Close

Rezultati i Sondazhit: A qėndron shteti pas korrupsjonit dhe mafjes ne Shqiperi?

Votues
23. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • po

    19 82.61%
  • jo

    3 13.04%
  • nuk e di

    1 4.35%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #-19
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    A qėndron shteti pas korrupsjonit dhe mafjes ne Shqiperi?

    Plagėt e mėdha tė shoqėrisė shqiptare dhe pengesat e saj reale nė integrimin nė strukturat europiane, tashmė njihen qė janė krimi i organizuar dhe korrupsioni. Sigurisht qe kur flitet per krim te organizuar dhe per infeksione te politikes, ne radhe te pare kuptohen drejtuesit e kesaj politike dhe titullaret kryesore .Askush nuk u thotė, "as Pse?", "as Mos!"Kryeministri Fatos Nano qė ēdo ditė dhe mė shumė shfaqet si njė tiran i vertetė i fjalės sė lirė, pasi urdhėron ministrat e tij tė blejnė mediat kundėrshtare, dėrgon taksidarėt pėr t’iu mbyllur atyre gojėn, pėr fajin e vetėm se informojnė me objektivitet publikun. Edvin Rama, si korruptori kryesor i mediave ushtron terror dhe kontroll tė egėr mbi tė gjitha mediat lokale dhe kombėtare tė vendit.
    Hitleri dhe Enveri do t’ia kishin patur zili Fatos Nanos pėr qendrimin e tij prej tirani ndaj fjalės sė lirė.Une mendoj se Shteti fshihet mbas krimit te organizuar dhe mafjes.Ju cfar mendoni.Jepni mendimet tuaja.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #-18
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nuk eshte puna thjesht tek mosthenia e "MOS" apo "PSE". Por tek guximi qe mungon qe njerezit t'i kerkojne llogari shtetit per gjithcka qe po ndodh aty, per vjedhjet pafund e per krimin.
    Shteti eshte perfituesi i taksave te shtetasve te vet dhe ka per detyre te punoje per ta, duke i dhene sherbim ne kembim te atyre parave qe merr.
    Ndaj shtetasit nese denoncojne nje krim te tille te shtetit ndaj tyre ushtrojne nje te drejte te veten, nje te drejte legjitime.
    Individe te ngrihen e te grupohen, nje parti ta beje me ze kete denoncim, deri dhe te denoncoje persona konkrete per te cilet ekzistojne deshmi.

    Tani permasat jane te jashtezakonshme. Mjaftojne dy tema ketu ne forum, nje per Edi Ramen (temat e shtypit te dites) dhe ajo per Nanon (tek aktualitete shoqerore) per te dhene nje panorame mbi gjendjen


    Permbledhja qe ke bere Alba eshte shume e mire dhe le vend per debat te gjere. Uroj qe te ndodhe ne vazhdim.

    Une voten time e dhashe.


    Pershendetje!

  3. #-17
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Pa diskutim qe qeveritaret qendrojne qendrojne pas korrupsjonit e ne mbrojtje te mafjes .
    A s'ishte vete PADRINOJA (Nanua)qe "denoncoje" nje pjese te qeveritarve te tija per korrupsjone e lidhjet me krimin?!
    Ku i gjeti parate cifti Nano per te blere qendren e fluturimeve te alikopterve?! etj...etj...
    Pa shikoni qe te gjithe qeveritaret e deputetet Socjaliste miren me biznese? ! Ku i gjeten parate ???? Ja vodhen popullit te raskapitur ................

  4. #-16
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ne radhe te pare Alba te pershendes per sondazhin qe ke hap.
    Kam nje vrejtje te vogel se qe ne fillim te sondazhit ti ke shprehur bindjen tende dhe ke mbajtur nje ane por megjithate ketu jemi mes nesh dhe pakashume i njohim opinionet e njeri-tjetrit.

