodrės nuk ėshtė Kampione pėr herė tė 9-tė, por tė 10-tė.

* Si organizoi Ekrem Bej Vlora tė vetmin Kampionat Mbarėkombėtar tė Futbollit (me Prishtinė, Pejė e Gjakovė) mė 1942.

* Transmetimet e panjohura radiofonike, madje dhe ndėrkombėtare tė vitit 1939 - qė i japin vend nderi Shqipėrisė nė gazetarinė e folur tė Evropės.

Besnik DIZDARI

Kapitulli i Tretė: SK Tirana - Kampione dhe do tė pėrfshihet Kosova!

Mė 6 gusht Durrėsi dhe Ismail Qemali dalin nė Shallvare dhe ndeshja shtesė ėshtė po aq dramė. Eshtė njė 3-2 pėr skuadrėn durrsake. Pėr gazetari shėnojmė se ndeshja transmetohet nga Radio Tirana prej Anton Mazrekut. Dhe mė e rėndėsishmja: Ismail Qemali nuk bindet pėr drejtėsinė e rezultatit dhe i kėrkon reklamim Komitetit Teknik Zbatues tė Kampionatit. Me sa duket, pėr zhvillimin e minutave tė fundit thuajse nė errėsirė, vlonjatėt kėrkojnė pėrsėritjen. Njė muaj kanė vazhduar diskutimet nė Komitet, deri sa mė nė fund ėshtė vendosur pėrsėritja e ndeshjes.

Eshtė 10 shtator 1939. Pėrsėri nė Shallvaren e Tiranės. Dhe pėrsėri Durrėsi triumfues, madje kėsaj here mė thellė, 3-1. Ndeshja nis nė orėn 16.45, prap jo dhe aq fort heret. Gjyqtari ėshtė i mirėnjohuri Selman Stėrmasi, njeriu i madh i Sportklub Tiranės. Nė njė vėshtrim teknik, rreshtimi i skuadrave si edhe nė ndeshjet e tjera ėshtė ai taktik i kohės i sistemit "WM", ēka duket nga vendi ku vihet pikėpresja nė botimin e pėrbėrjeve tė 11-shave. Ja shembulli i Durrėsit: portjeri (Gruda) - dy mbrojtėsat (Fėrmija, Tati) - tre tė mesmit (Tartari, Gjiri, Arapi) - dhe pesė sulmuesit (Moisiu sulmues i krahut tė djathtė, Goga qendėrsulmues, Stringa sulmues i krahut tė majtė dhe gjysmėsulmuesit Coku dhe Shabani).

Fashizmi gėzohej ndėrkaq sepse kishte rifilluar futbollin nė Shqipėri. Nė Shqipėri nė tė vėrtetė shpėrthejnė manifestimet e pafund. Njė manifestim i madh rinor mbush orėt e parandeshjes tė sė dielės sė 10 shtatorit nė Tiranė. Janė aty dhe kryeministri Shevqet Vėrlaci, mėkambėsi Jacomoni, Giro... Thirrjet "Duce! Duce!" ushtojnė anė e kėnd. Ndėrkaq Jacomoni e Shevqet Vėrlaci, sapo kishin dekretuar krijimin e Milicisė Shqiptare. Nė Gjirokastėr krijohet organizimi i Gruas Fashiste tė Gjirokastrės. Sekretari i i Partisė Fashiste, Starace ėshtė midis fėmijėve shqiptarė (balilat) nė Romė pėr "Ferragosto". Brohoritje pėr Duēen edhe kėtu! Nga Durrėsi nisen kryqėzori Mbretėror "Cardona", kaēotorpedinierėt "Lampo", "Folgore", "Fulmine", "Baleno". Ministria e Punėve Botore zgjeron mbulesat e Tregut tė Ri tė Tiranės. Z.Mihal Sherko emėrohet sekretar i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.



Ishim ende larg nga Lėvizja e gjėrė Antifashiste. Eshtė ende 1939.