    Ne lidhje me ato qe ke shkruajtur jam shume dakord dhe mendoj se 95% e pjesmarsve ne sondazh do jen per PO (perfshire edhe mua).
    Korrupsioni eshte shume i madh, nuk po them qe ai duhet te jete 0, pasi eshte e pamundur ne asnje lloj shoqerie, por normat e ketij korrupsioni ne Shqiperi jane te papranueshme.
    PAUCA SED MATURA

  5. #-15
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    [QUOTE]Postuar mė parė nga mariglennora
    [B]Ne radhe te pare Alba te pershendes per sondazhin qe ke hap.
    Kam nje vrejtje te vogel se qe ne fillim te sondazhit ti ke shprehur bindjen tende dhe ke mbajtur nje ane por megjithate ketu jemi mes nesh dhe pakashume i njohim opinionet e njeri-tjetrit.

    Mariglennora !Une kam ber vetem nje pyetje ke sontazhi,ndersa mesazhi qe kam shkruar, eshte vetem realiteti qe po jetojm me gati 90% te mediave,qe do ishte dhe mendimi im.Ma do mendja dhe ti po e sheh realitetin,e megjithese mund te jesh simpatizant i socialistes.I dua njerzit qe nuk jane me interesa po mbrojn vetem realitetin.Respekt Maringlennora.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #-14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    si zgjidhet problemi ,lind pyetja?

  7. #-13
    Me zemėr nė Shqipėri Maska e bond james
    Anėtarėsuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mėmėdheu
    Postime
    74
    Mendoj se duhet me kalue nji gjeneratė e vėrtetė, derisa kėto politicientė nuk shkojnė ne pension nuk dot tė ketė ndryshime, dhe mendoj se duhet gjenerata e rre nė shqipėri e sidomos studentėt e rrij dhe gjith puntorėt ,biznismenėt etj, qė janė nė vendet perendimore dhe amerikė duhet tė kėthehen nė shqipėri dhe tė mirren me shvillimin e gjithė shoqėrisė shqiptare pėr nji zhvillim ekonomik tė vendit pėr me u ēfarosė korupsioni, sepse tė
    vetmit e perjetojnė metėvertetė demokracinė nė kėto vende dhe e marrin njifarė shprehi tė ndryshme tė mentalitetit kulturor tė punės ndryshe, nga ai nė vendlindje dhe me kohė 20 apo 30 vjet bėhet nji kapėrcim mentalitetesh sidomos nė zhvillimin e demokracisė dhe dryshimin e sistemit shoqėror
    :^Globi

  8. #-12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    28
    Kush do thot JO dhe Pse?SHpellari apo njerzit pervers qe mban rrotull ai?
    Me i rezikshem eshte padrinua i politikes qe ka mberthyer per gryke opoziten dhe nuk e le te thot nje alternative.Cfar mendoni se ky sistem e ka te kollajt te te zbuloj e te te denoj me kete tymnaj qe ngre kryekomunisti,kryedemokrati,kryeballisti,kryezogis ti,hetusie prokurori,ai qe i tregon vendin Amerikes dhe Evropes,ai qe po te doj e mer pushtetin per 4 ore...ai qe i ka mbetur ne goje destabilizimi?Ky popull ska per te marr vesh kurre se cben Nano me shok sa te jet ne kembe Shpellari.
    Meni

  9. #-11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    I vetmi person qė i shpėtoi operacionit tė antimafias Italiane i koduar me emrin “Parajsa” ėshtė personi i identifikuar si diplomat i shtetit shqiptar. Prokurori i Leēes firmosi 59 urdhėrarresti pėr organizatėn mafioze italo-shqiptare qė u dekonspirua nga Di Emidio, ish-kreu i Sacra Corona Unita

    Diplomati shqiptar nė Romė i implikuar nė trafik droge

    Ened Janina
    TIRANĖ- Shkatėrrohet njė organizatė kriminale italo-shqiptare qė zhvillonte aktivitetin e saj nė zonėn e Leēes dhe tė Romės. Policia italiane ka firmosur 59 urdhėr-arreste ndėrkombėtare, pėr personat e dyshuar pėr kontrabandė, trafik droge dhe vepra tė tjera penale. Sipas angjencive italiane tė lajmeve, njėri ndėr personat e shpallur nė kėrkim ėshtė edhe punonjės i ambasadės shqiptare nė Romė, i cili ka mundur t’i shpėtojė prangave pasi gėzon imunitet diplomatik. Roli i “diplomatit” shqiptar ishte fshehja e drogės dhe e armėve, nė mjediset e ambasadės shqiptare nė Romė. Organizata italo-shqiptare ėshtė “tradhtuar” nga njė ish- kryetar familjeje, anėtar i organizatės mafioze Sacra Corona Unita, Vito Di Emidio. Agjencitė italiane tė lajmeve nuk kanė bėrė publike emrat e personave tė dyshuar nga policia italiane si trafikantė apo kontrabandistė, e as emrin e diplomatit shqiptar qė akuzohet pėr trafik lėndėsh narkotike.

    Hetimet

    Goditja e organizatės italo-shqiptare ka filluar nga policia dhe prokuroria e Brindizit nė Itali. Agjentėt e policisė italiane kishin rėnė nė gjurmėt e njė organizate “gjigante” tė trafikut tė drogės dhe klandestinėve, nė tė cilėn bashkėpunonin shqiptarė e italianė. Menjėherė pas dyshimeve tė para, hetuesit italianė u vunė nė ndjekje tė personave tė implikuar nė organizatė. Nė listėn e informatorėve tė policisė ishte edhe Vito Di Emidio, i njohur si njė ish- eksponent me famė i mafias nė zonėn e Brindizit. Agjenctė italiane tė lajmeve bėjnė tė ditur se deri pak vite mė parė, ai kishte qėnė njė nga krerėt e “Sacra Corona Unita”. Mė pas, Emodio ishte arrestuar nga policia dhe kishte pranuar tė bashkėpunonte me drejtėsinė. Sipas deklaratave tė tij nė polici, organizata italo- shqiptare kishte kryer edhe disa grabitje tė pėrgjakura me armė, nė argjendari dhe zyra postare, nė zonėn e Leēes dhe tė Romės. Lidhjet e tij me mafian, i kishin dhėnė policisė dhe prokurorisė italiane informacione tepėr tė nevojshme, nė lidhje me organizatėn italo- shqiptare.
    Policia italiane ka filluar mė pas tė ndjekė dhe tė pėrgjojė anėtarėt e kėsaj organizate kriminale. Agjentėt e veshur civilė, kishin shpenzuar ditė tė tėra pas shqiptarėve dhe italianėve , anėtarė tė organizatės. Ata kishin kryer disa pėrgjime ambientale ku shpjegohej qartė aktiviteti i kėsaj organizate. Gjithashtu ishin pėrgjuar telefonat celularė tė anėtarėve tė organizatės italo- shqiptare.

    Operacioni

    Pasi kanė grumbulluar tė gjitha provat, agjentėt e policisė sė Brindizit janė paraqitur nė prokurori pėr tė firmosur urdhėr-arrestet. Ēėshtja ėshtė shqyrtuar nga prokurorėt e Brindizit, Leonardo Leone De Castris dhe Alberto Santacaterina. Sipas burimeve nga mediat italiane, tė gjitha urdhėr- arrestet janė firmosur nga prokurori i Leēes, Pietro Baffa. Policia vendase, sapo ka siguruar urdhėr-arrestet, ka pėrgatitur operacionin pėr arrestimin e tė gjithė anėtarėve tė organizatės kriminale qė bashkon botėn e krimit mes dy brigjeve tė Adriatikut. Duke qenė se ata kishin shumė lidhje me njėri- tjetrin, operacioni ėshtė vendosur tė kryhet nė tė njėjtėn kohė, nė tė gjithė Italinė. Atij iu vu emri i koduar “Paradise” dhe morėn pjesė agjentėt e policisė sė Brindizit, Reparti Operativ Special i Brindizit si dhe policia e shtetit italian. Nė njė kohė tepėr tė shkurtėr, policia italiane kreu gati tė gjitha arrestimet.