Ja dhe sensacioni tjetėr. Bėhet fjalė pėr pjesėmarrjen e mundėshme tė skuadrave nga Kosova nė Kampionat. Eshtė shtator 1939 dhe ajo qė ėshtė quajtur gabimisht Shqipėria e Madhe, tashma po bėhej realitet. Ciano ia kishte arritur qė pas bisedimeve tė 21 prillit 1939 me Ministrin e Jashtėm tė Gjermanisė, Ribentrop, t'i bashkangjiste Shqipėrisė njė pjesė tė mirė tė Kosovės. Iliaz Agushi ėshtė ndėrkaq, Ministri i Territoreve tė Ēliruara krejtėsisht i varur nga qeveria e Tiranės. Gjermanėt nuk lėshojnė deri nė fund megjithate. Mitrovica, Trepēa dhe Vuēiterna mbeten pronė e tyre pėr shkak tė pasurive minerare tė njohura tė zonės. Eshtė ky ēasti kur Tirana nis tė zbatojė njė reformė tė paparė arėsimore me synimin pėr hapjen e 170 shkollave nė Kosovė me nė krye Minstrin e Arėsimit, shkrimtarin tonė tė madh, Ernest Koliqi i njė familje tė shquar edhe sportive. E sporti natyrisht ishte pjesė e synimeve arėsimore-kulturore mbarėkombėtare edhe pėr vetė Koliqin. Bashkimi tashma "de facto" me Kosovėn ishte bėrė. Juridikisht duhej pritur viti 1941. Sot, pas 60 e sa vjetėve ai lajm i shtypit tė Tiranės ėshtė historik. Do ta jap fjalė pėr fjalė, sepse ka vlera sportivo-historiko-mbarėkombėtare, sidomos pėr Kosovėn. Nėn titullin "Jeta sportive" lajmi ėshtė ky:

"Sekretari Federal i Kosovės ka marrė masat e nevojėshme dhe me anė tė Oficeravet tė Rinisė sė Liktorit Shqiptarė po pėrgatitet njė skuadėr footballiste pėr tė marrė pjesė ma vonė nė Kampionatin Kombėtar. Janė caktue elementat qė do tė marrin pjesė nė kėte skuadėr dhe stėrvitjet e duhuna kanė fillue prej ditėsh nė fushėn sportive tė kėtushme. Skuadra jep shpresa tė mira se do tė pėrgatitet mirė dhe do t'arrijė nė shkallė tė meritueshme pėr tė qenė antare nė Kampionatin Kombėtar".

Mė 6 gusht 1939, kur ende Vllaznia priste pėrfundimet e ndeshjeve shtesė midis Durrėsit e Ismail Qemalit pėr tė mėsuar kundėrshtarin e saj, gjysmėfundorja (gjysmėfinalja) e parė e ēon siparin nė Fushėn e Futbollit nė Elbasan. Asnjanėsia e kriterit nė kėte rast duket vėrtet shembullore pėr duelin SK Tirana - Skenderbeu, qė tash del me emrin e tij tė vjetėr, pra jo "Rinia Korēare". Skuadrat i fton nė fushė gjyqtari Niko Gjini, pėr tė cilin thuhet qė nė fillim se "e drejtoi lojėn me aftėsi tė dukėshme e paanėsi tė plotė". Nėnvizohet mandej se epėrsia teknike e kryeqytetasve ėshtė e dukėshme ndaj skuadrės korēare, sė cilės pėrsėri i pėrmendet puna e shkėlqyer e viteve '30 e trajnerit italian Pasquale Lissoni, tash Major Lissoni - funksionar i lartė i Fashizmit!

E vėrteta ėshtė se Sportklubi mbaron punė shpejt e shpejt. Ai i shėnon golat qysh nė 10 minutat e para pasi e nis Mark Gurashi nė njė rikthim spektakolar tė tij nėn fanelėn e bardhebluve, teksa mban mbi shpinė 5 titujt e kampionit tė viteve '30. Mėnjanė politikės sė pushtuesit, megjithate ndeshja mbarte mbi vete emra historikė tė futbollit. Janė vėllezėrit Gurashi sė bashku, Rudolfi e Marku, Foto Janku e Hasan Maluēi, Sllave Llambi e Zyber Lisi, Naim Kryeziu e Miēo Plluska te Sportklubi, ndėrsa te Skenderbeu kampion i madh ėshtė vetėm njeri: Klani Marjani, i cili nuk mungonte qysh nga Kampionati i parė, ai i vitit 1930.

Ndėrkohė qė SK Tirana e ndjen veten fundoriste (finaliste) e kampionatit, duke qenė se skuadra e Durrėsit deri mė 10 shtator kishte qenė e zėnė me dy ndeshjet plotėsuese me Ismail Qemalin, ajo Vllaznia - Durrėsi zhvillohet vetėm mė 17 shtator 1939 nė Shkodėr, pra jo nė fushė asnjanėse. Dhe 3-1 pėr Vllazninė, pėr tė cilėn goli i katėrt nė ēastet e fundit prej Shkjezit, vlen vetėm pėr statistikė. Me 4-1 pėrfundimtar, Vllaznia ėshtė nė fundoren e kampionatit. "Do tė ndodhet ball pėr ball me skuadrėn kampione tė Shqipnis, Sportklub Tiranėn", lexojmė kėte pasazh qė pėrcjell edhe nė terma aromėn e vėrtetė kampionatiste. Kishte qenė njė ditė e bukur, tejet e pėrshtatėshme pėr njė ndeshje futbolli. Njė gjyqtar i shquar i Federatės Italiane tė Futbollit, Sinnico, drejton me siguri nė njė mjedis shqiptar sportiv, gjithmonė nėn praninė e tė pamunguarit, Inspektorit tė Partisė Kombėtare Fashiste, Comm. Giro, i cili "interesohet nxehtėsisht pėr lojėn, pėr nevojat e lojtarėve dhe tė sportit shqiptar".