    Diplomati
    Ndėr tė paktėt qė i shpėtoi prangave tė policisė italiane ishte personi i dyshuar si funksionari i Ambasadės Shqiptare nė Romė, emri i tė cilit ėshtė mbajtur sekret nga policia italiane. Pasaporta diplomatike e ka penguar policinė italiane tė arrestojė diplomatin shqiptar, por burimet e mėsipėme bėjnė tė ditur se ai luante njė rol tepėr aktiv nė kėtė organizatė, pasi siguronte lidhjet ndėrmjet trafikantėve. Duke pėrfituar nga imuniteti diplomatik ai mund tė lėvizte lirshėm nė tė gjithė territorin italian. Sipas policisė vendase, dyshohet se ai ishte “magazina” e drogės. Lėnda narkotike dhe armėt fshiheshin nga diplomati nė mjediset e ambasadės shqiptare nė Itali. Duke pėrdorur makinėn e ambasadės me targa CD, ai kryente shpėrndarjen e lėndės narkotike. Ky funksionar shqiptar kishte njė apartament me qera nė rrugėn Eritrea tė Romės. Policia dyshon se nė kėtė apartament zhvilloheshin shpesh-herė, takimet ndėrmjet trafikantėve tė drogės. Agjencitė italiane tė lajmeve citojnė hetuesin Cataldo Motta, sipas tė cilit ky njeri nuk mund tė arrestohej dot, pėr shkak tė imunitetit diplomatik. Policia italiane ka si prova materiale disa pėrgjime telefonike, ku diplomati flet me disa shqiptarė tė tjerė pėr trafiqet. Ndėrkohė funksionari i ambasadės ėshtė “tradhtuar” edhe nga disa prej tė arrestuarve, tė cilėt kanė treguar lidhjet e tij me aktivitetin kriminal. Mediat italiane kanė aluduar se pas diplomatit fshihet njė person me identitetin Drini Bello

    KLOSI

    Bello, prej 2 vjetėsh nė SHISH


    TIRANĖ- “Drini Bello ėshtė kthyer nga Italia dy vjet mė parė dhe ėshtė punonjės i Shėrbimit Informativ Shqiptar”. Kėshtu u shpreh dje pėr “Shekullin” ish- drejtori i SHISH, Fatos Klosi, sipas sė cilit Bello punon prej dy vitesh nė Tiranė dhe jo nė Itali. Ish-kreu i SHISH shtoi se emri i ish-diplomatit Bello mund tė jetė pėrdorur me qėllim, nga qarqe tė caktuara pėr t’a goditur atė. Drini Bello ka punuar nė zyrėn konsullore nė Romė, pėr mė shumė se dy vjet. Sipas Klosit, ai ka dy vjet qė ėshtė kthyer nga Italia, ku ėshtė bėrė punonjės i Shėrbimit Informativ Shqiptar. Ish-kreu i Shėrbimit Sekret shton se njė pjesė tė kohės, Bello ka punuar me tė nė SHISH. Klosi ėshtė njė tjetėr person, i cili konfirmon “ngatėrresėn” e bėrė me emrin e ish-diplomatit Bello, gjatė ditės sė djeshme. Lajmi pėr arrestimin e njė diplomati shqiptar ėshtė bėrė publike nga mediat italiane, tė cilat e kanė akuzuar kėtė diplomat pėr lidhje me shpėrndarėsit e drogės nė Leēe dhe nė Romė.A.B

    Shekulli
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #-10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Trafikantėt e pandėshkuar tė policisė shqiptare

    Fenomeni i krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė paligjshme ka pėrfshirė nė radhėt e tij, edhe njerėz me detyra tė ndryshme nė Policinė e Shtetit. Madje kėta tė fundit janė ato qė garantojnė suksesin e kėtij aktiviteti tė paligjshėm, kundrejt shpėrblimeve tepėr tė majme. Megjithėse raste tė tilla janė denoncuar disa herė, krerėt e Ministrisė sė Rendit kanė bėrė "njė sy qorr dhe njė vesh shurdh". Implikimin e policisė me krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme e ka pasqyruar edhe raporti i mė i fundit i Departamentit Amerikan tė Shtetit. Nė kėtė raport midis shifrave tė tjera pėr nivelin e trafikut nė vendin tonė, ėshtė prekur edhe tema e implikimit tė uniformave blu nė kėto trafiqe. Sipas raportit megjithėse janė konstatuar 31 raste tė implikimit tė policėve nė trafiqe tė ndryshme, vetėm njė polic ėshtė dėnuar nga drejtėsia shqiptare me njė masė dėnimi tepėr tė lehtė. Ky fakt pėrbėn me tė vėrtetė njė shqetėsim serioz pasi vihet nė pikėpyetje tė madhe efektiviteti i luftės kundėr krimit tė organizuar (i trumbetuar aq shumė nga qeveritarėt).

    Ndėrkohė nga ana tjetėr tregon edhe njė herė lidhjet e ngushta tė krimit me eksponentė tė veēantė nė administratėn shtetėrore. Kėto tė fundit pasi zbulohen, largohen me dėshirė nga puna pa mbajtur asnjė pėrgjegjėsi penale, ndėrkohė qė kanė siguruar tė ardhura sa pėr dhjetėra vite pune nė radhėt e policisė. Pėrveē faktit tė mėsipėrm, janė me dhjetėra raste tė tjerė qė policė tė implikuar nė trafiqe dhe krime tė ndryshme janė pezulluar pėrkohėsisht nga detyra pasi janė zbuluar, dhe pas disa javėsh kanė veshur sėrish rrobėn e policit, pa u hyrė asnjė gjemb nė kėmbė. Dhe mėnyrat e rikthimit nė detyrė tanimė janė tė ditura dhe nuk kanė nevojė pėr komente tė tjera.

    Ndėrkohė pėrkundėr kėtij realiteti, krerėt e Ministrisė sė Rendit Publik reagojnė duke pushuar nga puna pesė policė tė ruajtjes sė objekteve, pasi kishin lėvizur nga vendroja, apo se kishin dremitur pak nėn zhegun e vapės. Padyshim se edhe kėto veprime janė tė ndėshkueshme, por pėrderisa drejtuesit tregohen kaq tė rreptė me disa policė, pėrse bėjnė tė paditurin pėr disa tė tjerė, qė pėrdorin uniformėn dhe detyrėn pėr pėrfitime tė paligjshme. Pėrse policia dhe krerėt e Ministrisė sė Rendit nuk reagojnė, (ashtu siē kanė reaguar kur gjykata ka liruar ndonjė kriminel tė arrestuar prej tyre) kur ndonjė koleg i tyre i arrestuar lirohet nga gjykata? Ky mosveprim lė shteg tė dyshosh se policėt e inkriminuar gėzojnė mbrojtjen e drejtpėrdrejtė tė eprorėve tė tyre, pasi janė kėta tė fundit qė vazhdojnė t'i mbajnė nė detyrė edhe pas sinjalizimeve pėr implikim tė vartėsit nė trafiqe tė paligjshme. Dhe ky realitet i bėn tepėr qesharake deklaratat "per kriminelėt e pabesė".
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  11. #-9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    SHQIPERIA E SHQETESUAR NGA SUNDIMI I MAFIAS


    Tirane: nga i derguari yne special Philippe Gelie

    Pyetja ben pjese ne temat e provimit ne Akademine e Policise:"Cdo te benit ju, nese shefi juaj ju terheq ne trafiqe apo ne marrje rryshfetesh?" Daniela, njezet e nje vjec, studente e vitit te pare, ende nuk ka mberritur ne kete pjese delikate te programit. Ajo thote me kutur:"Do t'i raportoja eprorit te tij". Por, ne Shqiperi, kjo gje do mund ta rendonte me keq ceshtjen.

    "Vendin e shqiponjave" e kane mberthyer ujdite dhe batakcilleqet. Hija vigane e "krimit te organizuar" rri pezull mbi shoqerine dhe mbi shtetin, duke mbajtur gjalle nje imazh te pergjithesuar korrupsioni.Trafik qeniesh njerezore (emigrante apo prostittuta), rruge droge, importim veturash te vjedhura, kontrabande cigaresh, kafeje, bananesh...Bashkimi Europian, qe negocion nje "Marreveshje Asocim-Stabilizmi" me Shqiperine, shqetesohet per kete gjendje.Shtypi dhe inteligjencia denoncojne kete dukuri. Opozita politike e ka kthyer kete ne armen e saj te betejes. Ne Tirane, kjo teme eshte kthyer pothuajse ne makth.