Sportklub Tirana dhe Vllaznia do tė luanin tashma fundoren (finalen) e atij qė duhet tė jetė Kampionati i 8-tė Kombėtar i Shqipėrisė, vetėm 13 ditė mbas kėsaj ndeshjeje dramatike Shkodėr - Durrės. Gjithēka ishte lėnė pėr mė 30 shtator 1939. Shtatė muaj pushtim fashist. Dukej si njė kalamendje. Futboll. Tregėti. Ndėrtime. Kinema. Udhėtime. Kulturė. Modė. Dhe ky Kampionat Kombėtar pėr Trofeun e Liktorit. Eshtė njė ditė befasuese vjeshte. Gati 24 orė rrjesht shi i dendur. Vetėtimė. Fortunė. Pėr fat, gjatė ndeshjes nuk ka shi, njė "armėpushim" i vjeshtės, siē pėrcaktohet aq bukur.

Nė Shallvare ėshtė e pranishme e gjithė Tirana e futbollit. E doemos edhe jerarkėt italianė e shqiptarė: Dr. Bianchi, Sekretar Federal i Partisė Kombėtare Fashiste; Dr. Nicola Lo Russo Attoma me cilėsinė e drejtorit tė Shtypit, Propagandės e Turizmit, njeriu qė me Ministrin Ernest Koliqi do tė formonin nė Tiranė Institutin e Studimeve Shqiptare sė bashku me Vangjel Koēėn, Aleksandėr Xhuvanin, Anton Palucėn, Patėr Anton Harapin, Xhevat Korēėn, Mustafa Krujėn, Dhimitėr Beratin, Patėr Valentinin, Karl Gurakuqin, Ekrem bej Vlorėn, Dom Lazėr Shantojėn. Shumė prej tyre do t'i gjejmė tė pranishėm edhe nė ndeshje tė ardhėshme tė futbollit.

Ndodheshin ndėrkaq, pėr kėte fundore (finale) tė Kampionatit, edhe Dr. Camassa, Inspektor Federal i P.K.F; Dr. Namik Resuli, sekretar i Federal i Tiranės; Dr. Luigi Grimaldi, sekretar i Mbaspunės Krahinore tė Tiranės. Dhe me ta ėshtė dhe i mirėnjohuri Said Toptani, mė parė ministėr e deputet, njė nga organizatorėt mė tė mėdhenj tė rinisė e tė sporteve nė Shqipėri nė vitet '30. Ka njė tribunė pra tė ndryshuar tejet. Nuk duket mė Commendatore Giro dhe njerėz tė kulturės e shkencės, sportit (Namik Resuli, themeluesi i Apolonisė sė Fierit, njeriu i shquar i letrave shqipe), rrethojnė mjedisin e futbollit. Pushtuesi i zgjuar kėrkonte tė jipte gjithnjė e mė fort njė pamje po aq sa kombėtare shqiptare, po aq dhe tė kulturės sė mirėfilltė.

Dhe skuadrat dihet tashma, e fillojnė ceremonialin duke nderuar nė mėnyrėn fashiste.

Dhe ndeshja qė ka njė fillim tė papėrmbajtshėm pėr Sportklubin. Nė tė 6' Miēo Plluska e shndėrron nė gol njė lėmsh para portės shkodrane. Nė tė 13' Zyber Lisi e bėn 2-0. Dhe pas tij i vjen rradha Naim Kryeziut me dy golat e tij nė tė 32' dhe nė tė 40', ēka do tė thotė 4-0 pėr SK Tiranėn brėnda 40 minutave tė para! Do tė jetė njė epėrsi qė do tė ruhet gjatė pėr vendasit, edhe pse nė tė 42' Loro Boriēi nuk arrin tė shndėrrojė nė gol njė 11-metėrsh tė fituar nga Lutfi Hoxha. Rudolf Gurashi pret! Po 3 minuta mė vonė nuk ndal goditjen e fortė tė Met Vasisė e bash kėtu nis mrekullia e vonuar shkodrane.

Me fillimin e pjesės sė dytė "shihet fare kjartas se Shkodra nuk ka mend me e lėshue lojėn pa... pushkė". Lutfi Hoxha shėnon bukur dhe 4-2. E Lushta si Lushta. Eshtė bėrė gati tė marrė rrugėn e Barit tashma, se menazherėt italianė janė nė tribunė, por prap prodhon gola pėr Tiranėn. Mashtron rradhazi njė tufė shkodranėsh dhe 5-2. Kronika tregon me humor se "nji tifoz shkodran ja ban nji shoku tė vet: Shkon e gėrset lufta pėr rrezik tė Shkodrės: vjen Lushta prej Francet e fiton Tirana". Nė tė vėrtetė kėtu ėshtė njė informacion me rėndėsi. Riza Lushta ka shkuar tė provohet nė Francė e atje gjėndja ėshtė e turbullt. Lushta, i cili mė 1948-51 do tė luajė 3 kampionate me Cannes, nė kėte 1939 rikthehet nė Shqipėri ashtu si mė 1936 kur braktisi Teknikėn e Tiranės pėr tė mundur Vllazninė nė 4-1-shin e famshėm qė iu humbi titullin aq tė afėrt shkodranėve. E, Haki Korēa tek firmos 6-2 me golin e tij tė minutės 15. "Nji kryevepėr precizjoni" e cilėson Anton Mazreku.

Shģ atėherė kur gjithēka duket se ka marrė fund, "makina e Shkodėrs xéhet e loja merr zjarr", nėnvizon kronika. Gjithēka ėshtė vepėr e treshes sė mesit Alibali-Koxhja-Vasija. Nė tė 76' Boriēi nuk pėrmbahet pasi ka marrė topin e ēmueshėm prej Hoxhės: 6-3. Pas 3 minutash episodin e ndėrton Shkjezi dhe Loro Boriēi ngushton nė 6-4! Mandej e merr fjalėn Skender Gjinali, ylli tjetėr i Kosovės pėr klubet e Shqipėrisė, e pasi gjen Boriēin, ky nuk e tradhton. Gjuajtja e Loros ėshtė e rrallė: shtyllė dhe rrjetė! Eshtė 6-5 pėrfundimtar dhe organizatorėt hedhin poshtė edhe reklamimin e pabazė tė Vllaznisė. Po nė fund tė fundit, "Sekretari i Partisė Kombėtare Fashiste, Dr. Bianchi, pėrgėzon skuadrat pėr lojėn e bukur e kavalareske qė zhvilluen".

Nė kėte 30 shtator 1939 Sportklub Tirana duhet konsideruar pra, Kampione e Shqipėrisė pėr herė tė 8-tė. Ndoshta rastėsisht, por pėr ēudi Tirana dhe Shkodra pėrshkohen nė kėte duel thuajse me tė gjithė protagonistėt e mėdhenj tė historisė sė viteve '30. Rudolf Gurashi, Hasan Maluēi, Foto Janku, Adem Karapici, Naim Kryeziu, Zyber Lisi, Haki Korēa, Riza Lushta dhe Miēo Plluska pėrbėjnė esencėn e kampionėve, secili kampion pėr vete nė gjithė kampionatet e mėparshėm, tė pėrtėrirė me praninė e Prokop Myzeqarit, i cili do tė jipte jetėn nė luftė si dhe tė Fiqret Hoxhės - tė vetmit debutues. Nga ana e saj, Vllaznia ėshtė thuajse e gjitha edhe ajo e viteve '30: nė mos gabojsha nė emrat, janė Zef Hila, Ndue Pali, Latif Alibali, Met Vasija, Muc Koxhja, Lutfi Hoxha, Skender Gjinali. Ndėrkaq, Fahri Jubani, Nush Radovani janė mbase ndėr mė tė rinjtė e Vllaznisė. E i riu i tė rinjve duhet thėnė se ishte 17-vjeēari Loro Boriēi - zbulimi i rrallė i futbollit shqiptar, mbi tė cilin do tė shenjonin emisarėt e Lazio tė Romės.

Ēfarė do tė ishte Kampionati tjetėr?...

Dokument:

Tiranė, 30 shtator 1939

Sportklub Tirana - Vllaznija e Shkodrės 6-5

SK TIRANA: Gurashi I; Maluēi, Janku ; Myzeqari, F.Hoxha, Karapici; Kryeziu, Lisi, Korēa, Lushta, Plluska.

VLLAZNIJA: Jubani; Hila, Pali; Alibali, Vasija, Koxhja; Shkjezi, L.Hoxha, Boriēi, Radovani, Gjinali.

GOLAT: Plluska 6', Lisi 13', Kryeziu 32', Kryeziu 40', Vasija 43', L.Hoxha, Lushta, Korēa 60’, Boriēi 76', Boriēi 79', Boriēi 80'

ARBITER: Sinnico i Federatės Italiane tė Footballit.