    Ne kete dite maji, faqja e pare e te perditshmes se pavarur Tema ka nje titull teper te rendomte: "Dashnorja e Kryetarit te ashkise merr 40 milion leke per Shen-Valentinin" (rreth 300 000 euro). Paraqiten dokumenta ne mbeshtetje te shkrimit, provat e "subvencionit" te dhene bujarisht "shoqates" se saj.Sipas kritereve shqiptare, nje epifenomen: "Jam i prirur t'ia fal, sepse eshte nje kryebashkiak i mire", shpjegon Mero Baze, kryeredaktori, auttor i ketij "scoop-i". Ne celularin e tij, mberrijne nga pesembedhjete mesazhe anonime ne dite: "Do te te futim ne dhe", thote mesazhi i fundit. Nje tjeter radhit thjesht nje seri shantazhesh, si nje batare mitralozi.

    "Me kane ngritur tre procese gjyqesore, llogarite bankare m'i kane bllokuar, ne makinen time gjeta nje goditje plumbi", shpjegon gazetari me merzi. Por, perderisa ai nuk shkon te ankohet ne polici apo nuk ia dorezon dokumentat dejtesise, gjerat mbeten pa levizur. Para pak kohe, ai zbuloi nje afere kontrabande qe implikonte Ministrin e Financave dhe shoferin e tij. "Rezultati? Asgje nuk ndodhi. Ministri ndenji ne funksionin e tij, dhe mua nuk me preken". Ne mars, nje bombe shpertheu ne garazhin e Ylli Pangos, dekan i fakultetit te shkencave sociale, i njohur per qendrimet e tij kunder "familjeve kriminale": nje paralajmerim i dale huq.

    Trafiku i droges dhe prostitucionit i sjell mafias shqiptare rreth 4 miliarde dollare ne vit, ne nje kohe kur buxheti i shtetit nuk arrin me teper se 2.4 miliarde. "Rrjetet kriminale drejtojne vendin, ata emerojne ke te duan, ku te duan", pohon Sali Berisha, ish-President i Republikes dhe lider i opozites. Nje anetar i Keshillit te Magjistratures ka patur gisht ne nje pune te piste trafikimi te organeve te femijeve. Nje drejtor policie ka liruar nje vrases me miq me ndikim. Vete Kryeministri, Fatos Nano, ka qendruar ne burg, ne vitet 1993-1997, per pervetesim fondesh te ardhura nga nidhma humanitare italiane.

    Mos duhet arritur ne perfundim se, trembeshjete vjet pas clirimit nga stalinizmi paranojak i Enver Hoxhes, ky vend i vogel me tre milione e dyqind mije banore, eshte bere nje lloj Far West-i pa bese e pa ligj? Anarkia e provokuar ne 1997-n nga shembja e sistemit te "piramidave" financiare, beri qe mijra arme te qarkullojne ne duart e njerezve. Megjithate fushatat qytetare, ato nuk u arrit asnjehere te mblidheshin. Por "armet rrine ne shtepi", dhe rendi publik eshte rivendosur plotesisht ne Shqiperi. Shoqeria, shumica muslimane, eshte oksidentalizur pa kompleks: pavaresisht vonesave ne zhvillim, ajo fillon te perfitoje frytet e lirise dhe te modernizimit.

    Ja pra nje vend qe nuk i mungojne shpresat e fitimit- nafte, nikel, krom, burime te rendesishme hidroelektrike dhe nje potencial i f orte turistik-, por qe shfrytezon vetem nje prej tyre: pozicionin e tij gjeografik midis dy shtetesh anetare te Bashkimit Europian, Greqise dhe Italise. "Droga vjen nga Afganistani nepermjet Turqise, ose nga Amerika Latine nepermjet Egjiptit, shpjegon nje diplomat. Ky eshte problemi kryesor". E riderguar drejt Bashkimit Evropian, droga perfaqeson dhjete here totalin e eksporteve ligjore te Shqiperise, qe mbeten ne 300 milione dollare. Cka ngjall lakmi. "Perfshirja e elites politike nuk ka asnje dyshim", thote diplomati.

    Ceshtja eshte te dihet se gjer ne c'pike korrupsioni, qe varet nga krimi i organizuar, e gangrenon shtetin. Per Sali Berishen, eshte pikerisht Fatos Nano "frymezuesi i madh, arkitekti i nje pushteti mafioz". "Ka shume ekzagjerime, te krijuara nga politikanet tane budallenj", kundershton shkrimtari Sabri Godo. Sokol Nao, Ministri i ri i Integrimit Europian, pohon: "Lufta kunder krimit eshte perparesia jone absolute. Ne do te reformojme procedurat e emerimit per rigjallerimin e administrates". Nje propozim ligjor qe synon heqjen e imunitetit te deputeteve ne aferat e korrupsionit apo te krimit te organizuar eshte kthyer nga Parlamenti.

    Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, personalitet "i paanshem" dhe i respektuar, i jep nje permase me te drejte problemit. "Eshte nje rrezik per vendin tone, por mafia, sa me shume qe e kap per gryke, aq me teper reziston", shpjegon ai.Qysh nga shtatori i shkuar, trafiku i emigranteve dhe prostitutave mes portit te Vlores dhe bregut italian te Barit praktikisht ka reshtur: nje operacion policie i koordinuar midis dy vendeve ka mundur te arrestoje skafistet dhe te djege skafet e tyre.

    "Disa thone se korrupsioni hedh vaj ne mekanizmat e zhvillimit, vijon Presidenti. Por une nuk jam dakord: ai eshte nje parazit qe shoqeron zhvillimin".

    Disa dobesi jane te kuptueshme, kur nje profesor fiton 120 euro ne muaj, nje polic 200 euro dhe Presidenti i Republikes 1000 euro ne muaj. Por "vendi i shqiponjave" e ka lene parazitin te behet po aq i madh sa preja e vet. Tani ai duhet ose shkulur, ose zbutur. "Kur ekonomia e nendheshme perfaqeson 50 per qind te pasurise kombetare, nuk mund te besh asgje tjeter, vecse te legalizosh perfitimet e saj ne rrjedhe te viteve", nenvizon nje ekspert evropian. Do jete padyshim rasti i ndertesave shumekateshe qe kane mbire ne ish "qytetin e ndaluar" te nomenklattures, "Blloku". Por kjo nuk mund te perbeje burime financimi si trafiku i droges.

    Krimi i orrganizuar eshte sfida qendrore e betejave politike. Nese Shqiperia enderron per te hyre nje dite ne Bashkimin Europian, ajo duhet te zgjedhe pa u vonuar nje destin te ri.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  12. #-8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une jame thell i bindur se shteti qendron pas korrupsionit dhe mafias.Nese ndokush mund te me bind ne te kunderten ama me fakte ateher do ja kisha ditur per nder,shifet qartazi se bossi i krimit dhe korrupsionit eshte kryeministri shqiptar qe per fat te keq populli shqiptar ende nuk po e kupton.cili shtet ne evrop eshte me i korruptuar se sa shqiperia sot,cili shtet eshte me i vorfur se sa shqiperia sot,dhe pse,jo pse nuk ka potencial te zhvillimit por shqiperis i prijn kriminelet.E lexova diku ne nje gazet se te ardhurat me te vogla per krye te banorit ne rajon jane ne shqiperi.Kam pas rastin te percjell punimet e parlamentit shqiptar ai parlament me teper i perngjan cirkut se sa nje parlamenti normal,dhe i gjith debati sillet rreth korrupsionit dmth kriminalitetit ndersa populli i mjer e heq te zit e ullirit per te mbijetuar,e qka eshte shum irituse parlamentret shqiptar tan kohen sa jan ne seanca i reklamojn telefonat mobil ndersa populli qe i ka zgjedhur nuk kan as kushtet minimale te egzistences,ketyre kopukave duhet qe nje dit vet populli te hyj ne at parlament dhe ti detyrojn ti gelltitin keta telefona.

  13. #-7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-10-2006
    Postime
    95

    Cool

    ju pershendes te gjitheve.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •